ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for June 5, 2018

Erdogani, Edi Rama duhet të bëhet synet!

June 5, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Nga Lis Bukuroca

Pasi kryeministri i Shqipërisë tregoi ngjarjen taze dhe më të rëndësishme për mbijetesën e Kosovës, (ku Rexhep Erdogani me plot lezetëri duke kërcyer çyçek kishte përcjellë shpalljen e pavarësisë së Kosovës), mediat turke raportuan lajmin në temiz hava shoqëruar me një syret, ku Rama dhe Erdogani, përkëdhelnin dorën njëri tjetrit mbi kofshën e Erdos.

Lajmin shpërndanë të gjitha mediat. Nga dhoma 787, u shfaq sulltani i Turqisë para njëmijë gazetarëve dhe foli si Zaratustra: “Vilajetin e Tiranës dhe të Prishtinës i kam xhan. Një ditë do ta bëjmë Aranautistanin tamam! Edi Ramën e kam kardash insan! Sot kam marrë këtë vendim: Në qershor Edi do të bëhet synet në Stamboll, aty ku është koka e Ali Pashë dhe krejt harxhin, merr mbi vete qeveria jonë. Prej asaj dakike, ai nuk do të jetë më vetëm kardash insan, as bajagi kardash, por bashkardash, ose tamamkardash! Shkurtimi do të transmetohet live në krejtë dynjanë!”, përfundoi Rexhepi me një pamje shumë të rëndë dhe hyri në dhomën 788!

BE reagoi e indinjuar! Mogherini tha se Erdogani po përzihet shumë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe në fund shtoi këtë: „Nëse lejon kryeministri këtë intervenim gjenital, ai duhet të harrojë Europën për gjithmonë! Ne do të pengojmë ndikimin turk në Shqipëri, por nëse Rama nuk zbythet, me keqardhje do t’ ia kthejmë vizit popullit trim shqiptar! Nëse vërtetë përmbarohet akti i përgjakshëm, që cenon të drejtat elementare të Ramës dhe Shqipërisë, ne do të përkrahim Greqinë dhe do të pajtohemi të zaptojë detin shqiptarë, ku ka shumë naftë!”

Ai lajm nuk la as Trumpin indiferent. Ai në Twitter shkroi: „ Është e drejtë e Ramës ta këpusë krejt apo ta shkurtojë! Ky akt nuk ndryshon qëndrimin tonë ndaj popullit vëlla shqiptar! Ne akoma nuk kemi marrë vendim, por jemi duke shqyrtuar, pas Jerusalemit, a të shpallim Nishin apo Janinë kryeqytet të Shteteve të Bashkuara Shqiptare, mirëpo, në anën tjetër, politikanët shqiptarë, po punojnë për t’iu bashkuar miletit vëlla turk!

Sidoqoftë, ata duhet të vendosin: Ose me Ramën shkurtabiq, ose me Bashën impotent, ose me Saliun senil, ose me mua Tarzan! Ne nuk harrojmë kryetarët amerikanë me origjinë shqiptare, si Gjergj Bushatin, të Riun dhe Plakun, Xhevdet Korenicën (Jimmy Carter), Gjon Kaçanikun(Kennedy) dhe Gjergj Vashën (Washingtonin) kryetarin tonë të parë. Fundi i fundit, edhe unë jam pinjoll i një familje fisnike shqiptare, por nuk do ta bëjë publike, derisa të bashkojmë të gjitha trojet tona shqiptare. Ne do të vazhdomë të punojmë për ju! Ju rrini në facebook, ose shkoni në plazh. Një ditë, kur të zgjoheni nga gjumi, do të lexoni një status për kryeqytetin e ri shqiptar dhe jini të sigurt, atë ditë, Hashimi dhe Rama, do të kërkojnë azil në Turqi! Ne nuk harrojmë kurrë kontributin e populli trim shqiptar për ndërtimin e Amerikës së madhe! Ne ju kemi shumë borxhe. Bondsteeli nuk është as një për qind e asaj që ju meritoni!“

Merkel nuk u deklarua akoma, por zëdhënësi i saj, tha se nëse Ramës në Stamboll i hiqet lëvozhga poshtë, ne në Berlin, do t‘ia shkëpusim kokëzën me dorë.

