ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for September 20, 2018

Intervistë me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin

September 20, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Të gjithë duhet të   përqendrohemi  në  programin strategjik zhvillimor të Ulqinit

Gjekë Gjonaj

Koha javore: Zotëri Nrekiq,  që nga gjysma e muajit maj të këtij viti  Jeni emëruar kryetar i Komunës së Ulqinit. Është formuar pushteti i ri prej pesë subjektesh politike, pas zgjedhjeve vendore.   A e vështirëson  apo e lehtëson ky numër kaq i madh partish  funksionimin e ekzekutivit?

Është e vërtetë se  koalicioni në pushtet përbëhet nga pesë  parti politike. Secila nga ato kanë qëndrimet dhe injteresat e veta. Kjo, natyrisht se reflektohet në punën tonë të përditshme.   Ka shumë  barriera  ne disa vende  të punës. Mirëpo, ato  duhet t’i kapërcejmë, mbase  në Zyrën e kryetarit  Komunës së  Ulqinit   nuk ka politikë.  Aty, në mandatin tim,  të gjithë duhet të   përqendrohemi  vetëm në  programin strategjik zhvillimor të Ulqinit.

Koha javore: Ky është mandati Juaj i parë si kryetar i Komunës së Ulqinit. Në çfarë gjendje është komuna, gjegjësisht në çfarë kushtesh financiare, kadrovike dhe hapësinore dhe cilat janë problemet më të mëdha me të cilat  ballafaqoheni?

Situata financiare në Komunën e Ulqinit është shumë e vështirë. Sipas një analize  të fundit, 31 maj 2018 të këtij viti rezulton se  borxhi i përgjithshëm i kësaj komunë është 53 milionë euro. Nga kjo shumë  25 milionë  i kemi marrë kredi ( hua)  nga KW banka gjermane  për të cilat ka garantuar qeveria e Malit të Zi. Borxhi   ndaj kontraktuesve  është  rreth 2 milionë euro. Për kontribute të papaguara punonjësve të komunës  kemi  borxh 5.7  milionë euro, kurse për kontribute të punëtorëve në ndërmarrje publike  themelues i të cilave është komuna  kemi pa paguar  rreth 11 milionë euro.  Megjithatë besoj  se  brenda dy vitesh të ardhshme financat do të konsolidohen.

Koha javore: A keni arritur të shlyeni ndonjë pjesë të këtij borxhi gjatë  qeverisjes Suaj  më pak se njëqind ditë?

Prej ardhjes sime në krye të Komunës së Ulqinit, kam arritur t’u shlyhen  të gjitha pagat e mbetura  punëtoreve të komunës për muajin qershor, korrik dhe gusht bashkë me kontributet.  Përveç kësaj kam paguar edhe kontributet në shumë prej 200.000 euro të gjithë   punonjësve të cilët  shumë vite më parë  kanë  fituar të drejtën e pensionit. Po ashtu ua kemi paguar  kontributet edhe atyre punëtorëve  në disa ndërmarrje publike  të cilat nuk kanë pasur mundësi tua paguajnë.

Koha javore: Në cilat lëmi e keni fokusuar interesimin Tuaj  lidhur me prioritetet që i keni evidentuar gjatë fushatës zgjedhore dhe për të cilat keni premtuar se do t’i realizoni.  Kuptohet se ende ka shumë kohë deri në realizimin e tyre, por a ka filluar ndonjë aktivitet në këtë drejtim?

