Home | Emigrantet | Jam Shtjefën Nika Palushaj, pedagog i arsimimit në gjuhën shqipe dhe skam nevojë ti mëshefem askujt!

Jam Shtjefën Nika Palushaj, pedagog i arsimimit në gjuhën shqipe dhe skam nevojë ti mëshefem askujt!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Për hir të shumë shqipëtarëve dhe të së vërtetës së shkrimit tim, pasi lexova nji tekst aspak real dhe jo i vërtetë në Malësia org, në internet, jam i  detyruem të reagoj, jo se ma ka anda të merrem me çështje të tilla, po shkrimi i atillë  dedikue mue dhe vëllaut tim prof. Lulashit, më bënë të shkruaj për sa vijonë:
                Unë skam nevojë per hir të askujt të maskohem dhe të çfaqë farë frige ndaj ambasadës malazeze në Vashington, si e kishte theksue nji person anonim. Dua ti them atij, apo kujtdo, që ky personi është i informuar gabimisht se po ti shihte ai analizat mjekësore kurrë përjetë se kishte shkrue as konstatue ashtu. Tash 30 vjetë nga gangrena dhe sinuset vuaj dhe jam i detyruar, jo tash, po ka kohë që më duhet të ruhem nga të ftohtit dhe era e prandaj e baj kapuçin. Ata çka kam përjetuar unë në autobus me rastin e shkuemjes në demostratë në Vashington për ti liruar vëllezrit tanë të pafajshëm nga burgu i Malit të Zi në Spuzh e dinë të gjithë udhëtarët. Burras kishe bë më mirë të më kishe pyetur se të kisha tregue e jo si ke vepruar.
               E dyta as unë, as vëllau im prof. Lulashi dhe mësuese motra jonë Gjystja, skemi nevojë të shtangemi apo ngurohemi se vëlerat tona kombëtare shqipëtare i din populli dhe universitetet shqipëtare Prishtinë e Tiranë, për të cilën jemi krenar. Kur kemi kënduar ne këngë shqipe, të tjerët kanë kënduar sllavisht “ Oj gjevojko dusho moja”. Kur kemi thënë neve helle topin, të tjerët kanë thenë sllavisht “ Baci lloptu”. Kam arsimue e edukue në brezëri shqipëtare të Malësisë dhe sa i takon jetës kombëtare e kulturore kemi ditë unë me vëllazën e motër: me këndue vetëm shqip, përgatitë recitime vetëm shqip, vesh vetin e anëtarët e programit në çakshirë e xhubleta dhe dimi, si kush e ka pasë traditë. Me simbole kombëtare në dorë e në zemër në mënyrë familjare dhe para të tjerëve.
              Sa i takon rinisë sime shkollore të mesme dhe Universitet, jam marrë vetëm me aktivitete e frymë atdhetare shqipëtare. Ashtu kam vazhdue edhe si pedagog. Gjatë studimeve në Universitetin Filologjik të Prishtinës; viti  1969 – 73, muajin tetor të vitit 1971, themeluamë Shoqatën e studentëve “Malësia e Madhe” në Prishtinë, sekretar i të cilës isha unë. Me inisiativën e këtyre studentëve u mbajtë mbledhja në Tuz, ku aktivi politik i Titogradit ( Podgoricë) mori pjesë dhe ne si studentë ia çfaqme me kritika tona të gjitha moskënaqësitë e shqipëtarëve në Mal të Zi. Nga modestia, por po jam i detyruar ta them, se kjo më kushtoi shumë , sepse gjatë veprimtarisë sime arsimore, kam qenë udhëtar, ku të tjerët jo, në Drume, Priftën, Selisht, Këshevë, Cem të Trieshit për 12 vite. Për banorë jam shumë falenderues se ku punova; nga ana e shtetit smë kanë afrue. Ma në fund kam punuar në shkollën tetëvjeçare të Dinoshës, që me prirjen dhe aftësitë e mija, themelohet shoqata kulturo- artistike “ Koha” e Dinoshës. Nat shoqëri kam ushtruar këngë e valle për 20 vjet. Të njajtën gjë e ka ushtruar me vite, drama e këngë me valle shqipe prof. Lulashi në Tuz e motra Gjystja për “ Besën” e Trieshit. Nga abstenimi im, nga se isha i sëmurë për 20 ditë, aktivi politik i Dinoshës sbashku me të Podgoricës, për arsim, u organuzuanë të më përjashtojnë nga puna.