Vendimin e Erdoganit përshëndeti kryetari i Kosovës Hashim Thaçi me një status në facebook: “ Mirë se kthehesh zoti Rama në sevda klubin tonë!” Kur gazetarët pyetën Ramushin, ai duke ecur tha se nuk merret me lucat e jashtëm dhe se kjo është përgjegjësi e kryetarit të Kosovës. “Na folmi nryshe, na jimi nryshe, ata janë shqiptar, na jimi kosovarë. Nuk asht let me nreç komb t’ri, e merre me men autobus!”, foli ai duke hyrën në tamafil.

Patriarku i Rusisë Kirili i Dytë kritikoi ashpër Ramën duke e akuzuar se po përpiqet të imitojë Abrahamin! Ai këtë ndërveprim quajti thikë pas shpine! Nëpër korridore kishtare flitet se herën tjetër, do të vizitojë vëllanë Janutallos me armatën e kuqe ruse! Në fund u deklarua edhe Bexhet Pacolli. U mësua se ai do t’ i dhurojë Ramës një fustan të kuq, nga mëndafshi, për javën e parë, por një këshilltar i tij, tha se pantallonat, nuk do t’i duhen kurrë më, se ato i ka Erdogani!/PERQASJE.AL/

Filed Under: Uncategorized

Fillon taksa e ndërtesave, sa do jetë për çdo zonë të Tiranës

June 5, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Brenda pak ditësh Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë për miratim disa vendime të rëndësishme dhe një ndër to është ai i aplikimit të taksës së re mbi çdo shtëpi apo ndërtesë që disponojnë qytetarët e kryeqytetit.

Projketvendimi do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak. Ky projekvendim është hartuar në bazë të vendimit të para disa muajve të Këshillim të Ministrave për vendosjen e kësaj takse të re mbi çdo ndërtesë.

Taksa mbi ndërtesën është vjetore dhe varet madhësia e saj varet shumë nga vlera monetare që ka shtëpia. Pra më shumë do të paguajnë banorët e qendrës së Tiranës dhe më pak ata të periferisë dhe akoma më pa kata të fshatrave që përfshihen në Bashkinë e Tiranës. Pra madhësia e taksës varet shumë nga çmimi referencë që ka çdo zonë e Tiranës, atë që botohet sot e plotë nga “Shqiptarja”, sipas projektvendimit të Këshillit Bashkiak.

Si llogaritet taksa

Sipas projektvendimit të Bashkisë Tiranë vlera e taksës për çdo shtëpi del çmimi i saj, që llogaritet nga tabela referuese e qeverisë për vlerën e një metri katror, duke u shumëzuar me koeficentin e miratuar në VKM-në e qeverisë për këtë taksë, që janë; 0,05% për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim; 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me  leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta  përfundoje ate sipas afatit të percaktuar  në aktin e miratimit të kerkeses  për  leje  ndërtimi.

SHEMBULLI

Nëse një shtëpi në një zonë të Tiranës që është 100 metra katrorë ka vlerë referuese të çmimit nga tabela është 97.700,00 kjo shumëzohet me koeficentin që ka shtëpia e banimit 0.05 atëherë vlera vjetore e taksës del 4885 lekë. Dhe kështu me radhë për çdo vlerë që a zona që një qytetar banon mund të bëjë vetë llogarinë se sa do I përkasë të paguajë në vit për taksën e re të shtëpisë.

TAKSA MBI NDERTESËN

-Baza e llogaritjes së taksës  mbi  ndërtesat  është vlera  e ndërtesës/njësise pronësore, që llogaritet në përputhje me një nga metodat e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

-Detyrimi i takses mbi ndërtesën është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.

