Home | Kulture | Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut.

Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Megjithëse shumë primitive, tek kjo krijesë shohim tipare të veçanta që tregojnë se ajo takon në anën tonë ...........

Një ekip shkencëtarësh kanë publikuar të dhëna që tregojnë se njeriu mund të ketë rrjedhur jo doemos nga majmuni, por nga një qënie e lashtë, pararendëse e majmunit. Shkencëtarët i bënë publike të dhënat e studimit 15-vjeçar, që filloi në vitin 1994, me zbulimin e Ardit, një Ardipiteku të zbuluar në Etiopi në vitin 1994.

Një skelet i një femre me gjatësi 1.2 metra dhe që mendohet të ketë peshuar rreth 50 kilogramë përfaqëson zanafillën e evolucionit të species sonë. Ky ekzemplar i zbuluar në Etiopi në vitin 1994, kishte madhësinë e një shimpanzeje dhe me një tru në madhësinë e trurit të majmunit. Por mendohet se kur ecte nuk përdorte gjithmonë 4 gjymtyrët, por mund të rrinte edhe në këmbë.

Deri tani skeleti më i lashtë i zbuluar ishte Lucy, që ka jetuar 3.2 milionë vjet më parë. Mendohej se rreth asaj periudhe njerëzit kishin filluar të ecnin më këmbë, por me zbulimin e skeletit të Ardit, shkencëtarët mund të provojnë se njerëzimi filloi të ecte që 4.4 milionë vjet më parë.

Zbulimi i ri hedh dritë mbi disa fakte të evolucionit njerëzor, deri tani të paditura nga shkenca. Nga studimi i skeletit të Ardit dilet në përfundimin se njerëzit nuk kanë rrjedhur nga majmuni, por nga një para-ardhës i majmunit, nga i cili evoluan dy degëzime të veçanta gjitarësh, njeriu dhe majmunët modernë. Ardi është hallka lidhëse mes nesh dhe para-rendësve tanë të lashtë që jetonin në këtë planet 7 milionë vjet më parë.

"Megjithëse shumë primitive, tek kjo krijesë shohim tipare të veçanta që tregojnë se ajo takon në anën tonë të pemës gjenetike. Këto tipare nuk gjenden në pemën gjenetike të shimpanzesë, as të para-ardhësit tonë të përbashkët. Me këtë skelet kemi arritur më pranë se kurrëpara-ardhësit tonë, që jetoi shumë kohë më parë.” - thotë biologu Tim Uajt. 

Një tjetër zbulim interesant, para 4.4 milionë vjetësh, njerëzit nuk ishin krejt të ndryshëm nga njeriu i sotëm. Dhëmbët e Ardit tregojnë se dieta e saj konsistonte si nga mishi ashtu edhe barishtet, me një fjalë një larmi ushqimesh. Por mbi të gjitha, ky zbulim thekson edhe një herë prejardhjen tonë të përbashët nga Afrika dhe rrugëtimin e gjatë që ka përshkuar njerëzimi që nga ajo kohë.

 

Comments (42 posted):

Mark Gjonaj on 05 October, 2009 05:21:06
avatar
Zbulim interesant dhe me vlere.Do te ishte me interese per ne qe nese kemi antropolog ne komunitet dhe gjetke, te na flase per kete dege(specie) paramajmunit, si zbulim i ri... Jam kurioz si do ta komentonin kleriket kete zbulim monstre te zeze, me tipare te njeriut te sotem, dhe a mund te na thote prifti se ne *'raport eshte me dy njerzit ideal qe u pidafen ne Kopshtin e Idenit nga PERENDIA. Ata ishin para apo mbas kesaje figure te zeze(Ardit). Kush i ka pare ata, ishin te zez apo te bardhe Adami me Even? Meqense kompjutri eshte mjeti i djallit dhe prifti nuk ja lejon ndonje koment vetes, malsoret qe nuk e leshojne Biblen nga dora, nuk bejne mekat te na thone dicka, se une jam injorant ne kete fushe... Do te vlersoja cdo koment ne kete fushe, nga kushdo...


