Kërkesë për dhënien e emrit “Sali Mani”Qendrës Kulturore te qytetit Koplik.
Dega e Shkrimtarëve dhe Artistëve Malësi e.Madhe.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. . Koplik,më 30.01.2010
Dega e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Malësi e.Madhe.
Nr. extra..prot.
Z Ramadan Lika ,Kryetar i Bashkisë . .
Z.Ardian Hysa, Kryetar i Këshillit Bashkiak
Këshillit Bashkiak .
Koplik .
Kërkesë-propozim:
Lënda: Kërkesë për dhënien e emrit “Sali Mani”Qendrës Kulturore”Edit Durham” në juridiksionin e Bashkisë Koplik, me rastin e 65-Vjetorit të Lindjes së “Artistit të Merituar” Sali Man Ndrecaj (Pas vdekjes):
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
I nderuar zoti.Kryetar i Këshillit Bashkiak,.
Të nderuar zotërinj këshilltarë!
Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe Platformës së Vlerësimit të personaliteteve kulturore-artistike të rrethit dhe të Bashkëpunimit me pushtetin lokal,pikat 7 dhe 11, LSHA-Malësi e.Madhe, propozon: ” Me rastin e 65-Vjetorit të Lindjes së “Artistit të Merituar” Sali Man Ndrecaj,ish-anëtar i LSHA të Shqipërisë dhe,”Anëtar Nderi” i LSHA,Dega M.Madhe,ish-banor i qytetit Koplik,vitet e fundit emigrant në Detroit(SHBA), Qendrës Kulturore”Edit Durham”Koplik,t’i jepet emri “Sali Mani” me motivacionin:
”Për kontributin e tij të njohur publik, në nivel lokal,kombëtar dhe mbarëshqiptar, si kantoautor folklorik, njohës dhe studiues i folklorit të Veriut dhe atij kosovar, pjesëmarrës i përhershëm në Festvalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës dhe në ato mbarëshqiptare,i nderuar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë me titullin e lartë”Artist i Merituar”nga viti 1973”.
Të nderuar përfaqësues të komuntetit të Bashkisë Koplik, me bindjen e mirëkuptimit dhe të miratimit të kërkesë-propozimit në fjalë nga ana Juaj,nënvizojmë se kërkesa jonë motivohet po aq nga konsiderata dhe përcjellja me po aq dinjitet nga diaspora shqiptare në SHBA e “Artistit të Merituar”Sali Mani(pas vdekjes),për në Atdheun e vet për të cilin dashuria dhe përkushtimi , i shprehur aq mrekullisht në amanetin e tij, nuk i shteroi deri në çastet e fundit të jetës:
“Dua zemrën ta qetësoj.
Dua shpirtin ta pushoj.
Kta dy eshtën dua me i lanë
në Shqipni,në tokën nanë”.
-Sali Mani,SHBA 2009- .
Sekretari: Jonuz Delaj Kryetari: Kadri Ujkaj



del.icio.us
Digg
Comments (20 posted):
Kure e thone amerikanet, miqte e aleatet e tyre se anglezet gjithmone kane punuar per veten e tyre; ne radhe te pare ajo ka qene duke bere detyren dhe pastaje ka shkruar te verteten e gjendjes se mjerueshme te zonave tona. Nuk di qe qeveria angleze te kete marre ndonje vendim pozitiv per Shqiperine e gjore; nga kemngulja e kesaje vizitore, studiuse e emisionare e kultures shqiptare te veriut.
Po te kisha kompetenca dhe jam plotsisht dakort qe qendra e kultures Koplik te marre emrin e Artistit te Merituar Sali Man Ndreces. Ai dhe ditet qe po vdiste, nuk e hoqi cifteline duke i kenduar popullit dhe Kombit shqiptare. Mendoj se nuk eshte nevoja qe kure nderohet nje here nje personalitet, i jone apo i huaj qofte te perjetsohet disa here ne disa objekte. Kjo ishte metode moniste komuniste dhe behesh kryesisht per lideret e atij sistemi qe kaluam.
