Home | Letersi | ERNEST KOLIQI ARKITRAU I PROZES SHQIPE

ERNEST KOLIQI ARKITRAU I PROZES SHQIPE

Font size: Decrease font Enlarge font
image

(Me rastin e 80-vjetorit të botimit “Hija e Malëve)

…hija e maleve ra mbi kohen. Zanat flenë në një varrëzë të shndritshme. Ajo e fundit e la një këngë në logun e lisave, që bariu ia mësoi nuses së tij e ajo fëmijëve të së ardhmës, duke pritur derisa lindën këngëtarët hyjnorë, për të zbritur nga mali në fushën e begatë të atdheut, me këngën e zgjimit ndërkrahinore, në respekt të idealit shpirtëror të heronjëve dhe krijuesve të epopesë.

          Si më ra në dorë “Hija e Maleve?!” Disa tezga të gjata me kaseta, libra, bluza me flamrë kombëtar, kryqe dhe uratë, revista nën zhurmen e magnetofonëve ftonin njerëzit pas kërcimeve dhe vallëve, kapur dorë për dorë. Mora një libër të vjetër me një bojë blu fort e çelur. Burri që shiste libra tha:

 “Libri im bën 20 dollarë, ndërsa librin e Koliqit po ta jap falë!!!”

Ernest Koliqi, ish ministër i arsimit të Shqipërisë në kohen e okupaconit italo-gjerman dhe profesor në Universitetin e Palermos, i cili botoi për njëzet vjet revisten “Shejzat” ia kushtonte librin prindërve të vet. Në kopertinen e fundit shkruhej: Botimi i dytë më 1984 nga Shoqëria botuese letrare Livonia- Michigen.

 

SHOQERI A PARE BOTUES 40 VJET ME PARE

 

Pas rrjeshtave prezantues të shoqërisë botuese e letrare në Livonia të Michigenit thuhet se libri “Hija e Maleve” bën 10 dollarë dhe mund të porositet tek Xhevdet Hoxha, në adresen 29559 Lamer Lane Livonia MI 48152.

Kjo tregon se komuniteti shqiptar në Detroit, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, i vogël në numër, ka patur një shtëpi botuese, që deri tani të pakten për mua ka qënë e panjohur. Fakti që kjo shtëpi botuese ka promovuar librat me më vlerë të kulturës shqiptare, shpreh jo vetëm vizionin e themeluesit të saj, por edhe vendos gurthemelin, duke i vënë humbjës dhe asimilimit një digë të madhe. Drejtuesi i kësaj shtëpie botuese ka qënë Xhevdet Hoxha.  Për të mësuar më shumë rreth tij pyeta një ditë aktivistin e diasporës Julian Çefa: “Xhevdeti është nga Kopliku dhe ka mbaruar shkollën në Shqipëri për mësues. Ka punuar pak kohë si mësimdhënës në Mirditë bashkë me villain tim z. Çezar Çefa. Me pas Xhevdeti ka emigruar në Amerikë dhe ka punuar për rreth 15 vjet si redaktor në “Zërin e Amerikës.”

Në shënimin përcjellës që botuesi Hoxha i bën librit me 12 novela të Ernest Koliqit ai shkruan:

“Po dalim para lexuesve me numërin e dytë të bibliotekës letrare, një përmbledhje novelash, botuar për herë të parë në Zarë në vitin 1929. Autori i këtyre novelave nuk ka nevojë për paraqitje. Nëpërmjet shkrimeve të shumta, romane e novela, tregime e poezi dhe përshkrime e artikuj të ndryshëm, gjithashtu punës së madhe të zhvillimit të arsimit kombëtar, si drejtues e punëtor shkencor, Prof. Ernest Koliqi është i mirënjoftun para shqiptarëve, që merren me kulturë. Lexuesi i moshës së re, ndoshta as e ka lexuar titullin e këtij libri. Për këtë arsye kishte me u nevojit, por po kufizohemi me citimin e letrës së një miku, i cili ndër të tjera shkruan:

“Kur isha student në shkollën e mesme në Tiranë në vitin 1935 e lexova këtë libër në bibliotekën kombëtare. Më pelqeu jashtëzakonisht, sidomos për gjuhën e bukur dhe përshkrimin e shumë traditave shqiptare. U mundova me e gjet një kopje që ta kisha në bibliotekën personale, por që e pamundur. Atëherë mora një makinë shkrimi dhe e kopjova të gjithë librin.

Për me plotsue dëshiren e mikut dhe të lexuesve ne vendosem me e riprodhue.”

 Ramë në kontakt-shton botuesi, me mikun tonë Dr. Petro Vuçanin, i cili pati vullnetin me e fotokopjue dhe me na dërgue tekstin e plotë të këtyre novelave. Dr. Vuçanit i jemi shumë mirënjohes për këtë punë të madhe.

Sa i mahnitshëm është repekti mes Xhevat Hoxhës, Dr. Vuçanit dhe veprës së Koliqit!

 Historia nuk fillon kur erdhe ti me koven e ndryshkur pa qumësh!

Ajo ka nisur që herët, madje kur erdhi mërgimtari i parë, e Xhevat Hoxha është një gur piramide që bën dritë në rrugët tona të ikjës. Me këtë mendim i rilexova novelat e Prof. Koliqit, këtij arkitrau të prozës dhe letersisë shqipe.

 

A DO TE KTHEHET ZANA E FUNDIT?!

 

Gjithë bota mitologjike shqiptare ka qenë mbushur me zana, saqë çdo mal apo breg deti kishin çerdhen e zanave të veta. Sot ruhen ende vende që quhen me emrin e tyre. Kur nisnin betejat mbi armikun shkelës, trimat e merrnin në sy rrezikun e gjunjët nuk i lëshonin nga shkulmi i hovit që u jepte zana. Në ditët e ngadhnjimit, zanat mjekonin plagët e heronjëve me sytë e ngrohtë të diellit dhe ujët e kripur të detit. Ato merrnin dhe u konin qumësht prej deleve të tyre poeteve që ti këndonin triumfit të lirisë. Një ditë ato, kur i duheshin më shumë popullit shqiptar u zhduken, po këngëtarja më e mirë mbeti gjallë. Ajo i mbështolli trupat e adhurueshëm të Pajtorëve e rudinave në tisa të tejdukshëm në një shpellë kristali. Po si ndodhi kjo mungëtirë trishtimi?!

Autori nëpërmjet përsonazhit të Rushitit, i cili u tregon kushurirave përrallën, shpaloset analiza e botëkuptimit të shqiptarit. Koliqi godet me penen e tij të stërvitur në virtyte e në karaktere, një strofull ku hyjnë e dalin korbat që sqepojnë lirinë.

“… Shqiptarët nisen me e harrue lumninë e etërve fatosa. Iu dual kujtimit atdheu. Mendimet dhe dëshirat e tyre u kufizuan ndër caqe të bajrakut. Trimërinë e trashëguar filluan ta përdorin për vrasjen e shoku-shokut. Për Shqipërinë e Mbretit të Madh Skenderbe, asnjëri s’kishte për ta pikë malli në zemër. Thonë se në atë këngë dëgjohej zhurma e përkujdesjës së djepave e fjalët e nanës Nina-Nana, që u ndjellnin gjumin e ëmbël fatosave të ardhshëm të lirisë. Thonë se në ato këngë dëgjohej gurgullima e krojëve me një krismë armësh, brohori dasmash, në ballë krushqit e malit. Po po, thonë së dëgjohej kënga e këmbanave të faltorëve. Dhe kënga e tyre poshoi, s’u dëgjua më…”

A ka humbur kënga e zanës së fundit?! Jo, jo nuk ka humbur. Eshtë fshehur në këngët e vallët tona. Po që tani janë kthyer në skllave të shtypura e të papërfillura. Shkrimtari nuk e bjerr shpresën nga buzët e njoma të zanave, që flenë ndër vorre të kristalata, duke pritur ditën e agimit të madh.

“…flenë ëndërrojnë lumninë e ardhshme të kombit tonë e, krojet e gëzimit kanë për të çelë në çdo kënd të Shqipërisë. Lulet tona që mbulojnë vorre dëshmoresh, kanë për tu gërshetuar me kurora kremtimesh”

Kush do ti ngjallë zanat?! Në fund të novelës “Zana e Fundme” fjala përbyllëse është: “Në fund Reshiti pëshperiti sikur ti jepte përgjigje mendimeve të thella “- kush e di !”

Lek Dukagjini ishte thirrur në darkën e Kastriotit në Krujë për fitoren ndaj turkut. Leka përcillet me 50 luftëtarë 20 krenë e 30 gra, mes tyre edhe Lula, vajza me e bukur e Dukagjinit. Heroi kombëtar thirri kërcimtarët dhe me të mirës do ti njepte një çmim. Kur pa se çmimin po e fitonte një turkeshë del në skenë zana e Dukagjinit, duke kujtur të gjithë se ishte Lula. Dhe Koliqi e mbyll novelen ”Kërcimtarja e Dukagjinit” me shprehjën: “Zanat bëjnë shpesh kësi lojnash…!”

 

NDJESIA E SHPAGIMIT DHE E BESES

 

Që para 80 vitesh Koliqi me shpirtin e tij të ndjeshëm, të veshur me kulturë e dije konstaton tek shqiptari një ves dhe një virtyt. I pari është shpagimi “ shqiptari a dreq nuk e harron fyerjen”. Prirja e gjakmarrjës duhet të çrrënjoset prej njomësisë së dlirë të fëmijëve, sepse po dëmton kombin e po shfaros fiset malësore. Duhet që në vogli t’ua mbushim mëndjen e t’ua shkulim nga zemra se është një turp e barbarizem. Për me tregue prabesitë tona të huajt e paraqesin gjakmarrjen si provë kryesore.

Sa fëmijë ka sot në Veri të ngujuar që nuk e shohin dritën e librit?!

 Asnjë nuk ndalet në strategjinë e qëllimtë për ta mbajtur këtë vatër plagë të rrjedhë gjak, për ta paraqitur veriorin, malësorin të padobishem dhe të pagdhendur në integimin e strukturave të larta të pushtetit. Justifikimi për të mos investuar në Veri ka bazë të vjetër, shumë të vjetër…

          Ndërsa virtyti i shqiptarit është ndjësia e e besës. Tek novela “Gjaku” mësuesi është përsonazhi i dy botëve të skajshme që luftojnë, kacafyten me thonjë e me plumb, përgjaken derisa e shkrijnë njëra-tjetren. Doda, një malësor që fati i veçantë e kishte shpëtuar nga jeta e pagdhëndur e maleve duke e ndjerë vetën të lumtur se ishte shkolluar në universitetet perëndimore, jepte mësim në gjimnazin e qytetit dhe që fejuar me një vajzë që kishte vetëm nanën. Gjaku i tij i trashëguar prej etërve luftëtar pa gëzuar kurrë një çast paqeje gjatë qindra vitësh të turbullta, kishte një rrjedhë qetësie, plot hove të kërcyeshme për të bërë diçka për Shqipërinë, sepse për ta realizuar nuk mjafton të kryesh detyren. Endërrat që i thureshin mësuesit malësor, të ramë në qytet, i diskutonte me të fejuaren. Po atë e hante droja dhe një ditë i drejtohet më ëmbëlsi Nushës së tij të dashur, e cila ia shtonte dashurinë për të bërë punë të dobishme për prosperitetin kulturor të kombit

.         “…nuk jam kundra kulturës oksidentale. As një fije, po jam kundra disa parimeve të saj që na i pranojmë pa kontroll që me duket se ligështojnë cilësitë origjinale të rraces shqiptare!”

Sa origjinale kjo thënjë!. Mu kujtua vendi im spo ishte plasaritur kalaja e vjetër e diktaturës dhe thirrjet “E duam Shqipërinë si Europa!” buçisnin pa bukë bulevardëve të qytetëve dhe televizioni jepte në ora tetë të darkës filma perëndimor me seks pa çarçaf!

Si era e fortë e dimrit të acartë që i përkul degët e pemëve deri në buzët e dheut dhe trungu i mbledh enërgjitë e palcës së vet me qëndrue pa u thyer, ashtu edhe mësuesit Dodë, ekzaltimet drejt aplikimit të jetës perëndimore në sofren e vobeksisë të lëgjëndës së misrit të mykur, i shkaton një sforcim dhe kraharori i mbushet me bulëza të ftohta.

“…a bajmë mirë na që ushqejmë ato kalamaj me ide të marruna pa shqyrtim nga oksidenti, po due më thanë, a duhet tu japim mësim si fëmijë Europe?!

…Eshtë hera e parë pas qindra vjet që gjaku i tyre po ndeshet me kulturë, apo këto njohuri kanë më veshë me një lluster sipërfaqësore me një lëvozhgë të ligësht që bie me të paren herë. Po unë dua me shkrue nje libër për ta!                    

Koliqi, ky mjeshtër i përsosur i dramacitetit dhe i përballjes së heronjëve të vet në mënyrë organike dhe të besueshme e ve shpirtin e kulluar dhe të kulturuar te Dodës me turfullimin që sillte hija e gjatë e maleve mbi trarët e zjarrit, të nxirë nga tymi dhe ngujimet. Një lajm mortor vjen nga malësia kur ai po korigjonte hartimet e nxënësve. I kishin vrarë vëllanë Zeken në fshat. Qëndroi atje pesë ditë i mbërthyer në vajin e mallëngjimit dhe shpresës, se shteti do të vendoste drejtësi.

Dikush zbret në Shkodër që bashkë me lajmin e zi, i jep këshillën e gjakmarrjës “parja e bardhë për ditë të zezë”. “Pasha bukën yt atë me ka çue…!” “Po unë jam mësues si mundëm me vra?!”

Shpirti i Dodës mbështetej e ushqehej nga parime të buta, të ëmbëla, të mëshirës njerëzore e ai travlohet rëndë. Mundohet ta gjëjë këtë ngushllim tek e fejuara, por e ëma e saj e therret në bazë të zakonit për shapgim. Plehut shekullor mbledhur nga terri në shtyllën e karakerit të fisit, mësuesi Dodë kërkonte ti bënte qëndresë me shtegun e shkëlqyeshëm të njohurive shkencore dhe me krojet e dijeve që e kishin armatos me progrese të avancuara. Tani trupi i tij qëndronte pezull mbi një humbnerë të frikshme. Kur ai mëndonte ti jepse zgjidhje ligji, të gjithë i fërshellenin në vesh me gjuhën e qotëlargut për të marrë gjakun.

Sapo kishte rënë zillja e orës së parë dhe dikush e therret se gjakësi është në pazar. Dy tre plumba dhe gjakësi i vëllaut shtrihet përdhe si një lis i prerë me sopatë. Të gjithë i thonë të largohet diku jashtë shtetit, por ai qëndron aty dërisa xhandari i vë prangat. E ai me tregue para gjyqit se fajtorët me të mëdhënj janë autoritete qeveritare.

          Po sa drama gjaku shkruhen në korriz të shqiptarit?! Dhe fati fatal e ka mullkuar me gjak erën e ndryshimeve. Një forcë ia rrëmben vullnetin njerëzve të mirë të shtyrë me kondak pushke dhe gjuhë kërcenimi.

          Dhe Koliqi derdh në kupën e uratës që leshon muzgje mbi dritarët e shpirtërave të virgjër.

          “…ai që kalon ndër popull duke hedhur farën e një jetë me të mirë, ai që ndriçon me një dritë me të bukur tokën që na ushqen, ai që bën të ngadhnjejë agimet në muzgun e pacaktuar të shpirtrave, shkurt kush i difton popullit një udhë qytetarie të vërtetë, ai është i dënjë me qenë i nderuar si gjysmë perëndie”

 

KOLIQI KULTURA DHE MERGATA

 

Me ato që me ka rënë rasti të lexoi, them se Koliqi është një vizionar, që në piktakimin e kohëve vetëm sa merr një shkëlqim të ri dhe padyshim themelues i talentuar i prozes shqipe gjatë shekullit të kaluar. Ai i përket gjerdanit të atyre shkrimtarëve që e ka pasqyruar mozaikun e kulturës dhe të shkrimit shqip me gajtane të veçantë dhe të dukshëm në ngjyra. Koliqi nëpërmjet prurjeve të tij vë në tangallin e zjarrit realitetin e hidhur të druve të lagura.

Në shkrimin “Tradita dhe Kultura” ai shprehet: “Koha e kapërcimit prej një epoke në tjetrën, e cila shkatoi përleshje të frikshme mes dy botëve në kundërshtim, një botë që pretendonte që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patrialkale e një botë mëndimësh të hovshme që synonte me vrull të saj me shqymbë çdo lloj kalese para se me përteri mbi baza të reja jetën e njerëzimit, çka ishte për meritë të virtytit të etërve e të gjyshërve u qujt papritmas e mbetë dhe faj për brezat e ardhshëm!”

Koliqi me këtë stigmatizon marramëndjen e komunizmit për tu bërë ideologji sunduese në emër te së resë, por shkrimtari nuk ia zë emrin në gojë.

Shikoni sa jetë ka konstatimi i Koliqit për mërgaten kur shprehet:

“Sot programi politik i njanit apo tjetrit tubim partiak, vret të tanë ndjësitë më të ëmbëla që mbinin në zemër të shqiptarit. Tue e përdor emrin e atdheut, punojnë për shkatrrimin e bashkimit kombëtar…As individat as grupimet në Dhe të huaj nuk mund të fitojnë pozita të vazhdueshme në fushë të politikës. Kërcen dikushi për një kohë sipër të tjerëve, mandej bjen. Pozitat politike fitohen në atdhe. Ata që duan më lanë mbas vetës një kujtim të mirë dhe me vleftësue ngashërimet e mërgimit nuk duhet të bien mbas ethëve të një veprimarie të zbrazët, a thue së nesër do të hypin mbi kolltuqe sundimi, por duhet ti kushtojnë mundin e orvajtjës me pregatitë në botën e lirë shelbimin shpitnor të breznive.”

Me tej Koliqi shton pytjen në realitetin e kohës, që nuk ka ndryshuar as sot në diasporë.

