AlbDreams.net: Kërkesë për dhënien e emrit “Sali Mani”Qendrës Kulturore te qytetit Koplik. Kërkesë për dhënien e emrit “Sali Mani”Qendrës Kulturore te qytetit Koplik. ================================================================================ AlbDreams on 04 February, 2010 02:24:00 Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. . Koplik,më 30.01.2010 Dega e Shkrimtarëve dhe Artistëve Malësi e.Madhe. Nr. extra..prot. Z Ramadan Lika ,Kryetar i Bashkisë . . Z.Ardian Hysa, Kryetar i Këshillit Bashkiak Këshillit Bashkiak . Koplik . Kërkesë-propozim: Lënda: Kërkesë për dhënien e emrit “Sali Mani”Qendrës Kulturore”Edit Durham” në juridiksionin e Bashkisë Koplik, me rastin e 65-Vjetorit të Lindjes së “Artistit të Merituar” Sali Man Ndrecaj (Pas vdekjes): I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë, I nderuar zoti.Kryetar i Këshillit Bashkiak,. Të nderuar zotërinj këshilltarë! Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe Platformës së Vlerësimit të personaliteteve kulturore-artistike të rrethit dhe të Bashkëpunimit me pushtetin lokal,pikat 7 dhe 11, LSHA-Malësi e.Madhe, propozon: ” Me rastin e 65-Vjetorit të Lindjes së “Artistit të Merituar” Sali Man Ndrecaj,ish-anëtar i LSHA të Shqipërisë dhe,”Anëtar Nderi” i LSHA,Dega M.Madhe,ish-banor i qytetit Koplik,vitet e fundit emigrant në Detroit(SHBA), Qendrës Kulturore”Edit Durham”Koplik,t’i jepet emri “Sali Mani” me motivacionin: ”Për kontributin e tij të njohur publik, në nivel lokal,kombëtar dhe mbarëshqiptar, si kantoautor folklorik, njohës dhe studiues i folklorit të Veriut dhe atij kosovar, pjesëmarrës i përhershëm në Festvalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës dhe në ato mbarëshqiptare,i nderuar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë me titullin e lartë”Artist i Merituar”nga viti 1973”. Të nderuar përfaqësues të komuntetit të Bashkisë Koplik, me bindjen e mirëkuptimit dhe të miratimit të kërkesë-propozimit në fjalë nga ana Juaj,nënvizojmë se kërkesa jonë motivohet po aq nga konsiderata dhe përcjellja me po aq dinjitet nga diaspora shqiptare në SHBA e “Artistit të Merituar”Sali Mani(pas vdekjes),për në Atdheun e vet për të cilin dashuria dhe përkushtimi , i shprehur aq mrekullisht në amanetin e tij, nuk i shteroi deri në çastet e fundit të jetës: “Dua zemrën ta qetësoj. Dua shpirtin ta pushoj. Kta dy eshtën dua me i lanë në Shqipni,në tokën nanë”. -Sali Mani,SHBA 2009- . Sekretari: Jonuz Delaj Kryetari: Kadri Ujkaj