ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for November 14, 2019

“NE BERZANE ZOGJTE I KISHIN VARRET NE AJER…!”

November 14, 2019 by Pafragje 1 Comment

…Rikuiem per fshatin tem!

ZEF PERGEGA

         Me te vetmin qe kam folur nga jashte shetit per fshatin tem dhe te tij eshte Gjovalin Dudi, ushtark i larte i marines detare shqiptare, tani ne emigrim ne Itali. Mandje rastesisht ne internet edhe me Marinela Zefin, studente ne shkenca politike ne Tirane, ne fillim pa e ditur se ajo eshte komshia ime shume e afert ne Berzane…dhe shkova ne fshat me 25 shtator 2019. Do te shkruaj per kete vizite, por ne fillim po shpreh nje rikuiem per fshatin tem e me pas ekspediten ne kalane e harruar “Bassania” me Zef Pal Jakun, Ndue Precin dhe Preng Dudin. Para lugines se fshatit tem nga cepi i Ures se Matit me harqe ose ndryshe quhet Ura e Milotit, tek shkrepja dy tri fotografi m’u be vetja perseri femije. Erdhen dhe m’u zgjua kurehtja, historia, si guralecat e shendritshem te zallit, qe nen xixellimet e rrezeve te buta te diellit m’u dhane flake kujtimeve. I gjithe formimi im letrar zbriti me lot, si ushtria pas betejes se humbur, i zene rob. Ne parajsen time te pritjes, nen kembet e Ures me harqe rridhte Mati

This image has an empty alt attribute; its file name is Ura-e-Matit.jpg

…fundi i pjeses se pare, Berzane  25 shtator 2019, ne prangun e shtepise se Zef Pal Gjin Jakut, ne pritjen bujare te kulles se tij, i mbetur vetem me gruan e tij, por i paharruar nga femijet!

plak, i thinjur e i turbullt nga travlimet e vendit, udha e gjate dhe harresa njerezore, per bukurine qe ta ka fal Zoti. Mes nje gjelberimi me rrenje ne valen e lumit jetonte krenare, Kunora, Altari e Molungu, ku kaloi nje jete austriaku At Barkata, te pashlyer ne djepin e thyer te motres time Vitore. Ne luginen e Berzanes vetmia e terri heret pa rene pulat shtronin gostine e radhes, shurdhuar kenga e bilbilit e zani i fyellit. Uji kishte vdekur e muliri i gurit kishte pesuar infrakt ne zemer nga mungesa e kokrrave te grurit. Me thane se ne dasma shume te ralla, sa numerohen me gishta,  nuk pihej vere rrushi. Pjergullat qe dikur ishin nenqielli i Berzanes ishin rrudhur ne shpirt e lengu i embel i mushtit ishte nje thartine. Zemra ime kur e mori vesh sa nuk plasi si ajo e Lorkes. Po me se ta levdojme Jezu Krishtin?! Me c’fare t’a presim mikun?! Tufes se luleve ne varret e te pareve te mi, betejave dhe epopeve ne kalane “Bassania” kishte kohe qe u ishte fikur qiriu e kandili, me nje agoni te perjetshme.

This image has an empty alt attribute; its file name is Kisha-e-Shen-Gjergji-Kryezi-Berzane-shek-16te-kuka-sherbyer-barcata.jpg

Nen kembet e ures me harqe parakalonte dhimbja, per t’u qetesuar ne paqen e detit e per te kripur plaget nga loja e krimbave . Ndohta shija e saj kerkonte pak kripe qe te mund t’a kaperdinte shpirti, i sforcuar nga braktisja. Pikturat dhe vizatimet e mia, por sidomos ato te lashta dhe te barinjeve me zor dalloheshin ne fanatizmin e zemres se gurit. Shtepite, qe dikur zeri i femijeve dhe ardhja e mikut i mbante hapur, tani nje dryn i keq i mbante te kycura. Frike me t’a cel dikush deren?!. Po si mbyllet mikpritja e odes dhe e kulles mirditore?! Nuk me tha njeri: “Eja mire se te ka pru Zoti!” Njeri i huaj ne dheun tend?! Si more mos me te njoh dheu yt edhe pse mban te njejtin mbiemer per me shume se 300 vjet?! Kete mbiemer e ka mbajtur bajraktari ne Kryezes, i vrare nga diktatura, ne krye te katundit Berzane ne Molug, me fytyre nga kisha e Shelbuemit mbi gurin e bardhe te Rubikut. Zef Pal Jaku, Ndue Preci e Preng Dudi nuk e kishin tradhetuar zakonin e vjeter. Qe ne oborr kane dal me me prit tek pragu, si dikur, kur nenat tona ua benin me dore te gjitheve, pjestare te familjes te shtroheshin ne sofer dhe buken me e thye me dore dhe kush bente thermia ishte nen qortimin e rrepte te prinderve.  Aty ne Berzane, kur barku ushqehej me nje fete misri te verdhe me hithra, duart i ngrohnin me zjarr lisi e, bardhe u rrinte mbi krye plisi. Pa kishe katolike, por te gjithe kryqat i kishin te skalitur ne pllaken e oxhakut. Cdo gje mund te nxihej, po kryqi nen flaken e lisit rrinte gjithmone i lare si me ar. I nxire ne shpirt nga pllakat e renda te mergimit bardhesia e gureve te Kunores dhe Altarit me bejne me te bardhe, si dikur tamli i dhise e majsa e shtepise. Nje gjarper qe dremiste, kur me pa u be i gjalle, kerceu mes gjetheve te verdha dhe u be lajmetar. Pashe qe disa pulebardha u vune ne rend mbi harqet e ures si dasmareshat me lule ne kishen e pagezimeve me kenge e valle, por vallja e shpirtit tim ishte thyer gjunjesh. Me mundonte plaga e gjalle qe renkonte mbi lekuren e regjur te fshatit tim. Ne luginen e ngushte te Matit, kur kthehesha nga shkola e Rubikut per pushime me pelqente te ruaja kecat. Kecat me kecime u pershtaten lojes se femijeve. Vajza e djem si te nje familje, barinje te ri shtroheshim nen hijen e qarrit te madh dhe hanim dreke. Buke misri, djathe dhie here kulloshter e here kos, ndonje spec apo domate. I benim bashke ushqimet dhe po bashke drekonim. Madje ne pinim ne matren e njeri-tjetrit. Tani nuk jam gje tjeter vetem nje dregez ne supe te Berzanes, si nje varre ne kularin e qeve te parmendes. Nuk jam gje tjeter vetem nje cope buke e ngjyer ne gjakun e mallit e si nje gur i thepisur sa me duket sikur hena me sperkat qerpiket me boje te verdhe qe me zor kaperdihet. I strukur ne preherin pa epitaf te vdekjes se gjalle, duke mbajtur ne gji nostalgjite, si medalione lufte, qe s’jane me te zonja te festoje e te hidhen ne valle, para shtepise time i huaj, more krejt i panjohur! Terri dhe vetmia neper sqetullat e gureve dhe ne fytyrat e zbehta dhe te perhimta te rrasave te mbulojes, syte ua kishin zene zakonit te kujtimit dhe aty pashe se ishte shuar nga memoria e tyre emri im. Mbi catine e shtepise ishte kalbur molla e nuses se pare. Rashe poshte tek muri se mu kujtua zakoni i bolles tek pinte veze. Aty ishte trashur aq shume sa nuk leviste nga mbipesha. Asgje nga e jona, vec nje foto e babait kur kishte qene ne shkollen ushtarke te telekomunikacionit ne Itali pak muaj para Luftes e Dyte Boterore. Poshte murit, kur ktheva kryet pa me panjeri pashe hellin e ferlikut te tretur ne nje ferre tek bente rojen dhe pritjen. Ishte skeleti i tmerrit te leshimit te trojeve. Sendet pa shpirtit kishin shpresen e kthimit. Ne Berzane nuk behej fjale te kishte me vajza qe thurin corapet e burrit apo plaka me rroba mirditore tradicionale qe per dimer edhe ato qendisnin pajen e bijave. Furkat me pejza te keputur ne kemborat e berreve qe nuk bien me. Parmenda si gruaja e lotit ishte ndryshk dhe nuk levronte me. Toka nuk mbillet . Dikur kur nje fshatar kishte nevoje te prashiste aren e misrin, ngrihej i gjithe fshati dhe brenda dites te mbjellat  ishin te prashitura  e pataj shtoheshin te hanin dreken e te zotit te shtepise.

