Rrëfehet Argita: Nga martesa e fshehtë në xhami te pritja e fëmijës së katërt.
"Një dhuratë e Zotit në çdo çast e mirëpritur nga ne". Kështu e ka quajtur Argita Berisha ardhjen në jetë të djalit të saj të parë që pritet të ndodhë rreth katër muaj më pas. Tre vajzat e saj, sigurisht e kanë bërë të ndihet një nënë e realizuar, por kënaqësia e saj është tejet e madhe sa herë merr një bebe në duar. Ndaj dhe ka "guxuar" sërish, për herë ta katërt. Assesi s'i ka munguar djali. Së paku kështu thotë ajo vetë në intervistën e saj të parë ekskluzive, dhënë për revistën "PSIKOLOGJI" e cila nga sot ndodhet në treg. Rrëfimin ia nis nga lajmi më i fundit, fëmija i katërt, por jo për të qëndruar vetëm këtu. Vajza e Kryeministrit i zbulon me detaje të 37 vitet e jetës së saj, që nga koha kur mbërriti në këtë botë, bazuar në tregimet e më të mëdhenjve, dhe deri tani, në ditët e ftohta të dimrit 2010.
***
Ka qenë dimër. Një dimër nga të rrallët në Tiranë, me borë...", tregon Argita Berisha kujtimin e largët të 30 viteve të shkuara, kur ajo u bë me vëlla. Ka qenë një moment i veçantë për të, mbi të gjitha për faktin se ajo bebe e bukur, do të bëhej njeriu më i afërt i jetës së saj, për vite të tëra, s'ka gjë pse ndodhi një ditë, që u zemërua me të motrën, ngase ajo paskësh prishur zakonin... zakonin për t'i thënë gjithçka njëri-tjetrit... Ndodhi kur Argita u dashurua me burrin e saj të ardhshëm, dhe njeriu i parë të cilit iu rrëfye kish qenë e ëma. Jo vëllait, sepse i dukej i vogël. Në fakt ai ishte veç 13 vjeç, por dëshironte të merrte besimin që meriton një burrë. Por zemërimi kaloi. Argita kërkoi disa herë falje.
***
Argita Berisha u njoh me Jamarbër Malltezin në vitin e parë të fakultetit, kur studionin të dy. Mandej lidhja u bë e pazgjidhshme, edhe pse: "Asnjëherë nuk është folur për hapa konkretë që duhet t'i hidhnim në lidhjen tonë. Ato thjesht kanë ardhur. Me përjashtim të martesës fetare që kemi bërë në xhami, një vit e gjysmë para se të bënim dasmën..." Po është martuar në xhami, sepse është besimtare, dhe qysh asokohe e mendoi si një veprim tejet serioz këtë hap. "Për atë kohë ishte një ceremoni shumë e rrallë. Ishte viti 1995 dhe në fillim u interpretua si një tekë e jona, edhe pse ishte një vendim shumë serioz", thotë.
Pas martesës në xhami u bë dasma, u vesh fustani i bardhë... erdhën fëmijët. Planet e rinisë u përmbysën. Sepse, më parë, Argita Berisha nuk e kish menduar se familjen do ta krijonte kaq herët. Por, fati përgatit surprizat e veta. Kurse Argita s'duket të ketë ndonjë kundërshtim me fatin e saj. Jo vetëm familja i pëlqen, e është gati të sakrifikojë çdo gjë për të, por i pëlqen pikërisht e madhe, siç e ka... Mandej, jo vetëm në rast, gruaja e re, nuk ka ndjekur modelin bashkëkohor të vajzës. Pas martesës nuk vazhdoi të identifikohet me mbiemrin e babait. Jo, Argita Berisha u bë Malltezi. Arsyeja?: "Abi e donte këtë gjë. Dhe unë e pashë si një plotësim të natyrshëm të një dëshire të natyrshme. Mamaja ime kishte bërë të njëjtën gjë... halla ime kishte bërë të njëjtën gjë... pse jo unë?" Dhe rrëfimi i Argita Berishës, vazhdon i plotë në revistën "PSIKOLOGJI" duke mos lënë jashtë as të atin, në raport me të, me vajzën, me djalin... me mbesat apo nipin që do t'i vijë së shpejti...



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment