
Nga Ndue BACAJ
Data 28 nëntor e vitit 1912 është dita e shenjtë e shqiptarisë, është dita e shpalljes të pavaresisë së Shqiperisë , është dita kur u ngriten themelet e shtetit shqiptar 107 vjeçar që kemi sot. Nga Vlora ketë ditë Ismail Qemali me shoket e tij të atdhetarisë Luigj Gurakuqi , Dom Nikollë Kaçorri e patriot të tjer , si dhe me mbeshtetjen heroike e historike të Isa Boletinit , dhe të Dedë Gjon Lulit do të Shpallnin pavaresinë e Shqiperisë nga perandoria turko-osmane. Shpallja e pavaresisë së Shqiperisë nga Vlora , ishte per një Shqiperi natyrale apo më sakt Etnike…Por nuk duhet të harrojmë se data 28 nëntor nuk ishte një ditë e rastësishme , por është një ditë e bekueme dhe trashigueme që në kohen Skenderbegëjane kur me 28 nentor 1443 kryeheroi i shqiptarisë Gjergj Kastrioti Skenderbe do të ngrinte flamurin kombetar arbenorë në Krujë.. Nëse Vlora është vendi ku u shpall pavaresia , Malesia e Madhe Etnike është “Kryet e vendit”, per luftrat , qendresen dhe kontributin e pashlyer në historinë e Pavaresisë e Flamurit të Shqipërisë. Në trojet e Malesisë Madhe ishte perherë foleja ku gjeti strehen e sigurtë amaneti i pamort i Flamurit të Gjergj Kastriotit Skedrebe ,ketu u ruajt e pashuar votra plot zjarre atdhedashurie edhe ndër mote të liga e shterngata . Nga kjo voter shpesh u shperndan ndër shekuj e mote shkendijat që do të ndiznin zjarre të tjera lirie e flamuri në votrat e tjera të Shqiperisë Etnike. Malesia e Madhe plotë trima e atdhetar me në kryekryetrimin e atdhetarisë Dedë Gjon Lulin në vitin 1911 do të shkruanin epopen më të lavdishme e më të sukseshme në luftën e gjatë kundër pushtuesit turko-osman , ku edhe dhanë jeten si me le qindra deshmor , gjaku i të cileve është në thmelet e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë dhe shtetit 107 vjeçar.. Në Malesi të Madhe pa driten e diellit per herë të “parë” Flamuri kombetarë pas 432 viteve erresirë otomane. Ketu (nga Deçiqi) , nisi udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) deri në Vlorë flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke leshuar driten e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomisë i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nepër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi , Isa Boletini etjer ,të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative), Malesia e Madhe Etnike me në krye kryetrimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin do të ishin në perjetësi në krye të luftes , perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore per një Shqiperi të lirë e të mosvarme… Per kryengritjen e Malesisë së Madhe që i parapriu shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, gazeta më e madhe britanike “The Times” e dates 21 korrik 1911 do të shkruante : “..Kur te shkruhet historia e kohes sonë ,lufta e Malesoreve shqiptarë do të kujtohet si një nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne..” Ndersa Ismail Qemali do të deklaronte se malësorë me kryengritjen e tyre antiotomane i zbardhen faqen për tërë jeten Shqipërisë. Vlenë të cilësohet se Dedë Gjon Lulit ndonse kishte kontributin më të madh per ketë ditë historike të Shqiperisë , ai e kishte të pamundur të ishte me 28 nentor 1912 në Vlorë , edhe pse ai ishte në moshen e tij 72 vjeçare ,por që ja rendonte ketë moshë edhe jeta si “kaçakë” duke jetua ma shumë jashtë (malesh e shpellash , ku shtroje kishte token e bymyer me gjak , dhe mbulojë atë copë qiell që na takonte ,por që shpesh e mbulonin retë e zeza që shpraznin mbi trojet tona shi ,breshen e rrebeshe . Në ato ditë Malesia e Madhe ishte e pushtuar nga ushtria Serbo-Malazeze e cila kishte rrethuar Shkodren e më gjërë. Mjerisht në këtë kohë në Malësi nuk kishte ikur era e barutit dhe shkrumit të shtepia të djegura , ndersa mbi varret e deshmoreve të kryengritjes të 1911 ende nuk kishte mbirë bari , ndersa perandoria turke-osmane nuk kishte mbajtur asnjë premtim