Edhe Sali Mani ishte nje person i nderuem qe Bashkia e qytetit te Koplikut duhet te gjejne rrugen per ta nderue.
Mendoj qe nuk asht zgjedhje e drejte qe te heqim emnin e nje njeriu te nderuem per ta zevendesue me nje tjeter te nderuem...mbas do kohe do heqim emnin e Slise me vu te nje tjetri!!
Mendoj une, shum mire do ishte ti jepej sheshit ne qender te qytetit apo nje rruge kryesore te Koplikut emni i Sali Manit.
Mendoj qe per ket gja duhet marre mendimi i dy koplikesve ma kopetent siç jane Sokol Beqja e Ramiz Lika.
Gjithsesi, Malesia duhet te nderoje gjithmone bite e saje qe e nderuan.
Mos te harrojme se edith durham punoje me kryqin e kuq, mbledhi te holla prej anglezve, evropes, u bashkangjite malesorve refugjat qe mori shtegtime ne malin e triesh me shpetua jeten e tyne prej hordhit turke. Jo vetem keta, por shkro letera, telegrame, artikuj ne perendim.
Toni blair, bill clinton, bush kjen pro shqipni se njerez si durham kan informua perendimin per padrejtsin qi u ba shqiptarve.
Per ket nuk mund te krahasoj ket propozim per sali mani. Ka tjera menyre qe mund te nerohet sali mani.
Me respekt,
Ujk traboini
Vetem ky fakt tregon se ato nuk e dijne se kush ishte Edit Durhami si dhe vlera e madhe e saje ne mbrojtjen e trojeve shqiptare ne arenen nderkombetare.
Kjo tregon gjithashtu se keto drejtues nuk kan horizont ma te gjane se Malcia e Madhe.
Pa mbeshtetjen e miqve te shqiptarve ne arenen nderkombetare si Edit Durhami dhe te tjerve si ajo, as Sali Mani dhe askerkush tjeter ne Malci te Madhe e kerkund nuk kishte muejt te kendonte i lire ne trojet mbarshqiptare te njohtuna nga nderkombetaret.
Prandej per mbar popullin shqiptar vlera e Edit Durhamit asht e pa zevendesueshme. Hjekja e emnit te saje tregon se Lidhja e shkrimtarve drejtohet nga njerz qe nuk i njohin keto vlera dhe aqe ma pak ia bajne te njohtuna popullit te Malcise se Madhe.
Pose kesaj:
1) Ne komentin qe ban z. Ndue Gjeka ai thote se “… Sali Mani ishte nje poet i modelit fishtjan te diteve tona… ”
2) Ndersa ne kerkesen e Lidhjes se Artistve Malcise se Madhe thuhet: “…. Sali Manin Kuvendi Popullor i Shqipërisë e nderoi me titullin e lartë ”Artist i Merituar” nga viti 1973”…”.
Nga keto dy pohime shoh ndryshimin e madh qe asht mbajte per “mesuesin Fishta” dhe per “Nxanesin Mani”.
Mesuesit Gjergj Fishta Kuvendsit Popullor ne vitin 1967 ia nxirren eshtnat nga vorri dhe ia hjedhen ne lumin Drì, ndersa nxanesit te tij Sali Mani Kuvendsit Popullor ne vitin 1973 i japin titullin e larte ”Artist i Merituar” .
Natyrisht sepse Sali Mani i ka kendue shokut Enver dhe Partise se tij.
Per keto arsye un nuk jam dakort qe Qendrës Kulturore ne Koplik ti hiqet emni i Edit Durhamit dhe po ashtu nuk jam dakort qe ti vehet emni i Sali Manit.
Artisti nuk asht nji gjasend si puna e radjos, qe mund ta fikish e ta ndezish kur t’duesh ti.
Artisti kendon me gjith shpirtin dhe zemren e vet e jo kur ta komandosh ti. Po nuk kendoi me shpirtin e zemren e vet artisti, ai nuk asht artist. Pra Sali Mani i kendoi me shpirte e me zemer Enverit dhe partise se tij, atij Enver qe ma shume se ne cilendo krahine tjeter t'Shqipnise, nepermjet kryekriminelit Mehmet Shehu, preu n’bese malcor, vrau malcor e persekutoi e internoi familje t'tana t’Malcise s’Madhe prej ç’ka merr Kopliku e deri n’Vermosh.
