Home | Kronike | Klubi i komplotistave!

Klubi i komplotistave!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Nje njoftim ne prage te mbarimit te ultimatumit te mazoneve antishqiptare jane mbledhe kryemazonet e Shqiperise per te percaktue projektin e RRezimit te Qeverise Berisha 2''

I nderuemi Rush Dragu!

Po te nisi ket material edhe pse nuk njihena vetem per me nda me ju ket subjekt shqiptar nga skena politike.

Duket ky njoftimi i jem si nje truke groteske i sajuem a i trilluem nga mikro-guzhina e fantazise se njeriut te hallakatun neper terharrjet e amendesive, por aty asht fotoja me presidentin e juej te PD-es qe ndodhet pran nje kryediktatorit qe duhet te ndodhej ne biruce dhe jo prane presidentit tone Bamir Topi ''te nderuem''. Shif dhe vlereso!
Dicka percepton,...

                    Nje njoftim ne prage te mbarimit te ultimatumit te mazoneve antishqiptare jane mbledhe kryemazonet e Shqiperise per te percaktue projektin e RRezimit te Qeverise Berisha 2''

Mendova t'ju ve ne dijeni per nje material qe ban fjale per nje Takim te nivelit te nalte te disa presidenteve shqiptare ne prage te sulmit nga PS me bandat e saj brenda dhe jashte shtetit diten e nesermen qe mbaron Ultimatumi i Mazonit antishqiptar - bllokmenit Edvin Kristaq Rama.
Takimi nuk asht thjesht kokteji datelindjesh, por dicka e zeze per kombin shqiptar sepse asnje mesazh te urte nuk del prej gojeve te tyre per kombin qe jane mbledhe si ish presidenta te kombit shqiptar. I ka mbledhe antiberisha dhe pro-edvinista.
Ju lutemi vleresojeni serioz kete takim ne moment delikat per kombin shqiptar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po ju nis nje material flagrant te ''Klubit te komplotistave'' te Rrezimit te Qeverise Berisha 2.


Po te nisi nje material interesant qe nuk e di se a e ke lexue por shume e randsishme per aktualitetin.

Fotoja ashte deshmi e Bamirit si pjese e kesaj klubi komunist kunder popullit dhe demokracise shqiptare.

A veni re sesi Bamir Topi ne 2 dhjetorin e 2009 ndjehet i lumtur prane diktatorit te Shqiperise Ramize Alia per ''80 vjetorin e'ditelindjes se Moisiut''.
A thua ta marrim seriozisht kete takim te tyre festiv apo nje tjeter synim i erret politik, ku bashkohen militantet e komunizmit per te komplotuar rrezimin e qeverise Berisha 2?
Te ulet nje president i se djathtes Bamir Topi prane diktatorit Ramiz Alia per qejfe nuk esht serioz dhe e moraleshme per nje president qe perfaqeson antikomunizmin qe asht votue nga e djathta persekutuese dhe  del hapun pa maske Bamir Topit, qe nuk perfaqeson ne fakt te djathten por planet e erreta te komunizmit.
Dhe kjo sjellje e tija publike duhet vleresuar shume. Pra une e kuptoj se takimi i kater presidenteve si;
- Ramiz Alia - Diktatori i popullit shqiptar per 50 vjet
- Rexhep Mejdani - ish president i socialisteve qe direkt udhehoqi Rrezimin e qeverise demokratike me dhune revolucionare.
- Alfred Moisiu i biri i antarit te KQ te PPSH dhe funksionar i shtetit komunist dhe ushtarak i larte i komunizmit.
- Bamir Topi sot president i ''PD-es'' qe ne vitet e izolimit dhe terrorit komuniste u dergua nga Ramiz Alia per specializim dy vjet ne Itali, mik i ngushte i Edvin Rames- biri bllokmen,.....burre i dhunshem ndaj grave dhe ndaj nenes, shkaterrimtar i familjes.

Kjo panorame nuk e nderon Bamirin ne ket mjedis kaq implikues. Si presidenti i se djathtes dhe si zyrtar i plurarizmit nuk duhet ta kryente kete takim me njerez te tille sepse qendrimi me nje diktator per qejfe festash esht sa e pamoraleshme aq dhe antikushtetuese.
Qendrimi i presidentit aktual Bamir Topi me nje diktator te komunizmit shpreh tjeter se nuk i ka denuar Gjenocidin komunist mbi nje pjese te popullsise, mbi nje pjese te besimit fetar ne mosfirmosjen e Bamirit te Ligjit te Lustracionit kunder Krimeve te komunizmit.
Veprat e tija ne favor te klases komuniste te padukeshmet tash po bahen te dukeshme. Dihet boterisht lidhjet e presidentit Bamir te padukeshme dhe te dukeshme me Edvin Kristaq Ramen si bir i bllokmeneve dhe nje mazon antishqiptar i terbuar ne sherbim te antishqiptarizmit.
Mua me shkon mendja se keta jane bashkuar per nje komplot meqenese njihen si Ramizi, Mejdani dhe ,....

  Te fala
   Bepi

Ditëlindja e Moisiut, festa që mblodhi bashkë katër presidentët shqiptarë

 

 

[ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

deldel.icio.us

blinkblinklist

diggdigg

faceFacebook

furlFurl

magnolma.gnolia

newsvNewsvine

powncePownce

redditreddit

stumbleStumbleUpon

techTechnorati

twitTwitter

Ramiz Alia, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi janë ulur dje në "tryezën presidenciale" për të festuar ditëlindjen e 80-të të Alfred Moisiut

