Manjola Nallbani, “me kohë të plotë” në Akademi
2010-ta ka nisur mbarë për këngëtaren e mirënjohur të muzikës, Manjola Nallbani. Pas këngës së saj të re “Shprehi e vjetër”, e cila po kthehet në një hit muzikor, tashmë këngëtarja ka filluar jetën akademike me kohë të plotë. Prej vitesh Manjola punonte si pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve, në degën kanto, specialiteti, Interpretim i muzikës popullore të përpunuar dhe muzikës së lehtë ndërsa këtë semestër ajo është angazhuar si pedagoge e brendshme, çka do të thotë më shumë përkushtim në mësimdhënie. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo do të lërë mënjanë muzikën.Përkundrazi, ajo di t’i menaxhojë shumë mirë gjërat, kështu që kjo e re e saj nuk ka përse t’i trembë aspak fansat e këngëtares Nallbani.



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment