"Sëmundja" jonë e lashtë...
Ka filluar sërish një "përleshje" në internet rreth huqeve shqiptare.Lexova së fundi (pas një shkëputje relative) faqen gjithëshqiptare të Rush Dragut nga Shqipëria dhe, duke u ndjerë entuziuast për këtë punë të mrekullueshme të këtij njeriu të talentuar, u shokova nga disa ide të hedhura në internet rreth "turmave" apo edhe asaj gjuhe të hidhur që përdorin kolegët gazetarë të Tiranës për njëri tjetrin. "Gjuha kocka ska, por kocka bluan"-kjo thënie popullore me vinte si refren ndërsa përcillja çdo radhë dhe sentencë. Një gazetar "gropos" të gjallë kolegun e vet, ndërsa një ish-gazetar shpërfill dhe gati përbuz bashkëkombasit e vet, që si edhe ai vetë, kanë ardhur në Amerikë që të marrin, por edhe të japin, që të humbin, por edhe të fitojnë, që të qytetërohen më shumë, por edhe të mbeten po ata që kanë qënë në kuptimin e traditës, kulturës, gjuhës, zakoneve...Dhe të keqen më të madhe e shohim tek vetja, dhe lavdinë më të madhe tek të tjerët...Ose, sikurse dëshiron të shprehet zotI Ypi, çdo gjë e keqe njerëzore, çdo ves shqiptar e ka emrin Mero Baze! Hej, ish-kolegë, mos ja fusni "thikën" kaq shumë njëri tjetrit. Mos "groposni" kështu se nuk dihet kush bie në gropë...Gazetari Mero Baze mund të ketë shumë gjynahe në karaktrin e vet si njeri, por ai është gazetar...(Mbase ai po korr ato që ka mbjellë). Ka një limit që duhet respektuar, duhet respektuar individi si qënie së pari dhe "gjynahet" let t'i çojmë në gjykatë, që të paktën të ketë një "kandar", që të peshojë...Ky është ndryshimi më i madh i asaj shoqërie që lamë atje, dhe i kësaj që jetojmë këtu: Pesha e individit! Respekti ndaj individit. Liria e individit, por edhe e drejta e tij për tu ngritur aty ku do dhe ëndërron, sikurse është shprehur Linkoln.
Zotil Milloshi befasohet që ne ende nuk kemi një politikanin tonë. Dhe unë them seriozisht dhe me shaka: po ç'na duhet? Kemi boll në Tiranë. Përgjigja ime do të ishte se shqiptarët në Amerikë i kanë "kthyer" kurrizin profesionit të politikanit sepse janë "vyer" nga mrekullitë politkane. Politikani është profesion i vjetër, por jo aq e domosdoshme që të jetë edhe më i nderuari. Sepse në fund të fundit politka është arti i rrenës, dhe shumë nga ne janë ngopur me këto rrena majtas e djathtas. Ajo që ve në dukje Milloshi se shqiptarët nuk flasin dot as anglishten, mbase është lapsus ose ndonjë rastësi, diku në rrethinat e Omahasë, sepse e vërteta është krejt ndryshe: shqiptarët janë gjithëpërfshirë në jetën e Amerikës. Shqiptarët janë një "gen virulent" që kudo që ndodhen apo i përplas jeta, i bëjne vend vetes dhe bëjnë dhe shumë miq rreth vetes. Unë kam parë një realitet krejt ndryshe nga ai që na servir zoti Sami Milloshi. Le të them vetëm këtu në Minneapolis ku komuniteti eshtë në "foshnjërinë" e vet: Maltin Repishti është një doktor i suksesshëm, Elton Mykerezi është PhD dhe pedagog në Universitetin e Minnesotës, Gjergj Cici ka punuar në Universitet tani është tramsferuar në një universitet në Nju Jork, Gazmend Xhelilaj është ekonomist i sukseshëm, Uljan Çobo një biznesmen me kredibilitet, Plarent Ymeri një tjetër histori suksesi, apo më tej Minesotës: Aldi Kraja është profesor me emër në St.Louis, Niko Qafoku shkencëtar i sukesshëm Oregon, Petrit Ndrio nga Lushnja është doktor psikiater në Cikago.... Po sa të tjerë?!
Secili nga këta emra që përmenda mund të futej në politikë, por asnjë nuk e zgjodhi si rrugë karriere. Në të vërtetë, politika është një profesion që është në sytë e publikut, por nuk është e nevojsshme të jetë më i preferuiari, apo edhe më i lakmuari. Ka fusha të begata ku talentet shqiptare kanë zënë vendin e vet.
