Tue, December 23, 2014

Alban Dega: Një ditlindje sa frëngu pulën, ose fletë-gjobat $250 të ”Vatrës”

- Nje Komision enverist Mediash ne kryeqytetin e Botes demokratike !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Njoftim
Rastesia e solli qe sot te lexoja nje njoftim te Komisionit te Mediave per Festimin e  100 vjetorit te “Vatres”…
De jure kete Komision e kryeson Z. Frank Shkreli ish- drejtor i emisionit shqip tek “Zeri i Amerikes” ne kulmin e luftes se ftohte ne vitet 70-te- 80-te
De fakto kete komisioin e kryeson kryeredaktori i gazetes “Dielli ” Dalip Greca  ish- redaktori i gazetes ” Fitorja” Organ i Komitetit te PPSH-se per Lushnjen Dalip Greca ne vitet 80 -90  .
Po e ribotoj fjale per fjale.
NJOFTIM I KOMISIONIT TE MEDIAVE PER 100 VJETORIN E VATRES
Me rastin e 100 vjetorit të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës”VATRA”, ka pasur një interesim të jashtzakonshëm të mediave për të ndjekur veprimtaritë finale të 100 vjetorit, vecanërisht ato të 28 Prillit, për konferencën shkencore, ekspozitën fotografike”100 vitete e Vatrës” si dhe ato të 29 prillit të Mbremjes Gala.
I falenderojmë të gj…ithë!
Komisioni i mediave pranë komisionit Qendror të festimeve të 100 vjetorit të Vatrës, njofton median e interesuar se gazetarët dhe kameramanet do të pranohen pasi të jenë akredituar pranë këtij Komisioni.
Jo kushdo që merr një kamer në krah dhe e quan veten gazetar do të jetë i lejuar që të ndjekë aktivitetet, ndërsa ata që kanë shpërndarë neper internet shpifje kundër Vatrës dhe nuk kanë preferuar të publikojnë informacione të vërteta, por i kanë besuar shpifjeve, thashethemeve dhe fantazisë së tyre, e kanë izoluar veten nga këto veprimtari.
Komisioni i Mediave për festimin e 100 vjetorit të Vatrës
New York, 22 prill 2012
“Me mesimet e Partise dhe te Shokut Enver ne mendje e zemer” !?
Me mesimet e Partise dhe te Shokut Enver ne mendje e zemer ish telalli provincial i PPSH-se perjashton nga festa e celules komuniste ne SHBA cilindo ” që merr një kamer në krah dhe e quan veten gazetar …, ndërsa ata që kanë shpërndarë neper internet shpifje kundër Vatrës dhe nuk kanë preferuar të publikojnë informacione të vërteta, por i kanë besuar shpifjeve, thashethemeve dhe fantazisë së tyre, e kanë izoluar veten nga këto veprimtari”
As PPSH-ja dikur nuk arrinte deri ne kete shkalle sa per nje feste te zakonshme  te perjashtonte dike nga festa…Bile edhe ” armiku i kllases” apo kulaku lejoheshin te merrnin pjese si cdo qytetar tjeter ne to.
Askush nuk e pengon Komisionin e Mediave ( FOX News, CNN, ABC, “The New York Times”, ” The Washington Post”….. ha…ha…ha zura nje gale , te na rrosh o Dalip djale ) te replikoje me fakte dhe te verteten e tyre kunder “shpifjeve, thashethemeve dhe fantazise”….
Tralala zura nje gale …. te na rrosh o Dalip djale !
E vetmja gje qe rrezon, qe rrenon, qe zeron shpifjen, thashethemet dhe fantazite e cilitdo perfshi edhe Dalipin e “Fitores” se PPSH-se eshte fakti, e verteta, deshmia, prova, dokumenti. Te tjerat jane
Tralalala zura nje gale
Te na rrosh o Dalip djale !
Keshtu kendojne andej nga Lushnja, cka duhet ta dije mire edhe ai bilbili i hershem i PPSH-se dhe “syshqiponjave te saj”
A ka prove me te forte per semundjen foshnjarake enveriste se fjala izolim….= syrgjynosje, internim, karantine qe perdorte kunder cilitdo qe mendon ndryshe, qe shprehte mendimin dhe jepte fakte, fakte dhe vetem fakte per cilindo perfshi edhe “Vatren” e shuar e “Diellin” e perenduar, qe nuk e ka blere askush tash 6 muaj ne piken kryesore te shitjes se gazetave ne kryeqytetin e shqiptareve te SHBA-se , Bronx.
Nje sukses per Guiness !
Merite te madhe ka kryeredaktori i tij ne kete sukses per Guiness! Prandaj “Vatra” e ka cuar ne 250 dollare per person flet-gjoben   e festes se “Vatres” .
Cdo njeri me mend ne koke dhe qe siguron parate me djerse e ndershmeri vec i iken gjobave te tilla .
