Historia kriminale e Gramoz Ruçit që nisi në vitet '80
Ish-ministri që urdhëronte vrasjen e shqiptarëve në fillim të viteve '90 do të drejtojë grupin e opozitës.Dalja e tij sërish në krye të opozitës është një paralajmërim serioz për socialistët në radhë të parë,
Gramoz Ruçi ishte ministri i Brendshëm i diktaturës që vriste shqiptarët në kufi dhe në protesta dhe deklaronte me krenari se do t'u hedhim familjeve nga një paketë cigare për ngushëllim. Ai mban mbi supe mëkatet e rënda të së shkuarës së largët, por edhe asaj të afërt për lidhjet me botën e krimit, siç dëshmojnë bashkëqytetarët e tij në Tepelenë në kohën kur ai ishte sekretar i parë partie në këtë zonë. Në vitin 1985, dy javët e para pas vdekjes së diktatorit mizor, në një fshat të vogël të Tepelenës në komunën e fshatit Buz pak kilometra nga Qafa e Kiçokut, një i ri do ta pësonte keq nga dora e Ruçit, sepse kishte guxuar të organizonte një mbrëmje festive. "Isha përgjegjësi i Shtëpisë së Kulturës dhe së bashku me disa të rinj e të reja organizova një mbrëmje dëfrimi. E vetmja vegël që dispononim ishte një fizarmonikë, të cilës i bija unë", nis rrëfimin qytetari, i cili nuk dëshiron të identifikohet për të qëndruar larg hakmarrjes së bolshevikut të krimit. "Ajo vegël muzikore e thjeshtë ishte argëtimi i vetëm në atë fshat të humbur, rreth 4 orë larg qytetit të Tepelenës. Sigurisht kisha dëgjuar në radio se zija ishte 5 ditë", vazhdon më tej tregimin i riu i asaj kohe. Por, siç nënvizon ai, kjo zi nuk kishte mbaruar për Gramoz Ruçin, të cilit i kishte vdekur babai shpirtëror. "Më kishin spiunuar dhe vjen policia e më arreston në shtëpinë time të vogël, ku jetoja vetëm me nënën. Gjithë rrugës më rrahën ashtu me duar lidhur. Në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme më morën në pyetje dy hetues, të cilët më rrihnin kur përgjigjet e mia nuk iu pëlqenin. Nuk dija se ç'të thosha. Vetëm iu pohoja se zija kish mbaruar dhe populli ishte i lirë të gëzonte dasmat apo mbrëmjet. Mbasi më torturuan 24 orë, në qeli hyri Gramozi, i cili më shau për nëne e më mbyti me shkelma nga brinjët, gjersa ngela pa frymë", dëshmon i riu që kishte guxuar të thyente zinë e pashkruar të Ruçit. Ai shton se pas 3 ditë qëndrimi në qeli dhe nën efektin e torturave e pagjumësisë, rrugën për në fshat ku e priste nëna e kishte bërë në këmbë, ose siç shprehet ai, "me zvarritje". "Trupi më ishte nxirë i gjithi. Qëndrova dy javë në shtrat, sepse edhe në spitalin rajonal kisha frikë të shkoja se mos më helmonin'', vijon më tej tregimin i riu që kishte bërë gabimin fatal, kishte festuar kur Ruçi ishte në zi. Por Gramoz Ruçi ishte urdhëruesi i masakrës së 2 prillit, ku ngelën të vrarë katër djem të Shkodrës vetëm se kishin guxuar të protestonin për jetën makabre që bënin në atë kohë. Jo vetëm kaq, por ishte Gramoz Ruçi personazhi që luftoi me mish e shpirt për të mbrojtur bustin e diktatorit, duke u vënë në krye të shoqatës vrastare për mbrojtjen e figurës së diktatorit. Anëtarët e kësaj organizate terroriste ishin urdhëruar që të qëllonin këdo që do të guxonte t'i afrohej bustit të diktatorit. Zhvillimet e shpejta të atyre ditëve nuk i lanë kohë zbatimit të planit të Ruçit, por më 2 prill ata vranë katër të rinj që kërkonin demokraci. Më vonë Ruçi do të vazhdonte t'u ofronte mbështetje politike bandave kriminale të trafikut të drogës, disa prej të cilave kontrolloheshin nga të afërm të tij. Banda e nipit të tij kontrollonte pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë deri në vitin 2005 dhe mësohet se hynte e dilte lirisht nga kufijtë e vendit me ngarkesa të konsiderueshme drogash dhe prostitutash. Ky aktivitet i siguroi të ardhura të majme bolshevikut të pareformuar, i cili për të vijuar kontrollin e drejtimit të PS-së u bë ortak i Edi Ramës në pastrimin e parave të krimit. Aktualisht, me këto para Gramoz Ruçi po ndërton një nga pallatet më të mëdha në zonën e gjelbër të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial ku sipas të gjitha planeve urbanistike nuk lejohet ndërtimi. Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se historia politike e Gramoz Ruçit ka nisur si një histori krimi dhe ka shumë pak gjasa të ndryshojë, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që nga koha kur ai urdhëronte vrasjen e qytetarëve të vet. Dalja e tij sërish në krye të opozitës është një paralajmërim serioz për socialistët në radhë të parë, por edhe për mbarë shqiptarët për kërcënimin që i bëhet demokracisë.


del.icio.us
Digg
Comments (6 posted):
Kete telefonate e ka ndigjue nji teknik i linjes telefonike, qe lidhte degen e mbrendshme te Shkodres me ministrine e mbrendshme ne Tirane.
Rezultati:
1-U vrane kater demostrues nder te cilet Arben Broci qe i kishte dale balle per ball kundra Ramiz Alise ne takimin me studentet ne Tirane per kushtet e demokracise. U vrane edhe tre te tjere. Un isha aty prezant ne ate mengjez kur e vrane Arben Brocin dhe te tjeret.
2-Kryetarin e deges mbas disa kohe e zhduken pa lane gjurme dhe nuk u muer vesht si perfundoi.
3-Sekretari i partise Xhemal Dymylja u denue nga gjykata si fajtor per keto vrasje dhe vdiç ne burg.
Keto jane bazat e DEMOKRACISE se SOTME me GramosRuç&CO.
E more Pulin, ato qe i kane vrare djemt, jane pjese e asaje dosjes se zeze qe ish ministri i Mbrojtjes Zhulali, deklaroi perpara se te kalonte ne jeten e Bibles. E pra, cdo gje ishte e organizuar, per te arrit qellimin e duhur dhe kuptohet se marrja e pushtetit, edhe ne rruge elektorale ka viktima si ne ate te marrjes me gryken e pushkes. Me e besueshme eshte se vrasjet jane bere nga krahu mesymes, se sa krahu mbrojtes... Me kane thene se ka shkruar nje liber nje i denuar i pafajshem, viktime e pazarlleqeve te Berishes, Arbnorit dhe Ali Spahise,me titull "2 Prilli" bene mire qe ta lexosh.
Nga te gjitha anet ta shikosh, eshte ma e mundshme qe djemt e Shkodres ti kete vrare menaxhimi i klases politike agresive qe po vinte ne pushtet; perarsyese nga ato qe kane ndodhur deri tani, me vrasje deputetesh, Gerdece, punonjes policie, korrupsione dhe ngjarjet me te renda, jane sot ne pushtet dhe nuk ju bene pershtypje asgje. Te gjithe ju shkodranet thoni kemi qene prezent, por mbas 20 vjetve, me u vra u vrane ata. Megjiate, nuk je vone, prokuroria, e hap prap procesin.
Sa me siper, po i drejtohem gazetarit qe me gjithe keto krimeme qe ai ka bere, po qe nuk eshte denuar asnje here mbi 20 vjet; a mund te jete artikulli i shkruar per te i besueshem? A mund te quhet nje nepunes qe ka punuar ne regjimin e kaluar dhe ne kete regjim kriminel pa nje vendim gjykate? Qellimi i shkrimit dhe akuzat qe i drejtohen, nuk perputhen me gjendjen faktike te levizjeve te ketij nepunesi. Dhe une jam i sigurte qe po te tregoj te verteten qe me ka lene shume pershtypje te mira ne nje rast qe kam shkuar per probleme pune ne Tepelene; dhe ka qene fundi i viteve 80-te; do te me thone qe edhe ky eshte nje kriminel si ai. Dhe perse ka hoshilacione ne kritikat kunder Rucit, vetem kur rezikohet demokratikja, del Ruci, te persekutuarit, varret, ligji i dosjeve, dosjet e korrupsionit, krimet qe flene neper dosje, kutite e votimit e tj.
Prandej rregullova nji vize per te gjithe familjen time dhe pa hupe kohe u largova prej aty, me gjithese qyshe para votimeve te para demokratet me ofruen nji post ne qeverine e ardhshme te tyne. Dhe nuk gabova qe s'pranova.
Un tham te verteten ashtu suç asht puna. Kush don me e besue le ta besojne. Kush nuk don me e besue, le te mos e besojne. Aqe me ban mue.
Une dij shume ma teper gjana, por asht kot me fole, sepse s'ke me kè me fole.
Kalofshi mire aty ku jeni.
Gjeja me qesharake eshte se shumica e shkodraneve "dine" gjthcka,kur,ku,kush,si e perse.Por kur vjen puna per t'i vertetuar,mbeten ne kuadrin e llomotitjeve.Lidhur me artikullin e shkruar nga ndonje qe punon per 300 euro (sa me majte shpirtin gjalle) nuk ka nevoje per shume komente.Ruci eshte bere Minister i Brendshem me 23 Shkurt 1991,dhe nga ajo dite nuk ka patur kurrfare vrasjesh ne kufi.Ruci ka qene deshmitar dy here ne gjyqin e 2 Prillit dhe ne pushtet ka qene ne ate kohe nena parti e gazetes RD.Ngjarja e trilluar e Tepelenes eshte qesharake pasi sekretari i pare i PPSH se rrethit nuk ka ndodhur qe te hynte ndonjehere ne dhomat e burgimeve.Por,tani edhe hajdutet dhe grabitesit kane 20 vjet qe perpiqen qe veprat e tyre t'i paraqesin si politike.
E dij se ********** nuk do e botoje opinionin tim,sic kas bere dy heret e fundit.Por,te hiqesh demokrat dhe te censurosh mendimin,nuk ka ***** ku te rrije.
Viktor Mali
Marseille,France
Mos e thuaj dhe mos e mendo se kerkush nuk te beson, mos nigjo nonje te indoktrinuem e te kompromentuem me sistemin komunest qe te kritikon, kritikat e tyne duhet te jene kurajo per ne qe te therrasim ma shume per te verteten.
Aqe sa keni thane deri me tash jane me shum vlere per shoqnine dhe njerzit tane, por ata dhe gjith ne presim ma shume prej jush..
Me shum respekt...Ejell Miculi, Milano.
(scutari2009@hotmail.it)
Post your comment