Home | Politike | Thyhet rebelimi ndaj shtetit, Partia Socialiste sot në Parlament

Thyhet rebelimi ndaj shtetit, Partia Socialiste sot në Parlament

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Opozita shkel në Kuvend, por me idenë për ta braktisur

64 deputetët e Partisë Socialiste do të hyjnë për herë të parë pas zgjedhjeve në sallën e Parlamentit, duke i dhënë kështu fund bojkotit.

Deputetët e PS-së kanë bojkotuar punimet që prej nisjes së legjislaturës së XVIII sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. PS pritet të propozojë sot në sallën e Kuvendit dy projektligje që do të kenë të bëjnë me hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ka zyrtarizuar vendimin.

Vendimi vjen në limitet e afateve të përcaktuara në Kushtetutë, ku nëse betimi nuk do të kryhej brenda datës 4 mars, emrat e 64 deputetëve do të zëvendësoheshin.

“Nesër ne do të jemi në Parlament, por jo për të ndenjur pa u hapur kutitë. Duam të zbardhim krimin elektoral”,- ka pohuar kryetari i PS-së, duke shtuar se “ky është një hap që ne e marrim për të treguar se nuk i pengojmë reformat dhe se i japim shansin maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike”.

Rama, në fjalën e tij, bëri të ditur se hyrja në Kuvend është një zgjidhje për situatën, duke shtuar se i takon maxhorancës të vendosë nëse e do opozitën të pranishme në Kuvend. Fjalimi i kreut të PS-së nënkuptoi planin e opozitës, ku nëse nuk do të pranohet ngritja e Komisionit Hetimor mbi kërkesat e saj për rinumërim të votave, ajo do të bojkotojë përsëri punimet e Kuvendit.

“Ne nesër do t’i japim një zgjidhje të qartë krizës, kemi gati çelësin e kthimit të opozitës në Parlament, por i takon maxhorancës të vendosë nëse e do apo jo opozitën në Parlament”,- tha Rama.

Objektivi i opozitës është zvarritja e çështjes deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këtë prizëm kërkesa për dhënie të asistencës nga ana e Komisionit të Venecias për përplasjet mes maxhorancës dhe opozitës, për kufijtë e hetimit të zgjedhjeve do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë debatin.

Krahas kësaj, Rama për të mbajtur të gjallë opozitën dhe qytetarët që mbështesin atë do t’i rikthehet gjithashtu edhe protestave. “Do t’ia dalim deri në fund duke përfaqësuar vullnetin e popullit që na ka zgjedhur. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Nëse pushteti nuk do të dëgjojë zërin tonë, marsi do të jetë muaji i ngritjes së opozitës popullore në një valë protestash”,- tha Kreu i PS-së.

Kuvendi në funksion të plotë


Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë ka funksionuar me pjesëmarrjen e vetëm 76 deputetëve nga 140 gjithsej për gati 6 muaj. Bojkoti i punimeve nga ana e opozitës nuk ishte rast i parë pasi, fenomeni ishte i njohur dhe i përsëritur madje, por shqetësues ishte fakti se vendimi i opozitës rrezikonte të tejkalonte edhe afatet Kushtetuese. Kjo do të përbënte një rast unik, pasi deputetët e opozitës do të zëvendësoheshin nga emrat e renditur më poshtë nga lista e kandidatëve të propozuar nga Partia Socialiste. Me praninë e deputetëve të opozitës, punimet priten të jenë të mbushura me debate, ku po ashtu puna në Komisionet Parlamentare do të jetë më e ngjeshur.

Konferenca e Kryetarëve me praninë e Kryetares së Kuvendit, znj.Jozefina Topalli, dhe të kryetarëve të Komisioneve Parlamentare ka miratuar kalendarin tre javor dhe Programin e Punës së Kuvendit deri më 26 prill 2010-të.

Hapja e kutive përmendet përsëri, por vendos Venecia


Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit. Çështja pritet të zgjasë edhe për shumë muaj debatin mes saj dhe maxhorancës. Këtë herë opozita do të paraqesë para Kuvendit dy projektligje që nuk kushtëzojnë hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit, kërkesë, e cila është rrëzuar jo vetëm nga maxhoranca, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

PS-ja do të përdorë si argument mbledhjen e firmave të qytetarëve që mbështesin këtë nismë. Do të jetë pikërisht kjo që do të kalojë debatin në një prizëm tjetër. PS-ja, duke pretenduar se ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve pro hetimit të zgjedhjeve, do të paraqesë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën nëse një gjë e tillë rrëzohet nga Kuvendi. Krahas kësaj, PS-ja pritet të ndjekë edhe këshillën e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që ishte shqyrtimi i çështjes nga Komisioni i Venecias. Pritja e opinionit nga Komisioni i Venecias do të jetë një tjetër motivim për opozitën për të zgjatur debatin.

Comments (2 posted):

Mark Gjonaj on 24 February, 2010 02:13:11
avatar
Ishte vetem nje fushate elektorale e Rames, plus dhe ate qe do beje per zgjedhjet dhe fitorja eshte e padiskutueshme... Politikanet jane majme me leka, por ato kane nevoje dhe per rrogen mujore, beneficet dhe mbi te gjitha mandatet. Ketu do te jemi, po e moren Socialistet, vendin do ta dergojne keq e me keq, se e kane mendjen per te kompensuar kohen e humbur.. Edi Rama ka vetem nje te drejte, qe kerkon ti jepet fund vjedhjeve te votave dhe si duket sic jemi te fundit qe rame nga fiku i komunizmit, te fundit do te jemi dhe ne qe do ta heqim vesin e vetvjedhjes. Albdreamsi, jeni vigjilent, nuk ka arsye per eufori. Evropa, e thirri vec Ramen dhe i ka thene nje fjale ne vesh qe atij i keputi shpirtin, prandaj, ka kaluar ne mbrojtje te perkohshme, per te permbledhe edhe nje here fuqite dhe per te godit kundershtarin, sepse ne fakt bashke i kane bere planet dhe po Berisha do ta joshe Ramen me ndonje tender qe te barazojne vjedhjet. Nese keta tonet jane mafioz, Evropa, si mafioze eshte duke punuar per veten e saje.
Mark Gjonaj on 01 March, 2010 04:26:05
avatar
Rama me Berishen jane si Skenderbeu me Ballaban Pashen dhe ky i fundit ja din pikat e dobta te Skenderbeut, strategjine, taktiken, dhe elementet e perhershme te luftimit(njeriun, armen, terenin). Ballabani i votave, do te ndeshkohet rende kesaje radhe...perpara per fitorje te reja, rrofte Skenderbeu me ushtrine e tij...i turperuar Ballabani ne krye te ushtrise se huaj per te mposhtur vellezerit e vet! Eshte edhe nje here bindese se labet dhe mierditasit nuk kane vjedhe per tu bere te pasur, fakti qe asnje kuti nuk kerkohet te hapet nga ato ane, kesaje radhe e ka marre Tropoja me Shqiperine e mesme dhe fushore. Larg duart nga kutiat e votimit, populli te votoje i lire dhe te informohet per voten e tij, kete presupozon dhe demokracia borgjeze se mjaft me me demokracine proletare dhe Tau Tau!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0