Izolimi dhe vetizolimi ishte nje nga krimet me te renda te barbarise komuniste ne Shqiperi.
Liria e mendimet, liria e shprehjes jane neni numer nje i Kushtetutes se Nenes se demokracise boterore, SHBA -se qe akoma nuk e ka mesuar Dalipi .
Eshte koha qe Dalipi te futet ne Amerike edhe shpirterisht, menderisht, ideologjikisht… Pastaj duhet te mesoje te shkruaje.
Pse!? Sepse deri sot nuk kam lexuar te kete kryer qofte edhe nje provim per gazetari… Larg qofte te marre nje diplome gazetarie qofte edhe ne ndonje kolegj apo universitet komunitar amerikan per gazetari .
Si shala gomarit
E diploma e Universitetit Politkenik te Tiranes ka lidhje me gazetarine aq sa ka lidhje shala me gomarin !
Nese  e quan shkolle gazetarie “Fitoren” e PPSH-se se Lushnjes apo “Ilirine” e Harri Bajraktarit, Ekrem Bardhes apo Vehbi Bajramit ato nuk kane te asgje te perbashket me gazetarine pervec emrit .
Asnjeri prej tyre nuk kane diplome gazetarie… Bile bile, sic thone gojet e liga Vehbiu u ndeshkue nga ” Zeri i Amerikes” duke u flakur menjehere nga posti i drejtorit te programit shqip sepse kishte falsifikuar ose genjyer se gjoja kishte kryer shkollen e larte  per gazetari!
Interesim dhe … emocione te jashtezakonshme te medias boterore
Imagjinoni si do ta ndjente veten nje reporter apo gazetar i Fox- News, CNN, ABC-se e aq me teper  ” The Washington Post” apo   “The New York Times” perballe ketij Komisioni Mediash    me tituj shkencore  te ” Fitores” se PPSH-se se Lushnjes apo me diploma te rreme te “Ilirise” se Nju Jorkut …
Do tu binte te fiket nga emocionet perballe provimit te pranimit te kerkese- akreditimit   nga keta  profesoreve te gazetarise  shqiptare te Domosdoves apo Vicidolit.
Edhe me keq akoma e kane gazetaret e “The New York Times” qe paten shpifur dhe fantazuar keq kunder dollibashit te “Vatres” Sali Berisha duke e cilesuar ate dhe qeverine e tij te Gerdecit si ” Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
Edhe dollibashi iu pat pergjigjur me top duke e quajtur kete media ” Nje leter higjienike” Ia pat kaluar edhe babait te tij ideologjik Enverit qe e kishte “imperializmin amerikan” dhe telallet e tij ” ne griken e topit “.
Fired…. Vetizoluar !
“The New York Times” tashme e ka marre pergjigjen nga Komisioni i Mediave: Fired !
Edhe “The Times” dhe ” The Guardian” e Londres jane jashte loje sepse e paten quajtur qeverine e  Berishes ne pranveren e vitit 1997 “Nje bande gangsteresh”
“El Pais” e Spanjes dhe “La Vanguardia ” e Barcelones, “Excelsior” e Meksikes dhe ” El Nacional ” e Argjentines….  jane te vetvperjashtuara pasi kane pase korrespondent ne Tirane baben e Alban Deges, Hamdi Degen, sic thote “xhenazja” e gazetarise shqiptare Beqir Sina, sipas Llukman Halilit …
Bile edhe vete Alban Dega e ka izoluar vetveten nga festa madheshtore e “Vatres”
Aresyeja eshte madhore… Rruges per akreditim tek Komisioni i Medias se “Vatres” nje bashkevendas ia kishte frekuar kujtesen….
Ne vendlindjen e tij kane nje shprehje tipike : kush eshte ai rrot gomari qe paguan sa frengu pulen per nje feste gabelesh me strajcen e lypsit ne krah !?
Nje ditelindje sa frengu pulen….ose  flete- gjobat 250 dollareshe te “Vatres”
Duke qene e vetdijshme per kete rol e politike te saj te deshtuar “Vatres” se shuar dhe ” Diellit” te perenduar te saj nuk u mbeti rruge tjeter vecse te rrokin shkopin e strajcen e lypjes dhe lemoshave !
Po ashtu edhe te cmimeve skandaloze prej 250 dollare per cdo te ftuar qe me shume se i ftuar eshte nje i ster- gjobitur me ftesen qe ia kalon cdo flete- gjobe te policise se Nju Jorkut qe shkojne deri ne 165 dollare per shkelje normale te
Se shpejti to te lexoni xhevahire te tjera te “Vatres” se shuar dhe “Diellit” te perenduar te saj ne Ditlindje- Vdekjen e saj!
Nuk thone rastesisht andej nga Shqiperia e Mesme: Shyqyr qe ra ky mort e u pame!

