Home | Histori | PASAPORTA SHQIPTARE E KOHES SE MBRETNISE ZOGUT-I-. (Komentoje)

PASAPORTA SHQIPTARE E KOHES SE MBRETNISE ZOGUT-I-. (Komentoje)

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Foto shume interesante.Ja se çfare shkruan në pasaporten e shqiptarve ne kohen e qeverisjes se Ahmet Zogut,mbret i shqiptarve.

1.      T’a dijsh dhe te jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet ne Shqipni e cila t’ep nder e t’e falë emnin shqiptar.

                                                                            *

2  .Rueje mire karakterin komtar dhe kryenalsin shqiptare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vëndit kudo që të jesh.

                                                                      *

3.   Çdo shqiptar asht vllau i Yt ; nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

                                                                      *

4.  Mos e përbuz gjuhen e nanës  s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

                                                                     *

5.Ndero flamurin e atdheut tand ;kush nuk, nderon flamurin e komsis, shnderon vehten e vet.

                                                                     *

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në megrim,prandaj ketë dashuni rueje edhe kur t’e kethejsh në vëndin t’and.

n_699352766.jpg

Comments (13 posted):

fshatari on 09 October, 2009 01:23:52
avatar
Jekjo fjali nuk po me pelqen:,,bindju ligjvet dhe urdhnavet te vendit kudo qe te jesh"??
Sikur Kosova ti kishte nderua ligjet e shtetit te Serbis dhe jugosllavis,edhe sot do t`ishe nen Serbi.
ZOGISTI on 09 October, 2009 01:43:11
avatar
Merreni nji leksion te madh me pak fjale o Shqipet e koheve moderne.
Shikojeni vizionin e naltmadhnise, ku
edhe në nji flete leter-njoftimi permbledh vlerat dhe cilesite qe duhet
me pase Shqiptari.
Duket se ai e ka parashikua te sotmen e
mergimtarve...!
Sa interesante fotoja
Shumë ma interesante faqja e pasaportes
Leke Pepaj on 09 October, 2009 02:47:59
avatar
Keto gjashte pika thone gjithecka ne menyre te perkryer , nuke ke cfare te shtoshe me, eshte thene themelorja . Historia mbase 24 mai 1944 eshte tregua mohuese ,denigruese ,shpifse ndai Mbretit A.Zogu .Ka shenja mbase nje heshtje te gjate ne rivlersimin e kesai figure shume dimensionale ne shtetformimin e Shtetit modern Shqipetare ,me mire vone se kurre ,mose te harroijme gabimin fatal te kremtimit me madhshti me 1994 te 70 vjetorit te revolucionit te dhunshem te tipit bolshevik te Qershorit ,ky eshte reflektim qe duhet pershendete mbase atij gabimi qe munde te thirret dhe fai!.Kjo duhej te kishte ndodhe me heret ,qe nga 1992 e ketei te gjithe palet kane pergjegjsi duhej cuar ne vend dinjiteti i Mbretit te Shqiptarve i neperkembur nga pushtetmbajtesit e dhunshem per 50 vjete .
Gjoke Gojcaj on 09 October, 2009 04:53:27
avatar
Kujtova qe po lexoj Dekalogun!
Qenka "manifest" i vertete, ndoshta cpikje e vetem shqiptarit,prandaj ato pika meritojne te figurojne ne cdo pasaporte shqiptare,pavaresishte vajtje-ardhjeve te qeverive.
Une ia gjeta vendin: Ne kornize,varur ne mure.
Per Fushaline:
Mbase, kjo ishte pasaporte e Mbreterise Shqiptare,atehere u dedikohet vetem shtetaseve te saje dhe kure ata te ndodhen jashte Shqiperise, normalishte qe duhej te sillen konform ligjeve dhe urdherave te atij vendi(per te nderuar edhe vendin e vet).Pra,kjo keshille nuk mund te vihej ne lidhje me Kosoven apo trojet tjera etnike jashte Mbreterise.Te ishte per gjithe shqiptaret,Fushali do te kishe te drejte.
Mark Gjonaj on 09 October, 2009 06:33:30
avatar
E more Leke djali, perse ndryshe mendon dhe ndryshe shkruan! Po keto porosi i ka vendose per ty dhe mua, se per vete Ai jo vetem nuk i zbatoi, por i shkeli me kembe dhe mbushi thaset me pare dhe nga syte kembet iku dhe e la Nenen lakuriq ne kthetrat e fashizmit. Leke, nuk kam kohe me u marre me ty se je servil i zogistave dhe do te me keqkuptosh se te jam pergjegjur pak nxehte ne komente tjera... Por te rekomandoj, asgje te mos lexosh tjeter per Mbretin tone; vetem nje studim te MA. Hasan Gjergjit: "Udhekryqet e Mbretit Zog", qofte per tradhetine e larte te tij dhe per grabitjen e thesarit dhe do te shohish se, sa vlere ka mbivlersimi juaj dhe i ndonje tjetrit. Materialet e studimit jane nga arshiva dhe deshmitaret jane kundershtare te regjimit te kaluar. Kthjellohu pak Leke, gjyko me dokumenta e gjakftohtesi. Nese ke nxehte, ngjitu ma larte te eskimezet... Edhe Zogu, ka vrare, popull patriot dhe prifterinje, kur flet me superlativ, i lendon ato. Edhe Musolini i kishte rregulloret e thenjet e goditura; p.sh kufite nuk diskutohen, ato mbrohen. Zogu jo vetem nuk i mbroi, por i shiti te Pashiqi per pazarlleqet e tij... Leke, jeni duke e renduar veten shume me mekate sa i duhet priftit tone te vin dhe te refeje nje jave rjesht dhe ka harxhime te shumta... Por dhe Albdreamsi, ka rregulla dhe urdhera te prera sa qe, mund te dilni dhe jashte Websitit. Ulu Leke, formuloje nje here medimin dhe pastaj... Se keshtu, vetem do te keshe mundesi me e pa Sharonin kur perdridhet se per te shkruar- jo me. Shendet Leke, dhe ruaju nga halluinet...! Me te vertete je i persekutuar, por mos e kalo masen, se behesh i merzitshem dhe nuk te beson me njeri.
Ejell Miculi on 09 October, 2009 08:09:17
avatar
Rush, faleminderit per kete shkrim me fotografi sepse te ben te reflektosh dhe te ngjadhe disesi nostalgji per eterit tane dhe politiken e tyre atdhetare e E uropiane.
Demokrat te mashtruem,mos harroni se presidenti Sli Berisha dhe qeveria e tije(tu pase frige nga forcat e djathta) nuk lejuan futjen e Leka Zogut ne atedhe dhe e bllokuan ne aeroportin e Rinasit tu e kthye andeje nga kishte ardhe.
Demokrat te mashtruem, mos harroni se ne referendumin e 97-tes,e cila u mbajt per monarki apo repuplike,fitoje monarkia(fitoren e monarkise e paten dhene gjitha TV. e Europes)
Por PPSH(socialistet) dhe PD(te ashtuquajturit demokrat) ne mareveshje dhe mirekuptim te plote me njani tjetrin(shume vellezerisht) i manipuluan me pa turpesine me te madhe dhe hodhen poshte("demokratikamente") deshiren dhe vertiktin e popullit sovran.(veç sipas tyre tufe bagetishe qe nuk kuptojne me shume.)
Demokrat te mashtruem,nga 29 nandori i vitit 1944 e deri me sot ne pushtet jane veç komunistet;PPSH-ja qe sot quhen socialistet dhe PD-ja qe jane komunistet e moderuem.
