Home | Emigrantet | Albanian American Cultural Artistic Association"Sofra e Kurbetit"

Albanian American Cultural Artistic Association"Sofra e Kurbetit"

Font size: Decrease font Enlarge font

18557 Farmington Rd

Livonia , MI 48152

Tel: 248 730 4766

E-mail:sofra-e-kurbetit@hotmail.com

Websid:www.sofra-e-kurbetit.webs.com

 

Leter drejtuar  komunitetit ne Albdreams dhe me gjere:

 Te nderuar dhe te rrespektuar bashkelexues te Albdreams-it

  Duke marre shkak nga materialet e botuara ne kete faqe interneti gjej rastin te falenderoj perzemersisht administratorin  z. Rush Dragu per inisiativen dhe kontributin e cmuar qe po jep cdo dit e me shume ne funksion te rritjes dhe permirsimit te saj,duke i dhene formatin e nje gazette online per gjithe komunitetin shqiptare.

Gjithashtu falenderoj te gjithe  Ju lexuesit e saj qe here pas here paraqisni opinjonet tueja duke e pasuruar me shume kete faqe interneti.

 Meqense  u be kohe mjafte e gjate qe njihem me materialet e paraqitura ne kete faqe, jam ne gjendje te vlersoj ne pergjithsi anet positive , te metat, dhe dobesite - pa pretenduar ne rrolin e perbashket qe luajne te gjithe me shprehjen e mendimit – gje te cilen e kam shprehur edhe une ne disa raste nepermjet komenteve te mia.

 Ne lidhje me mendimin tim per filmin “Koha e Kometes” dua t’i sqaroj  lexuesit dhe vecanarisht komentuesit se nuk jam i prirur nga autorsia apo motive nga eshte marre  rregjia, por jam shprehur ne perfundim te filit pasi e kam ndjekur me vemendje.

 Te shprehesh mendimin per nje veper te realizuar  nuk dote thote se je injorant dhe as qe e injoron vepren.Perkundrazi injoranca qendron aty kur don te shprehesh por nuk din te shkruash as emrin tend, ose kur lexon nje artikull apo sheh nje film e nuk e kupton.Keto fenomene zakonisht shfaqen tek ata qe mbajne te fshehur arrogancen e mendimit sipas autorsise e jo sipas permbajtjes apo realizimit artistik.Te shprehesh nje mendim te lire dhe korrekt duhet te jesh i armatosur me vetedijen dhe ndergjegjen e lexuesit ne permbajtje, e jo te shpupulisesh neper fragmente  shprehjesh e emra autoresh,duke  u bere keshtu nje  rrekrut i pa deshiruar edhe per vete autoret te cileve mendon se ju sherben.

 Autoret dhe realizuesit e veprave artistike kane nevoje te vazhdueshme  per mendimin e lire dhe korrekt  te lezuesit  e shikuesit, sepse aty gjejne komunikimin me gjetjen,idene,permbajtjen dhe realizimin e vepres.Neqoftese keto mendime jane orientale dhe kane dale nga loja e kuptimit, atehere kemi te bejme me lozhe e flluska mendimesh,te cilat nuk i frymzojne autoret,por perkundrazi nese tregohen te pavemendshem, ata , infektohen nga barazia intelektuale dhe deformohen ne krijimtari.

 Ti quash mendimet plumba , te krahasosh mendimin e lire  me ideologjine e rregjimit te se kaluares, te ironizosh realitetin per cifutlleqe  parash, ta quajsh te keqen moderrne, ta thirresh te dobten kryeveper, une nuk e kuptoj ndryshe vecse  papergjegjshmeri  te shkruajturi ose moskuptim lexues.

 Duke pasur parasyshe cdo episod te filmit ne fjale , ju ftoj ju zoterinj komentues tme shpjegoni anen artistike, rolin dhe qellimin edukativ qe luan ne shoqerine e sotme,trashigimine kulturore qe gjene ne te,motivin apo cdo element tjeter qe permbajne korrnizat rregjizoriale,pervecse xhirimit dhe titullit Film.

 Ju ftoj te sjellim mendimet tona ne kete webside si force bashkeveprimi ne funksion te ruajtjes,zhvillimit dhe trashigimise tone kulturore, e mos te behemi pengesa per shprehjen e vullnetit per te qene te bashkuar dhe te institucionalizuar si komunitet.Komunikimi nepermjet internetit eshte forma me e thjeshte  dhe pa kosto per tu bashkuar, prandaj heqni turpin e komunikimit te drejtperdrejte duke dale nga guaska e perdorimit te emrave te rreme, sepse keshtu jemi me prane njeri-tjetrit dhe mendimet tuaja do te jene bazamenti i krijimit te mirkuptimit shoqerore ne komunitetin tone.

 Shprehja e mendimeve fshehurazi pa  identitetin e autorsise e humbin cilsine e mendimit dhe te shprehurit lirshem.Eshte i pakuptueshem qellimi i sekretit ne keto raste,pasi , sipas mendimit tim kjo faqe interneti nuk eshte nje faqe zbulimesh agjenturore, kriminale apo cdo veprimtarie tjeter personale, por eshte nje faqe interneti qe i fton te gjithe  qe ti shprehin lirshem mendimet duke shpalosur vlera dhe kulture  shqiptare, duke debatuar dhe sjedhur mendim ndryshe me sens mirekuptimi e jo stres e anarshi mendimesh.

  Ju faleminderit per mirekuptim

  Zef Kalaj

Comments (1 posted):

G R E N X A on 04 March, 2009 02:50:32
avatar
Ore juve që merreni me kulturen
Merrni vesh se ç'bëhet me kulturën,
apo merreni me gjepura.
Ai më i madhi i kulturës ju nxiu
faqen o lumë mëdhenj, ai e ktheu
studion në stacion ndërzimi, e juve
llafosni për kulturë,
Atje isha unë, dhe kur zoti mini-
stër deshi ta bëjë atë punën, unë
si grenxë që jam ja bëra Bëzzzz.. mu
ne hundë dhe e ndalova, si thoni ju
bëra mirë apo keq.
Më falni se nuk do bëj komente, ju
jeni të mrekullueshem, kam punë të
tjera tani. Hajde ministër hajde...
hajde kulturë me ***** në dorë hajde..
Ju perqafoj të gjithëve.
Do vete në Fiks fare, ata ma dinë
vlerën, ju mbetshi me shëndet...
i juaji G R E N X A

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0