Shkenca perpiqet pa paragjykime qe te gjeje fillin e origjines tone, ndersa Bibla jo vetem qe e ngatrron lemshin per qellimet e saje, por dizinformon deri dhe mashtron njerzimin. Autoret e librave te Bibles( qe mesa di une shkojne (73 libra), pikerisht mbeten anonim; por qe dihet se niveli i tyre, nuk vjene nga niveli i shkences se athershme(laboratori dhe zbulimet shkencore), por nga intuita dhe iluzionet dhe fantazia qe kur i krahason me zbulimet e sotme; te bejne te mendosh se kane qene deri dhe te semure. Faliminderit Albdreams, kjo teme do zgjeruar me dokumenta fakte nga arkeologjia, antropologjia, Darvinizmi, nga Bibla, filozofia, sociologjia, astronomia e tj.
Gjoke Gojcaj on 05 October, 2009 11:47:33
avatar
Le ti kete krijuar Zoti Adamin dhe Even,por eshte pyetja si u shumezuan ata?
Ishte metoda e INCEST-it ajo qe femijte e tyre u martuan me njeni tjetrin dhe vazhduan kontinuitetin e races njerzore.
Ndryshe,Zoti eshte dashte te prodhoje ne Laboratorin e vet edhe njerez te tjere te pare per te mos ndodhe sex ne "gjak te pastert".Prandaj shpjegimi biblik se nga Adami e Eva u krijua njerezimi eshte plotesishte gabim.
Maloku on 06 October, 2009 04:44:54
avatar
Atere thone se shqiptaret nuk kane nxjerr asnje shkencetare.
Po ku jeni ka here more,pa skjaronje i here ket bote te marre. A e dini se po ti lexojne ne Stokholm mendimet tuaja ju japin çmimin Nobel.
Zot o Zot,çfare zbulimik kta dy shqiptare,por po kam frike se kan me jua nda pergjyse çmimin Nobel.Gjynah,gjynah.
Gjoke Gojcaj on 06 October, 2009 01:54:32
avatar
Zoti ka krijuar njerezit e mencur,kurse budallenjet i ka krijuar majmuni.
Seljanja on 06 October, 2009 04:58:53
avatar
Me falni zotni(Gjoke Gojcaj) se noshta po ju ofendoj por per mendimin tim ti nuk paske fare ide per fe, biologi, as per krijimin e botes. Njeriu ashte mire qe te lexoje pak ma shume se revestat e permujshme qe te kapet me komnete te tilla.
Ne rralle te pare, Adami dhe Eva nuk ishin vella dhe moter...Zoti i krijou nga pluhuri, dhe u tha "nga pluhuri erdhet dhe pluhur do te beheni" etj.
(Lexo Biblen se une spo me mjafton koha me ta spjegua krejt)
Dhe ne rradhe te dyte, Zoti e krijou even per te plotesur Adamin, pra dmth. burre dhe grua. E prandaj shpjegimi i Bibles ashte gabim per ata qe se lexojne por e marrin me mend, se po ta lexosh ti dhe ata qe mendojne si ti do ta kuptojne dhe sdo bajne komente me nivel kaq te dobet.
Gjoke Gojcaj on 07 October, 2009 12:47:53
avatar
Seljanja,
Per mendimin tim dhe te babgjyshit tim,dekun,ti nuk po ofendon mua fare,por vetem veten tende qe sic duket kure shkon ne fund te fjalise harron fillimin e saje.
Une nuk kam thene se Adami e Eva ishin vella e moter,por njeni i Hot e tjetri Seljan.
Ndoshta kane qene edhe babe e bije,se ke degjua per "brijte e Adamit"?!
S`ka rendesi kjo pune,fjala ishte per ate zoterine atje te leshun qe thone se ka jetua para 4.4 milion vjetesh,e Adami tash vone ,diku para 4000 vjetesh.
Tash e nerueshmja Seljane,na duhet te logjikojme:
Adami i Hot(ose prej Alasket)e Eva Seljane(ose prej Indiet)jane martua pa dasem pa dasmore.Pa dasmoresha ,pa kumare dhe pa priftin me u vu kunore.
Shyqyr zotit kane pase femi,se ka shume njerez qe nuk u fale zoti sish,edhe jata fmi te tyne eshte dashte te martohen.Me ka jane martue eshte pyetja,se sot shume martesa lihen pa ba kure diktohet qe jane ne 7 a 8 breze???
Me nderime,moter!
Zef Kalaj on 07 October, 2009 02:02:25
avatar
...me falni,po desha te nderhyj pak tek keqkuptimi i ndersjellte mes z.Gjoke dhe pseudoemrit "Seljanja".Me sa kuptoj une qe te dy jeni besimtare te mirefillte katolik,por ajo qe sjelle keqkuptimin mes jush eshte interpertimi i bibles permes kuptimit fizik te saj.Nese ndalemi pak dhe bejme nje interpertim liturgjik sipas kuptimit filozofik te saj,jo vetem qe do te kuptoheni Ju,por kuptimi do te arrije edhe tek z.Mark qe ne menyre te pakuptimte eshte bere ithtare i Fese.
Zoti ne vazhdimsi te krijimit te botes formoi edhe njeriun. Pruri ne jete Adamin e Even,i prezantoj me gjitha krijesat e tij,pastaj i porositi per sjedhjet e tyre ndaj gjithckaje.Ju premtoje se:nese do te ishin korrekt me zbatimin e mesimeve e porosive te tij,Ata dhe gjithcka do te ishte e perjetshme...! Mirepo kafshimi i nje molle ne kopshtin e Zotit,ndeshkoj njriun duke shkaktuar ate qe ndodhe qe atehere e ne ditet e sotme...! ( Pa dashur te komentoj me gjate ne kete linje,per tu lene vend nenkuptimeve qe sjedhe cdo shprehje filozofike)Si rrjedhoje erdhi edhe gjenerimi njerzore.
Jane te shumte ata demagologe qe besojne tek shkencetaret.Bile i sjellin ata si mbihyjnore! Nese nuk do te kishte ndodhe kafshimi i "molles" ata nuk do te kishin se cfare te zbulonin...! Cdo gje do te ishte lene e gatshme prej Zotit per njeriun e perjetshem...! Atehere ne te gjitha keto sfera shkencore qe kane lindur ne boten njerzore,kush ju paraprine ideve dhe njohurive te tyre...???
toni on 07 October, 2009 04:20:52
avatar
hajde Ardi hajde shif si po te dalin ne krah kusherinjte edhe i paske fis i pare (***)he lumi vete per ty e per ata me gjithe ty .......
didi on 07 October, 2009 04:29:10
avatar
e nga ishte ky Ardi ?
mos ka kene gja fis i pare ?
Mark Gjonaj on 07 October, 2009 04:49:00
avatar
Une mendoj se Gjoka arsyeton shkencerisht. Ne rast se ne do te bejme pyetjen perse per cdo gje, si, dhe kure; te gjitha ato qe jane thene ne Bibel dalin rrena te medha shume.Shikojeni Testamentin e Vjeter, nuk ka asnje gje me baze shkencore. Jo pa qellim e kane lene lindjen e njerzeve te pare(dy), pa asnje percaktim kohore, qofte dhe materien(Token, Henen, Dunjane ose Universin). Kaq rrena dhe mashtrim i madh eshte Bibla sa ajo sillet te 6000 vjetshi qe eshte krijuar cdo gje mbi toke, pra dhe njeriu. Po ky kusheriri i Seljanes(Ardi), na qenka shfaqur para 4.4 milion vjetesh. Hajde brinja e burrit hajde!. Ka debulese per Biblen, e cila, aq sa shkronja ka , aq rrena numerohen... Maloku, turret menjehere te cmimi Nobel; por nuk e din Malua, se Cmimi eshte ne krahun e shkencetarve, ndersa Bibles ja japin cmimin ato te injorances, e ajo ka zene vend te Seljanja. Shume here behet protogonist prifti per lenjen e kesaje shtrese injorante..., ne fakt eshte lloji i njeriut, qe manifestohet, grumbullohet ne grupin e posacem dhe qe kleriket i pelingojne duke i afruar sa me prane librit te Zotit.
Gjoke Gojcaj on 07 October, 2009 05:14:52
avatar
Ja nje fraze:
...Kure pa Adami qe Eva ishte shume e bukur,e pyeti Zotin:Perse e bere kaq te bukur Even? Qe te dashurohesh sa me shume ne te, ia kthen Zoti.Po kaq budallice (meqe u mashtrua nga gjarperi)pse e bere?! Qe ajo te dashurohet sa me shume ne ty Adam,ia kthen Ai(Pakez humor).Megjithese kjo fraze nuk qendron e shkruar ne dialogun Zot-Adam e Eve,nga fakti qe Eva ishte shume e bukur,mund te gjykojme qe e kishte krijuar qellimishte qe Adami te cmendej pas saje.Kete dukuri e kemi edhe sot(perjashto homosex.!).Poashtu shumica e mashkujve do te pajtohej qe femres i dha Zoti qellimishte me pak mend ,qe te dashurohet sa me shume ne Adamin,me pak te bukur.(Une mendoj qe femrat jane me te mencura,pra).Sipas kesaj logjike,Zoti e zgjidhi shume lehte dimorfizmin duke ekuilibruar dashurine e ndersjellet dhe vendose harmoni te perhershme.
Ketu mund te spekulohet sa te doni,te shkruhen me mijera libra e te komentohet me mijera vite,rresht.Po nese qellimet jane per abuzime te ndryshme,ku mund te shkohet me kete logjike?!
Tani,kam te drejte te filozofoj qe femra perdite e me shume po verteton qe nuk eshte me budallaqe sesa mashkulli dhe te konkludoj qe kjo eshte arsyeja qe shume mashkuj po u kthehen mashkujve dhe femra-femrave.Sipas logjikes se permendur,sikur Zoti te mos i kishte dhene aq shume bukuri Eves,cka do te ndodhete?!Homoseksualizmi do te ishte cfaqe shume me perpara dhe bota do te kishte shkuar pa fare.Per galaktikat nuk do te dihej gje e as interneti nuk do te egzistinte."Dancing with the stars" nuk do ta kishim pare kurre!Rrok Doka (nje shok imi)nuk do te kishte dhene intervju per Albdreams!Shkaqet e percarjeve ne komunitet ,do te ishin me pak te qarta!
Kesisoji,zinxhiri shkak-pasoje do te shkonte deri pa kufi.Mjeshtria e interpretimit filozofik eshte e pakufishme dhe jomonopol i askujte.
Mark Gjonaj on 07 October, 2009 05:57:19
avatar
Zef, merru me zanatin tend, mos harro Sofren, se kam vene re se komentet tuaja kane ardhe duke rene; si ai tymi i aeroplanit; qe, sa me lart e ngrene shkenca, aq me shume cvleftesohen mendimet tuaja ideliste metafizike. Une e kam thene ne komentin e pare qe per te trajtuar bindshem shkrimin qe sjelle Albdreamsi, duhet te keshe njohuri ne shume fusha; perndryshe ju dukeni se rrini ne grupin e atyre qe ua kane kethyer shpinen sabxhekteve shkencore dhe natyrshem, nuk do te prodhosh njohuri, informacion, por injorance e deshire abskurantizmi. Nuk ma merr mendja te jeni kaq i varfer, ne fillozofi..., e beni qellimisht per te shfrytzuar terrenet e priftit. Njerez si Zefi ka dhe te tjere, por per interesa, i mohojne bindjet, biles behen dhe renegat dhe po te dale dollari tjetersohen dhe heqin dhe emrin SHQIPTARE. Ma mire t'mos keshe dieni dhe te bieshe ne idealizem nga injoranca; se sa mohimi qe u bene, per t'ju servilos priftit tend qe prap se prap ai do te keshilloje qe mos u fut ne kompjuter se eshte dora e djallit.


