Piercing në gojë nuk është një ide e mirë
Rreziqet që i shkakton shëndetit piercing në gjuhë janë shumë të larta, mund të cojnë deri në humbjen e jetës. Këtë e bën të ditur një studim i realizuar në Izraelit, i cili merr si shembull një të ri 22 vjecar që humbi jetën në spital, pas dëmtimeve në tru të shkaktuara nga piercingu në gjuhë.
Me anë të piercingut në gjuhë mund të merren infeksione përmes gjakut që arrijnë deri në tru,- shpjegojnë mjekët, duke theksuar se bëhet fjalë për raste të rralla.
Ajo që ndodh më shpesh është dëmtimi i dhëmbëve dhe infeksionet e gojës,- thonë mjekët, duke shtuar se mund të ndodhë që prej piersingut të stimulohen problemet e zemrës. Prandaj, këshilla e tyre është: “piercing në gojë nuk është një ide e mirë, bëni mirë të mos e bëni për të evituar probleme”.
Higjena gjatë procesit të vënies së piercing-ut si dhe trajtimi dhe kurimi pas vënies së tij janë shumë të rëndësishme për të shmangur problemet e lartpërmendura.
Një ndërhyrje e realizuar në kushtet e duhura higjenike,- shprehen profesionistët e piercing, nuk shkakton asnjëherë probleme.


del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment