Home | Sport | Futbolli shqiptar, 12 vjet nën “Dikta-Dukën”

Futbolli shqiptar, 12 vjet nën “Dikta-Dukën”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti aktual rifitoi mandatin e tretë qeverisës deri në vitin 2014. Dy rivalët për numri 1 të FSHF-së, Halili e Vata morën nga 15 dhe 1 votë

Armand Duka, me 49 vota nga 65 delegatë me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së rizgjidhet për herë të tretë president i Federatës Shqiptare, duke qenë ai “mbreti” i futbollit shqiptar deri në vitin e largët 2014. Pra, 12 vjet rresht topi shqiptar do të shkelmohet nga biznesmeni Duka. Dy rivalët e tjerë të “diktatorit Duka”, Refik Halili dhe Rudi Vata, morën përkatësisht 15 vota dhe Rudi Vata, 1 votë. Një pjesë e madhe e personave që përfaqësonin klubet dhe që kishin të drejtë vote në Asamble, ishin akomoduar që mbrëmë në Durrës, ashtu si e gjithë administrata e FSHF-së. Armand Duka është zgjedhur president i FSHF-së nga viti 2002, kur pasoi ish-presidentin Miço Papadhopulli, sot i rreshtuar me kritikët e butë të Dukës. Armand Duka në mandatin e parë kishte mundur Mehdi Bushatin (2002); në të dytin (51 vota), në vitin 2006, Salvador Kaçajn (1 votë) dhe Edmond Haxhinë (16 vota) dhe në të tretin, në vitin 2010, Rudi Vatën (1 votë) dhe Refik Halilin (15). “Të drejtosh Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është e lehtë. Futbolli shqiptar ka problemet e veta, por unë mendoj se me mbështjetjen e të gjitha palëve, Asamblesë dhe një bashkëpunim të ngushtë me Komitetin e ri Ekzekutiv, besoj se do të arrijmë ta çojmë përpara futbollin në këto katër vitet (të ardhshme). Në të njëjtën kohë unë dëshiroj t’i falënderoj dhe t’i garantoj se kam mbajtur shënim vërejtjet, le të themi jo të kundërshtarëve, por të bashkëpunëtorëve të mi që ishin në garë (për president) dhe t’i implementoj ato në punën time të katër viteve (të ardhshme). Nuk e konsideroj një ndërprerje të punës time, por një vazhdim të saj”, - tha Duka pas konfirmimit si president i FSHF-së.

PUNIMET
Asambleja një nga evenimentet më të rëndësishme të sportit në vend, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie në qytetin e Durrësit. Katër gardhe policësh që nga hyrja e hotelit “Adriatik” e deri te salla e punimeve u angazhuan për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm. Në Asamble kanë marrë pjesë dhe përshëndetur edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Agim Fagu, zëvendësprpesidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, Angel Maria Vilar. Duka e përshëndeti Asamblene me një përshendetje në emër të futbollistit Panajot Pano qe u shua pak kohe me pare nga një semundje. Më pas me konsensus seanca u drejtua nga Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima. Pas raportit të Komitetit Ekzekutiv të mbajtur nga Presidenti Armand Duka, Asambleja miratoi raportin financiar dhe atë të kompanisë audite. Një nga çështjet e para që zgjidhet është ajo për zgjedhjen e Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave, më pas lexohet raporti i presidentit mbi veprimtarinë e Komitetit Ekzekutiv. Pas miratimit të pasqyrave financiare, raportit të auditimit dhe buxhetit për 2010, nis zgjidhja e presidentit të FSHF-së dhe e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Përsa u përket procedurave të votimit, në Asamble votuan gjithsej 65 delegatë dhe një kandidat, që të shpallet fitues, duhet të marrë 2/3 e votave, pra 44 të tilla, ndërkohë që Duka morrin praktikisht 49 vota (ose 75.6 për qind të votave). 12 klubet e Superligës kishin nga një votë, pas vendimit të Asamblesë së 12 nëntorit 2008. Votat e tjera ndahen në 16 për Kategorinë e Parë, 25 për të dytën, 8 votat e Sektorit Amator, dhe 4 të shoqatave të mjekëve, trajnerëve, arbitrave dhe minifutbollit. Në lidhje me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, një kandidat që të fitojë duhet të marrë 50 % + 1 të votave.


