Kur Kadri Hazbiu i shiste armë mafias italiane
Historia e furnizimit të Shqipërisë me municione, që nga Italia fashiste, Kina, Bashkimi Sovjetik
15 mars 2008. Një krismë dhe tronditje e tmerrshme, e shoqëruar me një kërpudhë flake dhe tymi, e ngjashme me kërpudhën e bombës atomike, që u hodh në Hiroshimë, më 6 gusht 1945, ndodhi në katundin Gërdec, 18 km lart Tiranës, në trekëndëshin Durrës – Tiranë – aeroporti i Rinasit (“Nënë Tereza”). Ku u gjetën ata mijëra tonë municione, që shpërthyen në ditën e 15 marsit 2008?! Shpesh në të kaluarën nga studiues të huaj dhe shqiptarë, Shqipëria ishte quajtur “fuçi baruti”. Në fakt, kjo shprehje e figurshme nuk i përgjigjet realitetit historik të kohës. Shqiptari që në kohën e pushtimit otoman ishte i armatosur edhe kur dilte jashtë shërbimit të gjatë ushtarak.
Pas Luftës I Ballkanike (1912-1913) në Shqipëri mbetën mjaft armë dhe municione jo vetëm nga ushtria e shpartalluar turke, por dhe nga ushtria serbe e rraskapitur, që tërhiqej nëpërmjet territorit shqiptar drejt Korfuzit dhe Italisë në dimrin e vitit 1915. Qeveritë shqiptare të viteve 1920-1924 nuk bënë asgjë për çarmatimin e popullatës që mbante armë dhe municione pa leje. Me ardhjen e Ahmet Zogut në krye të shtetit shqiptar, në fillim si President dhe nga viti 1928 si Monark, u kryen disa operacione të suksesshme çarmatimi. Mund të themi me bindje se pas vitit 1932, në duart e popullatës nuk ekzistonin armë dhe municione pa lejen e organeve shtetërore. Pushtimi fashist dhe sidomos Lufta Italo-Greke (tetor 1940-maj 1941) lanë në territorin shqiptar armë dhe municione të konsiderueshme.
Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, njëqind mijë ushtarë italianë braktisën armatimin e tyre dhe u arrit deri atje, sa një pushkë dhe një revolver shitej për një kokërr vezë. Me ato armatime u armatosën shumica e familjeve fshatare (në atë kohë fshatarësia përbënte 80% të popullatës shqiptare) dhe njësitë partizane, çetat e Ballit Kombëtar, të Legalitetit, pasuesit e bajraktarëve të veriut etj. Mbas vendosjes së diktaturës komuniste, më 29 nëntor 1944, u organizuan nga DMP (Divizioni i Mbrojtjes së Popullit) disa operacione çarmatimi të dhunshme. Mbas kontrollit në çdo shtëpi dhe kasolle, banorët e fshatrave i mblidhnin me dhunë në sheshin e katundit ku i rrihnin barbarisht, madje edhe i ekzekutonin pa gjyq, në qoftë se nuk dorëzonin sasinë e armëve dhe municioneve, që u kërkohej nga repartet ndëshkimore. Edhe sot e kësaj dite, në Mirditë, Kallmet dhe Zadrimë, kujtohen me llahtari gjëmat e komandantit të batalionit ndëshkimor të komanduar nga Toger Baba (alias Hodo Habibi) që kryente çarmatimin në ato krahina gjatë viteve 1945-1947.
Kur Shqipëria komuniste aderoi në Traktatin e Varshavës në vitin 1955, në depot ushtarake nuk kishte më armë dhe municione të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ish-Bashkimi Sovjetik furnizoi ushtrinë shqiptare jo vetëm me armatime të lehta, por dhe me qindra tanke, aeroplanë, nëndetëse dhe mjete ushtarake lundrimi. U ndërtuan aeroporte dhe baza detare të vëna në shërbim të Traktatit të Varshavës, duke e kthyer Shqipërinë në një bazë të avancuar në Detin Mesdhe.
