Home | Kronike | Makinat me targa të huaja, jo më shumë se 6 muaj në Shqipëri

Makinat me targa të huaja, jo më shumë se 6 muaj në Shqipëri

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Të futësh në Shqipëri një makinë me targa të huaja për qëllime private e përdorimi është shumë e lehtë, por atë nuk mund ta mbash më shumë se 6 muaj në territorin shqiptar. Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave kanë hartuar një udhëzim të përbashkët, që ka hyrë në fuqi në datën 4 shkurt, e ku janë përcaktuar të gjitha procedurat dhe kërkesat që duhen për të mbajtur një makinë me targa të huaja në vendin tonë pa i bërë zhdoganimin. Udhëzimi, i cili quhet “për zbatimin e procedurave të miratimit, mbikëqyrjes dhe përmbylljes së regjimit të lejimit të përkohshëm të automjeteve të huaja për përdorim privat” përcakton se këto mjete për përdorim privat janë autovetura, motoçikleta, roulotat e rimorkiot, të cilat mund t’i bashkëngjiten një automjeti.

Udhëzimi

Në këtë udhëzim janë përcaktuar procedurat që zbatohen për vendosjen nën regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve për përdorim privat. Në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, regjimi i lejimit të përkohshëm zbatohet për automjetet e huaja për përdorim privat, të cilat plotësojnë kushtet për dhënien e këtij regjimi, duke pasur parasysh disa kushte si: importohen nga persona të vendosur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; përdoren për qëllime private nga këta persona; janë të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe në emër të një personi jashtë këtij territori; përdoren për qëllime private nga këta persona; janë të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe në emër të një personi jashtë këtij territori. Këtu përfshihen edhe rastet kur automjetet mbërrijnë të pashoqëruara (nëpërmjet formave të transportit rrugor deri në kufi, në traget apo konteniere) vetëm me kusht që pronari të paraqitet personalisht për vendosjen e këtij automjeti nën regjimin e lejimit të përkohshëm. Plotësimi i këtij kushti sjell si domosdoshmëri regjistrimin e automjetit më pranë autoriteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit. Regjimi i lejimit të përkohshëm zbatohet edhe në rastet kur një automjet i huaj nuk është i regjistruar në emër të përdoruesit të tij, por ai disponon: prokurë përdorimi nga pronari (kur pronësia e mjetit është private); autorizim nga shoqëria, enti apo institucioni, në pronësi të të cilit është ky mjet, përfshirë edhe rastet kur mjeti është nën kushtet leasing. Regjimi i lejimit të përkohshëm për autoveturat me targa të huaj, në të gjitha rastet kur përfitohet, ka afat jo më shumë se 6 muaj, të vazhdueshme ose jo, të matur për një periudhë 12-mujore (konform pikës 384/5 të dispozitave zbatuese të Kodit Doganor). Nuk përfitojnë regjim të lejimit të përkohshëm në rastet: Kur automjetet janë të çregjistruara (pa targa ose me targa provizore); Kur automjetet mbërrijnë të pashoqëruara (nëpërmjet formave të transportit rrugor deri në kufi, në traget apo kontenierë) nga pronari për një përdorues tjetër të autorizuar prej tij. Kur i njëjti person importon, njëkohësisht, më shumë se një automjet. Kur konstatohet se i njëjti person, brenda një periudhe kohore prej 6 muaj, ka importuar më shumë se një mjet dhe për të cilët nuk është mbyllur regjimi i lejimit të përkohshëm.

Procedurat e Policisë Kufitare


Për të gjitha rastet kur automjetet e huaja për përdorim privat përfitojnë regjimin e lejimit të përkohshëm, Policia Kufitare dhe e Migracionit zbaton procedurat si më poshtë: Regjistron të dhënat që lidhen me automjetin dhe përdoruesin e tij në rrugë elektronike në sistemin TIMS. Ky informacion u jepet për t’u shfrytëzuar, në çdo kohë, autoriteteve doganore; kryen verifikimet e nevojshme nëpërmjet Interpolit, në lidhje me problematikën e mundshme të automjetit (nëse është i vjedhur apo kërkohet për vepra penale që lidhen me të) kryen bllokimin e mjetit dhe vazhdon procedurën e parashikuar për këtë vepër. Lejim të përkohshëm përfitojnë dhe të gjitha automjetet e huaja për përdorim privat, kur kanë targa të vlefshme (regjistrim të përhershëm apo provizor) në porosi të shtetasve jo shqiptarë, të cilët kalojnë tranzit përmes territorit doganor shqiptar. Respektimi i afatit të regjistrimit, i cili duhet të përkojë me një periudhë deri në 6 muaj, të vazhdueshme ose jo, matur gjatë një periudhe 12-mujore si dhe respektimi i kriterit, sipas të cilit automjetet e huaja për përdorim privat nuk duhet të jepen me qira, në huadhënie ose të vendosen në dispozicion të dikujt pas importimit.