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

13 Comments to “Alban Dega: Një ditlindje sa frëngu pulën, ose fletë-gjobat $250 të ”Vatrës””

  1. Dionisi says:

    Alban Dega dihet /pa e tregu me k’të shkrim/ se e urren patologjikisht Kryeministrin Berisha. Nuk kam pa shkrime të z. Dega të kritikojë të majtit. Që e kritikon k’ta të “Vatrës” z. Dega ka të drejt, dhe pajtohëm me të. Që Berisha ka ba gabime poashtu, por Dr. Berisha nuk ka ra prej mali në postin që ka. E kanë votu shumica e shqiptarëve edhepse nuk i pëlqen z. Dega. Konica e Noli kishin me u rrotullu n’vorr sikur të dinin se n’duar t’kuja ka ra “Vatra” e “Dielli”. Aty asht edhe Naum Prifti. Kta e qitën në koma “Vatrën”. Turp!

  2. ALBAN DEGA says:

    DIONIS JANE MBI 50 SHKRIME E KOMENTE TEPER KRITIKE TE ALBAN DEGES KUNDER TE MAJTEVE

    Jane mbi 50 kritika, komente, analiza teper kritike per Fatos Nanon, Ilir Meten, Arben Malajn, Edi Ramen etj. te botuara ne gazetat e majta e te djathta. I kam kritikuar dhe do ti kritikoj prape sa here mendoj dhe gjykoj se ata gabojne.
    Natyrisht Alban Dega nuk i jep vetes as privilegjin as titullin e gjykatesit suprem, por askush nuk mund t’ia mbylle gojen te shprehe mendimin e tij te lire si shqiptar i lire dhe amerikan i lire per cilindp lider te djathte apo te majte, blu apo roze!
    Per Alban Degen . i nderuar Dionis, nuk ka as te majte as te djathte. Per Alban Degen mbi gjithcka qendron ngjyra kuq e zi, shqiptaria,
    Per Alban Degen kushdo qe mendon, vepron, punon per shqiptarine eshte mik e shok, vella e shkuar vellait.
    E di qe kritika nuk i pelqen askujt… as mua. Por nese kritika eshte e vertete, mbeshtetet ne fakte e jo ne rrena, ka synim permiresimin e veprimtarise se nje personi, te nje shoqate apo cilitdo qofte eshte nje ilac, nje motor perparimi, begatie, zhvillimi !.
    Ishte ky qendrim kritik, ishte mendimi atdhetar , ishte largpamesia e baballareve te demokracise amerikane Xhorxh Uashingtonit, Xhefersonit, Linkolnit, Wilsonit, Rusveltit, Kenedit, Reganit, Bill Klintonit … qe e sollen SHBA-ne ketu ku eshte sot.
    Me gjej cili prej tyre , pervec Rusveltit e nje apo dy te tjereve ( per shkak te Luftes se Duyte Boterore dhe rrethanave te jashtezakonshme) qe ka qendruar me shume se tete vjet ne krye te SHBA-se.
    40 vjet qendroi Enver Hoxha ne krye te Shqiperise… Cfare la mbrapa!? Rrenim, shkaterrim , skamje, mjerim, varre!
    50 vjet qendroi ne krye te Korese se Veriut Kim Ir Seni… Shihni ku eshte katandisut vendi i tij!
    13 vjet ka Sali Berisha ne krye te Shqiperise…. Akoma trokasim ne dyert e mbyllura te Bashkimit Evropian per shtetin me popullin me properendimor, me proamerikan ne Bote.
    Pse ?
    A thua na mungojne njerezit e shkollur ne majat akademike te Botes?
    A thua na mungojne mendimtaret e shkencetaret ?
    A thua na mungon truri ne shqiptareve ?
    Jo… Te gjitha fatkeqesite Shqiperise i kane ardhur nga mendesia tipike komuniste e monarkiste, me mbret te vetshpallur e sjellur ne fron me dinaret, bajontetat e merecenaret e Pashicit, te sundimit te perjetshem te nje personi, te nje bashibozuku apo bajraktari qe sic ka thene Namik Hoti ” Vetem pushka e zbret nga kali !”
    Te falenderoj Dionis i nderuar dhe respektoj mendimin tuaj te lire !

  3. Dionisi says:

    Z. Dega, në shqiptarinë Tande e t’imën ka afër 100 parti. ka të djathtë e të majtë apo ma mirë me shkru pseudo të djathtë e pseudo të majtë. Ky asht realiteti. Unë kam lind e kam jetu jasht kufijve të Shqipnisë Nanë, të cilën ilegalisht për herë të parë e kam vizitu në vitin 1991, por RTVSH e kam ndjek rregullisht prej vitit 1970. Ju e dini ma mirë se keni jetu në Shqipni, por çfarë përgatitjesh intelektuale kanë pasë të Shqipnisë. Çka kanë mujt me pa e ndigju /media të huaja/ apo çfarë gazetash e librash me lexu. Supozoj se pajtohej se pothuj askush nuk ka dijt si e çka asht demokracia, si krijohet, si forcohët, si jetohet në të e në liri. Prandej asht kaq i zgjatun tranzicioni. Po, Dr. Berisha asht autokrat. Gabon që qëndron aq gjatë në poste. Nuk po i përsëris të tjerat. Mos na krahaso me SHBA! Në çfarë niveli asht SHBA e sa gjatë kanë shtet të mirëfilltë. Në SHBA kanë hy në politikë për të kriju Shtetin dhe kanë shitë fermat e veta për interesat e Shtetit, kurse në Shqipni e n’Kosovë hyjn n’politikë për interesa personale dhe me u pasunu. Dini me shkru. Kritikat qëllimmira, me argumente janë shumë të vlefshme në çdo fushë. Kam ma shumë konsideratë për ata që kritikojn saktë se ata që lavdojn kot apo ata që nuk e meritojn. Prej se e lexoj “AlbDreams” nuk kam pa prej jush ndonji kritikë të të majtëve. As n’ato faqe /n’internet/ që i lexoj çdo ditë n’internet, ndër to “Shekulli”. Sidoqoftë, asht e drejta e juaj të kritikoni kë të doni.