Sa i takon aktivitetit tim në vazhdim, me angazhimin tim i sjelli fshatit Omerbozhaj, natyrisht se edhe me të tjerë, ujësjellësin e asfalt. Për aktin e ujit; nënat tona mjanë përgjegjë:” E gjetsh te Zoti, se skem nevojë ma me bajë ujë ma në shpinë nga Cemi e Vërellat e Ribnicës”. Edhe në rininë time, nuk është e tepërme për ta theksuar se isha fëtyra qendrore në orkestrën e Normales së Prozrenit. Kam marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtarë në Zagreb, pra i veshun në çakshir e kapuç të bardhë sbashku me Kolë Pjetër Gjon Shytin dhe të motrën e tij Mrija e të tjerë me kostume shqipëtare në gushtin e verës të vitit 1973, në defilim të valleve shqipe.
               Kurrë të padrejtën ndaj shqipëtarëve se kam durue, por kam reague në shumë raste. Ska tubim shqipëtarë në Malësi e të mos kem marrë pjesë. Vaj halli për ne shqipëtarëve, sidomos nën Mal të Zi. Në vend se të merremi vesh me njëri tjetrin:” Disa duenë me u bë kapadai, meritue e pameritue, pa i dhënë atij tjerit rast as me folë, po karrikën duenë disa ta justifikojnë me të holla; të tjerët jetojnë me marrëdhënie fisnore të para 50 viteve dhe as njeriu që e meriton dhe që ka aftësi nuk mund të vinë në shprehje se  çdo gjë kombëtare paskan pasë bërë ata e të tjerët nuk vinë në konsiderim , qofshin edhe të ndershëm e me moral”. Eshtë mësuar populli shqipëtarë me këso dallaveresh dhe nuk çuditet.  Morali ynë si edukatorë e mësimëdhënës i ka sherbye Malësisë me më shumë se 40 vite. Nuk jemi ne të vetmit në Malësi , po njerëz të ndershëm ka sa të doni, bile me besë e burrni e pa hile e mujçi. Cdo njeri që mundohet me pa të drejtë të çvlrësoj personin, ai vetëm se çvlerëson vetvetin. Mendoj se kemi shumë më shumë tema më të rëndësishme për çështje shqipëtare të shqipëtarëve nëpërgjithjësi e edhe për ata në Mal të Zi se sa të mirremi me njëri tjetrin dhe kundër njëri tjetrit. Unë nuk jam kundër të shkruhet për anti shqipëtar ose spiuna që damtuanë apo dëmtojnë shqipëtarët; për ata pse mos të shkruhet.Por të shkruhet nga xhelozia, cmira, inati, përbuzja, lokalizmi, ekstremiteti; këto dukuri janë të damshme dhe gjithmonë i kanë kushtue dhe i kushtojnë popullit shqipëtarë. Ju a e logjikoni ndonjiherë se ishim në gojën e ujkut; e njëjta gjë vazhdon si për të burgosurit që janë në burg të pafajshëm dhe tjera të padrejta ndaj shqipëtarëve. Pse nuk e vëreni se si subjektet shqipëtare në Mal të Zi  veprojnë kurdoherë kundër njër tjetrit për postë e karrikë dhe tash 18 vjet asnjiherë nuk qenë të unisuemë dhe për nji fjalë. Kjo pra e gjitha shkon në favor të  pushtetit malazez, që ne të mos jemi unik.
             Vaj halli kur të duhet me shkrue autobiografi e biografi familjare, por duhet kur të detyrojnë për të reague ndaj të pavërtetës.