This image has an empty alt attribute; its file name is Ura-e-Matit-2.jpg

Tani vec kermilli brazdon vijen e vet. Edhe ne ajrin pezull fshataret kishin thurur gardhe. Dora e bute e nuses nen syte e strenglave te argjenda qe dukeshin si hyjnite dhe gaca e ndezur sy mace e shkruar nuk e ndiznin duhanin ne cibukun e plakut ne ane te oxhakut. Nuk behej fjale me per ftese per nje kafe e nje gote raki. Ne Berzane ishte shuar kujtimi i kulles se shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut. Bash ne kullen e te pareve te mi te ndare ne nje zjarr, aty ku ka lind Marka Ndue Pali, i vrare nga forcat partizane ne oborrin tone, i rashe ziles se shtepise se mbyllur me porte hekri dhe rrethuar mire me tela. Keto zakone kishin humbur si derri i erger i Molungut dhe ndoshta vete keta kafshe te egra i kishin shqyer ne dhembet e tyre, per ti lene Berzanes nje nam jo te mire. Po Zefi, Prenga e Nduja me forcen e ashtit te tyre te lodhur nga koha po e mbanin gjalle traditen e mikpritjes. Ne dhembet tane eshte rritur numeri i dhembeve te eger dhe syte na jane mbushur me shkendija. Na vjen nje ere qe as fija nuk mundet me e la. Pritja dhe kulloshtra ishin kryqezuar ne voter. Nje lot i madh, sa bula e gishtit te burrit me tradhetoj. Rreshqet mbi faqe, si nje terkuze e perdredhur, per tu bere bashke me kortezhin e triumfit te territ mbi driten.

This image has an empty alt attribute; its file name is Marinela-Zefi-1024x1024.jpg

Dikur ne pusin tone me uje te ftohte vinin vajzat e komshinjeve me boljera dhe Mara e Gjokes, plake dridhte nje cigare dhe aq fort i pelqente rakia e tates. Ishin krenare vashat e Berzanes, si bija mbreti sa cdokush mund  ti vinte syte ne lakmine e kulloses pa guxue me i prek dhe me u thene nje fjale. Prekja brenda fshatit ishte marrja me e madhe. Bashtinat dhe djerrinat ishin si nja kale i cofte, ku i sulen krimbat dhe hijenat. Nuk kishin force ta conin koken lart te pertypnin si gjirafat ne shkretetire se aty mungonin nuset qe dikur ngarkur me djepa e kalleza gruri ne dore qe me ngjyren e zanit kendonin kengen rritjes. Neper vale te gjethimit vura re nje za te dihatur, hedhur pas shpines se kohes, si nje qese plasmasi apo e thene me mjetet e fshatit, si nje shall me thirr te zi i palare.“Nane, Zot, kryq, bukuri natyrore…perzier si nje vershim perroi trazavac e inatcore, besa e burrave nje gardh thyer e i pa lidh ne krye, si faculeta e malesorit…nje kotec i lanun dore! E megjithate iu lakmova disa fluturave qe veren e mbanin gjalle edhe ne vjeshten e vone. Si dikur syve te qiellit, i grabitur mu qetesuan pak ne ato ngjyra, me u be paqe me mendimet e mia qe zienin si nje vorbe sa me behej se geshana e cobanit si ne qethjen e dheneve mi shkurtonte duke ua tretur udhen. Veglat popullore dhe grupi artisik i Berzanes, dikur si zanat e Bassania ishin zhdukur. Ne skeletet e kohes  vareshin si relike. Nuk kishte me gezim e hare te kendonin.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_0397-1024x768.jpg