DUKA
Në fjalën e tij, Presidenti aktual Armando Duka u shpreh se gjatë edicionit të kaluar kombëtarja shqiptare ka arritur disa rezultate të paharrueshme dhe nisur nga puna serioze e stafit të Kuzhe ai kërkoi përsëri votën e anëtarëve pjesëmarrës.  “Gjatë edicionit të kaluar arritëm rezultate të spikatura, barazimet në Portugali kanë qenë rezultate të paharruara, por jemi të ndërgjegjshëm që tifozeria e kombëtares kërkon më shumë dhe ne jemi të vetëdijshëm për të bërë një punë serioze. Stafi qe ka ngritur trajneri Kuzhe premton shumë edhe për të ardhmen. Edhe ekipi i shpresave premton shumë, me sjelljen në skenën e futbollit të disa emrave të rinj”- deklaroi Duka. Ajo që duket nga rezultatet e votimit, gara për Armando Dukën ka qenë më shumë një lojë me një portë: “E konsideroj dhe vërtetë e vlerësoj shumë, kam filluar që tani të mendoj për detyrat që na presin, për problemet që ngriti kjo asamble, për problemet dhe kritikat që kanë ngritur konkurrentët që së bashku ti minimizojmë, të zhvillojmë futbollin dhe të kemi rezultate sa më shumë në të gjitha fushat e lojës sonë të bukur në kampionatin kombëtar, në paraqitjen e ekipeve kombëtare, në afrimin e sa më shumë fëmijëve në futboll. Edhe njëherë dua t’ju falënderoja shumë konkurrentët, i garantoj ata që do ti përfshijmë në platformë mendimet, kritikat dhe vërejtjet e tyre për të mirën e futbollit. Faleminderit edhe njëherë, ju ftoj që së bashku të kontribuojmë maksimalisht për futbollin në këto katër vite“- u shpreh Presidenti i FSHF. Pas përfundimit të saj, Presidenti Armand Duka, zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, Angel Maria Vilar dhe përfaqësuesja e FIFA-s, Eva Pasquier dhanë një konferencë për shtyp.

HALILI-VATA
Kandidati më i fortë nga opozita doli Refik Halili, me 15 vota, pra të 15 klubeve, pasi parimi i votimi parakuptonte një klub një votë. “E thashë në fjalimin tim në Asamble se unë zgjedhjet do ti njoh, pasi mu dukën zgjedhje shumë normale dhe të pastra. Përsa i përket mënyrës se si vazhdoi votimi, them se ishte një votim i sinqertë, i pastër, njerëzit ishin të lirë. Kandidati tjetër humbës, Rudi Vata, tha: “Shpresoj që presidenti aktual i porsazgjedhur të punojë më mirë. Unë do të vazhdoj punën time, që lidhet gjithmonë me futbollin. Në asamble u pasqyrua qartë ideja e secilit kandidat. Çdo gjë shkoi qetë. Shpresoj që të kemi një zgjedhje të mirë, të drejtë e sportive. Do ta pranoj humbjen. Në futboll është pjesë e lojës. Jeta ime do të vazhdojë pranë futbollit. Jam i zhgënjyer nga disa klube”


Diplomati Duka

“Edhe njëherë dua t’ju falënderoja shumë konkurrentët, i garantoj ata që do ti përfshijmë në platformë mendimet, kritikat dhe vërejtjet e tyre për të mirën e futbollit. Faleminderit edhe njëherë, ju ftoj që së bashku të kontribuojmë maksimalisht për futbollin në këto katër vite“- u shpreh Presidenti i FSHF.


Fitore e ngjashmë

Armand Duka është zgjedhur president i FSHF-së nga viti 2002, kur pasoi ish-presidentin Miço Papadhopulli, sot i rreshtuar me kritikët e butë të Dukës. Armand Duka në mandatin e parë kishte mundur Mehdi Bushatin (2002); në të dytin (51 vota), në vitin 2006, Salvador Kaçajn (1 votë) dhe Edmond Haxhinë (16 vota) dhe në të tretin, në vitin 2010, Rudi Vatën (1 votë) dhe Refik Halilin (15).


TRI FITORET E DUKËS DHE RIVALËT

2002
Armand Duka
Mehdi Bushati

2006
Armand Duka
Salvador Kaçaj
Edmond Haxhia

2010
Armand Duka
Refik Halili
Rudi Vata

KOMITETI I RI EKZEKUTIV
Armand Duka  (President i FSHF-së)
Bujar Kasmi   (i rizgjedhur)
Lutfi Nuriu   (i rizgjedhur)
Arben Dervishaj  (i rizgjedhur)
Skënder Hyka  (i rizgjedhur)
Muhedin Targaj   (i rizgjedhur)
Pjerin Fushaj  (i ri) 
Abdyl Kuriu  (i ri)
Artan Hajdari  (i ri)
Alfred Ziaji   (i ri)
Tahir Kastrati  (Kreu i shoqatës së gjyqtarëve)


KOMITETI I VJETËR

U rizgjodhën
Armand Duka
Bujar Kasmi
Lutfi Nuriu
Skënder Hyka
Muhedin Targaj
Arben Dervishaj  
Tahir Kastrati  

Nuk u rizgjodhën
Medin Zhega
Gjergji Thaka 
Mehdi Bushati
Kreshnik Cipi

Starova: “Si erdhi Duka në botën e futbollit”

Armand Duka ishte një njeri i panjohur më parë në botën e futbollit, por me kandidimin e tij te pare ai arriti t’ imponohej Asamblesë Zgjedhore (2002 duke marre shumicën e votave në raport me kandidatin tjëtër, Mehdi Bushatin. Por si erdhi Duka në majën e futbollit shqiptar. Ish-sekretari i FSHF-së, Starova, tregon: "Një nga përkrahësit që i kanë dhënë suport Dukës isha dhe unë, pavarësisht se Duka nuk kishte lidhje me futbollin. Përse? Nisur edhe nga fakti se ne kishim president Miço Papadhopullin (sot president nderi i FSHF-se), atëherë në pension, por me kontribute si sportist e teknik. Ne kërkuam që të kishim përkrahjen edhe të një njeriu që të bënte me biznesin". Por në ngjitjen me "ashensor" te biznesmenit që kontrollon disa nga kompanitë me te mëdha në vend ndikoi edhe një faktor shumë domethënës. "Koincidencë ishte edhe fakti që vëllai i tij ishte ministër i Bujqësisë (Agron Duka) dhe prej tij ne përfituam tokën në Kamëz ku është ngritur Kompleksi Sportiv i FSHF-së. Në atë kohe erdhën në Shqipëri, Blater (president i FIFA-s) dhe Platini (atëherë zëvendëspresident i FIFA-s) dhe vendosem që projekti "Goal" të zbatohej ne qytetin "Studenti", por një rektor nuk pyeti as për kryeministrin e asaj kohe, (Ilir) Metën, dhe as për kryetarin e Bashkisë, Edi Rama. E kishte shteti për detyrim ta gjente tokën, ndërkohë që FIFA jepte vetëm paratë".
Botuar në gazetën “Albania”, 4 prill 2008


Fundi i hidhur i sekretareve ne epoken "Duka"

Sulejman Starova ishte nje sekretar i plotfuqishëm ne Federatën Shqiptare te Futbollit. Ai pasoi Eduard Dervishin, i pari sekretar i FSHF-se, i cili pati nje konflikt te hapur me qeverine e djathte te Berishes. Sekretarja e Shtetit e Sportit, Marjeta Zace kerkoi shkarkimin e tij, por Dervishi(sot i punesuar ne federaten spanjolle), nje njohes i mire i legjislacionit sportiv te asaj kohe dhe me marredhenie te shkelqyera ne "oborret" FIFA-s e UEFA-s arriti te siguroje mbeshtetje te fuqishme nderkombetare. Kokefortesia e shtetit solli edhe pezullimin e per here te pare te Shqiperise ne vitin 1996, por qe u ndroq me nje levizje te zgjuar te kryeministrit te asaj kohe, Aleksander Meksi. Pas Sulejman Staroves (i vetelarguar), perkohesisht atributet e sekretarit i mori Arben Bici (nje njeri i ardhur ne kohen e Dukes), per tu bere me pas sekretar i Federates. Pas Asamblese se dyte se FSHF-se (2006), Duka perzgjodhi avokatin Roland Mici, si sekretar te ri. Mici, nje jurist me ide dhe bonsens praktik, synoi reformimin e shpejte te federates, por me pas ra viktime e nje intrige te rendomte te korridoreve te ngushta te FSHF-se. Pas me shume se nje viti ne detyren e larte, avokati i njohur dhe shume i kursyer ne deklarimet e tij dha doreheqjen, e cila u miratua me pas nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se. Arben Bici rimori frenat e zyrës së sekretarit, për t’ia dorëzuar më pas çelësat, Eduard Prodanit, i cili është dhe sot e kësaj dite. Prodani njihet per prakticizmin e tij.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0