Xhani, Berishës: Kombëtari të quhet "Panajot Pano"
(ALBANIA SPORT) - Klubi i Futbollit Partizani i kërkoi zyrtarisht përmes një letre të firmosur nga presidenti i klubit të kuq, Albert Xhani, kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, që stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” të marrë emrin e legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, të ndarë nga jeta dy ditë më parë pas një goditjeje kardiake në moshën 71-vjeçare, në Florida të Shteteve të Bashkuara.
“Marrim këtë iniciativë, duke pare se Panajot Pano është jo vetëm simboli i FK Partizanit, klubi që e rriti, aty ku Pano luajti dhe punoi për 25 vjet, por edhe simbol i sportit shqiptar. Duke pare vlerat qe do të përçojë brez pas brezi ky simbol, na lejoni t’ju propozojmë që këtë legjende të futbollit ta nderoni duke i vënë Stadiumit Kombëtar emrin “Panajot Pano”. Do të ishte një vlerësim për figurën e Panajot Panos, që tempulli i futbollit ku ai luajti jo vetëm për Partizanin por edhe për Kombëtaren të mbante emrin e një figure kaq shume të nderuar”, - thuhet në letrën e klubit të Partizanit, drejtuar kryeministrit Berisha dhe ministrit të sporteve, Xhaferraj.
Një iniciativë të tillë e kanë ndërmarrë edhe zëvendësministrat e Kulturës, Turizimit, Rinisë e Sporteve, Nikoll Lesi dhe Dashnor Bajaziti. Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, Nikoll Lesi, hodhi idenë që stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” të marrë emrin “Panajot Pano”.
Lesi do t’i përgatisë një propozim zyrtar qeverisë së kryeministrit Berisha. Në fakt, Qemal Stafa, emrin e të cilit e mban për gati 60 vjet stadiumi, mbetet një figurë e respektuar e së kaluarës komuniste, por nuk ka aspak lidhje me sportin, kështu që emri “Panajot Pano”, mund të gjente pëlqimin e të gjithë krahëve politikë por dhe tifozëve shqiptarë.
Panajot Pano debutoi si lojtar i Partizanit, më 14 shkurt të vitit 1960 (kundër Dinamos, 3-0) e deri te ndeshja e tij e lamtumirës, më 23 maj të vitit 1975, kundër 17 Nëntorit (Tiranës së sotme). Pano fitoi me fanellën e Partizanit, katër herë kampionatin dhe pesë herë Kupën e Shqipërisë.
Për aftësitë dhe vlerat që tregoi Pano në fushë dhe në jashtë saj ai është nderuar me disa tituj si: "Mjeshtër i Merituar i Sportit", "Lojtari i artë" i Federates Shqiptare te Futbollit, "Futbollisti më i mirë i shekullit" nga FIFA, “Golden Player” nag UEFA, "Nderi i Kombit" dhënë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Ndoshta ndeshja e parë ndërkombëtare e Shqipërisë, ajo kundër Irlandës së Veriut, më 3 mars do të luhet në stadiumin kombëtar “Panajot Pano”.
Panajot Pano, pasaporta
Klubet: SK Tirana, Partizani, Dinamo
Aktivizuar: Me të rinjtë e Tiranës 1955-57, Puna e Tiranës 1957-59 (të rritur), Partizani 1960-75, Dinamo 1962 (për Kupën Ballkanike)
Trofe:
1957 - Kampion me të rinjtë e “17 Nëntorit”.
1960 - Golashënuesi më i mirë i kampionatit.
1961 - Kampion kombëtar me Partizanin, fitues i Kupës së Shqipërisë, golashënuesi më i mirë i kampionatit.
1963 - Kampion kombëtar me Partizanin, medalje argjendi në turneun e Ushtrive të Vendeve Socialiste.
1964 - Kampion kombëtar me Partizanin, fitues i Kupës së Shqipërisë.
1966 - Fitues i Kupës së Shqipërisë.
1967 - Fitues i Kupës së Shqipërisë.
1970 - Fitues i Kupës së Shqipërisë, fitues i Kupës Ballkanike midis klubeve, golashënuesi më i mirë i kampionatit.
1971 - Kampion kombëtar me Partizanin.
1973 - Fitues i Kupës së Shqipërisë.
5 herë fitues i anketës të “Sporti Shqiptar” (10 sportistët më të mirë të vitit)
2000 - Fitues i anketës “Sportisti më i mirë i shekullit”, fitues i anketës së gazetës “Sporti Shqiptar”: “11-shi më i mirë i historisë së futbollit shqiptar”, “11-shi më i mirë i 50 dhe i 55 kampionateve kombëtare”.
1979 - Kampion kombëtar, si zv/trajner me Partizanin.
1980 - Fitues i Kupës së Shqipërisë, si zv/trajner i Partizanit.
1981 - Kampion kombëtar, si zv/trajner me Partizanin.
Dekoratat:
Urdhri i Artë “Mjeshtër i Madh”, Urdhër Pune i klasit 2, Urdhri “Naim Frashëri i klasit 3,2,1″, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, medalja “Urdhri i Meritës” për 100-vjetorin e FIFA-s.
I zgjedhur:
Më 1999 president nderi i Partizanit, më 2002 president nderi i FSHF-së
Shuhet legjenda e futbollit, Panajot Pano
TIRANE- Ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano, njeriu i cilësuar si futbollisti më i mirë shqiptar i shekullit të 20-të. Ish-futbollisti i Partizanit dhe kombëtares, ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti, ndërsa ishte për një vizitë familjare te vajza e tij në Amerikë. Pano nuk vuante nga probleme shëndeti kohët e fundit, kështu që ndarja e tij nga jeta i ka lënë të gjithë të shokuar. Menjëherë pas mësimit të lajmit, reagimi i parë ka ardhur nga presidenti i Republikës Bamir Topi. “Dëshiroj t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshë m, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë ngahera të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar”, shkruan presidenti i Republikës në letrën dërguar familjarëve.
Panajot Pano është padyshim emri më i madh i futbollit shqiptar ndër vite, i nderuar me çmime si Mjeshtër i Madh, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, Urdhri Naim Frashëri i Klasit të tretë, të dytë e të parë dhe medalja urdhri i Meritës për 100 vjetorin e FIFA-s. Por, nderimin më të madh Panajot Pano e ka marrë më 6 mars, kur është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me titullin Nderi i Kombit, hera e parë që një futbollist merr një nderim të tillë. Panajot Pano ka qenë gjithashtu president nderi i Klubit Partizani si edhe president nderi i Federatës Shqiptare të Futbollit. I lindur më 7 mars 1939 në Durrës, ai e nisi karrierën me të rinjtë e Tiranës, por më pas kaloi te rivalët e Partizanit, ku edhe njohu shkëlqimin më të madh. Panajot Pano ka shënuar 147 gola në karrierë, 8 me Tiranën, 136 me Partizanin dhe 3 me fanelën e ekipit kombëtar. Një nga pengjet e mëdha të karrierës së tij është që nuk mori pjesë në kampionatin europian apo atë botëror si edhe që sistemi komunist nuk e lejonte të transferohej në ndonjë nga ekipet e mëdha të Evropës.(e.n/A.Latifi/ BalkanWeb)



del.icio.us
Digg
Comments (8 posted):
Por me keqardhje duhet thene se ne shqiptaret nuk kemi bere gje me mend deri sot qe bota te ndalet dhe te pyese per nje veper arti, kulture qe te ishte mrekulli, ose ne top. Gjithmone jemi nxituar, se kure ka ardhe puna me be nje gje te mire ajo duhet menduar, projektuar, zbatuar dhe mirembajte. Meqense u lakuan shume emrat e hidrocentraleve mbi lumin Drin, sepse ujrat e mbledhura rezikuan shume Shkodren dhe Lezhen; kam mendimin se projektet me te mira te inteligjences inxhinierike ishin ato hidrocentrale. Por asnjeri nuk mori emrin e tyre qe kemi dhe shume te shquar qe kane vdeke dhe akoma jetojne.