Nga fundi i viteve pesëdhjetë drejt Shqipërisë i hodhi sytë edhe Kina maoiste. Në muajin maj të vitit 1959, kur Shqipërinë e vizitonte një delegacion sovjetik i kryesuar nga Nikita Hrushov, në Shqipëri ndodhej “inkonjito” ministri i Mbrojtjes së Kinës, marshalli Pi Den Huai, që përgatiste planet ushtarake për ta kthyer Shqipërinë në një depot ë madhe armatime, të paparë në rruzullin tokësor. Gjatë periudhës “të miqësisë” shqiptaro-kineze ( 1962-1978 ) Kina e furnizoi Shqipërinë me armatime që shkonin në vlerën e 18 miliardë dollarëve amerikanë. U ndërtuan disa uzina armatimi dhe municionesh, si ajo e Poliçanit në Berat e Mjeksit në Elbasan e Çekinit në Gramsh dhe një tjetër në periferinë e këtij qyteti. Përveç armatimeve dhe municioneve që prodhoheshin në Shqipëri, ushtria shqiptare u furnizua me qindra tanke kineze, me mjete ushtarake detare dhe me aeroplanë “Mig” difektozë, që shkaktuan vdekjen e disa dhjetëra aviatorëve shqiptarë.
U ndërtuan me qindra tunele, për të depozituar mijëra tonë municione që prodhoheshin në uzinat e armatimit. Gjatë hapjes së tuneleve, janë vrarë mbi 500 ushtarakë, kufomat e të cilëve u dërgoheshin familjeve natën, duke i porositur që t’i varrosnin pa zhurmë dhe pa bujë. Në depot e municioneve u vendosën mbi 500 mijë tonë municione që i binte çdo shqiptari të mbante mbi shpinën e tij 2 ½ kv barrë e papërballueshme për shpinat e kërrusura të shqiptarëve mjeranë. Sa qytetarë shqiptarë janë vrarë dhe plagosur nga shpërthimet e municionet gjatë sistemimit nëpër depo, gjatë transportit nga një vend në tjetrin dhe gjatë zboreve ushtarake?!
Flitet se janë disa mijëra, por askush nuk e thotë këtë gjë me zë të lartë edhe sot e kësaj dite. Në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme (në qoftë se ekzistojnë) duhet të jenë emrat e atyre fatkeqëve që ranë viktima nga marrëzitë e klikës vrastare komuniste të asaj kohe. Përse nuk publikohen emrat e atyre fatzinjve që u vranë nga shpërthimet e municioneve dhe emrat e përgjegjësve për vdekjen e atyre qytetarëve që zbatuan verbërisht urdhrat e pushtetarëve vrasës?! Shqipëria pas vitit 1962 u shndërrua në një depo gjigande baruti dhe u bë e frikshme jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për popujt e Evropës, Afrikës dhe Azisë. Pranë kabinetit të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut, ndodhej zyra e një përfaqësuesi të mafias italiane, që kontraktonte për armët dhe municionet që do të blinte nga qeveria komuniste shqiptare për të furnizuar grupet terroriste në Itali, Korsikë, Spanjë, Irlandë, Greqi etj.
Qindra mijëra kallashnikovë të modelit kinez dhe dhjetëra mijëra tonë municionesh të prodhuara në Shqipëri u shitën në Ruanda, Kongo, Angola, me të cilat u vranë një milion e gjysmë tuci dhe hutu. Edhe sot e kësaj dite problemi i gjenocidit afrikan nuk është mbyllur. Një komision i OKB-së, me përfaqësues të vendeve afrikane, kërkojnë dënimin nga një gjykatë speciale në Hagë, të shkaktarëve të atij gjenocidi të përgjakshëm, që u ka marrë jetën qindra mijëra fëmijëve dhe grave të pafajshme afrikane. Shpresojmë se në aktakuzën e prokurorit të Hagës për gjenocidin afrikan nuk do të përmenden vetëm emrat e Çombes, Mobutus, Mengisit etj., por dhe të klikës vrastare të Enver Hoxhës që furnizoi grupet terroriste afrikane me dhjetëra mijëra tonë municione dhe armatime të prodhuara në Shqipëri. Armët dhe municionet shqiptare u dërguan edhe në Liban, Afganistan, Palestinë dhe në të tjera vende aziatike për të vrarë qindra dhe mijëra të pafajshëm. Për krimet e kryera në shumë vende të botës nga armët dhe municionet e dërguara nga Shqipëria komuniste, askush nuk ka folur dhe s’është përgjigjur penalisht.