Komunistet e Enverit dhe komunistet e moderuem,mes dy te keqiave duhet zgjedhe ajo me pak e keqja...por mos aludoni per mokraci te vertete...perderisa te zgjohen nga gjumi dhe te kuptojne mashtrimin demokratet e vertete dhe vlerat e tyre perendimore...
Leke Pepaj on 09 October, 2009 11:35:08
avatar
Z.Fshatar! . Besoi se nuke eshte ne shprehje me te shkrua se keto fjale qe citoni Ju ishin te vlefshme vetem per shtetasit e Shqiperise Londineze . Nje keshidhe e shenjete per te gjithe perdoruesit e kesaj pasaporte gjate udhtimeve apo qendrimit me sherbime te ndryshme ne vende te tiera .Shqipetaret jashte kufinjeve te imponuar te 1913 nje pjese e madhe poseduan dokumentat identifikues Jugosdhavo-Budhgaro-Greke ,kuptohet jashte vudhnetit te tyre ,me imponim si rrjedhim i coptimit te padreite nga te fuqishmit e planetit . Jame i bindur se Ju e dini kaqe por ....!!!!.
Gjoke Gojcaj on 10 October, 2009 03:47:51
avatar
Kam ngaterruar Fshatari me Fushalia!
Nganjehere,spo punon kryet!Pra,komenti i mesiperm e drejtohet Fshatarit.
Ndjese!
Mark Gjonaj on 10 October, 2009 04:47:35
avatar
Komenti i Miculit eshte me vend dhe taman ashtu eshte. Megjithate, Sala ka ardh duke u korigjuar me vone per qendrimin ndaj Mbretit Zog... nga ngushtimi, apo ndergjegjia nuk dihet... Ai foli shume ne Burrel dhe ishte dakort te spostonte dhe Skenderbeun per ti gjet nje vend Zogut...kuptohet se nga halli dhe nga trokitja e here pasehershme, do te behet e mundur dhe te vine eshtrat e tij ne Atdhe. Jane pazarlleqet e dy forcave politike per te ruajt pushtetin, as me pi kafe ne Dajt nuk e Lane Zogun e dyte... Sala duhet te perulet thelle para varrit te Mbretit dhe te tregoje te verteten ne fjalimin e tij perkujtimore funerabel; qe te beje te besueshme se e ka me gjithe mend... Do te ishte shume me patriotike dhe burrerore, mbasi te marrin, vendin historik te mprehjes se eshtrave te tij; gjithe ceremonine tja bente i biri me suiten e tij. Kjo do ti shkonte me mire tradites shqiptare, qe dhe Berisha e Rama te kuptojne se donin apo nuk donin Mbreti e kishte vendin i pari ne atdhe. Biles mendoj se me shume popull do te shkonin ne ceremoni. Kur flas per Ramen, e kam fjalen per socialisten se ai nuk ka qene ne krye te saje... Zogu, per mendimin tim ka me shume vlera pas rrezimit te tij dhe ne mergim se kure ishte Mbret. Ai me oborrin e tij cfare sberi dhe ku nuk shkoi per te vene ne levizje dhe organizuar diasporen per permbysjen e regjimit te Z. Hoxha, dhe mendoj se do tja kujtojne... Edhe une sincerisht kam qene shume kurjoz te dija sa me shume per kete figure te Kombit tone, por materialet ishin te kycura ne arshiva. Vetem ato qe pergadisnin materiale sulmi ndaj tij, kishin te drejte te shkonin ne bibliteke; e cila dhe kjo ishte e ndame, per ato qe kishin grada shkencore dhe punonin per nivele te larta, rrinin ne pjesen e vogel te Bibliotekes Kombetare, ndersa te tjeret qe vazhdonin studime apo shkonin te njiheshin me materiale te zakonshme, uleshin ne salla e madhe. Sa here e kishim pare studiusin Berisha te salla e vogel. Edhe une qe mendoj ndryshe per Mbretin, nga deshira se na u krijuan te gjitha kushtet per te pare, lexuar per veprimtarine e tij; do ta gjeje kohen