“Kultura çel horizonte para nesh e na shënon udhën me krye detyrat tona si njerëz e si qytetarë. Si asht puna atëherë që na të dalë prej universitetëve ma të përmendura të botës, nuk dimë sot të bashkohemi për të mirën e atdheut, që të parët tonë pa dhe me pak shkollë, veç me normat e traditës arrijshin me u lidh me besë shqiptare e me krye detyrat ndaj nanës Shqipëri?! Kurrë një lidhje vepruese nuk vepron nga pregatitja jonë ditunore!

Paisja me kukturë e lartëson instiktin e ndërgjegjës kombëtare të njeriut dhe ia bën shpirtin e butë, si vala që fle nen shallin e diellit. A përshkohen veprimtaritë në diasporë nga inspirim i koshiencës, apo dridhen nën fërkime duarsh për të nxjerrë fitime?! Pse presa e damkës së deformimit bie mbi traditën tone?!. Kjo traditë që dalëngadalë po vjen duke u shuar, si llava e vullkanit që len pas një shkrumb që nga breznitë do të shikohet si një hedhurinë. Tani kultura shqiptare që dallohej prej gjakut e gjuhës nga kombet e kombësitë e tjera është sot kërthizjashtë dhe jo besnike e cilësive të mistershme të zanafillës se vet. Ka mbetur edhe pak kohë për të mënduar…

.

                   zefpergega434@hotmail.com

Comments (11 posted):

Daniel Gàzulli on 02 February, 2010 08:32:29
avatar
Pyes sa herë veten: po a njimend u dashka me shkrue vetëm tosknisht, edhe kur fjala asht për një gegë të madh si Koliqi?! A nuk e vëreni sa i sforcuem rrjdh shkrimi Juej kur jeni gegë, shkrueni për gegnì, e prap sforcoheni me shkrue në dialekt të Jugut, pse, simbas mendjes sime, kjo nuk asht gjuhë e përbashkët, po një tosknishte e atrofizueme.
Daniel Gàzulli
Mark Gjonaj on 03 February, 2010 10:44:18
avatar
Zotri Gazulli tunjatjetani!

Te kam lexuar diku dhe me kane pelqyer shkrimet tuaja, megjithse nuk ju njohe, ato pasqyrojne nivelin tuaj gjuhesore, sociologjik e historik. Une po shkruaj cfare di dhe mendoj se kush mund te jeni. Nga mbiemri, Gazulli, duhet te jeni rraje Mirdite, gazullor nga fshati Gazuj te Kashnjetit te mjerditorve te Lissusit. Por mendoj gjithnje perderisa ju keni mbajtur mbiemrin Gazulli duhet te jeni i shperngulur dhe me e mundshme ndoshta ne Zadrime, Shkoder a diku tjeter.


Te thashe se te kam kenduar diku, je pak parcial,, por per kete problemin e gjuhes tash 20 vjet eshte folur cdo gje, nga cdo ane e krahine. Por une mbasi i kam lexuar te tera shkrimet, deri dhe ato me tendence fondamentaliste; jam perqendruar tek shkrimtari yne i madh Kadare, qe ka dhene mendime reth ketij problemi dhe une e kam lexuar ne Gazeta Iliria, me e madhja e shqiptarve ne Amerike, tani nuk e kam ne dore, nese ju duhet do te shfletoj nje barre gazeta dhe do tu jap numrin dhe daten. Persa flet, mua me ka bindur shkrimtari.


Si studjues qe mund te jeni, une nuk i kam njohurite tuaja ne kete fushe; por si pjestare i Kombit tim kam te drejte dhe te jap ndonje mendim per gjuhen shqype qe thoshte Fishta. Ndoshta , jemi dhe nga nje zone, qe ju duhet te keni lene te paret tuaj, ndersa une kam lere ne ate vend dhe jam bere 10 vjec. Une nuk e kam ate shqetsimin tend se perse nuk flitet gegrishtja si gjuhe zyrtare dhe pak a shume jam me Kongresin dhe rregullat e drejtshkrimit. Ke te drejte kure shkruajme ne geget gjuhen zyrtare(qe ju u vjen per shtat ta thoni toskerishten), tkurremi, shterngohemi dhe deri dhe djersitemi, se ju e dini se mbasi te kalosh 7 vjec me gjuhen e nenes, ginginat nuk kethehen me. Kam pase nje kuksiane mesues rusishte ne tetvjecare dhe kure na turresh ne per detyrat, na thoshte: - perse nuk i keni bere detyrat, a ju kam thane mi ba-


Ajo qe me shqetson mua eshte zotri te japish ndonje mendim edhe sa vjet mund te flitet gjuha shqipe ne trojet e veta? Se ju po shqetsoheni per dialktin krahinore gege. Po te qendroje kjo qe eshte dhe ka ardhur duke evoluar deri tani, ne po e puthim ne balle. Perse nuk e jep ndonje mendim zotri, ne "toskerisht" po te them?. Apo mendon zotrrote se kur te shperbehet kombi shperbehet dhe asimilohet dhe gjuha shqype, elementi me kryesore qe do ta krahasoja me placenten e Kombit tim, qe e foli dhe e cau rrugen e historise me shpate ne dore dhe erdhi deri ne ditet e sotme. Shoferi i dehur me shpejtesi dhe Danieli ankohet se me beri pantallonat balte; ndersa une te them qe mire qe shpetove se do te fshinte...!


