ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / 140 Vjetori i Betejës së Nokshiqit

140 Vjetori i Betejës së Nokshiqit

December 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Në dimrin e ftoftë të vitit 1879 dallgët dhe stuhitë ekspansioniste iu kishin vërsulur trojeve shqiptare. Pushtuesve osman ju kishte filluar t’i u lëkundej dheu nën këmbë, ndërkaq Rusia Cariste e fuqizuar me fitoren ndaj ushtrisë osmane  përpiqej ta  shtonte ndikimin dhe influencën e saj në Gadishullin Ballkanik.

Sllavet e Ballkanit përfitonin duke zgjeruar territore në dëm të trevave shqiptare. Vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit ndikuan që shqiptarët te ngrehin zërin e tyre në mbrojtje të tokave shqiptarë që rezultuan me faktin që krerët me më zë të kohës të organizohen përmes  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Një nder nismëtarët kryesor të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit ishte edhe Ali Pasheë Gucia, sëbashku me Jakup Ferrin. Këto dy figura historike të  trevës tonë  sëbashku me burrat më  të mëdhenj të  kombit morrën vendimet më me rendësi për fatin e kombit shqiptar në  këtë periudhë  plotë  trazira të historisë  duke hedhur poshtë vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit dhe duke ua “kthyer pushkën” edhe fuqive të mëdha.

Para 140 viteve në  betejën e lavdishme të Nokshiqit  ra  heroikisht komandanti i forcave vullnetare mbrojtëse shqiptare Jakup Ferri  bashkë me 800 bashkëluftëtarë dhe 600 te plagosur . Jakup Ferri  me bashkëluftëtarë ra ne mbrojtje të shqiptarisë, duke arritur një nder fitoret më  të  lavdishme në historinë e popullit shqiptar vetëm me forca vetanake të përbëra nga vullnetarët e ardhur  nga të gjitha trojet shqiptare, të armatosur, dobët të pajisur me armatim elementar por me vullnet të zjarret në mbrojtje të atdheut.

Atdhetatarizmi dhe dëshira e shqiptareve për ti mbrojtur tokat e stërgjyshërve nga copëtimi mposhten ushtrinë e rregulltë  të okupuesve malazias  të udhëhequr nga Mark Milani, e cila ishte mirë e organizuar, e armatosur dhe e pajisur me armë më moderne të kohës  (topa, mitraloza, pushkë e revole) nga Rusia, e disa  shtete të tjera Evropiane. Forcat vullnetare shqiptare nën komandën e Jakup Ferrit i  shkaktuan humbje të mëdha në njerëz 2500 ushtarë të vrarë malazez dhe 1200 robër dhe teknikë ushtarake ushtrisë malazeze. Ne këtë përvjetor të përkujtimit të kësaj beteje mund të ndiejmë krenarinë tonë për sukseset dhe përkushtimin kohës të shqiptarëve të Plavë Gucisë por edhe përkrahjes së fuqishme  të krerëve e vullnetarëve nga trevat e tjera shqiptare. Në këtë përvjetor mund të parashtrojmë pyetjen historianëve të sotëm, pse vallë ky përkujtim jubilar po ikën dhe asnjë organizim dhe përkujtim, as i intelektualëve në mënyra vetenake por edhe asnjë aktivitet nga shtetet tona për Luftën dhe betejën e Madhe të Nokshiqit, që edhe  analistët e kohës e kishin  vlerësuar si bazament të vetëdijesimit kombëtar të faktorit shqiptar  për krijimin e shtetit shqiptar.

Kronisti i kohës i gazetës britanike The Guardien, Arthur Evans, në korrespodencat e asaj kohe dhe në librin e tij “Albanian Letters” pikërisht këtë luftë e kishte  vlerësonte si një ndër hapat e par që shqiptarët i kishin ndërmar për të luftuar me qëllim të krijimit të  shtetit të  tyre nacional. Po ashtu  me 2 maj te vitit 1880 gazeta “New York Times” kishte botuar një artikull për Plave Gucinë

Artikulli fillon kështu: ” Gucia dhe Plava janë përfolur shumë lidhur me marrëveshjen e çështjes së kufijve në mes të Malit të Zi dhe Portës. Në çdo qytet të Evropës këto dy qytete (Plava e Gucia) janë bërë temë e diskutimeve në qarqet diplomatike; emrat e tyre janë publikuar me qindra herë në çdo gazetë të rëndësishme botërore, dhe telegramet përmes Atlantikut kanë ardhur deri te ne….artikulli vazhdon.

 Nëse para 140 vjetësh “Të gjitha kryeqendrat botërore ishin marrë  me Plavën e Gucinë”, atëherë çka po bëjmë ne sot që ta ngrisim zërin për padrejtësitë e bëra në këto troje ?

Po ashtu në Muzeun Kombëtar në Tiranë ekziston flamuri kombëtar me i vjetri i ruajtur nën të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve etnike kishin luftuar të bashkuar në këtë betejë, që është edhe një dëshmi bindëse se aty ishte luftuar për shtetin shqiptar dhe ishin  mbrojtur  kufijtë e Shqipërisë së natyrshme.

Ky përvjetor i 140 jubilar është moment i duhur për korrigjimin e gabimit historik për mosdekorimin deri më tash (përkundër premtimeve edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova) të kryekomandantit ushtarak Jakup Ferri i cili me strategji të vetën ushtarake e trimëri të treguar në fushëbetejë ku edhe kishte flijuar jetën e vetë,  dhe me arritjen e njërës nga fitorët më të lavdishme të popullit shqiptar e ka merituar të shpallet HERO I KOMBIT SHQIPTAR.

Në këtë datë të harruar,  Plava e Gucia thërrasin në ndërgjegjen e përgjegjësve, si të historianëve, intelektualëve dhe të udhëheqësve të  shteteve tona, sepse qe 140 vite rezistojmë thuajse të vetëm duke kulluar gjak nga plagët e tentimeve sllave për konvertim, të asimilimit, e plagët e rënda të  mërgimit. Në këtë përvjetor u themi se heshtja është krim ndaj historisë së lavdishme të LUFTES SE NOKSHIQIT.

KUJTIM E LAVDI PËR JETË E MOT TRIMAVE TË NOKSHIQIT.

Esad GJONBALAJ

Doc img: GUCIA dhe PLAVA NE “NEW YORK TIMES” 2 MAJ 1880

Filed Under: Uncategorized

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in