Po Zef Pal Jaku i kishte ne shtepi dhe mesime e instruktime falas jepte ne zone si instrumentist i dikurshem i ansamblit folklorik te Lezhes. Ai njhet si artisti i Berzanes, ndaj ka nje partuka shkelje ne gjoks qe i rendon prej perngimeve te kota. Gjinkallat e perroit te fshatit kendonin kengen e tharjes. Rri buze kodres Pleshe dhe mendoj lojen e krijuesit me ngjyrat qe vezullojne ne krahet e nje cifti fluturash , te cilat bejne dashuri, duke dridhur krahet me nje feshferime te lehte sa lezeton syrin dhe gjethin ende te njome. Ndoshta aty kane mbetur enderrat e vashave te Berzanes, por qe nuk i pashe me sy. Vetem krahet e fluturave ishin te shkruara ndersa shkolla e germave shqip ishin te shkaterruara. Ne kodren e Filetes si veze e Pashkeve jane vorret e Berzanes, ku kane paqen ne lendinen e amshimit. Varre qe jane ne lorin tim. Nuk pashe nje perkujdesje. Disa jane te humbura tek kisha e Molungut ne djepin e thyer te motres time Vitore, vellane ne Tirane, prinderit e Lezhe , kunaten ne Amerike, te ndare me dheun tone qe na mban larg e afer, qe fort po e don te ligun. Shpirti im lemzon dicka, po nuk i jap shjegim, por edhe nese i jap dikush mund te thote: “Uf!”  Berzana jetonte ne mortjen qe kafshonte vetveten ose me nje dhem rinor qe shpreson ti dalin dhemballet e reja nga brejtja e krimbit te kohes. Ajo jetonte ne mishin dhe kockat e atyre qe ia fallen jeten per te qendruar e paharruar edhe ne betimin tim, e te tjereve qe me njohin si emer pa ma pa fytyren, per te mos u dorezuar. Eshtrat e saj mrizonin nen hijen e amshimit. Qielli i dekoruar me driten e yjeve bente lojen e kujtimit mes manaferrave. Ndersa vetmia shtresante ishte kartela e vetme e varreve. Ulliri dhe mani nuk ishin thare edhe pse asnje nuk i kishte vaditur dhe as krasitur. Mbi lekure te se vjetres bente ritin lidja e te rese. Ne arkivol te trungut vdiste njera e lindte tjera ne djepin e perkundjes nga era. Rriteshin filizat e tyre sic rriteshin zerat e femijeve te Petrit Gege Zefit. Qendroi mbi uren e Matit, ku betoni ka rene copa copa si lebioze, thua se gjarperi ka zhveshur kemishen e tij dhe hekuri me nje fytyre te ngerdheshur nga ndryshku. Eshte ndertuar nga qeveria e Zogut aty nga viti 1928 nga shoqeria “Rragaci” sic me ka thene babait qe ne ate kohe ishte 10 vjec, por qe dinte italisht per shkak te nje shoqeri druri nga Udine e Italise e cila ushtronte aktivitetin ne pyjet e Berzanes. Shikoi luginen e Berzanes te pershkruar aq bukur nga udhetar te huaj e konsuj, e cila tani me ngjane me nje grua veje e fatzeze qe dikush, si nje komit malesh ia ka pre gershetin qe dikur tundonte edhe te verberin. E rreshkur buka e saj me fytyre boje makthi, ku zoti me zotat pagane dremiste thelle, pse aty per te mbajtur gjalle frymen e besimin nuk ishte ngritur nje kapele. Edhe perroi, ku zinim peshk me kosha nuk qeshte me pjergullat e bregut, si gjinje delfinesh, ku vashat dhe djemt nuk kishin kryqa ne qafe. Kush ta sillte, kush tua mekonte fjalen e Zotit?! Aty mungon prifti e mungojne motrat. Zefi e Nduja cuditeshin me hapin tim tek ngjiteshim kodres se mureve te fshehura ne dhe qe ne prehistori, si te nje ushtari nen komante, ndohsta nga se me terhiqnin gjurmet e mia qe me kishin mbetur aty si nje thunder cjapi me mbi gur. Ndjej nje ze te vobekte, sikur del nga galeria e rrenuar dhe me shkurre mbulur drita e saj e sikur me thote: “Po ti kush je e nga ke ardhur o i huaj?!” Mos ma gervish zanin as mos ma patro fytyren se nuk eshte koha se shteti i te shiturve mund te na shese dhe keshtu historia e forteses tone ne luftat rromake mer fund! A nuk po e shikon se sa behen zbulime kthehen ne tjetersime!” Ne gjak me derdhet nje katarakt dhe ne shpirt kam nje polifoni zbulimi edhe pse nuk eshte profesioni im. As Zefi dhe as Nduja nuk e kane profesion, thjesht ato jane artiste te fshatit, por e duan zbulimin e gureve te Bassania, per te cilet jane krenar. Madje saktesisht buze tyre qendronte nje gjarper qe dremiste, por kur na pa na leshoi udhen ta vizitonim murin. Ketu nuk po merrem me metafora poetike por pyesni Zefin dhe Nduen per te verteten e asaj dite. Mu kujtua Martin Camaj ne kerkimet e tij ne Bibloteken e Vatikanit qe me “Polimpestin” e tij synonte dicka pertej Mesharit te Gjon Buzukut dhe murgu hebrej qe ishte 50 vite aty i tha se ne ato pergamente veshtire se mund te zbulosh gje dhe ai doli naten neper dritat e legjendave te Romes. Une nuk e kam grushtin e Migjenit ti bie kodres “Pleshe” qe nuk bezan! Po ne shpirtin tim te pamundur e kam nje kembane! Me i nxjerr ne pah bukurite dhe historite e Berzanes, te cilat fshihen ne gjoksin e thelle te virtytit e te oshetimes. Me ngjitet deri ne qerpik flaka e trishtimit. Ne Berzane perin  fatit e tjerre furka e braktisjes, por pak shprese se djersa e te larguarve po nxjerr tym te bardhe ne oxhaket e riparime te shtepive, po plaga e mallit gjakon prej deshperimit deri thelle ne shpirtin e Ten Zot! S’dua ta besoi se ka fluturuar Perendia! Ndoshta nje dite, duke lexuar lutjen e mia do ti dhuroje Bezanes nje kapele qe te mos vajtojne ne fanatizmin e harreses dhe kopeshtin e bardhe te saj te cele lulja e shpreses!

Filed Under: Uncategorized

Mons dr. Zef Oroshi në Logun e Kuvendit dhe të tjerët për jetën dhe veprimtarinë e tij

November 14, 2019 by Pafragje Leave a Comment

“Mirëse u ka prue Zoti në shtepinë tuej. Kjo sot asht nji shkëndi e vogël, por që do bahet nji flakë e madhe nji ditë në Atdhe.

Sot të dashtun bashkatdhetarë, falenderja e mirënjohja mâ e thella u siellet të gjith bashkatdhetarëvet shqiptarë padallim, jo prej njajë, dy, tri a pesë krahinash të Shqipnisë, por prej “Tivarit në Monastir – Prej Preveze në Kaçanik”, prej të gjitha vendevet kû flitet gjuha e ambël shqipe, që aq vllaznisht na kanë dhanë zemër, ndihmue e përkrahë, dhe kam shpresë e deri diku jam i sigurtë se kanë me vijue me na ndihmue dhe në t’ardhëshmen, pse rruga e flijimevet asht ende e gjatë per ne per ta përmbyllë këte nisme me randësi kombtare.

Gëzonju prá, o vllazen e motra shqiptare, pse çerdhen tonë me i sherbye Zotit e në të njajten kohë Atdheut të dashtun e të largët, e kemi krijue me flijime tona të shkelqyeshme. Ai Zot që na ka krijue, nuk na ka harrue, e u thaft e djathta e jonë, në qoftë se në jeten tonë, Atë osè Atdheun që na lindi do ta harrojmë.”

Mons. Dr. Zef Oroshi

24 Dhetuer 1969, Krishtlindje, New York,

Klajd Kapinova

Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë viteve para komunitetit shqiptaro amerikanë, me një libër origjinal të mirëfilltë atdhedashës, me titull kuptimplotë: “Long Kuvendit – në trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New York, 2019).

Ky libër me shkrime të karakterit historik, shkencorë, enciklopedik, tradita, zakone, gjuhësorë e kulturorë etj., botohet në Jubileun e 50-vjetorit të meshës së parë në SHBA (1969-2019).

Vepra në fjalë, u përzgjodh, përgatit dhe u botua me shpenzimet financiare të studiuesit dhe publiçistit veteran të komunitetit tonë Tomë Mrijaj.

Përmbajtja e librit hapet me shkrimin hyrës: “Dy fjalë për lexuesin”, nga Tomë Mrijaj, kurse “Parathënia”, është shkruar me shumë respekt dhe mirënjohje nga meshtari i kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York dom Pjetër Popaj. Autori meshtar e ka titulluar shkrimin: “Monsinjor Zef Oroshi”.

Punimi shkrimor i tretë hyrës, që përmban copëza origjinale kujtimesh jetësore dhe vlerësime, gjithashtu është shkruar me nderim dhe respekt nga meshtari i kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit, Michigan, linderi, patrioti dhe kleriku i palodhur dom Anton Kçira. Shkrimi mban titullin: “Monsinjor dr. Zef Oroshi – një vizionar largpamës dhe kështjellë e pamposhtur antikomuniste.”

Vepra në fjalë, me autor shkrimtarin dhe studiuesin e albanologjisë mons dr. Zef Oroshi, hapet me një studim hulumtues të ndërthurur mjeshtërisht me kujtime të përjetuara, për bashkëkohsin dhe mikun e tij të ngushtë, një ndër figurat më të shquara të vemdlindjes dhe diasporës sonë këtu në SHBA, dhe veçanërisht në Boston, Fortlumturinë e Tij imzot Fan Stilian Nolin, i cili, ka titullin investigues: “Si e njofta Fan Nolin?”

Kujtojmë, se intelektuali i shquar i komunitetit tonë, ka një veprimtari të pasur dhe të ngjeshur intelektuale, në fushën e studimeve dhe publicistikës shqiptare.

Miditori inteligjent, për shumë dekada, ka botuar me qindra artikuj cilësorë, hulumtime me profile të ndryshme në shtypin e kohës së diasporës, duke u mirëpritur me shumë interes nga redaksitë e organëve të ndryshme të shtypit si dhe nga albanalogët e shumtë të huaj, professorë të huaj dhe shqiptarë, që kishin studiuar në universitete më të famshme të Europës Perëndimore.

