Home | Emigrantet | Përkujtohet dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Përkujtohet dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Foto nga aktiviteti:Kisha “ Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit” së bashku me Shoqatën Kulturore “ Kosova”

Kisha “ Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit” së bashku me Shoqatën Kulturore “ Kosova”, me 14 shkurt 2010, në një sallë të zbukuruar me flamuj  shqiptarë, kosovarë dhe amerkian dhe, nën tingujt e muzikës nga këngëtarët e njohura, Ermelinda Paparisto, Hana Nikprelaj, koreografja Joli Paparisto, artistët e fjalës Kolë Kakarriqi, Ndue Gjeka dhe Blerina Grabanica, përkujtuan Dy vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mjedis festiv me një pjesëmarrje masive, u sollën përshendetje edhe nga përsonalitet të njohura të Kosovës, si ajo e Gjeneral Agim Çekut, ish krymenistër i Kosovës, lexuar nga gazetari i njohur Agim Vuniqi dhe Sadie Aganit, gruas së të ndjerit Fehmi Agani, lexuar nga Blerina Grabanica, të cilët nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm në këtë eveniment.

 

Poashtu, në sallë ishin të pranishëm kryetar shoqatash, qe kanë ndikuar në ardhjen te Pavarësia, përfaqësues të qendrave fetare dhe, me e rëndësishmja, ish ushtarët e UÇK-së Nikollë Perkaj, Besnik Bezhi, Agron Mirdita etj dhe disa nga aktivistët, që ndihmuan në krijimin dhe grumbullimin e fondeve të luftës si, Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit të njohur “Vendlindja thërret”, Lekë Leci, Fran Mirdita, Nikollë Vneshta,Tomë e Lekë Duhani, Gjon Marku, Kujtim e Nikollë Qafa, Marash Nucullaj, Gjergj Ivezaj, Gjevalin Gegaj, Gjokë Gojani, Prek Gjokaj etj., ish të burgosurit politik në burgjet famëkeqe malazeze, Kolë e Rrok Dedvukaj, ish i burgosuri për çeshtjen e Kosovës, aktivisti Enver Isufi etj etj…

 

Në sallë kishte të pranishëm nga të gjitha komunitetet fetare të bashkësisë shqiptare në Detroit, si dhe të të gjitha moshave, edhe pse ky aktivitet përkonte me  ditën e të dashuruave, festën e njohur të “ Shën Valentinit”

 

Të pranishmit i përshëndeti Dom Ndue Gjergji, famullitari i kësaj qendre, i cili prezantoi edhe të ftuarit, duke uruar që kjo festë tashmë po i bashkohet traditës së shqiptarëve për të përkujtuar çdo vit Flamurin, kështu siç jemi sonte e kemi qënë gjithëmonë bashkë, kur është ba fjalë për çeshtje kombëtare. Disi të veçantë, ai e pati përshëndetjen për të njohurin Dom Fred Kalaj, pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet patriotike dhe kulturore të shqiptarëve në këtë komunitet.

 

Më pas, më mjeshtri të lartë u interpretuan hymnet e flamurit të Amerikës dhe ai Shqiptar nga sopranoja e njohur Ermelinda Paparisto si dhe një këngë e re, krijuar enkas për këtë ditë.

 

Folësi i rastit, aktivisti njohur Gjon Nikolli, përkujtoi disa pika më të rëndësishme të këtij evenimenti, pa kaluar në stërgjatje historike, çka vihet re përgjithësisht në kësi rastesh, disa herë duke krijuar bezdi tek të pranishmit, me pjesë të njohura të historisë, që vetëm i përsërisin.

 

Më pas, përshëndetën, famullitari i Kishës së Shën Palit, Don Anton Kçira, i cili solli edhe disa pika  të panevojshme për kësi festash, ndoshta për të justifikuar pjesëmarrjen e pakët  të një nate më parë të këtij përvjetori në qendren e tij, me folës rasti pa asnjë aktivitet në çeshtjen e Kosovës, kryetar i një shoqate anonime, i cili vetë nuk duhej ta kishte pranuar një ftesë të tillë, në një komunitet që nuk ishte njohur për veprimtari dalluese, as në ndihma financiare, as në demostrata.

 

Ekrem Bardha, në cilësinë e Konsullit të nderit të Shqipërisë në Michigan dhe Kryetarit të Këshillit të Teqesë bektashiane në Michigan, e vetmja në gjithë Amerikën, përshëndeti të pranishmit, duke bërë apel bashkimi dhe bashkëpunimi në të mirë të çështjes shqiptare dhe të komunitetit në veçanti.

