Home | Shendeti | Në Shqipëri jetohet shume me më mirë se ne Serbi, Mal te Zi e Maqedoni

Në Shqipëri jetohet shume me më mirë se ne Serbi, Mal te Zi e Maqedoni

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Po të marrim parasysh rezultatet e nxjerra nga sondazhi "Cilësia e Jetës", botuar nga revista prestigjioze amerikane Index International Living, atëherë mund të konkludojmë pa frikë se ka ardhur koha të shohim : "Albanian Dreams - Ëndrra Shqiptare", e cila, ka "eskaluar" jashtë çfarëdo parashikimi, dhe ka hedhur për tokë gojë keqët.

WASHINGTON D.C:  Shqipëria, për herë të parë, prej se kur ka filluar të bëhet ky klasifikim ndërkombëtar, është ngritur në listën e vendeve më të mira në botë për të jetuar - Ajo renditet sot në vendin e 62-të, duke lënë prapa vende të tilla si Turqia, Singapori, Kina, Bosnja, Ukraina, Porto Riko, Paraguai, India, e shumë vende të tjera të renditura në këtë listë, e cila përfshinë 194 vende te botes. Madje Shqipëria, është edhe shumë më mirë për t'u jetuar, se sa vendet e tjera të Ballkanit, si : Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe të tjera.

Shqipëria klasifikohet në krye të këtij sondazhit, për vendin që vetëm në pesë vitet e fundit ajo ka fituar më shumë se 50 vende më poshtë.Prej nga e 120-ta, që ishte në kohën kur drejtimin e vendit e mori në zgjedhjet e vitit 2005, Kryeministri i vendit Sali Berisha. I cili, sipas ekspertëve të këtyre argumenteve, që nxjerr sondazhi i International Living, ka të bëjë me rezultatet e shkëlqyera, që arrti qeveria Berisha, në luftën kundra korrupsionit, trafiqeve të qenieve njerëzore, drogës e krimit te organizuar. Në Shqipëri, sot, kostoja e jetesës gjithashtu është rritur gjatë këtyre pesë vjetëve, si edhe është rritur dukshem edhe  niveli ndërkombëtar i rrugëve kryesore të vendit e asfaltimi i tyre.

Raporti i titulluar: "Cilësia e Jetës" botuar nga Index International Living , revistë kjo që boton këtë sondazh, për  30- të me rradh, është sondazhi më prestigjioz në Botë. Revista shkruan, sa që në disa raste, këtij sondazhi i është referuar në debatet e tyre parlamentare edhe Parlamenti i Britanisë së Madhe, Kongresi dhe Senati i SHBA-ës, dhe përfaqësuesit e vendeve të tyre parlamenti  në Francë, Bundestagu në Gjermani, Parlamenti në Itali, Belgjikë, Australi, Japoni dhe Brazil.

Pasi sipas këtij sondazhi në tërësi, janë të anketuara të 194 vendet e rruzullit tokësorë, dhe janë marrë për bazë, raportet e disa institucioneve më të njohura ndërkombëtare, si per shembull OKB-ja, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparence International, Interpoli, dhe raportet e qeverisë së SHBA-ë, për lirinë e fjalës , fesë dhe të drejtat e njeriut.

Sondazhi i "Cilësia e Jetës" botuar nga revista prestigjioze amerikane Index International Living , është i bazuar në nëntë kriteret më themelore, duke përfshirë ketu  koston e jetesës, kulturën, kohën e lirë, çështjet e mjedisit, sigurisë, të ardhurave, rrugëve - infrastrukturës, krimit, drogës e prostitucionit, dhe lirinë e levizjes se njerëzve, shtypit dhe fesë dhe fjalës se lire,.

Shqipëria, në këtë pasqyrim i a kalon edhe disa vendeve ish-komuniste, ku papunësia është ende plot probleme. Vende keto që konsiderohen si vende më të mirë, për të zgjedhur edhe qeveritë e tyre, padyshim nëse ata bëjnë më shumë për njerëzit e tyre, qe ata të përfitojnë me shume per një jetë më të mirë.

Sondazhi i "Cilësia e Jetës", i botuar nga Index International Living , sipas rezultateve që ka nxjerrë për Shqipërinë, thotë, se shqiptarët, këto pesë vitet e fundit po i gëzojnë më shumë se çdo herë tjetër, plazhet e Rivierës së Jonit, detit Adriatik dhe liqeneve e lumenjve. Ka filluar atje  të zhvillohet edhe turizmi i bredshem dhe i jashtem, sidomos në vendpushimet e skive alpine, qe ka qene i virgjer deri tash, natyrisht  për atë që e dëshirojnë këtë llojë "bujtje", si nje "shërbimi shëndetësor më të mirë në botë". Klima ne Shqiperi, eshte shume me e mire se ne Zvicer, Itali e Gjermani.