Stërgjyshi ynë Dul Gjeloshi Palushaj, me 25 vetë të Trieshit nga malazezët arratisen nga ky bajrak. Ishin si të bijtë e Dul Gjeloshit: Gjeti, Marashi, Baci e Kola. Vëllazën veç ashtu e me famë. Më 1907, në Urën e Lemajës të Cemit të Trieshit, në luftë kundër nizamëve turq, që vet Trieshi e udhëheqi, Kolë Duli Palushaj e humb synin vetëm për besë shqipëtare. Kjo është histori më e gjatë për ta shkrue, por jo kësaj herë. Jemi krenarë përse rrjedhim nga Bëkajt e Trieshit. Shtëpia e Dul Gjeloshit me të bijtë , që ishte ndër oxhiqet më kryesore të Malësisë, kishte famë që nga Shkodra, Plavë – Gucia e deri në Pejë të Kosovës. Për këta din Malësia dhe na që jemi histori e tyre krenare. Sa i takon babës sim Nikës; karakterin e tij, moralin , besnikinë e        urtinë e tij dhe pjesëmarrja në kuvende, janë e mbahen mend. Atij,më 1948, vetëm se nuk i shkon jeta në burg të mos kishin qenë të vërtetë 4-5 malsorë, të cilët janë kalbë në burgje. Kurrë në jetë ska qenë në ndonji parti , përveç anëtarë e kryefamiljarë i shtëpisë së Baca Dulit, me rreth 50 persona të këtij oxhaku. I shkova larg dhe megjithëse kam qenë në spital në Emërgjencë, tash tri javë, isha në dyshim të vetvehtes a ti shkruej këta rreshta; jo për tjetër, por shtëpia jonë din vetëm për atdhetarizëm e jo hile, as çpifje dhe as kacafytje a grindje të panevojshme. Unë nuk jam tue shkrue as për të fye , as nënçmue as ata që e kanë shkrue at tekst, por deshta tu them se e vërteta është çka po ju shkruej.
              Sa i takon vëllau Lulashi, përveç se ka punuar disa vjetë në Shkollën e Tuzit, ka punue edhe 8 vjetë në Radniçki Universitet në Podgoricë. Shkurt po e theksoj, se me vizitën e politikanit të Kosovës, tani i ndjeri, Mahmut Bakallit që i bënë Titogradit më 1979, kur the gjimnazi i ri i Tuzit vendoset të punohet se godina e vjetër ishte shkatrruar nga tërmeti, zotëri Bakalli, çfaqë moskënaqësi  ndaj forumeve partiake të Titogradit të athershëm se shqipëtarët nuk janë të prezentuemë në insitucione, gjë që është temë edhe sot të kërkesave të shqipëtarëve. Nga intervenimi i zotëri Bakallit punohet gjimnazi dhe ndërmerren pak hapa për tu shkrue ndonji faqe gazete, riviste, buletin dhe ndonji përkthim në gjuhën shqipe ose tè ketë më shumë Radio- Televizion për shqipëtarë. Kështu punoi prof.Gjergj Gjokaj, prof. Fran Camaj, prof. Lulash Palushaj, më vonë i ndjeri Zef Camaj etj. Këta u angazhuanë në këto çështje si kuadro shqipëtare të aftë. A më mirë këta, apo ndonji tjetër se edhe ashtu malazezët na kanë nënçmuar e përqesh diplomat tona nga Universiteti i Prishtinës, vetëm për tna degradue.
             Vëllau im Lulashi edhe me nana është sha me Vuica Darmanoviq dhe Nikolla Radusinoviq, vetëm për tu dalë zot shqipëtarëve në Kosovë e kudo. Këtu i kanoset rreziku për jetën dhe me reagimin e drejtorit Beli Sellhanoviq, nga konfeksioni musliman se kohën e fundit ashtu është deklaruar, dhe e kthen në Tuz me detyrë mësimdhënës për ta hëngër nji kafshatë bukë. Belit Sellhanoviq i  qoftë nderimi.  As unë as Lulashi në kurrën e jetës skemi qenë sekretar partie, as zavendës drejtor dhe as drejtor se nuk na kanë besue. Luashit nuk i kanë besue nga sherbimi ushtarak, kur më 1968, toger Kovaçeviq Bllagoje, serb, në Tuzlla të Bosnjes para ushtarëve don ta detyrojë Lulashin të flasë kundër demostratave të studentëve në Prishtinë, gjë që Lulashi spranon dhe i përgjigjet me fjalë ati oficeri:”Trepça punon, e Beogradi ndërton”. Këta e din Idriz Lulanaj nga Dinosha që ishte ushtar, Bexheti nga Vushtria e Kosovës dhe nji krajanë nga Larja.