U pat derdhe deri n’gju gjaku i malcorit trim dhe kurr t’patrembshem e t’paperkulshem. Por Malcia e Madhe e Mbishkodres, gjithmone heroina dhe nderi i mbar Shqipnise nder shekuj, kete rradhe mjerisht u gjet ngusht e e rrethueme ne veri nga koministat serbo-malazez dhe ne jug nga veglat e tyne trathtare, komunistat shqiptar. Per kete arsye, sepse i kendoi pikrisht diktatorit antishqiptar dhe vegel e sllaveve, Sali Manin e dekoroi trathtari Enver Hoxha prej gjinokastret, biri natyral i bylykbashit turk, per ti mashtru malcort e veriut me nji cope medalje. Dhe nuk kan mungue kurr malcore t’rrejtun me nji cope dekorate, qe me ate dekorate t’ia kene vue kamben gjakut t’derdhun t’vllazenve t’vet.
Simbas teje o trim i paemen, po t’vlersohen njerzit simbas kohes qe i kan sherbye, atehere i takon t’dekorohen edhe ata malcor (n’paste kene kurr kush i tille?!?) qe n’kohe t’pushtimit turk ti kene kendue me çiftelì turqve kur vllaznit e vet kjene vrà me ta.
Jo mor trim i paemen! Arti nuk çmohet me kohen kur asht ba, por me sherbimin se kujt ia ka ba. Dhe nuk e vlerson momenti, por e vlerson dhe ia ban gjygjin koha.
Nuk ka nieri n’dy kambe qe ti kete kndue me Lahute trimnise s’malcorve, pa asnji dallim, ma mire se Gjergj Fishta. Lahuta e Gjergj Fishtes asht ajo qe i ka rrezistue e do ti rrezistoje shekujve sa t’kete shqiptar n’ket dhè. S’ka kosovar qe nuk e din permendsh Lahuten e Malcise. Asht pikrisht per kete arsye qe trathtari, sherbetori dhe vegla e serbve, Enver Hoxha s’muejti me ia lane as eshtnat n’vorr Fishtes.As shkrimtari i Enverit qe s’la gja pa vjelle e balte pa hjedhe kundrejt t’madhit Fishte (lexo ne kete gazete http://kosova.albemigrant.com/?p=5389 ) nuk muejti me ia ule vlerat poetit t’madh atdhetarit Gjergj Fishta.
Po, a i kan pvete ndopak Kelmendsit dhe Dukagjinsit keta “artistat” e Koplikut se ç’fare emnit me i vue Qendres se Kultures ne Koplik ?!? Apo keto “artista” jane artista e s’kan nevoje me i pvet hiq malcort “e pagdhenun” per punt e tyne, e per traditat e tyne, e per herojt e tyne, e per ata qe i kan ba herojt e tyne te pavdekshem ne veprat e veta ?!?!
Prandej per n’daçi me e edukue rinine e Malcise se Madhe, trime dhe heroike si ka kene gjithmone, me atdhedashuni dhe me patriotizem te vertete e jo te rrejshem veglash komuniste, ateher Qendres Kulturore te Malcise se Madhe n’Koplik le ti vehet emni i t’madhit patriot At Gjergj Fishta.
E per n’kjofte se emni i Gjergj Fishtes nuk ju bejn n’vesh per shtat, ateher venja emnin e atij Sulltan Mehmetit te dyte, i cili mbas vdekjes s’Gjergjit t’Madh prej Kruje, e pushtoi kalane e Rozafes n’Shkoder n’vjetin 1479 dhe s’la malcor pa prè n’bese, e qe s’la malcor pa vrà, e qe s’la malcor me ba ma hejr per peseqindvjet rresht.
