Ekstradohet Imami, krijoi sekt radikal
Shkak është bërë aktiviteti i Imamit nga Elbasani, Kastriot Duka, i njohur me emrin Xhemal,,,,,,,,,,
Komuniteti Mysliman në Kosovë prej disa ditësh është përfshirë në një ngjarje të rëndë, e cila ka rrezikuar rëndë bashkëjetesën mes tyre dhe njëkohësisht ka cenuar besimin te feja islame.Shkak është bërë aktiviteti i Imamit nga Elbasani, Kastriot Duka, i njohur me emrin Xhemal, i cili njihej si Imami i Marinës së komunës së Skënderaj në Kosovë.
Duka u arrestua dje nga policia e Kosovës në akuzën e shkeljes së legjislacionit në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.
Historia
Gjithçka nisi nga një peticion i firmosur prej 6 mijë qytetarësh të komunës së Skënderaj ku kryente aktivitetin e tij fetar Imami Kastriot Duka.
Peticioni ishte firmosur dhe nga disa besimtarë myslimanë.
Në peticion kërkohej që të mbyllej përkohësisht xhamia e Marinës, e cila drejtohej nga Duka.
Nga pretendimet e firmëtarëve thuhej se xhamia në Marinë ishte e vetmja në Kosovë që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame, ndaj pretendohet se Kastriot (Xhemal) Duka ushtroi funksionin e Imamit pa bekimin e Bashkësisë.
Akuza
Imami nga Elbasani akuzohet jo vetëm nga autoritetet kosovare, por ndaj tij ka akuza dhe nga vetë komuniteti mysliman në komunën ku ai ushtroi aktivitetin.
Nismëtarët e peticionit e cilësojnë alarmante situatën në Marinë, vendin ku Imami qëndroi për disa kohë në Kosovë.
Disa myslimanë shprehen se respektojnë fenë dhe mënyrën tradicionale, siç ka qenë përpara, por duket se në këto kohë po kultivohet një kulturë iraniane a irakiane, e cila po e çon besimin islam në Kosovë drejt një ekstremizmi, radikalizmi të fesë, gjë që çon te fondamentalizmi islamik.
Kundërakuza
Brenda komunitetit mysliman ka dhe zëra kundër këtyre akuzave.
Rreth 100 vetë u mblodhën dje në Skënderaj, në shenjë proteste ndaj mbylljes së përkohshme të xhamisë në fshatin Marinë.
Policia e Kosovës tha se në protestën që ka zgjatur rreth 30 minuta, kanë marrë pjesë rreth 100 persona dhe se protesta ka përfunduar e qetë.
Policia
Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhet se Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.
"Elementet inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të zotit Duka, flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit, për të cilin edhe i është dhënë lejeqëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës",- thuhet në komunikatë, për të shtuar se "zoti Duka, së fundmi, me vendim të plotfuqishëm të gjykatës kompetente, ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës".
Sipas komunikatës së ministrisë, ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë zoti Duka në paraqitjet e tij publike, se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovës, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër.
"Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat zoti Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës",- thuhet në komunikatën e MPB-së.
Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës, dje, më datën 4 mars 2010, ka arrestuar dhe deportuar në shtetin amë z. Kastriot Duka. Të njëjtit i ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi (Ligji për të huaj)", sqarohet në komunikatën e MPB-së.
I akuzuari
Kastriot Duka nga Elbasani, që tashmë ka ndryshuar emrin në Xhemajl, një ditë para se të mbyllej xhamia, në njërën nga dhomat e saj të shndërruar në zyrë, hodhi poshtë akuzat.
Ai, madje, akuzoi iniciatorët e peticionit, se kanë mbledhur nënshkrime të rreme.
"Ka marrë nënshkrime të rreme, ka manipuluar në emër të Albin Kurtit.
Ky nuk është vendim i drejtë, sepse shteti është i ndarë nga xhamia.
Ne kemi Bashkësinë Islame në Kosovë, e cila ka të drejtë dhe kompetencë ta mbyllë xhaminë kur ka baza.
Por, megjithatë, ne jemi në negociata me Bashkësinë Islame dhe shumë shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamisë së Marinës", tha Duka.
Duka thotë se përmes organizatës së tij, "Rahma/Mercy", ndihmon 550 familje në Drenicë me nga 20 euro në muaj.
Në Marinë, shumica e banorëve kanë familjarë të vrarë në luftë.
Ata thonë se shoqata "Ramha/Mercy", me seli në Angli, vazhdimisht u ka ndihmuar në ushqime, por edhe në të holla.
