Home | Emigrantet | Revista "Kuvendi",një mbasdite me shqiptarët në Grand Rapids.

Revista "Kuvendi",një mbasdite me shqiptarët në Grand Rapids.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Video dhe fotomontazhi i aktivitetit nga Rush Dragu

Grand Rapids, një qytet në përënedim të Michiganit, me një bashkësi shqiptarësh të një numri të kufizuar, nuk kishte pritur ndonjëherë shqiptarë të organizuar si kësaj here.  Revista “ Kuvendi”, në përpjekje për të realizuar programin e saj promovues, të cilin e aprovoj në takimin e stafit me 20 shkurt 2010, realizoj levizjen e saj të parë.

 

Për levizjen në Grand Rapids u komunikua qe më parë me Redin Hafizin dhe Fadil Canaj, të cilët më të drejtë mendonin t’i bënin sëbashku me  përkujtimin e dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që ende nuk e kishin realizuar. Ishte një kombinim i pranueshëm për të dy palët.

 

Para se të niseshim, e mendonim disi larg Grand Rapids, por nuk ishte më shumë se dy orë e gjysëm udhëtim. Me anëtarët e keshillit botues, Lulash Palushaj, Aida Dismondy, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Luigj Gjokaj, këngëtaren e njohur Hana Nikprelaj dhe bashkëshorti i saj Kola, edhe ky nje këngëtar i njohur, artistin e interpretimit te fjalës artistike, Ndue Gjekaj dhe aktivistët Pashko Gjokaj dhe Rrok Doka Juncaj, u nisëm nga mesdita dhe, afro ores 3:00 PM mbërritem në vendin ku do të bëhëj aktiviteti.

 

Me këtë rast, aktivisti i komunitetit të vogël të shqiptarëve në Grand Rapids, Fadil Canaj dhe anëtari i këshillit botues, gazetari  i njohur Redin Hafizi na ofruan pritjen e parë.

Rreth orës 5:00 Pm, kur edhe ishte planifikuar të hapej salla e këtij takimi, ne akomodohemi me mjetet e fonisë dhe disa libra, botime te kohëve të fundit, prurë enkas për t’i njohur shqiptarët e këtij komuniteti, që deri më sot nuk i kishte vizituar asnjë shoqatë apo grupim kulturor.

 

Në mjediste e kësaj salle, më shumë se 200 vendshe, ishin vendosur  pankarta ku  shkruhej “ Urime Pavarësisë!” “ Falemnderit Amerikë!” etj.. si dhe dy munitor të mëdhenjë, ku gjatë gjithë kohës jepnin pamje nga festa e pavarsëisë së Kosovës, në Kosovë dhe diasporë, sidomos ajo e organizuar në New York.

 

Organzimi artistik i ishte lënë “ Kuvendit”, ndaj poeti Gjovalin Lumaj qe moderatori  i kësaj mbrëmje festive. Përshëndetja e tij, si dhe humori i njohur i Gjovalinit, i dhanë tjetër shije kesaj mbasditeje festive. Si përherë në kësi rastesh, interpretimi hymneve të Shqipërisë dhe Amerikës u duartrokit nga të pranishmit dhe, më pas, fjala e rastit e mbajtur nga Fadil Canaj, evokoi shkurtimisht disa nga momentet me të rëndësishme deri te ardhja tek Pavarësia. Më pas , në emër të revistës “ Kuvendi” përshëndetja emocionuese e Aida Dismondy u duartrokit nga salla.

Poeti Gjovalin Lumaj do të recitonte pjesë nga krijimtaria e tij, krijuar enkas për këtë përvjetor dhe botuar në nurmin 2 të revistës “ Kuvendi”

Hana Nikprelaj dhe, më pas Kola, do të interpretonin këngë  kushtuar Pavarësisë  dhe Kosovës. Ndue Gjekaj do të ngrente sallën me një  krijimtari të artistit të njohur Sali Mani, i cili para pak kohësh u nda nga ne, dhe më vonë  pjësën e njohur të Mitrush Kutelit, “ Jam shqiptar”.

Mixha Mexhit do të sillte kujtime nga ditët e vështira të Luftës në Kosovë, sidomos të vitit 1999, kur iu desh të largoheshin nga vendi i tyre dhe, ku streha më e mirë të bëhëj Amerika, sidomos qyteti Grand Rapids, ku kishin ardhur. Në respekt të moshës dhe vuajtjeve të tij, botuesi i “ Kuvendit” i dhuroi mixhës Mexhit, disa nga  numrat e fundit të revistës “ Kuvendi”, si dhe librin “  Dhjetë ditët e para të Pavarësisë”, botim i “ Kuvendit”

 

Të pranishmit patën mundësinë edhe të argëtimit nga Hana Nikprelaj, të cilës herë mbas here i duhej të interpretonte edhe sipas kërkesave të  pjesëmarësve. Gjeto Lulgjuraj, një nga malësorët që jetonte në atë qytet, ku edhe dallohej si aktivist, përshëndeti të ardhurit nga  Detroiti, si një  gjest mjaft vllazror dhe në mbështetje të njëri-tjetrit, sidomos kur jemi në emigrim.