  4. agnostiku says:

    Nuk kam asnje te drejte te kritikoj dikend per te cilin di pak, por as qe jam i interesuar te beje kete. Sigurisht qe Aatijlban Dega ka njohuri per te apostrofuarit, nuk me pelqeu vetem niveli i kritikes, duke marre kriter shkollen e kryer, jo per profesionalitetin gazetaresk, gjithashtu e kam veshtire te kuptoj se nga i merr te gjitha ato informata per te apostrofuarit, kjo i bie se ai ka dhunti profesionale te dije shume imtesi te atij komisioni famoz te mediave per percjelljen e punimeve te nje mbremjeje festive, jubilare. c’eshte e drejta deri dikund ka te drejte Dega, kur i kritikon ata per pazarllek te festimit, duke shfrytezuar nje feste jubilare 100 vjeteshe, por ajo qe s’me pelqen implikimin e kryeministrit shqiptar ne kete dolli-mbremje, jo se nuk ka per cka te kritikohet, por pa te drejte lakohet emri i tij me komentin ne fjale. se pari kryeministri shqiptar eshte takuar ne departamentin e shtetit me sekretarin e shtetit Clinton, duke ia percjellur asaj festen per vizite Shqiperise, gje qe u pranua me kenaqesi. Nese provoni te ti fusni ne nje valle kryeministrin dhe te apostrofuarit gaboni, nuk flas per raste tjera kur shume here e keni percjellur zerin kritikues kunder kryeministrit, me te drejte. Ju lutem mos i lejoni vetes te emocionoheni aq shume per te humbur sensin e kultures kritike, meq ju jeni nje pende e rendesishme ne komunitet, shkrimet e te cilit lexohen me nje fryme ne komunitet. Sa i perket cmimores per mremjen festive, eshte thjeshte ceshtje biznesi, mund te shkosh nese ke portfolion e zbrazet, apo te shkosh nese e ke te fryere, e tera varet edhe nga te interesuarit, por per te pergatitur nje ‘galla’ shfaqje duhet edhe leku. ndodhe qe mbremja edhe t’iu deshtoje, prap eshte matje e pulsit te atyre qe duan te paguajne per te marre pjese. Eshte e vertete qe permendja e “Diellit’ dhe “vatres” asocion me Nolin dhe Konicen, por shumica e tyre qe shkojne si “Muca mbas Daise” as qe kane ndonje njohuri te vecante, ata shkojne me u argetue, me ua mbushur piatat me mish, dhe te kene pije alkoolike sa ua do qefi, ata as qe lodhen per koncesionet e pakuptimta te komisionit famoz, i cili do i prtika mysafiret me syrin e policeve te doganes, a ke ne xhep kamere apo jo, apo kerkon akreditimin e tyre sikur te ishin ata vizitore ne State Department , ne OKB, apo te kryetari i SHBA-se… Qellimi i ketij komenti nuk ishte per te devalvuar perpjekjen tende, perkundrazi per te mbrojtur pozicionin tende te nje njohesi shume te holle te komunitetit…

  5. Burimi says:

    Z Alban! Shqetesimi juaj qytetar eshte i drejte. Ne shqiptaret vdesim per udheheqesin dhe lumturohemi deri ne skamje kur ai na shtyp dhe dhunon. 36 mije dollaret qe berisha i dha vatres u ndane keshtu: 20 perqin i mori ai qe propozoj, 20% ai qe i leshoi nga banka dhe 10% ai qe i solli gjoja ne Amerike. Sipas rregullit ate qe fton subjekti duhet ti paguaj edhe hargjet dhe keshtu u veprua me kete dhurate per te mbuluar shpenzimet e delegacionit qeveritar.
    250 dollar eshte goxha shume, por parashikohet qe thesari i vatres te vidhet fill mas aktivitetit dhe ky bashke me ndyshimin e vendodhjes se arshives do te jete skandali me i madh e natyrisht fundi i saj. Mbec me shendet dhe te lumte pena.

  6. Dionisi says:

    Burim, e paskeni shërbimin informativ supër efikas!!! Logjika nuk lejon /edhepse gjithçka ban vaki/ që sot /viti 2012/ nji shoqatë të sponzorizoj vizitën e kryeministrit të Shqipnisë. Po k’ta nuk kanë $ për vedi.
    Fakti që asnji meritë nuk ia njeh A. Dega Dr. Berishës tregon qartë 100% se asht i njianshëm. Me u lavdu e me u reklamu asht kollaj… Ata që reklamohen t’paanshëm ma s’paku janë të tillë. Kualiteti i çokolladës nuk mvaret prej letrës që e mbështjell…

  7. GENC KONDI says:

    BERISHA BLEU VIZITEN NE SHBA : 200 MILIONE LEKE PER LOBUESIN

    Pa kaluar as 12 orë nga takimi i kryeministrit Sali Berisha me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nga thesari i shtetit shqiptar kanë kaluar në adresë të kompanisë amerikane të lobimit “Podesta Group Inc” të drejtuar nga John Podesta, 184.234 dollarë.

    “Pagesa është kryer në rrugë bankare, nga Raiffeisen Bank në Shqipëri, në drejtim të llogarisë bankare të kompanisë së sipërpërmendur në Uashington”, raporton shqiptarja.com në kryeartikullin e saj pas verifikimeve qe gazetari i saj Genc KOndi beri ne Reifessen Bank .

    Afro 200 milionë lekë të vjetra nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar kështu për të shpërblyer ata, që kanë “çelur” rrugën e kryeministrit në takimet e tij me zyrtarët amerikanë, ashtu si edhe në të kaluarën.