             Më 1982, për nji letër shqipe, që e lexon, Udebeja dhe puntoria, ku punonte, çka si kanë bë Lulashit për 6 muej dhe keqtrajtue. Shikjoni fotografinë ku i ka pasë shkue shëndeti  në vëllimin e poezive “ Votra ime” që është vet autor vëllau im. Këtu i është kanos jeta me burg, por Kolë Soka Dushaj me 4 të tjerë e kanë shpëtue në momentin e fundit. Më 1989, vetëm pse djali i Lulashit flet shqip dhe përpak se nuk i shkon jeta se këmbën e e majtë ia thejnë në dy vende, e qesin në koma 5 huliganë të euforive të Sheshelit dhe Millosheviqit në Podgoricë, ku djali në moshën 17 vjeçare me dy shqiptarë tjerë të asaj moshe pinë tek nji kjoskë shqiptare nga Tetova nga një limunadë. Tanë Malësia ia ka qajtë hallin, por vite të vështira e frigë e madhe nga paramilitarët; bile edhe përveç kësaj në vitin 1990, Eduardin shkon policia me e marrë në shtëpi në Tuz për ta çue ushtar, gje që veprojshin edhe për tjerë djelmosha shqipëtarë. Fati i tij se nuk e kishin gjetë në shtëpi, po kishte emigrue.
           Nuk e di si mundet njeriu me këtë rast fatkeqësie familjare tia lidh patriotizmin Lulashit. Atij i është thue zemra dhe familjes së tij, gjithë neve e tanë Malsisë me at akt. A preket familja nato varrë, a jo ta pyesin vetvehten? Na kemi nji mprehje ose ngushllim dhe ndjenja jashtzakonisht të mëdha ndaj Kosovës: me mija e mija djemë nanash shqipëtarë kanë humbë jetën nga çetnikët serb-malazezë, prandaj edhe ne jemi të vetëdijshëm se kur ska mujtë Kosova nato tirishtime të ndërmarrë masa, ku mujtme ne!? Vëllazën, po duerët e Lulashit me kolegë tjerë  të Tuzit e vendosën flamurin të parët në at shkollë më 1972. Pyetnje Nish Lucën Ivezaj se si Lulashi i ka dalë zot dr. Tomë Berishës, kur disa komunista të vendit dhe të partisë së Millo Gjukanoviqit me Bullatoviqin, fill pas mbajtjes së 20 vjetorit të Besëlidhjes së Malsisë dojshin me shti frigën për çështje patriotike kundër shqipëtarëve. Ju që shkrueni ashtu, lexojani pro. Lulashit vëllimet e studimet e tij për çështje shqipëtare. A mund të shkruej dikush,diçka,ashtu pa e pasë në zemër e shpirt e ideale Malësinë e trojet shqipëtare. Ai ka shkrue edhe për të burgosur e për të padrejta të shqipëtarëve në Mal të Zi në faqet e gazetave të Shqipërisë. Edhe vet dr. Sali Berishës, kryeministrit më 2008. Ia ka çfaqë edhe këshilltarit të zonjës Jozefina Topallit në prezencën e Anton Grishës.  Ai është misionar i paqës kunër hakmarrjeve në Shqipëri, gje që e ka dëshmuar me prezencën e vet.