 Është dashur ditëlindja e President Afred Moisiut që katër nga pesë Presidentët e Shqipërisë të mblidheshin bashkë në një tavolinë. I vetmi që mungonte ishte Sali Berisha, por mungesa e tij nuk ndikoi aspak në bukurinë e një tavoline të rrallë. Të gjithë ndodheshin aty për një rast të veçantë, ditëlindjen e Presidentit Alfred Moisiu.
Një ceremoni që nisi disi thjeshtë, por që meriton plotësisht një mbrëmje gala. Gjithçka u organizua nga familja e presidentit Alfred Moisiu. Tre vajzat dhe dy dhëndrit u kujdesën për të gjitha detajet e një mbrëmjeje perfekte. Ndoshta i vetmi "peng" ishte mungesa e politikanëve, por nga ana tjetër kjo i dha festës një kontekst edhe më të veçantë, sigurisht më të bukur. I festuari, President Alfred Moisiu kishte përgatitur një tryezë të veçantë, ku një nga një u ulën të gjithë presidentët shqiptarë.
Që në fillim të festës në tavolinë binte sy prania e një gruaje pothuajse e panjohur për pjesën më të madhe të të ftuarve. Ajo ishte ulur në krah të presidentit Alfred Moisiu. Kureshtja e të ftuarve u shua menjëherë nga vajzat e presidentit, të cilat shpjeguan se ishte halla e tyre. "Ajo është më e vogël se sa babai",- i tregonte të ftuarve Rubena Moisiu, doktoresha.
I pari që u shfaq ishte Ramiz Alia. Edhe pse 85 vjeç ai ka shkëlqyer në festën e 80-vjetorit të Alfred Moisiut. Ai është takuar me President Moisiun dhe më pas ka zënë vend në atë që mund të quhet "tryeza presidenciale". Pas tij ka mbërritur President Rexhep Meidani i shoqëruar nga bashkëshortja Lidra. Më në fund ka mbërritur Presidenti aktual, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja Teuta. Me mbërritjen e tij tryeza u plotësua, pasi askush nga të ftuarit nuk shpresonte për ardhjen e ish-presidentit, tashmë kryeministrit Berisha.
Edhe pse të ndarë nga idetë politike, presidenti i fundit i diktaturës, Ramiz Alia, dhe presidenti aktual, Bamir Topi, duket se kishin shumë për të folur mes tyre. Të dy u angazhuan në një bisedë që nga larg dukej tepër interesante dhe kjo i bëri përshtypje pjesës më të madhe të të ftuarve. Por sigurisht zemra e tavolinës ishte president Aflred Moisiu, i cili detyrohej herë pas here që të ndërpriste bisedën për të përshëndetur ose trokitur gotat me të ftuarit.
Një vend të veçantë të festën e Presidentit ka zënë gjyqësori. Pothuajse të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë ishin të pranishëm në ceremoni. Edhe përfaqësuesit e prokurorisë dhe sidomos miqtë e djalit të presidentit kishin një vend të veçantë në festë. Në ceremoni ndodheshin edhe të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Alfred Moisiut në kohën kur ai drejtonte presidencën shqiptare. Secili prej tyre kishte një histori për të treguar, një moment të vështirë, por edhe arritje të shumta gjatë pesë viteve në krye të shtetit.
"Është një ceremoni e thjeshtë e organizuar nga unë, tre vajzat e mia dhe dy dhëndurët. Këtu nuk duhet harruar edhe kontributi i nipërve dhe mbesave të mia",- tha president Moisiu në fjalimin e tij të shkurtër, ku falënderoi të gjithë të pranishmit. E gjatë kësaj kohe në sallë shiheshin vajzat e tij, të cilat kalonin tavolinë më tavolinë për të trokitur gotat me të ftuarit. Të tria dukeshin shumë të lumtura që ceremonia e organizuar prej tyre ishte e arrirë në perfeksion.
Më pas ishte radha e vetë presidentit Moisiu që të trokiste gotat një nga një me të ftuarit. Ky ishte edhe kulmi i mbrëmjes gala të 80-vjetorit të një prej njerëzve që ka lënë gjurmë thelbësore në historinë e Shqipërisë, President Alfred Moisiut.


Stërmbesa që mori vëmendjen e të ftuarve
"Nuk e kisha menduar që do t'ia arrija ditës kur do të bëhesha edhe me stërnip",- tha i mallëngjyer president Alfred Moisiu përpara të ftuarve në ceremoninë e 80-vjetorit të tij. Ai kërkoi që të kishte pranë edhe vajzën e vogël teksa do të mbante fjalimin e shkurtër falënderues për të pranishmit. Pas këtij momenti stërmbesa mori vëmendjen më të madhe të të ftuarve dhe e gjithë familja presidenciale dukej e lumtur nga kjo gjë. Vajza e vogël u vu në qendër të vëmendjes.
Fjalimi i presidentit ishte i shkurtër, por konciz. Ashtu si në vitet e presidencës, Alfred Moisiu nuk është zgjatur në tema të kota, por, pasi ka falënderuar të ftuarit, ka vlerësuar atë që ishte "qershia mbi tortë", tavolinën presidenciale ku ishin ulur krah për krah katër presidentët e Shqipërisë.


Arritjet e një jete për tu mbajtur mend
Teksa kryente studimet në gjimnazin e Tiranës dhe merrte pjesë në Luftën Antifashiste NÇL as vetë djaloshi Alfred Moisiu nuk kishte menduar se do të arrinte që në 80-vjetorin e tij të kishte një histori kaq të pasur jete për të treguar. Që nga viti 1946 jeta e tij ka njohur vetëm përpjekje dhe arritje të admirueshme. Pasi mbaroi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg në Rusi, ai nisi studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga ku u laureua me medalje të artë. Në vitet 1967-1968 ai kreu Kursin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe nisi karrierën e gjatë ushtarake. Dy herë Alfred Moisiu iu afrua politikës, një herë si zv.ministër dhe më pas si ministër i Mbrojtjes për tu zgjedhur më 26 qershor 2002 në postin më të lartë të shtetit shqiptar, President i Republikës. Pesë vite të lodhshme, por edhe të bukura të mbushura me përplasje politike dhe momente kritike që kërkonin zgjidhje të menjëhershme. Dhe pikërisht për këtë do të mbahet mend gjatë president Alfred Moisiu, për zgjidhjet që ka ditur t'i japë krizave politike në vend.