  8. Mark Gjonaj says:

    Genc Kondi, faleminderit per informacionin. Meqense ka nuhatje, ndoshta do ta dergoje drejt e ne kete koment DIONISIN, qe te behet e mundur te besoje Albanin, se sa i sakte eshte opservacioni i tij per te vertetat e vizites se Berishes, manipulimi i vizites dhe shoqerimi i finances nga pas per festimin e Vatres. Faleminderit!,

  9. Dionisi says:

    O Mark, nuk e përgënjeshtroj, as nuk e pranoj si të saktë k’të informatë. Edhe mundet edhe nuk mundet. Nuk e mbroj Doktorin. Asht boll i fuqishëm edhepse plak, ka kush, dhe mbrohet vetë. E vërteta që ti nuk e din asht se të gjithë për nevoja lobimi pagujn. Kur ka udhëtu me Kryministrin edhe Ambasadori i Shtetit tem z. Arvizu, kjo informatë 80% do jetë e rreme. Nuk ka pasë nevojë për agjenci lobimi.
    Ti edhe me qenë gjeneral, nuk mundesh të më dërgosh ndoku. Unë kam shku e shkoj dhe veproj si du unë. Ti ke shku ku t’ka dërgu partija, edhe atje ku janë ba krime. Ti si demokrat i madh i vonum beson edhe ato që nëse bjen diku rrfeja /se/ e ka fajin Dr. Berisha. Mjafton të jetë kundër Berishës, qoftë sajesë qoftë rrenë. Ti si atdhetar i madh ban mirë të shkosh në Tiranë dhe me Spartak Ngjelën të ktheni Shqipninë në Demokraci… Nuk besoj se e lejon z. Dragu k’të shkrim mbasi jeni beniamini i tij dhe komentusi kryesor i ksaj faqe… Do e vlerësojë si shkelje t’etikës!!!

  10. Dashamiri says:

    Amerika eshte vend ku blehet dhe shitet cdo gje, dhe per cdo sherbim paguhet. Nuk ndodhe qe dikush te shkoj ne Amerike si zyrtar e te mos paguaj, kuptohet nese behet me kerkesen e pales se interesuar. Lobimi eshte nje proces i nderlikuar qe shpaguhet ne t’ardhmen, jane shoqatat, apo institucionet tjera qe merren me kete veprimtari. Ku eshte interesi i vendit qe bene lobimin, patjeter duhet te permbushe edhe disa kondita, te jete mik i SHBA, dhe te kete nje vi te perbashket angazhimi, kjo ka ndodhur edhe me kete rast. Nuk eshte e vetmja kjo shume shtete nder to edhe SHqiperia dhe Kosova kane paguar mjete te konsiderueshme edhe ne pergatitjen e platformes per zgjedhje nga shume parti te medha ne SHqiperi dhe ne Kosove, pra rasti i SHqiperise dhe kryeministrit te saj nuk eshte i vecante, por eshte shume permbajtesore dhe i nevojshem. Ja psh., koha e Rugoves shume njerez kane menduar se ai ka qene i perkdheluri i Perendimit, por cdo here per cdo vizite te tij eshte dashur te paguhen para te majme nga buxheti i fryere i mergimetareve. Edhe konferencat e aranzhauara jashte jane paguar permes kanaleve dipolomatike te zgjedhura per cdo rast. Ka ndodhur diku rreth viteve 92-93 te jete organizuar koktej ne OKB, me qellim lobimi, ku kane marre pjese ambasadore dhe diplomate te ndryshem, permes korit diplomatik te Shqiperise, parat i ka paguar Kosova, meq nuk ka pasur te drejte-mundesine institucionale te organizoje dicka te tille…Dhe keshtu eshte ndertuar edhe strategjia e afrimit me boten perendimore, apo porositja e ndonje interviste me rendesi, ne ndonje gazete prestigjioze…, pra nuk ndertohet as politika as diplomacia me filozofine e fukarallekut, qe me heret kerkonin disa nga pjesa elite e emigracionit qe ata te qendrojne ne banesat shtepite e tyre, kinse per qellime kursimi…jo, jo dhe jo se keshtu ndertohej rrjeti i marimanges i perafrimit te atyre njerezve disa edhe te dyshimte me eliten politike te vendit…Po vecoj edhe nje rast tjeter, dihet haptazi se LPK ka qene e lidhur ngusht me PPSH, bile ato kane arketuar para te medha ne arken e PPSH-se, shenimet flasin… kam qene edhe deshmitar i kohes kur po ne to vite FATOS NANO ka qene mysafire shume i afert i XHAVIT HALITIT, ai ka mbajtur disa takime te deshtuara me mergimtare ne Glatburg, ne afersi te aeroportit nderkombetare te Zurichut, nje lidhje e tyre e vecante eshte kunorezuar me vone me biznese te ndryshme te perbashketa, para luftes, gjate luftes dhe pas luftes. Dihet se SHIK-u i Kosoves eshte trajnuar nga SHIK-u i Shqiperise, e them kete duke u bazuar ne te dhenat se Xhavit Haliti, ka okupuar nje kat ne Hotelin Grand, me te kane qendruar nje garniture elite e SHIK-ut, aty kane ndodhur gjera te tmerrshme, prostitucion, kercnime, shantazhe…e gjera te tjera, te cilat me vone do te ndriqohen. Pra po e perfundoj menyra e zgjedhur e Berishes qe permes kontos bankare eshte paguar lobimi, eshte legale, dhe nje instrument i rendesishem i diplomacise…

