AlbDreams.net: Shkodra qyteti im: Kenget Shkodrane dhe historia e tyre Shkodra qyteti im: Kenget Shkodrane dhe historia e tyre ================================================================================ sterkala@yahoogroups.com on 02 February, 2010 09:31:00 DY FJALE Rruga e kenges shkodrane eshte e vjeter, madheshtore, ku te terheq nje force mahnitese, aq sa kur futesh ne kete tempull, nuk mund te dalesh, sepse e ndien veten ne nje bote te magjishme, te mbushur me dashuri per jeten e njerezit, midis lulesh shumengjyreshe, bukuria dhe aroma e te cilave ua shton hijeshine e madheshtine melodive magjepse dhe teksteve poetike te mrekullueshme. Dashuria per kengen shkodrane nuk eshte nostalgji, por dashuri per jeten, per te bukuren, per cdo gje fisnike e te larte qe ka krijuar shpirti i ndjeshem i prej artisti i popullit shkodran. Kenga e qytetit tone ka gjalleri e ndjenje, ka force te atille terheqese sa qe te ben per vete. Ajo eshte eshte sa e vjeter, aq edhe e re. Eshte e vjeter se ka kohe te gjate qe eshte krijuar, eshte e re se eshte nje organizem i gjalle qe leviz gjithnje, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht. Eshte pjese e shpirtit te kombit tone. Ne kete liber une vetem sa hyj ne tempullin madheshtor te kenges shkodrane. Qellimi im eshte qe, duke bere nje trajtim te lire te menyres dhe rrethanave qe cuan ne krijimin e ketyre vlerave te bukura shpirterore te shkodranit, te nxjerr ne drite nje pjese te rendesishme te shpirti krijues e fisnik te qytetit tone te dashur, te Shkoderloces, per te ndikuar sa me shume ne pastimin e shpirtrave tane, qe aq shume kemi nevoje sot. Ky liber eshte nje trajtim i lire, i mbeshtetur ne te verteta te trasheguara goje me goje apo edhe te dokumentuara. Le te jete nje fillim i mbare qe ne te ardhmen, qofte une, qofte te tjeret, te vazhdojne ne kete rruge per te plotesuar kete tempull te shenjte e te bukur qe quhet "KENGA POPULLORE SHKODRANE", per te perjetesuar ata njerez me shpirt te madh artisti qe ngriten kaq bukur kete ndertese madheshtore, si dhe per te mbajtur te gjalle e vazhduar me dinjitet vapren e tyre fisnike. "LULEBORA" Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te clirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te cmuara... Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe "ajo", lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, vecanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera... Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje "lulebore", bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore... Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek "Lulebora". - Zef, ti e di, une dua nje vajze, - i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha: - Bukur, shume bukur, ashtu sic kam dashur vete... Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte c'te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj: "Tuj kerkue n`ar e n`koder Tuj prek lulet t`gjith me dor` Vec n`nji kopsht te vogel n`Shkoder Ty te gjeta lulebore.... " Shume entuziast, vazhdoi: Je e vogel, por je e plot Ty t`kerkoj une tash sa mot Tash sa mot un`ty t`kerkoj N`gezim me ty jeten ta shkoj. Eja, eja lulebor` Une me ty do thur kunor`..." Dhe kenga "Lule bore" mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme... Nje student shqiptar qe mesonte ne Moske ne fundin e viteve '50-te, kujton: "Isha ulur ne stolin e lulishtes, ne nje nga parqet me te bukura te Moskes. Kishim