Orët e punës sot në këto pesë vitet e fundit, për disa dikastere shtetërore si arsimi, policia dhe ruajtja e rendit, janë shumë më të larta se ato të vendeve fqinjë të. Pensionet janë rritur dhe do të rriten deri në 15 për qind këtë vit.

Pasqyra vlerësuese që kjo revistë ka paraqitur në web- faqen e saj zyrtare, për Shqipërinë, që renditet në pozicionin e gjashtëdhjetedytë, jep këtë vlerësim: shpenzimet e jetesës 60, kultura dhe koha e lirë 61, ekonomia 45, ambienti 74, liria 67, shëndeti 74, infrastruktura 36, siguria 71 dhe kushtet klimatike 89 pikë, duke grumbulluar rezultatin përfundimtar me 63 pikë në këtë renditje.

 

Comments (12 posted):

Albanesi on 10 January, 2010 03:24:50
avatar
Ate jete qe e bejne shqiptaret sot malazezet e kane bere edhe para 40 vitesha permende se ne shqiperi jeta shte ne rrezik, korrupsioni ne bale te ekonomise e tj. Gjithmone mendja e madhe na ka marre ne qafe ne shqiptarve.Tek ne njerzit vuajne ala per buk o Beqo
konari on 10 January, 2010 09:35:37
avatar
Per hire te se vertetes duhet te pranojme qe ky lloj studimi nuk eshte askund afer realitetit. Kjo reviste ne studimin e saj nuk bazohet ne te dhena impirike te drejte per drejta (empirical data) te akumuluara ne terren. Perkundrazi, bazohet ne ate qe quhet studim induktiv qe me mire duhet te quhet studim i kryer me biblioteke. Nje grup faktesh dhe opinionesh te hedhura andej kendej mblidhen per te formuluar nje opinion. Vetem nje fakt mjafton per te argumentuar sa larg realitetit eshte ky lloj studimi: Franca na delka vend me i mire per te jetuar se Norvegjia dhe Luksemburgu. Komplet qesharake kur mendon se vjet dhe parvjet gjysma e Parisit dhe shume qytete te tjera u ndodhen perpara nje dhune dhe shkaterrimi qe cuditi gjithe boten e zhvilluar. Para pak vitesh afro 30 mije vite vdiqen nga vapa. Keni degjuar ndonjehere per gjera te tilla ne Norvegji apo Luksemburg?!
Te pranosh qe Shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar ne rajon para ish-Jugosllavise eshte enderr ne nje dite vere. Kur Titoja ndertonte Yugo dhe i eksportonte deri ne Amerike, xhaxhi yne ndertonte bunkere dhe kampe perqendrimi. Kur ish-Jugosllavet shetisnin Evropen pa viza, ne Shqiperi ikja nenkuptonte nje tragjedi familjare dhe fisnore me burgje dhe interrnime. Se ku ndodhet Shqiperia me mire se cdo gje tjeter e tregon liberalizimi i vizave dhe shanset e hyrjes ne BE ne krahasim me vendet e rajonit.
Ky "studim" gjithsesi eshte pozitiv per Shqiperine, se nje fjale e mire, e mire eshte ne syte e botes, por ne si shqiptare e dime realitetin dhe sa pune na duhet te jemi te paret e Ballkanit pas atij sistemi qe ndoshta vec Korese se Kim Xhong Illit i afrohet.
Gjithsesi, kush nuk lavderon vetin, ju djegte kolibja!
Mark Gjonaj on 10 January, 2010 11:36:46
avatar
Jam dakort me komentin e Albanezit dhe perforcimin qe i jep Konari. Por prap, ky i fundit, shume vlera i ka dhene ekonomise shqiptare per ne ate kohe, duke e krahasuar me te Korese. Po te ishim ne ate nivel para 25 vjetve qe ka Koreja sot; udheheqja shqiptare e asaje kohe, do te propozonte ndryshimin e Kushtetutes, duke lajmeruar me mendjemadhesi boten, qe ne jemi fut ne rrugen e komunizmit...; qe nga viti 1979 dhe deri sa ndryshoi regjimi,(rreth 11 vjet), shoqeria shqiptare ka vuajtur dhe per gjerat me te domosdoshme te jeteses, dhe nuk behet fjale per ato te rehatise, qe si koncept i sulmonte propaganda si shfaqje te huaja.