A do te bashkohet Evropa ndonje dite Daniel djali? - Mesiguri qe do te thoni- po. Dhe kjo nuk do te zgjase ne infinit. Se po te thoshja qe si me ka mesuar xhaxha Lenini mua tek libri i tij "shteti dhe revolucioni", kure flet per parullen shtetet e bashkuara te Evropes, o eshte e pamundur, ose eshte bashkim reaksionare; do te me thuash *'me merziti ky enverist komunist...! Pyetjen per te ardhmen e gjuhes time, e kam bere ne shume komente, por studiusit e perspektives se saje deri tani i nderuar zotri, flasin e belbezojne me koken nen stravecen e gruas. Ju duhet te qani per kete, biles me xhurdi te zi qe moti, qe e kane perdore te paret e Gazullit te Madh, ambasador i Skenderbegut dhe mos gabofsha dhe ka qene nxenes i Nikolla Kopernikut te Madh stronom. Idese se cifutit rus Trockit per Evropen e Bashkuar, do ti ngelet e fundit dhe llustra gjuhe e lagur e shkreta, qe mbasi do te futet ne kutine e votimit; ajo qe do te fitoje, do tja beje gjuhes time me llape nga mbrapa, shko shtrige e vjeter se kur mu deshe te kam shfrytzuar!. Me kete gjuhe zotri Gazulli e mbrojti fene e cifutit Krisht si atlet i tij, Heroi yne Legjendare Gjergj Kastrioti e tj. e tj.; sigurisht qe ajo nuk ishte e pastruar dhe e perpunuar si e sotmja. Pra perfundimisht, ju e ngreni zerin me te drejte me e pastrua, por ajo nuk ka per tu fole me z. Gazullor, me cfare shikojme projektet e Evropes.


E fundit zotri, kam per komentin tuaj ate qe, personi qe e ka komentuar Koliqin ne gjuhen shqiptare zyrtare; do te kete menduar qe ky informacion nuk eshte vetem per geget, por per tere popullin shqiptare, qe kure shkruan, je i detyruar te flasish me standarten gjuhesore zyrtare. Dhe po te siguroj se une e njohe komentuesin e Koliqit, me ne dhe ne familje flet plotsisht gjuhen e paster te gegnishtes. Mos gabofsha kam degjuar dhe duke fole profesor Gjovalin Shkurtaj. Por z. Gazulli, te rinjet sot e kane koken ne samare dhe kane marre ne tmthush(nuk di a e perdor), me te katerta, urish dhe drejt Evropes dhe Perendimit. Sikur te beje vaki dhe te fitoje nje nga gjuhet me te vjetra te Evropes, gjuha jone, toka jone, Lokja Jone, gjuha e nene Lokes Shqiperi. Edhe xhaxhi Enveri i kshillonte spiunazhin anglez qe kishin shkuar per "ndihme" ne Shtabin e Pergjithshem U.N.*, ne fakt ata donin ta asgjesonin, por ce do ndodhi e kunderta, u vrane vete dhe Peter Llukas qe e mbante stingun stilelaps pistolete me vete per te vrare Enverin, jo vetem qe nuk e vrau, por u zhduk dhe stingu. Nuk mund te mbash qendrim patriotik z. Gazulli, po nuk je guximtare dhe patriot i vertete i Kombit tend. Me gjuhen shqipe me te vertete qe zerat e ankuesve duhet ti degjojme; ndonse sot per biznes dhe nuk duan t'ja dine se cfare e ka gjet ate; bertasin e ululurinje bizneset qe hajdeni se i keni ne gjuhen e embel shqype te nenes dhe te babes; pa e dite fare se e ka marre ferra uraten. Keto kisha per komentin tuaj tani per tani, me falni se ndoshta konfidencialisht, pa pasur konfidence, por si patriot mua kjo me shqetson dhe asnje nga keta qe e mbajne koken ne samare edhe kure kam debatuar, nuk me jane pergjigjur. Ju pershendes dhe ju uroj te gjtha te mirat kudo qe jeni, naten e mire!.
Nje simpatizante i flakte i gazullorve on 03 February, 2010 01:46:04
avatar
Nuke e di per Ju i nderuam Danjel nese jeni te nje gjaku apo te njajtes peme gjenetike me te famshmin gjuhtare e studiues te ndierin Z.Don Nikolle Gazulli i vrare nga forcat bolshevike komuniste te komanduara nga Zoi Themeli dhe Foto Biba qe thirrej nga Komunistet(Toger Baba)sinonim i krimit ne shkadhe superiore . Ai u vra vetem se punoi per Atdhe ne menyre te perkryeme ,jo vetem si prift por me punen studimore dhe shkencore ne lavrimin e gijuhes Shqype duke na lane trashigim nje numer punimesh shume me cilesi ne kyte lami deri edhe nje fjaluer,por per fate te keq te shkences tone gijuhesore ne majen e punes dhe studjim kerkimit ja marrin jeten parardhsit ne te cillet beson Marku .Me te vertete si e kadhzon dhe Vete ky ashte kene oficer deri me grade N/Kolonel,por kjo nuke ashte me vend , qe per cka kane ba e baijne te djeshmit kjofte edhe me gijuhen Oficeri te baht avokate si edhe bahet edhe per te sotemit mbaseardhse te ketyne qe ne cdo menyre don me ju dhane te nrejte. Ashte fakt qe Gazulloret i kane dhane shume kutures dhe historise se Shypnise por ashte me te ardhe keqe , qe nje krijese si Ky ish Oficeri si na kadhzohet ne komentin e masiperm kenka edhe Ai pre Jush ,pake shtire me tu besua por e ka marre "Dreqi te vogel ne dore e ka latua per marak me dalte e qokic e ka ba ne Shembylltyre te vete, qe ne cdo situate ti rrije ne bese!!!."
Mark Gjonaj on 04 February, 2010 02:38:01
avatar
Mendet qe te jep natyra, jane me te qendryeshme se sa ato te shkolles, me vjen keq qe pasken shteruar...! E sa per mua, faliminderit se te pakten mademi im e pranoka latimin, ndersa ju akoma me cfare keni pare deri me sot nuk t'u heqka asnje ashkel...hiqjani "e"-ne sipatizimit qe t'mos ju ngatrroje me grua; e po je burre, Migjeni thoshte lereni plakun ne shejtenine e tij... se si thumb ne tru i eshte ngule galuc Perendia...!


Askush nuk jua ka pare hairen "oficeravet" te Zotit ne toke me detyra te posaqme dhe me rezidence ne Vatikan. Te gjithe ata qe nuk i paten "sjelljet e mira me rezidencen e perhershme", perfunduan ne prifterinje te thjeshte, punuan me gjithe shpirte per Atdhe e fe si Budi dhe te tjere; ndersa te tjeret nuk munden me iu shkeput formules se perzgjedhjes qe lideret e tyre te bekuar, Shen Thoma Akuini dhe Ignjak Lojola, ja lane testament "Rezidences" se perhershme te Zotit; qe per tu bere prift, ne radhe te pare duhej te fuste "koken" ne Vatikan dhe cfare te mbetej, ti "sherbente" Atdheut.


