Home | Editoriale | “Takimi me Fazlliç apo biseda për shit-blerje energjie, fund e krye trillim i ulët i gazetës dizinformuese”

“Takimi me Fazlliç apo biseda për shit-blerje energjie, fund e krye trillim i ulët i gazetës dizinformuese”

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Shkëlzen Berisha reagon ndaj shpifjeve të radhës të medias së kontrolluar nga Edvin Rama

Shkëlzen Berisha ka hedhur poshtë akuzat e artikuluara në një media që shërben si shtojcë e interesave të Edi Ramës, duke i vlerësuar ato si shpifje të ulëta që janë vijim i skenarëve trilluese të gazetës dhe artikull shkruesit. Duke reaguar, Shkëlzen Berisha i apelon botuesit të kësaj gazete, që të provojë shpifjet ose në të kundërt të kërkojnë falje publike për mashtrimin e radhës që i ka servirur opinionit publik.
“Në kryeartikullin e saj të datës 14 Janar 2010 një e përditshme e njohur si gazetë shpifjesh, botoi gënjeshtrën e radhës ku dizinformohej opinioni mbi një takim timin me z. Damir Fazlliç të zhvilluar në datë 4 Janar dhe të fiksuar në kamerat e sigurisë të një restoranti në Tiranë, e ku tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisë!
Duke mos dashur t’ju humbas asnjë sekondë lexuesve mbi arsyet politike dhe financiare që shtyjnë z. Koço Kokëdhima për të botuar shpifjen e radhës ndaj personit tim dëshiroj t’i bëj me dije opinionit se unë nuk kam diskutuar kurrë, asnjëherë dhe me askënd çështje të shit - blerjes së energjisë elektrike!
Për më tepër takimi i supozuar midis meje dhe z.Fazlliç në datën 4 Janar është gjithashtu, fund e krye, një trillim i ulët i artikullshkruesit!
Në pamundësi për të hedhur në gjyq gazetën në fjalë, në respekt të një angazhimi familjar për të mos ngritur padi penale e civile kundër medias, e ftoj z. Kokëdhima apo këdo tjetër që të provojë shpifjet në fjale ose të kërkojë falje publike për mashtrimin e radhës!”, përfundon reagimin e tij, Shkëlzen Berisha.

Comments (2 posted):

Mark Gjonaj on 14 January, 2010 11:25:45
avatar
Shkelzeni nuk shte i ndaluar te takoje cdonjerin. Ndersa meqense eshte i regjistruar takimi ne kemera, ai nuk eshte i supozuar, por real.
Mark Gjonaj on 15 January, 2010 05:35:09
avatar
A mund ta shpjegoni qe Berishen nuk e kam degjuar asnjhere duke e akuzuar Enverin bashkpuntore te serbeve...! Si duket ka pase nostalgji per to dhe me vone ka krijuar krushqi; qe sot eshte angazhuar me miqesi familjare e hyrje e dalje biznesi dhe nje nga shtyllat me te forta dhe mbeshtetes i PD-se eshte bere Mugosha Faslliq!


Partia Socialiste eshte bere si dega e 5-te e survejimit te legatave te Drejtorise se Pare te Sigurimit te Shtetit dhe merr kaq shume informacione per familjen Berisha; sa nuk po ja lene vendin mikut te tij mysliman me origjine sllave, sa qe dhe per nje takim te thjeshte(s'eshte e ndaluar), menjehere lidhet me bemat e Berishes dhe familjes se tij. Fobia dhe paranoizmi shkon dhe me gene; por shume ceshtje penale kane filluar per Berishen e Faslliqin nga prokuroria dhe asgje nuk eshte konkretizuar. Ose prokuroria eshte e paafte totalisht ose sillen si diletante; ose shpifseve u duhet mbylle goja...!


Perse Prokuroria e Shtetit duhet te prese mediat se cfare thone per ngjarjet(te pakten ato me te dukshmet e te shemtuarat); ose Prokuroria kotit e Pergjithshme, duhet te marre shembull nga Shkodra.... Kryetari i Gjykates Kushtetuese, ne palen mbrojtse per leshimin e teritorit detare me Greqine; ne nje nderhyrje qe i beri i la me kuptuar perfaqesuesve te Qeverise se ajo ishte nje medie qe nuk mund te fuse hundet asnje njeri; ajo vepron vetem sipas Kushtetutes e ligjeve te dalura per te... Kam respekt se Kryetari nese duan te kene pamvarsi institucionet e rendesishme te shtetit, keshtu duhet te veprojne dhe jo te kethehen ne bishta te qeverise.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.0