Përjashtimet

Bëjnë përjashtim vetëm kur bashkëshortja/bashkëshorti dhe pasardhësit dhe paraardhësit në vijë të drejtë, të një personi fizik të vendosur jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë të vendosur normalisht jashtë këtij territori, mund të përdorin një automjet privat të vendosur tashmë nën regjimin e lejimit të përkohshëm, një automjet për përdorim privat, i cili është vendosur nën regjimin e lejimit të përkohshëm, mund të përdoret në mënyrë rastësore nga një person fizik i vendosur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, kur një person i tillë vepron për llogari dhe sipas udhëzimeve të përdoruesit të regjimit, i cili ndodhet vetë në këtë territor. Autoritetet doganore dhe ato të policisë, veçmas apo në bashkëpunim, mund të verifikojnë në çdo kohë ose në momentin e daljes nga territori doganor shqiptar të automjetit, respektimin e kritereve që mundësojnë regjimin e lejimit të përkohshëm. Në të gjitha rastet kur vërehen shkelje të kritereve të sipërpërmendura, autoritetet doganore marrin të gjitha masat për shqyrtimin dhe aplikimin e sanksioneve përkatëse.

Mbyllja e regjimit

Mbyllja e regjimit të lejimit të përkohshëm të automjeteve të huaja për përdorim privat mund të kryhet nëpërmjet njërit nga destinacionet e mëposhtme: dalje nga territori doganor shqiptar. Në këto raste do të zbatohen procedurat që autoritetet në zyrën e daljes (doganore dhe të policisë kufitare dhe migracionit, sipas modelit të kontrollit të përbashkët) nëpërmjet punonjësit/ve të ngarkuar me kontrollin e mjeteve në dalje, verifikojnë në sistemin TIMS të dhënat që lidhen me identifikimin e automjetit dhe kohës së hyrjes së tij në territorin e Republikë së Shqipërisë, kryejnë regjistrimin në sistemin TIMS të të dhënave që lidhen me automjetin dhe përdoruesin e tij duke bërë të mundur lirimin e automjetit për dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Në rastet kur ka detyrime financiare në lidhje me ditët e qëndrimit të automjetit në territorin shqiptar, punonjësi doganor arkëton tarifën e qarkullimit konform ligjit “Për taksat kombëtare”, duke lëshuar mandatarkëtimin për çdo rast kur aplikohet kjo tarifë. Kur konstatohen shkelje të këtij regjimi plotësohet procesverbali për konstatimin e shkeljes dhe zbatohen sanksionet respektive të parashikuara në Kodin Doganor. Vendosje në qarkullim të lirë (zhdoganim). Në këto raste do të zbatohen procedurat në vijim: autoritetet doganore të zyrës ku paraqitet automjeti për zhdoganim verifikojnë në sistemin TIMS të dhënat që lidhen me identifikimin e automjetit dhe kohës së hyrjes së tij në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bërë të mundur llogaritjen e ditëve të qëndrimit të automjetit në territorin shqiptar për efekt të tarifës së qarkullimit sipas ligjit “Për taksat kombëtare”. Kur konstatohen shkelje të këtij regjimi, plotësohet procesverbali për konstatimin e shkeljes dhe zbatohen sanksionet respektive të parashikuara në Kodin Doganor. Vijojnë me procedurat e hedhjes në qarkullim të lirë të automjetit. Në përfundim të procedurave të zhdoganimit, njoftojnë autoritetet e policisë kufitare dhe migracionit për të bërë të mundur çregjistrimin në sistem të mjetit.

Comments (1 posted):

lulzim on 05 May, 2010 02:19:49
avatar
ju letem me ndimoni per ke informacion un kam hyre ne shqiperi vjet ne korrik por dua te dal prape kete vit ne korrik sa me kushton taksa kombetare per automjetin veture 1.6 audia4 12vjecare ose tjetra po te paguaj taksen doganore regjistrimin e makines sa mund te me kushtoje faleminderit

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0