65 - Vjetori i Luftes Antikomuniste te Kelmendit
Fotografi nga aktiviteti ne Tamare-dimen 20010
Në 65-vjetorin e Luftës Anti Komuniste të Qafës së Pellgut -Tamare(Këlmend), organizuar nga Komuna Këlmend, morën pjesë Kryetarët e Komunave, të Kastratit z. Gj.Vështi, Komunes së Shkrelit z. F.Sterkaj, pjestarë të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politik, të familjeve të Pushkatuara dhe të Persekutuara të regjimit Komunist nga Këlmendi etj.
Organizimi ishte i dobët dhe shumë formal nga ana e Komunës Këlmend. Edhe pjesmarrja e autoriteteve la gjithashtu për të dëshiruar.Mediokriteti i fjalës së atyre që folën, mosnjohja dhe papërgjegjshmëria për çfarë thanë ishte vijimsia e të gjithë takimit që zgjati rreth 35-45 minuta.
FOTOGRAFITE E AKTIVITETIT KLIKO KETU
Shenim: Fotografite mund ti shikoni me mire ne : Slideshow



del.icio.us
Digg
Comments (5 posted):
Na e ndau foshnjen prej gjinit
Trojet tona i ndane me mure
dyshe e ndan shqipen n'flamur
n'kamb Prek Cali del perballe
thote si l'shoj k'to bjeshke per t'gjalle
.....Kur na i nxine arat me cadra
Por jane ngrite shqipet me flatra
Kelmenoret shpi per shpi
Mbas Prek Calit varg e vi
Ja u kane thye pushket per kry
.....Kriminelat vijne me lodert
n'bese e prene Prek Calin n'Shkoder
Si shume krene e bajraktare
si shume burra atdhetar
Qe as topi nuk i theu
Diktatura nuk i preu
.....Vec per bjeshket e Kelmendit
rrin Prek Cali n'krye te vendi
Se i tha Londres ma ngadale
Nuk po i duem trojet me fjale
Bjeshket tona legjendare
Kane me kene gjithmone Shqiptare.
SALI MANI
Anila Dushi
Dëshmitarë të ndryshëm rrëfejnë për vendin se ku u varrosën 14 të pushkatuarit pa gjyq në mars të 1945-s
SHKODËR - Djali i një prej të pushkatuarve pa gjyq në mars të vitit 1945 si pjesëmarrës në kryengritjen e Këlmendit, rrëfen se ka të dhëna se ku mund të jenë eshtrat e 14 të vrarëve nga regjimi komunist, mes të cilëve dhe Prek Cali.
Pashko Leka, aktualisht i moshuar dhe ish-i persekutuar, e bazon dëshminë e tij në një letër të lënë nga një ish-partizan i brigadës së 24-t sulmuese të ushtrisë nacionalçlirimtare.
Ky i fundit ka rrëfyer varrosjen e 14 të pushkatuarve nga Malësia e Madhe, të cilët ishin sjellë në Shkodër të lidhur. Mes të pushkatuarve ka qenë dhe Prek Cali, luftëtar i përkushtuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Pashko Leka, bazuar dhe në letrën që i ka lënë ish-partizani nga fshati Gocaj i Kakarriqit në Lezhë, Gjelosh Luka, tregon se si ka ndodhur vrasja dhe varrosja e 14 malësorëve nga Këlmendi, dhe se ku mund të jenë varret e tyre.
Ndonëse kanë kaluar 65 vjet, me gjithë kërkimet e familjarëve të të pushkatuarve si pjesëmarrës në kryengritjen e Këlmendit, eshtrat nuk janë gjetur, ndërsa vendi i treguar nga ish-partizani, tashmë ka një banesë mbi të.
Vendndodhja e mundshme e eshtrave të 14 të pushkatuarve, mes të cilëve dhe Prek Calit, monumenti i të cilit ndodhet në një prej shesheve të Shkodrës, përforcohet dhe nga personi që ka ngritur banesën mbi vendin ku ato janë varrosur, por që më pas e ka shitur.
Pashko Leka publikon për herë të parë letrën në formë amaneti të lënë nga ish-partizani, ku tregohet me detaje ajo që ka ndodhur.
Letra i është dhënë para 10 vitesh Pashko Lekës nga vetë ish-partizani, atëherë 82-vjeçar, i cili nuk jeton më.
"Kam qenë në brigadën sulmuese 24. Në janar 1945 togën tonë e vendosën në kazermën pranë vorrezave në Shkodër. Të dielën e Larit, para orës 6 të mëngjesit u dëgjuan breshëri mitralozi e automatiku.
Ne të tronditur u vumë në gatishmëri. Pasi rrethuam varrezat, mbetëm të shtangur. Mbi 14 persona ishin pushkatuar, 6 metra më larg ishte pushkatuar Prek Cali, në gisht kishte unazën e 7 krajlave. Ne ishim në gatishmëri. Pasi njerëzit filluan të lëviznin, ata panë skenën dhe rrëketë e gjakut. Persona të ngarkuar komandonin situatën.
Asnjë qytetar nuk pranonte të merrej me varrin e kufomat. Së fundi një grup nga Kalaja e Shkodrës u gjend i gatshëm. Ata hapën një kanal rreth 12 m të gjatë e një metër të gjerë, jo shumë të thellë. Nuk dukeshin njerëz të këqinj, ishin të sjellshëm dhe u sollën njerëzisht me kufomat.
Duka bajtur nga dy persona një të vrarë I sistemuan disi. Prekën e transportuan katër vetë. I mbuluan me dheun e zallin 60-70 cm, ne patrullonim për dy javë mos i nxirrnin qentë ose ndokush. Varreza e përbashkët vazhdon. Ajo ndodhet në lindje të varrezave katolike të Rrmajit, 15-20 m nga rruga e unazës, 6 m larg murit të varrezave jashtë rrethimit, aty ku merr kthesën diagonale muri i rrethimit", thuhet në letrën e ish partizanit.
