Home | Editoriale | Absurdi i një skenari me hyrje pa dalje

Absurdi i një skenari me hyrje pa dalje

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Shtrëngimi i nofullave të presionit politik, që Partia Socialiste po ushtron mbi koalicionin në pushtet, nëpërmjet mospjesëmarrjes në Parlament, në thelb synon të krijojë një pamundësi qeverisëse.
T’ia nxish jetën qeverisë, duke i bllokuar ligjet, ta futësh atë në siklet duke penguar reformat institucionale, ta provokosh dhe shantazhosh duke nxitur protesta të porositura, e gjitha kjo duket se është e mundur për një opozitë, e cila i ka të gjitha kartat për të ushtruar bllokazh dhe që ka krijuar qysh ditëve të para pas përfundimit të zgjedhjeve edhe një “casus belli” apo sebep sherri përmes stigmatizimit të “deformimeve’ të pretenduara të rezultateve të kutive të votimit.
E gjitha kjo ka zënë vend, paçka se mbi kapakun e kutive të “mistershme”, rëndon pesha autoritare e firmave të 20 mijë të besuarve të saj në të gjithë vendin dhe pavarësisht se ato janë tashmë të arkivuara me vendim të kolegjit zgjedhor, të vulosura edhe prej një rezultati “tenistik” prej 7 me 0 të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, i cili i dekretoi njëzëri rezultatet e zbardhura në proces-verbale.
Ndërkaq eksponentë të opozitës, jo vetëm nuk e njohën rezultatin, por e sulmuan atë edhe me metafora të tipit mesjetar, duke e krahasuar shumicën qeverisëse me një “kështjellë” të rrethuar nga ushtritë opozitare, të cilat ja kishin ndërprerë asaj furnizimet dhe që e konsideronin vetëm si çështje kohe dorëzimin pa kushte të kështjellarëve të saj.
Ndër të tjera, “rrethuesit e kalasë” po llogarisin si avantazh të tyre edhe shtrirjen e ndikimit të pasojave të krizës ekonomike globale në vend, dimrin e ashpër, ndonjë katastrofë natyrore, plasje skandalesh brenda oborrit apo të stisurit e ndonjë konflikti si ai i Orikumit, sipas modelit të revoltave të Lushnjës së 97-ës, gjë që do të rriste pa masë pakënaqësitë e banorëve të kështjellës, të cilët do të ndjeheshin të shtrënguar të ngrinin krye dhe t’u hapin portat e kalasë, mësyerjeve opozitare për të hyrë brenda dhe për të sunduar.
Por çështja shtrohet se çfarë pritet të prodhojë kjo farë “shtrëngese” shtetrrethuese?
Po t’i referohemi kryeministrit të vendit, apo kryetarit të kështjellës, i cilësuar si i tillë sipas fjalorit me terma templarësh dhe kryqëzatash të përdorur nga opozita, do të vinim re se ai preferoi t’u përgjigjej me të njëjtën mënyrë “shqytarëve” të opozitës, duke u shprehur pak a shumë: - “Në se vërtet mendoni se e keni rrethuar kalanë?! Provojeni ta merrni po jua mbajti”. I konvertuar në terma bashkëkohore, ky mesazh i tij duhet lexuar si: “Harrojeni marrjen e pushtetit me dhunë, për sa kohë ndodhemi në sistemin në të cilin kemi zgjedhur të jetojmë që prej 20 vitesh”.
Nëse synohet marrja e kështjellës, duke i ndërprerë asaj furnizimet, ose e shprehur në termat e sotme me bllokim obstruksionist të miratimit të ligjeve, duke vështirësuar kështu edhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, edhe kësaj mundësie kryeministri ju përgjigj në mënyrë lakonike dhe jo specifike se: “Për çdo gjë nuk ka dhe nuk mund të ketë vetëm një rrugëdalje por disa të tilla”, duke e lenë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të mbetet peng i shantazhit.
Në këtë mënyrë, në skenën e teatrit politik shqiptar po luhet me “absurdin”, ku aktorët protagonistë ndodhen në mes të “asgjëkundit”, të bllokuar brenda një tuneli ku si hyrja dhe dalja kanë vetëm një portë.
Ky ngurtësim i personalizuar pozicioni që krijon “stanjacion” politik, në fakt rrezikon të prodhojë të kundërtën e asaj që synon opozita.
Pavarësisht nga stuhitë brenda “gotës” që mundohet të sajojë kjo taktikë sulmi e opozitës, koalicioni qeverisës me 75 mandatet e tij, nuk rrezikohet aspak në projektin e tij qeverisës.
Kjo sepse brenda marzheve të një shoqërie me shumë probleme të trashëguara, vendi po përjeton pak a shumë një situatë normale. Prandaj çdo pengesë apo vonesë në procesin e reformave kyçe për vendin, pozita do t’ia faturonte me shumë lehtësi “stërkëmbëshave” pengues të opozitës.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se populli shqiptar nuk do t’ia falte askujt, vonesën në procesin e integrimit evropian të vendi, sidomos tani që ai ndodhet fare pranë procesit të liberalizimit të vizave, si kurorëzim i një aspirate historike të tij.
Nga Brukseli, në mënyrë të përsëritur është theksuar se përpos kritereve teknike të cilat tashmë duken thuajse të plotësuara, është e nevojshme edhe ruajtja e një qëndrueshmërie politike, si dhe funksionimi normal i institucioneve.
Por kush po kërcënon funksionimin normal të institucioneve aktualisht? Pozita?! Sigurisht që jo, sepse ajo është në Kuvend dhe të paktën formalisht po tregon vullnetin për të realizuar reformat dhe për të arritur objektiva të prekshme dhe me afate të përcaktuara, si marrja e statusit të vendit kandidat për në BE dhe liberalizimi i vizave për shtetasit e saj.
Ky kërcënim për fat të keq vjen nga “opozita” pikërisht në një kohë tërësisht të papërshtatshme dhe mbi të gjitha në vendin e gabuar, gjë që rrezikon t’i kthehet në një bumerang.
Një analizë racionale e këtyre rrethanave prej udhëheqësve të opozitës do të duhej të shprehej në një kthesë 180- gradëshe të pozicionimit të saj. Kjo nuk duhet konsideruar si ndërprerje e luftës politike, por si zhvendosje të betejës brenda brazdave institucionale dhe kushtetuese. Në këtë mënyrë, opozita do të dilte nga një qorrsokak, i cili e ka shndërruar atë në një faktor endacak dhe grindavec, që po ja mpin dhe paralizon muskujt e vërtetë të aksionit të saj politik, të cilët forcën e tyre duhet dhe mund ta shprehin vetëm në Kuvend.
Një rikthim i opozitës në Kuvend lipset të mos ndodhë në skadencën kushtetuese të mandateve të saj, sepse opinioni publik do ta interpretonte këtë si një gjest jo parimor dhe të sforcuar të saj.
Megjithatë kurrë nuk është vonë.

Comments (11 posted):

on 14 January, 2010 08:23:34
avatar
Interesant, e gjith Shkodra dhe shqiperia ndollet ne nje tension shumwe te larte per perbytjet katastrofike qe ndollen dhe vazhdojne, ndersa albreams-i merret me disa lakuriqsina e pornografira. Gjate gjith kohes ketu skemi pare asgje sikur te ishte ky qe e ka leshuar ujin dhe trembet te flase hajde politike hajde.......
Heroit e Vigut. on 14 January, 2010 11:16:13
avatar
Nje ky ma siper qe nuk e ka vnua emnin duhet te jete Magicu. E ca te shkruje Rushi per fushat e mytme ne uje Shkoder Lezh, kure ai po rezikohet vete, ja ka mledhe "Burri i forte i Rochestres". Me ca po duket e la ne balte dhe nenkolonelin. E ka humb si xhaferri simitin. Ai pa mbydhe problemet e tij qe ja kane shkaktua te afermit nuk e ka ne men te na sjelle matriale aktuale. Si po shkojne punet e qeverise po shkojne dhe te administratorit. Vetem e refymja e sjelle ne men pronarin. Demokratikja e Shqipnise i prishi njerzit. Keshtu e krijoi njeriun e ri demokratikja hyni genjeshtra mafiozlleku prostitucioni droga korupsioni krimi i organizuar.
Magic on 14 January, 2010 09:30:48
avatar
Shume çudi! Si mund te flasin te vdekurit?! Po,po duhet pranuar se kur flet nje ish nenkolonel per te shkuemen e Tij si nuk mund te flasin pese te vdekur?!
Ke marre shume inat Nenkolonel,tash qe je ngope duke dhene commente e mend tash te dalin te keqinj te gjithe bile edhe Rushi!!
Kur i kishe te mbydhura te gjitha dyert e fjales e publikimit nuk dilje me pseudonime,tash bile bani edhe mbledhje dhe analiza se sa te keqija u ka sjell ky AlbDreams me demokratiken.Bile kur thoshte te vertetn,e dikujt i digjte,ju gajaseshit e tash qe keni interes per "Burrin e Forte" i i lepi ndonji kocke e keni shternue gjuhen.Eh Sahanlepers e Servil si u mesoj Partia Komuniste ashtu,mor njerez pa shtylle korrizore?!!!

Edhe "Burri i Forte" i Rochestres ka fillue me u ba i mencem tashti dhe ka ule luften me njerez qyshe se nxorren kunjin me dekoraten qe i sollen nga Kinkos i New York.

