Home | Letersi | TEK AI GUR KU TAKOHEN KOHET…

TEK AI GUR KU TAKOHEN KOHET…

Font size: Decrease font Enlarge font
image

“Një vlersim i vellimit poetik të P. Pashko Gojcaj”

800-vjet të zhgunit të françeskanit në Shqipëri, që me mbjelljen e ullirit të parë nga Shën-Françesku në kodren e ulet të Lezhës me 1221, përballë kalasë dhe Memorialit të Heroit Gjergj Kastrioti, aty ku rrënjët e pemës së paqës ushqyen gurin e këndit te kishës në truallin Lissus, përvijuan frymëzimin që doli nga inspirimet e shënjta të një meshtari malësor me emrin e pagëzuar të Pashkëve, për të shkruar vëllimin e ri poetik “Takimi i Koheve”

          E lexova me frymën e parë, pasi autori ishte kujdesur, si bari i mirë, që vargu në poezinë e tij të mos kishte “rrodha” në lekuren e butë të qengjit të grigjës, i cili shijen e kripës së parë e ka marrë tek guri. Ky frat ka ngritur jehonë këmbanash, duke i dhënë një blerim gjithë stinor kulturës amtare, dashurisë për njeriut dhe rrugëzimit të xherdanit të gjeneratave të reja.

          Tek ai gur, në piktakimin e koheve, aty ku mbyllet një cikel dhe çelet një rrugëz e re me hapa të ndrojtur, në panairin e dhuratave të shënjta për dritën e përspektives dhe kahjes ka jemi nisur, na zgjat dorën të na bëjë për vete një tufëe poetike, shkruar nga misionari françeskan i Malësisë së Madhe P. Gojcaj.

          Ai me dorën e butë dhe shpirtin ëmbël, duke e levizur atë gur, që rri në heshtje të gjatë, kërkon të dëgjoje rrëfimin e tij, për të rëndur me vrap tek njerëzit, tu tregojë dritën e udhës së gjatë, nga duhet ti hedhin hapat dhe ti bekojë ato gjurmë që të shpien tek sytë e diellit dhe jesteku i qiellit.

          Tek ai gur pra misionari është ulur vetë në gjunjët e lutjës, aty ku nisi këndi i shtëpisë së Zotit, tek ai gur nis meditimi i thellë i betimit, aty kur dikur firmosej bekimi, besa, beslidhja, aty kur dikur flijoheshin për atë shënj dhe qyta mbeshtetej e sigurt në roje të tokës dhe parmendës së bukës për femijët, me atë gur që ndërtohej kisha, kalaja, kulla e malësorit. Po guri është aty i palevizur, e njeriu është përdredhur pak pas shpine të grurit, duke kujtuar se kush nuk e ka parë në gënjim të vetvetës. Shkëmbi e duron deri në therje pabesinë dhe kohen e ka mbështjellë me jorganin e fortësisë së vet e, shpirti poetit nuk shqitet pa kuvenduar gjatë me gurin. Brof në këmbë, hap krahët dhe therret me piskamë ta dëgjojë qielli!

 

                   “…Fol ma, se koha asht!”

         

E guri vë buzën në gaz me sytë e lotit, beson dhe nuk jepet. Sa gjurmë shtegtarësh përcolli ky gur, kur dielli bënte një sy gjumë për ti bërë me herët zgjimet!. Po poeti i Malësisë ka vendosur ta mbështesë ballin në faqën e gurit, t’ia afrojë tik-takun e zemrës së tij, për të dëgjuar fjalët e zemrës së shqetësuar fort nga brengat e turfulimit të reve, që ndezin rrufe mbi krena njerëzish, të ndjejë trokthin e kalit të bardhë të heronjëve të vetmohimit dhe flijimit të tyre për Fe e Atdhe, të shohë varrat në supët e gurit të grryera nga stuhitë dhe erërat e mbrapshta të urrejtjës, që kanë mbërritur të shtyra nga i huaji ta kaplojnë jo vetëm mikun por edhe vëllanë.

 

          “…ma kthen shpinen, jam në jug

            era fyen nga veriu…

          vella ulu në gjunjë

          që të mos kapë era!

 

       Tharmi poetik i poetit, që kërkon flladin ta pastrojë nga pluhuri, ashtu si bleta që e vendos nektarin në hojët e mjaltit të ëmbël, në kupën e lulës së malit, i dallon që larg shënjat e kohës dhe përfytyrimi i tij ndjesor i bie qark ëndërrës krenare të bjeshkës dhe kur misionari i përvuajtur, i shikon muret tona të veshura me rrobat laskare të territ e ngre zanin para gurit, si betim dhe lajtmotiv.