 

Imam Shuaip Gerguri, foli në emër të Qendrës Muslimane Shqiptaro-Amerikane, e cila për më shumë se 60 vjet shërbeu në këtë komunitet edhe në përkrahje të vazhdueshme të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Ne veçanti ai përmendi faktin se ka disa përsona që duan ta përçajnë komunitetin mbi baza fetare, çka shqiptarët kurrë nuk kanë qënë të përcarë në këtë aspekt, biles dallohen si i vetmi komb në botë për një harmoni të lakmueshme në këtë drejtim. Le të ecim nën shembullin e klerikëve të nderuar, Imam Vehbi Ismaili, Baba Rexhepi dhe Dom Prek Ndervashaj, përfundoi ai.

 

Kushtrim Shaqiri përshëndeti në emër të kongresmenit Gary Peters, i cili punon pranë këtij kongresmeni.

 

Në përfundim, pas falnderimit të të pranishmëve nga  Dom Ndue Gjergjit,pjesëmarrësit në këtë takim festiv, u argëtuan  nga këngëtarja e njohur Hana Nikprelaj, nga Kolë Nikprelaj dhe nga vallet e të rinjëve, drejtuar me mjeshtëri nga koreografja e njohur, Joli Paparisto. 

Foto nga aktiviteti:   

pavarsi_foto1_118501834.jpgpavarsia_foto3_447061068.jpgpavarsia_antoni_845602312.jpgpavarsia_foto4_799479572.jpgpavarsia_gjoni_986030216.jpgpavarsia_foto10_108861939.jpg pavarsia_nuaftoni_305013039.jpgpavarsia_foto7_737685062.jpgpavarsia_foto9_538492911.jpg

Comments (15 posted):

Malsori on 15 February, 2010 03:46:09
avatar
Manifestim i bukur kushtuar 2 vjetorit t pavaresis se kosoves.Ne pergjithsi duket se paska kaluar gjicka mire, dhe popull paska pasur bolle,than 400 vet te kaluar mueren pjes.
Nuk e di ky burri i "mire"Dom Antoni si mujti me shkua pase nje disfate totale qe pati ne kishen e Shen Palit nje nate para ku nuk mueren pjes ase 200 veta.Edhe pse ai pati than se nuke me duhen me e reklamuar televizjonet ase radiot apo lajmrimet tjera se une do ti kam 500 ose 600 vet si gjithmone ma pare, pore duket se kesaj heret u mashtrua keqas.Ate nate do ta ken leshuar kembet nga xhelozia kure pa se Kisha e Qyqeve sice ju thonte po ka kaqe shum njerez e cka ndodhi me famullin time, pergjegjen le ta lypin te vetja e tije dhe nencmimet e shamjet e fyemjet qe ju bane malsoreve dita dites, ja ku ja treguen ketij matrapazit se nuke hame bare ne, se e dime se kushe je ti, dhe se cfar meriton.

Kjo ishte nje fiasko per te dhe une degjova se mbas kesaj disfate do te japin doreheqje, por po i luten do godxhi me nej edhe pake se smujm pa ty.Ai me than se permendi 180000 mi dollar qe gjoja i paska pase mbledhur ai ne kishe per luften e Kosoves, qe nuke ishin bash aqe se gjysa u terhoqen me than keta te fondit te luftes dhe se shumica e atyre u terhoqen dhe i paten sjedh paret te fondi i vetem i luftes se Kosoves

"Vendelindja Therret"te cilin nuke e kishte pase permend fare, dhe ky fond i coje ma se nje miljon dollar dhe vegla lufte e vullnetar, pore ky keto i paska pase harrua, sepse kishte shum presion nga disfata qe pati e ende ishte i trumbullte nga ajo fiasko politike qe pati nje nate para. Pore puntoret i paska paguar me ato fitesa qe kan pasur ate nate.

Ky Imamami i Xhamis si po me duket mua ja paska pase kenduar nje hajmali te bukur ktije, analfabetistit Anton Kqira i cili do te duhej te kishte cuar meshe ne ndonje fshat te Kosoves se jo ketu ne Amerik jo ci jo, porte hajde se ditet i ka te numruara e shyqyr edhe paska met vetem, gje qe u tregua edhe ate nate.E more fatzi se si tesha ashtu e ke edhe ftyren, ma mire te ishe sjedh mire me Malsore e jo tash ke me u nise si i diskriminuar nga ky komunitete,priftat si ju mose na ardhshin ma ase mose jau pacim bojen se e turprojn fen dhe te lumin Jezu Krisht.