Në një letër, që prof. Ernest Koliqi i dërgon nga Roma monsinjor Oroshit, që jetonte në New York, në hyrje të saj i shkruan: “I dashtun Monsinjor Zef! Shkrimet tueja i presim si zogla e verës…”.

Duke pasur si mik të ngushtë prozatorin e shquar prof. Ernest Koliqin, dr. Oroshi për një kohë të gjatë bashkëpunoi me revistën e tij zëmadhe të kohës “Shêjzat”, gjatë përiudhës së frytshme intelektuale të viteve 1957-1974-1978, kur themelues dhe drejtues i saj ishte Ministri i Kulturës së Shqipërisë shkodrani dhe prozatori modern brilant prof. E. Koliqi.

Nëse futemi në brëndsi të librit, shohim se vepra e re me vlera të mëdha historike dhe albanologjike është e ndarë në 4 kapituj.

Kreu i parë, përmban 8 punime të përzgjedhura për botim, ku, ndër të tjera përfshihet studimi, që i kushtohen poetit kombëtar atë Gjergj Fishtës O.F.M., e cila në esencë dallohet për një analizë të hollsishme dhe faktografike, ku, shkrimtari dr. Oroshi, na e ka dhënë poetin lezhjan, përmes një përmbledhje mjeshtërore, me titullin: “Tue perkujtue Fishtën” (Shêjzat, nr. 1-2, 1962).

 Edhe shkrimet e tjera, të hartuara të gjitha në gjuhën gegë (e cila flitet nga ¾ e popullisë së trojeve etnike shqiptare), që vijnë njëra mbas tjetrër, kanë tematikë shqiptare dhe enciklopedike, si: “Nji oazë rilindjeje kombtare në diasporë”, (Shêjzat nr. 7-8-9-10, 1964, “Fiket Ernest Koliqi, nji pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare”, (Shêjzat, numëri special, 1978.), “Çohaja”, novelë, fragment”, (Shêjzat, nr. 5-6, 1959), “Koncili Ekumenik, Shêjzat nr. 5-6, 1961) “Kryq-terthuer nëpër ujdhesat karibjane”, (Shêjzat nr. 9-10-11-12, 1966), “Nji arkitekt e skulptor shqiptar i Rilindjes në Dalmati:  Andrea di Nicolo Alessi o Alexsijer da Durazzo”, (Shêjzat nr. 1-2, 1958) “Mirënjohja shqiptare ndaj Arbreshëve t’Italis”, (Shêjzat nr. 7-8, 1959).

Oroshi, spikat apo dallohet edhe për natyrën enciklopedike dhe njohuritë e thella dhe të gjera që ka për disa fusha të dijës shqiptare dhe botërore, të cilën tradicionalisht ndër shekuj e kanë levruar edhe ajka apo plejada më e ndritur e klerit katolik shqiptar.

Kreu i dytë dhe revista popullore

Jeta Katolike në New York (1966)

Klerku i shquar mirditor, mons dr. Zef Oroshi, me të mbërritur në botën e lirë në New York të SHBA, fillon të bashkoj komunitetin e pakët katolik shqiptarë, të ardhur në këtë shtet të madh metropolitan në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Sikurse e ka shprehur në disa shkrime dhe homelitë fetare të botuara në revistën Jeta Katolike, del se qëllimi tij ishte për t’i ruajtur nga asimilimi, sa të jetë e mundur shqiptarët, bashkimi rreth vatrës së ngrohtë në Shtëpinë e Zotit, për të ruajtur vazhdimisht traditat, zakonet, gjuhën e bukur shqipe, kulturën, festat kombëtare, përkujtuar figurat e ndritura patriotike… dhe veshjet e bukura tradicionale popullore.

Këto vlera të pastra shqiptare, sipas Monsinjorit, mund të arrihen vetëm duke hapur sa më parë Shtëpinë e Zotit.

Kjo kishë e re shqiptaro amerikane, sipas shembullit pozitiv të traditës historike në vendlindje, u kthye shpejt në një vatër të ngrohtë të atdhedashurisë.

Në saj të punës së palodhur dhe këmbngulëse të mons. dr. Oroshit, fatmirësisht u bë e mundur themelimi i Qendrën së Parë Katolike Shqiptaro Amerikane, në Bronx, New York..

Paralelisht me këtë mision të vështirë, por jo të pamundur për te, Oroshi, i jep jetë edhe buletinit ose sikurse njihet në historinë e kishës sonë Revista Fetare Kulturore Jeta Katholike Shqiptare e cila sot vazhdon sërisht të botohet me emrin Jeta Katolike).

Kjo e përkoshme tre mujore, u bë shpejt tribunë e mendimit të lirë intelektual dhe progresist, për shumë figurave të shquara të diasporës shqiptare në SHBA dhe më gjerë.

Në këtë revistë, figurojnë emrat e shumë shkrimtarëve, intelektualëve të shquar, albanologëve, klerikëve katolikë dhe të besimeve të tjera fetare, sikurse edhe artikujt e shumtë të shkruar me dashuri zemre nga njerëz të thjeshtë të komunitetit tonë.

Ky kapitull, është shumë interesant, për faktin se dr. Oroshi trajton tema atdhetare të gurrës popullore shqiptare, të cilat i boton në rubrikën kulturore joshëse Log Kuvendit.

Pikërisht, në këtë libër, janë botuar disa nga artikuj në revistën Jeta Katolike të mons. dr. Zef Oroshit dhe të tjerët rreth aktivitetit të tij dhe kishës katolike, gjatë periudhës së viteve 1966-1978.

Oroshi, ka përdor disa pseudonime, meqenëse në revistë ka botuar shpesh 2 ose 3 artikuj brenda një numëri. Më të lakuar janë emrat apo pseudonimet: Zodiaku, Theologu, Redaksija, D.Z. etj.

Kreu i dytë përmban 70 shkrime, ku, shumica e tyre janë studime të mirëfillta, të cilat i ka vazhduar për disa numëra me radhë deri sa i ka botuar të plota. I veçantë është shkrimi: “Madre Tereza Bojaxhiu”, (1966, Nr.1 (D.Z.).)

Ky është ndër shkrimet e para të botuar në SHBA për shën Terezën e Kalkutës ose sikurse njihet Nënë Tereza. Kujtojmë, se në kohën e diktaturës së hekurt komuniste në Shqipëri, emri i shenjtneshës së gjallë nuk permendej asnjëherë, kurse e kunderta ndodhi në SHBA, ku, presidentët e saj, Kongresi dhe Senati amerikan e nderonte dhe respektonte shumë.

Disa vite më vonë, presidenti republikan Roland Reagan e nderon me çmimin më të lart të  shtetit amerikan: “Medalja e Lirisë”, duke e pritur disa herë zyrtarishtnë Shtëpinë e Bardhë.

Një vit më vonë, më 1967, në Shqipëri diktatori Enver Hoxha do të filloi zyrtarisht luftën kundër fesë dhe zakoneve prapanike, sikurse i quante ai klerikët fetarë dhe fenë.

Kisha dhe kleri katolikë shqiptar do ta pësonte më shumë nga gjenocidi komunist dhe kalvarin e mundimeve me persekutime, duke i dhuruar sot kombit tonë mbi 38 martirë elteri të kishës.