 

Dalëngadalë takimit po i vinte fundi, ndaj  gazetari Rush Dragu përpiqej të mos linte asnjë moment t’i kalonte kameres  së tij. Ndarje dhe shtërngime duarsh, me urimin për t’u takuar përsëri. Aktivitetet e mira nuk i bën numri i pjesëmarrësve, por shpriti dhe organzimi i tyre.

 

Koresp. i “ Kuvendit”

Grand Rapids, 28 Shkurt 2010


 

Comments (1 posted):

Mark Gjonaj on 03 March, 2010 03:55:11
avatar
Nuk shikoj ndonje gje qe nuk shkon... cdo gje mire, mendim, bashkim, unitet, kordinim, integrim dhe me komunitete te shteteve te tjera. Jo vetem ketu po se po, por kure pashe Luigj Gjoken duke folur ne Xhamine e Hoxhe Gergurit, mu duk se kane shkuar te tere te krishteret. Luigji eshte masovik, i gjalle, i papertushem, ne cdo detyre ta veshe, e kryne dhe del faqebardhe ne se e ke Luigjin ne drejtim, te gjitha aktivitete, dasme e morte qe ka njeriu. Me erdhi shume mire kure shohe priftin Dom Ndou, kur shohe ate me del Dom Ndre Mjeda. Ai eshte i fantaksur mbas besimit dhe jeton simbas mendimit... qe duhet te jeshe shume i disiplinuar, kure jeton me mendimin e ngulitur.


Reciton me shume ndjenja patrioti dhe i pakursyeri, vullnetari dhe i gjenduri kudo ne gezime e hidherime, ish drejtuesi kulturore Ndue Gjekaj, i cili, aq me teper pozicionohet e frymzohet artistikisht, kur me vrulle dalin nga shpirti i tij metaforat, similitutat e vargjeve te Artistit te merituar Sali Mani. Shpozitja dhe perzierja e ndinjave tij me thirrje kushtruese, me vargun e goditur te poetve te komunitetit; e ngrene sallen peshe qe pjesmarrsit kurren e kurres, nuk mund te jene tjeter, pervec se shqiptare. Korospondenti i albdreamsit, si gjithnje i pa pertueshem, puntore dhe ndjekes i regullt i aktiviteteve te komunitetit. Keshtu mund te themi fjale te mira per poetin e talentuar Gjovalin Luma, Kryetarin e "Kuvendit" Pjeter Jaku, motorrin e pashuar e frekuentuesin e te tera aktiviteteve tash 30 vjet, burrin e shkurter e zemerbardhe Rrok Doka e shume te tjere qe nuk i njohe, por i shijoj kure dalin ne skene, me japin lumturi, gezim dhe krenohem se jam shqiptare.


Meqense jam treguar pak i ashper ne kritika per shume fenomene; edhe kesaje radhe do ta bej nje kritike qe eshte per te gjithe shqiptaret kur mblidhen ne nje aktivitet. E kemi pase ma te miren gje, ne shekuj dhe per te na e patur zili edhe kombe te tjera; me duket se tani po e prishim nga interpretimi dhe kuptimi i keq i demokracise. Eshte fjala, per zhurmen dhe mungesen shume te madhe te edukimit qe kemi, kur eshte duke ligjeruar nje person. Kete e vura re, ketu ne kete aktivitet, ne aktivitet per Kosoven, kur ligjeronte Z. Agim Vuniqi, ne aktivitete dhe komtesa shkencore qe behen per probleme te ndryshme. Pra neqoftse, qe ne kohet e vjetra, ne kenget kreshnike kemi te trashiguar edukaten e degjimit dhe te respektit per mikun, ligjeruesin, per ma te madhin, per ma te diturin, pra sic thuhesh ren me ren Mujo po flasim..., sot ajo nuk gjene zbatim. Brezat e edukimit qe po vine, po e demtojne modelin e mire te kultures. Ky eshte kapitull i veqante, i rendesishem, por qe do trajtuar here te tjera. Sa me shume aktivitete artistike e kombetare, aq me shume behemi te "pagdhendur" ne korpusin e kultures tone te trashiguar shekullore.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0