Home | Politike | Në cilin kah është Topi?

Në cilin kah është Topi?

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Edhe pse zgjedhjet lokale janë më shumë se një vit larg, situata politike paraqet një tablo të fushatës elektorale

Të gjithë janë sy e veshë për tryezën e pritshme mes maxhorancës dhe opozitës, e cila pritet të organizohet nga Presidenti Bamir Topi. Partia Demokratike nuk pret asgjë konkrete nga kjo tryezë, por kërkon ta shfrytëzojë këtë si një mundësi për të treguar se është e gatshme për dialog ashtu siç kërkohet ndërkombëtarisht.

Partia Socialiste, ndryshe ngase mendohet, nuk pret dialog nga kjo tryezë, por marrëveshje në tavolinë.

Ndonëse asnjëherë nuk është artikuluar publikisht dhe qartë, PS-ja, që prej formimit të qeverisë, ka nisur fushatën elektorale të zgjedhjeve për pushtetin lokal, që do të mbahen në mesin e vitit 2011.

Pse që prej formimit të qeverisë?


Duket shumë larg, por bashkëpunimi PD-së dhe LSI-së përfshiu edhe zgjedhjet e 2011-ës, ku këto dy parti u shprehen se do të hyjnë me një koalicion.

Edi Rama bëri deputetë mbi 15 biznesmenë aktivë në fushën e ndërtimit, duke lidhur me këta të fundit një parakontratë: ata të blinin vota, ndërsa partia t’i jepte pushtet dhe leje ndërtimi. Në këto kushte, hyrja në Parlament do të shënonte edhe njohjen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve dhe rënie automatike e çdo pretendimi. Pas kësaj, Rama jo vetëm që do ndihet më shumë se asnjëherë tjetër i rrezikuar në Bashkinë e Tiranës, por edhe në PS. Në një kohë që kërkesa për hapjen e kutive nuk realizohet apo ishte e menduar që në shtrimin e saj si e parealizueshme nga vetë PS-ja, Rama do të kërkojë marrëveshje.

Sigurisht që PD-ja, në asnjë mënyrë, nuk do të japë marrëveshje për faljen e Bashkisë së Tiranës pasi kjo hyn në objektivat më madhore të saj, por PS-ja do tw kërkojë prishjen e koalicionit me LSI për të shmangur kështu koalicionin në zgjedhjet lokale PD-LSI. PD-ja ka bërë të qartë gjithashtu se nuk do të pranojë asnjë kompromis qoftë për faljen e Presidentit apo koalicion të gjerë me qeverisjen PD-PS.

Fushata nuk është bërë vetëm në krahun e PS-së sepse edhe PD-ja me shembjen e pallateve të jashtëligjshëm si edhe me shpronësimin e disa pronave të rëndësishme në qendër të Tiranës, i ka tensionuar marrëdhëniet e biznesmenëve me bashkinë e kryeqytetit.

Në këtë kuadër, Rama ndodhet përballë zgjedhjeve të vështira. Rikandidimi për kryetar bashkie është një risk i madh që rrjedhimisht në rast humbje do të sillte largimin e tij nga PS-ja. Deri në zgjidhje të dilemave, PS-së i mbetet të bojkotojë me pretekstin se zgjedhjet deformohen apo vidhen.

Kërkesa e PS-së për takim dy palësh u cilësua nga politikanë karrierë se kjo është një manovër për pazare nga ana e Socialistëve pasi ishin këta të fundit që shprehen publikisht kërkesën. LSI-ja e kundërshtoi këtë gjë duke u shprehur se PS-ja po kërkon eliminimin e forcës së tretë politike në vend. “Askush, aq më pak kryetari aktual i PS-së, nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar faktorë politikë. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e të eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin”,- ishte reagimi i sekretarit për marrëdhëniet më publikun pranë LSI-së, Luan Rama. Në krahun e PS-së lidhur me këtë objektiv është shprehur Ylli Manjani, i cili ka theksuar se PS-ja është nën ethet e fushatës elektorale. Manjani ka shprehur se “Rama kërkon që të shkatërrojë çdo gjë që lidhet me zgjedhjet e 28 qershorit. Ky shkatërrim do të vazhdojë derisa të vijë dikush që t’i lëshojë një copë kockë nga pushteti i ardhshëm lokal që nuk arrin ta fitojë dot me zgjedhje kështu siç është katandisur”. Përtej kësaj, tryeza e dialogut do të sjellë zhvillime të reja në politikë, më i pritshmi është qëllimi parësor i ndërkombëtarëve ndërprerja e bojkotit.

Comments (4 posted):

Mark Gjonaj on 06 February, 2010 11:21:41
avatar
Presidenti Topi, i ka ne gryke te topit te dy kryetaret e partive politike dhe ato, do te kalojne nje test te madhe ne tavolinen e tij. Mbasi ti degjoje, kritikat e ndersjellta te tyre, Ai do te kerkoje prova, te cilat do te jene baze e konstatimit ne uljen me te derguarit te Keshillit te Evropes.