Rrnoft 2 vjetori i Pavaresis se Kosoves dhe tye gjithe ata qe kan dhan kontributin e vet per ket dite te madhe.
Malsori nga Hoti on 16 February, 2010 02:33:07
avatar
Shume e sakte dhe reale ajo qe shkruen ky Malsori nese esht Malsor apo jo se di, pore ky shkrim esht realist,sepse ashtu ka ndodhur me ket famullin tone, e une jam Malsor taman bile prej Hotit, dhe pjestar i famudhis se Kishes son te Shen Palit, qe ky famudhitari yne me shamje e fyemje e mjerime qe po ban kunder mergimtareve te vuejtun,na i zvogloje edhe randesin e ketyre festave, esht koha qe te ja shofim shpinen tani,i kane ra edhe trut en qafe e duhet te niset ne pension,se per dite e ma keq do ta cojn me keta Malsor se ja kan kuptue mashtrimet e tijna.Ju pershendes nga Detroiti me bore.
Kola on 16 February, 2010 04:13:48
avatar
Ne mbramjen e organizueme nga Dom Ndue Gjegji dhe kosovaret u knaqem.

Vetem fjala e Dom Anton Kqires,e prishi atmosferen e asaj darke solemne.Ai si te gjitha heret nuk e la pa sha,fye ne menyre ekstreme njerzit te cilet nuk i servilosen atij ose ata me te cilet ka krye pune me ta dhe tash vepron si ajo shprehja e popullit: "Kalova lumin te dhjefsha kalin".

Ky njeri,nuk ka lane media shqiptare ne Micigan pa i fye ose pa perdore dhune psikologjike ndaj tyne.Ai me pushtetin e kishes katolike qe drejton,kerkon te neperkambin cdo njeri qe nuk i puthe doren.

Ky njeri nuk ka lane,nane,moter,vajze apo shoqe te ketij komuniteti pa e marre neper goje dhe pa e fye egersisht.

Te dielen qe shkoj krahasoj veten me Jezu Krishtin ( A.K) por na do ti thome atij se :
- Jezusi nuk ka pase shtepi 1 miljon dollaresh e Ai (A.K.) e ka.
-Jezusi nuk ka pase shkua nga kater a pese here me pushime ne plazhet ma te pasuna te botes ne vit,kurse ai (A.K.) ka shkua brenda 2009-es.
- Jezusi,nuk u ka thane te varferve ;qyqe,qyqe,qyqe kurse ai (A.K.) u thote ne cdo meshe qe con.
- Jezusi nuk ka thane per percamje ai ne cdo meshe thote ,muslimanet e m.t.t e ngre me dore ne te djathe e ne te majte.
-Jezusi ka thane se ne raste se te bjen ne njaren faqe kthej edhe tjetren ne kuptimin e jo hakmarrjes kurse ai (A.K.) eshte nje hakmarres tipik,primitiv shqiptar.

Ai (A.K.) duhet me i vu gishtin kres e mos te fyej njerez neper predikimet e tij ne kishe se mediat shqiptare do te ngrejne gjygje publik nepermjet rubrikave te vecanta qe ne nje kohe rrekord e marrin vesh te gjithe shqiptaret ane e mbane globit.

Edhe nje here gezuar pavarsine Kosove.
Faleminderit organizatorve per festen qe na dhane gezim.
E Dom Antoni te zane mend e te afrohet me mediat dhe njerzit e mos te shfryjne inat ndaj tyne.
Mark Gjonaj on 16 February, 2010 05:25:35
avatar
Vetem kur te shikoj mirditasit te renkojne per Kqiren, atehere do ti besoj ankesat e malsorve. Malsoret keshtu e duan, me gulac e kerbac, akoma nuk u jane thare lotet e gezimit te ceremonise se pritjes..., ju beni llogarijet tuaja dhe me keto menduat qe ta nxjerrni mirditasin Anton fiasko si, dikur malsorin tuaj Camaj. Por, kqirasi, eshte burre i forte, ka pranuar ta lidhe per kordhokull, dhe deri tani te mos jape asnje shenje debulese dhe paqendrueshmerie, ku malsoret mund ti kishin shfrytzuar si per te parin. Meqense keni kerkuar prift, ai eshte prift dhe s'keni perse ankoheni... nuk e kam fjalen per denoncusit e perhershem pa emra, por per ata qidra mumje statike qe e degjojne, shikojne dhe nuk i besojne bemat e tij. Mos u ankoni, per milonat qe u ka genjyer ne emer te profetit, nje dite te mire do tu ktheje berrylin.