I shkova larg, por më falni. Sa se ja venë në vërejtje se i kishte pasë thanë dikujt mos me sha në demostrata në Vashington para ambasadës së Malit të Zi, ia ka thanë njanit që Lulashin e don fortë dhe ai Lulashin.Nuk ka thënë i vetmi ky, por edhe Zekë Kalaj, Gjergj Kalaj, Gjokë Martini, Kolë Gojçaj e të tjerë, jo për ti dalë zot Amasadës malazeze, por malsori e shqipëtari nga burrnia e vet, nga kultura nuk kanë sha. Ai niset nga parimi se shqipëtarët nuk shajnë; por tue ditë se shqiptarët çfarë bese kanë e karakteri skem pse të ulemi poshtë e tu japim material të tjerëve pa nevojë derisa ishim në Vashington. Fundi i fundit, po deshte me e krye aktin kundër kundërshtarit, futja atje ku janë. A jemi të zotët për këta, më mirë është të mirremi vesh të gjithë e jo dikush të mbesë në pakicë dhe të vetemi si nuk duhet. Sa për të shame, Lulashi e ka sha me nanë supovcin para policisë në Titograd matanë Moraçet kur këta dojshin me e përulë me rastin e djalit, gjoja se ky po i del zot të pavërtetës. Ne duhet të kuptojmë diçka:ku janë ata trima të veçuemë në Mal të Zi deri para 1990? Po ju a e dini se të kishin çkatrrue, e sidomos sa jemi neve. Ka individ që i kanë përjetue gjanat e shemtueme dhe me padrejtësi të keqtrajtimit, para dhe sidomos kjo e fundit të burgosunve e të shkatrruemë me të padrejtë.
                 Si anëtarë i Lidhjes demokratike dhe anëtarë i udhëheqësisë së Degës së Malsisë të shqipëtarëve në Mal të Zi, në kuvendin e parë të kësaj Lidhje demokratike, Lulashi deklaron shpirtnisht për të mirë të shqipëtarëve kundër sundimit e dhunës malazeze:” Po nuk deshtën malazezët dhe ky pushtet me na i dhanë të drejtat tona etnike që na takojnë, atherë si ka ditë Europa e kongresi i Berlinit me na nda, tash tna bashkojë me shtetin amë.” E more burra, po ju që sjeni mirë e drejtë të informuemë, më mirë pyetni ata personalisht se u japin përgjigjëje. Jemi të vetëdijshëm se xhelozia e inati i pseudopatriotëve ekstrem shau heroin kombëtar Gjergj Kastriotin, At Gjergj Fishtën, Fai Konicën, Fan Nolin, Nënën Tereze e sa të tjerë; e sa kush nuk u sha?! Na sjemi as Kastriota, as Fishta, as Nënë Tereze,as Nola e as Konica. Ne malsorët ende jetojmë me marrëdhënie fisnore e shikjoni e mos fyeni njerëz që nuk janë për tu fye. Po kanë merita kombëtare e jo aso fjalësh  të ndonji personi. Për të mirën e së ardhmes shikjoni e të bashkohemi se mjaft luejti dreqi e Mali i Zi e Serbia me ne e luajnë akoma.
               Në fund në daltë nji shqipëtar që mund ta dëshmojë në prezencën tonë se i kemi bë kujtë ndonji të keqe dhe se na e ka pa sherrin dikush, të vinë; por ate se ka lindë nana akoma. U çpifen edhe shejtenëve e ne shejtën sjemi, por kuptoje se nat sistem komunist ka egzistue friga, jo vetëm për ne, po për të gjithë. Vetëm shikjoni sa e kem lëshue vendin ,jo prej së mirës. Nëse duhet të durojmë, të durojmë sbashku me ata që janë në Malësi. E kundërta e shihni ku na ka sjellë. Të ecim tokës si njerëzit modestë, se ashtu ka hije. Mos u frigoni, se historia ka me e shkrue të vërtetën, në mos për ne, për ato vorre. Mos hyni me qitë çdo gjë në fushë të lame, po nisnju nga ajo se gati çdo kush, ka çka fëshinë edhe në shëpia të veta, po veproni në të mirë të shqipëtarëve; mostjetër me fjalë e në të mirë të kombit shqipëtarë; pra jo për të keq, po për të mirë të njerëzve që e meritojnë. Unë nuk e njoh at njeri që sban ndonnji gabim gjatë veprimtarisë së vet. Nerëzit që punojnë mund tu çfaqet ndonji dukuri e tillë, por nisu nga parimi se ai që spunon aspak dhe nuk flet për çështje shqipëtare, se edhe ishte nevoja, ai ka gabuar edhe më shumë.