Kurse biografine me Tigra e Luan me parti e pa parti te Admin e bani ju Nenkolonel dhe shoket e partise tende dhe ja coni "Burrit te Forte" por po duket se Admin (Rushi)nuk eshte tue vu ujit ne zjarr me u merzite per ate pune.

Ky "Burri i Forte" dhe Nekoloneli e Partiaku jane ate qe quejn e fshehin doren.Bile Partiaku ban be e rrfe se nuk merret me politike por ka nji te idhet e shkrue ketu.

E ka msu partia Partiakun,me ruajt konspiracionin dhe me rrit vigjilencen
Mark Gjonaj on 14 January, 2010 10:29:29
avatar
Ne ta mban, veje emrin se te vij hakut! Ta bej me keq se te Rochestres. Je frikacak, zemer lepur, hedhe gurin dhe fshehe doren..., te kruhet by..tha. Ju nuk mund te shkruani me emere, se jeni i kompromentuar, vjershat tuaja kendohen ilegalisht, deri sa dhe te botohen se shpejti. Une nuk shkruaj pa emer.
Magic on 15 January, 2010 02:45:54
avatar
Shoku/Zoti Mark Ishnenkoloneli!
Para se te ve emrin e vertete,me vjen keq po me duket se fillimi dhe fund juaj ne internet eshte AlbDreams dhe duke qene keshtu ste ve me faj se nuk di emrat e vertete.
I do per te krijuar dosje?
E po e zeme se do ve emrin e vertete,dua te di se:
-Ke arme? Jo.
-Ke pranga? Jo.
-Je oficer policie me? Jo.
-Mund te arrestosh njeri ne emer te popullit? Jo.
-Mund te fusesh njeri ne burg per agjitacion e propogande? Jo

Atehere çe do emrin tim,mbasi nuk ke gje ne dore.

Harroji ditet kur u kercisnin prangat ne duar njerzeve ne emer te popullit qe ishte duke fjet me barkun bosh.

Nenkoloneli me yllin e perenduar,mos lyp emra se nuk mund te besh me dosje.
Mark Gjonaj on 15 January, 2010 07:19:35
avatar
Z. Administrator, vete e ke ne dore, mbylle tunelin e Magicut, kane mbaruar shkarkimet e tij; vazhdon te dale me shume pseudonime... ka hypur ne maje te thanes dhe bene tralala, ja ku me ke, numron gjithe kompetencat e mija dhe me thote se nuk ke cfare me bene; por ai nuk e din se Leopardi po te lodhet shume me prene e tij do ta kafshoje me fort!
Ky eshte nje gric qe nuk pushon..., me e mundshme te jene larot e kaluar qe nuk i lene balot rehat dhe kam shkruar para ca vjetve. Beni mire dhe keshtu e kane mediat qe mbasi replikon nje here me nje komentues; nuk ka te drejte me te shkruaje te njejtat gjera, keshtu vendoset dhe serioziteti i elektronikes.

Nese une do te kisha mendet e tij, do ti kujtoja zanatin e vjeter qe e kane dhe sot; por nuk me duket mburrje, per shume arsye qe ne komentet e mija e kam shpjeguar. Edhe mund ti kete ngrene ato veglat e punes qe me numeron mua; dhe mund ti provoje ne te ardhmen se policia eshte organ ekzekutiv i ligjeve qe e ngarkojne per zbatim ne cdo shtet. Kaq jashte loje eshte sa kure permend agjitacionin e propaganden qe e ka pase Sigurimi i Shtetit Shqiptare; merre me mend se cfare din ekzakt per te tjerat...!


Nuk me vjen mire qe si gru e keqe permend nenin e organeve te represionit sic ishte agjitacioni dhe prapaganda sepse jane denuar shume shqiptare dhe perse u kujton denimin duke u gervishur plaget e vjetra. Ky lloje mashkulli hane ne te dy krahet... Do te ishte mire dhe serioze qe ndonjeri qe ka vuajtur kodin penal te mbas 76-tes, t'ja thote nja dy fjale, jo me pseudonim, por me emer dhe status te denuarit politik. Nese Albdreamsi e ka seriozisht dhe mban peris per kete problem, duhet ti vere kufirin te thana kesaje fallgjore, duke i thene STOP!
Magic on 15 January, 2010 08:33:35
avatar
Per Administratorin!
Ju lutem mos me cenoni asnje comment se pse thote Ishnenkoloneli i cili ka ba hajgare tash nje vit e ca,kur tash i jane lodhe gjymtyret kerkon te na vesh STOP.

Per cfare se ?
Sepse i permendem punet e bukura qe ka ba dhe ka vazhdu ne kete site tash nje vite e kalu.

Na thuaj Administrator se ku e kam shkel etiken ne comment tim te masiperm?