Jam marre me kete pune dhe nuk ja pertoj perseri por kure kam te bej me nje specie qe eshte larg nga primati i origjines dhe mutacioni biollogjik tregon se ketyre fiseve cdo gje u bie ne mend me vonese. Biles denoncuesi kryesore me emer Luigj Gjokaj, arriti te me thote qe nuk kemi nevoje per keshillat tuaja se ju jeni ateist dhe i pafe, ne besojme tenzone atin e pushtetshem te qielles dhe tokes; por duam qe Kqiren ta shtrojme, ne fakt Kqira eshte Zoti i vertete i malsorve te Malsise, se Zoti qe besojne nuk e ka pa kush deri tani. Kur i thashe mustakut Luigj, sa mir ja bere qejfin ne interviste Dom Prekes se Radio Marise, kur i the se Ai(Zoti) eshte atje dhe pamvarsisht se nuk e shohim, Ai eshte atje... Nuk degjuam asnje autokritike dhe perulje te Kqires para komunitetit per ato qe kishte zeheruar besimtaret; pra keshtu e duan malsoret. Malsoret mbajne ne kurriz krizen ekonomike dhe te patrit, sepse kjo kerkon pare dhe horllek dhe keto i kane dhe i duan. Mos e merrni kot dhe pa nevoje neper goje Kqiren, me kishen, priftin, profetin dhe Biblen, me te gjitha ju keni lidhe jeten, dhe kur shkruani dicka per keto, nuk ua beson njeri. Ai eshte kuder i forte i zbulimit te Vatikanit dhe me rrjetin e tij qe ka ndertuar ne komunitetin e malsorve, ua lexon letrat ne gjept "kritikueseve" me ne ze te komunitetit katolik, te cilet dhe ato e kane ngrene ate corbe!
Malsori on 16 February, 2010 08:05:32
avatar
Mark Gjonaj,mustakvogli.
A e kupton se ke miqet tua (dhenrrit) nga
malcia more burr.

Po cfare eshte gjithe ky inat me macoret
mor mirditas i pa kontrollueshem.

Ke humbe cdo element ekuilibri.Eshte per te ardhe keq qe merr pjese ne kete web.

Eshte ne te drejten tende ti mbrosh dhe kritikosh nje njeri ose disa por nje zone te tere e aq me teper qe ke martuar vajzat ne malsore kjo eshte idiotesi ose me mire te paskan shtrua ne dru dhendrrit e tash don te shfryshe ne kete website.