Mungesa e politikës në një festë apolitike
Ajo që i ka munguar festës së 80-vjetorit të presidentit ishte pikërisht politika shqiptare. Edhe pse kishin marrë ftesat përkatëse, krerët e politikës kanë preferuar që të mos shfaqen në ceremoninë zyrtare. Kryeministri Berisha, kryetari i opozitës Rama apo kryeparlamentarja Topalli u pritën, por nuk erdhën në ceremoni. Për habi edhe pjesa tjetër e politikës, duke ndjekur shembullin e "liderëve" nuk mori pjesë në festime. Të vetmit anëtarë të mazhorancës që pranuan me shumë kënaqësi ftesën e president Alfred Moisiut ishin Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj. Por të dy këta të ftuar nuk mund të quhen pjesë e mazhorancës, sepse janë tërhequr nga politika aktive pas kontradiktave dhe përplasjeve me klanin e kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër edhe e majta ishte tërësisht e papërfaqësuar. Deputeti Namik Dokle dhe kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ishin të vetmit që kishin shkuar në ceremoni e ditëlindjes së President Alfred Moisiut. Por në ceremoni nuk mungoi pjesa e profesionistëve apolitikë. Ambasadorë e diplomatë të shumtë ndodheshin aty për të trokitur gotat me presidentin e tyre.

Të gjithë të ftuarit e festës nuk kishin lënë pas dore edhe dhuratat për presidentin Alfred Moisiu. Edhe pse ai vetë nuk e priste një gjë të tillë, një kënd i tërë i sallës u mbush me kutitë dhe pusullat e shumta të pjesëmarrësve në ceremoni. Gjithsecili prej tyre ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për këtë burri shteti në formën e tij, nëpërmjet dhuratave simbolike.

*
Ish-presidenti Alfred Moisiu mbush 80 vjeç

Ish-kryetari i shtetit do të organizojë një koktej në periferi të kryeqytetit, ku do të marrin pjesë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, por edhe personalitetet e politikës, ushtrisë dhe drejtësisë shqiptare


TIRANË - Si sot, 40 vite më parë Alfred Moisiu do të gjendej për herë të parë në jetën e tij duke festuar ditëlindjen në një lokal. Në atë kohë ishte në Kavajë dhe mbushte 40 vjeç. Një koincidencë e fatit, sot President Alfred Moisiu do të gjendet sërish në lokal për të festuar 80-vjetorin e lindjes mes familjes, miqve, por edhe shumë bashkëpunëtorëve të tij.
"Kam festuar 40-vjetorin në lokal. Në atë kohë isha në Kavajë, komandant i brigadës xheniere. Ishte hera e parë që festoja një ditëlindje në një lokal ku merrnin pjesë shumë njerëz. Pak a shumë mund të quhej një ditëlindje publike. Si për koincidencë u deshën 40 vite të tjera për të festuar sërish në lokal mes miqve dhe shokëve. Gjithmonë i kemi festuar ditëlindjet në familje, por këtë herë po e bëjmë më të madhe", - thotë President Alfred Moisiu.
Gjithçka ka nisur si një festë e vogël private, por pak nga pak rrethi i të ftuarve është zgjeruar, duke e shndërruar evenimentin në një mbrëmje gala që do të mbahet mbrëmjen e sotme në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Presidenti ka shumë për të rrëfyer për këto 80 vite të një jete të mbushur me arritje të gjithanshme, por dje ai gjendej duke u marrë me përgatitjen e fundit. Në krah kishte vajzat që po e ndihmonin për t'i dhënë dorën e fundit ceremonisë.
"Do të nisë në orën 19:00 në një lokal në periferi të Tiranës dhe kemi planifikuar të zgjasë dy deri në tre orë", - thotë president Moisiu, i kontaktuar nga "Shekulli". Ceremonia pritet të shndërrohet në një aktivitet mondan, ku do të marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit. Aty janë ftuar ish-presidenti Meidani, presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i opozitës, Edi Rama, e shumë personalitete të tjerë.
"Në ceremoni do të jenë miq e shokë, por edhe të gjitha personalitetet shtetërore. Janë ftuar të gjithë njerëzit, me të cilët kam punuar gjatë kohës së presidencës. Përveç tyre, do të jenë të pranishëm edhe shumë miq e kolegë të mi të kohës së ushtrisë, por edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë", - thotë Presidenti.
Këta dy të fundit nuk mund të mungonin në asnjë rast. Gjatë pesë viteve të presidencës, Alfred Moisiu është angazhuar me të gjitha energjitë për reformimin e sistemit të drejtësisë, si dhe përmirësimit të ushtrisë shqiptare. Dy reformat e kërkuara me forcë nga Presidenti nisën vite më parë, por vetëm ajo e ushtrisë dha fryte dhe sot Shqipëria është pjesë e NATO-s.
Festa e sotme do të ketë edhe një domethënie të veçantë. Aty janë ftuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me presidentin, por edhe ata me të cilët ka pasur përplasje dhe kontradikta. Duke lënë pas çdo gjë të së shkuarës, e gjithë politika shqiptare do të mblidhet për t'i thënë Gëzuar një prej burrave të shtetit shqiptar.
Në pesë vite presidencë, Alfred Moisiu është detyruar që të kalojë edhe momente të vështira dhe kriza politike, por të gjitha janë kaluar me sukses, duke treguar se mund të qëndrojë mbi të gjitha palët dhe të japë mendime duke u bazuar vetëm te ligji.


Karriera
Karriera ushtarake e Alfred Moisiut është gati 42 vjet e gjatë. Ajo ka filluar që në kohën e luftës dhe ka vazhduar deri në Janar të vitit 1985, kur ai ka dalë në pension. Vetë presidenti ka treguar se një nga momentet më të mira ishte mbarimi i shkollës dhe emërimi si komandant toge në shkollën ushtarake në Tiranë. Edhe pse ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Alfred Moisiut iu dhanë nën komandë 24 vetë që ishin shumë më të mëdhenj nga ai. Përveç kësaj, ai ishte i detyruar që t'i përgatiste ata si oficerë të ardhshëm.


Shkollimi
Një moment tepër interesant në jetën e President Alfred Moisiut është Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Rusi. Pas pesë vitesh e gjysmë studimesh, ai arriti që të mbarojë me medalje të artë. Si një nga studentët më të mirë të shkollës, Alfred Moisiu u caktua që të flasë para gjithë studentëve që mbaruan atë vit, të cilët u përkisnin shumë kombësive të ndryshme. Vetë presidenti e ka komentuar këtë moment shumë vite më pas duke thënë: "Ishte krenaria ime si shqiptar në këtë rast ajo që unë nuk mund ta harroj".

