Mbretëria e Arbërisë u themelua më 21 shkurt 1272 dhe mbret i parë i saj ishte Karli I Anzhu. Mbretëria e Arbërisë, apo siç ishte pranuar nga Papati, Renum Albanie, për kryeqytet kishte Durrësin. Papati i kishte pranuar shqiptarët si pasardhës natyrorë të Principatës së Arbrit. Me kalimin e kohës nga kjo mbretëri filloi edhe ngritja e elementeve shtetërore shqiptare dhe ata zhvillohen në atë masë sa historianët e marrin si shtet mesjetar shqiptar. Gjatë jetës së kësaj mbretërie, kufiri dhe forcat politike ndryshuan kohë pas kohe. Nën ombrellën e saj ishin futur disa principata shqiptare, mirëpo një numër i madh i tyre mbetën jashtë. Gjatë kësaj kohe, në Ballkan, lidhja e fisnikëve bëhej kryesisht në bazë të fesë; një pjesë e fisnikërisë ishte e ritit të krishterë lindor. Rreth viteve 1320, pas disa ankesave të klerit katolik të kësaj mbretërie, Papa Gjoni XXII në bazë të iniciativës së Filipit, princit të Tarantit, fillon të punojë për krijimin e një kryqëzate (koalicioni) kundër mbretërve serbë. Në këtë koalicion parashihej që të hynin Karli I Roberti, mbreti i Hungarisë; si dhe Mladeni II, bani i Kroacisë dhe Bosnjës. Qëllim i Papës ishte që vetë shqiptarët të merrnin përsipër organizimin e koalicionit. Për këtë qëllim ai u drejtohej parisë më të njohur shqiptare të kohës, siç ishin Muzakët, Blinishtët, Aranitët, Pal Marëngës e Ladislavit, kontit të Mbretërisë së Arbërisë. Për koordinimin e veprimeve dhe të organizimit të koalicionit ishte caktuar Ipeshkvi Krujës, Ndreu. Në vitet 1390 Stefan Uroshi II Milutini ia kishte arritur që të pushtonte dhe kishte ardhur deri te vija Mat-Ohër. Nga rreziku që po afrohej, fisnikët nga familjet shqiptare, si Matranga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishti, Shpata dhe paria e Durrësit vendosin të pranonin si të parë të mbretërisë princin Filip të Tarantit, djali i mbretit Karl II Anzhu. Ky, i njohur nga historianët si “Dominus Regni Albaniae”, nuk kishte ndërmend të bënte ndonjë karrierë mbreti dhe pranoi të gjitha marrëveshjet e bëra me fisnikët shqiptarë nga Karli I.
4 Comments to “21 shkurt 1272/ Mbretëria e Arbërisë”
-
Stema e shtetit te Arberit 1190-1216 eshte zbuluar ne Geziq te Mirdites ne kishen e Nderfanes. ne dokumenta historike nderfana eshte quajtur edhe dukagjin. Stema e shtetit te Arnerit me princin Dhimiter Arberi ka shqiponjen me koken djathtas. sipas studiusve kete steme e perdopren edhe dukagjinet
Shkrimi i mesioperm kerkon nje sqarim me te hollesishem, por me qe nuk ka emer,ai eshte munduar te hedhe balte mbi gjetjen qe ka bere etnografi mirditor prof mark tirta
-
I ketij mendimi me “Mirditorin”, ka qene dhe Prof. Dhimiter Shuteriqi! Kalaja e pare duket se ka qene ai vend, Nderfana. Pasataj duket se Blenishti i malit(ne ate zone ne lumin Fane), do te jete dhe dislokimi ne Zadrime me te njejtin emer, pra sot ky fshat jeton me te njetin emer fisnik sic e ka pase(me ka ra rasti te shkoj per punet e mija). Edhe Gjergj Kastrioti, me i mundshem nga tezat e hedhura, se eshte nga fshati Kaster, ne mes Vigut dhe Kalivacit te Mirdites, ne rrezen e nje mali te gjate shtuf vullkanik; atje eshte dhe kalaja Ilire e Kastres ne breg te Gjadrit. Perse artikullshkruesi nuk e ka marre parasyshe kete informacion ne formen e nje pllake{1190-1216} e ngulur ne kishen e Nderfanes! Faleminderit edhe per kaq, mesova nje gje te re nga kjo pllakate, ndonse kisha degjuar se Shuteriqi ka ngulur kembe se atje eshte krijuar Shteti i Arberit. Diten e mire e befshi!
-
Faleminderit Mirditor që po na tregon pralla të bukura!Gjerat historike kur i përfolë apo i shkrua duhet me i dokumentua e jo si po bën ti.Po na i thua ca data (1190-11216) dhe sa emëra -toponima ,si Geziq i Mirditës e tjera e tjera?!Nëse këto qendrojnë është mirë të na i shpjegojsh pak më gjersisht.Mirë pllaka po
ekzistueka paraqitnae fotografinë e saj si deshmi etj.












Pllaka e mbreterise se Arberise 1190-1216 eshte zbuluar ne Geziq mbi Uren e Fanit ne Rreshen ne kishen e Nderfanes