Home | Letersi | PRANE TEJE FLAMUR.

PRANE TEJE FLAMUR.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Me rastin e festes kombetare te shqiptarve,nje poezi nga mergimi

( Fragmente poeme)
 
 Valvitu kranar
   O.. flamur  Shqiptar
  Ti sjell behar
             për mërgimtar
Nëpër udhë bote
       Valvitja jote
      me emblemë Kastriote
Si diell na nxe,
            Eshtë thirrje per ne;
Hej..  Shqiptarë në dhe të huaj
          Unë jam Flamuri juaj,
                     jam krenaria,
Jam nderi dhe lavdia
Në valvitjet e mia
Shpaloset historia, madhështia
               Kombi, Shqipëria,
                    gjaku, betejat, lavdia.
Ndaj ju më nderoni
      më doni e respektoni
Në gëzime, tubime, në dasmat me dasmorë
Në festime, perkujtime me 28 Nëndor.
 
Flamur... më fal..!
Përse më bën moral..?
Këtu ka kapital,
            ka dollarë
E di që jam Shqiptarë
E di që u ngrite në vlorë
   Por.. unë në diasporë
      jam akull.. jam borë..!
Ti po e gjenë vendin në zhvillimet globale
E.. unë po shikoj, interesat personale.
................................................
 
Valo.. Flamur  valo..!
          Shqiponjë fluturo
Por.. të lutem më dëgjo;
      Nuk jam flamur-mohues
      Per ty jam adhurues
      Të dua e krenohem
      Pranë teje dua të ngrohem
      Perkulem, të drejtohem;
          Flamur.. o  dritë, o nderë..!
          Lejomë të të puthë një herë.
          Por.. jo në tubime
          Se.. atje ka dallime
 Lejomë të nderoj, të respektoj,
           të puthë në heshtjen time..!
..............................................
 
 Mendova se ka ardhë
 Një ditë e re, e bardhë
 Për zogjtë e një foleje
 Me gjak Shqiptar në deje
  Të bindur, të rilindur
 Pa dallime krahine, ideje, feje
      do mblidheshin rreth teje.
 Pa mllefe e mëri
            Jug e Veri
 Nga Mitrovica e veriut, deri në Çamëri
                      pa nderje në parti
 Per një Zot të vetëm, e Flamurin kuq e zi
    Plot dinjitet, të bashkonin një komunitet
                             Kishë, Teqe e Xhami..!
Dita madhështore e shpallje së pavarsisë.
Të jetë dita e bashkimit, e drejt-shikimit
        e nderimit e shpresës drejt ardhmërisë.
  ..............................................................
 
 Një dhimbje më pikon mbi varg
                 kjo ditë duket larg..!
 Sa burra Shqiptarie
      Kollosë me pushkë e dije
      Sa burra për flamurë
       Pishtarë me kulturë
 S'e mbyllën ktë plagë vatani
     As Pashko vasë Shkodrani
     As Fishta i madh vigani
     As sot në kohët e reja
     S'po e mbyll dot Kadareja
     Sa burra dhanë e morën
     Të bashkonin diasporën
      Konica e Fan Noli
      Asnjëri nuk ja doli
      Se Turk- anadollaku
      E Serbo-karadaku
      Na lanë ferrën tek praku
          Të kqiat na u versulen
      Se ferra mbulojë lulen
       Mbas çdo pushtues lugati
       Perçarjet ishin gati
       Me trajtat ma cinike
           Ekonomike, ideologjike
       Shkatuan ndarje drastike.
         Jeton kjo ndarje e shkretë
            Në mijëvjeçar te tretë
                Në andrrat nostalgjike.
..........................................
 
      Vazhdojmë ne në mërgatë
       Të grindemi si gratë
          e.. kur grindet kunata me kunatë
            Buljera mbetet thatë..!
..........................................
 
   Kam shpresë o flamur
       plot dritë e nurë
   Në ball të zhvillimit
        perparimit, integrimit
   dhe ne.. pa tjeter
         do ta tresim mendjen e vjeter
  Do shkojme drejt afrimit
                  mirkuptimit
  Shqiptarë të pa ndarë, të një qëllimit.
                   Në dritë për të dalë
  Me më shumë vepra, e më pak fjalë
  E ti o flamur të shtrihesh madhështorë
  Në atdhe kudo e në diasporë
        Në lartësi, kuq e zi  si duvak
        Mbi një komb, një gjuhë, një gjak.

Comments (5 posted):

Zef Kalaj on 28 November, 2009 08:44:25
avatar
Te bashkuar rreth Flamurit, te gjithe,per ta kujtuar kete date historike te kombit tone!
Le te jene kjo poezi, frymezim i secilit per tu afruar ne shenje nderimi, prane Flamurit Kombetare !!!
Une gjej rastin te falenderoj poetin Gjovalin Lumaj,gjithashtu te pershendes ne kete date historike,mbare kombin Shqiptare,ne Atdhe, e kudo qe jane te shperndare,paperjashtim te gjithe Ata,qe per te,mendjen e kane poeme,e deri tek ata,qe nga padituria,nxjerrin vnere!
Kete pershendetje do ta mbylli me dy dhafe: 'Flamuri,eshte "miti" i Legjendes Shqiptare'
E.Miculi on 28 November, 2009 09:41:36
avatar
Urime Z.Gjovalin, pershendetje Z.Zef,se;
Per flamure dhe per malesore,
Jeni kraheshqipe ne diaspore.
Leke Pepaj on 29 November, 2009 04:19:24
avatar
Poeti Gj.Lumaj,ne krijimtarine e tij artistike ka dshmuar se dine ta perdore me mjeshtri penen ne funksion te mires dhe Atdhedashurise pakufishme,duke stigmatizuar cdo te keqe demesiedhse ketu ne Diaspore dhe prei nga vime. Eshte per te ardhur keq se nga disa mjerane ne vende qe te vlersohet ne shkadhen e merituar per kontributet e tije ne jeten "Kulturo-artistike"duke qene nje nga protogonistet kryesore ne kompleks, sepse universalizmi qe ka bashke me vudhnetin e paepur beine qe Ai te jete cilsore dhe kontribues kaqe i madhe.(Mjerishte per kta anonime e sulmoine sepse Ai shume nga keto aktivitete i ka promovuar dhe realizuar ne qendren Fetaro-Atdhetare te Kishes Sh.Palit)Poezia e mesiperme eshte njera nga perlat poetike te ketij Artisti te palodhur. Eshte fate qe Komuniteti Shqiptare ne Michigan dhe Diaspora ne USA ka ne gjirin e sai kete Artiste dhe krijues vudhnetemire dhe te sinqerte ne punen e tij krijuse vetem urelidhse dhe ndertuese percues i mesazhit te shenjte dashurise dhe respektit te ndersiedhe jo radhe i munguar nga trashigimia jone e dhimshme historike .......
Mark Gjonaj on 29 November, 2009 12:38:07
avatar
Kam bere nje koment per poezine e Lumes, nuk po e shikoj as kete as per Kapllan Resulin. U be nje kohe e gjate me shkrime komentuese dhe deri tani, me jane refuzuar pese prej tyre. Nuk me shqetson shume kjo sa me shqetson, te marre pergjigjen nga komentuesit serioz dhe pa paragjykime; a kaq shume e kam merzit lezuesin e komunitetin ku jetoj?
xhoi on 24 February, 2010 03:18:40
avatar
xhoi je me bisha tirones re

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0