Home | Histori | 20 shkurti, dita e triumfit të qytetarëve mbi diktaturën

20 shkurti, dita e triumfit të qytetarëve mbi diktaturën

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Në vlerësim të ngjarjeve të 20 shkurtit që kulmuan me rrëzimin e bustit të diktatorit më të egër në Europë, Kryeministri Berisha tha pak ditë më parë se kjo është dita që bëri opozitën shqiptare, opozitë të vërtetë. "Çdo ditë që kaloja dhe shihja statujën e tij, mendja ime më thoshte që ne nuk ishim opozitë, pavarësisht se ne kishim themeluar opozitën. Kulti i tij dhe bronzet ishin edhe të gjalla, edhe bronze, ishte kuraja e jashtëzakonshme e qytetarëve shqiptarë që donin opozitën dhe që shembën bustin", u shpreh kreu i qeverisë duke kujtuar ngjarjet e 19 viteve më parë. Ne, tha ai, zhvilluam një seri takimesh ku kërkonim heqjen e emrit të universitetit dhe Ramiz Alia refuzonte me çdo kusht këtë. "Kjo bëri që studentët të hynin në grevë. Kur u përmbys busti, komunistëve iu përmbys bota", kujton Berisha. Ai nënvizon se Ramiz Alia kërcënoi me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe akuzoi drejtuesit e Partisë Demokratike për helmim të studentëve. "Ne na kërcënoi dhe akuzoi. Tha se keni helmuar studentët. U hodhët helm në sheqer, tha, por nuk gjeti përkrahje për gjendjen e jashtëzakonshme. U kundërshtua nga Dritëroi, nga Sabriu, sigurisht nga unë, nga Haxhi Aliko. Në unison ishin të gjithë përveç Adil Çarçanit, Haxhi Llexhit, i cili rrinte me revole në dorë, Lumturi Rexha. Pra, ajo ishte një mbledhje shumë nervoze, të cilën Ramizi donte ta shfrytëzonte për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme për të shtypur opozitën dhe për të krijuar të ashtuquajturin Këshill Presidencial, çfarë nënkuptonte se do të kishte të gjitha pushtetet në dorën e tij. Në fakt, ai i kishte, por donte të çlirohej nga Adili, të vinte një Kryeministër, të cilit t'i thoshte se qeveris Këshilli Presidencial dhe jo qeveria. Ishte një përpjekje e fundit e tij, ngjarjet e zhvilluara treguan se ai e zhvilloi atë për të bërë një lloj grusht shteti brenda shtetit", thekson Berisha. Kryeministri kujton se së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë kaluar orë të tëra për të bindur Ramiz Alinë që t`i heqë emrin e diktatorit Universitetit. "S'ka patur kurrë takime personale, në prani të të tjerëve po. Kemi shkuar ato ditë edhe para grevës dhe gjatë grevës, katër-pesë vetë, mund të them edhe për 3 apo 4 orë nuk bindej për të hequr emrin e universitetit", u shpreh kryeministri. Më pas ai kujton se njerëzit u çliruan me rrëzimin e bustit të diktatorit, por Ramiz Alia bëri një mobilizim vullnetarësh, të cilët i solli me çadra në Kamzë. "Krijoi lëvizjen e vullnetarëve të Enverit, njerëz që mbanin bustet e Enverit dhe i shëtisnin nëpër qytetet e vendit. Ai ishte një histerizëm kolektiv, ndonëse i kufizuar. Rrëzimi i bustit përbën një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kombit. Kryeministri e cilësoi 20 shkurtin si ditën e fitores dhe të triumfit. "Ka patur shumë data të tjera të qëndresës. Mund të jenë më simbolike, por nuk u kurorëzuan me fitore, ky ishte triumfi i tyre, sepse pa diskutim, ata që u shndërruan në shtyllën kryesore të revoltave, ishin të përndjekurit. Mendoj se kjo ishte dita e ngadhënjimit të idealeve të tyre. Kjo ditë, më shumë se çdo ditë tjetër meriton nderimin e të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri dhe vlerat e saj. Është dita e ngadhënjimit, mund të kemi ditë të tjera, si ekzekutimi i deputetëve, e martirizimit të tyre, por totalitarizmi vazhdoi edhe 40 vjet mbrapa. Kjo shënon ngadhënjimin e vërtetë mbi hoxhizmin. Ngadhënjimi i vërtetë, nuk ishte themelimi i Partisë Demokratike, ngadhënjimi i vërtetë ishte ai. Ishte një batalion i tërë i armatosur dhe njerëzit që nuk pyesnin, ishte një përballje me diktaturën më të egër në Europë. Pra, kjo është dita e ngadhënjimit", tha Berisha.

Comments (2 posted):

Paul Tedeschini on 22 February, 2010 02:23:05
avatar
Prralla me mbret sa me i hjedhe popullit pluhun sysh!
Me 24 dhjetor 1989 u pushkatuen diktatori rumun çaushesku me te shoqen. TV2 i Beogradit i jepte tash e pare me nji kohezgjatje prej 15 minutash dhe na e shifshim çdo dite ne Shkoder.
Ramizi nuk e leshonte pushtetin.
Amerikant e thirren ne NY ne muejin shtator 1990 demek ne mbledhjen e OKB-s dhe i dhane ultimatumin per rrezimin e komunizmit ne Shqipri.Kjo asht skema reale politike. Te tjerat jane pallavra me rrejte popullin e thjeshte.
U organizue skena teatrale per demek ramje komunizmi sa per sy e faqe. Ata e kan prep pushtetin, por te veshun me maska kanrnevalesh.
Le ti mbajne prep populli shqiptar mbi krye!!
Pse nuk po i hjekin qafet keto kriminela dhe bijte e tyne?!?
S.O.S. on 22 February, 2010 06:34:46
avatar
Asht krejt si thote komentuesi P.Tedeschini.Komentet e tjera jane te teperta.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0