Ushtria
Në vitin 1966, Alfred Moisiu emërohet Komandant Brigade në Kavajë. Ai e ka mbajtur këtë post për pesë vite me radhë. Karriera e tij ushtarake ka njohur vetëm rritje deri sa në vitin 1981 u emërua zëvendësministër i Mbrojtjes. Moisiu mbajti këtë detyrë për rreth një vit e gjysmë dhe në vitin 1982 u shkarkua për arsye politike dhe u dërgua në Burrel. Ka qenë një shkarkim që nga pikëpamja e rangjeve ushtarake ishte një ulje nga Gjeneral në Kapiten, por vetë Presidenti e ka komentuar këtë me një fjali të thjeshtë: "Ashtu ka qenë koha".

Rikthimi
Dhjetori i vitit 1991 e gjen Alfred Moisiun përsëri në qeveri. Ai emërohet Ministër i Mbrojtjes në qeverinë teknike të asaj kohe. Edhe pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992 ai mbeti për ca kohë këshilltar dhe pastaj u emërua sërish zëvendësministër i Mbrojtjes deri në gusht të vitit 1997. Për pesë vite karriera politike e Alfred Moisiut mbeti pezull për tu ringritur deri në majën e shtetit. Alfred Moisiu zgjidhet në vitin 2002 President i Republikës, post të cilin e ka mbajtur për pesë vite, duke treguar një sens të lartë të detyrës.

*********


Moisiu: Politika të heqë dorë nga 'show'. Berisha është bërë si Enveri

TIRANË- Dy vjet pas mbarimit të mandatit, për ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, kishte ardhur koha të publikonte kujtimet dhe përvojën e tij personale në krye të shtetit. Në librin që u promovua dje në Tiranë nga Moisiu, "Midis Nanos dhe Berishës", politikanët shfaqen ashtu siç janë.


Për Moisiun, të vërtetat duhen thënë, ndryshe, nuk mund të korrigjohen. Në një promovim libri për politikën, por që pak prej tyre e pranuan ftesën, Moisiu shprehet se politika duhet të heqë dorë nga show i ditës.


Në libër, Moisiu paraqet një analizë të hollësishme të situatave politike para zgjedhjes së tij si president, vijon me fillimin e detyrës, e më pas me vitin e ndërrimit të pushteteve.


Pas hedhjes së kujtimeve dhe risjelljes së memories institucionale, Moisiu dallon qartë punën e dy kryeministrave më të cilët, ai ka punuar si President, Fatos Nano dhe Sali Berisha. "Unë kam pasur përplasje me Nanon edhe Berishën.


Nano ishte i sofistikuar në përplasje, por Berisha ka abuzuar në mënyrë progresive",- u shpreh dje Moisiu gjatë promovimit të librit. Ish-Presidenti i vendit nuk nguron aspak që Berishën ta krahasojë me diktatorin Enver Hoxha, teksa shprehet gjatë fjalës së shkurtër se, "kishim një dhe po na bëhen dy Envera".


Ndaj dhe Moisiu në librin e tij veçon se, "19 vjet pas rënies së komunizmit, ende nuk janë rrëzuar mentalitetet dhe format e mendimit, apo luftës politike të asaj kohe. Po të mos kishin ndodhur gjithë ato ngjarje në vite, që erdhën si pasojë e punës së gabuar drejtuese të kësaj pjese të politikës, Shqipëria, me siguri, me kohë do të ishte bërë pjesëtare e NATO-s si dhe do të ishte integruar edhe në BE".


Ish-Kreu i Shtetit shprehet qartazi se qëllimi i paraqitjes së ngjarjeve gjatë pesë viteve, është që populli të gjykojë jo vetëm për të si ish-president, por edhe për kontributin e secilit drejtues kryesor, në mënyrë që në të ardhmen të mos bëhen gabime për zgjedhjen e tyre.


"Të mos harrojmë për asnjë çast se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët. Të tjerët, miqtë dhe aleatët na kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë, por kryesorët jemi ne vetë", - shkruan Moisiu, i mbështetur edhe nga paraardhësi i tij në krye të shtetit, Rexhep Meidani.
Ky i fundit shkruan në parathënien e librit se, "Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Moisiu me gjithë përpjekjet e përditshme për t'i mënjanuar, ai ka ndjerë në vazhdimësi "kërrabat" dhe pengesat e pakuptimta të politikës së ditës, pse jo dhe paturpësinë dhe primitivizmin, arrogancën dhe egërsinë e saj, pse jo edhe pak fyerje publike dhe marifete "lojtarësh", hileqarë, apo ndihmës të tyre krejt "të budallallepsur" në servilizmin e tyre të paskrupullt ndaj liderit".


Ndaj dhe ish-presidenti Moisiu, gjatë promovimit të librit shprehet se, thellë ai ndihet i zhgënjyer: "Ndihem i zhgënjyer sepse nuk e kam kuptuar se pse kryeministrat nuk më kuptuan seriozisht se çfarë kërkoja dhe pse ngulja këmbë për të mirën e vendit".

 

Libri i Moisiut, asnjë politikan i djathtë


TIRANË - Edhe pse një libër për politikën, ku pasqyrohet jo vetëm përvoja personale, por edhe kontributi i secilit drejtues kryesor të shtetit, në promovimin e djeshëm, shumë pak kanë asistuar politikanët. Një libër që flet për politikanët e majtë e të djathtë, por që këta të fundit, nuk e kanë parë të arsyeshme të ishin pjesë.


Duke filluar nga protagonistët e këtij libri, Nano dhe Berisha, në promovimin e djeshëm dallonte mungesa në bllok e politikanëve të djathtë, ndërsa kishin pranuar ftesën disa prej figurave të majta të vendit si Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, Namik Dokle, Paskal Milo, Servet Pëllumbi e Petro Koçi.


Mungon Topi, asistojnë këshilltarët e Moisiut

TIRANË - Në librin e tij "Midis Nanos dhe Berishës", ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, jep një falënderim të veçantë edhe për stafin e tij gjatë mandatit të tij në krye të shtetit. Kanë qenë pikërisht ish-këshilltarët e tij, që kanë respektuar ftesën e Moisiut për të qenë pjesë e aktivitetit modest.