Mire more pricer Zefi(prifti qe martohet), Adami me Even zbriten me parashute, a kishin ndonje dokument me vete? Perse keta dy fillestare te mos quhen njerzit me te urryer, sepse nuk zbatuan porosite e Perendise dhe i sollen dhe do ti sjellin pergjigjthmone fatkeqsi njerzimit deri sa te ekzistoje, perse nuk eshte marre ne evidence; Herrodi qe, ne kerkim te Krishtit, beri kob duke vrare sipas Bibles gjithe femijet e Izraelit deri ne dy vjec dhe qe quhet diktatori i pare i evidencuar nga enciklopedia e botes. Qe ketu u fut demoni(djalli) tek njeriu dhe nuk ben hajer kurre. Po mire more Zef, kjo Perendia jote nuk e kishte ne dore qe mbasi nuk i degjuan urdherin Zotit te tyre dhe tendit, te krijonte dy te tjere fillestare dhe ti porosiste me mire dhe te mos degjonin djallin qe u shfaq si gjarperi. Pashe emrave te Adamit dhe te Eves, a ka Malsia ma si ju mor Zef, apo jua kane vare krejt ju njohurit e sakta qe keni per jashtprofanen? Eshte pune shume voluminoze, por po te marrish dhe te komentosh Biblen, nen driten e zbulimeve dhe zbuluesave shkencetare qe ja kane nxjerre ne fushe te gjitha rrenat; do te shohish mik se je ne ishull.
bjeshkê on 08 October, 2009 12:53:53
avatar
...pershendetje tanve , krejt me keni ba me kja , kurse maloku mka ba me qesh me shpirt ....Maloku bash hajr .
Have a nice day people
Mark Gjonaj on 08 October, 2009 02:14:34
avatar
Dakort Gjoke, hapu horizont ketij mileti...jane mbytur ne idelizem trashanik...jetojne me te panjohurat si Adani me Even, ndersa me te njohurat dhe qe jeton dhe i gezon njerzimi, sipas tyre i ka krijuar Zoti... Keto do te jene te perkohshme..., por malesoret hane shume inate... Pershendetje zotni qe shfleton...
Mark Gjonaj on 08 October, 2009 02:43:26
avatar
Bjeshka, here si Bjeshka, here si Seljania, mos iu ndaje Malokut... Megjithse i ke uruar datlindjen xhaxhit, qofte e fundit per te,... kam shprese se avash avash do te regullohesh dhe mos iu tremb pasaktesise se brinjes se burrit se s'eshte gje, gjepura moj shqipetarja e Amerikes. Kur e lexon Biblen(nese e lexon), duhet te jeme prane teje se prifti nuk e komenton me te rejat e shkences se eshte kunder... dhe ju nuk doni t'ja dini dhe jeni mosmirnjohes ndaj korifejve te njerzimit; ndonse cdo dite i gezoni zbulimet e tyre... Seliane, ose Bjeshka e nemun, mos u merr me mjekimin e plagve qe i kane shkatuar fese Koperniku i Madh Polak dhe plotsimeve te Tiho Brahos, Priftit te shquar anglez Carls Darvini dhe doktorit Austriak Zigmud Froid. Ato leri te kullojne se kufoma fe, behet me pak e qelbshme per njerzimin qe e ka nda ne qindra e mijra te tilla. A mund te me thuash moj vrojtuesja e pergjumur e bjeshkeve, cfare feje kishin Adami me Even?
Gjoke Gojcaj on 08 October, 2009 03:29:50
avatar
Zot i madh e i vertete,
edhe Ti po bindesh vete,
Se kure bere derr e arine,
nuk u desht te besh njerine,
e kure mbi toke, bere gomarin,
u deshte ate, ta leshe te parin,
por te me fale kjo shtaze veshgjate,
se vec vendi i dyte,i eshte pershtate.
Paul Palushi on 08 October, 2009 03:44:58
avatar
Per druzhe-n Mark, jo per shkrimin...
Edhe ti druzhe Mark merru me zanatin tand, ate te hafijes e lexo se cfare kam shkru bash per ty:
http://www.albdreams.net/Histori/922.html
Gjoke Gojcaj on 08 October, 2009 03:52:09
avatar
Shyqyr ,Nobeli u ndahet njerzeve me emer,se anonimet,duhej te pritshin ne radhe derisa te dekoroheshin te gjithe gomaret e botes.
F. Abdullai on 08 October, 2009 04:51:49
avatar
Skeleti i gjetur ne Etiopi ne vitin 1994 me emrin Ard (Ardipitek), nuk eshte nje zbulim i ri shkencor, por vetem nje zbulim qe i jep nje mbeshtetje shkencore teorise se tanishme shekncore mbi origjinen e njeriut. Nese lexohet me vemendje teksti ku jepet sqarim mbi kete zbulim, do shihet se ky eshte vetem nje fakt qe shkon ne perkrahje te teorise ne fjale.
Ne perkrahje te kesaj do te japim nje sqarim te shkurte.
Shkencat qe merren me originen dhe vendin e paraqitjes se njeriut, sic jan: paleontologjia, paleoantropologjia, arkeologjia, paleobiologjia, paleogjeografia e shkenca te tjera qe si lende studimi eshte njeriu, qe te gjitha konstatimet e tyre i kane te unifikuara.
Sipas teorise te shkencave te permendura mund te shihet se njeriu me majmunin origjinen e kane prej te njejtit trung, pastaj, me kalimin e kohes, kane divergjuar duke evoluar njeri ne antropoid (paraardhesi i njeriut) e tjetri ne antropomorf (paraardhesi i majmunit). Nga keto pak fjale te shkurta mund te shihet se zbulimi i viteve te fundit nuk eshte gje tjeter por vetem nje mbeshtetje e re qe e perkran teorine ekzistuese shkencore.
Ndoshta me vone ne kete website do te paraqitem me nje punimin tim ku do te jap nje shpegim me te hollesishem shkecor ku do behet fjale mbi origjinen dhe vedin e paraqts se njeiut ne rruzullin tokesor.
Seljanja on 08 October, 2009 04:56:15
avatar
E tani Z. Gojcaj, me falni se paskam bere gabim se mendova se e kishe fjalen se Adami dhe Eva jane vella e moter, mor ti the se si munden te kene femije kur ata jane te njaj gjakut…apo jo?!!.....si me thane kjo eshte si ajo “a lindi pula vezen a veza pulen”….e ne ceshtjen e krijimit te njeriut, Zoti I krijoi ata ne menyre supernatyrore, qe ti dhe une se beoj se mundena ta shpjegojme, por na mbetet vec ta besojme.
E masanej zotni, para biliona vitesh, (eshte marre me thane 4000 vitesh) , se besoj se ka pas linde akoma idea e dasmorve e dasmoreshash….nuk kane pase fort nge per ato pune…e sidomos prifti me u vu kunore qe eshte nje rregull qe ka lindur mas mira e mira vitesh. E ata femija jane martua me njari tjetrin mor shok, me leje te Zotit qe u tha “shotojeni fisin, dhe token mbare”,
Martesa ne 7 breza lindi mbasi u mbush toka me popullsi, dmth. Ska nevoje njeri me u martua me vajzen e axhes, tu qene se I ka te pakten edhe 3 bilion femera me zgjelle.

Dhe me falni se ndoshta fjalite e mija nuk po lidhen fort mire, apo nuk po I zbatoj pikat e drejt shkrimit, por ma merr mendja se ti si filozof, apo professor qe jeni mundeni tja nxjerrni kuptimin.
Seljanja on 08 October, 2009 05:06:33
avatar
Zotni Marku, me vjen keq per veten se e kam lexua komentin tend, dhe ma paska kalua pa I vu shume rendesi fjalise “se Bibla dizinformon dhe mashtron njerzimin”…..dihet/ shihet se nuk je besimtare, se po e kisha thene une nje te tille per shkrimin e shejnte do kisha frige te dal ne dere se mos I larti me helle ndonje te papritur mbi koke.
Se di a ke degjuar per “big bang theory”, qe sipas shkences qe e mbeshtete ti kaq kaq me pasion, thote se bota filloi si padashje….dmth. shpjegon se do lengje kimike u bashkuan dhe …buuum…ja u krijua bota, njeriu, dhe biljona e biljona kafshe, me nje perberje aq perfekte, se ashte pak si shaka apo injorance ta quajme “krijim aksidentalisht”…..e pastaj feja nuk disinformon por vazhdon e skjaron ate misterin qe shkenca nuk ja ka arrite dhe sdo ta arrise kurr per ta zbuluar……se ai mister quhet BESIM, e shkencetareve me perkrahesit e tyre u mungon shume.

E masanjejna ky Ardi shifnje se mos e kine juve kusherire se mua sme duket se I ngjas. Edhe kompjuteri ska gje te baje me djallin mar shok, por me e dite se cfare thote frati duhet me kene present kur flet, e jo me e marre neper goje sa budalleqe shkruhen per majmuna
Zef Kalaj on 08 October, 2009 09:05:44
avatar
Z. Mark!
Me lejo qe te pershendes ashtu sic pershendet burri!
Te deshiroj te kesh cdo te mire,ashtu sic deshiroj qe te kesh sa me shume kujdes kur te shprehish ndonje mendim ne kete albdreams...Mos e shperdoro fjalen "injorance" pasi je i mbuluar me te...!(kete keshille e ke teper miqesore ,po qe gje i paqarte me kontakto,pasi informacionin tim e ke te publikuar)
Qe ta kuptosh me mire kete lart po ju bej dy pyetje:Pse nuk behesh nje shkencetare,qe gjithe rrethi juaj shoqeror qe ju njeh te besoje ne prirjet tua? A mos valle edhe ty ta ka Zoti mendjen ne dore...?
Mark ke hy shume thelle ne Malesore...eshte nje terren i panjohur per ju...kujdes! Qe te pritesh e te nderohesh prej Malsoreve,duhet te vish si Merditore.Por ti nuk je Merditor as Shqiptare,vecse nje ushtare i zellshem qe lufton deri ne vdekje pa vetdije.
Mark lene kete muhabet e shif interesat tua,mos analizo interesat e tjereve se do te shkoje koha tu fole kot...
Gjoke Gojcaj on 08 October, 2009 11:26:35
avatar
Seljane,moter!
Pse nuk po e ban Copy-paste ate qe shkruan ne librin e zanafilles dhe jemi kuptuar plotesishte une dhe ti!
Faleminderit per perpjekje!
SHQIPTARI on 08 October, 2009 12:35:11
avatar
Ky ARDI a ka pse gje ndonje nga ne forumistet e ALBDREAMS?
N.q.s PO cili i perngjet nga fjalet me teper,pervec meje,pasi une jam burri me i zoti i ketij forumi.
N.q.s braktis une forumin ju u bie bretku dhe kryesisht (ah spo e them,atyre qe flasin keq per mua,pshsshshhs ne vesh e ne brekushe te grave)
Faleminderi
Gjoke Gojcaj on 08 October, 2009 04:53:46
avatar
Pershtypjet:
1.Gjykuar sipas shume komentuesish,(e tani me duhet edhe mua te pajtohem me ta),Ardi nuk duhet te kete qene paraardhes i njeriut,por vellau,sepse vellau per vella gjithmone ka qene armik dhe i mohuar.Good news!U shty ky rod i keq edhe per nje brez me tej!!!
2. Shume njerezeve te ketij shekulli,u ka shkele koken rrota e gjyshes qe nxiton me nje te milionten pjese te sekondes,ndersa nipat e saje ende caktojne tubimet me 2 jave pas Shengjergjit,me precizitet kohore dy gjurme e gjyse ,para se te cohen bagetia ne mqes.(orjentim per te kthjellet!)

3.Zoti,jo qe nuk i do duerferkuesit e injorantet,por do ti denoje me djegie ne ferr,si armiqet me te medhenje te tije.

4.Zoti, do ti djege ne ferr te gjithe ata injorante e sabotues te gjurmimeve shkencore qe vihen ne kerkim te njohjes sa me te mire te krijuesit, e ne anen tjeter, te njejtit, “frutat e civilizimit”i hane me oreksin me te madh e me goje dy pash te hapur si te kucedres.

5.Te mos kishin qene prifterinjet, sot shume pak do te dihej per astronomine dhe rezultatet e saje.Shpirti i tyre befte drite, ashtu sikur i dhane drite tere qytetrimit,edhepse u flijuan nga Metafizika e kohes me denimet me mizore ,percka i madhi Gjon Pali,u pat kerkua falje,para se te kalonte ne amshim.

6.Te kishte qene Toka e rrafshet, kurre nuk do te kishin ardhe shqiptaret ne Amerike dhe as Kisha e Shen Palit ne Detroit, kurre nuk do te egzistonte.

7.Te mos ishte shkenca dhe kurreshtja e njeriut per te kerkuar rrugen e krijuesit, disa qe shkruajne ketu nuk do te pastronin garbicat e qytetit, por do te zenin pritat malit per te vra ndonje gjah me shigjete.E pastaj do te mblidheshin rreth zjarrit per te festuar edhe nje nate “karnivore”.