Shkoqitje gramatikore gjuhësore (Mbi fjalët: Dhunti, Dhuratë, Dhanti), është një rubrikë e re, që ka trajtuar gjerësisht dr. Zef Oroshi në revistën Jeta Katolike (1966-1967, nr. 2, 3, 4, ku, ai ka përdor pseudonimin Zodjaku.

Mesha e parë në Qendrën Katholike Shqiptare në New York City, në Natën e Madhe të Keshndellavet të vitit 1969, është një përrmbledhje brilante oratorie, ku si gjithnjë shquhet fjalimi brilant, me fjalë të zgjedhura dhe frymë patriotike nga prelati mons. dr. Zef Oroshit.

Si dëshmi e histories së kishës sonë Monsinjori, njoftonte vazhdimisht komunitetin e vogël katolik shqiptar në New York, mbi ngjarjet e rëndsishme, sikurse ishte asokohe blerja e Qendrës Katholike Shqiptare e New York-ut gjatë vitit 1969.

Ai si dëshmi historike dhe për brezat e ardhshëm këtë njoftim të mirëseardhur e botoi në faqet e numërit katër të së perkohshmes në gegnisht dhe dygjuhësh shqip-anglisht, që ai botonte dhe drejtonte me pasion.

Një rast tjetër i rëndësishëm historik i komunitetit shqiptar në New York, ishte edhe kremtimi i inagurimit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në mergim (1970, Nr.1-2), shkrim që ka për autor të riun emigrant Mark K. Shkreli, i cili, më vonë do të bëhet edhe kryeredaktor i revistës Jeta Katolike, detyrë vullnetare, që ai vazhdon ta kryej me sukses edhe sot…

Këtu janë botuar edhe fjalimet përshëndetse të Perndershmit imam Isa Hoxha, prof. Rexhep Krasniqi, prof. Arshi Pipa, Ago Agajt, dr. Halim Begeja, mbresat nga një darkë festive pranë kishës katolike shqiptare, me autor Ymer Doda, fjalimi i Zef Pashko Deda, sikurse jehona e shtypit amerikan nga gazeta e famshme The New York Times, By Murray Schumach (Prill, 13, 1970, E para kishë katolike shqiptare në ketë hemisfer u hap në Bronx) etj.

Media bashkohore sot për jetën dhe veprën e mons. dr. Zef Oroshit

Në kreu e tretë, janë botuar shtatë shkrime studimore bashkëkohore nga autor shqiptaro amerikanë dhe vendlindja e trojeve etnike shqiptare, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kështu studiuesi dhe publicisti Mërgim Korça, është paraqitur në këtë libër të Monsinjor Oroshit me studimin: “Konsiderata rreth vëllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tomë Mrijaj”.

Studiuesja e re shkodrane Leonora Laçi vjen në këtë libër me shkrimin investigativ: “Si i shpëtoi Sigurimit msgr. dr. Zef oroshi!?”, ndërsa ish drejtori dhe gazetari i Zërit të Amerikës Frank Shkreli vjen para lexuesit me shkrimin me kujtime: “Në kujtim të Monsinjor Zef Oroshit”

Një tjetër shkrimtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikane Eleonora Gjoka, është paraqitur denjësisht me studimin me titull: “Studiuesi Tomë Mrijaj gdhend në mermer viganët e cultures shqiptare (Cikli: “Kultura Shqiptare në Shoqerinë Amerikane”)

Publicisti veteran dhe një ndër aktivistët e palodhur të komunitetit shqiptaro amerikanë për shumë dekada dhe njëherazi disa herë kryetar i këshillit të kishës katolike shqiptare Tonin Mirakaj, ka botuar shkrimin: “Mbrekulli në Qendrën Katolike Shqiptare Zoja e Kshillit t’Mirë”

Edhe autori i këtij shkrimi modest (Klajd Kapinova), në librin në fjalë ka botuar studimin me titull: “Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës, themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në SHBA (New York) mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989) (Në kujtim të 30-vjetorit të kalimit në amshim).

Ish bashkëpunëtori i hershëm i revistës kulturore fetare Jeta Katolike dhe sot kryeredaktori i saj Mark Shkreli, ka botuar kujtimet e tij me titull: “Kujtoj me mall mikun tim Monsinjor Zef Oroshin.”

Monsinjor Oroshi dhe biografi i tij Mrijaj

Libri i ri me autor mons dr. Zef Oroshin: “Log Kuvendit në trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New York, 2019), u përzgjodh, përgatit nën përkujdesin e veçantë dhe u botua bujarisht me shpenzimet personale financiare të studiuesit dhe publiçistit të komunitetit tonë Tomë Mrijaj.

Kujtojmë me shumë respekt dhe mirënjohje, se atdhedashësi dhe kulturdashësi i letrave shqipe studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj, deri tani ka sponsorizuar mbi 100 libra të fushave dhe gjinive te ndryshme, duke ndihmuar me bujari shumë bashkatdhetarë vendlindje pa dallim feje dhe krahine, në botimin e veprave të tyre.

Dr. Oroshi dhe studiuesi Mrijaj, kanë lidhje me njeri tjetrin. Monsinjori ishte kumbarë i katër fëmijë (Adriana, Nikollë, Elizabeta dhe Donika Mrijaj) të Tomë dhe Liza Mrijaj.

Kjo bëri që miqësia mes tyre të rritet. Meshtari ynë, gjatë udhëtimeve me makinë, i tregonte Tomës shumë histori të familjës së kapidanëve të Miridtës, Oroshit dhe historisë së familjes së tij.

Qysh kur Toma mbërriti për herë të parë në SHBA (viti 1978), u interesua që të kontaktoj me emigrantë të hershëm, që kishin mbërritur më parë në New York e gjetkë.

Ky libër i ri, vjen në dorë të botës mbarëshqiptare, me rastin e 50-vjetorit të meshës së parë, në natën e Kshnellave të vitit 1969, si një përkujtim i veprës së paharruar të themeluesit dhe drejtuesit, klerikut të shquar mons. dr. Zef Oroshit dhe komunitetit shqiptar në SHBA, që perqafuan dhe mbështeten ngritjen e kishës së parë katolike shqiptare në Amerikë.

Studiuesi Mrijaj, shkruan: “Nga hulumtimet e mia shumëvjeçare, që i kam bërë jetës dhe veprës shkencore dhe historike të mons. dr. Zef Oroshit, kam konstatuar se artikujt e tij janë shkruar përgjatë viteve 1958-1978.

Përmbajtjet e shkrimeve të shumta studimore i përkasin fushave të tilla, si: histori kombëtare dhe të huaj, jeta dhe vepra e shumë figurave të shquara kombëtare shqiptare qysh nga Mesjeta, si: heroin kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin, Nënë Terezën, imzot Fan Stilian Nolin, poetin e ëmbëlsisë dom Ndre Mjedën, poetin kombëtar patër Gjergj Fishtën O.F.M., prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin e shumë të tjerë.

Sikurse kujton Tomë Mrijaj, meshtari i shquar i komunitetit tonë mons. dr.  Oroshi, është përkujdesur, që shkrimet e tij t’i paraqes për botim në buletine dhe të përkohshme të ndryshme me një gjuhë gegnishte të përpunuar dhe studiuar me shumë kujdes.

Në këtë libër, del dukshëm veprimtaria e shumanshme e klerikut dhe intelektualit të shquar të botës shqiptare në diasporë.

Ai nuk ishte vetem një predikues i thjeshtë fetarë, por dhe një studiues i zoti, pendë e spikatur dhe e mprehtë.