Nuk ka si te jete ndryshe,vecse keqekuptim i vetevetes,kur behet fjale per *'emertimin e nje institucioni kulturore(sic eshte qendra kulturore Edit Durham)nga njerez te kultures(sic jane Jonuz Delaj,Kadri Ujkaj,Ndue Gjekaj,Mark Gjonaj etj.qe mund te jene ne te njejtin mendim)dhe emertimin e saj me emrin e nje artisti te "pakulturuar"!
Vertet Sali Mani ishte artist,bile edhe i dekretuar nga kuvendi popullor 1973,por kjo nuk do te thote se Ai,kishte kulture artistike...
Ai,ishte nje rrapsod dhe mjeshter i kenges folklorike,nje solist melodioz i vargut te vet,por askush smund te thote se Ai,ishte i prirur per kulture e dije profesionale,qe te mbaje emrin e nje institucioni te tille!
Une nuk jam me ate, qe tmos nderohet emri dhe vepra e tij nga institucione te ndryshme shtetrore apo private,por gjithmone duhet te rrespektohet limiti dhe shtrirja e perdorimit te emrit te tij.
Keshtu une do tu rrekomandoja letershkruesave,qe ti drejtohen Komunes Grizhe(apo kush e ka ne administrim lokal fshatin e lindje se tij)qe ta shpallnin shtepine e tije monument kulture,duke vendosur nje plakate me mbishkrimin "KULLA E KENGES" Malesi e Madhe.Kjo mund te shpadhet ne nje pervjetor te tije,edhe pse Ne,nuk mesuam datelindjen e tij as ne vepren "Kur iken vitet" me autor Sali Mani,as nga komisioni organizator i funeralit te tij ne Michigan dhe as nga letershkruesat propozues per nderimin qe duan ti bejne me rastin e 65-vjetorit te lindjes!Keto jane disa dificite kulturore qe shfaqe autori,organizatoret dhe propozuesit e rradhes!!!
Kush deshiron te marre me shume informacion reth mendimit tim,pse jame kundrer emertimit te qendres kulturore "Edit Durham" Koplik, me emrin e Sali Manit,shpjegimet e mia mund ti merni nepermjet e-mail:sofra-e-kurbetit@hot.mail.com
me vjen keq shume per cinizmin e tepruar ne kete komentin tuaj.
Nuk me kishte shkua mendja se nga goja e nje Bajzejani te dalin ky koment pa pike kualiteti,kulture e burrnie.
Por jeta ne amerike me sa duket te paska lodhe se tepermi,nuk ke cu ban cinijave e koves se bojes te paska shterre nga tlanat e krese
Me vjen keq qe kaq shpejt po e kallxon injorancen tende neper keto shkrime, mbrenda te ciles ka vetem inade e injoranca pseudo aristi sic jeni ju.
Per disa kohe injoranca jote ishte e fshehur pas te ashtequajtures sofra e kurbetit,duke u perpjekur te shfrytezoni talentin dhe artin e te tjerve si atribute te tuat.
Por kjo doli ne shesh shpejt pasi injoranca nuk fshihet dot e sidomos ne art ku doje te beheshe artist i madh., pas karrieres te gjate si kapterr groshe ne ushtri.
Pas ketij deshtimi dhe i mbetur si peshku pa uje ,sulmoni njerzit e artit duke u perpjekur tja u ulni sadopak vlerat, por eshte e pa mundur "Imagjinoni sa te veshtire e ka nje mize te mund nje buall".
Ti thuash Sali Manit njeri pa kulture, do te thote qe ti sje gje tjeter veqse nje budalla, qe sdine ka pshurre kultura pa le ma arti,Ai ska nevoj per avokat sepse artin dhe kulturen e tij e tregon vepra qe ka lene mbrapa,Por kur fudulleku dhe injoranca sulmojne mbase duhet edhe mbrojtja,
Por nje varg i Sali Manit vlene sa gjith grosha e ushtrise shqiptare nga ke marre karrieren tente si groshaxhi.Ka ikur koha e pordhve Z Zef Sofra, qe njerez si ti mundohetshin te spekullonin me komente boshe, tani gjithsejcili e tregon nivelin e tij me pune dhe ne fushen e artit ti je nen nivelin Zero.