 

          Kur do ti rrenojmë të gjitha

          Murët që na ndajnë!

 

          …Koha rredh dhe shkon…

 

          Një shpresë  për jeten, për gurin e tij është lumi me ujët e tij të kulluar. Ndoshta prifti Pal Egjelli kur tha të bekohen fëmijët me formulen e pagëzimit në mungesë të kishes dhe ceremonisë së shënjtë, ujët e bekuar e mori nga lumi, që gurronte nga kraharori i malit. Poeti Gojçaj e, kush me shumë se ai e di e përjeton dhe e përcjellë deri në breg, për ta thithur rrënjët, trungut, degët dhe fruiti i vjeshtës, mesazhin e gurgullimës sê lumit që rrjesh në sinkron me cicerimat e zogjëve dhe krahapjet e pëllumbave, kur shkrun vargun:

 

          “S’ka ujë pa Cem…

            …Teuta e përkujdesi bukurinë e saj

            me ujë Cemi!

 

          Krijusi Pahko Gojçaj, pasi ka mbërritur të çelë porten e parë me të fortë të gurit me thellësinë e mendimit, driten e diturisë dhe me një stojcizëm të dukshëm për të vjelur thesarët, aspak të vjetra, që kanë rrjedhur me kohen e nënvleftesuar nga banori i anëve, e bën atë të flasë me gjuhën e ngadaltë dhe të matur me librin e legjëndave dhe mitëve tragjiko-heroike, duke e shpalosur para nesh lidhjen e syve me shpirtin

 

 

          “Sa të afrojnë aq munden më të largue

            Sa të rrëzojnë aq munden më të çue!”

 

Duke fshirë lotin e dhimbjës që e tradhëton burrin, ai bëhët një gurloti. Shikimin e bën një me projeksionin e Deqiçit, aty ku ka ngritur çerdhen virtyti i lirisë së shqiptarit e, qielli e frymon valëvitjen e falmurit të shqipës, ndërsa poeti ia thotë këngës së tij:

 

Liqeni i Shkodrës e Cemi

e dinë sa thellë i ke rrënjët!

 

Vetëm dielli e din sa i fortë je!”

 

Pak me tutje mbi vetull të një zabeli një kishe e rrënuar nga koha e korbave, buzë saj varre, të gjallë që kanë vdekur nga asfiksimi ideologjik dhe shoven. Ngjitas në krah një shteg i ngushtë i çelur nga ikja e mërgimtarëve në kërkim të lirisë dhe të një jete më të mirë, për të cilên poeti hedh vargjët me zërin e këmbanës së kishës së tij, qe bie me dorën e tij me titull “Nën Hijen e Kryqës”

Sepse nën hijen e kryqes jetoi vendlindja. Për atë kryq njeriu u lidh si toka me malin. Para vendlindjes duhet të japim llogari më me përgjegjësi se sa para ligjit. Me atë kryq në ballë të oxhakut u ngriten kullat e sarajat dhe tymi i zjarrit të tyre shkoi vetëm drejt. Aty klithi fëmija e mbiu fara dhe guri e bloi miellin e jetës. Gurra gurroi tamel nën hijen e kryqit. Ai kryq na e bekoi fitoren mbi pushtuesin dhe gjakun e heronjëve. Nëse të

 gjithë ikim, për ke do të këndoje kori i kishes “haleluja-haleluja!”

 

          “Nuk më lanë më të mbajt

Po të bajtëm në shpirt

Nuk na lanë me tu përul

Po tu përulem me zemër

Nuk na lanë me tu lut

Po tu lutem me mend

Kah po shkojmë, kujt po ia lamë Kryqën?!

 

Bota sot është e ngatërruar nga vetë ngatërresa njeri me njëmijë prabesi. E liga synon votrën e zjarrit dhe anën e oxhakut të burrit, ti pijë foshnjës qumështin dhe të qëllojë mbi blegerimin e jetës dhe poeti me një shpirt të sfrocuar i lutet Zotit.

 

            “Me ruaj o Zot të mos përjetoj

 përçamje mes vedvedi!”

 

Si për t’ia zbutur plagen e brengosur aty pari i kalon një qengj i butë më lazdrimet e ecjës dhe sytë e poetit marrin një drite të re. Duket se një afsh ia çliron kraharorin dhe me një zë që e dëgjon vetëm Suka e malit thotë: “Eh, ç’thesare fsheh guri!!!” Për poetin qëngji i grigjës është një krenari e dimrit të bardhë kur ai nëpër borë bën hapin e parë, …i lindur në pranvere.