-Bashkia Tiranë për qëllime zbatimi të taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, vepron në përputhje me ligjin nr. 9632,  datë 30.10.2006  “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, si edhe çdo akti tjetër nënligjor që ndihmon këtë proces.

-Për qëllim të zbatimit të metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, termat e mëposhtëm edhe në zbatim të këtij vendimi të këshillit bashkiak, kanë kuptimin si më poshtë:

-Baza e llogaritjes se taksës se ndërteses është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara sipas metodologjisë  së  miratuar  nga Keshilli i Ministrave. Për efekt të llogaritjes së taksës  për  ndërtesën/njësine pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, dhe që reflektohen si më poshtë edhe ne këtë vendim:

  • 0,05% per ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim;
  • 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi  dhe nuk ka arritur ta  përfundoje ate sipas afatit të percaktuar  në aktin e miratimit të kerkeses  për  leje  ndërtimi.

Përjashtohen nga taksat mbi ndërtesën:

Në projektvendimin e Këshillit Bashkiak janë përcaktuar edhe kategoritë që do të përjashtohen nga kjo taksë dhe kushtet që duhet të plotësojnë disa prej tyre për të përfituar. Ja cilat janë:

  • Pronat e shtetit dhe të njësive  të  qeverisjes  vendore,  që  përdorën  për  qëllime jofitimprurese;
  • pasuritë në pronesi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;
  • ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
  • banesat sociale në pronësi të bashkive;
  • pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;
  • ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
  • strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit ne legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës  të  një  marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” ;
  • ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbehet vetëm nga pensionistët;
  • ndertesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
  • ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Përgjysmim tarifash për lejet e qëndrimit të emigrantëve në Greqi, flet eksperti: Çfarë duhet të dini

June 5, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Voltiza Duro – Brenda 3 muajsh pritet që të ndryshojnë tarifat e lejeve të qëndrimit për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Disa ditë më parë, Ministria e Emigracionit ka depozituar një amendament në parlamentin grek ku ka kërkuar reduktimin deri në 62% të këtyre lejeve.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” tregon se deri më tani emigrantët në Greqi paguajnë shumë më tepër se vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Më tej, Malaj thekson se ky ndryshim do të bëhet për lejen e rezidentit afatgjatë (epi makron); lejen unike; kartën blu; lejen e qëndrimi për bashkim familjar; për studime; si dhe për kërkime. Gjithashtu, një tjetër masë mjaft e favorshme që pritet të hyjë në fuqi pas votimit të amendamentit nga parlamenti grek, lidhet me brezin e dytë të emigrantëve. Sipas ligjit ekzistues, pas moshës 18 vjeç, ai duhej të bënte siguracion privat që të merrte leje qëndrimin, ndërsa me ndryshimet atë mund ta sigurojë njeri nga prindërit.

Disa ditë më parë, Ministria e Emigracionit ka dërguar një amendament në parlamentin grek. Në çfarë konsiston ky amendament?
Në parlamentin grek është depozituar këto ditë një amendament për uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit. Amendamenti, që pritet të votohet javën e ardhshme, redukton në mënyrë të ndjeshme tarifat për një sërë lejesh qëndrimi, duke favorizuar një numër mjaft të madh emigrantësh.

Cilat janë disa prej lejeve të qëndrimit, tarifat e së cilave pritet të reduktohen?
Bëhet fjalë për lejet e nxjerra sipas udhëzimeve europiane, për të cilat emigrantët në Greqi paguajnë shumë më tepër se në vendet e tjera të unionit. Këto leje janë: leja e rezidentit afatgjatë (epi makron); leja unike; karta blu; leje qëndrimi për bashkim familjar; për studime; dhe për kërkime.

Sa parashikohet të ulen tarifat për lejet e sipërpërmendura?
Pas miratimit të amendamentit, për këto lloj lejesh do të paguhet 50-62% më pak nga sa emigrantët duhet të paguajnë deri tani. Pagesa për gjithë lejet europiane do të unifikohet dhe do të jetë 150 euro për çfarëdo lloj lejeje dhe pavarësisht afatit.

