Home | Kulture | Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou

Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou

Font size: Decrease font Enlarge font
image

LOS ANXHELOS- Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë cmimet më të rëndësishme kinematografike, të njohura si cmimet Oskar.
Filmi për luftën në Irak, The Hurt Locker, triumfoi në këtë ceremoni të madhe duke rrëmbyer gjashtë trofe, mes te cilave atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.

Me këtë fitore në ceremoninë në Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.

Filmi fitues përshkruan përpjekjet e ushtarëve amerikanë për neutralizimin e bombave dhe minave.

Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhështore la në hije filmin tredimensional të Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur të sigurojë në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore vetëm 15 milionë dollarë. (s.g/BalkanWeb)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0