Por, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, ndihmat zakonisht janë kushtëzuar me lojalitetin e treguar ndaj z.Duka, që nënkupton dërgimin e fëmijëve në xhami për mësime kuranore, e në këtë rast edhe mbulimin e vajzave të vogla.
Në internet, madje, qarkullon një video, ku Duka mbulon vajzat 6 - 7-vjeçare.
Vetë z.Duka pranoi se vajzat janë mbuluar, por tha se kanë pasur
pëlqimin e prindërve.



del.icio.us
Digg
Comments (7 posted):
Kam pase besim te ai popull, se te zezen me te madhe te Kombit Shqiptare, do ta vente ne shenjester, sic vuri hasmin; por po ndodhe e kunderta, feja e ka vene ne shenjester. Ata akoma nuk e kane gjetur gjuhen e perbashket me fene katolike. Si duket, i jane prekur interesat Kryetarit te BIK-ut(Bashkesia Islame e Kosoves), dhe don ta fuse nen ombrelle, prandaj Z. Ternava e ka denoncuar Duken.
Megjithate, pervec praktikave te dyshimta me femijet ne mbajtjen e veshjeve, nuk shohe abuzime si prifterinjet kristian ne gjermani, Amerike dhe kudo. Martesa e tyre eshte njerzore, ata jane familjare ne radhe te pare dhe ushtrojne besitnyte e tyre tek All llahu, duke dhene shembullin para besimtarve. Flasin prifterinjet dhe argumentojne qe do te ishte mire te kalonin te fja paraturke(paska qene otodokse); por eshte dhe nje veshtersi e madhe... qe te behet kjo, nje here ne radhe te pare duhet te martohen prifterinjet katolike. Hoxhallaret te kalojne ne prifterinje dhe tere biznesi i tyre te perqendrohet ne duart e tyre. Keshtu i do dhe plaka Evrope. Avash avash kalon dhe populli. Ketu shifet se sa unitet kane per te miren ma te madhe te perbashket. Mos i degjoni do lloje profesorash se jane me hoxhe se hoxha. Mendoj qe mbasi t'i behet nje kontroll i imte i punes se hoxhe Dukes dhe te kerkoje falje para Ternaves dhe popullit, te rikthehet ne Kosove dhe ne detyre. Duhet me i thene, jo me be Kosoven edhe Arabi, se mjaft e ka ne kurriz Turqine, si pakice dhe me fene e saje.
Nuk ke se cfare te thuash tjeter per kete se i ka sqaruar shume mire dhe ka dhene udhezime profesor doktor Muhamet Pirraku; se si duhet ta forcojme fene Islame dhe mundesisht te kethehen dhe pakicat e tjera ne kete fe, ne respekt te shumices, tek fjalimi i tij: "JO KATEDRALE ne emer te shqiptarise se imagjinuar" dhe do thoshnja xhamia ne emer te shqiptarise aktuale de fakto. Vetem ajo qe po e pret Kombin tone(shperberja), e rregullon kete pune. Une kam pase fatin e mire se kam shpetuar nga shtriga me e madhe e njerzimit, qe i percane popujt dhe i fut ne lufte njeri me tjetrin. Diviza jone, duhet te jete- feja e shqiptarit eshte shqiptaria, e cila i shqelmon te tera perandorite qe me pushtimet e tyre, na kane lene faren e keqe te percarjes.
Per cilat perandori e ke fjalen zotni Mark Gjonaj?
, kete e kemi kerkuar vete. Lum ne qe i kemi. Pershendetje dhe me shkrime interesante per shqiptaret ne Itali. Vetem Z. Miculi po kollitet me shume ne komente, me ka bere te indoktrrinuar. Do te kallzoj, por eshte e gjate perse nuk besoj, dhe e kam filluar kete ne Amerike, se ne Shqiperi, shkoja ne kishe para priftit, a e shikon se cfare behet ketej nga anet tona pertej oqeanit. Diten e mire!
Nje gja due me te thane,ne gjith Ballkan kaluan ato perendorite qe ti thue,veçse nuk arriten te perçajne asken tjeter veç ne shqiptaret.
Me sa duket zotni Mark,spaskemi kene dhe as do jemi kurre,veçse i bajme qejfin vehtes.
Kush tradhton nje here, zotni Mark, trdhton gjithmone.Kjo thanje mbydhe te gjitha psete...
Ju keni bërë këto dy pohime në lidhje me perhapjen e fève në trojet shqiptare:
1- “... Diviza jone, duhet te jete- feja e shqiptarit eshte shqiptaria, e cila i shqelmon te tera perandorite qe me pushtimet e tyre, na kane lene faren e keqe te percarjes.”
2- “...se cilat perandori kane lene faren e keqe ne keto troje, deri dhe Persia,Romakia, Turqia,..”.