Jeta është quajtur me këtë emër në atë kohë në këtë kohë dhe në çdo kohe. Mjerë kush koritet në këtë botë duke derdhur ligësi mbi dashuri, e duke mbjellë ngatërresa në harmoni, sepse sipas poetit jeta eshte i vetmi liber, i cili më parë shkruhet e atëherë lexohet.

 

Faqja e parë fillon me lindje

E mbramja përfundon me vdekje!

 

Pater Pashku e gjën veten në një komoditet shpirteror, kur ai vjel me një mjeshtri, pa përvetesime, thesare të botës së vlerave me të thella humane në detin e mirësise së valëve të Nënës së Globit me origjinë shqiptare. Poeti e shpreh bukur premtimin e shënjtë të Nana Terezës, mesazhin e mos harresës, duke iu drejtuar me këto vargje kësaj Adrese të Dashurisë njerëzore.

 

“Na ke premtue se do të vish me na pa

Mos na harro!

 

Jo vetem si bari i besimtarëve të famullisë se vet, duke e përhap Ungjillin ndër malësore, por biri i kreshtës se papërkulur ndalet dhe e vëzhgon njeriun në kompleks i ballafaquar me jeten, me historinë dhe me përspektiven. Fjala e tij bujare, e urtë është palca e ngritjës për njeriun që e don tokën e të parëve, gjuhën dhe traditen.

 

“Me bisht të gjarpërit

Na i përzien kohrat…

 

Toka jonë, toka e zanave dhe e orëve

Ende gurron tamel!

 

As ikjet si shtëllungat e shtërngatave, as ciklonët e korbave të sundueve nëpër kohera nuk a thyen malësorin, së Malësia ka qenë dhe do të jetë në jetë të jetëve e malësorit, banorit të parë të saj. Ndaj edhe këmbanat janë bërë një me krahët e malëve për ti kënduar pathyeshmerisë me kryq dhe besimet e tjera të lira. E, ky tamel që gurron është i kulluar nga delet e krahinës vitale në qëndresë dhe në shpirtin e uratës të çdo patrioti e meshtari të vertetë. Logu i Bjeshkëve e ka përmbajtjen fetare, kulturore dhe patriotike Festivali i petaleve është i përvitshem. Drita e qirinjëve me lotin e tyre që bie mbi gurin e shkollës në moshë 360 vjeçare e ndiçon udhçn biblike të Malësisë. Shpresa e poetit ka një vello të gëzueshme dhe të çiltër kur shprehet:

 

Sot sa kurrë një ditë

Uraten tonë e lëmon era e luleve!”

 

 

Meshtari Gojçaj nuk i shmanget udhës se tij të predikimit dhe me një pathos poetik lartëson mesazhin e martirëve të kombit dhe të fesë, për këto pëllumba të paqës që u vranë me plumba. Dhe për At Zef Pllumbin ai shkruan një poezi që është një nga me të bukurat. Edhe pse besimi është tashme i lirë nevoja e ndërmjetësimit të Zoti, një imperativ imediat për popullin shqiptar, qe po ia turbullojnë ujët në kupë të dorës.

 

“…jetove për më dëshmue

mbijetove me tregue

          lumno për më ndermjtsue!”

 

Poeti Gojçaj edhe pse fjalet poetike, gjurmëve të vërtetës dhe një mbojës i saj, si një regjionar katolik dhe si një tokëlindas i përkushtuar, i ka shkruar në qiellin e lutjës dhe të kujtesës së kohëve me një brengë therëse nga se nga lisi e trembëm mbretëreshen e bletës nga kosherja, për të mbetur pa mjaltë, ai me një finesë të hollë stigmatizon shkuajen tonë drejt karrocës të së keqës, përkunder përqafimit të së mirës dhe besimit tek vlerat e saj.

Poeti në këtë mes pa mes e dëshiron flurimin me krahë pëllumbi.

 

“…të mos i bie në faj

as qiellit as tokës!”

