Home | Kulture | Shuhet Michael Jackson!

Shuhet Michael Jackson!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

LOS ANGELES – Pas një urgjence që u menaxhua nga Departamenti i Urgjencave i Los Angeles, miti i muzikës pop, legjendari Michael Jackson u shtrua në spital, pas disa komplikacioneve në frymëmarrje. Pas pak momentesh nga thirrja e mjekëve, ylli botëror, idhulli i miliona fansave anembanë globit, pësoi një pushim zemre dhe ndrroi jetë. U shua papritur një nga ikonat më të mëdha të këngës dhe muzikës, mbreti i viteve ‘80. E gjithë bota ka mbajtur frymën e tronditur nga ky lajm i hidhur dhe i papritur.

 Jackson prej vitesh kurohej nga disa infeksione të rrezikshme në lëkurë.

Megjithë disa spekullime mbi jetën e tij private, disa kalvare gjyqësore dhe rënien e popullaritetit të tij, e gjithë bota mediatike është fokusuar tek kjo ndarje fatale nga jeta e autorit dhe këngëtarit të madh, tashmë pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe kulturës botërore.

Vepra e tij madhështore do të jetë këtej e tutje e vetmja lidhje mes adhuruesve të tij dhe kontradiktorit Jackson, një meteor jashtëtokësor për epokën tonë, i brishtë e i hëntë, një siluetë e paharrueshme - I’m bad!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.0