Ulqini  për fat të keq  ende vazhdon të jetë  i pazhvilluar, pa infrastrukturë të nevojshme, sepse  në këtë qytet shumë vite nuk është punuar si duhet.  Këtij qyteti i mungon shumëçka dhe i duhen shumë mjete financiare për të hyrë  në destinacionet   e njohura turistike në Mal të Zi dhe në Evropë. Pa investime të reja në infrastrukturë nuk ka  përparim  të cilësisë së jetës të qytetarëve   dhe vetë ofertës turistike e as  hapje të vendeve të reja të punës  e rritje të punësimit të banorëve. Interesimin tim  kryesor e kam fokusuar në  investime në infrastrukturë  komunale dhe në komunikacion,  të cilat mendoj se janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, si dy veprimtari kryesore ekonomike. Pas përfundimit të asfaltimit të aksit rrugor Ulqin-Krythë,  , segmentit të ri rrugor nga bulevardi “ Skënderbeu” deri te  bulevardi “ Teuta”, trafostacionit të ri për furnizimin me energji elektrike, ndërtimin e urës në Millë  të Poshtme, rrjetin e ujësjedhës – kanalizimit, ndriçimin në Qytetin e Vjetër ( Kala, )  i kemi gati  edhe 19   dokumente planifikuese të cilat së shpejti do t’i miratojmë.  Në bashkëpunim me ministrinë përkatëse do të  bëjmë gjithçka është e mundur që të ringjallim  ekonominë e Ulqinit, të forcojmë zhvillimin ekonomik dhe të ndalojmë shkuarjen jashtë qytetit e shtetit të  të rinjve tanë të arsimuar. Deri në fund të muajit do të themelojmë ndërmarrjen e re publike për parkimin e makinave.  Në plan kemi edhe  ndërtimin e Portit të peshkut në Gjeranë, valorizimin e Adës,  kripores, Kalasë, Valdanosit e Shasit. Realizimi i këtyre dhe projekteve  të tjera të planifikuara, veçmas ndërtimit të hoteleve të reja me pesë yje t nga ana e kompanisë së njohur “ Karisma” në Plazhin e Madh,   besoj se gjatë  mandatit tim katërvjeçar do të  ndryshojnë për të mirë  imazhin dhe pasqyrën  e deritashme të këtij   qyteti me rrethinë.

Koha javore: Sa i përket zhvillimit të kulturës , sa është këtë vit e gatshme komuna për t’i përkrahur aktivitet kulturore dhe të  avancojë infrastrukturën  në fushën e kulturës ?

Kulturën duhet ta zhvillojmë sa më shumë. Së pari duhet bërë një plan strategjik për zhvillimin e saj. E, jo si deri më tani të organizojmë aktivitete kulturore ad-hok. Duhet te përqendrohemi se cilat festivale i duhen Ulqinit. Sidomos do të përpiqemi që të rikthehet kinemaja në Ulqin,  të cilën  ky qytet e kishte në kohën e komunizmit.    Shpresoj se, pas premtimit të ministrit aktual të  Kulturës, ajo do te rihapet  vitin e ardhshëm. Hapësira me Kala ku organizohet Skena Verore është e vogël. Për këtë arsye ne mendojmë që prapa saj të hapim një amfiteatër i cili do t’i përmbushë të gjitha kërkesat për përmbajtjen e aktiviteteve kulturore verore në këtë qytet.

Koha javore: Cili është bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit, pasi që ajo këtë vit  është mjaft aktive në drejtim të përkrahjes së sporteve në nivel të shtetit?

Ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjtiha ministritë. Pra edhe me Ministrinë e Sportit. Komuna e Ulqinit gjithmonë e ka mbështetur sportin. Këtë tradite do ta vazhdoj edhe unë. Per Klubin   e futbollit  të  “Otrant Olimpikut”  i kemi dhënë  10 mijë euro. Ditëve të ardhshme do t’u ndajmë edhe një shumë tjetër të hollash. Te gjitha klubet sportive qe kanë perspektivë  e janë te licencuara ne  do t’i mbështesim. Por, siç jeni në dijeni, ka shumë klube  të tjera sportive të paregjistruara,  të cilat nuk mund të marrin subvencione nga Ministria e Sportit.

Koha javore: Në bazë të vendimit të ministrisë përkatëse është caktuar numri maksimal i punëtorëve në administratë, shërbime publike dhe  ndërmarrje komunale  në të gjitha komunat e Malit të Zi.  Kur pritet të ndodh procesi i zvogëlimit të numrit të punëtorëve   edhe në komunën e Ulqinit?

Ky është një proces i dhimbshëm, por ne duhet të përshtatemi në rrjedhat e integrimeve evropiane dhe racionalizimi bëhet për këtë çështje. Thjesht ne duhet të respektojmë ligjin në fuqi dhe të  përmbushim standardet që i shkruan Unioni Evropian. Me ligj jemi të obliguar të  bëjmë zvogëlimin e vendeve të punës. Dhe këtë do ta bëjmë. Administrata komunale është e ngarkuar me 230 punëtorë. Tridhjetë për qind  e tyre janë tepricë. Ne jemi në fazën e përgatitjes së sistematizimeve  të reja të vendeve të punës, pas të cilave do të fillojmë  me zvogëlimin e punëtorëve në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike.

Koha javore: Roli dhe misioni i organizatave joqeveritare në zhvillimin e shteteve demokratike, domethënë  edhe të Malit të Zi,  i cili   synim kryesor ka  Bashkimin Evropian, është për t’u respektuar. Çfarë  bashkëpunimi keni me  sektorin civil ?

 

Në komunën tonë kemi disa organizata joqeveritare. Me të gjitha ato kemi një bashkëpunim të mirë. Gjysmën e pagesave  të mjeteve për vitin e kaluar ua kemi paguar. Edhe pjesën tjetër do tua paguajmë sa më parë që të mundemi. Komuna nuk do t’i mbesë borxh askujt. Nga sektori civil  kam kërkuar raporte pune, sepse duhet të dimë se në çfarë mënyre shpenzohen paratë e komunës.

Koha javore: Zyrtarisht u mbyll edhe një sezon  turistik veror në Ulqin. Sipas Jush ishte ky një sezon i suksesshëm apo pjesërisht i dështuar?

Sezoni i sivjetmë turistik në Ulqin ka qenë i mirë. Megjithatë ne mendojmë se  mundet dhe duhet të jetë më i mirë. Për këtë arsye në takimin e fundit me  Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik kam  kërkuar  nga të gjithë ata që merren me turizëm që menjëherë pa  humbur shumë kohë të  japin propozime  dhe  të paraqesin ide të reja për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik.   

Koha javore: Në emër të lexuesve  dhe drejtuesve  të Kohës javore  ju dëshirojmë suksese në punën e filluar dhe dëshirojmë t’i përmbushni zotimet e thëna brenda mundësive objektive, me qëllim që Ulqini me rrethinë   të prosperojë dhe të  jetë strehë e sigurt për  të gjithë qytetarët vendas dhe mysafirët e  të huaj.

Filed Under: Uncategorized

Kujtime të njëzet e tetë krijuesve për Gjergj Kalajn

September 20, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj

Kur vdiq Gjergj Kalaj , në mars të vitit 2016 ,  komuniteti shqiptar  humbi një ndër veprimtarët e saj  më të angazhuar  dhe më të guximshëm  për çështjen shqiptare,  veprimtaria e të cilit  i tejkalonte kufijt e  fshatit të lindjes së tij  Pikalë ( Grudë) dhe të Malësisë . Për familjen e tij , kjo humbje  ishte dhe vazhdon të jetë e rëndë dhe e dhimbshme. Në mërgatën shqiptare në Shtete të Bashkuara të Amerikës  në  gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekull  do të radhitet ndër emrat  e paharrueshëm të mërgatës shqiptare, si  mikpritës, bujar, atdhetar , organizues dhe përbashkues në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve në Nju-Jork.

Jam njëri nga ata bashkëkombësit e tij që nuk e kam njohur personalisht, por që e kam respektuar  aktivizimin e tij  në manifestime , aksione politike dhe protesta  që zhvilloheshin në Nju-Jork e Uashington, kundër politikës serbe ,  në mbështetje të luftës çlirimtare që zhvillohej në Kosovë.

Në ceremoninë  e varrimit të tij në Tuz isha i pranishëm. Sikur të gjithë miqtë e dashamirët atë ditë u përkula me respekt para turpit të tij të pajetë në nderim të veprës së tij.  Ndërsa tani, pas dy vitesh e e gjysmë, falë   dhuratës së çmuar të  shokut tim  nga Nju-Jorku Ejll  Berishajt, kam në  dorë  librin “ Gjergj Kalaj  homazh për njeriun dhe patriotin e shquar”  të autorëve  Nasho Jorgaqi dhe Kristina Jorgaqi .

Ky libër , botimin e të cilit e mundësoi bashkëshortja e të ndjerit Gjergj Kalaj, Gjyste Kalaj, e ka prejardhjen në traditën e vëllimeve përkujtimore. Synim i këtij  vëllimi  është modest:   synon që të ndriçojë edhe të vlerësojë në disa aspekte veprimtarinë  dhe punën e Gjergj Kalajt. Brenda kësaj kornize  janë botuar  artikujt në prozë e poezi  ( kujtimet) e njëzet e tëtë  krijuesve ( intelektualë dhe shkencëtarë) nga hapësira mbarë shqiptare, si: Akademik Rexhep Qosja, dr. Bardhyl Reso, Ramiz Llapashtica, Luan Pobrati, Gjergj Uli, Nasho Jorgaqi,  Pal Neçaj, Skënder Duka,  Sadije Agolli, Naim Balidemaj,  Rexhep Vuçetaj,  Indrit Reso, Ndue Sinishtaj, Bruno Selimaj, , Dedë Kolë Miri Dedvukaj, Jorgo Melica, Shpend Haxhaj, Qazim Dodaj, Stephen Kauifman,  Gjeto Sinishtaj, Dilaver Avdiu, Dedë Camaj , Ndue Kalaj,Gjyste Kalaj, Nosh Rrok Camaj, Dedë Dushaj, Luigj Gjokaj dhe  Isa Breçani.

Në librin   me kujtime për Gjergj Kalajn, me dëshirën ( amanetin) e tij ,  është përfshirë edhe  monografia   kushtuar Norës së Hotit , kësaj figure herioike   dhe një fotoalbum .  Po ashtu në faqet e këtij libri është botuar edhe Fjala e mbajtur me rastin e dhënies  së Çmimit të Mirënjohjes së Gjergj Kalajt ( pas vdekjes) si “ Veprimtar i çështjes kombëtare”, ku ndër të tjera thuhet “ … Në diasporën shqiptare të SHBA nuk ka demonstratë apo manifestim me motive kombëtare, që të mos lidhet në një formë a  në një tjetër me  angazhimin e Gjergj Kalajt, e ku të mos ishte i pranishëm…”

Është me rëndësi të thuhet se të gjithë autorët në kujtimet e veta e vlerësojnë lartë , veprimtarinë, kontributin dhe atdhedashurinë  e madhe  në shërbim të çështjes kombëtare.  Ata thonë se roli i Gjergj Kalajt  në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Nju-Jork dhe SHBA  ishte i shumë i madh . Të gjithë janë të një mendjeje  se Gjergj Kalaj ishte shumë mikpritës. Se dyert    e shtëpisë së tij  ishin gjithmonë të hapura.  Se ishte burrëror e i buzëqeshur. Fisnik  e trim i provuar. Bujar i papërsëritshëm. Burrë i fjalës dhe i besës. Shqiptar i pashëm i kulluar i cili  ndodhej përherë aty  ku ndodhej interesi i atdheut dhe i kombit. Aktivist i zjarrtë dhe njeri i papërtuar për të përmbushur çdo nevojë të komunitetit shqiptar në Nju-Jork e më gjerë. Njeri me aftësi të veçanta për të  hyrë në shpirtin e njerëzve. Ishte , siç më tha një bashkatdhetar, njëri ndër bijtë më fisnik e besnik të Malësisë, një atdhetar i vërtetë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet


STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Video shokuese.Pamje nga protesta e 16 shkurtit 2016..
  • Foto nga protesta e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama
  • Si u përdor Linda Rama për të mbuluar operacionin bankar të Samir Manes
  • Malazezët nuk janë sllav, e as serbë- shkruan Milan Qosoviq
  • New York : Shoqata “Malesia e Madhe ” njofton
  • Haradinaj mesazh të fortë Ramës: Mos bëjë zhurmë kot për ‘bashkim kombëtar’ por përfundoje Rrugën e Kombit
  • Kur gjithçka i “besohet” shaptilografit…
  • MALESIA E MADHE VEZIR PËR PERANDORINË TURKO-OSMANE
  • 1 vit në shesh, protesta për të mbrojtur Teatrin shembi arrogancën e Qeverisë

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
Kush është Frederik Rreshpja?

Kush është Frederik Rreshpja?

Nga: Gazmend KRASNIQI Edhe pse ka vite që nuk … [Vazhdo....]

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Dëshmitë e pafundme të shkollave … [Vazhdo....]

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

England received a generous draw in their attempt … [Vazhdo....]

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

60 vjet më parë në qytetin e Shkodrës u shfaq për … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Kjo eshte dhe jeta e vajzave te Instagramit,perveç … [Vazhdo....]

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Sopranoja e njohur Inva Mula do të jetë Drejtorja … [Vazhdo....]

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Instagram (i njohur gjithashtu si IG [8]) është … [Vazhdo....]

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Me një Urdhër të pëbashkët të ministrit të … [Vazhdo....]

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Vajzat përdorin seksin për të marrë dashuri. … [Vazhdo....]

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin … [Vazhdo....]

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis  komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

          _ … [Vazhdo....]

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Avokati Kieran Both i përgjigjet lexuesve Cili … [Vazhdo....]

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

Gjekë Gjonlekaj/New York Murgeshat shqiptare … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Nga Rush DRAGU Vasel … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

September 2018
S M T W T F S
« Aug   Oct »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in