Home | Kulture | Bruni pa sutjena, reagojnë stilistët

Bruni pa sutjena, reagojnë stilistët

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Karla Bruni me fustanin që priti çiftin Medvedev në pallatin Elize

Provokim dhe sfidë për protokollin. Kurrë vulgare dhe gjithmonë elegante në thjeshtësinë e saj ekstreme. Këto kanë qenë qëndrimet e ndryshme të mbajtura nga stilistët, lidhur me veshjen e zgjedhur nga dama e parë franceze, Karla Bruni, gjatë darkës zyrtare me çiftin Medvedev në Elize, e cila ka qenë një fustan blu pa sutjena ku forma e gjinjve të saj dukej fare qartë.

"Një veshje e guximshme, - ka thënë stilisti Renato Balestra, - pasi ndoshta në këtë darkë nuk ka qenë rasti për të nxjerrë gjinjtë përmes një fustani”.

Nga atelier romak, Sarli Fausto, i cili e ka njohur gruan e presidentit francez, tha se pa dyshim që në ato fotografi, ka një atmosferë të provokimit.

Një zonjë e parë, megjithatë, nuk mund të përballojë të veshë çdo rrobë, sidomos në raste të protokollit shtetëror”, tha ai.

Ndërsa disa media e interpretuan atë si një mënyrë për të kthyer qendër të vëmendjes qenien e saj si një ish-supermodele.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0