Home | Emigrantet | "The Imperial House";Aktivitet Kulturor Kushtuar 8 Marsit.-SHBA

"The Imperial House";Aktivitet Kulturor Kushtuar 8 Marsit.-SHBA

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Reportazhi dhe Fotot nga Paulin Palushi

Diten e diele, me 7 Mars 2010 ne qendren e banketeve shume te njohur per komunitetin tone, “the Imperial House” ne Clinton Township, u zhvillue nje aktivitet  kulturor kushtuar Dites Nderkombetare te Grave, 8 Marsit.

E organizuar nga Gjinovefa Martini e “Wedding Planer” dhe me sponsorizimin e mikpritesit, pronarit te “the Imperial House” Ndue Ftoni, Ben Pllumaj i “Kristel Cleaning. Inc”, Paul Shkreli i “Classic Home Mortgage” dhe Mond Rakaj i “Du All Cleaning Inc.”, aktiviteti ishte menduar ne formen e nje Show, ku nuk munguan emrat e njohur te skenes se komunitetit, Sokol Martini, Manjola Tershana, Met Mullai, Mira Pllumaj, Tomi Filipi, Gentian Cikoja etj.Prezantuese e programi,Suela Saraçi

Te rehatuar ne tavolinat e mbushura plot me ushqime dhe pije, pjesmarresit qe perbeheshin nga shume kategori duke filluar nga qiftet e moshes se trete, qiftet e rejo apo sapo martuara deri tek beqaret  mirpriten me duartrokitje presantuesen e programit e cila pas fjales se rastit dedikuar nenave dhe motrave tona, ftoi ne skene gjithe artistet e pranishem qe ne stilin e “We are the World” te kendojne se bashku kengen shume te njohur shkodrane “Kenga e Nenes”, qe u prit shume mire.

Pjesmarrja ishte e kenaqeshme edhe pse ate nate, televizioni amerikan do te ishte host i nates se yjeve boterore, Cmimeve “Oscar”. Pjesmarresit do te “sfidonin” Cmimet “Oscar” me konkurimin e tyre per cmimin e “Ciftit me te mire ne Vallezin”. Ne nje konkurence te forte nga te gjitha moshat, trofeun e merituan cifti Marie e Bahri Asllani qe pervec nje tufe lulesh shume te bukur dorezuar nga organizatorja Gjinovefa Martini, ishin edhe 100 $ te sponsorizuara qe i dorezoj Mond Rakaj.  

Ishte surprise dhe emocionuese per mua e familjen time e pranishme ne aktivitet, dhe nuk mund te rri pa pa permendur e falenderuar edhe artistin Tomi Filipi qe me klasiken “Happy Bitrhday to You”ne anglisht, shqip e spanjisht uroi ditlindjen e kengetares Mira Pllumi me 7 Mars dhe pervjetorin e 50-te te ditlindjes sime qe perkon me festen e 8 Marsit.

Si zakonisht pastaj mbremja kaloi ne nje atmosfere festive ne mes kengeve e vallezime deri ne oret e par ate mengjezit.

p_palushi2_219875685.jpg

 p_palushi3_791507737.jpgp_palushi_208504210.jpg

Comments (1 posted):

mira pllumaj on 10 March, 2010 02:18:21
avatar
i just wanted to thank you Tomi ,,,for singing happy birthday to me ,, he almost made me cry ..it was a nice party and ..and thank you to everyone who came to celebrate the mothers day ,,

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0