8.Njerezit me te medhenje qe ndonjehere kane popullzuar planeten, duhet te jene ata qe e kane bere kete planete si parajse si Arkimedi, Pitagora, Kepleri,Njutni, Galileo, Koperniku, Brahe, Anjshtajni, Darvini, Line, Edison,Tesla, Sagan, Armstrong,etj.Keta meritojne te cohet meshe per shpirtin e tyre cdo te diele, ne cdo kishe te botes.

9.Asnje kesi emrash nuk figuron ne kalendaret kishtare,pra keta jane njerzit qe iu afruan Zotit me shume se gjithkush tjeter dhe trasuan rruget midis tije dhe njerzimit.

10.Sic po shifni, keta njerez te gjithe kane emra e jo nofka!

Me perulje per vetedije te ulet ndaj tyre, Gjoke Gojcaj
Mark Gjonaj on 08 October, 2009 05:28:37
avatar
F.Abdullai, faliminderit per kete shpjegim kaq te shkurter ne mbeshtetje dhe te shkrimit fillestare. Gjithashtu dhe per mundesine e gjetjes se kohes per te bere dhe nje shpjegim me te gjere. Kuptohet se shkencat vene ne levizje trurin e njeriut, pasurojne fillozofine dhe ne fund te fundit ato kane ardhur gjithnje ne rritje te informacionit dhe do te vazhdojne ne pafundesi te heqin kufit e njohjes se origjines tone, te Universit. Feja ka spekulluar dhe do te spekulloje dhe ne te ardhmen ne perparimi i shkencave sepse ato do ti heqin tabanin mbi te cilat e plagosur kapet per kthetrat e saje dhe don te jetoje me perralla . Vec nga komentet dhe qendrimi i tyre mund te shikosh se cilet persona jane resurset e saje.


Sa per Seljanen, jam dakort me shpjegimin dhe dorzimin e saje pa kusht, ashtu eshte materiali, elementi i Besimit, ne ate qe ajo ka frike, tmerrohet pa e dite perse, e megjithate Ajo duhet respektuar, por dhe duhet ndihmuar se misteret dhe goditjet qe u japin njerzeve debulesore, perpiqet ti shpjegoje shkenca, ndersa feja, mundohet ti ngreje sa me lart objektivit te shkenctarve. Neser, shkenca do te beje ne ora 7.30 nje shperthim ne Hene, i uroi qe te dale me sukses te plote. Ja pra njeriu, eksplorues i fateve te tij, i plotfuqishem ne toke dhe jashte saje. Pamja me sa duket eshte e kufizuar nesr dhe Hena eshte ne mbarimin e ciklit dhe kot ta provoj nje teleskop " Galileu", qe ma kane blere femijet per vitin e Ri, punet e shumta nuk na lene te shuajme koriozitetin...


Sa per Zefin eshte kohe e humbur me u marre me te; une me komentet e mija , por nuk din ti lexoje, mundohem ta terheq perpara pa iu nda spirales se progresit, ai nuk don, mosha kalon dhe nuk don ti fuse ciklone kokes; pra do te shuhet me nivelin e shoqerise qe mbane vulen e saje... Sa per thellsine e futjes ne debat me malsoret, eshte e vertete sepse perbejne dhe shumicen dhe kane debatuar me mua, me shume me pseudonime. Disa, u munduan ta bejne balte Albdrimsin, por ata mbeten ne te. Ju e mbani mend kodoshin Gezhojen e Vjeter qe nuk la gje pa vjelle dhe sa e sa gezhoja e mbeturina qe e din Zef se ku e kane vendin... Njerze si Zefi...dhe pa e kuptuar komunitetasit tone, sepse e kane ule koken dhe kurrizin... nuk bejne gje tjeter, por me llafe e sllogane pergadisin kultin e shfrenuar te Priftit, duke i shtruar qylimin edhe per dekorim nga Presidenti i Republikes. Zefi, pa e kuptuar futet ne lojen e rezikshme te fratit i cili me mafiozllek dhe nen hundet e tij dhe te malsorve te tashem dhe te kahershem, ka grabit parat dhe qendren e mundshme te edukimit te shqiptarve; shume e nevojshme per ne, qe sot ne kete periudhe tranzicioni nuk jemi as ne qielle dhe as ne toke. Por e verteta do te dale dhe malsoret jane zgjuar nga gjumi dhe po e thone fjalen e tyre. Ata, nuk jane kunder kishes dhe priftit, i respektojne ritet fetare te trashiguara, por kure konstatojne hile e akroballeqe, nuk ja falin as Perendise. Rri i qete ne idelizmin metafizik Zef se nuk kam kohe te merrem me ty, por meqe me kishe zene emrin ne nje koment, mendova ta kujtoj se vazhdoj te shkruaj perseri, i pavarur.
ADMIN on 08 October, 2009 10:32:14
avatar
Shenim:ADMIN
1.Ua kem fshi komentin e VLORA,dhe nuk lejojme qe te merreni me ne,vetem kur ne te kemi shkrim ne raste te tjera JO.
2. Z.Gjoke Gojcaj- duhet ta dishe se eshte e drejte e komentuesve te perdorin nofka (nickname),nuk eshte prurje vetem e AlbDreams,por kjo eshte edhe e website amerikane.N.q.s keni ndonjeri qe ju ka cenua,ju menjihere duhet te lajmroni dhe ne korrigjojme cdo koment si edhe me pare. Eshte e drejte juaja perdorimi i emrit por nuk eshte e drejte juaj te kritikoni te tjerete per perdorim nickname.Ne raste te tjera do ta fshij automatikisht fjaline.Kjo sa per sqarim.
Faleminderit
Gjoke Gojcaj on 08 October, 2009 11:26:13
avatar
Admin,
Dakord me ty 100% qe komentuesit kane te drejte NOFKASH.Ti ekspozohesh publikutme me emer, sic eshte ne forum,nuk eshte pa sakrifice!Guximtaret,te ndershmit dhe ata qe respektojne bashkebiseduesin dhe e mbrojne nga fjalet e keqia,dalin me emer.
Me respekt!
Maloku on 09 October, 2009 02:13:13
avatar
Mbreti Salamon pati thane;-Te gjithe ata qe kerkojne ti mbushin mendjen nje te marri, tregojne se jane vete gjysem te marre.
Ju lutem, lenje Markun ne boten e tije.
Si person i skalitun ne shkollen e policise te Enverit, nuk munde ti ndryshoni ju horizontin e tije.Aqe ma teper ne moshen qe aji ka.

Aji lindi njeri, u pagezua dhe u ba dikush, bile i vune dhe emrin Mark, shkolla e Enverit e tjetersoje dhe me sa duket do vdesi askush.
Ju lutem lenje ne paqe,ne te mire te gjitheve qe lexojme AlbDreams-in.