Diviza e prifterinjeve- asgje per Atdheun tend, cdo gje per Vatikanin- mbeshtetet tek betimi i tyre, kur hyne ne organizaten(rendin) e tyre qe thote: "Ne emer te kryqzuarit ne kryq, Krishtit, une betohem se do ti nderpres te gjitha lidhjet qe me lidhin me baben, nenen, vellezerit, motrat, farefisin, shoket, me mbretin, gjykatesit dhe me cdo pushtet tjeter te cilit i kam sherbyer, ose jam betuar qe do t'i nenshtrohem ose t'i sherbej. I nderpres mardhenjet me vendlindjen time, prej tash e tutje, ekzistenca ime eshte ne sfere tjeter. Betohem se do ti shpaloi kryeshefit tim te gjithe ate qe bej, mendoj, lexoj, mesoj dhe shikoj reth vetes", lib. Komp. Botror, faqe 46.
Paul Palushi on 04 February, 2010 11:40:50
avatar
Mark, gjithcka ti shkruan ketu ka te beje me formimin tend ideologjik M-L dhe eshte absolutisht e pa vertete.
Si thojne te mocmit, ty "njiqind spate me te ra nji ashkel nuk ta hekun", por e verteta eshte krejtesisht ndryshe...
Ne pergjithesi, prifterinjte katolike shqiptare, per arsyen e thjeshte se para se te beheshin prifta jane rritur ne zonat ma patriotike te vendit, kane qene patriote te vertete qe kane vene atdheun para dogmes.
Rasti i priftit dhe studiuesit te famshem te shqipes Cordiglianos, me shume peshe ne Vatikan, kur mbas kthimit ne Itali beri nje nje liber te tij i cilesonte shqiptaret ne nje menyre negative nuk mbeti prift shqiptar pa e kritikuar edhe pse e kishin koleg. Pra Atdheu per ta ishte para rrobes qe ato kishin zgjedhur te vishnin...ato e deshen Atdheun me shume se komunistet sepse nuk e shiten ate per Mosken, Beogradin apo Athinen...a asht e vertete apo jo ???

(megjithese kafen e du prej tejet druzhe)
E.Miculi on 05 February, 2010 08:15:07
avatar
Marku po me ban te kujtoj nje episod te lezetshem te kohes se tyne te errte.

Ishim ne zbor(me vjen keq se nuk mundem tu sqaroj te rinjeve qe nuk e dine se çka ishte zbori,se do zgjatesha shume)i gjith batalioni jone po bante pregatitje rreshtore.
Ndigjoj ne nje moment se komandanti i therret nje shokut tone qe e quanin Jovan;-Jovan, rregulloje hapin se e ke gabim.
Por Jovani vazhdon ne ritmin e tije.
Mbas pak komandanti i therret prape;-Jovan, rregulloje hapin se e ke gabim.

Dhe Jovani i pergjigjet;-Jo shoku komandant, ta rregullojne ata hapin se une e kam mire,ata e kane gabim.

I gjith batalioni e kishte gabim e Jovani mire,simbas tije.Keshtu edhe Marku, te gjith e kemi gabim...po deshte provoje e thuaj te kunderten...

Dhe mos gaboni ti permendni Zotin apo priftin se Marku do ju hedhet me thonj ne fyt.
E gjith bota, katolik,musliman, ebreje besojne e kane veç nje Zot(dhe te gjith kuptohet ne forma te ndryshme)i luten te jajtit Zot, qe per Markun nuk ekziston.Pra bota e ka gabim e Marku mire...

E gjith bota nderon e beson ne nje Zot,kurse aji beson ne 3-4 zota dhe per Markun ata jane Marksi, Stalini e Enveri...
Harron Marku se eksperimenti i shoqnise pa Zot u provue per rreth nje shekulli ne gjith boten komuniste dhe prodhoje veç varfeni, uri,burgje e vdekje.
Harron Marku se çdo president i SH.B.Ase i sapo zgjedhun betohet mbi Biblen dhe se kupton se Bibla ua kthen miresine...shiko te lutem si jeton populli amerikan...apo te jane erre syte prej urrejtjes per Zotin.

Megjithese shumica e lexuesit dhe komentueseve te ketij webi edhe pse besojne, kan rrespektue ateizmin e Markut,por per komunistet asht e pa mujtun dhe e pa pranueshme rrespektimi per ata qe besojne...formimi komunist nuk e lejon.

Z.Mark, ne malesoret kemi nje fjale te urte qe thote;-Ma mire i lyem me shoke se i lame vetem.

Ne vend qe te merremi me shkrimin e bukur e komentet e ngrituna ne art te Z.Z.Pergega mbi prozatorin e famshem shqiptare Z.E.Koliqin, duhet te humbim kohe me Markun- ja ç'dame te medha i sjedhe ketij webi.

...ah po harrova tu them se Jovanit as komandanti dhe askush tjeter nuk mujti ti mbushte mendjen se e kishte hapin gabim...
Ju lutem leni Jovanet ne bindjet e tyne.
Pershendetje.
...edhe nje shtese per Markun... on 06 February, 2010 01:09:23
avatar
Mark, P.P.SHja te dha shkolle e te bani polic(qe jam i sigurte qe nuk ishte faji yt),pra mbas gjith asaj shkolle te "nalte"te gjith te therrisnin shoku polic,ne syte e te gjitheve ishe veç nje polic e jo ma shume(dhe besoj se s'asht nevoja te kujtoj se çfar alergjiet kishin shqiptaret per emnin polic)pra per sa te jetonte P.P.SHja ti do ishe veç nje polic(kjo edhe pse ti e kishe emnin Mark, qe as ky nuk ishte faji yt)

U shemb komunizmi,erdhi demokracia dhe ty Mark te dhane graden e nenkolonelit.Nga nje shoku polic te shenderruan ne nje z.Nenkolonel Mark Gjonaj.
Ja pra sa e vlerson demokracia njeriun dhe ku e denigron diktatura ate(sigurisht qe derisa te emnuan me ate grade ishte edhe merite e jote por qe komunistet nuk do ta nihnin kurren e kurres)

Demokracia te lejon ty z. Mark te shfryshe gjith vnerin tand kunder demokrateve,priftenve e Zotit ne ket flete interneti te administrueme prej atyne qe ju i shtypet e denigruat, por kupto drejt se ata nuk jane veç demokrat por jane edhe inteligjente, sepse me shkrimet dhe komentet tuaja i thone botes;-Ja kush ishin e jane komunistet e ateistet shqiptare.Kur bajne keshtu edhe tash ne demokraci mendoni pak çka bane ata ne kohen e komunizmit çnjerzore.