I bej apel R...it qe te frenojne nje cike Ty dhe disa elementeve pa ekuiliber.
Muslimani on 16 February, 2010 01:12:40
avatar
A.K, ka grumbulluar rreth vehtes disa element te nivelit dhe te karakterit te tij dhe po perpiqet qe te hap plage te reja ne komunitetin e malsorve. Ai por percan dhe ngatrron malsoret, ajken e komunitetit shqiptar ketu ne Michigen, per hire te karrjeres se tij dhe te inateve personale. Ai shkon dhe me larg kur theksoj ne meshen e se djeles Se shiptaret jane te ndare katolik dhe musliman dhe ska bashkim me ta[muslimanet]. A nuk eshte kjo gjuha me e vjeter e armiqve tane qe na kane perca e sunduar me shekuj? Komuniteti eshte fryre per se tepermi nga metodat percarse te tij sa ka rrezik te ndoll ndonje gje jo e mire mes malsorve , pasi i ka grupuar ne grupe kundra njeri tjetrit.Por malsoret nuk duhet ta humbasin durimin dhe duhet tja vene frerin ketij njeriu kaq te rezikshem per komunitetin dhe bashkimin e kombit shqiptar.
Realisti !!! on 16 February, 2010 02:00:24
avatar
Urime per 2 vjetorin e pamvarsis o KOSOVE KRESHNIKE !!Po cka keni prit se populli do te shkoj me ndigjua nji qe nuk e ka dhan nji cent per Shqiptarizem as per Kosove..Ai duhet te jet kryetar i darkes kur te jet darka per pamvarsin e malit te zi,sa gabim,katasrof !!!
Mir kan pas than se faqja e zeze rrin por i zoti nuk e len raha.
Mirdita e ka tregua vehten kur e kan thirr Ded Gjo Lulin me bisedua per "fatin e vatanit"por kur dual Deda ne orosh aty gjieti 30 xhandar serb me bajoneta e bajraktari i mirdites pshehun ne shpelle !!!Ndera e respekti u kjoshin atyne qe dhan jeten bashk me Deden,5 mirditor qe i sakrifikoj bajraktari vec me hjek toket armikun me te madh te serbo-malazezve Deden e Hotit,Malesis,per pare e tradhtoj vllaun e tij Malsor.Te falemnderit ty mark gjonaj ci ma qite dermend se sa burra jan mirditoret, nji prej tyne asht edhe diktatoti jon anton kqira edhe ti me shoket tuaj.Po e njajta metode u perdor5 muaj ma von me 23 janar,1916 kur u vra Isa Boletini me bashkluftaret e tij ne podgorice,por tradhtaret kesaj here ishin Bikok francezi dhe martinoviq malazezi,kurse Deden Herojin ton e vrau serbi me gisht e mirdita me tradhti !!
Te lutem heren tjeter kujdes cka flet apo shkrua,se ka mjaft Malesor ci e dijn historin ma mir se ti.
Mark Gjonaj on 17 February, 2010 03:26:58
avatar
"Realisti", sa real, shihet tek emri. Kaq realist, burre, i ndergjegjshem, trim, largpames eshte sa dhe pak gjera te pa drejtuara(me koke poshte) qe ka shkruar, i humbasin, kure ky frikacak malsore s'eshte ne gjendje te prezantohet. Keto kacaperdhica(mbrockulla) qe shkruan, jane thene e sterthene disa here, dhe kot i perserit. Une kam nje shkrim ne formen e tregimit ne kete Websit, nese nuk e beson, gjeje dhe lexoje. Neqoftse, do te zberthente se cilat do te ishin rrenjet e verteta te ngjarjes(gneusollogjia) e problemit, natyrisht qe duke i rene vetit ne radhe te pare kjo mbeturine bajraktarlleku qe shkruan pa emer; do te merrja dhe une me kenaqsi ate kritike qe me bene si mirditas se me te vertete gjesti ka qene shume i rende.


Ta themi ashtu sic eshte, asnjehere, sua ka mbajte by...tha ta analizoni ngjarjen, sepse eshte e veshtire t'ja kethesh vetes armen. Me kupto, eshte e veshtire te kritikosh shpine e Kapedanit te Mirdites, kure tash 20 vjet kane dale me dhjetra materiale ne treg qe mburrin dhe ngrejne lart figurat e kapedanve, bajraktarve, bashkpuntorve nazisto fashistave. Me thuaj qe ka te shkruar gje per sa ju ngreni mesiper per baca Deden? -Jo, se prishet imazhi i shtepise se Kapedanit, i Mirdites. Po sot jemi ne demokraci dhe le te prishet, e mira eshte e mire, e keqja eshte e keqe. Por meqe e ke thene vete, nuk po ndalem shume,mencuria dhe djallezia e veprimeve, u ka lene me kuptuar se kapedani i paska bere kurban 5 mirditas sipas jush, une kam pare ne Muzeumin e Mirdites, 8 skelete qe perfaqsojne 8 koke burra per nje koke dhe ju si nje mbeturine e se kaluares, e kuptoni mire dhe sipas kanunit se nuk ju kemi gje borgj dhe nuk ke seperse shfryne!