ADMINISTRATORI :
Shenim: Perdorimi i nickname MALOKU eshte fjale fyese per kete ju mund ti drejtoheni ne "FJALOR I SHQIPES SE SOTME" Faqe 727 ku thuhet :"MALOK-U =njeri i pagdhendur e i trashë,njeri i paqytetruar.Nje fjale fyese."
Keshtu qe pavarsisht qe jue perdorni nofken per vete,tjera here duhet te ndrrosh nofken (nickname) ose nuk do tua publikojme komentin.
Faleminderit
Mark Gjonaj on 09 October, 2009 02:48:03
avatar
Te gjithe i pershendes per komentet, ani mireboll, sejcili mundohet ne te tijen.. Une e njohe nje Gjoke djale i i ri por eshte idelist, mjaft i muhabetit, por nuk largohet nga e vjetra... Me ka pelqyer shume komenti i Gjokes... eshte e veshtire te ndalosh mendimin e drejt e sa me afer reales... Dua qe ky person te jete nga Malsia, per ta marre per shembull te mire dhe per ti zgjuar gjumashet intelektuale... Na mbyti pislleku idealist, qe ne te vertete defakto jemi nda me te, pamvarsisht se teurite e Platonit te Madh jane shtruar kembkryq te ky popull i madh... dhe kuptohet se njerzit jane te lire te rrine ne cilen ane u pelqen.


Inteligjenca e Malsorve dhe kryesisht ato me studime ne perendim mund ti zgjerojne me shembuj 10 pikat e Gojcajt, po ku jane futur dhe ziejne si geshtenja ne hi... dhe qe malsoret qe i kane nxjerre keto lule, presin sa me shume prej tyre. Jo nga nje leksion e interviste ne fillim dhe gjume. Apo u ka hy prifti ne bark... pse kane frike. Ai nuk hane njeri, dollaret i ka qef..., por nuk ua merr me pahire, mashtrimi eshte i padenueshem..., i gjene ne opjum dhe ato si korbi me djathe ne goje...krra krra krra dhe djathi ne goje te dhelpres, kesaje here me dy kembe...


Edhe nje here Gojcaj, taman dhe mbiemri te shkon- i gojes ju pershendes, kudo qe jeni...levizja malsore e ngadalte na entuziasmon, por jo me evolucion, por me revolucion. Te gjithe malsoret te persekutuar paskeshin qene ne kohen Titos qe ju ndaluan librat shkencore... apo nuk kishin shkuar deri ne fshat akoma te rejat e shkences? Jo, kjo nuk mund te jete justifikim... prandaj ju perpara dhe ne pas teje. Me duket se shembull mund te marrim Fojerbahon me librin e tij feja katolike dhe thelbi i krishterimit. Diten e mire e befshi dhe nje fund jave te gezuar.
Leke Pepaj on 09 October, 2009 05:01:50
avatar
Aftesite e njeriut per te njohur te fshehtat e gjithsise jane te pafundshme ,por dhe gjithsia me galektikat e saij te krijuara ne menyre prefekte , te shpjeguara ne ruajtje badhance nga teoria e "Heliocentrizmit",eshte nje pafundesi keshtuqe i bie qe dy gjera qe nuke kane asnjena funde ,veshtire se do gjendet fundi ,se ai nuke ekzistone ,por dikush ishte Ai qe beri kyte mrekudhi ,qe hape pas hapi zbulohen shume enigma ,por perseri jemi ne fidhimet e asai qe fshihet ne kyte pafundesi! . Por njerzimi tashme eshte fatlum se nje gjeni ndonse i specializur ne shkodhe tieter ,por me dhunti mbinatyrore po hedh drite mbi shumecka ,nuke dij a doti jape tehire jeta per ti kurorzuar me sukses gjithe keto perfundime kaqe madhore se eshte 60vjec e gjysem e ka mesuar aqe shume sa eshte njohes i te gjithe fushave sa e kane lakmi gjith akademiket e shkodhes "Nastradiniane "!. Urime z.M.GJ se pa ju mendimit intelektual dhe "Global", Shqiptare do i mungonte dhe nje ze qe pake kushe done ta degjoi aqe me pake ta lexoi ...!!!!!!!.
bjeshkê on 09 October, 2009 05:45:19
avatar
pershendetje , nje sqarim i vogel per zotni Markun ... nuk kam ide kush asht seljane ,sjam une me at nofte , vetem lexoj siperfaqesisht pa u thelluar shume ne debatet e juaja ktu e perderisa skam shume per te kontribuar edhe sju komentoj , ndalohem kur dikush me ben te qesh si puna e malokut..
persa i perket asaj names ne ditlindjen tande , mos u trem se ste bjen , namet e huaja si bien kujt edhe vet kushedi si kam pa nodh me pak nerva ato dite,, asgje personale, me vjen keq qe tka hy ne mend e se ke harrua kurrma ... ishte thjesht nje dica e rastit , ktheju e me nem dhe ti mua e barazohna .. nese don bajme paqen , ne fund te fundit edhe Iliri e Berisha ban kualicion , pse jo dhe ne te dy paqe, tash jam ma klasa e prekun une e biografi-miri ti .. diaspora na barazon !
bjeshkê on 09 October, 2009 05:47:32
avatar
s'jam ***
SQARIM on 09 October, 2009 06:28:05
avatar
E dije krejt mire kuptimin e fjales "*****"veçse pata mendua se tu pase parasyshe se me ke replikoj,nuk meritojne ma shume se me nje *****.
Z.Administrator je i nderueme dhe sigurisht qe i bindem deshires tuaj.
Mark Gjonaj on 09 October, 2009 05:56:45
avatar
BJESHKA: Jam dakort me mendimin tuaj, opozite, po vella e moter. Vetem per mua ka rendesi kjo, se qofte kure shkruan me niknejme Seliane, qofte bjeshke, une te gjeta. Po keshtu dhe autoren e fjales se rende, qofte e fundit datlindje per mua, e gjeta... Koka e falme nuk pritet, e ndeshkuar ne ate regjim qoftlargu dhe ne kete regjim, eshte e rende per nje malesore. Po erdhem tek shtetet e njeri tjetrit ku banojme, penalltia eshte 2 dollare kafe. Rendesi ka qe je duke bere kethese dhe je shume me perpara Lekes, por kam besim se dhe ai do ti therrase mendjes si shume malsore te tjere. Murrashit i duhet pune me e bind Leken, se Tuci e ka bindur ne te kunderten e nenes dialektike- dhe ai sillet me metafiziken si metode e gabuar njohje dhe ngushllohet me te, perpelitet andej e ketej; por nese rrine me Biblen ne dore dhe idealizmin qe e con te Krijuesi,i krijimit te iluzionit te semure ne koke; nuk dime se cpresim ne te ardhmen nga ky njeri...