Lexuesi mëson se Monsinjori, ishte një aktivist kurajoz për të ndërmarrë inisiativa të mëdha mbi supe, në dobi të komunitetit shqiptar në SHBA.

Meshtarët tanë Mons. Oroshi dhe dom Pjetër Popaj

Kur mons. dr. Zef Oroshi ishte meshtar i kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë” dom Pjetër Popaj ishte gjakon dhe stundent në Universitetin teologjik dhe filozofik në New York.

Ai më vonë do të bëhet bari shpirtëror ose famullitar i përkushtuar me një devocion të thellë i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.

Është e rëndsishme të thuhet me bindje të plotë, se dom Pjetër A. Popaj, është sot vijues i denjë në rrugën e trinomit Fe – Athe – Përparim, nëpër të cilën ka ecur për shumë vite në vendlindje dhe New York, me perkushtim dhe sukses të veçantë edhe paraardhësi i tij intelektuali i shquar imzot Zef Oroshi (1912-1989).

Meshtari ynë dom Pjetër Popaj, në parathënien e librit në fjalë vlerëson: “Në fillim, dua të theksoi se nuk mundet që një parathënje apo një libër të përfshiijë të gjithë jetën e një figure të lartë, të shëndritur, të shquar, të një kalibër apo përsoni të tillë, sikurse ishte mons. dr. Zef Oroshi. 

Monsinjori, ka qenë shumë i përgaditur me një njohuri filozofike, shkencore dhe me një aftësi intelektuale për të sunduar një shtet. Gjithashtu nga ana shpirtrore ka qenë shumë i thellë në teologji dhe në Shkrimin Shenjt.

Ai i ka dedikuar shumë kohë e kujdes përkthimit shqip të katër Ungjijve dhe Aktëve të Apostujve prej gjuhëve të huaja, duke filluar prej greqishtes së vjetër.

Ka qenë shumë i thellë në dogmën e kishës, shumëherë e citonte Summa Theologica të Shën Thomas Aquinas, që përmbledh kuptimin e shpjegimin e theologisë katolike, në një mënyrë të jashtzakonshme.  Ky ka qenë Thomist, pothuajse sikur të gjithë priftrinjët dioçezan.”

Dhe dom Pjetri, më poshtë vijon kujtimet e veta, kur vë në dukje disa detaje interesante kur ai ishte stundent: “Gjatë përgatitjes në seminarin teologjik, të gjithë seminaristat kanë mësuar dhe përvetsuar Summa Theologica të Shën Thomas. Summa ka qenë udhëzuese për mësimet teologjike të kishës katolike…

Ky me një shkathtësi trimërije të natyrëshme nuk u dorzohet dhe qëndron në protest për më se dy vite në mal kundër tyre. Shumë herë kur bisedonte për veshtërsitë në mal u bënte emocjonal; shumicën e kohës pa gjumë, pa bukë, pa strehim është një gjë e pa-imagjinuar si kanë mundur ky me shokët e tij të qëndrojnë gjallë.  E përse!? Të gjithë këta vuejtje, vetëm për fe e për atdhe.

Ai ka qenë një mbështetje e pashoqe e thirrjes sime për meshtar. Nuk ka mundur kush të më frymozojë më tepër se sa Monsinjor Zef Oroshi. Edhe tani që po shkruaj disa kujtime të tija, më përforcojnë në meshtarinë time. Gjithëherë më porosite: “Mendo se kur predikosh, si respekt për popullin të jeshë gjithëherë i përgaditur.”

Kjo më ka ndihmuar gjithmonë.  Edhe sot, kurr nuk dal të predikoj pa u përgaditur…

Njëri prej atyre shqiptarëve kam qenë edhe unë.  Qysh në vitin 1973 që kemi ardhur në Amerikë dhe jam njohur me të nëpërmjet (atëherë) Dom Rrok Mirditës, më ka dashur dhe ndihmuar gjithëherë deri në vdekjen e tij.

Kur unë i kam treguar se kam dëshirë të bëhem meshtar është gëzuar aq shumë sikur të ju kishte çelë qielli. Me ka këshilluar me fjalët më inkurajuese dhe më ka siguruar përkrahjen e tij.

Ai më ka çuar për tu regjistruar në seminar dhe qysh se kam filluar shkollën dhe kam mbaruar shkollën, kur jam shuguruar meshtar dhe kam filluar shërbimin si meshtar dhe deri në fund të jetës së tij ka vazhduar gjithëherë kujdesimin e tij ndaj meje…

Lutemi që Zoti të ja ketë shpërblyrë në jetën e amshuar duke gëzuar lumturinë e Parajsës.”

Mons. Oroshi dhe dom Anton Kçira

barrikada të hekurta antikomuniste

E përbashkëta e dy meshtarëve Oroshi dhe Kçira, është se ata kanë një jetëshkrim me profile të njëjta atdhedashurie dhe antikomunistë të vendosur.

Mons. Oroshi arratiset nga feri burg komunist dhe merr rrugën e malit, duke u bashkuar me nacionalistët e pamposhtur, që me armë më dorë në Mirditë dhe kudo luftonin komunizmin e zi.

Ai ndiqej këmba këmbës nga forcat e Sigurimit, të kryesuar nga Mehmet Shehu, i cili, me urdhër të diktatorit Enver Hoxha kishte vënë shperblime për atë person që jepte informacione se ku ndodhej ai. Ata e  kishin rrethuar të gjithë Miditën, për ta zënë të gjallë, por deshtuan… sepse atë e mbroj grigja e tij dhe Zoti…

Detaje interesante, zbulohen nga vetë mons. Oroshi në letrat, që i dergonte në Itali Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit nga ish Jugosllavia, ku, me detaje e përshkruan jetën e vështirë në sketerrën komuniste ateiste…

Familja e dom Antonit persekutohet keqas nga rregjimi komunist sllav serb. Në këto kushte të vështira, ai detyrohet që të lërë me dhimbje Dardaninë martire dhe shkon për të jetuar në Shkup të Maqedonisë Veriore… dhe më pas në SHBA…

Të dy vëllezërit në Krishtin, meshtarët Oroshi dhe Kçira ndiqen nga komunistët trushpërlarë edhe në New York dhe Detroit, por qëndrojnë stoik dhe të vendosur në rrugën e tyre.

Për kontributin e madh, që ata kanë dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, në kohë dhe rrethana të ndryshme, për të dy meshtarët në fjalë janë shkruar disa libra monografikë pas vitit 1991, artikuj dhe studime historike, në organet e ndryshme të shtypit në diasporë dhe vendlindje.

Për meshtarin e palodhur antikomunist, intelektualin dhe liderin e komunitetit katolik shqiptar në New York, mons. Oroshi, meshtari dom Anton Kçira, shkruan: “Gjatë jetës time të gjatë meshtarake, në mendjen dhe zemrën time ruaj kujtime të bukura dhe të paharruara për shumë figura të shquara të krenarisë sonë kombëtare të botës shqiptare në trojet etnike dhe diasporë…

Mbas një periudhe të gjatë kohore, njeriu me vetëdije shikon me kujdes dhe qetësi bilancin pozitiv të punës dhe jetës së madhe meshtarake, intelektuale, kulturore, shkencore, atdhetare të meshtarit karizmatik të komunitetit shqiptar mons. dr. Zef Oroshit.

Unë, kur isha meshtar i ri, kam pas fatin, nderin dhe privilegjin e madh, që të njoh nga afër për disa vite në kohë dhe rrethana të ndryshme historike meshtarin e përvuajtur mirditor mons. dr. Oroshin, këtë bari të dedikuar tërësisht trinomit Fe – Atdhe – Përparim. 