Askush nuk u dënua në Shqipëri nga ushtarakët e papërgjegjshëm që braktisën dhe hapën depot e armatimeve në vitin e mbrapshtë 1997. Nga armatimi i grabitur në ato depo nga bandat kriminale dhe mafioze u vranë mbi 3.000 shqiptarë të pafajshëm dhe u shkaktua një dëm i pallogaritshëm ekonomik. Një pjesë jo e vogël e atyre armatimeve ka mbetur në duart e popullatës civile, të cilat vazhdojnë të përdoren edhe sot, duke marrë jetën e qindra njerëzve.
Shteti shqiptar pas vitit 1991 nuk mund të menaxhonte një sasi aq të madhe armatimesh dhe municionesh, prandaj ndodhën dhe katastrofa si ato në depot e armatimit të Qafështamës, në Dhembland të Tepelenës dhe në të tjera vende që nuk janë publikuar dhe janë mbajtur sekret. Gërdeci ishte akti i fundit i asaj drame që ka vazhduar në Shqipëri për gjysmë shekulli.
Viktimat e Gërdecit u dëmshpërblyen, por sigurisht, dhimbja që shkaktoi ajo katastrofë, nuk do të harrohet për shumë kohë. Vendimi i gjykatës që do të gjykojë katastrofën e Gërdecit duhet të pasqyrojë me saktësi shkakun dhe pasojat. T’i jepet Romës ajo që i takon Romës dhe Cezarit atë që i takon Cezarit. Vetëm kështu do të mbyllet kjo faqe e përgjakur e historisë të armëve dhe municioneve shqiptare, të mallkuara nga mijëra nëna, gra dhe motra, për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.



del.icio.us
Digg
Comments (11 posted):
Qe te shkruash pak per shkrimin e tij, do kohe dhe pergaditje dhe jo se si ja ka futur Gimi. Vetem te thush qe kishte nevoje Mauceduni per Enverin, praktika e lidhjeve dhe e ndarjeve me kinen, nuk e pranon kete..., sepse kinezet nuk munden te zene kryeure dhe te pozicionohen ne Shqiperi dhe kure u erdhi dita dhe ra zilja e z. Hoxha, Ai u tha dhe atyre si rusve qe nga keni vene majat, tash thembrat!. Nese na del kohe, do te shkruajme dicka se si e kuptoj une, ceshtjen e armatimit ne Shqiperi dhe befasia qe u gjenden shtetet demokratike ne tranzicion, me disarmatimin per qellime fitimi dhe korupsioni. Vetem shprehja e poshtme e Agimit qe qeveria i demshperblej viktimat e Gerdecit, kur jeta nuk shperblehet me para, tregon se autori eshte nje servil qorr i bindur ndaj nje propagande dizinformuese dhe mbuluese e kobit. Eshte e vertete se familjet e viktimave dhe te demtuerit e tjere percark kane marre ndihma..., por akoma sot e kesaje dite nuk kemi nje vendim gjyqi per asnje nga shkaktaret...
Ndersa per Markun do ti lutesha qe mos te shkruaj gje se na bani mendjen bahole me paçavurat e tije.
Nuk e di se a do te kete ndonje femi qe nuk i thone boll babush se sje per ate pune.
Ne Shkoder kam pas kojshi nje djale te vetem qe quhej Lorenc Rodovani, qe per hir te vertetes te gjithe e njihnim per njiri shume te urte e te pa fjale me profesion ELEKTRICIST.
Sapo u lirua nga ushtria diku nga ga nje repart ushtarak ne Jug te Shqiperise, menjihere u dergua "per SPECIALIZIM" ne Tirane. Nga ai moment e mbrapa filloj te dukej rradhe e me rradhe ne Shkoder e kjo vazhdoi edhe mbas mbarimit te "specializimit" deri sa u vendos perfundimisht ne Tirane.