A na lejuat dhe a na lejoni edhe sot ju qe te shkruajm ne org. tuaja kunder jush...JO,JO...kurre...pra fitoret e demokracise nuk jane veç tonat por jane edhe tuajat... por ju nuk munde ti kuptoni. (..provo me shkrue tek gazeta "Shekulli" dicka kunder Edi Rames?!!)

...e pra ,ne nuk munde te bajme gja tjeter veç ti lutemi Zotit per ju dhe rracen tuaj te pa fe...sepse tjeterkush asht e pa mujtun t'ju shendrise mendjen e tu hapin syte...Zoti bafte mrekulli ...
E.Miculi
Kalimtarii albdreams-it on 06 February, 2010 03:23:44
avatar
Kur
Marku shkonte ne shkoll , jun shkonit me lope , keshtu qe"cobani me deputetin" e kane te veshtire te bisedojune. Rrini e hani nga buka qe ju gatua politika e sotme , ate qe Marku e ka kalur me kohe dhe ajo tashti eshte per te injorance, Ai gJykon mesa kuptoj une me shume se ju dhe niveli juaj eshte shume i ulet[ dhe kjo jo per faj tuaj] por cte besh fati eshte fat dhe njeriu duhet ti nenshtrohet fatit, dhe ju 'korrni' intelektualitetin e injoraNCES TUAJ NEN HIJEN E NJE POLITIKE SHTERP QE PERPIQET TE BEJE HAPPY SHPIRTIN E NJE TE VDEKURI.Tani eshte vone per ju se qeni plak gjuetar nuk bahet.
Mark Gjonaj on 07 February, 2010 08:42:15
avatar
Miculi pershendetje!


Persa shkruani dhe shtoni me poshte ashtu ka qene dhe eshte vepruar, por nuk na ka penguar te benim detyrat, kemi qene me afer njeri tjetrit, duke menduar se po i sherbenim shtetit te vendit tim. Cdo funksion ishte i lidhur me tipin e shtetit popullore si, demokraci popullore, ushtri popullore, art i luftes popullore, polici popullore,cdo qytetare ushtare dhe anasjelltas larg dallimeve dhe prepotences ushtarake. Kush vepronte te kunderten hante plumbin ballit. Keto e forcuan unitetin ne mes ketyre organizmave, prandaj u zgjat dhe u be i pathyeshem ai pushtet dhe i sherbyem te tere. Pothuajse cdo gje ishte me kontribut vullnetare dhe pakashume u ngjajne organizimeve kishtare te sotme, cdo gje vullnetarisht.


Sot nuk ka me rend socialist(social), por kemi rend publik. Atehere e mbante populli me organizatat e masave ndersa sot ruhet me polici, me force ushtarake speciale te nderhyrjes se shpejte. Atehere, polici kure te ndalonte te nderonte dhe skishte frike se shtetasi kriminel te vriste; ndersa sot kur te ndalon, polici ka te mbushme armen dhe syrin ne shenjester per te vrare jo vetem kur e kundersulmon, por dhe kure bene ndonje gabim pa dashje, hap deren, komunikon me te ose mund te jeshe i pire e tj. Pra policia popullore ndryshon shume me policine publike. Kure per te gjithe forcat e ushtrise e policise ishte regulli njelloje, nuk te bente shume pershtypje lloji i grades, populli i njihte oficerat nga nenoficerat dhe policet, nga shkalla e kualifikimit.


Problemi i nderuar Miculi eshte tek raporti priftit me Fene, Atdhene, Kombin. Disiplina e hekurt e Vatikanit ne shekuj na lene me kuptuar se cdo gje per te bekuarit e Zotit eshte e kufizuar, vecanarisht per klerin katolik; te cilet per hipokrizi dhe ne kundershtim me baibllen e deshiren e tyre per te qene te lire si kristianet, torturohen tere jeten duke u perpjekur per te imituar kryeshefin e tyre Jezus.


Une nuk kam njohuri te shumta, por normalishte si intelektualet e tjere. Nuk them se prifterinjet tone nuk duan te kontribojne per Atdheun e tyre, ata duan dhe kane kontribuar duke shkelur formulen e betimit dhe duke u rezikuar ne profesionin e tyre. Une e di se do te me zemrohesh po ta zberthej fjale per fjale formulen e tmerrshme betimit te prifterinjeve te Vatikanit qe eshte shume me e forte se ushtaraket kur futet nen arme; por qe te mos merzitesh me komentet e mija mediokre, po ta kujtoj edhe nje here sa renqethse eshte dhe kujt i beson kjo mase e madhe njerzish idealisto fetare, qe me qindra e mijra prifterinje tallen dhe i bejne te hidhen si arusha ne cirk besimtaret e gjore injorante e te bindur ne verberine idealiste metafizike; ne qofte se nuk i sherbeni per interese, nje nga keta eshte dhe Miculi. Edhe shkrimtari Kadare ne komunikim me nje intelektual te diaspores Gjek Gjonlekaj ka theksuar se nje prift mund te jete poet i mrekullueshem, por per arsye kufizuese fetare, nuk mund te jete poet i madh(great poet). I madh do te thote te japish definicione dhe te ngulesh ne tabani i kombit tend dhe me gjere.