P.shembell, Vau i Denjes mori emrin "Mao Ce Dun", skulpturen e tij e hodhen ne Dri, skandal i udheheqjes se atehershme, sepse kjo veper ishte me ndihmen e Kines. Shume mire mund ti vinim emrin Komanit Faredin Hoxha, ose Ismail Ahmeti dhe te tjere te degjuar, por duhesh me vazhduar perjetsimin e Enver Hoxhes. Fierza e mori emrin "Drita e Partise", shume mire mund ti venim emrin personave te permendur, ose e Sali Vates, qe populli i atyre kantjereve ja kishte vene emrin "Luani i Tuneleve" dhe keshtu, kur vdiq u nderua dhe u respektua. Shume vepra te tjera moren emrat e klasikve, pa pase merite ne ndertimin e tyre, p.sh hidrocentralet "Marks" "Engels" dhe me vone hidrocentralet "Lenin" "Stalin".
Vjen momenti i perjetimit te nje futbollisti te shquar Panajot Pano, edhe atij i duhet bere respekti dhe perjetimi. Por une mendoj se jo duke hequr heronje te tjere, aq me teper kure eshte argumentuar qe Stadiumi Kombetare "Qemal Stafa", perjetuar me emrin e nje njeriu te ri i ngritur ne luften antifashiste nacional clirimtare dhe shume mire perfaqesonte te rinjet qe e urrenin fashizmin dhe pushtimin e Shqiperise. Une mendoj se historia eshte kokeforte me te mirat dhe te keqiat qe i ka sjelluar ne shekuj kombit tone ajo duhet te pasurohet dhe pastaj te zere vend ne pavionin e saje, ne muezumin e kombit tone dhe nuk duhet te politizohet.
U hoq bazamenti i "Heronjeve te Vigut"veper arti e Shaban Haderit me kosto shume te shtrejte dhe u hodhe diku ne periferi te qytetit. Koha ka ardhur qe te perplasen dy mendime; ai per ta vene dhe tjetri me ke do te zevendsohen, sepse heroizmi i popullit te Shkodres ka vazhduar edhe per permbysjen e komunizmit. Atje u vrane 4 djelmosha te rinje dhe u shpallen martir te demokracise, por atje dhe u torturuan dhe grupi i hedhjes ne ere i Stalinit. Pra nuk ka nje organizem te mirfillte qe te beje studime me perspektive qe me shtrirjen e objekteve te ndertimit te behet dhe shtrirja e njerzeve te shquar te artit kultures sportit, duke i perjetuar e respektuar kure ndahen nga jeta.
Por sot eshte cdo gje privatizem dhe neser do te kete objekte shume te medha sporti, arti e ekonomije dhe eshte ne doren e pronarit per ta emruar objektin me nje figure qe ka pase ndikim ne kombin tone. Nuk ke cfare te besh, mjaft u pergojua Universiteti i Vlores "Ismail Qemali", per tja heq emrin. Apo i Nene Terezes,qe hezituan ta vene ku ishte menduar dhe duke mos pase nje organizem ligjore qe vendose perksi rastesh, lihen te shine lamin deri dhe fondamentaliste duke i dhene ngjyra fetare. Por e njejta gje eshte si ngurimi dhe nxitimi: nuk ishte i studjuar vendosja e emrit te "Nene Terezes" ne aeroportin e Rinasit, kur per 45 vjet atje jane vrare shume pilot tane per kushte te veshtira sherbimi e stervitje luftarake dhe mund te gjendesh emri i nje piloti apo shefi te skuadriles dhe te perjetohej. Ndoshta dhe kjo se kryeministri Sali Berisha,sillet shume armiqesisht ndaj gjithe ushtarakve shqiptar qe punuan per 45 vjet ne sherbimet me te veshtira; deri dhe duke mos i trajtuar me pensione si gjithe pensionistet e tjere ne Shqiperi dhe krahasuar dhe me vendet e Lindjes me te njejtin regjim.
Ju lumte se per 45 vjet rresht ushtaraket nuk lane kembe pushtuesi ne Shqiperi.
Pasi cdo gje shkatrruan qe ndertuam per 50 vjet
vetem ne shqiperine e enver hoxhes,cdo gja ishte ba ideologji,edhe rruga me shku ne shtrat kishte emrin e nje komunisti
pse ta mate emnin e vojo Kushit kur shkodra kishte fotbolist te medhenj
mire ja banen qe ja vune emnin e Boriqit te madh
i lumte shkoder loces
Post your comment