Unë mendoj se një nga avanazhet e shoqërisë amerikane është fatki se ke hapësirë të bësh zgjidhjet e tua. Pse shihet "vëngër" ai që ka hapur një kafe ku shkojnë dhe pinë kafe shqiptarët? Ai është për t'u përgëzuar, sepse duke mbajtur komunitetin bashkë, mbahet gjallë një traditë, që edhe vetë Amerika e respekton dhe e inkurajon. Unë nuk e kam parrë kurrkund ku kam shkuar komunitetin shqiptar si një "ishull", por për më tepër si një oaz, ku mbijnë talente dhe mrekulli të reja... Unë mbase do të pajtohesha me idenë së duke theksuar fort komunitetin, arrohet integrimi, por këtu në Amerikë, nëse nuk do të integrohesh "thyen kokën tënde".
Çdo komb ka tendencat e veta, por gjykimi i këtyre tendencave në mënyrë imponuese është gabim. Duhet respektuar ai që mban çelur një kafe ku flitet shqip, dhe ai që dërgonte një letër-thirje duke thënë "votoni për Obamën", sepse të dyja këta janë shprehje e lirisë. Mos ju sul mendimit tim, por respekto dhe argumento idetë përndyrshe bën të njëtën propogandë që bënim në komunizëm. Shoqëria amerikane respekton përkatësinë e secilit. Shteti i Minnesotës ku unë jetoj prej 10 vjetësh është i pari shtet të dërgojnë në Uashington DC një kongresmen me besim mysliman siç është Kieth Allison. (Kongresmeni im në të njëjtën kohë) Këtu aplikohet një demokraci e avancuar ku individi është i lirë të zgjedhë "mbretërinë" e vet dhe nuk ka "mbret" që t'i diktohet lirisë së individit. Në fund të fundit ky është thelbi i jetës në Amerikë: Liri e individit që "skllavërohet" nga pasionet e veta...
E kam vizituar Amerikën para zotit Milloshi dhe kam vënë re qysh atëhere se kjo Amerikë e madhe përfundon tek ai realiteti i vogël dhe i bekuar që quhet familje. Kjo madhështi dhe hapësirë nuk është gjë tjetër veçse familje, familje. Në ato vite kur mund të qëndroje lehtë në SHBA shumë kolegë dhe miq në Tiranë u habitën kur më panë "të kthehesha nga Amerika"...Duke e kuptuar suprizën e tyrë në këndvështrimin tim u thosha: "Atje është Amerika, këtu është familja ime". Pra kudo që jeton, sfida jote është dhe mbetet familja. Shpesh liria e tepruar , rrezikon edhe familjen dhe kjo ështe beteja civile që përballon sot kjo shoqëri e avanacuar dhe demokracia në përgjithësi.
Unë respektoj mendimet e shprehuara, por kur ka te ndencë të fyet individi, qënia e tij, apo për më keq një komunitet, duhet folur. Duhet ngritur zëri Ajo që na mungon në Amerikë është "pakëz Shqipëri" dhe kur shohim se kjo mbahet gjallë diku, mos ta fyejmë, le ta respektojmë. Këtu në Minnesota ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj komuniteteve, sado të vogla qofshin. Kohët e fundit një kolegu im më telefonoi dhe më tha se një radio lokale organizon emisone për komunitetet dhe gjuha shqipe mungon. "Do ta bëjmë" i thashë dhe po punojmë që të kemi disa minuta program shqip. Cfarë të keqe ka? Ky nuk është "ishullizim" por civilizim dhe kontribut. Ndaj, kudo që jemi ne mbetemi një "mikro-ishull" shqiptar që ofrojmë diçka. Prof. Hulusi Hako, njeriu që "luftoi" Zotin, por po aq e do Shqipërinë, rreth kësaj do të thoshte: "Kujdes, me këdo që komunikoni dhe punoni. Lini emër të mirë, lini përshtypje të mira, sepse jeni "ambasadorë" të një kulture dhe të një vendi të lashtë, që e keni vetëm ju dhe mund ta preznatoni vetëm ju...Politika bën politikë, ju bëni vetëm Shqipëri". Le të mund të "kurojmë" sadopak sëmundjen tonë të lashtë "e keqja e vetes". Fakti që ne jetojmë dhe mbijetojmë në këtë vend të të githa kombeve dhe kulturave, tregon vitalitetin dhe të vërtetën e madhe se shqiptarët janë komb i premtimeve të mëdha.
Por duhet durim. Asgjë nuk bëhët me "urdhër", aq më tepër një politikan shqiptaro-amerikan.(!!) Dhe nëse e njohim procesin se si "prodhohen" dhe "farkëtohen" politikanët në SHBA , idetë e zotit Milloshi, megjithse i respektoj, duket se janë pjekur tek e njëjta "furrë" e së shkuarës sonë. Le të jetojmë Amerikën duke respektuar vetveten.
Shefqet Meko
Minneapolis, SHBA
28 shkurt 2009


del.icio.us
Digg
Comments (8 posted):
Sado që nuk preferoj të bëj komente për
mendimet dhe shkrimet e të tjerëve (se-
pse sot është e vështirë të kristali-
zosh mendimet duke folur me vehte) e në
mënyrë të veçantë nuk dua të debatoj
per vetë faktin se modeli Shqiptar i
debatit i tejkalon caqet e logjikës du
ke u bërë rob i pasioneve e mëllefeve
të cilat degradojnë deri në sharje e
fyerje banale.