              Në fund me respekt si për lexuesit, si për shkruesin e tekstit dhe nuk kam nevojë dhe as sia lejoj vehtes për shkrime të tilla, se kam nji histori familjare e vëllazërore të gjyshave e stërgjyshave për tu krenue. Nuk i lejoj vehtes as reagime në të ardhmen se me njerëz anonim ska çka njeriu të debatojë. Më fortë e shkrova për njerëz që nuk e dinë të vërtetën dhe për të vërtetën që shkrova. Në mbarim kërkoj falje se nuk është falenderuese ti shkruaj vetit autobiografi familjare. Pra e kemi krye pak shkollë, sa të jemi krenarë.
     
                Detroit, 5 mars 2009.           
   Pedagog: Shtjefën Nika Palushaj, vet  dora.

Comments (10 posted):

Mark Gjonaj on 10 March, 2009 05:34:05
avatar
Profesor Shtjefni tunjatjeta!. Te lumte dora per shkrimin, gjuhen e paster shqipe qe e keni trasheguar me shume sakrifica dhe ne kushte shume te veshtira. Me vjen mire qe po gjallerohen nepunesit tone; qe kjo faqe shkrimesh te jete dhe prone e te tjerve dhe jo vetem, e disave, sepse kure nuk mbeshteten nga moria e madhe e shkrueseve te tjere, sado i mire, origjinal dhe i vertete te jete shkrimi, mbetesh ne ishull.

Nuk mund te shkruaj me gjate, sepse qe te te jap nje mendim, duhet me i pare te dy shkrimet dhe pastaj me komentuar. Por gjykoj se vellaznia juaj jane shume aktivist per ceshtje kombetare, me cfare kame pare dhe lexuar nga profesor Nika. Pronari i Albdreamsit, mbasi beri vrejtjet e tij per gazetarin Sami Milloshi, ai me modesti dhe informim, botoj dhe shkrimin e tij, qe nentedhjet e nente per qind e kundershtuan tendencen e tih shperdorimin e respektit qe i beri sektori i kultures ne komunitetin tone. Pershendetje.
ivezaj on 11 March, 2009 03:24:41
avatar
I nderuari Shtjefen Nika Palushaj, ju po e filloni me fjalin se ne Malesia.Org eshte publikua shkrim qe ju ka ofenduar, gje e cila nuk eshte e vertet dhe hape dezinformate.
Ne Malesia.Org eshte publikuar shkrimi "Letra e Lulash Palushaj derguar Presidentit Bamir Topi". Pra letra te cilen e ka shkruar vete zotnia Palushaj.
Kurse ne forum, aty ku mund te shkruaj cilido perdorues i internetit kishte reagime te ndryshme ndaj shkrimit te z Palushaj, dhe ato nuk jane opinion i stafit te Malesia.Org. Ne forum njerezit shprehin mendimet e vela per tema te ndryshme.
Reagimi juaj eshte ne adresen e gabuar.
ivezaj on 11 March, 2009 03:27:38
avatar
Kjo eshte sikur per shkrimin qe po shkruaj une tash, pra koment ne shkrimin tend, te akuzohet AlbDreams.
AlbDreams vetem na mundeson te komentojm shkrimet qe publikohen nga stafi i saj, e njejta si ne malesia.org.
Kastrati on 13 March, 2009 02:57:52
avatar
Pershendetje Prof..Shtjefen e Lulash Nika Palushaj eshte krenari per u dhe per cdo familje shqiptare qe edukohen ne ate menyre qe jeni edukuar juve,e kisha nje apel per ate qe mundohen me i kredikua mesusit e vjeter qe ju kane msua te shkruane e te lexoni ne gjuhen e nanes Shqiperi,e mos ti kishi pase keta prefesora shqip nuk e kuptoj se si e kishi ruajte ate gjuhe te embel,flase per juve qe keni jetuar nen mal te zi,mose te harrojme prej ka kemi ardhe,me te vertet jetojme ne amerike po e shofim dita dites se sa mire po na flasin femijet tane shqip,keta vllezer nga Trishi Legjendar, edhe ne Amerik po mundohen tu japin femijeve shqip pran qendres se Shen paulit,ta ndihmojme njeri tjetrin ,e mos te mundohna me u ba tane prefesora. ju Faleminderit
Pali on 14 June, 2009 03:50:51
avatar
Luigj Gjokaj me mustake qe shet makina ,ti plaste Zoti dy syt e ballit e mos te bashin drite , si pin ai qe i thot vetit burr e gjoja intelektual e inisjator e bahet tape se sdin ku ne pus per krye te vet asht , e ju bjen makinave kryq e kryq ne park te Kisha ..je i filmum ca ke ba me 13 qershor te kissha e ShPalit...pish trut e krese ,, njashtu mund te marrish ne qafe dikan, merre i shofer o kuke , kur e din se don me pi e sta ba !!