  11. Edhe ketu ti *** ti alban **** qe mban kete pseudonim ,vazhdon perseri me te njejten pune si ne shqiperi,nuk te beson dhe nuk te ndjek njeri,keto shkrimet e tua nuk vlejne as per te fshire ****** kur te ze barku jo me kur ben ******* normale.Qendro larg vatres dhe vatraneve,sidomos ketyre vateraneve te rrinj qe ta dine historine,qendro larg PDse dhe neve anetareve te saj ketu ne usa.Sa per punen e qeverise dhe dr Berishes eshte nje tjeter kategori njerrezish,nje tjeter shoqeri dhe elite qe e vleresojne,dhe si duket kjo vizite e ketyre diteve dhe vleresimi qe i behet kesaj te ka menderosur prandaj kundermon ere ***.Ketu kallepi isojit tuaj te veshe holleve dhe symprehteve nuk vlen ketu keni marre fund, nuk keni komitet partie bashkime profesionale,organizata fronti e te tjera felliqesira ,prandaj shtrengoni verren dhe nxirrni serren.

  12. Dionisi says:

    Z. Myftiu, Për Degën kam shkru. “Vatra” ka lujt rol shumë të madh dhe të dobishëm mbarëkombëtar. Kam pasë për Të respekt dhe simpati deri vonë. Kam pasë respekt për Dr Gjon Buçaj por nuk kam ma respekt për asnji udhëheqës të “Vatrës” së Madhe të të Mëdhenjve Konica e Noli, qofshin të vjetër apo të rinj. Edhe po ta tolerojn D. Grecën, kur aty asht pranu Naum Prifti kryetari i parë i shoqatës së shkrimtarve të diktaturës që thojn se ka marrë në qafë mjaft persona, atëherë asht pshurrë “Vatra” e sotme. Nuk asht pshurrë “Vatra” e Konicës e Nolit dhe pak ma vonë. Sot “Vatra” asht organizatë si gjeneralët pa ushtri. Kjo “Vatër” i shërben udhsundusve të saj. Nuk u shërben shqiptarve. U shërben shqipfolësve. Edhepse e vizitojn personalitete si Dr. Berisha, etj. që nuk dijn me i kuptu k’to gjana, apo nuk dojn, “Vatra” asht ba qëlim për vetvedi… Zoti i rujt shqiptarët prej udhëheqësve të “Vatrës” se prej anmiqve ruhën vet!!!
    P. s. Supozoj se z. Dega nuk ka mujt me u punsu si Dalipi e Naumi te “Vatra” prandaj nga mllefi pak e tejkalon siç nuk ia qëllon asnjiherë pothuj kur shkrun kundër atdhetarizmit, mbasi nuk pranon asgja atdhetare të Doktorit…