Unë nuk ju njoh, nuk dua të jem kate
gorik në ndonjë kundershtim, por nuk
dua t'ju bëj elozhe edhe pse shkrimi i
juaj me ka pëlqyer së tepërmi ku më së
shumti po kam dëshirë të jap mendimin
per dy probleme.
1- Etika e gazetarit lidhet me shpi-
rtin dhe moralin e tijë.
2- Jasht toksori Sami Milloshi zbulon
ishullin me komunitetin primitiv
Shqiptar në Michigan të Sh.B.A.
Për pikën e parë nuk kam se çfarë të
them, mbasi keta gazetarë të zellshëm,
janë kthyer në dallkaukë te vertetë të
cilët kanë shkelur me të dyja këmbet
etikën e logjikën për tu pëlqyer shefa-
ve të tyre të cilë u hedhin nga një ko
ckë, e në qoftë se prishen për punën e
kockës i kthehen shefit të vjeter për
ta shqyer, se shefi i ri u jep një ko-
ckë më të madhe.
Keto pa fytyrsi nuk shperthejnë për
mbrojtje vlerash e parimesh, mbasi ato
nuk mbrohen me ndyrësi, por këto janë
kacafytje interesash, inatesh e xhelo-
zishë nga ish miq të armiqsuar.
Mentalitet Shqiptar, brutalitet me-
sjetar e çfarë tjeter...?..!
Në ditët e bukura të letesisë në mu-
ajin Tetor patëm shumë miq, shumicën i
njihnim, disave vetëm emrin por revista
"Kuvendi" organizatore e pervitshme e ke
saj veprimtarie na njohu me miqtë duke
na i prezentuar, por nuk e di pse nuk
na ka bërë të ditur se mysafir ishte
edhe një jasht toksor, një "ufo" i qu-
ajtur Sami milloshi, i cili në shënj
nderimi e respekti per mikpritjen e bu
jarinë, sapo largohet shkruan për zbu-
limin e tijë të famshëm, se kishte
qendruar dy ditë në një ishull, biles
edhe ishte shoqëruar me kopenë e
majmunëve që jetonte në atë ishull,të
cilët nuk dinin të merreshin me politi-
kë, e për fat të keq kjo rracë e pra-
pambetur ishte e një gjaku, e një fisi
me UFO-Milloshin.
Nuk e di se nga polli kjo monstër kaq
monstruoze.
Ky më përngjan me një biçim tjeter i
quajtur Ferdinand Dervishi, i cili para
do kohe shkoj në një zonë me tradita të
mrekullueshme në Malsinë e Madhe, e
mbasi e presin ashtu sikur dinë vetëm Malsoret,
kur kthehet në Tiranë shkruan
një artikull ultra poshtërues në atë
paçavuren me emrin "Gazeta Shqiptare"
dhe na thotë Dervish mesjeta, se në atë
vënd ku isha mysafir shkova me kureshtjen
se e dija se të vinin per të
fjetur me vajzen ose nusen më të bukur.
Ndoshta edhe Milloshesamiu ka dëgjuar
një barcaletë të tillë per komunitetin
tonë "primitiv" ku i dihet..?..!
gjithçka mund të ndodhë...!
Respekt per shkrimin tuaj
Gjovalin Lumaj.
Kritizeret(te semuarit kritik), jane si vjedhsat e xhepave qe tere diten e dites rrine ne stacionet e autobuzave dhe rruajne(vjedhin) qytetaret. Ndryshimi eshte se keta sulmojne autoret dhe shkrimet qe tregojne te verteten,ndersa ata ,vecanarisht diten e pagave lene shume familje duke qare.
Faliminderit per shkrimet dhe komentin tuaj!.
pa asnjë hile, por sinqerisht mësimi i
mesuesit është shum me vënd, të paktën për mua.
Kontaktet e shpeshta me kete webside
e kanë nje shpjegum edhe tek kriza, tek pa punësia " Kur nuk ke se çka me ba
luan derën".
Më mirë është të luaj derën time, na
duhet edhe shumë kohë per ta kuptuar
e respektuar mendimin e tjetrit, në
rethanat dhe konceptimet e sotme he-
shtja është flori.
Jemi kuptuar plotesisht
nderime
Mesues ta kam rixhane ne cfare grazhdi ke henger bre burre,
Mesues neqoftese je poet shkruaj he burre dhe na i sidh poezite tuaja te perkryera
Mesues neqoftese shkruan tregime sidhi he burre ti shikojme se cfare gjenerali apo korroneli je me to.
Mesues me mire shko e ngroh ndonje grazhd ndokun se ma merr mendje ndonje nga ata kritizeret dhe ngatrrestaret e komunitetit je.
Post your comment