Ky xhest qe beni ju, nuk eshte fare ne traditen e shqiptarit ne pergjethsi dhe ate te malsorit ne vecanti qe te ule e fyej at tjetrin pikrisht per ato cilesi qe i mungojne atij vet?
Keto jane thjeshte veprime te pa skrubullta te niveleve te ulta kulturore te cilat jane pjese e ndergjegjes dhe intelektualitetit tend (qe ne fakt spaske fare)
Arti i tije mund te mos i kete pelqyer secilit shqiptar, por jam i sigurte qe arti dhe stili nuk ka krijuar urrejtje dhe as armiqesi ndaj tij ,por perkundrazi ka krijuar miqe e adhurues ne qindra mijera ,apo miliona shqiptare ane e mbane botes. Kjo eshte esencialja, qe e dallon ate nga nje luftare qe (bie fjala) eshte perkrahur nga 50.00000009%, kurese urrejtur nga 49. 99999991% dhe eshte shpallur hero i kombit, dhe i jane ngritur lapidare aty-ketu. Per ta kuptuar me mire madhesine dhe vleren e figures se ketij njeriu, duhet qe:
- Duke qene nen thundren e pushtuesit sllavo-grek, kure te thone qe je njeri me bisht e pjelle aziatike, Sali Mani te kujton me kengen dhe zerin e tije qe te mbahesh i forte e krenar se je shqiptare dhe banuesi me i lashte i Ballkanit.
- Kure gjendesh prane rruges se cfarosjes se identitetit tend , Sali Mani shpalle kushtrimin nga rreziku qe i kanoset egzistences sate.
- Kure gjendesh duke u pershendetur me shokun ne gjuhen e huaj, papritmas Sali Mani te del me kengen shqipe, qe te rrefen rrugen e humbur.
- Kure gjendesh perballe portretit te Krajl Nikolles, e te gjunjezon madheshtia e tije, Sali Mani te kujton qe ai i pati vra Isa Boletinin e Dede Gjo Lulin.
- Kure gjendesh i frustruar nga pafuqia per te mbojtur prakun e shtpise, Sali Mani del ne koder dhe thrret edhe femijte e djepit per tu bere luftetare.
- Kur gjendesh prane thyerjes shpirtnore dhe puthjes se prangave te sunduesit, Sali Mani te kujton qe dinjiteti njerezore nuk e duron ate gje.
- Kure gjendesh ndermjet plumbave ne vijen e frontit, Sali Mani te jep zemer luani per te mposhtur armikun.
- Kure gjendesh i merguar e i mbytur thelle ne hallet e kurbetit, Sali Mani te kujton qe Nenelokja gjithehere te pret krahehapur ne gjirin e saje.
- Kure gjendesh ne situate te trazuar e i percare ne komb e fe, Sali Mani te kujton qe shqiptaria eshte rruga e vetme e shpetimit.
- Kure te pushton injoranca dhe mungesa e vetedijes kombetare, Sali Mani te kujton per historine e ndritur dhe heronjet tu e te gjithe kombit.
- Kure gjendesh i trazuar nga hadhet e jetes, zeri i Sali Manit, nuk ti shton ato, por te qeteson e te mbushe shprese e dashuri per jete.
- Kure ndodhesh i dashuruar, Sali Mani te ben ta dush te dashuren edhe me shume.
- Sali Mani femren shqiptare e mbane larte ne kulmet e kombit.
- Sali Mani gjithnmone eshte afirmativ ne kenget e dashurise e jo te quaj femren tradhtare e ti kercenohet me alleti(sic bejne shume te tjere).
- Sali Mani nxjerre ne pah dobesite e Kanunit dhe jep udhezime per emancipimin e shoqerise shqiptare.
- Sali Mani eshte frymezim per krijuesit artistik e shkencore sa shume prej tyre kane ndertuar dhe ndertojne karjeren e vet jetesore.
- Sali Mani eshte zeri kujdestare, ne cdo shtepi e dere malesorit
Post your comment