Kesaje here do te kete skaner dhe vendim per nderhyrje. Presidenti nuk mund ti degjoje me gerrverret e tyre; perarsyese, nuk mund ta binde Evropen se duhet ta pranoje Shqiperine edhe keshtu si eshte. Kerkesa e Evropes eshte e kjarte, se Ajo kerkon nje tip te vecante shteti dhe jo dosido. Pra kur keta nuk jane ne gjendje te krijojne shtet dhe te udheheqin shtetin, as Evropa nuk ka nevoje per ta dhe perspektiva e hyrjes do te jete shume e larget dhe shkaktare eshte Berisha me suiten e tij.


Te gjitha presionet qe ben Berisha per te fshehur te verteten e dates 28 Qershor 2010; Evropa ka filluar ti shikoje me dyshim, sepse ajo nuk ka asnje interese te jete bashkautore. Edhe nese i dha nje sinjal qe zgjedhjet ishin me standart me te mire se heren e kaluar, ato nuk e kishin plotsuar standartin e vertete, por duke menduar se Berisha eshte akrobat dhe se nuk e kishin pare me presh ne dore, si gjithnje menduan se Ai do ta kalonte lumin dhe kesaje radhe.


Mendjemadhesia, bajraktarlleku dhe superioriteti se Berisha eshte Njeshi i Shqiperise, nuk e mendonte se do ta lodhte nxensi i tij Rama dhe ka filluar dhe per Presidentin te shprehet se ka qene vartesi im dikur. Pra Berisha i propozon dhe emron jo ne te miren qe te bejne detyren sipas aftesise, por ne te "miren" e mbeshtetjes se Berishes edhe kure Ai, absolutisht nuk ka te drejte. Ne fakt pervec Presidentit Berisha qe ka shkele kushtetuten me shume se 18 here, presidentat kane qene te mire, vecanarisht, dy presidentat radhazi qe, pervec opozites, e kane djersit pak Berishen.


Per mua Gjykata Kushtetuese eshte plotsisht e pamvarur nga organet e shtetit dhe te qeverise. Me vendimet e saje te herpashershme, ajo dhe vetem ajo ka te drejte te shkoje ne Evrope. Ajo gjykon sipas ligjit. Pikerisht se vepron keshtu dhe nuk gjykon sipas Saliut, ajo po pergojohet nga Berisha dhe ekipi i tij. Kete Berisha nuke ekupton dhe s'ka per ta kuptuar kurr, prandaj duhet te levize, sepse ai i don nen urdhera dhe te politizuar.
E.Miculi on 06 February, 2010 05:43:11
avatar
Me shum vend ky shkrim.Nuk kuptoj pse ky titull?
PRESIDENTI TOPI ESHTE ME TE DREJTEN te pakten ket ka vertetua veprimtaria e tije nga dita e zgjelljes si president e deri me sot.
AJI ESHTE PRESIDENT I GJITH SHQIPETAREVE DHE JO I NJE PJESE QE E KA ZGJELLE.
Me ket gje aji i dha nje leksion te mire demokracise se brishte shqiptare dhe politikes se majte e presidenteve parcial e gjysmake qe na zgjolli ajo.

PRESIDENTI DUHET TE JETE GARANCI PER TE GJITH POLITIKEN DHE POPULLIN. Nga dita e zgjedhjes aji i perket gjith popullit dhe duhet te jete garanci per te gjith.
KESHTU ESHTE PRESIDENTI TOPI.
Leke Pepaj on 06 February, 2010 10:28:51
avatar
Me pronocimet publike dhe intervisten e dhene Top.ch. per Krishtelindje Presidenti ka bere te qarte qendrimin e tij per zgjedhjet e 28 Qershorit ,si dhe ne disa intervista flash ne pergjegjet dhene mediave te ndryshme ne te njeten kohe,por dhe ne fjalen inauguruese te legjslatures se re ne fidhim te Shtatorit .Mbetet per tu pare sa konseguente dote jete ne mbroitje te Kushtetutes si garant i sai qe eshte institucioni i Presidentit, por Ai persanolishte ka deshmuar deri me tani se udherrefyes per Z.Bamir Topi ashte kushtetuta ligji themeltar i Shtetit. Bile ne nje raste ka bere thirrje publike qe te mose sidhen si QARAMANE Ata qe kane humbur sote, se Demokracia ka ligjesite e veta Ai qe eshte sote ne pushtet neser dote jete ne opzite dhe se nuke ka vend te qahesh keshtu ,por para se te besh marrevshje duhet te dhogarisesh te dyja humbjen dhe fitoren e ne raste te humbjes ta pranosh me dinjitet si i ka hie politikeberjes bashkohore pra duhet pranuar kostoja.
me pak fjale on 07 February, 2010 11:34:14
avatar
po sikur,,,,jo se do t'ja marrin kush per baze por,,,sikur,,,mbas nje tryeze te deshtuar Topi te baje "baam" e te shperndaje parlamentin e te kerkoje zgjedhje te parakohshme...!!!
atehere ne ane te kujt do te jete?!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.0