Pse erdhi propozimi për ndryshimin e pagesave për lejet e qëndrimit?
Qeveria greke e paraqiti amendamentin pas paralajmërimeve nga Komisioni Europian se Greqia do të mund të penalizohej për shkak se aplikon tarifa shumë të larta për lejet e qëndrimit europiane. Në arsyetimin që shoqëron tekstin e amendamentit, thuhet ndër të tjera se konsiderohet se shuma 400 euro për lejen e rezidentit afatgjatë, si dhe shumat që variojnë midis 150-450 euro për nxjerrjen e lejes unike, “kartës blu”, lejet e qëndrimit për bashkim familjar, studime apo kërkime, nuk respektojnë parimin e reciprocitetit dhe përbëjnë pengesë për ushtrimin e të drejtave përkatëse nga shtetasit e vendeve të treta.
Cilat janë tarifat e lejeve që do të mbeten të pandryshueshme?
Vlen të theksoj për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi se mbeten të pandryshuara tarifat për lejet kombëtare. Ndër këto leje përfshihen: ajo 10 vjeçare, leja për arsye të jashtëzakonshme dhe leja e qëndrimit e brezit të dytë.

Në amendament thuhet se do të ketë ndryshime pozitive edhe për siguracionin e brezit të dytë. Ku konsistojnë këto ndryshime?
Një tjetër masë mjaft e favorshme lidhet me brezin e dytë të emigrantëve. Sipas ligjit ekzistues, pas moshës 18 vjeç, ai duhej të bënte siguracion privat që të merrte leje qëndrimi. Tashmë atë mund ta sigurojë njeri nga prindërit.

Si do të kryhet kjo procedurë?
Fëmijët e shtetasve të vendeve të treta që kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të vazhdojnë të sigurohen nga njeri prej prindërve, kur të rinovojnë lejen e qëndrimit, qoftë për studime, qoftë si brezi i dytë apo leje autonome, përderisa plotësojnë kushtet ngjashëm siç veprohet edhe për shtetasit grekë. Në rast se prindi ka humbur siguracionin për shkak të krizës ekonomike, atëherë do të zbatohen dispozitat e nenit 31 paragrafi 3 të ligjit 4452/2017. Kujtojmë se neni në fjalë përcakton që personat e prekur nga kriza përfitojnë siguracion të plotë (falas) mjekësor dhe farmaceutik.

Kur pritet të hyjnë në fuqi këto ndryshime për emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen?
Pas votimit të amendamentit (pritet javën e ardhshme), të gjitha ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas tre muajsh.

Cilat janë disa nga ndryshimet pozitive të bëra në ligjin e emigracionit?
Te ndryshimet pozitive përfshihet edhe njëjtësimi i institucionit të martesës me bashkëjetesën e vërtetuar; si dhe përfshirja në mundësinë e bashkimit familjar. Bashkimi familjar mund të realizohet si pjesëtar i familjes së shtetasit grek/ shtetasit europian përveç bashkëjetuesit edhe i fëmijëve dhe prindërve të një kategorie tjetër, që referohet në ligj si “çdo pjesëtar tjetër i familjes së qytetarit grek apo i bashkëshortit/bashkëjetuesit tjetër, pavarësisht nënshtetësisë, përderisa ky person ka përkujdesjen e qytetarit grek apo të bashkëshortit/bashkëjetuesit. Në mundësinë e bashkimit familjar të qytetarëve të vendeve të treta përveç bashkëshortit/es dhe fëmijëve të mitur apo fëmijëve deri 21 vjeç, edhe të afërmit e bashkëshortit/es, domethënë prindërit e tyre shtetas të vendeve të treta për të cilët do të mund tashmë të aplikohet për bashkim familjar, në varësi të kritereve që do të vendosë ligji. Sa u përket aplikimeve që faktikisht janë bërë, ligji përcakton se ato do të shqyrtohen me kriteret e ligjit të mëparshëm. Edhe ky ishte një propozim i organizatës “Arogji”, që, gjithashtu, u paraqit gjatë seancës në komisionin parlamentar.