  13. ALBAN DEGA says:

    Shoqata Panshqiptare “Vatra” me syrin e penden e mprehte te Kico Blushit

    Mbi kremtimin madhështor të VATRËS

    » Dërguar më: 27/04/2012 – 09:41

    Nga Kiço Blushi

    Sa morëm vesh që një miku im në Amerikë (nuk po ia them emrin që bashkatdhetarët me gjak të përzierë turko-shqiptar të mos e anatemojnë si antikombëtar!) kishte dëshirë të papërmbajtur të merrte pjesë në kremtimin madhështor të Vatrës, që të shfaqte edhe ai atdhedashurinë bashkë me mallin për mëmëdhenë e largët e meqë nga disa burime pranë tij mësova se i mungonin 250 dollarët për “pjatën” e Vatrës (dmth për ftesën e porositur e të parapaguar që ndryshe quhet akreditim!), u mblodhëm disa miq të tij, këtu në Tiranë, dhe, edhe pse shumica dërrmuese mbijetojnë si pensionistë të stazhionuar e dinjitarë, vendosëm të heqim çerekun e pensionit, të shkojmë në një change për t’i këmbyer lekët në dollarë e t’ia nisnim atij si dhuratë vëllazërore në Amerikë.
    Me gjithë zemër dëshironim që edhe ai, si një ish i përndjekur, ish intelektual me emër, ish militant partie, ish adhurues i Berishës, ish aksionist në veprat madhore të socializmit, ish mësues, ish pronar, ish patriot, ish propagandist, ish komisioner votimesh, ish komunist-antikomunist, ish amator, një zotërues i përkorë edhe i ca ish-ve të tjerë të merrte pjesë në ceremoninë madhështore të Vatrës…Donim pra që ky zoti Ish, si shumica e atyre që sot janë mbi 60 vjeç e që zakonisht etiketohen me një ish para emrit (meqë sapo e pat marrë pasaportën amerikane, ai beson se, më në fund, i lau hesapet me “ish”-ët e këtushëm…), të mund të takohej (që të shpëlante përfundimisht të kaluarën…), duke bërë edhe ai një foto historike në 100 vjetorin e Vatrës me Kryeministrin Berisha, antikomunistin tonë më të shquar, me kryetaren e Kuvendit, gruan tonë të hekurt, zj.Topalli, me Presidenten e Kosovës, të brishtën zj.Jahjaga, me Kryeministrin Thaçi që çliroi Kosovën, me krerët e sotëm të Vatrës, me pasardhësit e Nolit dhe Konicës, si psh me kryeredaktorin e tanishëm të “Diellit”, Dalip Grecën…e plot e plot ministra, deputetë, Vipa e personalitete të shquara të këtushëm e të diasporës, të gjithë antikomunistë si Berisha, të cilët kanë mësyrë këto ditë Amerikën për të bërë qokën e Vatrës…
    Ishim dhe jemi të bindur që pjesëmarrja e mikut tonë në këtë ngjarje solemne, si e shumë të tjerëve në diasporë e më gjerë,do t’i sillte jo vetëm një kënaqësi të papërshkruar, po dhe do t’ia shtonte ditët…!E përse jeton njeriu i shkretë, nëse ia bën haram vetes, për 250 dollarë, një të tillë ngjarje historike, kaq madhore e të lavdishme, e cila vjen vetëm një herë në jetë? Në një bisedë telefonike, miku im shqiptaro-amerikan më pat bërë këtë pyetje retorike që më vuri me shpatulla në mur: a thua t’i ketë vajtur ndërmend Konicës dhe Nolit që pas 100 vjetësh do të mblidheshin rrotull Vatrës së tyre, jo një, po dy Kryeministra shqiptarë, një Presidente grua, jo pak ministra e deputetë, kaq shumë patriotë të thekur e të ngazëllyer, të gjithë të gatshëm të paguajnë pa iu dridhur dora që nga 250 deri mbi 2000 dollarë për një pjesëmarrje në kremtim?…A e di sa paguajnë shqiptarët e këtushëm, patriotë e nacionalistë, për një përmendje/botim të emrit të tyre te një cep i gazetës “Dielli”, si përshëndetje? Më e pakta 500 dollarë! Ka që paguajnë, për një faqe, edhe 5000 dollarë!…Po kaq do të paguajnë, nëse dëshirojnë një tryezë në “front”, dmth në tri rreshtat e parë të ceremonisë përkujtimore…
    Duke dëgjuar këto shifra, nuk ka dyshim që solidariteti ynë modest, i shprehur në dollarë të pastër e të ndershëm pensionistësh shqiptarë, nuk do të ishte ndonjë sakrificë e madhe për ne, edhe pse thuhet që jemi në kohë krize…Si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe ne jemi të vetëdijshëm që patriotizmi, shqiptarizmi dhe njerëzillëku që na karakterizon, sidomos kur ndodhemi jashtë vendit, as nuk blihen dhe as nuk maten me para! Të duash Vatrën do të thotë të duash atdheun, por për këtë duhet të paguash!
    E vërteta është se nuk do të na shkonte kurrë ndërmend t’i hynim një të tillë nisme fisnike, paçka se paraprakisht e dinim se do ta vinte në siklet jo dhe aq të vogël buxhetin e një pensionisti prej jo më shumë se 200 dollarë në muaj po të mos ishim entuziazmuar nga akti nacionalist i qeverisë sonë, më saktë, i Berishës, i cili me një vendim të posaçëm i fali Vatrës një muaj para se të nisej për në SHBA, 35 mijë dollarë!… Sigurisht që ky donacion qeveritar nuk doli nga paratë e xhepit të tij, as të ministrave, por nga taksat tona, gjë që nuk e zvogëlon peshën e gjestit patriotik të kryeministrit, përkundrazi, e bën aktin akoma edhe më simbolik e mallëngjenjës për nga rëndësia kombëtare, pasi në atë shifër, si taksapagues jemi të përfshirë të gjithë, të pasur e të varfër, të majtë dhe të djathtë, duam apo nuk duam!
    Kjo pra ishte shtysa që na bindi edhe ne të mos bënim sehir, por të bënim si të bënim, makar edhe të ziheshim me gratë, të hiqnim edhe nga paratë e ilaçeve e cigareve…e t’i nisnim urgjent çekun për “pjatën” 250 dollarëshe (dmth për të drejtën për pjesëmarrje në kremtim…) shokut tonë të largët që kësisoj, edhe ne t‘ia bënim fora e të jepnim, direkt e indirekt (direkt me çek dhe indirekt me VKM-në e qeverisë…) një ndihmesë sado modeste për shokun tonë “shqiptaro-amerikan”, por edhe për Vatrën…
    Duke mbetur në pritje, me sytë ngulur te çasti kur do të shohim live në ekran kremtimin madhështor të Vatrës, sipas zërave të brendshëm mësuam se qenkan akredituar mbi 1000 pjesëmarrës (të gjithë i kanë paguar tashmë “pjatat”!), me përjashtim të atyre që janë socialistë të deklaruar a të kamufluar, të cilët kuptohet do të jenë të padëshiruar!…Vatra e sotme mund të krenohet me të drejtë se pragun e saj në këto njëzet vjet nuk e ka kapërcyer asnjë kryeministër, ministër, deputet a historian socialist…Në ceremoni zyrtarisht janë të përjashtuar edhe krerët e anëtarët e shoqatave të tjera të shqiptarëve në SHBA, sidomos të “Motrave Qirjazi”, si dhe të gjithë ata që kanë bërë kritika për udhëheqësin e tanishme të Vatrës, sado të paguajnë për “pjatën”…Të padëshiruar për kumtesa do të jenë edhe akademikët e Tiranës që deklaruan se me aq para që qeveria i dhuroi ceremonisë së Vatrës mund të botoheshin disa vepra madhore, me dokumente të rëndësishme për historinë tonë dhe se vetë Akademia qenkësh pa fonde për 100 vjetorin e Pavarësisë…Por asgjë sa më sipër nuk na bën ndonjë përshtypje!
    Dhe a e dini pse? Se na është regjur lëkura!…Se ne, nj’ashtu si vëllezërit tanë vatranë, jemi të bindur që të gjitha këto fonde, përveç madhështisë dhe krenarisë që e lyp një kremtim i tillë mu në zemër të Amerikës, me siguri do të kthehen, tek e fundit (ashtu si vepronin vatranët e hershëm), në Shqipëri në formë ndihmash dhe investimesh për arsimin, për fëmijët jetimë e të ngujuar, për gazetat e pavarura që nuk kanë fonde, për shkolla katundesh, për çezma e rrugë fshatrash të harruar, për spitale dhe ambulanca, për integrimin sa më të kollajtë të emigrantëve të rinj në SHBA…A nuk vepronin kështu stërgjyshërit tanë emigrantë, ata që para se ne të fitonim mëvetësinë krijuan Vatrën dhe Diellin në Boston, aq sa populli u këndonte me shpirt: “Shqipëri, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”?
    Por më kryesorja është: ne jemi të bindur se, duke pasur pjesëmarrës kaq shumë personalitete të larta pranë Vatrës, të të dy krahëve të shqiponjës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasardhësit e Nolit dhe Konicës me siguri do t’u kërkojnë liderëve të sotëm të ndërpresin luftën e ndyrë mes shqiptarëve, të merren vesh me njëri-tjetrin, të ndërtojnë besim dhe harmoni, të ndërpresin luftën e klasave, të mos e shkatërrojnë vatanin natën e ta qajnë ditën, të mos sillen nëpër ekrane si patriotë, si nacionalistë të thekur, të djegur për Flamur e për Vatrën e Nolit dhe të Konicës, ndërsa kur qeverisin të bëjnë biznes “flamujsh”, trojesh e pasurish strategjike me serbët e grekët!…Jo, përçarjen, dasitë krahinore e fetare, biografitë familjare, tribalizmin, klientelizmin, mercenarizmin dhe korrupsionin jemi të bindur që vatranët e sotëm nuk do t’i tolerojnë kurrë e për kërkënd! Nuk mund të lejojnë ata që kanë kulturë demokratike amerikane dhe ndërgjegje të lartë kombëtare që Vatra e sotme të fjalojë si një celulë partie, e një partie, e PD-së! Po të ishte kështu, ç’vlerë do të kish ky përvjetor i 100-të? Me siguri ka për të ndodhur kështu: Berishës dhe Thaçit do të detyrohen t’u kujtohen vlerat dhe statuti i Vatrës së Nolit dhe Konicës, dhe ata sa të kthehen në atdhe do të ndërrojnë mendje, dmth do të heqin dorë nga politika tradicionale ‘bjeri ti biem’: tjetër bëj e tjetër thuaj!Ndaj as nuk duhen llogaritur të gjitha këto shpenzime e salltanete!
    ***
    Por përgjigja e mëposhtme e shqiptaro-amerikanit tonë, si mund të kuptohet lehtë nga çdo shqiptar me mend në kokë, i varur a i pavarur, blu a rozë, ballist a legalist, ish komunist a ish komunist-antikomunist ishte tejet befasonjëse. Përveç se, për fat të keq, na e la çekun “e bardhë” në dorë, përgjigja e tij na shkaktoi një pështjellim e trishtim të parrëfyer!…Ja çfarë e-maili më nisi miku im, zoti ish nga Nju Jorku:
    ***
    “O shqiptarë!…O ish patriotë të mi të mjerë!…O naivë të ndryshëm!…O pension-vegjël!…Që të paguhet PJATA e darkës së Vatrës nuk arrin pensioni juaj i NJË VITI…(çdo person që do të marrë pjesë në ceremoni ka paguar 2000 dollarë…).
    Të ftuarit e veçantë, ata që nuk janë të detyruar të paguajnë për darkën, janë vetëm: Imzot Noli,…Konica,….dhe gjithë VATRANËT që kanë vdekur përpara viteve 90-të…(dhe çmimi qenkej i lartë, bash për atë se të vdekurit në raste të tilla hakërkan dhe pikërkan më shumë…). Tjetër herë, kur të merrni përsipër të tilla bamirësi, interesohuni më parë për ÇMIMIN dhe për biografitë e të pranishmëve. Ju e dini që unë kam qenë ca kohë komunist, që jam përjashtuar nga partia dhe…dhe internuar…Por kam një të metë akoma më të madhe: jam shprehur me gojë e me shkrim kundër Berishës…
    E megjithatë mos i humbisni shpresat!
    Thuhet se për 200 vjetor çmimi do të ulet ndjeshëm”…

    Botuar ne “Gazeta Shqiptare” e dates 27 prill 2012

    Kusht eshte Kico Blushi !?

    – Shkurt e sakte

    Kico Blushi eshte nje nder shkrimtaret, gazetaret, analistet me te shquar te Shqiperise. Eshte nje nder pendat me te mprehta , me te spikatura e me mjeshterore , me objektkive e realiste te Shqiperise se sotme.
    Kico Blushi eshte nje IKONE e gazetarise dhe letrave shqipe tash e te pakten 50 vjet..
    Cdo koment i metejshem do te ishte i tepert!

    Alban Dega , Nju Jork, me 27 prill 2012 .-

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
December 2014
S M T W T F S
« Nov    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Bisede me Fadil Krajen -Pjesa e Pare

RUSH DRAGU

ARSHIVA ALBDREAMS