Në promovimin e djeshëm të librit, Moisiu ka marrë urimet e tre prej këshilltarëve të tij të pranishëm, Muhamed Kapllani, Afrim Krasniqi dhe Arjan Konomi. Gjatë aktivitetit të djeshëm ishin të pranishëm edhe punonjës të tjerë të Presidencës, që kanë punuar me Moisiun, ndërkohë që u vu re mungesa e stafit të Presidentit aktual të Republikës, Bamir Topi.

| 02/12/2009

http://www.shekulli.com.al/2009/12/02/moisiu-berisha-eshte-bere-si-enveri.html

Comments (18 posted):

Fushalia on 04 December, 2009 07:15:04
avatar
Si per cudi edhe Bamiri me ta,pra me komunisto pucistet qe po duen me cdo kusht me e rrezue pushtetin.A di kure do te ndodhin ajo, kure te merzitet Sala me ket pune.Hajde e mose te humbim kohe per ket pune se kjo asht pune e kryeme edhe per shum kohe.Edi duhet te shkojn ne pension te parakohshem.
Ejell Miculi on 04 December, 2009 10:48:57
avatar
Eshte e pa pranueshme dhe jo civile!!
Nje koment i eger dhe thuajse mesjetare, ne kundershtim me çdo kod etik e moral ne nje shoqeri te emancipueme e demokratike, nje interpretim i pa skrupull i nje feste private ne nderim te ditlindjes te nje ish presidenti te repuplikes.
Nje refuzim i habitshem i dialogut e mirekuptimit.
As ne shoqerite me te egra e incivile nuk munde te quehet nje feste private, shume dashamirese e nje personi qe meriton respekt siç eshte ish presidenti A.Moisiu, si ultimatum i mazoneve antishqiptare.

Ne qofte se presidenti i nderuem,i respektuem dhe i emancipuem Z.B.Topi ndollet ne ket takim ulur afer ish presidentit diktator R.Alia, qe siç ti shkruan me te drejte qe duhet te ishte ne burg, ndolle vetm se e mbron qeveria e Berishes.
Ndolle sepse S.Berisha eshte krijese dhe i zgjelluni i R.Alise dhe jo per faj te Z.Bamir Topi.
Dhe gjithsesi si ish president i repuplikes atij i takon te jete aty, sado e erret te jete e kaluara e tije dhe, sado qe s'na pelqen ty dhe mua.

