Sat, November 1, 2014

12 vrasjet me te bujshme nga vitit 2000 e sot ne Shkoder

Qe nga viti 2000 e kendej ne qytetin e Shkodres kane ndodhur shume vrajse te bujshme te cilat ne te shumten e rasteve nuk kane gjetur asnjehere vendosjen e drejtesise.. Vrasja me e bujshme do nis ne vitin 2000 kur me 2 Gusht te ketij ne lagjen Ahmet Haxhija te Shkodres ne nje ballafaqim me boten e krimit do vritej Drejtori I Policise se Shkodres Arben Zylyftari. Per kete vrasje jane akuzuar Bahri Tafili i vrare pak minuta me vone ne perleshje me policine dhe Genc Tafili I biri i denuar me burgim te perjetshem.
Nje vrasje tjeter I bujshme eshte ajo e  09 Gusht te vitit 2004  kur ne hyrje te pallatit te tij dykatesh ne lagjen “ Kongresi Permetit” gjendet I vrare  kryetari I Lidhjes se Misionareve te Shqiperise Emin Spahia. Deri me sot nuk kemi ndonje te akuzuar konkret nga ana e drejtesise shqiptare.
Ne shtator te vitit 2006 nga nje person I cili udhetonte me nje motor tip Vespa do egzekutohet me dy plumba nje ne koke dhe nje ne gjoks  33 vjecari Shkelqim ( Çim) Cafi. Vrasja e tij ka ndodhur ne  qneder te qytetit te Shkodres rreth ores 10. Cafi ka qene I skeduar nga policia e Shkodres dhe I denuar disa here nga drejtesia shqiptare. Ai eshte denuar nga Gjykata me pese vjet burg per vrasjen e dy kusherinjve, ndersa ishte denuar edhe me 1 vit burg per pengmarrje. Deri me sot nuk kemi asnje te arrestuar ose te dyshuar si autore te kesaj ngjarje.
Me 15 Maj te vitit 2008 vritet me nje plumb ne zemer nga nje snajper biznesmeni Esat Valbona. Vrasja e tij ka ndodhur ne lagjen Xhabije ne momentin kur biznesmeni ka dale nga nje local bastes, ai ka arritur vetem te thote: “Më qëlluan” e më pas është shtrirë përdhe i mbuluar nga gjaku. Deri tani kjo vrasje është mbuluar nga një mister i madh pasi biznesmeni nuk dihet të ketë pasur ndonjë konflikt apo hasmëri që mund të ketë sjellë këtë krim.

Me 19 shtator te 2008 ne afersi te shtepise se tij ne fshatin Derragjat te Komunes Dajc eshte vrare  ne rrethana misterioze teksa ktheje ne shtepi biznesmeni Enver Ramadani (Hyseni). Vrasje kjo e cila mendohet te jete bere per motive hakmarrjeje edhe kjo vrasje si shume tjera eshte e mbuluar nga nje mister rreth vrasjes se biznesmenit Ramadani.

Nje tjeter vrasje e  mistershme do mbuloj rajonin e shkodres kur me 6 shtator te vitit 2008 me 10 plumba: 6 në kokë, 3 në këmbë, 1 në gjoks.  Te zbrazura nga 2 armë: 1 pistoletë dhe një automatik. I kane shkaktuar vdekjen 23-vjeçarit Frederik Zef Qerthaqi, I cili u gjet I masakruar ne nje rruge dytesore ne fshatin Dajç ne vendin e quajtur Lisi ne Vorr. Per kete vrasje jane ngritur shume pista hetimi por nuk kemi ndonje te dhene zyrtare  dhe te dyshuarve rreth vrasjes. E vetmja e dhene zyrtare eshte se personi eshte vrare nga dy persona pasi ne vend ngjarje u gjeten dy arme.

Vrasja me e bujshme e llojit te egzekutimeve mafioz te stilit Italian do shenohej me 18 qershor te viotit 2009 rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH 2125 E do shperthente nga nje bombe e telekomnaduar. Ne kete automjetudhetonte  Aleks Keka kryetar I PDK-se rrethi I Malesise se Madhe. Lidhjet e Kekes me boten e krimit, dhe me bizneset e tij kane qene pistat kryesore te hetimit dhe deri me tani asnje te akuzuar apo edhe te dyshuar.
Me 12 mars te vitit 2010 ekzekutohet para derës së shtëpisë biznesmeni shkodran Astrit Meshnuni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 fare pranë vilës së banimit të 45-vjeçarit, babai i re fëmijëve. Biznesmeni është dërguar menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen atje, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë pikërisht bashkëshortja e Meshnunit. Asnje te arrestuar.
Me 29 gusht te vitit 2010 ne aksin Reç-Koplik do vritet ne nje prite  efektivi I policise rrugore Kolë Ndreshaj 41 vjec, lindur dhe banues në Shkodër me gradën “inspector”. Kole Ndreshaj eshte vrare ne krye te detyres. Viktima ishte punonjes i njesise rajonale te qarkullimit rrugor te ketij qarku. Asnje gjurme dhe asnje motiv  cili mund te kete qene shkaktu ose autoret e ngjarjes. Dosje e mbyllur kjo nga prokuroria.
Me 8 tetor te 2010 per gjakemarrje Pastori I Kishes Ungjillore Dritan Prroj. Vrasja ka ndodhur ne qender te Shkodres dhe autori eshte Mark Njemza. Pastori Dritan Prroj eshte vrare per motiv gjakemarrje per arsye se xhaxhai I tij Nikolla ne vitin 2005 ka vrare 25 vjecarin Mark Njemza, xhaxhain e Mark Njemzez. Mark Njemza eshte debuar nga Gjykata e Shkodres me gjykim te shkurtuar pasi ai ka pranuar vrasjen. Kjo vrasje mund te cilesohet si nje nga ngjarjet e renda qe kane shkaktuar me shume buje ne vendin tone keto 10 vitet e fundit.
Me 14 Mars te 2011 me dy plumba vritet Astrit Kurmemaj I denuar per vrasjen e Luan Muçes ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2003. Kurmemaj  I denuar me 20 vite burg per kete vrasje,  per sjellje te mire ai eshte lejuar nga drejtoria e burgut te Shenkollit ne Lezhe per nje vizite 5 ditore ne familjen e tij. Ne momentin e vrasjes ai ka qene duke udhetuar I vetem me nje kapuc ne koke dhe nje pistolete ne brez. Vrasja e tij eshte e mbuluar me mister dhe dyshohet se vrasesi te kete qene nje profesionist.
Me 18 Mars do vriten ne nje prite dy vellezerit Nike e Gjovalin Pjetrushi ne afersi te shtepise se tyre ne Grude te Re. Vrasesi I tyre Admir Tafili I arratisur ne tetor te 2010 nga burgu I Shenkollit do arrestohet disa ore me vone ne Tirane nga Forcat RENEA. Ai mesohet te kete pranuar fajesine duke thene se vellai I tyre Prele Pjetrushi ka vrare babain tone Bahri Tafilin, dhe mungesa e drejtesise na shtyu ne vetegjyqesi.
Vrasjet, misteri I tyre, vetegjyqesia, kodi hakmarrjes dhe mungesa e veprimit efikast te drejtesise jane shkaktaret kryesor I bilancit negative dhe njerezve te vrare.

|Tv1-Channel Shkoder|

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

4 Comments to “12 vrasjet me te bujshme nga vitit 2000 e sot ne Shkoder”

  1. Mark Gjonaj says:

    Shkoder, mos u merzit,une kam punuar 25 vjet me policine dhe e di se ne cfare gjendje jane te demtuarit dhe dhe vrasesit. Mos u merzit Shkoder, Migjeni juaj i pavdekshem thoshte qe mjerimi nuk don meshire… dhe ndezje qirinjesh…, ndersa une them se krimi nuk don demokraci; mamia me e mire qe e ban te pjelle kriminelin, eshte diktatura dhe masat qe e shoqerojne ate, derisa te heqe dore nga vrasja… Ne vitin 2004, 26 Nentor, ne sallen e Krishtit ne kishen e Shenpalit ne Detroit te Michiganit, nje djalosh nga veriu, ngrihet ne mbledhjen e takimit me Kadarene dhe i bene nje pytje qe kur do te ndalohej vellavrasja ne Shkoder? – Shkrimtari, i qete, i pergjigjet, ashtu natyrshem kure te mbarojne dhe asgje me tutje!. Friksohem duke pare demokracine ne Perendim; eshte e justifikushme sot krimi ne Shqiperi, se atje ka 20 vjet qe nuk ka shtet; por me instalimin e krimit, zor se ai do tu largohet nga vatra. Shkodra, do te laget nga uje dhe lotet. “Zoti” u dhashte kivet dhe u largoft deshiren per Partine e zemres me ne krye Berishen, qe pas 45 vjet qetsi, u instaloi krimin qe nuk do te largohet kurre nga Memedheu yne i dashur! Faleminderit!

