AlbDreams.net: Shuhet Michael Jackson! Shuhet Michael Jackson! ================================================================================ Lajm on 25 June, 2009 01:08:00 LOS ANGELES – Pas një urgjence që u menaxhua nga Departamenti i Urgjencave i Los Angeles, miti i muzikës pop, legjendari Michael Jackson u shtrua në spital, pas disa komplikacioneve në frymëmarrje. Pas pak momentesh nga thirrja e mjekëve, ylli botëror, idhulli i miliona fansave anembanë globit, pësoi një pushim zemre dhe ndrroi jetë. U shua papritur një nga ikonat më të mëdha të këngës dhe muzikës, mbreti i viteve ‘80. E gjithë bota ka mbajtur frymën e tronditur nga ky lajm i hidhur dhe i papritur. Jackson prej vitesh kurohej nga disa infeksione të rrezikshme në lëkurë. Megjithë disa spekullime mbi jetën e tij private, disa kalvare gjyqësore dhe rënien e popullaritetit të tij, e gjithë bota mediatike është fokusuar tek kjo ndarje fatale nga jeta e autorit dhe këngëtarit të madh, tashmë pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe kulturës botërore. Vepra e tij madhështore do të jetë këtej e tutje e vetmja lidhje mes adhuruesve të tij dhe kontradiktorit Jackson, një meteor jashtëtokësor për epokën tonë, i brishtë e i hëntë, një siluetë e paharrueshme - I’m bad!