N.q.s e kam fye personalisht,jam dakort te me hiqet e drejta nga ana juaj,per te comment ne kete site,ne rastse jo,mbydhenja atij te drejten te fyej besimin e te tjerve,ne rast se i ka harrue edhe mund tja bajme poste ne kete radhe.

E drejta e mendimit tim eshte te ruani fshehtesine time dhe ne rast dekonspirimi nga ana juaj,une do te kerkoj masa ndeshkimore ne hostin ku ju keni llogarine,jo se kam frige Ishnenkolonelin por eshte e drejta e ime dhe e miljona vizitorve online qe u ruhet fshetesia e identifikimit,por kete Ishi nuk e di dhe kerkon bejleg.

Reformou ISH dhe shkruaj me mend ne koke.
Zef Kalaj on 15 January, 2010 10:30:02
avatar
Sa keq me vjen per Markun qe ka ra ne konflikt me (?)ke,nuk din (!).Sa te duash orientoje Markun ne kete drejtim,duke i treguar me gisht shikoje ujkun,ai e miraton duke thene po,po e shikoj dhe te tregon me gisht ja shikoji gjurmet,ja ku eshte...une do ta qelloj ujkun! Zotohet se do ta vrase se shpejti(!) po kur (?)nuk dihet.
Keshtu fillon e mbaron,jo vetem historia e njohjes se Markut me albdreams-in,prandaj i drejtohet administratorit per ndihme...i cili preferon ta ndihmoje duke e lene gjithmone te shikoje gjurmet...deri sa ujku ta marrim vathin mbare!!!
Mark Gjonaj on 15 January, 2010 12:11:54
avatar
Faliminderit Albdreams, jam dakort me komentimin e situates nga ana e tij; tani do t'ja gjeje koliben, per te pare se si do t'ja prezantoje ankuesit tre B""-hat si malsore, se do te jete me grupin e atyre qe tunden e shkunden duke i rene gjoksit per "bese, "bujari","besnikeri".
Magic on 15 January, 2010 08:19:10
avatar
Zef.
Te eshte ba ferra Brahim.
Me duket se as Gjurmen dhe as Magic-un e vertete nuk i ke rene n'ere pasi hundet te jane zane nga flama e ketij dimni,por shyqyr zotit qe nuk te ka neshe Gripi i Thiut e po te kalon me Flame.
Nuk dua te hap front te dyte me Ty,por edhe menyra e te folunit tand eshte per te me vene STOP,Admin mua se gjoja po akuzohet ai. Marifet Yti,ose dyshim i marrezise tende

Ky eshte STOP i terthorte i realizuar nga ministria e juaj ushtarake dhe shejtanllik ala komunist i Zefit.

Mos kujto se nuk te kuptojne zgjuarsine tende edhe une edhe te tjere lexues,por nuk ja vlen qe ti biesh i per maje veshi kur ja fut me Va.
Kuptohet se u njoh te dyve,dhe pime kafe bashke,por jam jo ai qe shkruani e per kete leme takim kur te duani,ja kam lype edhe Markut.

Eshte e keqja e juaj;Mark+Zef se kujtoni se internetin vetem ju e perdorni dhe vetem ju shkruani.

Tek e fundit asgje spo u thuhet vetem se:

-Jeni komunista e per kete ju e keni krenari.

Nje gje eshte;se ju te dy jeni te ndershem dhe kjo ndershmeri po mban gjalle kete website!! (kujtoni ju dhe ata qe nuk marrin pjese ne asnje forum tjeter,kur ju thoni emrin!!!!!!)
Zef Kalaj on 15 January, 2010 11:10:09
avatar
Jam i detyruar ta mbaj stampen e komunistit qe me jep "magic" tani pas 20-vjeteve te permbysjes te atij sistemi,pasi ne epoken e tij nuk u rrejta asnjehere per tu bere anetare i saj,jo nga urrejtja,por nga ndergjegjia e mos deshira(!).Nejse,kjo sme demton aspak karakterin tim,pasi nuk e kam vendosur duke mbajtur e shpernda epitete per askend,sic mund ta kete ndertuar "magic" karakterin dhe intelektin e tij,duke i sherbyer ne format e tija per te marre edhe perfitimet e deshiruera...(!) Prandaj po e mbaj kete stampe per ta eksperimentuar vetveten,se sa mund te ndikoje ne perfitime dhe ne ndryshimin e karakterit tim (!)
Gjithesesi mbetem ne pritje te emrimeve te reja qe mund te beje albdreamsi ne kete fillim viti... Si komunist(duket per kete pune ma ka dhene emrin komunist)une do te jeme dakord me cdo emrim te ri qe albdreamsi do tna sjelle ne te ardhmen per "magic"

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.0