Home | Kosova | Klintoni Hero i Heronjëve të Kosovës

Klintoni Hero i Heronjëve të Kosovës

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Shtypi amerikan e i jep rëndësi të jashtëzakonëshme vendosjes së statujës së Presidentit të 42 të SHBA-ës, në Prishtinë Ex-President Bill Clinton unveils statue of himself in Kosovo

NEW YORK CITY : Presidenti Bill Clinton ishte dje përsëri në Kosovë, duke marrë pjesë më 1 nëntor në një ceremoni përkushtimi mbi vendosjen e një statuje në nder të tij - Ai shprehu me këtë rast të posaëm  respektin e madh që ka ai dhe SHBA-ës, për popullin shqiptarë. Statuja, është ajo që  tregon presidentin në këmbë pothuajse 20 këmbë e lartë, duke përfshirë një bazë rreth dy metra të lartë betoni, dhe që peshon më shumë se 1.300 kg.Ajo e përshkruan Presidentin e 42 të SHBA-ës, William Jefferson Clinton (Bill Klinton), i cili mban në njërën dorë , dokumentin(24 Mars 1999) dokument historik ky i cili i lejoi 10 vjet më parë, trupat amerikane  të ndërhynin në Kosovë edhe ushtarkisht, që të ndalonin  genocidin serb, që kishte nisur për spastrimin etnik të Kosovës. Dhe me dorën tjetër përshndetjen e përjetësuar që pridenti Klinton në satujë jep për popullin e Kosovës, për lirinë e pavarësinë.

 
  Në vitin 1999, ishin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e 19 demokracive anëtare të alenacës më madhe ushtarke në botë, NATO-s, të cilat kryen një fushatë ushtarake, për të ndalur ish presidentin serb Sllobodan Millosheviq, në aftësinë e tij për të bërë luftë me popullin e pa mbrojutr të Kosovës. Ndër  tetë nga 10 njerëz në Kosovë, u theksua se ishin dëbuar me dhunë, forcë dhe plaçkitje  nga shtëpitë e tyre. Fshatra dhe qytet e Kosovës, të tëra, qenë djegur dhe shkatëruar, për t'u s'pastruar e nga përbërja e tyre etnike, e Kosovës. Qindramijëra shqiptarë etnik, vetem e vetem se janë shqiptarë, dihet se kanë vuajtur dhe janë të detyruar të lënë edhe shtëpitë tyre, nga sundimi gjakatar serbë i asaj kohe,në Kosovë . 
  Një popull i tërë i tërë ishte përzgjedhur, nga kryekrimineli, i cili më pasë do të vdiste në qelitë e burgut, ndërkombëtar, në Hagë, për shkatërrim e Kosovës, për shkak të trashëgimisë së tyre dhe indetitetit të tyre kombëtar. Ishin vetëm SHBA-ës, dhe aleatët e saj që mundën të bëjnë diçka në lidhje me atë, që bota nuk do t'a pranonte kurrë më t'a shihte me sytë e saj - në prag të shekullit të ri. Presidenti i SHBA-ës, Klinton, 10 vjet më parë duke ju drejtuar amerikanëve në fund të marrsit, ishte ai që nisi bombardimet e NATO-s në ish- Jugosllavin e mbetur, dhe më më 10 qershor, 1999 i dha fund kësaj tragjedie nga më të rëndat që përjetojë bota që nga Lufta e Dytë Botërore. 

  Statuja, që u zbulua dje më 1 nëntor, 2009, në Bulevardin që mban ermin e  Bill Clinton në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është Statuja e cila erdhi deri këtu si një dhuratë nga shoqata "Miq të Kosovës". Ajo është e gdhëndur nga artisti kosovar  Izeir Mustafa . Statuja përkujton paqen që rezultoi nga fushata e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Klinton.
 