Por qellimi i shkrimit tend nuk eshte te godasesh as R.Aline dhe as te denoncosh komplote(komplotet behen ne ambjente tjera, te mbyllura dhe shume sekrete,ket e din mire)nuk eshte ky vendi ku behen komplotet dhe ku rrezohet qeveria Berisha2.
Qellimi shume i keq dhe i mbrapesht i joti eshte te godasesh presidentin aktual,demokrat e me prespektive politike Z.Bamir Topi.
Ata qe te kane porosite te shkruash keshtu e kuptojne se perdite po ju rreshqet toka nder kembe dhe,kane frige nga personaliteti i Z.Topi.
Te lutem Z.Bep, thuaju atyne, se nuk e han kush me sapunin per djathe....
Thuaju, u mundova po askush nuk me besoje....
Nabom on 04 December, 2009 03:56:05
avatar
Une nuk e perjetoj kete takim aq negativ si e paska interpretuar ky zotrija ne artikullin e tij.Sot eshte koha qe te gjithe shqiptaret duhet te bashkohena dhe te pajtohena me njani tjetrin,kurese polarizimet dhe ndasinat ti lame mbas.Une mendoj se edhe Berisha kishte ber shume mire dhe nje gjest pozitiv neqofte se do te merte pjese ne ate takim festim dhe me nje shtrirje dore te 5 prezidentave te Shqiperis do te ishte nje porosi per te gjithe ne se dallimet politike,ideologjike,partijake,fetare e krahinore nuk duhet te na ndajin per aresye se ajo eshte pjese e demokracis perendimore.
Une nuk dua te besoj se keta kishin per qellim rrezimin e qeveris Berisha Nr 2,por kjo ishte nje dite e rendomt me rastin e 80 vjetorit te te lindjes ish prezidentit te shtetit Alfred Mojsiut e azgje me shume.Te gjithe keta jane pjese e historis tone kombtare,te mire a te keqij,ti duam a mos ti duam.
Fatkeqesishte ne jena kombi i vetem ne Bote qe duam ta mohojim historin tone.
Leke Pepaj on 05 December, 2009 05:18:18
avatar
Z.Miculi besoi ,se as Juve dhe as Bepin ,t'ju kete porosite kushe per sa keni shkruar! . Secili prei Jushe keni shpreh opinionin tuaj duke refletuar bindjet dhe dyshimet per ato qe ka pesuar demokracia e brishte Shqiptare nga ishet e diktatures te cilet ne nje mije e nje forma nga me te ndryshmet bene cdogje qe kesai foshnje te dalun ne jete ti shkaktoine shume fraktura ne vitin e mbrapshte 1997.Ndersa Bepi cfaqe frige dhe paralaimron duke dyshuar dhe kuituar se cdo gje munde te pritet nese gjejne terren disa syresh te kesai feste private .Une theme se nuke ka vende te dyshohet kaqe shume, se ne Tovalinen ku jane ulur te 3 ish presidentet njeri me nje karriere kriminale si diktatore e krah i djathte i kryexhelatit ,tietri pjesmarres dhe lider i (1997)ishte sekretar i pergjithshem i PSSH printe ne badhe te falangave zjarrevense,ndersa 80 vjecari dote mbahet mende per njeanshmerine dhe perpiekjet e tij per te penguar maxhorancen e vitit 2005 ne realizimin e reformave ndonse Ai ishte prure ne kete pozicion nga Berisha per te siedhe ekuiliber dhe dreitesi mes paleve por ky arbitroi me keq se ai qe gjykoi ndeshjen France Irlande tashti se fundmi,ndersa z.Topi eshte nje protogoniste dhe qendrestare ne mbroitje te dmokracise se perdhunuar dhe rindertimit te instuticioneve si n/Kryetare i PD dhe Kry.i grupit parlamentare,gjate qendrimit ne opozite dhe te dy vjeteve ne pozite eshte produkte i punes dhe kontributeve te PD qe ka nxierre dhe kete figure me integritet dhe personalitet qe eshte garant i kushtetutes . Qenia e tij ne kete pervjetor nuke eshte mekate shoqrore as politike,por ne nje fare menyre kaperdirje e Atyre andradhave dhe pengesave qe Moisiu duke qene penge i te kalueseres tij me qedhim mbas 6 muajsh te ardhjes ne poste shkoi ne origjine dhe beri lojen e Atyre qe i menjanuan Baben dhe Degraduan Ate(si thonte K.Hasbiu Partia e tij ja beri)duke u munduar me cdo kushte te pengonte opoziten e djathte para se te vinte ne pushtet ,pas ardhjes ne pushtet e pame si vepronte duke bere cdo gje te sidhte vonesa te panevoishme ne shume dekretime .Z.Miculi qe per cdo gje ne vende qe te shohe ndonje handikape teke zjarrevenesit e revolucionaret qe digen dhe dhunuan Shtetin ,nga urreijta qe ka per liderin qe udhhoqi rrezimin e diktatures te gjithe pengesat i gjene te Ai qe ishte dhe eshte protagoniste ne fitoren mbi keto forca !!!. Pamvaresishte se sa u denuan,i vetmi vende ne Europen lindore, qe e gjithe Byroija politike perfundoi ne burg qe Shqiperia ,Dolen nga Burgu kure u dogje Shqiperia dhe Ra nga Pushteti Salia. Jo z.Miculi nuke di si ta kuptoi djathtizmin tande apo kacavetin per te ruajtur sistemin demokratik,kur ti rrezikun nuke e sheh tek forcat e ersires, por te Ata qe i luftoine me mjete dhe ligje demokratike!. Produkt dhe bashkepjesemarres dhe aleate i ngushte i te cilit ishte dhe eshte dhe Z.B.Topi qe Ju dhe shume si Juve duhet ta dini ,e t'mose ferkoni duarte duke pritur e andrruar per konflikt te pa nevoishem te Atyre qe kane munde sakrifica koperim takike dhe strategji per ku jane dhe ku duan te shkoine me politiken ne sherbim te Shqiperise dhe Kombit perbadhe Atyre forcave regresiste qe renkoine e vaitoine kure sote me shume se asnjehere tieter qyshe me 1479 jemi afruar dhe po pranohemi ne familjen Europiane ku dhe e keme Vendin e munguar dhe mohuar kaqe gjate nga Osamanet me pare e mbrapa Nga Enveri,Rammizi,Meidani,Moisiu,.Done Zoti Trinomi Berisha, Topadhi,Dhe Presidenti Bamire Topi kesai radhe mbi gjithe kete male me pengesa te Atyre qe Ju nuke ju shihni mekate na coine ne stacionin e deshiruar.Mose u mundoni te kryqezoni Protogonistin nuke munde t'ju besoi kush ,as Cun Jonuzi po te ishte gjadhe, do te thonte lere Ejdho se e teprove me gjithse ai ishte Komuniste por gjente forca ta thoshte te veteten shpesh. Z. Ejdho! Me qe Punon dhe banon ne Itali ke rastin te shkoshe ne Rome, Vatikan dhe te perciedhish nga afer Viziten qe dote beine javen qe vjene i Ftuar nga Papa Benedikti i 16 Dr.Pr.Sali Berisha si LIDERI ME PRO EURO-AMERIKAN SHQIPTARE . Ishte fate qe nje njeri i perkushtuar ndai Atdheut te tij si Berisha te jete ne Badhe te QEVERISE SHQIPTARE ne permbushjen e endrrave te medha per liri e demokraci .....Per shume vjete kete nate te madhe te Shen Nikodhes qe per ne te krishteret Katolik e Ortodoks eshet nje prei shenjetoreve me te shenuar .
Gripi i derrit on 05 December, 2009 07:43:10
avatar
Bashkimi i tyre eshte nje shprehje e tolerances dhe e kultures demokratike shqiptare nga ku, duhet te mesojne te gjith ata ekstremista nga e majta apo nga e djathta qe rrine duke share e fyer. Njeres me kulture bashkohore qe nga me i vjetri Ramiz Alia e deri tek me i riu Bamir topi. Ata i treguan Rrugacit Sali dhe vakabobdit Edi , se jeni larg kultures bashkohore, dhe megjithse jetoni ne kohe te re,po e drejtoni me politika te vjetra kombin shqiptar.Te gjith kane sherbyer ne emer te partive dhe koheve te ndryshme , por po ti marrish verc e vec kane me shume kulture se keta dy rrugace qe per te mbular korrupsionin dhe hajduterine e tyre bejne sikur shajne njeri tjetrin . Ju rafte gripi i derrit me mire te dyve pa dallim politik, se vetm interesat dhe cifliqet i ndajne.
V.O on 05 December, 2009 08:02:46
avatar
Z Bep. me fal po qenke nje injorant persa i perket politikes. Ti je gati te sakrifikosh edhe familjen tende per hire te injorances qe te ka pushtuar. Ata jane nejrez te respektuar dhe sjane byla si ti O ******.Po elbete Saliu po mos te kete shoket tu per tu hypur do mbeste ne rruge se ate***************************.
Mark Gjonaj on 05 December, 2009 08:47:40
avatar
Mund te mos jeme dakort me personin per medime ndryshe, me komentin jam plotsisht dakort. Ky eshte qendrim parimore, kombetare dhe i vjene ere uniteti dhe jo lufte klasash si dikur...
Mark Gjonaj on 05 December, 2009 09:02:04
avatar
Po okupoj fushe shkrimi, nuk e kisha lexuar shkrimin e parafundit te Z. Miculi,dhe me kete shqiptar jam dakort plotsisht. Nuk e besova qe dikush me tha qe nuk e ka ftuar Berishen ne datlindje, sepse ata do te flisnin per rezimin e tij. Une mendoj se shkrimi eshte dashakeqes e dizinformues. Bashkimi i tyre eshte shenje e mire, Berisha duhet te korigjohet.
Okulisti.. on 05 December, 2009 10:40:21
avatar
Eshte teper e cuditshme qe paskan mbete "lavire"politike "bythrehatet" e Partise koministe te tipit Ma.Gjo dhe Ej.Mi te cilet na bejne leksione "demokracie" te cilen e duan me "gjithe shpirte" por pa PDSH,vetem ,me PKSH ose PPSH-ne se ata e "dine "se cfare eshte liria dhe demokracia.
U pika qe nuk u bie;komunisteve te fshehur si gaca nen hi.