te shkoj te varri i tij. Jo cdo gje qe thuhet e shkruhet eshte ne perputhje me te verteten; vetem Ai e din te verteten... biles dhe ato qe shkruajne per bemat e tij mund te kene zbukurime. Nuk mundi te kthehet, se nuk e la vendimi i Permetit, por tani duhet te vendoset ne vendin e tij qe e meriton dhe kete duhet ta beje Mbreti i II-te Leka Zogu. Per respekt te Tij, ne pasaportat e reja shqiptare, perse nuk e kane lene te njejte kujtesen e emigrantitit, si gje historike dhe e barasvlefshme?
Mark Preci on 10 October, 2009 08:10:18
avatar
Rush,faleminderit per cfare na ofrove.Bindja ime e kahershme ,pavaresisht nga perpjkekja indoktrinuese e sistemit komunist per paraqitjen e KOHES SE ZOGUT,eshte se Zogu hodhi themelet e shtetit tek shqiptaret dhe per te cilen ,ne brezat e sotem duhet ti jemi mirenjohes ATIJ.Kete e deshmon edhe dokumenti autentik qe ju beni te njohur.Nga gjysherit e mije mbaj mend fakte te tilla si :per tane mbishkodren nje xhandar kishte.Ba me hupe nje dhi,vinte prej Shkodre dhe per nje jave gjente hajdutin...;ne kohen e Zogut kishte cmime shume te uleta,sidomos bezja bante shume lire mekense kishin shume nevoje njerzit me u veshe...;etj.etj.
Leke Pepaj on 10 October, 2009 12:16:09
avatar
Nuke ja vlen te shpenzohet asnje minute me njerz si ju Sh.M.Gjonaj. Le te kenaqesh ne detin e te pavertetave te fabrikuara nga PPSH dhe E.Hoxha, qe per Ata dhe Ju historia fidhon me 8 Nentor 1941 . Budadhadheqet tiera qe shkruan ketu apo ne ndonje vend tieter te bejen vec te qeshesh me xhefahiret tuaja!. Je nje ekzemplare i cuditshem ndonse revani qe ke marre nuke ka te ndalur duke perdore nje gjuhe qe pasqyron me s'miri personin dhe formimin tuaj extra bolshevik komunisto-extremist i pandreqshem qe ne menyre te verbert marshon ne rruge te mbrapshte !!!!!!! . Ps , Me falni se harrova te uroi detyren e Kr. ne Albdreams , njekohesisht mirenjohje per " mesim dhe kercnim" njeheresh ne metoden e shkrimit dhe Autocensurimit, qe replikat apo komentet te mose jene jashte vijes PPSH .Te urova per detyren se Ju replikuat si njeri me nje pozicion kyc ne kyte gazete elektronike duke kercnuar dhe ofenduar njeheresh, nese ato, qe une do shkruaj nuke ju pelqeijne Ju Sh.M.Gj!. Se revista paska simbas Jush limite qe une i paskam shkel si rrjedhim Ju do merrni masa drastike!!. Keto jane per Ju M.Gj me se te merituara se e ke bere balte kete reviste more Mark to gri si cark!!.
Mark Gjonaj on 10 October, 2009 06:14:44
avatar
Leke, te gjithe ato shkruesa, qe lexojne komentet e mija dhe qe nuk vuajne nga e pandergjegjshmja; kostatojne se jane te sincerta, te thjeshta, te ndryshme dhe per gjera konkrete dhe te jetuara vete, pamvarsisht se disa nuk kane fare besim se jane te djegur nga regjimi i kaluar.Biles, ka pase dhe rast qe ndonjeri,eshte shpreh se Marku po komenton Markun dhe ja se si po flet per veten e vet... Kjo as ka ndodhe dhe s'ka per te ndodhe me mua. Si te majtit dhe te djathtit, kure kalojne masen gabojne ne gjykim. Pastaj more burri i dheut, komente per shkrime qe serviren jane... Mendime japin njerzit qe nuk jane te njejta. Perse pernjehere zotni shkon te kriteri politik per te gjykuar tjetrin. Me mire se e ka thene Gjoka, s'mund ta themi ne, taman sikur ti kishin heq ndonje shpatull Ardit dhe te na hidhnin perpara dhe ne menjehere,prezantohemi me te pandergjegjshmen e instiktiven se jemi mishngrenes dhe pasardhes te mbretrise se kafsherise. Te dy jemi shkolluar ne lindje dhe nuk duhet te na mbese hateri se ajo shkolle nuk na mesoi asgje te vertete per demokracine e borgjezise, vetem me perralla per demokracine e proletarve. Mirpo fakti eshte se sa te duam une e ti mund ta kendojme kengen e Internacionales... ngrehuni o ju te munduar, ju skllever ane e mbane... realiteti i atij sistemi tregoj se zhvillimi ekonomik nuk vjen nga te varferit..., ato prodhuan varferi ne rritje. Si ju dhe te tjere ma kane sulmuar per qendrimin ndaj fese... dhe eshte e drejta juaj... por ju menjehere keni dale me konkluzionin qe ai qe nuk beson ne fe, nuk eshte njeri... Po ju marre ju si shembull, ku e ke pare te shkruar gjekundi ne libra, pervec librave fetare qe mbajne te gjalle Biblen... Dhe njerez si Leka thone ne biseda qe vetem ti nuk beson ne Perendi se gjithe bota beson... dhe nuk do te jeshe me i zgjuar se gjithe bota... Jo Leke me arsyetime shume te thjeshta dhe te kuptueshme, nje here gjysma e botes nuk i ka fete te njejta me gjysmen tjeter... Shume fe nuk kane vetem nje Zot por shume Zoter, ose Perendi. Ne variantin e krishtere ka shume figura me cilsi te shejta, si Zoti, Jezusi, Maria, Shpirti i Shejte, engjujt dhe shejtrit. Disa fe, nuk kane fare Perendi. Po keshtu, nuk jane te njejta keshillat morale qe rregullojne sjelljen e besimtarve...Qofte nga filmi, qofte dhe nga Bibla se gjoja Moisiu i ka marre 10 urdherat nga Zoti, per disa fe te tjera nuk njihen dhe nuk jane te keshillueshme per tu zbatuar... Apo, mendimi biblik se Zoterat jane te interesuar se si i kemi sjelljet ne kete bote; per disa fe te tjera eshte i huaj. Ose per shume fe nuk eshte e domosdoshme per te shpjeguar se si bota u be sikurse eshte... Perralla e Adamit me Even, perpiqet te shpjegoje origjinen e ekzistences njerzore; por ne te njejten kohe shume fe te tjera nuk e kane... Dhe shume fe nuk e njohin te mbinatyrshmen, besimin ne nje Univers, jashte mbreterise se shqisave. Feja e Konfucianzmit nuk beson ne Perendi, por ne pranimin e harmonise natyrore te botes dhe jo me zbulimin e se vertetes qe gjendet prapa saje.


Sa per Albdreamsin, Leke kam bere shaka, une jam si puna jote komunikoj me njerzit, megjithse , pervec ju e ndonje tjeter qe shkruani me emer; me duket sikur pretendoj se jam duke pare ne erresire. Une nuk ndaloj dhe as nderhyje per shkrimet e tjerve sepse, mendoj si per veten time. Imagjinoni, po te ishit ju, sa perqint do ti kishe kaluar shkrimet e mija... Ndersa Albi, me perjashtim ofendimet, per te tjerat ai i ka kaluar, pa asnje dallim, dhe ky eshte demokratizimi i vertete i pushtetit te katert... Eshte e tepert te flase se ju e shikoni vete... Eshte postabllok per ato qe shkelin etiken... Diten e mire zteri!.
Mbretnori on 17 October, 2009 03:51:06
avatar
Ah sikur t'ish gjall njaj Ahmet Zogu e me ua q... n....tan njetyne politikanve qe na merziten by...tash njezet vjet:"jo e lagu,jo se lagu..."
Te gjithe mbeturina te shoqnise jane.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0