Nga "nje cope elektricist" ai u dergua prane Misionit Diplpomatik ne Rome si shef i sigurimit te misionit, nuk vonoi dhe "kerceu" menjihere ne Sekretar i dyte i Misionit Shqiptar ne Itali, megjithese nuk kishte aspak pervoje diplomatike.
Deri ketu "ishte Dokumentari", mbasi "Filmi fillon tani". Me mbarimin e afatit ligjor ai u "kthye" nga Misioni Diplomatik, por vazhdoi te hynte e dilte ne Itali si ne shtepine e tij.
Duke pasur parasysh se flasim per periudhen me te eger komuniste ku edhe macja po te kishte kaluar kufirin do te ishe konsideruar i prekur e armik, kjo nuk ishte e aplikueshme per "Signor Lorenzo-n", i cili konsiderohej nga Italianet si "un Imprenditore Albanese" dhe festimet ne shtepine e tij ne Tirane beheshim me te shtrejta se ne New York, ne nje kohe qe shqiptareve u mungonte edhe BUKA. Dhe e gjitha kjo nen syrin e vigjilences revolucionare te kolegeve te Mark Gjonit...
Aktiviteti i vertete Tregtar i "Signor Lorenzo-s" ishte ndermjetsimi midis SHTETIT KOMUNIST SHQIPTAR me MAFIA-n ITALIANE. Objektivi ishte KONTRABANDA e CIGAREVE deri tek KONTRABANDA e ARMEVE, qe bente te mundur prurjen e CASH-it qe i mungonte Oligarkise Komuniste per orgjite e saja dhe pagimin e TERRORISTEVE NDERKOMBETARE qe PPSH na i shiste si Partite Motra Marksiste-Leniniste, etj. etj. etj.
Asnjeri nga ne ne kete forum nuk ma merr mendja se jemi te rinj qe te mos kujtojme Maunat e pafundme Hollandeze te markuara CV HEZIK te mbushura plot me cigare te markave me te njohura te cilat mbushnin depot e Portit te Durresit (per Armet nuk ishte nevoja sepse ishin "prodhim vendi") dhe pastaj naten me hane e pa hane ngarkoheshin ne SKAFET SUPER te SHPEJTE te MAFIAS ITALIANE dergoheshin ne ITALI.
Demi qe i shkaktohej ekonomise Italiane nga kjo Kontrabande per te cilen Qeverija Italiane pa pike dyshimi drejtonte gishtin nga Qeverija Komuniste Shqiptare ishte bere shume here objekt i debateve shume te ashpra ne Parlamentin Italian dhe per pasoje edhe i rritjes se masave drastike per mbrojtjen nga kjo gangrene qe hante ekonomine Italiane pa perjashtuar kriminalitetin qe vinte nga hyrja e armeve.
Si Lezhjan ti shoku Mark duhet ta dish se sa here ne Portin Ushtarak te Shengjinit ku nuk hynte as miza, ne kete periudhe shume shpesh ankoroheshin per RIPARIM, Skafet e Shpejte te Mafias Italiane te goditura nga Forcat Bregdetare Italiane dhe te Guardia di Finanza, dhe u jepej ndihme mjeksore Mafiozeve te plagosur...
Kjo ishte historija e ime "shkurimisht" shoku Mark...nuk e di tani a te erdhi kujtesa...????
Mi ra shkurt dhe jo ne tule por ne lule Z. Paulin, rastet e lidhjes se mafias shqiptare me sigurimin e shtetit jane te pranueshme more mik. Te gjitha zbulimet e huaja duhet te penetrojne sa me thelle dhe te bashkpunojne per te zbuluar Paulinat nga brenda dhe xhevdetat nga jashte...