 
Mijëra shqiptarë etnikë megjithse, dje  kishte temperatura të ulëta dhe një erë e ftohtë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, u mblodhën për të përshëndetur ish-presidentin Bill Clinton, teksa dhe ai vetë ndoqi përurimin e Statujës 11-foot (3,5-metër) në bulevardin kryesor që mban edhe emrin e tij . Statuja portretizon Klintonin që me krahun e tij të majtë të ngritur dhe në dorën e djathtë mbajtjen e një dokumenti që mban emrin e tij dhe datën kur NATO filloi bombardimin e ish Jugosllavisë, së mbetur, në mars. 24, 1999. 

Më shumë se 12.000 shqiptarë etnikë u vranë gjatë shtypjes në Kosovë dhe rreth 800,000 u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Ata u kthyen në shtëpi pasi NATO-paqeruajtësit e udhëhequr nga  këto 78 ditë të bombardimeve.

Klinton tek shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut, shikohet si një hero, dhe nga shumica etnike shqiptare të Kosovës, ai vlersohet dhe respektohet për fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, sulmi ajror ushtarak i cili rezultoj me goditjen e fuqishme nga ana e UÇK-ës, dhe NATO-s, kundër  forcave brutale serb mbi shqiptarët, që kërkonin atëhere lirinë e pavarësin. 

  
   Kjo është vizita e tij të parë në Kosovë që nga ajo kohë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2007. Shumë shqiptarë, dje në shenjë gëzimi tundnin flamurin amerikan, atë shqiptar dhe flamurin e Kosovës  dhe thërrisnin "USA!- USA!- Klinton Klinton!""Statuja tregon  ish-presidentin i ngjitur në majë të një podium  si shpallësi i lirisë teksa mban një dokument historik në dorë. "Kurrë nuk kam pritur se kudo, dikush do të bëjë të tillë një statujë e madhe për mua," tha Klinton Ai gjithashtu  iu drejtua Kuvendit të Kosovës 120 vende, duke i inkurajuar ata të falin dhe të largohej nga dhuna e kaluara.
 
Shtypi amerikan e i jep rëndësi të jashtëzakonëshme vendosjes së statujës së Presidentit të 42 të SHBA-ës, në Prishtinë:clinton5_841023524.jpg
 
 

 
 Pothuajse, të gjitha gazetat më të mëdha amerikane, në të gjitha shetet (The Wall Street Journal,USA Today,The New York Times,Los Angeles Times, The Washington Post ,Chicago Tribune,Houston Chronicle,The Philadelphia Inquirer,The Denver Post,The Arizona Republic, Chicago Sun-Times,The Boston Globe,The Dallas Morning News, The Seattle Times, San Francisco Chronicle, The Star-Ledger ,St. Petersburg Times,Kansas City Star,The Atlanta Journal-Constitution,Cincinnati Enquirer,Miami Herald,Omaha World-Herald,Wisconsin State Journal,The Times of Northwest Indiana) qoftë me gazetarët e tyre drejpërsëdrejti nga kryeqendra e Kosovës- Prishtina, ku kanë shkuar të ndjekin nga afër ceremoninë e përurimit të Statujës së Presidentit të SHBA-ës, Clinton, por edhe me lajme të riprodhuara, kan pasqyruar atmosferën madhështore me të cilën mijra qytetar kan përshëndetur zbulimin e statujës
 
 
 
 
 
 Gazeta më e madhe në botë, njujorkaseja"The New York Time", gazeta më prestigjoze dhe më e lexueshmja në botë, shkruan sot, se " Në Kosovë u përurua monumenti i Bill Clintonit. "Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u përurua monumenti i ish Presidentit të 42-të, SHBA-s William Jefferson Clinton. Statuja u vendos në pjesën qendrore të Prishtinës si shenjë falënderimi Clinton-it për politikën e tij, e cila solli deri  në pavarësinë e Kosovës. Bill Clinton mori pjesë personalisht në ceremooninë e zbulimit të statujës, ku mbajti një fjalim falënderimi. Iniciatori i vendosjes së këtij monumenti për ish Presidentin e SHBA-s ishte shoqata që mbanë emrin  “Miqtë e SHBA-s”.
 
 
Edhe gazeta e cilësuar si më e shitur në SHB-ës, me mbi dy milion kopje në ditë, "The Wall Street Journal", gjithshtu  ka në qender të vemendjes, shkrimin me titull" Klinton  merrë pjesë në zbulimin e Statujës së tij në  Kosovë", Gazeta shkruan se Statuja e ish-presidentit të SHBA ... Presidentit të 42-të  Bill Clinton u zbulua dje në zemër të Prishtinës, të dielën në prani të njeriut që shikohet si një hero në mesin e shqiptarëve".


  Ndërsa, sipas gazetës kryesore  të Kalifornisë,"Los Angeles Times", thuhet se " Artisti i Kosovës jep pamje alternativë për Prishtinën...  Kosova më heret në deklaratën e  pavarësisë më 18 shkurt 2007, Kushtetutën e saj,   himnin e parë të Kosovës dhe  e fundit Statuja e Presidentit të 42-të SHBA-ës, William Jefferson Clitnton".


   "Statuja e Bill Clinton, shkruan sot e përditëshmja e famëshme e Floridës "Miami Herald, " u paraqit në Kosovë më 1 nëntor 2009 ... Një statujë e ish-presidentit të SHBA Bill Klinton u zbulua  në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, të dielën, në mirënjohjen e thellë për përpjekjet e tij për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës , shkruan ndër të tjera Miami Herald.


   "Presidenti Klinton në Kosovë me  statujë  11(3.5 m) këmbë të lartë... , shkruan sot gazeta e Ohaios,"Ackron Beacon Journal' në një editorial të sajin  se  "Mijëra shqiptarë etnikë përcjellin nga sheshi që mban emrin e tij në temperatura të ulëta dhe një erë të ftohtë në Kosovë ... 



    Edhe rrejti ndërkombëtar televiziv, CNN, ABC, FoxNews, MSNBC, emntun në edicione të posaqëm në të gjitha buletinet informativë të mbremjes. Televizionet amerikane, thanë se ish presidenti i SHBA-ës, Clinton merr mirënjohejn e mirëpritur në Kosovë me Statujën e tij të përuruar dje në Prishtinë. Kosova përshëndeti sipas tyre  ish-presidentin Clinton, teksa ish Presidenti i 42 të i SHBA, zbulojë vetë në Prishtinë statujën  në nderin e tij para disa dhjetra e mijra njerëzve të ardhur nga të katër anët e Kosovës, në mes të teperaturave të ulta dhe të një ere të fortë.


  Kryetitulli i Dallas Morning News, ishte sot," Monumenti i ngritur në shenjë nderimi të një  presidenti të SHBA në Kosovë", më tej gazeta Dallas Morning News shkruan ... edhe Presidenti i 44-të i SHBA-ve, Barack Obama  ndoqi nga Shtëpia e Bardhë përurimin e një statuje të ish Presidentit të SHBA-ës, Bill Clinton në një bulevard të quajtur tashmë "Bulevardi Klinton" në Prishtinë, ku ai është parë si një hero ... 


 Gazeta e Çikagos, në Illinos, më e madhja e këtij sheti federal "Chikago Tribune", duke iu referuar anxhesive më prestigjoze të lajmeve shkruan se :" Kosovarët i thonë "thank you' to Klinton" me një 10-statujë këmbë zbuloi një statujë e ish-presidentit të SHBA ... bulevardi me emrin e tij në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. "Kurrë nuk kam pritur se diku dikush do të më nderojë kaq shumë"


  "Klinton zbulon vetë statujën e tij në Kosovë, ..." shkruan sot, gazeta e më e madhe  Floridës "The Tampa Tribune ", në shkrimin e saj lexohet se ai ka zbuluar një statujë të tij në Kosovë, e cila e pa si një ngjarje e madhe  të cilën vetëm në shesh e kan ndjekur me mijëra e mijra njerëz, të cilët qëndronin në qendër të kryeqytetit të Prishtinës, në bulevardin Bill Clinton, t'i tregonin Presidenti Klinton sesa respekt kan shqiptarët për Klintonin. Shqiptarët e Kosovës thonë se ai është një hero, shkruan ndër të tjera kjo gazetë.
 