Une e di se nuk do ti lexosh komentet e mija, por ja qe eshte e nevojshme, per ti lexuar nga 2-3 here, se nuk ke se si reagon. Leke dhe me njohuri fillestare ne fushen e fillozofise e ke mesuar se nuk ka krijim... dhe ju e thoni shume mire ne rrjeshtat e pare... perse ke frike se po ti lexon prifti dhe te mallkon... Po ta fillosh fjalen me krijese, ajo kerkon krijesen tjeter dhe keshtu ne pafundesi... Ja pra qe bjeni ne idealizem, kerkon me dashje Krijuesin... Po te pranosh Krijuesin, Unin, Njeshin, del pyetja, po Ate kush e ka krijuar? E more Leke fukaraja, po te kishte Krijues, do te linte njeri te futej ne pronat e tij? Ja qe njeriu, biri i tokes, i bie pash ne pashe qiellit, si Dantja ferrit dhe nuk i thote njeri ndal, vec veshtersive qe i kapercen nje nga nje. Po Krijuesi do ta lindte birin e tij te hidhte bomben atomike ne Hene, apo te fluturonte per 18 vjet ne Pluton? Apo te vendoste satelitet e Luften e Yjeve pa lejen e Tij? Jo zotni malsore, je i lire te zgjedhish rrugen e njohjes, por metafizika te dergon ne rruge te gabuar. Fjala krijim eshte relative... ndersa kalim nga nje gjendje ne nje gjendje tjeter dhe ne infinit, eshte absolute... kujtoje pak Lomonosovin e Madh... se nuk ka qene enverist por akademik... asgje nuk lind, asgje nuk zhduket, po kalon nga nje gjendje ne nje gjendje tjeter dhe keshtu pambarimisht. Ne arsyetojme per kaq sa njohim... dhe me te madhen gje Universin... kete kahje ka marre evolucioni ne Toke duke i lene vendin e nderit njeriut...detyra e tij ta njohe sa me shume gjithesine dhe mundesisht ta ketheje ne favor te tij, duke njohur ligjet e brendshme te materies se pafundme, te paasgjesueshme, ne levizje dhe ne kohe.