Sa per armet qe na paskeshin shkuar ne Afrike edhe kjo eshte e justifikuar. Ju i quani me gjuhen moderne grupe terroriste, sic na i pershkruen laroja Musta, ndersa regjimi i kaluar i kishte ne listen e njesiteve guerrile, luftare te rezistences. Por z. Musta nuk mund ta mbaroje leksionin, pa futur ceshtjen Gerdeci dhe aq me keq vajtjen e armeve ne Afganistan e gjetke, mire ne kohen e Enverit, po tani ne kohen e Sales? Enverit, nuk i plasi asnje bombe ne dore dhe nuk beri asnje krater kozmik te tipit Arizona. Amerikanet, nuk e kompromentojne fort kollai veten e tyre: - diviza e tyre ishte asnje fishek e municion kinez ne Afganistan- E futi ne burg Demirolin. Jane then e sterthen disa here dhe s'eshte mire me thene te tjera, pa mbaruar gjyqi; por Fatmir Sala, mendoj se u be deti kos dhe o burra te gjithe ne kovachane, se shqiptari tere jeten e ka ngrene barutin me dhembe!.
Merre me mend Paul djali qe vetem nga hapja e depove te armeve te ushtrise, u vrane mbi 3000 vete thote Musta kapedani, po gjate tranzicionit sa? Jane vra kaq shume sa u harruan fare ato te diktatures... Shoket e Mustes dhe te Fushalise tregojne se e kane njohur oficerat numerin e topit ne Bosnje. Ish Ministri i Mbrojtjes te Shqiperise, nje burre i pa perfillur qe i binin pantollonat kur ishte mesues ne Diber; sipas gazetes se Ilirise ka deklaruar se dosja e 97-tes, eshte nje dosje e ZEZE qe nuk do te hapet kurre. Por ai vdiq para kohe...
Mjaft me Paulin duke ja hedhe fajet se kaluares, ajo ka te vetat, por keto dhe derivati i pafund, i takojne Berishes si President dhe Meksit si kryeminister. Ngjarjet e 97-s, Piramidat e Keopsit, Gerdeci, kane ndodhe nen drejtimin e Berishes. Do Perendia dhe ndihmon tja dale me keto ndertimin e rrugve dhe liberalizimin e vizave qe te rregulloje pak bekgraundin e tij. Paul, kot ti perserisim se ju i dini me mire; merrni shembull nga afrimi ne qender me komunistat e Fuat Celes dhe shikoni dhe ju ekstremistat per tu lidhe me komunistat e bazes, se nuk mund te beni pa to. Kur flasim per PD-ine ose paidine, nenkuptojme LS-ine. Vazhdimsia, karrikja, nuk e pengon te ftohtit, flene macja me mine. E keshtu eshte puna e Kardiut me mafien e Itales. Ruaju nga Mafia e re se e vjetra nuk funksionon me . Paulin na merr ne telefon dhe na e jep ndonje kafe se u vjene mire shkodranve nga Shkodrani. Mos e pini vetem nga Suka e Shenpavlit..., po uluni ma poshte. Prifterinjet dhe hoxhallaret ju kane hutue, me u nda e me vorfnue... Naten e mire djali i Shkodres.
Ti je i mecem vete me e kuptu.
Sa per shkodranet thanja asht bajm gjithcka pervecse POLIC TRAFIKU.
Per te tjerat flasim ma vone...
Enjoy your Day (jo tek Rushi) se i prish pune me klientelen
:-) :-) :-)
Paul, te lutem para se te shkosh ne takim, lexo mire citatet e Maos Ce Tungut...se keta shoket jane shume te "pregatitun" e munde te xane gafil.
Mos harro ti pershendetesh me grusht...se u bahet qefi...
Po si more Druzhe Mark don me na ba me besu se ajo qe ishte puro veprimtari kriminalo-mafioze-terroriste e diktatures komuniste, ishte veprimtari agjenturore. Edhe gomari qesh ba me te ndigju edhe pse ju e konsideroni popullin shqiptar gomar qe nuk merr vesht.
Megjithese ai zoti jot i vertete perverti E. Hoxha, te cilit i vinte edhe uji nga Franca i kerkonte popullit ..."qe edhe bare te hane por parimet mos ti shkelin"... ti megjithmend kujton se hajm bar e mund te na vesh dyzina si te kalit qe te shohim nga te pelqen ty.
Koha jote dhe e atij pervertit nr. 2 Edvin peder Rama ka perenduar.
Ka 50 vjet qe diskutohet se ku u mor pushka qe vrau J.F. Kenedin e ti thua mbydhne gojen per mijera qinra mijera arme qe jan shitur nga diktatura komuniste ne pikat me te nxehta te botes nepermjet Mafias dhe krimit te organizuar nderkombetar me fitim 50/50
Terroristat me te medhenj te botes ne periudhen qe flasim e kishin Tiranen si shtepine e tyre biles arrinin deri aty sa te nxjerrnin nxenesit e shkollave qe ti pritnin nga Rinasi e deri tek Hotel Dajti ku priteshim me nderet me te medhaja deri edhe te arsimoheshin ne deget me te rendesishme ne Universitetin e Tiranes dhe ne Shkollen e Partise.
Edhe hapjen e depove te armeve ne '97 e bene te mundur oficeret komuniste shqiptare per eleminuar mundesine e inventarizimit real te gjendjes se armatimit. Ishin ato qe nepermjet sigurimit te shtetit e yshten popullin te thyente depot.
Eshte fjala thyerje sepse ne asnji rast nuk u has rezistence bile me urdher u larguan edhe forcat qe pa pike problemi do te mbronin repartet ushtarake pa pase nevoje te gervishtej askush jo me te vriteshin, Ato 3000 vete qe u vrane duhet ti faturohen USHTARAKEVE QE LEJUAN QE TE HAPEN DEPOT E ARMATIMEVE.
Oficeret e Ushtrise Shqiptare ishin Komunista ne sherbim te Partise dhe jo Ushtarake ne sherbim te Republikes se Shqiperise.
Te vetmet vrasje ndodhen nga duart e Ushtarakeve qe u rreshtuan ne rradhet e Bandave te Armatosura ne Jug te vendit nen udheheqjen e Gramoz Rucit e nen orjentimet qe jepte Ramiz Alija qe rrinte ne Greqi i mbrojtur nga Asfalia.
Kaq te qerruar jeni e ishit sa ju Ushtaraket "Sypatrembur te Kombit", sa i hapet dyert dy kapakshe Greqise qe te shkatrronte Shqiperine vec e vec qe te mos "Binte ne dore te Demokrateve" e forcave progresive te reja qe ishin ne hapat e para te krijimit te demokracije te vertete pluraliste per ta larguar Shqiperine nga Stepat Ruse e per tu afruar me boten e emancipuar.
P.S. Kafe me ty nuk pij jo per gja por ti je gadi me shkru te nesermen ne forum se e kam edhe Paulin tu ndej me Komunista e me prish Biografine. Jam tu qeshe se une nuk e kam problem me pi kafe kur ma qesin :-) :-) :-)
Une as te kam thane ndonjihere se jam demokrat, republikan ballist e as komunist kuptohet. Nuk te kam thane kurr se jam apo shkoj ne kishe ne xhami, ne pagode apo ne ferre. Kurr nuk kam diskutu se jam apo cfare jam POR TI PERDORE LOGJIKEN KOMUNISTE ME I KLASIFIKU NJEREZIT.
Kohet e fundit ke fillu me i nxjerre dufin hapur se si duket e ke pa qe kerkush nuk te shkon mbas ****... e han inate me te gjithe.
Une nuk te thashe asgja fyese kurse ti fyen gjithkend.
POR SI THOJNE PLEQT I FYEMI TE FYEN , prandaj qa the mbaji per byt... tande e mos ja faturo te tjereve, sepse une te kam rrespektu gjithmone per moshen jo per fjalet, dhe kurre nuk te kam fy por kena diskutu.
Ti per hater te diskutimit e kthen gjithcka personale, por asht normale per nji komunist.
PERFUNDIMISHT ME VJEN MIRE SE ME KE BA ME BESU SE CFARE KAM THANE ASHT E VERTETE DHE KJO ASHT SHKAKU QE JE ACARU.
CONGRATALATIONS
Post your comment