Ishte regjimi i kaluar qe e ka vlersuar aktivitetin e baca Dedes dhe bashkpunimin kapidano serb per ta likujduar, prandaj Kuvendi Popullore i asaje kohe i ka dhene titullin me te larte "Heroi i Popullit", me te cilin ju dhe ne krenohemi me te, dhe kam pase fatin e mire se me niprat e tij kam lidhe dhe miqesi dhe jemi shume te gezuar. Me materialet qe kam lexuar, Mirdita deri diku e ka te shkeputur historine me Kapedanin, dhe nuk mund te prgjithsohet nje rast i mire ose i keq dhe t'ja veshish nje krahine te tere. Mos shiko vetem kritikat e mija qe u bej malsorve te Malsise, shiko dhe te tjerve. Dhe ato jane te perqendruara dhe te fokusuara. Jeni ju qe po e duroni thundren e Kqires, por jeni perseri ju qe shfryni ndaj tij dhe nuk e duroni se me te vertete jeni duke pare dicka qe nuk shkon. Ndersa une me kritikuesit e tjere, ku futeni dhe ju, por nuk kane vlere keshtu si ju i shtroni problemet; po ju mbeshtesim qe te dilni nga ajo vorbull. Sa mire e keni konstatuar qe kudo qe merr pjese Kqira, prish harene e gezimin e darkes. Pra, realisti i pareal, del si hije, qe eshte turp te prezantohet si malsore, kritikon fratin ne internet dhe te Dielen me te afert ne kry te celules familjare puthet me priftin dhe futet e merr shejterruzaren. Ja pra kush eshte malsori i vertete dhe malsori i tjetersuar qe mundohet te imitoje malsorin e vertete. Lexoje mire komentin tim te mesiperm, veje emrin ne do te depatosh se sa poshte ke rene, por nuk te shohin syte. Perkrahi komentet e verteta dhe qe e nxjerrin lakuriq situaten e krijuar, une nuk jam diktator, as kam qene ndonjehere, gjithmone kap perkrahur te rene perparimtare, progresin, shkencen, kam perbuz idelizmin fillozofik, kam shoke e shoqeri te paster, respektoj pamvarsine ne mendime e gjykime te sekjcilit, di pak dhe jo shume, por per ato qe di dua ti shprehe sa ma thjeshte dhe qarte.
Ujk Traboini on 17 February, 2010 05:00:46
avatar
Ju lutem vellazen e motra te kini durim dhe kufizim ne shprehjet tuaja. Mos te ngjyrojm kret ni fis, mahall, mal, apo krahin me nje boj. Malesia ka pas (dhe ka) trima, ashtu si Miredita. Gjithashtu Malesia ka pas tradhtar si Miredita.

Mos te harrojm se njeri me famshme ne bot te shekullit njezet kje Shqyptare me prejardhjen prej Mireditet.
Mark Gjonaj on 17 February, 2010 05:32:30
avatar
"Muslimani", nuk jeni me te vertete nje shqiptare i fese muslimane, por jeni nje malsore, qe persa shkruani, jam dakort me ju. Muslimanet nuk shkojne ne kishe per tu fale, por shkojne ne njesine e tyre fetare(xhami, teqe). Para se te shkruani mendohuni, dhe ne qofte se i ke ne karakter ngatrresat dhe ato qe degjon nga te tjeret, duhet t'i besh te besueshme. As "Muslimani", as "Realisti", nuk mund te me nxisin mua per te shkruar gjera te paqena. Komenti qe kam bere per "realistin", eshte dhe per ju, nese nuk jeni i njejti person. Ju malsoret pretendoni se jeni fetare dhe ja keni dhene shpirtin Perendise, ne fakt jeni te djallzuar dhe qe me dhjetra komente qe jane bere per Bimbashin e Sukes se Shenpalit, pak nga ato kane vertetesi. Edhe une, duke pare renkimet e malsorve te Malsise, te shkruarat ne media dhe lavdrimet e pabaze te disa servilave e kocklepirsave te kishes; kam krijuar dhe mbrojtur me vendosmeri, se drejtuesi fetare, eshte duke bere biznes ne kurrizin e malsorve fukarenje qe kane lene vendin e tyre shkret per kafshaten e bukes. Mos u mburrni me plejaden e trimave te para 100 vjetve, por cfare po beni ju sot per te derguar amanetet e tyre ne vend, dhe per mos me ja leshuar tokat Knjazit te Malit Zi. Burreria juaj me te kaluaren eshte si nata me diten. Ju e kuptoni shume mire se cfare po ngjet, jo se ua them une, por ua tha bashkmalsori i juaj intelektuali Gjon Lulgjuraj ne interviste me drejtorin e Televizionit te Shqiptarve Gani Vilen. Por Z. Gjoni nuk ka pushtet qe te leshoje kushtrimin; ate e ngacmone ndergjegjia Kombetare, mungesa e mbeshtetjes nga ana juaj, brumosja me ma te mirat ideale te kombit tone. Ju malsoret, cfare keni kerkuar e lejuar, keni gjet. Vetem nje guximtare njohe deri me sot nga komuniteti i malsorve te Shenpalit, te tjeret pesh pesh mbas shpine. E ai e ka emrin Rrok Doka, i cili cfare ka ti thote ndersy. Edhe une jam ne opozite me te se mendoj ndryshe, por ai din mire ta ndaje shqiptarine nga politika. Ai ngrihet ne mes te salles dhe i thote priftit qe merrni neper goje, mbylle dhe merri fjalet mbrapsht. Ndersa ju servilet e tyre, per tu duk e shkund para meshtarit, i leshoni nje bresheri fjalesh deri duke e kercenuar per ta nxjerre perjashta. Pra, ju jeni "trimat" e xha Jahos, qe dilni e shkruani me pseudonime.Megjithate, une mbeshtes mendimin tuaj se ashtu vepron prifti me malsoret, duke i share dhe me nene e motra; por, qendro shtrembet, mendo dhe shkruaj drejt, dhe mos e ngatrro veten tende, me fjalet musliman e te krishtere, se nuk ka as kishe, as xhami, qe e percane kete shqiptari, kendon artisti i merituar Nikoll Nikprelaj. Diten e mire.
Ujk Traboini on 17 February, 2010 06:57:48
avatar
Z. Mark Gjonaj, je ne gabim dhe hipokrit. Sa her dole ti meju kundershtue xhaxhai't? Pse's ke dal ti me kritikue, por noshta e ke kritikue en veti(si anonim). Nuk ta kem ndihe zanin se je vrau ti me noj partizan.