 

Vëllimi poetik i P. Pashkut “Takimi i Kohëve” është një ringritje i shpirtit të njeriut me argjendari artistike të stilizuara me një mjeshtri, ku krahasimi, si një mjet letrar, leviz nga bordi ne bort në lundrën e jetës, mbi dallgë, orjentuar nga busulla e krahëve të tij, drejt bregut të bekuar, në raden e paqtë të dashurisë dhe vitytëve njerëzore të shqiptarit. Metafora dhe krahasimi në vargun poetic, nëpërmjet një ritmi të brëndshem me nota kumbuese zbulohet me dritë në mes gurit e kohës apo në mes kohës dhe gurit. Të dy të kanë një lidhje të brëndëshme, si gjaku i vëllaut me motren dhe kjo është një arritje e autorit që e bën librin tërheqës dhe të denjë në bibliotekat tona. Meditimi i autorit vjen si kurorë e vezulluese për nuset e kohës. Mëgjithëse jemi një pakicë që e kuptojmë gjuhën e parë letrare gege më të cilën shkruheshin librat, tendenca e P. Pashkut për ta ringjallur atë nëpërmjet te të shkruarit, siç me pati thënë Arshi Pipa, kur e intervistova në Shkodër me duket shënjë pozitive, por pjesa e e madhe dhe tani ajo kosovare konsumon gjuhën e njësuar. Unë shkrova ata që ndjeva nga leximi i poezive.

             Prej shumë vitësh në Michigen një herë me është dhënë rasti të takohem me autorin në sallen e kafetërisë në kishes e Shën Palit në Detroit më 2007. Nuk ka ndodhur asnjëherë në jeten time që ti flas dhe të me flasë me sinqeritet, për njerëz që takohen për herë të pare, siç ka ngjarë me P. Pashkun e Malësisë. Ia dhashë me këtë rast të gjithë koleksionin e librave të mi. Malësia ka nevojen e të gjithëve. Lokalizimi dhe tendenca për ta mbajtur të shkëputur pjesën tjetër të shëndoshë të trungut amë nga çështja e pazgjidhur malësore, separi duhet të jetë preokupim i meshtarëve dhe krijuesve të kësaj treve, për të vendosur uren e komunikimit të ndërsjelltë.    

Edhe pse ai ka ardhur edhe dhjetra herë të tjera në Amerikë,“takimin e dytë” e bëra nëpërmjet librit të tij “Takimi i Koheve”që ma dha ta lexoj Rush Dragu. Koha i gjykon kohet…

 

          zefpergega434@hotmail.com

Comments (2 posted):

Interesanti on 11 December, 2009 09:42:04
avatar
Kam lexu shume gjana te Meshtarit Gojcaj dhe me thane te drejten me kane pelqy.

Do te ishte interesant me dite si i shkru vjershat meshtari A.K. i Miciganit?!
Ja nise me te shame dhe e mbaron me budallek vjershen thone ca qytyla. Hajde kuptoj.

Disa goje thone se ja ka ba tete me dy administratorit tone,pra Rushit,ka gjete ane e kande njerze e hafije me zhbirilu ne biografine e Tijna e me gjete edepsezlliqe te tij e pastaj me ua kallxu besimtarve gjate rrefimit si ne besim,per me damtu "adminin"

E tash Rushi po e dron besa boll kyt burre inatcor e per njat pune ja bllokoj edhe te famshmet komente Nenkolonelit qe e pat hype ne kupe te qielles,po tash i kane ra puplat adminit.

Ja ma ne fund ju gjiet dermani edhe ADMINIT,ju gjeten ca njerez te Afert te Tij qe i raportuan "Burrit te Forte" ..tek-fek edepsezlliqet e Adminit e ky u ule si DAC I BUTE.

Jo more se u kam pase thane se i gjindet dermani edhe ketij interneti edhe prej atyre qe jane injorant e s'dine ta perdorin,por ama kane SPIRUNJET qe i rrefejne tek e fek, cudite e "adminit"

Biles thone se "adminit" ja kane pase saju (cpife)do njerz te Tij nje ndodhi qe ja kane kallxu "Burrit te Forte" e ky kete cpifje vazhdon ta thote rrek e tek ne rrefim.

Por goje te liga thone se keto gjana "admin" i ka ne CD dhe don me i fute ne YOUTUBE,hajde dreq e dije!!!!
Mark Gjonaj on 13 January, 2010 08:50:28
avatar
Ja ku del Magicu edhe ketu...! Interesanti eshte Gezhoja e vjeter...! Don me fillua prap me priftin...! Eshte mire Administratori ta marre ne dore, Interesant Magicun...! Po i them nese ka gje per klerin, i lutem te mose haje mu...t, po te shkrujaje se e mbeshtes une, por jo kot e panevoje, te marrish ate tjetrin neper goje. Nuk ka qene ndonjehere fushate kunder priftit, por kritika ne kalim. Mos ja shfaq me komentet..., nuk e meriton, i thote vetes dhe besimtare!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0