Per te kuptuar thenjen e Kadarese se sa me baze eshte, po te rikujtoj edhe nje here formulen e betimit te jezuiteve qe kurre nuk i lene te punojne per atdheun e tyre, vetem per Perandorine e Madhe "Shpirterore" te Vatikanit. "Ne emer te Kryqzuarit ne kryq, Krishtit, une betohem se do ti nderpres te gjitha lidhjet qe me lidhin me baben, nenen, vellezerit, motrat, farefisin, shoket, me mbretin, gjykatesit dhe me cdo pushtet tjeter te cilit i kam sherbyer, ose jam betuar qe do ti nenshtrohem ose ti shjerbej. I nderpres mardhenjet me VENDLINDJEN time, prej tash e tutje, ekzistenca ime eshte ne sfere tjeter. Betohem se do ti shpaloj kryeshefit tim gjithe ate qe bej, mendoj, LEXOJ, mesoj dhe shikoj rreth vetes". Po te kete mundesi, ma zberthe kete formule dhe nuk dua asgje tjeter nga ju. Dua vetem te shikoj erudicionin tend te vertete, je fallco ne besimin e tyre apo je qorr ne balle. Pershendetje Miculi i Kelmendit pa strehez ne dyert e botes, i binduri dhe sherbetori i kulcedres se njerzimit- Vatikanit.
E.Miculi on 07 February, 2010 11:00:06
avatar
Zotni Mark,
Jam i sigurte qe do vdesish ashtu si te gatoje ideollogjia M-Leniniste.
Por per te spjeguar ate qe ti me kerkon po te pergjegjem me kete deklarim te Nane Terezes:
-Jam shqiptare me gjak
jam qytetare indiane
sa i perket besimit tim,
jam nje murgeshe katolike.
Simbas thirrjes seme
i takoj gjith botes.
Sa i perket zemres sime,
i perkas krejtesisht
zemres se Jezu Krishtit.
Ky eshte betimi qe bene dhe bejne kleri katolik i gjitha kombesive dhe sigurisht nuk perjashtohet kleri shqiptare...
Ne qofte se nuk kupton ket thenje te Nanes se Madhe, te lutem mos fol me per klerin katolik se nuk munde te kuptosh asgje.
Pershendetje.
Mark Gjonaj on 08 February, 2010 04:43:01
avatar
Faliminderit shume per pergjigjen Z. Miculi! Keshtu keni menduar te me pergjigjeni, por per mua nuk eshte bindese. Po nuk e more fjale per fjale formulen e betimit te prifterinjeve dhe ta zberthesh se cfare do te thone ne gjuhen tone, nuk mund te kuptosh misterin e tmerrshem te fese katolike qe mbahet gjalle nga keta ushtare jakobin te betuar per jete. Cdo propagande se ata separi punojne per Atdhe eshte mashtrim. Cdo kualifikim e grade shkencore qe ato marrin behet per dy arsye: 1. Se nuk mund ta ngrysin jeten me nje liber perrallash krejtesisht shterpe, pothuajse e hedhur poshte nga germuesit e historise dhe ato qe e shikojne thellsine e ketij misteri, me bindjet qe krijojne, edhe mund ti largohen shtepise se zotit. 2. Tjeter eshte se ato do te ngeleshin pa shkolle, ne rast se nuk merrnin nje fakultet per te mbaruar dhe duke qene te pergaditur, dine me mire ta "njomzojne" ngapak predikimin e rrenave biblike, i tere eshte sociologji predikimi i tyre, me shume nga ata te fese kristiane.


Z. Miculi do te ishte me rendesi te japish ndonje mendim per nje teme shume interesante qe ka sjelle Albdreamsi: - a jane te verteta ngjarjet biblike -? Nuk mund te japish mendim te sakte per mua nese ju nuk i studioni tere komentet e mija dhe mos u frikso, atje ku kam te drejte shprehu pa ndrojtje....Mos u bej prift me zor dhe per opinion; se eshte libri me i vjeter i njerzimit, e dime te tere, por perrallat mesohen sa je femije, se kure te rritesh, meson gjera te tjera, se nuk ke asnje leverdi te rrishe me me nje grumbullim te dogmave primitive qe gjene debulese tek resurset e rekrutuar te prifterinjeve. Ka 2000 vjet e kusure qe genjehet njerzimi se Jezusi do vin sot dhe do vin neser dhe bashkmalsoret tuaj e hane kete sapun per djathe; te pakten une ne moshen mbi 5 vjec kam mesuar se kush eshte profeti; ja qe kam 55 vjet qe po e pres te vin(une nuk e ha kete), Ai nuk po vjen dhe nuk do te vin kurre se fizikisht ka vdekur, por ideja e perpunuar aq mire qendron gjalle per gjithe besimtaret e tij, edhe tek ju(kete ju e hani). Po sikur ne fund te tre mijevjecarit ju do te ngjalleni; pa tjeter se do te pyesni, po Jezusi a ka ardhe akoma? -Dhe kur ju t'mos ta gjeni cdo te thoni per ato qe genjejne 3000 mije vjet rrjesht? - Me siguri qe do te zemroheni..., por mua nuk ke ku t'me gjeshe per kete keshille qe te jap tani...


Megjithate Miculi nuk dua te indikoj ne gjendjen shpirterore idealiste qe gjene ngushllim. Nga komentet qe kam mesuar nga malesoret e Malsise per kete problem kam regjistruar vetem nje gje; qe me prifterinjet, grate dhe gabelat mos u merr se nuk ja del dote..., ato jane shume besimtare, por i vlersoj me kete thenje se jane dhe te zgjuar. Respektet, ato ja bejne fese me shume si radhe pune e trashigimije, por te verteten duke pare se si e kane katandisur kleriket respektin per profetin; kure kleriku ja tepron me rrena ja thone ndersy. Duhet respektuar nje kulture e vjeter qe ka lindur bashke me njeriun. Diten e mire Miculi dhe tu prifte mbare ne idene tuaj! Perseri dhe nje mendim tjeter:


Megjithate z. Miculi te dy do te rrime ne perandorine tone shpirterore, e juaja eshte ajo idealiste me ne kry Vatikanin dhe e imja eshte materialiste historike e superstruktures se edukimit te njerzimit qe na ka sjelle deri ne ditet tona dhe qe jemi produkt i saje deri ne kete shkalle. Pershendetje me nje pranvere te kendshme si era e bjeshkve qe te kane rritur. Vlersoj si demokrat kurajon tuaj. Diten e mire e befshi.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0