Home | Kosova | "Krenari per ate qe keni arritur"

"Krenari per ate qe keni arritur"

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ish-presidenti i SHBA viziton Kosoven per here te pare pas shpalljes se pavaresise, premton mbeshtetje te pandalur

PRISHTINE - Ish-presidenti amerikan Bill Klinton u angazhua dje te mbeshtese Kosoven gjate tere jetes se tij, duke bere thirrje per tejkalimin e dallimeve dhe ndertimin e nje te ardhmeje te perbashket per te gjithe qytetaret e Kosoves. Presidenti Klinton i beri keto komente gjate vizites se tij disaoreshe ne Kosove ku mori pjese ne perurimin e shtatores se ngritur ne sheshin qe mban emrin ne tij, ne Prishtine. Shtatorja e derdhur ne bronz, veper e skulptorit Izeir Mustafa, eshte tre metra e larte dhe peshon rreth 900 kilograme. Shtatorja e cila eshte vendosur jave me pare, nuk ishte peruruar, ne pritje te vizites se ish presidentit Klinton, i cili ne Kosove cmohet si njeriu me meritor per lirine e vendit.

Autoritetet thane se vizita eshte me rendesi historike duke i shprehur mirenjohjen e thelle presidentit Klinton per tere angazhimin e tij rreth Kosoves dhe rolin e tij te jashtezakonshem per lirine e Kosoves, demokracine, paqen e qendrueshmerine ne rajon.

Klinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ka thene se eshte i nderuar qe gjendet ne Kosove dhe ka mbajtur nje fjalim, aty ku kishte mbajtur edhe nenpresidenti aktual i Shteteve te Bashikuara, Xho Bajden, te cilin Klinton e quajti mik me te cilin ka punuar per vite te tera. Duke permendur arritjet e deritashme qe prej perfundimit te luftes ne Kosove, presidenti i dikurshem amerikan ftoi te gjithe ne Kosove te ndjehen krenare me rrugetimin e tyre deri me tash. "Megjithate, tani duhet te mendojme se cka do te beni dhe nje prej gjerave qe kam mesuar eshte fakti se eshte shume me e lehte per njerezit te ndajne te ardhmen nese mendojne me shume per te dhe me pak per te kaluaren", tha Klinton, duke ftuar per integrim te metejshem te serbeve dhe grupeve tjera pakice. "Ato me cka jeni perballur ju para nje dekade dhe ate qe jeni duke e ndertuar prej atehere, eshte nje rruge te cilen duhet te shkoje bota ne shekullin 21", tha Bill Klinton, per te shtuar se "eshte me rendesi qe njerezit te jene krenare per ate se cka jane, perfshire ketu rrenjet etnike dhe fetare". Ai ka rikujtuar edhe vizitat qe me bashkeshorten e tij, Hillari Klinton, e cila sot eshte sekretare amerikane e shtetit, i kishin bere ne kampet e refugjateve ku ishin zhvendosur shqiptaret e Kosoves. "Kurre nuk do t'i harroj fytyrat e njerezve dhe rrefimet e tyre", tha Klinton.

Vizita

Klinton u nis per ne bulevardin qe mban pikerisht emrin e tij, per te peruruar shtatoren e njeriut qe ne Kosove cilesohet si hero. Bulevardi qe prej oreve te hershme te mengjesit, eshte mbushur plot me qytetare, te cilet ne duar mbajne flamuj amerikane dhe portrete te ish presidentit amerikan. Nga skena me mbishkrimin "Kosova nderon heroin", ish presidenti amerikan, Bill Klinton, pershendeti numrin e jashtezakonshem te qytetareve qe kishin dale per te marre pjese ne perurimin e shtatores se Klintonit, ne sheshin "Bill Klinton". Ai iu drejtua turmes me fjalet "Faleminderit qe me mirepritet". "S'kam pritur se dikush do te beje nje shtatore aq te madhe per mua", tha ish presidenti amerikan, duke shtuar se "ndihem jashtezakonisht mirenjohes qe kam pasur mundesine per t'ua dhene juve shansin te ndertoni nje te ardhme me te mire". Ne turme gjithandej valeviteshin flamujt amerikane dhe ata kosovare. Mesazhi kryesor nga organizatoret, "Miqte e Amerikes - miqte e Bill Klintonit", ishte se "Kosova nuk ka harruar gjithe ato qe presidenti Klinton ka bere". Ish-presidenti falenderoi ushtaret amerikane ne Kosove dhe ata te NATO-s, zonjen Medlin Olbrajt, Ricard Holbruk, Ueslej Klark, gjithashtu edhe presidentin Xhorxh Bush dhe Kondoliza Rajs. "Dua t'ju siguroj se presidenti Obama, sekretarja Klinton dhe i gjithe populli amerikan eshte me ju sot dhe do te jene ne te ardhmen tuaj", tha Klinton.



"Ato cka ndajme"


"Ne ndajme nje planet te vogel midis nesh, te kercenuar nga terrorizmi, semundjet, ngrohja globale dhe kriza financiare. Ndajme edhe enderrat per femijet tane. Duhet te vendosim mbi dicka shume te thjeshte, qofte ne Kosove apo kudo tjeter ne bote, nese do te perqendrohemi tek e nesermja apo e djeshmja, tek ajo qe na bashkon apo ajo qe na ndan", u tha qytetareve te mbledhur, ish-presidenti amerikan. "Besoj se mund te gjeni prosperitet, paqe dhe shprese, por vetem nese e gjeni bashkerisht", tha ne fund Klinton, duke i dhene fund keshtu edhe ceremonise se perurimit te shtatores.



Clirimtari


Presidenti Klinton ne Kosove gezon respekt te jashtezakonshem, per rolin qe ka pasur ne fushaten ajrore te aleances veri-atlantike kunder forcave serbe te sigurimit me 1999. Pikerisht ky rol ka bere qe figura e ish presidentit amerikan ne Kosove te shihet si personalitet qe cliroi Kosoven nga pushteti i dhunshem i Serbise se udhehequr nga Sllobodan Milloshevici.

Comments (1 posted):

Bashkim Kombi on 04 November, 2009 06:46:37
avatar
Ku ndodhet ky lokacion ku u vendos busti? Pyes, sepse me pare te bien ne sy antenat satelitore ne dritaret e pallatit!.As konturat e fytyres nuk mi ngjajne Billit,pervec xhaketa.Ndoshta gjithcka eshte ne rregul,por une ose nuk shof mire ose me ka lane mendja.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0