Llojet e lejeve ku do të aplikohen zbritjet e tarifave:
leja e rezidentit afatgjatë (epi makron);

Leja unike; 
karta blu; 
leje qëndrimi për bashkim familjar; 
leje qëndrimi për studime; 
leje qëndrimi për kërkime. 
Për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi se mbeten të pandryshuara tarifat për lejet kombëtare. 
Ndër këto leje përfshihen: 
leja 10 vjeçare, 
leja për arsye të jashtëzakonshme 
leja e qëndrimit e brezit të dytë.

Filed Under: Uncategorized

Bill Gates: Po afron sëmundja që mund të vrasë 30 milionë persona për 6 muaj

June 5, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Nëse ka ndonjë gjë që na ka mësuar historia, atëherë është se një sëmundje vdekjeprurëse do të krijohet dhe do të shpërndahet përgjatë globit. E kjo shumë lehtë mund të ndodhë brenda dekadës së ardhshme. Ndërkaq, sa i përket kësaj sëmundje, Bill Gates thotë se nuk jemi të gatshëm.
Ndonëse ai e ka pranuar se jemi duke i ndihmuar familjet anë e mbanë botës të dalin nga varfëria e skajshme dhe bota është duke u përmirësuar në eliminimin e sëmundjeve si polio dhe malaria, Gates thotë se është një aspekt ku bota nuk është duke shënuar progres të mjaftueshëm: gatishmëria pandemike.
Gates ka prezantuar një stimulim nga Instituti për Modelim të Sëmundjeve i cili ka zbuluar se një grip i ngjashëm me atë që i kishte vrarë 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të shfaqet gjatë dekadës së ardhshme dhe mund t’i vret 30 milionë persona brenda gjashtë muajve.
Edhe Melinda Gates, gruaja e Bill-it, ka thënë se kërcënimi i një sëmundje globale, qoftë nëse krijohet artificialisht apo në mënyrë natyrale, mund të jetë rreziku më i madh për njerëzimin.

Filed Under: Bota


STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Basha shpall vendimin unanim të deputetëve të PD: Jemi gati…
  • LSI MERR VENDIMIN, KRYEMADHI: DJEGIA E MANDATEVE, E VETMJA RRUGË (DEKLARATA E PLOTË)
  • APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!
  • Martin Prëtashi Camaj ( 1926-2012)
  • PSE ZEF PALI NUK U VARROS NE TIRANE NE KRAH TE MITAT FRASHERIT
  • PERKUJTOHET 74 VJETORI I LUFTËS ANTIKOMUNISTE TË KELMENDIT
  • Propaganda dhe hiletë nuk arrijnë ta fshehin frikën e Edi Ramës
  • Video shokuese.Pamje nga protesta e 16 shkurtit 2016..
  • Foto nga protesta e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
Kush është Frederik Rreshpja?

Kush është Frederik Rreshpja?

Nga: Gazmend KRASNIQI Edhe pse ka vite që nuk … [Vazhdo....]

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Dëshmitë e pafundme të shkollave … [Vazhdo....]

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

England received a generous draw in their attempt … [Vazhdo....]

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

60 vjet më parë në qytetin e Shkodrës u shfaq për … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Kjo eshte dhe jeta e vajzave te Instagramit,perveç … [Vazhdo....]

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Sopranoja e njohur Inva Mula do të jetë Drejtorja … [Vazhdo....]

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Instagram (i njohur gjithashtu si IG [8]) është … [Vazhdo....]

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Me një Urdhër të pëbashkët të ministrit të … [Vazhdo....]

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Vajzat përdorin seksin për të marrë dashuri. … [Vazhdo....]

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin … [Vazhdo....]

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis  komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

          _ … [Vazhdo....]

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Avokati Kieran Both i përgjigjet lexuesve Cili … [Vazhdo....]

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

Gjekë Gjonlekaj/New York Murgeshat shqiptare … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

June 2018
S M T W T F S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in