Po ta keni pare me vemendje, dokumentarin e televizionit te Michigenit "Pellembe e thesare", me ka mahnit sa mire malsoret nen ate regjim e kishin ruajtur virgjerine e natyres(pyjet, barin, mezhdat e tj). A jane vazhdim i trojeve tona, me faune e fllore te njejte? - Sigurisht qe po, por nga ne u shkretua cdo gje. Me mire, mund te flase ndonje inxhinier pyjesh kudondodhur; ndonse historikisht, pyjet tona jane djeg e demtuar me shume ne kohen e Turqise, me pak ne ate te Zogut dhe shume ne regjimin e kaluar.
Zef Kalaj on 10 January, 2010 12:51:19
avatar
Mendoj se nje gazetare,kur perdore disa te dhena apo statistika-qofshin keto qe dalin edhe nga institucionet me seriose-per te prodhuar (shkruar) nje artikull,ne radhe te pare duhet te ndergjegjesohet nga te dhenat qe merre,pastaj te perceptoje idene e tije ne forme lajmi,artikulli,sihariqi apo propogande qe perpiqet te beje tek te tjeret (lexuesit),per ti bere "krenare" ne perkrahje te nje sistemi qeverisjeje si kjo e sotmja ne Shqiperine e "arritjeve" te 50-vendeve menjehere.Pas permbytjeve "johistorike" te vendit nen ujin e liqejve, te ndertuar mbi kaskaten e lumit drin,B.Sina don te thote se shpetimi i popullates qe ndodhet nen sundimin e "katastrofes" vjen vetem duke brohoritur "rrofte Sali Berisha,rrofte Sali Berisha..."
Ky artikullshkrues e ka treguar aftesine e perpunimit te dhenave edhe here te tjera, qe merr neper media te ndryshme,dhe si i tille rrezulton i palogjikshem ne shkrimet e tija.
Le ta marrim si shperblim politik qe munde te beje nje medioker ne funksion te interesit te tij,nga rreshtat e nje ushtrie te madhe mediatike...
Z.Beqir,nje keshille nga une:Ndergjegja e larteson njeriun,kurse njeriu nuk e mposhte ndergjegjen...ju mendoni sipas interesit!!!
konari on 12 January, 2010 02:07:00
avatar
Per hire te objektivitetit ngjitur me kete shkrim do te duhej te publikohej edhe raporti i "Freedom House" 2009 per te dashuren nane Shqipni.
Pa te shohim se si na pershkruan nje tjeter reviste pretigjioze ne shyptarve te trojeve etnike?!
Pak si veshtire te ndodhi nje gje e tille pasi ky site nuk ja thote fort per objektivitet...
Mark Gjonaj on 12 January, 2010 03:16:33
avatar
*'pret Albdreamsi, don te shkoje uje deri ne rrafsh te Hotit; apo e keni mire ju te mbishkodres, se u treguat te zgjuar dhe u ndate me Shkodren, jo vetem per kete, por per shume arsye te tjera... I thoni kryetarit te Partise Demokratike Shqiptare, qe me kete rast 10400 ha.toke mund t'i propozonte t'i beje Kooperativa te Tipit te Larte me orizore dhe mendoj qe po te kishte qene me teper "aktiv", se s'ka ku te shkoje ma zi tani, deri dhe duke i permbytur, do te bente nje fushate qe perpara se tu leshonte turbinat, ti kishin mbjelle me orize dhe do ta merrnin nje fare rendimenti, jo me kete nivel, por mbasi te uleshe pak, tani gjuajne peshk te gjoret shqipetare...!