Katunari on 15 June, 2009 07:06:08
avatar
Pal per Luigjin Gjokaj ne disa pika jam me ju,por nuk asht noj gja e madhe me pi noj pike raki bre burre.Ai nuk asht ba qameti se ka pi Luigji.Ater ata te ishin rujte e mos tja kishin xane rrugen,pse ua ka fale syte zoti.
Ater puna shume e madhe per tash nizet vjet e Luigjit e mulon nje pike raki si paska pi ate nate.
Mos ja permeni buken nierit.Kta se kena pas per tradite e per shpiatllek.
Pali on 15 June, 2009 09:16:28
avatar
katunari, Luvigj Gjokaj te pine sa te don nese ja ba por meqe sja ba te marrin i shofer ose te shtrihet ne asfalt te flen deri sa te din ku ne shpell asht ,makinat e parkume mos ti neshin me makine te vet as njerzit qe ecin ne rruge te vet , ja plast Zoti dy syt! Munet ai e cdo dejan ashtu me sakatua njerz te pafajshem se per vetin si han as dreqi,,
on 15 June, 2009 02:18:02
avatar
Me vjen keq qe ky alamet "intelektuali"po shkon dam nga pija.Ah mjere malsia dhe komuniteti shqiptar ku i ka shkua puna me u perfaqsua nga njerez siLuvigj GjkajAi ne te vrtete perfaqson vec vehten ky dhe disa te tjere duke marre mikrofonat me zor e duke shfrytezua kisha e xhamia, vetem e vetem si te duken si intelektual, e te bahen heroj. Po a mund te bahesh hero duke pire e hanger mish ferliku, e pasi pine mire e fryhen bertasin rrofte kosova, ...malsia e pollavra te tjeraA e keni vene re ?kane filluar te percahen"kandidatet" per Heroj. Dom Antoni keto kohe ka perparua ma shume me pike dhe tani per tani luftojne ate, sikur Sala me Edin, apo dikur Enveri me Mehmetin . hajde dije se kush do fitoje.Por meqe Dom Antonit po i pregatitet festimi i ditlindjes si dikur shokut Tito apo shukut Enver, ka ma shume shans per tja kaluar pianecit mustakoc por ky i fundit mbase shpallet ne Kosove hero per njato pare qe ka pase vjelle me shoket e tij kur i grumbulloshin gjoja per lufte Keta njeres qe shfrytezojne besimin sinqeritetin dhe patriotizmin e bujarine e shqiptarve per interesat e tyre karieriste duke marre neper kembe deri dhe idealet me te shtrejte te shiptarve atdhedashurine dhe besimin fetar, duhet te zhduken nga jeta publike ne komunitet,sepse jane me te demshem se udb-ja dikure ose me mire te themi per komunitetin shqiptar nje UDB e diteve te tona.
ADMINISTRATORI on 15 June, 2009 02:18:37
avatar
Jeni te lutun,qe te komentoni shkrimet e publikuara pasi kjo kategori nuk eshte Kendi i Njoftimeve apo Kendi i Aksidenteve.
Per probleme te mesiperme jane institucione shterore dhe private qe i zgjedhin ato pune dhe jo ALBDREAMS
Faleminderit
Pali on 15 June, 2009 03:17:55
avatar
administrator e ke lirine dhe mundesine me i fshi komentet qe i vlereson te papershtatshme , mua sme vjen keq hiç, u kry kjo pune , ishalla ja ven pak gishtin kokes kush ka ndergjegje e veren se vertet ka dal jasht normash , edhe e pranon gabimin e madhe e se perserit ma ... DO NOT DRINK AND DRIVE!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0