Pra te njajten pune muc me krahasua. Teoria jote asht: duhet mej kundershtua e ma dal si "burrat" ne komit kundra disave. Por ater, pse nuk dole ti kundra xhaxhai't? Me teori tande, domethane se ti e ke perkrah xhaxhain e mir ta ka ba, tue te rrah, shah, torture dhe tue te shkel gjitha drejta njerzore.

Mendo pak para se me ja fut shtjelb!
Mark Gjonaj on 17 February, 2010 08:26:06
avatar
Te lumte goja Ujk Traboini, keshtu jam dakort me ju dhe me kedo qe flet, nuk duhen fjale te zgjedhura per te thene te verten. Ashtu sic thoni ju eshte si per Malsine tone dhe per krahinen e Mirdites, nuk ka pylle pa derra, e pergjithshmja eshte pozitive, jemi nen te njejten ombrelle kulture, edukimin e kemi pase pakashume te nje ideollogjie, por me nje ndryshim tek lektoret, ju keni pase serbo- malazezet dhe ne po shqiptaret. Merita juaj qendron se atje ku u ka vluar kazani i ndergjegjes kombetare, keni qene te detyruar te futeni ne leksion, por me veshe shurdhe, nga nje ane u ka hy, nga ana tjeter u ka dale, prandaj i keni ruajtur 4 elementet e kombit tone dhe duhet ti ruani per gjithe jeten. Faliminderit per komentin tuaj. Here tjeter me emer, ose me merr ne telefon se do te jape kafe.
Mark Gjonaj on 17 February, 2010 10:17:16
avatar
"Malsorit", me emer ngjyre te kuqe! Shkruan mire dhe me shume probleme dhe jam i sigurte se ju jeni enciklopedist i njohjes se gjithanshme te gazermes se fushimit te Sukes se Shenpalit dhe pranoj te testohem tek ju; por te gjitha problemet e shtruara nga ju, mbeten ne duart tona qe nuk kemi shume njohuri per krijimin e ketij komuniteti.


Eshte e nevojshme, qe problemet qe ngreni ne komente, tu nxjerrish koken dhe tu veshe kapucin! Eshte e vertete se ketu ne Michigan kemi pase nje shoqate"Vendlindja thrret" dhe ka pase nje kryetare qe une e njohe. Kryetari i Pergjithshem i "Vendlindjes thrret", ka deklaruar botrisht se me perjashtim te Xhamise ne Staiten Ilend, qe dha mbi njemilion dollare,asnje qender fetare nuk ka dhene per luften e Kosoves.


E tmerrshme! Kush genjene ketu,Vehbi Bajrami ne interviste shkruan gabim, Shefki Maxhuni i intervistuari, apo kleriket qe jane mesuar sistematikisht te genjejne besimtaret e tyre?.
Ku shkojne dollaret e komunitetit katolik, po te pyes "Malsori"? A e dine malsoret se kisha e Shenpalit eshte veper e tyre dhe sistematikisht per te ardhurat e saje te mbledhura ne emer te profetit duhet te behet me dieni ai komunitet?

Por, po te njejten gje, a e dine malsoret se kisha e tyre me gjithe toke e pylle, nuk eshte e tyre, por prone e Dioqezes se Detroitit, qe ja heq atij dhe ja jep nje komuniteti tjeter?