Në bazë të njohjes personale dhe historike të jetës dhe veprimtarisë së gjatë baritore dhe atdhetare të mons. Oroshit, jetën dhe veprimtarinë e pasur të tij mund ta ndaj në disa faza: Vitet e para në seminar dhe pasioni i madh për librat; Studimet meshtarake teologjike – filozofike; Meshtar i ri në vreshtën e Zotit; Braktisja e famullisë, rezistenca antikomuniste dhe dalja në male; Vitet e vështira të kurbetit dhe historia e suksesshme e meshtarit patriot në vendet e ndryshme të botës dhe SHBA.”

Sërisht, bariu shpirtëror i ditëve tona dom Antoni, kujton mikpritjen tradicionale shqiptare të mons. Oroshit në New York.

Ai ndër të tjera ai shkruan: “Në vitin 1976 së bashku me intelektualin e shquar dhe autorin e librit studimor të famshëm “Ipeshkvia Shkup – Prizren gjatë shekujve” dr. mons. Gaspër Gjinin, shkuam në New York për t’i bërë një vizitë miqësore famullitarit msgr. dr. Zef Oroshit.

Ai na priti ngrohtësisht dhe përzemërsisht, sipas traditës shqiptare në famullinë Zoja e Këshillit t’Mirë (sot kisha katolike Zoja e Shkodrës), të komunitetit katolik shqiptaro-amerikan në Bronx.

Në ato ditë të qëndrimit tonë si mysafir, Monsinjori, na shoqëroi kudo, duke na treguar për historinë e famullisë dhe komunitetit katolik shqiptar në New York.

Gjatë gjithë jetës së tij meshtarake dhe intelektuale, Monsinjori, ruajti në shpirt dhe zemër dashurinë e pashuar për librat. Ai na shoqëroi në disa biblioteka të famshme në Manhattan, New York.

Më kujtohet si sot biseda që kishim së bashku me dr. mons. Gaspër Gjinin, në zyrën e tij të mbushur plot libra në shumë gjuhë të ndryshme të botës, dorëshkrime të tij të pabotuara, koleksionin e revistes Jeta Katholike Shqiptare, etj.

Ai na tha: “Të dashtun miq të nderuem dr. mons. Gaspër Gjini dhe dom Anton Kçira! Kur isha në Jugosllavi, ipeshkvi Qekada, më pat afrue mundsi të shërbej si meshtar në famullinë e Zllakuqanit, në Lug të Drinit, por për shkak të rethanave që ishin, nuk e pranova sepse mendjen e kisha për me dalë në botën e lirë në Perëndim!”

Për të gjithë ne dhe në veçanti për grigjen tonë të shpërndarë rrugëve të botës, jeta e tij plot tallaze në emigracion nuk ka qenë e lehtë.”

Mons. Oroshi dhe drejtori e

gazetari Frank Shkreli

Ndër kujtimet më interesantë plot mbresa, që zënë vend të rëndsishëm në librin e mons. dr. Zef Oroshit janë edhe shënimet historike të Frank Shkrelit, ish Sekretar i Lidhjes Katholike Shqiptaro Amerikane dhe anëtar i grupit redaktues të revistës, “Jeta Katholike Shqiptare”, për periudhën 1971-1974.

Frank Shkreli, ka qenë gazetar dhe redaktor në radion “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974-1984. Më pas po aty, gazetari profesional Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985).

Nga viti 1985-1990, ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës” dhe nga viti 1990-1994, ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, division, ku, përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik, që ndërkohë u shpërbë.

Nga viti 1994-2003, Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje.

Frank Shkreli ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars-prill të vitit 1991, kur u rihap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti.

Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, Frank Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, një organizatë jo-qeveritare, që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në ShBA si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Ëashington D.C.,

Franku, kujton: “Ishte viti 1970, kur për herë të parë e takova mons Zef Oroshin në lagjen Bronks të Nju Jorkut. Gjatë qëndrimit tim si refugjat në Itali, (1969-1970) për dom Zefin dhe për aktivitetin e tij fetar dhe atdhetar në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork, më kishte folur miku dhe përkrahsi im në Romë, dom Prenkë Ndrevashaj.

Edhe në dy-tre takime, që kisha pasur me prof. Ernest Koliqin në Romë, më kishte këshilluar që kur të arrija në Amerikë, të takoja dom Zef Oroshin dhe t’i rrija afër, pasi mund të më ndihmonte në vazhdimin e studimeve në Amerikë, duke marrë parasysh moshën time të re.

Ashtu edhe u bë. Më të ardhur në Nju Jork në fund të vitit 1970, kushëriri i nënës time Ndoc Vulaj, mik i ngushtë i dom Zefit, më prezantoi me Monsinjorin, të dielën e parë pas arritjes time në Amerikë, tek kisha e parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e themeluar prej tij në Bronks të Nju Jorkut. 

Ishte një takim, pas meshes, me dom Zefin dhe me Ndoc Vulajn në qelën e kishës, sipër ndërtesës ku thuhej mesha.  Pyetja e parë që më bëri Monsinjor Oroshi ishte: “Si je me anglishten?” 

Unë iu përgjigja se kisha filluar ta mësoj gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, por jam i vetëdijshëm, i thashë, se do të më duhet kohë që ta përvehtësojë si duhet.

Pa asnjë vonesë, madje edhe pa më pyetur fare, merr telefonin dhe i telefonon dikujt. Flet me të në anglisht për nja 5-6 minuta.  Merrshe vesh ndonjë fjalë aty këtu, por thelbin e bisedës nuk e kuptova fare.

Sidoqoftë, dom Zefi i kishte telefonuar një prifti jezuit, që e njihte në Universitetin Fordham, i cili administrohet nga Kuvendi Jezuit, duke i shpjeguar se në zyrën e tij kishte në djalosh të ri shqiptar refugjat i porsa ardhur nga Evropa dhe i kishte kërkuar atij që të bënte çmos të më mundësonte me çdo kusht regjistrimin në Fordham për kurse anglisht, për të mësuar anglishten sa më mirë dhe sa më parë, me objektivin për të vazhduar studimet që i kisha ndërpre, si përfundim i arratisjes.

“Nëqoftse dëshiron të përparosh në këtë vend”, më këshilloi dom Zefi, duhet të mësosh gjuhën e vendit, sepse pa gjuhën anglishte ke me mbetë mbrapa, mu drejtua ai me një fytyrë serioze.

Monsinjor Oroshi ishte në dijeni se unë kisha kryer 5-vjet në një seminar katolik në Kroaci dhe natyrisht ai ia dinte vlerën asaj shkolle dhe donte që të mos habitesha duke gjetur çfardo pune në Amerikë, si të gjithë të rinjë shqiptarë të moshës time në atë kohë, sepse ashtu ishin rrethanat, shumë të vështira për imigrantët e ri, dhe si rrjedhim, dom Zefi më porositi të mos ndërprisja shkollën, por të vazhdoja studimet me çdo mënyrë.

Në të vërtetë, ashtu edhe ndodhi.

Me rekomandimin e mons. Zef Oroshit u regjistrova në Universitetin Fordham për kurse fillestare për gjuhën anglisht dhe mbrenda 6 muajsh e përvehtësova anglishten në nivelin e duhur, sa që u regjistrova si student i rregullt në Kolegjin shtetëror Lehman në Bronks, pasi Univresiteti Fordham ishte shumë i shtrenjtë dhe nuk i kisha mundësitë financiare për tu regjistruar aty.”