Comments (3 posted):

fushalia on 02 November, 2009 07:22:43
avatar
E mose te kishim pase Ameriken ne krahun tone,cka do te ishte ber me neve nuke e dine askush.Wilsoni me 1920, e Clintoni me 1999 e bane punen e vet ne mbeshtetje te kombit tone.Shpresoj se do te dime ti ruejm dhe nderojm keta miqe te medhenje.Mirepo duhet mose te harrojme asnjeher edhe Toni Blejerin i cili poashtu dhe shume,shume per Kosoven, shpresoj se edhe ati nje dite i duhet kushtuar nje respekt i njajte.Besoni se pa Tonin ase Clintoni nuke do te kishte mundur me e qite me boten e shurdhet dhe Rusin antishqiptare,me Kinen qe perkrahte Ruset e Serbet,Gjermanin neutrale,Italin si kurvat qe me teper merrte anen e Serbeve se tonen, dhe shume tjeta shtete te paqarta.Pore mbeshtetjen e parezerv per ta bombarduar Serbin Amerika e pati nga aleati kryesor Britani e Madhe nen udheheqjen e kryeministrit te famshem Toni Blejer.Po bejn mire ne Kosov qe po
i perkujtojn keta miqe te medhenj, dhe keshtu te mbesin te pavdekshem ne kujtimet tona.Ju lumte vllezer kosovar.E gezofshi dhe per dite e ma teper e demokratizoshi vendin tuaj te shumevuejtur, dhe tani me liri dhe shtet te pavarur.GEZUAR me deshire qe edhe keto zgjedhje qe po vine te jen te lira dhe demokratike, me cka jam i bindur se ashtu do te jene, sepse kosovaret edhe ne te kalueren e veshtir e kan treguar vehten se dine me u bashkua ne dite te veshtira dhe ne demokraci do te kalojn provimin.
Leke Pepaj on 04 November, 2009 11:45:46
avatar
B.Clinton eshte Ai qe e meriton cdo nderim nga mbare Kombi Shqiptare.Kosova dhe organet e larta shtetrore ne Kosove bene detyren . Popudhi i Kosoves i deshmoi USA dhe gjithe njerzimit se di te nderoi Miqte qe bene gjithshka per ta ne diten me te ngushte ,sepse si e theksoi dhe ish presidenti Clinton ky popudh pati fatin te kishte nje lider qe fitoi miqe ne Washington ,London e ne tiera qendra vendosje ,ne Europe. Ai tha se Dr.Rugova me kishte kerkuar ta ndimoja dhe une e bera kyte per Mikun tim .Ishte ky vizionar i madhe qe ne krahe me imzote Nike Prela nepermes Vatikanit gjeten celsin per te hapur ato kancelari ,te cilat deri athere nuke kishin degjuar ,apo nuke kishin dashte te degjonin per ate se cpo ndodhte me popudhin tone ne ish Jugosdhavi.Dr.Rugova arriti ti binde me argumente Euro-Amerikanet ne te dreiten tone. Ai dhe vetem Ai u besua spse nuke la vende asnjeher per te dyshuar ne te vertetat e pakundershtuashme qe pruri te bashkebiseduesit Miqte qe e priten kyte Burre Shteti te madhe (Papa Gjon Pali,B.Clinton,Xh.*.Bush ,M. Thacher, T.Blar , ZH.Shirak ,H. Kohl,G. Shrader, Enxhela Merkela ,R. Prodi & Silvio Berluskoni)e dhjetra te tiere qe s, po dua te zgjatem .Presidenti Clinton ua kuitoi dhe njehere shurdhe-memecave dhe shpifseve se kushe ishte I.Rugova , nuke e di a dota kete degjuar R.Qose (Enveristo-Titisti) apo ndoshta ka mbydhur veshte, kjo vlen per te gjithe Ata tedhadhe te smure nga mendja qe mundohen te erresoin figuren e paperseritshme , te ndierit ish Presidetit Dr.I.Rugova ....
titi on 30 November, 2009 01:12:32
avatar
une dua kosoven shummm ju pershendes e falimderoj(L){DR.IBRAHIM ROGOVEN}(L)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0