Ma mire t'mos e kishit sjelle kete shkrim, se sa here ta shohe do te shkruaj. Nuk jane shifrat ato qe tregojne te verteten zoterinje. Me shifra dhe me rrena e kemi dhe do ta marrim ne qafe vendin tone; perderisa postet shtetrore shqiptaret i konsiderojne te perjetshme. Pikerisht per ta bindur ate popull se ne regjimin e kaluar ne po ecnim me shpejtesi ne ekonomi, krahasimet i benim me vitin 1938-te, qe nuk ka me shpikje djallzore. Edhe sot, por me forma te rafinuara, e njejta metode po vazhdon ne emer te demokracise. Me vjen keq ta them, por Shqiperia nuk e ka bere revolucionin demokratik, atje ka vetem allishverishe demokratike. Mire partite politike qe i kane per funksion te lehurat vend e pavend; po funksionet e partise ne pushtet perse nuk merren vesht. Turp per ta qe sillen si bajraktare te keqinje e kapadai. Presidenti i Shqiperise, duhet te thrase Faredin Hoxhen, qe te binde kryeministrin se digat e hidrocentraleve jane perjetsisht te sigurta dhe Berisha i siguron mbledhagjite e tij se Enveri duam apo nuk duam i ka bere te sigurta.
E.Miculi on 13 January, 2010 07:40:34
avatar
Do kisha shume gjana te them per ket shkrim...dhe per presidentin e 97tes,kryeministrin e Gerdecit,kryeministrin e permbytjeve,kryeministrin e mos integrimeve; veçse mbas leximit te komenteve te ma siperme do ishte i kote komenti im...
Baca Enver. on 13 January, 2010 12:06:47
avatar
Po ku je futur KONAR (K.konari !)
Si na e tradhtorve Byrone e Partise.
Si ore ike ne amerike dhe i ke lene bunkeret vetun.
O Konar (k.konari)pash njat tesre partie qe e mba fshehur ne gji sa burre i mire na qenke,e le bacen vetun me ndreq bithen tende.
Po si ore ike nga llogorja e istikamit
Si ore e late barin pa ngrene te gjithin.
Ik ore tradhetar i idealeve te partise.
Kalageci on 13 January, 2010 12:20:38
avatar
E.Miculi,e din fort mire qe eshte ma vshtire me punu n'evrope emigrant se sa n'kohen e enverit qe ai hante petulla
t'fala Qafa e Mojanit
E.Miculi on 14 January, 2010 06:05:58
avatar
Ne gjith jeten time kam perdore ma shum trunin se duart e kambet,keshtu baj edhe sot ne mergim dhe jetoj ma mire se jetuan sekretaret e Partise se Enverit e spijunet e tyne.
Krenohem shume per te kaluemen teme te paster dhe per te tashmen te lumtun.
Pershendetje kushdo qe ti te jeshe, por fshehja mbas pseudonimit me ban te dyshoj ne personin tuaj.
OPORTUNISTI on 14 January, 2010 11:12:46
avatar
Nuk dine kush ta kuptoj kete Ejll Miculin , here iken shume djathtas e here gre shume majtas. Sa per tru o Ejll ske pas mundesi me tregue se sa ke ne te kaluaren e tash nuk e di se cfare doktorate po mbron ,,,,. Buke po hane edhe ne shqipni o burre se ska deke kush unit kurr, po ata sekretaret e Enverit jetuan mire atere dhe tash prap kane gjete biruca e skuta , trurin qe ja u "vuri"Enveri i ndrruan vetem drejtimin dhe po e perdorin me mjaft efektivitet edhe sot me salen. Mos u cudit se keshtu beri dhe Saluku me kopene e tije. Mbasandej mbaje mend ne nje liber ku flitet se dhe '"micula" pat komunista, u ndate gjysem per gjysem gje te luanit me te dy portat apo jo.Ti kam lexuar komentet ne kete web dhe pak teper i jep vetit si "politikan" dhe smerresh vesh cka je "mish apo peshk"E sa per mirsi qe ke ti e te gjith cka jemi ne mergim e dime e aty ska vend per mburrje per askend Keshtu Z Micul beju pak me shqiptar dhe realist. Persa i perket krahasimit ne shkrimin e mesiperm me duket teper banal pasi kur malsoret hanin buke te bardhe tek Titoja, Enveri yne na jepte buk misrit dhe ate me racion . Kur tek ne skishte ardhur akoma rruga e makines, ne mal te zi nje pjese e mire kishin veturat e tyre etj. etj.Se kuptoj rendesine e futjes ne kete web te shkrimeve te ketij lloj teper apstrakt.
Zef Kalaj on 14 January, 2010 03:30:25
avatar
...Per ta nxjerre "Oportunistin" nga apstraktioni,e jo per te mbrojtur E.Miculin,po ju ve ne dispozicion nje thenje te nje Malsori te ndershem,sa cinik aq edhe intelektual i kohes...
Martin Nika i Dobres thoshte:Kur Amerikanet shpiken anien kozmike e shkuan ne Hane,...edhe Ne,Shqiptaret bame shpikje,se qerret qe i kishim ne rrota drunit, i bame me rrota gome...
Besoj se kjo shprehje do tna ndihmojne te kuptoni Miculin,mua dhe apstraktionin...!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0