  2. ALBAN DEGA says:

    ULE ATE GRYKE PUSHKE VELLA… ULE

    Ule… ule ate gryke pushke vella. Hidhe tutje ate pushke. Ajo vret. Vret jeten e tjetrit. Vret edhe jeten tende.Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella. Hidh nje dore uje te ftohte fytyres. Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella. Mos i merr jeten tjetrit.
    Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten. Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit. ” Ah sa do te jepja … krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare…: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit. Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.
    Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli. Jo vetem dy viktima. Shume me teper. Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr. Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta. Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet. Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes.
    Hej, ule ate gryke pushke o vella. Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes. Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.
    Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule … ule ate gryke pushke vella.
    Mos hyre ne hasmeri me jeten. Mos hyre ne hasmeri me vetveten. Mos vrit familjen tende. Mos vrit vellain tend, Mos vrit nusen a te dashuren tende. Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve. Ule ate gryke pushke vella.
    Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell! Cfare Kanuni!? Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas!? Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!? Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!? Cila pjese e tij shote vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !? Cili …..
    Ky lloj kanuni eshte barbari !? Ky lloj kanuni eshte egersi! Ky lloj kanuni eshte kanibalizem! Leruani kanunin egersirave, bishave neper male! Jo njerezve… Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell!
    Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe hasmin tend, si per ate edhe per ty! Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur…
    Eshte trimeri te falesh! Barbari eshte te vrasesh! Vret tjetrin per se vdekuri, por ke vra edhe veten per se gjalli! Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o vella, o hasem, o dashamir! Falja pushken jetes! Duaje jeten… iki vdekjes! Hidh nje dore uje te ftohte shpirtit! Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur!
    Dhuroja pushken Zotit ne Qiell dhe Ligjit ne Toke ! Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen…. te te gjitheve. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe…
    Eshte thirrja e nje populli! Eshte kushtrimi i nje kombi… I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta! Jo Tungjatvdekja!
    Tungjatjeta vella! Ndaj ta ruajme jeten ! Ta ruajme jeten si Jeten! Tungjatjeta!

  3. Zef Kalaj says:

    ” Kush e ka fajin” ,,,opozita qe numeron fatekeqesite qe mjedhe qeverisja,apo qeveria qe mbaroi shiritat e kuq duke i prere aty-ketu per te erresuar shikimin e popullit…?!
    E nisa keshtu kete koment,pasi ala s’me eshte larguar shija prej se koti e nje artikulli me kete titull “Kush e ka fajin”…! Ala s’me jane larguar blebezimat e “pseve” qe na siell nje gazetare i New Yorkut,biles me “karte” te varun ne qafe prej “profesionalizmi”….!
    A nuk eshte faji i qeverise kur ecen ne akset paralele te “ligjit” dhe “kanunit…?
    Kush mund ta cilesoje ndryshe aktet e kesaj qeverie vecse keshtu…?!
    Nga njera ane mburret per vendosjen e “ligjit” duke i cuar ne burg kriminelat,,,nga ana tjeter, i siguron kriminelet te zbatojne “kanunin”…!

  4. Z A Dega ne komentin e ma siperm pasi e lexova s’me ngelet gje tjeter vece per te then te lumte se kur don je bilbil,po me ate menjen tende te holle mos u bane i nje anshem po tregoj gjerat ashtu sic ndollin dhe sic i dime te tere sidomos ngjarjet politike,edhe nje here te lumte,ashtu sice gjej kurajon per te bere vrejte gjej kurajo per te falenderuar,vrejtja ne kete raste eshte per autorin e shkrimit ne kete SHKRIM dicka nuke shkon kur thote qe ne tetor te vitit 2010 eshte vrare pastori Dritan Prroj,dhe autori eshte Mark Njemza,autori thote qe xhaxhaj i te ndjerit Dritanit Nikolla ka vrare Marke Njemzen ne qoftse Marke Njemza u vra nga Nikolla si ka munsi ather qe po i njejti preson paska bere vrrasjen e dyte,Luvigj Sterbyci mi.

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
November 2014
S M T W T F S
« Oct    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Ulja e zânit në xhamija

Mark P.Gjokaj

ARSHIVA ALBDREAMS