Me keto dy pohime juve keni traguar “padijen” tuej (anglisht “Ignorance”) ne lidhje me lenden e historise.
Kristjanizmin nuk e solli Perandoria Romake ne trojet shqiptare. Kristjanizmi erdhi nga Palestina neper Siri, neper Azine e Vogel -Turkia e sotme, neper Greqi, neper Ilirì (Shqipni) dhe u perhap se fundi ne Itali nga shen Pjetri e nga Shen Pali, te cilet ne kohen e perandorise romake u persekutuen dhe u mbyten nga romakt. Bile ne nji zone qendrore te qytetit te Romes asht burgu dhe vendi ku i kan mbyte keto palestinezin Pjetrin dhe sirianin Palin. Persekutimi i kristjanve ne perandorine romake zgjati ma shume se tre shekuj. Kushdo qe viziton Romen mund te shohin vendstrehimet ku mbsheheshin kristjant ne kohen e Romes nga persekutimi. Keto vende quhen “Katakombe” dhe ne pergjithesi jane te nendheshme. Ky persekutim i kristjanve nga perandoria romake zgjati deri ne vitin 313, qe perandori Kostantin e njohi besimin kristjan me ligje. Kete mund ta studjosh ne gjuhen angleze dhe italiane ne sitin
http://it.wikipedia.org/wiki/Persecuzione_dei_cristiani_nell'impero_romano ose
http://en.wikipedia.org/wiki/Persecution_of_Christians ,
http://wapedia.mobi/it/Persecuzione_dei_cristiani
Kristjanizimi i shqiptarve pra u ba me predikimin e fese kristjane nga apostujt qyshe ne fillim te kristjanizmit dhe nuk e sollen romaket, te cilet e kishin pushtue Ilirine (Shqipnine) qyshe para lindjes se Krishtit.
Ndamja e kristjanve ne ortodoks e katolik ndodhi definitivisht ne fillim te shekullit te XI kur Kisha e Lindjes njihte si qender Kostantinopolin dhe ajo e Prendimit njihte si qender Romen.
Prandaj asht mire qe para se te bani nji pohim, ma pare duhet studjue historia, te pakten ne internet.
E ne lidhje me perhapjen e besimit islam nder shqiptar asht krejte njashtu siç pohoni juve sepse ka prova te pakundershtueshme se ai u perhap me shpate e me te gjitha mjetet e tjera te dhunes.
Mirdita ka qene nji shembull nder te gjitha zonat shqiptare ku dhuna aziatike turk-osmane nuk pati asbolutisht asnji efekt.
Mirditort ruejten zakonet e tyne shqiptare, traditat shqiptare, besimin kristjan te tyne dhe gjuhen shqipe per te cilet nji kontribut te randsishem dha kleri katolik shqiptar, te cilin Enveri e perskutoi pa meshire.
Jam i gatshem te ju sqaroj çka te deshironi ju ne lidhje me kete teme.
Te fala Pauli
Thumbi me thumbon dy here si thumb dhe si thumb anonim qe shume here me ka sulmuar, por fale natyres biollogjike qe gjakun e kemi pase te paster. Faliminderit qe riperseritni Mirditen qe deshi me na u be republike ne vete dhe historia e ka sjelle deri ne ditet tona ashtu si eshte. Por, kane qene me shume manovra shterngime e lirime diplomatike ne kerkesat e saje per te ruajt fene e traditat, por nese Porta e Larte kishte vendose ta cfetarizonte, Sulltani, ua hiqte koken me shpate dhe plirte ne gjak, sic beri ne Kosove e vise te tjera. Nuk e kam thene pa qellim se cfare mikrobi na kane lene pushtuesit, por me e keqja eshte se ne Z. Paul nuk po punojme per te bind vellezerit tone se evolucioni ka bere punen e vet. Jeta shoqerore ka shpikur dhe revolucionin, per ta bere pak me shtytje sic e kane bere shtet komshije e ma gjere. Prandaj ne gjithmone kemi ngele mbrapa dhe eshte sic thote Thumbi.
Mire atehere, po sot kush na pengon te kthehemi nga e mbara? Ne qofte se une e dua komunizmin, ku me pyet mua revolucioni demokratik? Ai me mesoi tash 20 vjet qe oreksin mbaje e fol sa te duash, por tani do te ushtrojme revolucion e masa per te forcuar demokracine. Prandaj thumbi eshte vezhgues i mire. Diten e mire dhe nje fund jave te gezueshme, ruhuni nga aksidentet, se mjaft shqiptare demtohen nga pakujdesia, edhe ne Itali ka pase shume raste. Faliminderit per kritikat.
Post your comment