A e dine malsoret se kujt jane duke i bere biznes dhe sa te sigurte jane ne interesat e tyre? Keto dhe probleme te tjera, pa patur frike se ben mekat, Malsori duhet ti zbertheje dhe ne te tjeret te mbajme shenime. Komunitetit, i duhet folur jo me gjuhen e priftit, sepse ai i genjene ato. Atij, i duhet folur me gjuhen e shpates se te vertetes. Malsoret e gjore, kane braktisur trojet e tyre per te fituar kafshaten e bukes dhe me drejtesi, nuk kane mundesi te perballojne dhe marifete te tilla mbi kurriz; kure ato jane te organizuara ne menyre te tille mafioze, saqe dhe intelektualet me ne ze te komunitetit, e kane te veshtire ti presin rrjetat e kesaje spaidre. Ku mund ta di nenlokja e shkrete se cfare behet, apo gjyshi e babashyshi. Ata kujtojne se keto kisha e xhamia jane njellojte me ato ne vendet tona. Jo, nuk jane njelloje, keto jane krijuar vetem per biznes te mirefillte, per te shfrytzuar fuqine punetore te emigranteve dhe nuk kane asnje lidhje me shtetin. Keto, jane si Kazinote qe vendosen ne vende te populluara per te luajtur bixhoz me popullin e gjore.
Leke Pepaj on 17 February, 2010 03:49:44
avatar
Urimet me te mira ka sote cdo Shqiptare kudo qe ndodhet per dy vjetorin e pamvaresise se Kosves njeri prei tyere jame edhe Une .Por me habite fakti se disa syresh ne komentet e tyre merren me gjera jashte kontekstit te kesaj feste te madhe per Ne te gjithve .Nuke e di kure dote mesohemi te dime te nderoime ne menyre te mrituar dite te tidha te shenuara ,pa ferkuar duart me gezim se ne x apo y Vend nuke u celebrua me madhshti . Aqe sa pashe ne foto edhe ketu paska pase nje numer jo aqe te madh pjesemarresish por kurresesi nuke marre persiper te paragjykoi as te pranishmit dhe as Ata qe nuke paten mundesi te jene aty,sepese Ata qe ishin te pranishem bene detyren ne nderim te kurorzimit te nje perpjekje 100 vjecare . Nje gje me ka mbete ne kujtese celebrimi i Nje Vjetorit vitin e kaluar ne menyre madhshtore ne Qendren Fetare Atdhetare te Shenpalit ne Rochester Hills .

Per dy vjetorin jame ne diejeni kaqe sa publikon albdreams nepermjet shenimeve te Z.Pjeter Jaku ,qe dihet tashme se ashte i paanshem qekure nuke e ka ma ate siperfaqe truadhi ne dispozicion per ti sherbyer komunitetit pa kursim ne prurjen e librit nga trojet mbare Shqiptare dhe dihet se sa objektiv jeme Na pjesa ma e madhe e jona kure ndodhemi ne te tidha pozicione .

Dote kishi bere mire ta jepshi te plote fjalen e Famullitarit te Kishes se Shen Palit meqe i referoheni, qe edhe Ne lexuasit e paanshem te shohim se sa te vertete jeni ne replike me Famullitarin.

Me rresekte te thedhe per te gjithe bashkombasit e mi qe ne dite te shenuara si dita e pamvarsise se Kosoves dine te bejne si duhet detyren ne nderim dhe kuijtim te Atyre qe per 100 vjet nuke reshten asnje dite se punuari dhe luftuari me metoda e menyra nga ato paqesore deri te perpjekja me arme,gje qe beri te mundur,te perfshihet ne lufte Armata ma e fuqishme qe kane njohur shekujt NATO, ti thyej turinjet makines ushtarako,policore Serbe e Kosova te gezoi pamvaresine . Jetojme ,besojme e shpresojme se nuke dote jete e larget dita e bashkimit te Shqiptareve ne Shqiperine Natyrale te gjithe bashke ku i thone bukes buke e ujit uij.
Sqarim per Leke Pepaj on 19 February, 2010 07:28:49
avatar
Per sa shkruan me lart Zotni Leke:
-Eshte e vertete se autori i shkrimit ka sherbyer me libra në ditë të diela dhe festa në veranden e jashtme të kishes se "Shen Palit" por gjatë gjithë asaj kohe ka paguar taksen e shitjes, keshillit te kishes se "Shen Palit".
-Gjithashtu Dom Anton Kçira i ka kerkua të kthehet përseri aty, por autori i shkrimit nuk ka pranua.
- Siperfaqen e truadhit qe thua Ti nuk e ka pase ne dispozicion por ka punua dhe ka pagua taksen per ate kohe aty.Me duket se qendrimi juaj eshte jasht te arsyeshmes dhe ne kufinjet e padijes per çeshtjen.
"AlbDreams"

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0