Ndërkohë, lexuesi mëson nga kujtimet e Frankut, gjestin fisnik të mirënjohjes dhe respektit, që ai ruajti gjithnjë për meshtarin mons. Oroshin.

Franku, kujton: “Mbështetjen e mons Oroshit për mua gjatë atyre viteve fillestare kritike për çdo immigrant në një vend të huaj, e ruaj si një kujtim të pashlyeshëm dhe e kam vlerësuar gjithmonë si një besim të tij në mua personalisht, por edhe breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe në cilësitë pozitive të tyre.

Autori me Mons. Zef Oroshin në demonstratë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, për të protestuar vrasjen barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist në vitin 1973, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përball Misionit të Shqipërisë Komuniste në OKB.”

Themeluesi i revistës Jeta Katolike mons. dr. Zef Oroshi dhe kryeredaktori sot Mark Shkreli

Gjatë vitit 2008, kur studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj po promovonte pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” librin monografik: “Mons dr. Zef Oroshi – Shërbestar i Zotit e i Atdheut”, Mark K. Shkreli për shumë vite kryeredaktor i revistës kulturore fetare Jeta Katolike, që botohet qysh nga viti 1966 në New York bëri paraqitjen e librit të ri dhe foli me shumë nderim dhe respekt për meshtarin tonë mons. dr. Zef Oroshin.

Aktivisti dhe ish kryetar i këshillit të kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, Mark Shkreli, me gjestin e trashëguar fisnik të mirënjohjes dhe kujtimit të jetës dhe veprës së mons. Oroshit, ndër të tjera kujton: “Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së meshtarit të nderuar, themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare në kontinentin e Amerikës dhe famullitarit shumëvjeçarë të saj, mons. dr. Zef Oroshit, përkujtoj miqësinë dhe bashkëpunimin tonë shumëvjeçar.

Më 13 gusht 1969, unë me bashkëshortën Lizën, vajzën Valentinën dhe djalin Robertin nga Roma, përmes Madridit, erdhëm në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York.

Edhe pse kisha lexuar për të, as që kisha mundur ta parafytyroj se sa i madhërishëm mund të ishte. Ashtu, i hutuar, mund të thuash, u shtanga kur në “Baggage Claim” pashë një figurë të njohur. Ai ishte miku im dom Zef Oroshi, që kishte dalë të na priste.

Ishte kohë tjetër atëherë, prifti e kishte derën e hapur në çdo vend. Mjaftonte kolari i bardhë. Njohja ime me dom Zefin kishte filluar në kishën e shën Gjergjit, në famullinë time, ku ai, si emigrant, kishte ardhur për vizitë tek famullitari, tani i ndjeri, dom Ivo Bushiq, në vitin 1953.

Gjatë tre muajve në shën Gjergj, kam pasur rastin t’i shërbej në shumë meshë dhe mbasi që isha famull i dom Ivos, kaloja shumë kohë në qelën e famullisë.

Shpesh dëgjoja tregimet e tij për jetën meshtarake në Shqipëri dhe për ikjen nga kthetrat e pamëshirshme të Sigurimit të Enver Hoxhës dhe për vuajtjet e tij, gjatë arratisjes 8-mujore në malet e Shqipërisë.

“Ishte ditë e diele dhe posa përfundova kremtimin e meshës së mesditës – tregonte ai – para se të shkoja në sakristi, m’u afrua një grua, gjoja për t’u rrëfye, dhe më tha: ‘Dom Zef, ik se janë jashtë duke të të pritur’. Burri i kësaj gruaje fisnike ishte i partisë dhe unë e dija se ai kishte informata të sigurta. Andaj, pa ngurrim, e hoqa veladonin duke i këputë të gjitha pullat dhe nëpër derën e vogël të sakristisë, mora malin”, tregonte në një rast dom Zefi…

Me ikjen e dom Zefit në Itali u ndërprenë takimet tona, por jo për gjatë. Kur isha në shkollë në Zarë (Zadar) të Kroacisë, më ra në dorë adresa e tij dhe menjëherë iu lajmërova me një letër. Nuk vonoi dhe erdhi përgjigja: “Emri yt më kujtohet, por fytyra jo”. Në zarf ishte edhe një monedhë, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Nga Roma, më dërgoi edhe një pako me dhjetë copë të librit të tij “Visarthi Shpirtnuer”, që sapo e kishte botuar.

Me shpërnguljen e tij nga Italia dhe emigrimi në Amerikë, u ndërpre rishtas lidhja jonë. Por as kjo nuk zgjati shumë. Kur unë emigrova në Itali, përmes të përndershmit dom Prekë Ndrevashaj, përsëri ramë në kontakt. Edhe kësaj radhe, zarfi nga dom Zefi kishte një monedhë, të cilën tanimë e njihja. Nuk shkoi gjatë që të takohemi personalisht, në banesën e Kapidan Ndue Gjomarkaj, në Romë, ku kishte ardhur për vizitë….”

Filed Under: Uncategorized

Albdreams TV




STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “


KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • VËSHTRIM NDRYSHE PËR 75 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË TUZIT
  • NE OROSH KU KAPIDANAT I MORI PUSHKA E HELMIT…
  • Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat: Shet votën, vjedh, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar
  • 50-VJETORI I SHPERNGULJES BIBLIKE TE MALESISE
  • ROBERT GJONAJ, KËSHILLTARI 27 VJEÇAR NË QYTETIN LIVONIA
  • Michigan/ Koncert i madh nga “Treva e Dukagjinit”
  • Ku po shkon Shqipëria!?
  • PSE NUK NA I LEJUAN FEMIJE TE LUANIN SHQIP ME ENDERRAT
  • PERSHENDETJA E DR. GJON BUCAJ ISH KRYETAR I VATRES/Qendres se kultures “Nana Tereze” ne kishen Zoja Pajtore” ne Detroit

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Ç’domethënie ka të shohësh një gjarpër në ëndërr?

Ndonjëherë ëndrrat zbulojnë diçka për ju që, në … [Vazhdo....]

Mësoni pse vjeshta është “stina e shpirtit”

Ngjyrat e vjeshtës janë ato të forta, që hyjnë në … [Vazhdo....]

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore … [Vazhdo....]

Hithra, ilaçi magjik që iu shpëton nga dhimbjevet e artritit – Tri mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagram,bukuri femrore

Kurre mos paragjykoni bukurine qe zoti u ka dhene … [Vazhdo....]

The Difference Between a U.S. Green Card and U.S. Citizenship

Both lawful permanent residents (green card … [Vazhdo....]

Poezi nga “RREKONI”

DASHURI PAS VDEKJES  .......dëshirë dhe … [Vazhdo....]

Mbrojtja nga dielli: A dini gjithçka?

Kremërat mbrojtës janë të domosdoshme, por ju … [Vazhdo....]

10 gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë … [Vazhdo....]

Kur humb një njeri të dashur ndryshon gjithçka, brenda dhe jashtë teje

Humbja e një njeriu të dashur është një nga … [Vazhdo....]

Shqipëria e viteve ‘30-‘40! Kur transportin ajror ishte më i zhvilluar se ai rrugor

Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura … [Vazhdo....]

Në promovimin e librit ”Trishtimi i dritës”i poetit Dodë Kaçaj

 Kadri Ujkaj  ;Kryetari i shoqatës se … [Vazhdo....]

Hijet

Po udhëtoja me avjon nga New York-u për në Romë; … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

November 2019
S M T W T F S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in