Home | Sport | "Vllaznia"-Besnik Bala, goli qe shmang “permbytjen”

"Vllaznia"-Besnik Bala, goli qe shmang “permbytjen”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ben ftohte jashte, por eshte dhe me ftohte ne “Qemal Stafa”. Pa shikues – Tirana eshte e denuar te luaje kater ndeshje te tilla – impianti dukej edhe me I vjeteruar e emocioni “I ftohur ne palce”. Nga shurdheria e shkalleve, ajo qe ngjiste ne fushe vinte ne tribune e plote dhe pa devijime. Degjoje thirrje lojtaresh, terheqje vemendjeje, kundershtime ndaj gjykimit dhe shihje nje stol te vetem – ai I Tiranes ka qene krejt I heshtur, perveç ndonje udhezimi te Dedes – ku “me kembe e duar” kerkohej te arrihej fitorja. Kuptohet, ai i Vllaznise. Martini, pergjate 90 minutave, ka qendruar ne kembe, duke udhezuar e me teper duke I dhene kuraje skuadres. Ne tribunen VIP, Tafaj, qe e ka ndjekur ndeshjen ne krah te presidentit te tij, Refik Halili, ka leshuar ndonje thirrje, me teper si ndonje duf.

Kur di ç’kerkon

Nje Vllazni si ajo e djeshmja nuk te bie ta shohesh shpesh. E dashuruar pas lojes (natyrisht me aq cilesi sa ka takatin e kontigjentit), skuadra kuqeblu nuk ka munguar qe sistematikisht t’I futet aventures. Ne fat, si per “t’iu bindur” kerkses se tifozerise se saj, “Edhe po u mundem, te pakten te luajme futboll”, pritej qe te ishte serish nje Vllazni e hapur dhe me deshire per fitore. Kjo e fundit nuk ka munguar, madje dje ishte edhe me e dukshme, justifikuar nga pozicioni delikat qe ka skuadra ne tabele. Por me “e hapur”, harroje! Martini ka lene ne stol Haxhibuliçin dhe Bala eshte I vetem ne sulm. Nje 4-5-1 me teper per te penguar mesfushen vendase te prodhonte, se sa nje rreshtim I mbipopulluar ne kufinjte e zones se vet. Eshe keshtu nje skuader me shume e kujdesshme, se sa e guximshme dhe me shume e zgjuar, se sa e forte. Nje modul qe do te rezultoje fitues, edhe pse Tirana ka goditur dy here shtyllat e Grimes, I eshte anulluar nje gol e ka kerkuar nje 11-metersh.

Kur nuk di ç’kerkon

Meqe luhet ne shtepi, por edhe per te vijuar rrugen e nisur ne “Niko Dovana”, vendosja e Tiranes eshte shume agresive. Mjaft te permendesh se rolin e Devollit e ben S. Lilaj dhe kupton se eshte nje skuader krejt e çbalancuar perpara. Ndodh keshtu edhe pse ne disa raste, sidomos ne pjesen e dyte, dukej e pakuptimte qe 4 mbrojtes vijonin te rrinin prapa ne “roje” te Bales se vetem. Nga ana tjeter, edhe duke patur parasysh mungesen e fatit – dy here eshte goditur shtylla dhe jane humbur dy-tre raste flagrante – menyra se si Tirana kerkonte golin ishte e çoroditur. Edhe ne momentet kur nuk kishte me llogari – Hajdari u fut ne vend te Abrahamit – dhe bardheblute kishin tre sulmues te deklaruar, dukej e çuditshme qe Abilaliaj u spostua ne krahun e majte. E pra, gjate gjithe ndeshjes ai ishte kercenimi I vetem per Grimen.

Pak “loje”

Nuk mund te prisje shume zhvillime gjate ndeshjes. Vllaznia e kishte “ndare mendjen” te rrinte ne “strofullen” e vet, keshtu qe mbetej veç Tirana. Kampionet jane perpjekur te imponohen dhe ia kane arritur, pavaresisht se rrjeta e dendur e shkodraneve ne gjysmefushen e tyre nuk I lejonnte te kishin veprime harmonike. S. Lilaj ishte I vendosur para mbrojtjes dhe se bashku me Sefen merreshin me organizimin, por Muzaka ne te djahte e Ahmataj ne krahun tjetyer dukeshin shume larg. Abraham eshte dukur “I tamponuar” nga Ahmataj, ndersa Sina e ka patur teper te veshtire te arrije fundoren. Edhe pas pesimit te golit, perveç nje deshire ne rritje, te Tirana kane munguar gjerat “e reja”. Edhe dy nderrimet nuk eshte se sollen ndryshim ne loje e ne presion. Dhe, me ne fund, me teper se mungese “kembesh” te Tirana e djeshme ka patur nungese “koke”. Pa harruar qe terreni nuk favorizonte per loje.

Bala, “perralla e golit”

Del nga fusha e lojes kur luheshin tri minutat shtese. Edhe pse I ri “ia ka marre doren” edhe ai. E ka marre vesh qe do te nderrohet dhe iken ne krahun tjeter te fushes. Nuk ka tifoze e nuk ka kush t’I “flaes” per veprimin qe po ben, ndaj fillimisht ben suikur nuk e kupton nderrimin e pastaj niset me hap te ngadalte. Ndonje cimbisje nga tiranasit dhe me pas hap I lehte. Ne ane te fushes pret Doçi. Ka vetem nje minute loje e mbrojtjes I duhet dhene “nje dore”. Bala del nga fusha, por duke dashur qe “t’ia ruajne” golin, nuk shkon ne stol. “Eklipson” Martinin dhe fillon t’u therrase shokeve: Mbaroi, edhe pak…”. Duhet te vije I katerti – eshte nderkombetari Jareci – qe me teper se e çon te vendi, habitet me kurajon e sulmuesit. Por, dhe ai e ka te qarte se Bala sapo I ka kapercyer te njezetat e ndonje trill I tille falet. Bjondi I ka dhene nje tyripikesh te vyer Vllaznise se tij. “Eshte nje kenaqesi e pamate”, thote sapo ka mbaruar dushin e ben te dale nga “Qemal Stafa”, “golin ia dedikoj familjes sime”. Fitorja e ka ngazellyer vertet. Ne nje fare menyre e ndien qe perveç faktit qe ka shenuar te vetmin gol, e ka shenuar edhe “I vetem” ne fushe: Haxhibuliç ka qene ne stol. “Ishte zgjedhja e profesorit (fjala eshte per trajnerin Martimi), nuk mund te luanim me dy perpara ne nje ndeshje kaq delikate. Na duhej kjo fitore dhe shpresoj te kemi mbyllur “ditet e keqija”.

Tjeter kenaqesi? “Po, sepse golin ia kam shenuar Tiranes. Dhe siç me kane thene jane te pakta ato ndeshje qe ne I kemi fituar ne kryeqytet. Perballe nje mbrojtje si kjo e Tiranes nuk eshte e lehte te luash”. Aty prane kalon Dabulla, mbrojtesi I Tiranes, qe ende vijon rikuperimin. “Dabi” hedh nje veshtrim nga grumbulli I vogel I gazetareve, qe ka rrethuar sulmuesin shklodran dhe largohet. Ne ikje e siper duhet te kete thene me vete: E bere djalosh, se nuk isha une ne fushe…”.

Por Bala s’do t’ia dije. Duke hipur ne autobus ka nisur te pergatise ç’do t’u thote fansave ne Shkoder qe e presin krahehapur. Do t’u rrefeje “perrallen e golit”

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.0