Mos u merzitni pasi jeni komunist te pandreqeshem. Per Ej Mi edhe komunizmi edhe Papa nuk shkojne i dashur.
Mark Gjonaj on 05 December, 2009 11:48:31
avatar
Okulisti, duke u perpjekur tu sjelle te pamit te tjerve, ja qe nje dite behet vete miop!. Edhe ju demokratikas i tille, ju ka ikur koha... te ka genjyer mendja se asnje here s'ka qene koha jote, demokracia ka standartet e veta dhe per te gjithe e njellojte; Evropa kete po na e thote cdo dite veproni keshtu sic shikojme presidentat e nderuar; ndersa ne po merzitemi cdo dite per te shkuar ne gjirin e rrugen e saje. Perdorni thonjezat ne funksion te idese tende te djallezuar, se perndryshe ca fjale te dalin jashte perdorimit. Shyqyr Zotit qe paske shpetuar per 8 vjetet e drejtimit te PSSH-se!. Edhe nje here jam dakort me komentuesit e mesiperm, duke shtuar dhe "V.O" dhe "Gripin e derrit".
Zef Kalaj on 05 December, 2009 05:02:02
avatar
Pa dashur qe te ekzagjeroj as mendimin por as edhe realitetin e kohes,dua te theme se ka kohe qe skam pare tavoline me te nderuar ne shkalle te civilizimit shoqerore, sa ate qe beri Moisiu ne pervjetorin e 80-te te ditlindjes se tij.
Po ta kishte gjetur mundesine edhe ish-presidenti Sali Berisha per te marre pjese ne kete interpertim politiko-shoqerore,do te ishte realizuar nje nga kryeveprat e demokracise sociale,qe do te thote interpertimi i vlerave te shoqerise moderne.!!! Por ja qe Zoti se ka thene qe keto fenomene te ndodhin ne Shqiperi...
Mbetemi me shpresen,duke leshuar edhe urimin, qe Zoti e thashte ne nje pervjetor tjeter edhe pse me i perfolur,fjala vjen per 90-vjetorin e R.Alise edhe ish-presidenti S.Berisha te festoje se bashku me ta me statusin e pensionistit Presidencial.Jo vetem kaq me shfaqjen ne nje tavoline simbolike te nje feste,por edhe me nje shetitore te zakonshme qytetarce per gjate sheshit "Deshmoret e Kombit" drejt sheshit "Skenderbej" ku do te permblidhnin edhe kujtimet e tyre pergjate ushtrimit te funksionit presidencial ne raport me ushtrimet demostrative te demostruera ne keto dy sheshe kryesore,dhe qe sot mbajne lart statujen e "demokracise".
Nese kjo ndodhe nje dite...Shqiperia ka groposur mentalitetin e "pseudodemokracise"....
Pa dashur te paragjykoj autorin e keti shkrimi,dua tu them se mediat ne raport me politikanet jane si:"femijet qe mbledhin gezhojat ne poligonet e qitjes". Pra,qe do te thote qe sja kane idene se kush eshte rezultati i qitjes...vecse duan te mbledhin gezhoja,qe te lozin ne sezionin qe vjen...Edhe gazetaret ne raport me politikanet kete rol luajne.Nuk ja kane idene se kush eshte suksesi i zhvillimeve politike, por mjaftohen te gjejne disa "mbetje politike" qe te leshojne per nje kohe te gjate "paragjykime politike".
NJE TJETER SQARIM. on 05 December, 2009 09:11:21
avatar
O okulist, nuk munde te sherosh syte e tjereve kur per vehten tande je i verbet.
Je i verbet dhe nuk shef se "bythrehatet" eP.P.SHse jane te ulur kembekryq ne gjith istancat e P.Dse.
Dhe per ket nuk me vjen edhe aqe keq, ne demokraci te gjithe duhet te kene mundesi te barabarta.

Ajo qe me vjen keq mua eshte se;
Ne istancat e P.Dese kan zene vend edhe ata qe na dualen perpara me arme per t'na trembe e penguar, ne mitingjet e demostratat tona antikomuniste.
Dhe me e keqja eshte se po fillove ti kritikosh jane te paret ata qe po na quajn komunist.Ish klyshet e diktatures, sot na quajn ne komuniste dhe ata gezojne drejtimet ne P.Dne.

Kjo parti nen drejtimin e Sales eleminoje shume intelektual te nderuem e demokrat dhe mori nen sqetull njerzit e P.P.SHse.

Ndolli ajo qe pati shkrua z.Neshat Tozaj ne R.Demokratike fille mbas formimit te P.Dse.
Aji ne artikullin e tije paralajmeronte, tu vene daten diten dhe oren, qe R.Alia kishte mbledhe te besuarit e tije tu ju thene:
Do lejojme krijimin e P.Dse por do punojme me gjitha forcat tona qe ne radhet e saje dhe postet drejtuese te fusim sa me shume njerzit tone.

Ja pse P.Deja ka arrite ne ate stad qe nuk perfaqeson me politikisht te djathten shqiptare.

Ajo eshte kthye ne nje parti te nje grupi reletivisht te madh njerzish qe perfaqeson vetem interesat e tyre ekonomike.Ja pse edhe korrupsioni eshte i nalte.