per të cilat kishte pushuar kryengritja e malësorëve… Dedë Gjon Luli si një ndër pengesat kryesore të shovenëve fqinjë në realizimin e qellimeve të tyre grabitqare të trojeve shqiptare , kerkohej të kapej e të vritej nga ushtria serbo-malazeze (siç ndodhi tre vite me vonë me 1915)… Por Dedë Gjon Luli pas shpalljes së pavaresisë do të sfidonte kohet e veshtira dhe moshen dhe do të shkonte të takonte shpallesit e pavaresisë me në krye Ismail Qmalin ,me të cilin ishte takuar edhe gjatë kryengritjes antiostomane të Malesisë Madhe në vitin 1911. Dedë Gjon Luli e siguroi Ismail Qemalin se te Malesia e Madhe do të kishte një mbeshtetje besnike dhe te palekundur per qeverinë e Vlores. Pas takimit Ismail Qmali do të deklaronte se: “Dedë Gjon Luli është pushkë e ngrehur per Shqiperinë”.. E Dedë Gjon Luli ishte trimi me shokë shumë të atdhetarisë që trojeve shqiptare të Malësisë su kanë munguar kurr, ku disa nga të cilët mendova ti citoj si: Çun Mula , Baca Kurti , Smajl Martinin , Zyber Bajraktari, Deli Meta , Marash Uci, Tom Dedë Gjon Nishi , Mirash Nikolla , Tom Nikoll Hasani , Lan Ula , Nikë Gjelosh Luli , Gjekë Marash Gjeloshi , Dila e Lulash Zekes , Palok Traboini , Pretash Zeka-Ulaj, Dodë Preçi , Prel Toma , Gjeto Daka , Mirash Luca , Zenel Shabani , Gjelosh Gjoka , Brahim Vuksani , Gala Smajli , Dedë Hysa , Mirash Musa , Nikollë Ivanaj , Pëllumb Gjeka, Tring Smajlja , Nore Kolja , Ujk Gila , Nik Leka, Fran Pali , Luc Mark Gjeloshi , Gjon Uc Bajraktari , Mitare Lucja , Prek Cali , Kolë Maçi, Vat Marashi , Tom Nika , Sokol Mustaf Bajraktari , Bec Tahiri , Istref Ali Culaj , Tafil Bisho, Fasli Gruemira, Mehmet Rrjolli , Selman Haxhia , Haxhi Selmani , Dyl Sokol Bajraktari, Tak Elezi e tjer e tjer , që të pakten që në lidhjen shqiptare të Prizrenit (1878) e vijim kanë kontributin e tyre të palekundur në themelet e pavarësisë së Shqiperisë që u kurorzua me 28 nentor 1912.. Disa nga këta korifenjë të atdhetarisë , si dhe shumë e shumë të tjerë dhanë jeten e gjakun e tyre për trojet shqiptare. Heronjët e deshmorët e çdo kohe që luftuan per mbrojtjen apo çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtues e sundues , për liri e demokraci, janë shkëbinjët e themelit të shtetit tonë 107 vjeçar të Shqiperisë e shqiptarëve që me të drejten e Zotit e ropit (njeriut) , meritojmë antarsimin në BE , nga ku do të realizojnë aspiraten e kahershme të bashkimin kombëtar të trojeve tona etnike shqiptare… Europa e sotme ka në themel bashkimin e jo ndarjen…
Në fund të fjales time të vogël , para asaj që po përkujtojmë , mendova të kujtoj vargjet lapidare, që u kushtonte patrioti i madh pend-artë i kombit shqiptar At Gjergj Fishta, (Lahuta e Malësisë), të gjithë atyre që dhanë jeten për mbrojtjen e trojeve shqiptare:
….Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina ,
butë u kjoftë moti e stina ,
akulli , bora e serotina ;
e deri t’këndoje në mal ndoi zanë ,
e deri t’ketë në det ujë e ranë ,
deri sa të shëndrisin diell e hanë,
ata kurr mos u harrojshin ,
n’kangë e n’valle por u këndojshin,
e njaj gjak që kanë dikue ,
bane Zot që t’jesë tuj vlue ,
per me i nxe zemren shqiptarit ,
per kah vendi e gjuha e t’parit…
Ashtu qoftë sot , mot e sa të kenë këmbë shqiptari mbi dhê…
(Voo:”Fjalën” timen për 107 vjetorin e shpalljes të pavaresisë së Shqiperisë e kam mbajtur me daten 25 nëntor ,në biblioteken e bashkisë të Malësisë Madhe (Koplik). Aktiviteti ishte organizuar nga Bashkia, nën kujdesin e drejtimin e zv/Kryetarit të Bashkisë z.Sytki Ndrecaj. Planifikimi i aktivitetit me daten 25 nentor, koncidonte me rastin e shtatë vjetorit të dhënies titullit (dekorates), Nderi i Kombit Malësisë së Madhe, nga (ish) Presidenti i republikës z.Bujar Nishani. Publikimin e kësaj fjale e kisha planifikuar me dt.28 nëntor , por për aresye të fatkeqesisë të shkaktuar nga termeti që goditi Shqiperinë me dt.26 nëntor , vendosa ta publikoj me vonesë, me dt.30 nentor 2019).
Leave a Reply