Pashko Leka tregon se si ish-partizani i sëmurë dhe i moshuar (para 10 vitesh) , u ngrit nga shtrati dhe i shoqëruar dhe nga e shoqja shkuan në vendin e varrimit. E shoqja deklaroi: Shpesh më ka pru këtu afër dhe më ka thanë grua amanet. Amanetin e ruan toka. Pashko Leka shton se përveç së shoqes, ish-partizani i kishte treguar dhe një të afërmi të tij të besuar.
Më tej Leka shton se si bashkë me persona të tjerë të interesuar kanë shkuar tek vendi ku mund të jenë eshtrat e 14 të pushkatuarve. Atje banorët u kanë thënë se ka shumë persona të interesuar, madje kanë bërë kërkime tek gropat e gëlqeres së ish-ndërrmarrjes komunale, ndërsa atyre që kanë shtëpitë, u kanë thënë mos tregoni se do ua prishin ato.
Një i moshuar në këtë lagje ka treguar se eshtrat e atyre që kërkohen, bashkë me të Prek Calit, ndodhen në themelet e aneksit të një banese. Sipas banorit, shtëpia ka qenë e Bardhok Rrustës, një i ardhur nga Lezha dhe i vendosur këtu për arsye gjakmarrjeje. Kur ka hapë themelet e shtë***ë ai është ndihmuar nga komshijtë dhe tek aneksi kanë gjetur eshtra njerëzish, mes të cilëve dhe kafka.
Frika për ta bërë publike këtë gjë, ka bërë që t'i lënë aty ku ishin dhe të ngrihet banesa. Pohimin e banorit të lagjes, i cili nuk e thotë emrin, pasi shprehet se është i betuar për këtë vite më parë, e pohon dhe ish-pronari i banesës, Bardhok Rrusta, i cili e ka shitur shtëpinë dhe aktualisht jeton në pallatin nr.2 tek parku automobilistik. "Kam qenë prezent kur hapëm themelet dhe pamë kafka e eshtra. Kanë qenë dhe komshijtë Ndoci, Rrustemi, Velia, Gjergji dhe Syni.
I kemi lënë siç ishin, ashtu sipër. Eshtrat ishin të copëtuara, pasi ato i kanë pushkatuar në këmbë, pastaj u kanë dhunuar dhe pas vdekjes duke u hipur me shqelma, çfarë nuk u kanë bërë. Ne kemi gjetut eshtrat e rreth pesë a gjashtë personave dhe nuk i kemi luajtur, por ka vazhduar ndërtimi",- pohon Bardhok Rrusta.
Nisur nga këto, Pashko Leka, 85-vjeçari që kërkon eshtrat e të atit, tregon se 14 të pushkatuarit kanë qenë: Prek Cali, Tom Lekë Daka, Mark Luc Gjoni, Gjon Nikoll Voci, Luigj Gjeto Kastrati, Maliq Bajrami etj.
E ndërsa flet me simpati për ish-partizanin që nuk e mbajti këtë të fshehtë, por e tregoi, Pashko Leka rrëfen se megjithë të dhënat e ofruara, asnjëherë nuk është iniciuar një kërkim i eshtrave të Prek Calit dhe luftëtarëve të tij.
Ata janë nderuar me dekorata e tituj, madje dhe monumente, por mbeten të groposur në një varr të përbashkët dhe pa emër, në një vend që nuk njihet nga askush dhe askush përveç të afërmve të tyre nuk e merr seriozisht nismën për t'i dhënë vendin që meritojnë.
Por kanë kaluar 65 vjet, dhe vetëm shteti mund të bëjë një rikërkim të tyre bazuar në të dhënat që disponohen dhe identifikim të tyre. Duke qenë se mbi vendin ku mendohen të jenë varrosur 14 të pushkatuarit e Kryengritjes së Këlmendit, tashmë ka një banesë private, kërkimi bëhet i pamundur nga familjarët e të afërmit e viktimave.
Dhe ketu endrra ime me sy hapur merr fund,,,!!!
Ne rradhe te pare bashkatdhetaret e te ndjerit Preke jane te te lodhur ekonomikisht dhe te percare politikisht,,,dhe sikur ti mbledhin keto fonde, veshtire se del dikush qe te marri persiper kete lloj projekti duke pas parasysh akuzat qe u kemi bere ne te kaluaren atyre qe u moren me mbledhje fondesh,,,
Se dyti, pushtetaret shqiptare kane 20 vjet qe as qe duan t'ja dine se ka mbi 5000 varre si ky i Prekes dhe se nderi dhe koshienca kombetare nuk u ekzizton ne fjalor,,,POR ISHALLA,,,ashtu si ndodhi ne Dajt, dikujt i intereson ti perdori keto eshtra per perfitim politik dhe atehere edhe malet mund te luhen e jo me nje ndertese perdhese ne nje cep te Shkodres,,,ishalla paftyresia politike shkon ne ate shkalle sa qe gjetja e viktimave te komunizmit behet nje mundesi fitimi votash dhe atehere mekanizmat e shtetit do te vihen ne levizje,,,sado cinike qe mund te tingelloje shpresa ime, besoj se ashte me afer realiteit sesa shume shpresa te tjera,,,
...ndersa mendjet e ndritura te Shqiptareve, jane mbeshtjedhur me mantelin blu prej "antikomunisti"...mjafton propoganda... per ta fortifikuar territorin e shqiperise me llogore politike...per te siguruar pushtet...!!!
Post your comment