AJO ESHTE KTHYE NE PARTINE E ATYRE QE DHANE LEJE PER TU FORMUAR.Edhe pse me keqardhje pranoj se shumica e atyre qe e votojne jane te djathte.POR NJE DITE DO TE ZGJOHEN...
shkelqim dani on 17 December, 2009 10:25:10
avatar
Peshoji fjalet Ejell Miculi dhe mos i ben tallash se je dhe poet.
Lef Raguza on 17 December, 2009 11:33:09
avatar
O Z.Shkelqim Dani me i peshua(mate) fjalet duhet kondari i mendjes dhe karari,por teke zotria me emer Hyinore ka zene vende njesia matse por ne krah te kundert dhe me kapacitet me te ulte intelektual e njejte me R.Qosen, A.Baleten,Husemedin Ferra e tier. Gje qe as Engjelli me brire te vegjel qe nuke kane hapsire as force goditse pervec Donkishotizmit sepse eshte i vone dhe jo kualitativ si "Poet"me vargje vrastare, ngatrrestare,(qe as fara e hedhur nga Ky apo Ata te tiert nuke mbine,se kultivuesit e egjres per fate jane te pakte", rrjedhimisht dhe pak i lexuar,ata te pakte qe e kane lexuar jane revoltuar me vargjet e tij qe e paraqesin realitetin Shqiptare ,simbas kendeveshtrimit te memorandumit te Akademise Serbe te Shkencave dhe te Akademik Dobrica Qosic .Nuke di nese e ke lexuar nje liberth te vockel me ca poezi te ketij,ne aqe pake flete ka gjet force te shfryij shume mdhef.... E ne te njejten kohe zbulon dhe mekatarin e madhe per tere kete "handikap","faitori",qenka nje dhe vetem nje per Ejllin Ai ka emer dhe mbiemer me nje mal te madh tradhtie per Atdheun dhe te ardhmen Europiane.Lexuas te albdreams analizoni me gjakefthtesi te dieshmen dhe te sotmen ne tersi cakun ku jemi dhe objektivi e rruga e hapur ku do ankorohemi pastai, beni nje pyetje a munde te thirret me Ato epitete Dr.Pr.S.Berisha sikunder e thrret ne liberthin e tij Ejll Miculi qe shprehet dikund ne nje koment se eshte dhe demokrat e antar i PD.....!!.
Z. Shkelqim. on 18 December, 2009 05:06:49
avatar
Une e quaj shum te nderuem ate person qe mendimet e tija i thote hapun,ashtu siç aji
e mendon(edhe pse mendimet e tije mund te jene te kunderta me te miat)
pa qite gurin dhe me fsheh doren, siç bejne shumica neper ne internet qe shkruajne me pseodonime.
Une e respektoj dhe vlersoj ate person qe me kritikon nen sy.
Ne qofte se nuk do respektojme diversitetin e mendimeve ne demokraci d.m.thne se ajo nuk ekziston.
Me pelqen, sidomos kure kritikoj nje person, te ve emrin tem.
Kurre nuk do pranoj te hedhi gurin dhe te fshehi doren.

Ne shkrimin"edhe nje sqarim"kam harru te ve emrin tem.
Pershendetje nga E.Miculi.
Shqipja on 18 December, 2009 08:26:23
avatar
Une e kam lexu librin e tije.Dhe kam mendu:Po si munde ta quante ndryshe Presidentin e 97tes,kryeministri e Gerdecit,politikanin e tranzicionit te pa fund??????????????????????????????????
Kiri on 18 December, 2009 06:51:56
avatar
z.Lef objektivi dhe rruga,qe ti permende,u hapen qysh ne vitet 90 kure mori fund komunizmi.
Po jo per politikanet tane injorant,qe ne vend qe te na fusin ne Europe moren rrugen e Arabise.
Me politiken e tyne qe armiqte tane te na quajn mbeturina te ushtrise otomane.Se di a thu ke ndigju per enciklopedine Maqedone?
Dikure edhe ne do te na fusin ne Europe sepse s'kane ka me na çue se jemi pjese e saje.
E ne at liber te vogel ka egzagjerime,veçse ka shume e shum te verteta.
Lef Raguza on 19 December, 2009 05:18:24
avatar
Peshendetje dhe urime Z.Kiri!. Kame ndigjuar aqe sa eshte thene dhe shkruar nga mjediset politiko-shkencore te hapsires mbare shqiptare per kete derivate te Promemories Akademise Serbe gje qe coi dhe ne terheqjen e sai. Kundershtite mbare Shqiptare ishin te pakontestueshme,me argumenta shkencore, jo apriori ,si ato Serbo-Maqedonase qe jane te verbuara nga ekstremizmi nacional.Me dashje apo nga padija e paaftesia nje ndihmes i permasave te nje molekule per "Serbo-Malazezo-Maqedonasit", eshte dhe Miculi me "Liberthin e vogel"qe e ka mbarsur ne ate menyre qe vetem Ai e di pse dhe qysh?,por neise megjithe deshiren e tij demsiedhse eshte i pafuqishem te ndikoi me shume se ne vete te pare,sepse aty ku buroine keto deshira dhe mbaroine, sepse askushe nuke e beson, meqe flitet per kohe dhe ngjarje qe jemi bashkekohes ,vetem na bene te qeshemi me gjepurat qe ka hedhur ne leter. Z.Miculi te uroi gezuar dhe per shume vjete Kershendedhat me deshiren e madhe qe juve familjes tuaj dhe gjith Kombit Shqiptare te kemi vec suksese, dhe Juve Z. Miculi tu hapet drita e arsyes ne kornizat e reales larg urreijtjes, por ne dashuri dhe mes dashurise se pafund Njerzore per bashkekombasit, mbare Shqiptarine qe me vrap po i bashkohemi Europes pamvarsisht krokames se Korbave si R.Qosja e tier Korba si Ai me deshira vrastare per te ardhmen tone ne vendin qe edhe e meritoime. Historia do i vene gjerat ne vendin e vete protogonistet dhe sabotatoret e kesai rruge te gjate dhe te veshtire ,tani pasionet e semura shume kuite i kane errsuar shikimin, nuke eshte fai i tyre por i Atyre qe per dekada realizuan shperlarjen e Trurit gje qe akoma nuke eshte ber rikuperimi i plote,besoime e shpresoime qe ne me pake kohe se qendrimi i kesai mortaije bolshevike te ndahemi nga cdo simptome e sai demsiedhse. Ju uroi gezur Krishtelindet dhe Vitin e ri 2010 GEZUAR PER SHUME VJETE .

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0