Jo vetem Materializmi Dialektik, por atij iu desht te njohe dhe materializmin Historik te shoqerise.Ligjet shoqerise njerzore jane veper e njeriut; si rezultat i kufizimit te instikteve te kafsherise, ate e beri qe te ece me korteks dhe mund te themi se njeriu i ardhur deri me sot eshte produkt i natyres dhe i kultures. Shkeputu Leke nga mosha e perrallave se je bere burre tani... Ju lexoni dhe keni njohuri ne fushen historike e sociologjike. Mos e merr me pertese dhe kete fushe se orjentohesh. Mos u zemro kur te them une se Zotin e kane krijuar Lekat... dhe e mbajne gjalle po Lekat. Ajo eshte fjala e goditur e zbuluar nga idealistet, per ta bere gogol dhe per te pase frike nga Dikushi qe se njehe askushi... Lexoje me ne thellsi historine e lashte te fese se si lindi dhe si u perjetu nga njeriu i egersise, primitiv dhe si punohet sot per ta rrenjosur te njeriu "modern" si Leka... Zotin e ka krijuar njeriu, dhe ai do ta largoje me informacionet qe do te marre here pase here. Te provosh se ka apo nuk ka Zot, thote nje fillozof(Kirkegarden), eshte qesharake... Leka, mundohet me ate "ironine" e tij te perqeshe komentuesin, ne fakt ben te tjeret te qeshin me Leken. Leka nuk e din dhe duhet thene se njeriu eshte i prirur te hymnizoje bukurite e natyres dhe tja detikoje Krijuesit... Por Leka nuk thote ose e mshel gojen se kure nuk ishin zbuluar ligjet e brendshme te levizjes dhe te unitetit te te kundertave nga korifejt e shkences, Njutoni Koperniku, Kepleri, Galileu, feja genjente dhe ja fuste si kau peles dhe njerzimi trashigoi plot si puna e Lekes... Leken duhet me e mbylle ne vetmi te mos gezoje asnje zbulim shkencore... Leka nuk ka respekt per ato qe i hapen dritaret e dijes... respekton murgjit e erresires dhe te abskurantizmit... qe e mbajne Leken skllav te perulur. Njeriu, i shijon bukurite e natyres dhe i ka zbuluar se si funksionojne. Por ketu ndahemi me Leken se ai thote i ka krijuar Njeshi... por njerez si Leka edhe bukurite qe ka krijuar vete dora e njeriut, jane te prirur tja atribojne Krijuesit... mjaft per sonte Leke, per ty eshte kjo recete. Fillimisht ke nevoje te marrish nga tre hapa, me ushqim te bollshem dialektik dhe pastaj, perseri kshillohu me mjekun dhe si ta shohe Leke, do ta ule dozen. Rendesi ka qe te sherohesh nga idealizmi metafizik regresiv e pa perspektive per eksplorim... dhe ti shpetosh operacionit. Naten e mire Leke!
Gjoke Gojcaj on 10 October, 2009 07:03:01
avatar
Gjithmone njerezit jane perlare per gjera te vogla!
Edhe ky Ardi,faqe zi me i thane, na e zgjati paksa muhabetin ,do te thoja qellimishte te na qiti perpara nje asht te tije, per te parashikuar reagimin tone kure na hedhet mish .Dhe sigurishte” njeriu per njeriun eshte ujk”,do te kishte thane,qe prej fillimi,prej nga me vone qe frymezuar edhe Thomas Hobbes.
Nuk po mendoj se kahja e debatit po merr permasat e thenjes ne fjale,por shifet nje prirje e trasheguar e njeriut,per te keq, qe nga Kaini e kendej.
Forumet,ne fakt nuk jane edhe per njerez te medhenje,sepse ata cojne kohen ne laboratoret e veta,por meqe jemi te vegjel, duhet te pajtohemi qe dallimet mes nesh jane minimale,te mos them i ngjajme njeni tjetrit,e nese jo,do ti perngjanim te ishim ne kushtet e tije.
Ndonjehere meduket sikur disa ketu Markun e “ngulin per shenje”,por nuk shof qe e kapin dot,bile disave u “rrah ne koder”! Njeriu qe lexon e eshte kurreshtare per te dijte sa me shume rreth botes qe e rrethon ,eshte ne rrugen e Zotit dhe ne sherbim te Zotit-Krijuesit te tije.Kuptohet ,edhe te njeriut.Po kush eshte Zoti? Kush eshte Krijuesi? Nuk ka ndonjeni prej nesh qe nuk e di! E dijne edhe femijte e vegjel!Sepse babgjyshat kane mesuar nga katragjyshat,gjyshat nga babegjyshat,babat nga gjyshat e ne nga baballaret,njesoj edhe permes vijes se nenes.E dijme,sepse na ka mesuar edhe prifti. Ne kete aspekt te gjithe jemi shkencetare sepse dijme gjene me misterjoze me enigmatike dhe me te pashpjegueshme per Anjshtajnin me shoke,ashtu sikur te gjithe qe dijme te shtryllim nje pucerr, pervec mjekut.E gjithe kjo filozofi,e qyterimi me hece kaq ngadale,me duket cudi,ose ka pshtjelluar punet edhe me keq!!!Nje fjale thote:”me mire mos me dijte dicka ,se me dijte gabueshem”
Vetem nje gje;
Kerkimet astronomike e kozmologjike jane ne sherbim per te definuar ne fakt madhesine e nje grimce te padukshme ne kete hapsire te pafund,te quajtur njeri, qe po aktron rolin e Perendise duke stervite pameshireshem planeten me injorancen e vet dhe u pin gjakun te tjereve ne emer te Krijuesit.Shkenca po ben qe njeriu tekuptoje qe eshte njeri, ku dallimi mes individeve ne ngjyre te lekures nuk eshte tjeter vecse pasoje e rrezeve te nje ylli si Dielli, ku ndjenja e perkatesise te atij apo ketij besimi, do te kuptohej si sindrom i ndonje semundje serioze mendore,qe don hospitalizim.Te kishte ndodhur kjo gje ne te kaluaren, miliona njerez do ti kishte “hanger’ nje vdekje tjeter,e jo ajo fetare
bjeshkê on 12 October, 2009 07:12:59
avatar
mister Mark, po me vjen keq me te zhgenjye por e verteta eshte se nuk jam une me pseudonim seljane , te deshiroj gjith te mirat e u bafsh 121 vjeç.
Seljanja on 12 October, 2009 09:56:14
avatar
S'po kam nge me u marre shume me ju se ju si duket kenkeni pa pune qe keni kohe me shkrua kaq gjate...por vetem sa me ba nje s'qarim te vogel per zotin. Mark: Une nuk jam bjeshka por Selca asht quejt vrith zoteri e mos em ofendo...bjeshke asht quejt vermoshi e te tjera...pra s'me ke gjete dhe s'ke haberr por kqyr e lutju Zotit me t'fal se *'ka je tu i thane se sa per mua besimi me ka dale ne pah dhe me shkon jeta ma se miri...po ju qe nuk besoni po u kallxon se jeni edhe pa pune si duket..
Mark Gjonaj on 12 October, 2009 11:50:43
avatar
Faliminderit Bjeshke. Kam ba shume gjunahe, gjate jetes, ju e dini se K. Trabojni me thote nenkoloneli i zi, dhe qe sipas tij kam lare duart me gjak dhe ndonje tjeter pa u menduar me rendojne mua plakun e mjere dhe tani Bjeshke po mbyllet litari nga dale; dhe ti shtosh dhe thenjen tende kapital qe qofte ditlindja e fundit per mua, pasha Zotin ma ke fut friken...! Pale Paulin Palushi i cili me thote a ke per te vdekur ndonje here dhe a e imagjinon kur ti vene uratet e pater Andonit te ngatrruara neper duar... Kam zene nje pozicion shume te keq qe askush nuk ma thote nje fjale te "mire". Vetem siceriteti juaj me ka ngrohur, lodhem shume me ca tokmake qe nuk e degjojne fjalen time, por te Zotit qe ashtu si i shpjegon Andoni, jane krejte rrena. Ce do nga nje here me dhimbsesh zonje se e hane rrenen edhe ti, si sapunin per djathe... Pashe te Madhin Zot Bjeshke qe besojne malsoret, me thuaj vetem une do te shkoj ne fund te ferrit, apo ka ndonje tjeter? A thua Bjeshke se ka gabuar ndonje femer ne kete jete dhe nuk jam vetem atje, dhe atje ke kohe me u ba si ato njerzit e Bibles qe kane jetuar nga 800- 900 vjet; atje ke kohe dhe me mesuar shume gjuhe te huaja se tani nuk na lene 12- 16 ore pune me regullat e kapitalizmit... I kam ba thirrje disa here Priftit tone qe ti sheshojme ca gjera njeri me tjetrin; ma shume se po me thote ndonje gje te mire se nuk jam vetem ne ferre, se Atij i jepet mundesisa gjate testimit te rrefyerit, kushe e ka shkele udhen e Zotit. Sa per sekretin kam bere shkolle dhe nuk e shes, se ai, sa e merr informacionin, shfrytzon megjlisin(mbledhjen e fese), dhe jau hedhe nga nje zare kishtarve...po kush me u ngrit, vetem ca kokrra qe nuk i prishin pune... Bjeshke me deshiren se me ke kuptuar se dhe une jam malsore i"pagdhendur", ose sic thote Patri, shkemb, do te bejme dhe ndonje shaka, se helbete agjitacioni dhe propaganda na u hoq qafet dhe rrofshin sa malet te persekutuarit te vertete qe luftuan e sakrifikuan per keto dite qe po i gezojme...Terhiqem dhe ua marre te besueshme deponimin tend. Qofshi shendosh e mire ne familje. Une kam se cfare te mesoj nga komentet tuaja, vazhdo e shkruaj se fletore me demokratike se Albdreamsi nuk ke per gjetur me. Te fala ................ tu realizofshin deshirat!
Seljanja on 12 October, 2009 01:57:20
avatar
Une menoj se edhe kte ceshtje e kena argumentua deri ne fund...tani duhet me fillua me u marre me noj ceshtje te re...paqe paqe...edhe ksaj ralle...:)
Mark Gjonaj on 12 October, 2009 03:39:50
avatar
Shume mire Selca, te kuptova dhe do te me falish se te kam bere nje me bjeshken, por aty aty, banore te rreshqitur ma poshte jane dhe Vermoshi; me gjithate vetem ajo krahine me ka mbetur pa shkuar ne jeten time se pothuajse ne te gjitha kam shkuar. Nuk ju vjen keq tju them se jeni dy qershia ne nje rrefane, me mjafte tradita e zakone te mira... po a do ti ruajme zonja Selce? Edhe ju u takon ti thoni dy fjale per nje ligje qe duan me na e servir me pahire... qe jemi larg si Komb dhe nuk nuk jemi modeluar kulturalisht me kete lloje brumi. Megjithse me shume duhet ta ngrejme zerin ne burrat; ndonje fjale duhet dhe ju tja thoni Elsa Ballaurit se Bota po na jep edhe cmime te konsiderueshme, sic e mori Z. Lubonja ne Krakov te Polonise, per liberalizem e cthurje... Perendia Selce ka frike me u thene gje, pa lere per te vepruar, ajo iken larg e me larg. Do te thuash qe Ai ka lene perfaqesues ne toke(prifterinjet); por edhe ato jane cthurur, se duan te lepine ndonje kocke por i ka prish edhe ata ligji Universal...biles ma merr mendja se Papa ka pase frike ta firmose si Enveri, se i dalin duersh... dhe prifterinjet kerkojne te drejtat e tyre. Ato te Masashutes ne Boston(80), e paten ndragur pake, por Papai i rregulloi punet. Pata gjet nje pune ne nje kishe Piskopale, por shoket me thane Mark mos shko se e kane firmosur ligjin e mbrapem... dhe vetem te mbathish teneqe se nuk mund shpetosh. U ktheva i zemruar ne shtepi se e dija se gruja do te me thoshte je dembel...por duke e bindur per pamundesine e kesaje loje te rende... ajo me tha se me mire... se tani je dhe moshe e vjeter...


Selce... faliminderit per informacionin qe me jep per arritjen e te gjitha objektivave, por edhe une kam pase fatin te shikoje nderhyrje direkte nga i Madhi... Po, ndihme e vogel eshte kjo qe te mos filloja ne kishen Piskopale? Selce...edhe mua me ka gjet pune Perendia... por me thote merru nga pak edhe me keto komentet se nuk dine te shkruajne fare disa, pa le se cfare thone nga nje here... nuk duhet lene fare ne Univers Perse hesht Z.Pepa per kete Ligje? Prifterinjet i ka me vete dhe ato jane forca konservatore se e kane te shkruar dhe ne Bibel dhe duhet ta mbrojne... Pershendetje Selca... duam sa me shume informacion, diaspora po fle gjume... Naten e mire e bashi.
GJEKE SELCA on 29 October, 2009 04:36:12
avatar
Nji debat me te vertete terheqes ;gje e mire ! ; kjo do te thote se ka talenta te pa zbuluar , nji pyetje kisha a do te konkuronit nese une hap nje show te quajtur MALSIA GOT TALENT ? FALEMINDERIT

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0