humbur ne ekstaze dhe na dukej se asgje tjeter nuk ekzistonte pervec ne te dyve. Nata ishte e qete dhe plot yje. Ishte tamam ashtu sic pershkruhet nata ne kengen e bukur ruse "Pod moskovnie vjecera". Larg, shume larg, dukej se degjohej nje melodi e cila sa vinte e behej me e njohur. Ngrita koken, sepse mu duk e afert ajo melodi ende e papercaktuar, te cilen largesia e sillte disi te paqarte. Por nuk kaluan as pese sekonda dhe e kuptova menjehere. Mu rrenqeth krejt trupi. Zerat melodioze sa vinin e beheshin me te degjueshem e me te ngrohte njekohesisht per veshin e zemren time teper te ndjeshme ne ato caste perhumbjeje. Ishte kenga "Lule bore" qe po kendohej ne shqip. U ngrita per te pasur me prane ate grup qe po e kendonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, ne menyre te pavetedishme. Edhe une eca drejt tyre, pa i thene asnje fjale Ljubes qe kisha prane. Eca drejt tyre dhe vura re se nje grup studentesh nga vende te ndryshme te botes, po e kendonin ne gjuhen time. E ndjeva veten krenar si asnjehere ne jeten time dhe u bashkova me to, duke kenduar 'Eja, eja, lule bore, se me ty do t'thur kunor...' " IPTIDA DU ME FILLUE Shiroka gjithmon eshte quajtur lagje e Shkodres .Si e tille edhe ahengun e ka beresi qyteti yne .Prej ketu kane dale shume kengetar dhe instrumentiste populloreqe jan bere te njohuredhe ne Shkoder.Nder ta edhe Jonuz Shiroka e Gjon Kraja peshkatare per nga profesioni por edhe ahengxhij te njohur. Te dy shoke te pandare e kengetare. Ne vitin 1890 se bashku me Luke Markun,violinist e Temo Manin me dajre krijojne grupin e pare ne Shiroke Jam ne merak te madh .S'di si do te veproje i ati?- y tha nje dite Gjoni shokut t tij te ngushte.Jonuzi ia dinte hallin.Donte nje vajze e kishte kerkuar te i ati dhe priste me ankth pergjigjen e tij.Ate moment kur do ti thonin se vajzen tek e ke e na qofte per hajer,po vononte .E mbantekjo shprese joshese,por shpresa shpesh here edhe te genjen .U tremb nga nje mendim qe papritmas e pushtoi te terin.Nuk ndenji pa ia thene Jonuzit Po sikur te mos ma japin? Jonizi perpiqej qe ti jepte zemer e shprese.Por i ati i vajzes kishte mendime te tjera. Kot sa e mundoi djaloshin e shkrete .E dha vajzen ne Shkoder,prirje e pergjithshme e shirokasve.Prandaj erdhi shpejt dita kur Gjonin e ngrate e kapi deshperimi. Ditet filluan ti rreshqasin pa force pa jete.Ai Gjon i shkathet e energjik,qe ishte lezeti i ahengut neper dasma,filloj ta veshtroje ndryshe jeten .Rrinte ne breg te liqenitderi vone.Edhe dielli i dukej i lodhur ,ndersa perendimi i tij i zymte.E ndiente veten te derrmuar nga pritja e gjate dhe te lodhur duke e dashuruar ate vajze Jonuzi i rrinte afer e nje dite i tha Degjo nuk ke rruge tjeter.Bej nje kenge e shfryj gjithcka ndien ne shpirt Gjonit i pelqeu ky mendim.Por nuk e ndiente veten te gatshem Ta bejme bashke i tha Jonuzi Dite per dite takoheshin.Dhe perpiqeshin te shprehnin ate gjendje qe Gjoni po e vuante gjithnje.Dhe ndiente lehtesim.Ai kishte pasur edhe here te tjera ndjenja te tilla te turbullta ,por kurre kaq te rrembyeshme e te fuqishme.Dhembja filloj ti arratisej Iptida du me fillue Cila syte per me te pa Po vijne shoqet me te kallxue Ahti jem moj ka me te vra Dhe kenga e tyre mori dhene..Te 11 strofat e saj shprehin me force ndjenjat e tij te fuqishme deri aty sa ne fund shperthen ne nje premtim solemn..Mbas kesaj kenge nuk dua te bej te tjera Dhe mbeti me te vertete e vetmja kenge e tyne,si nje kujtim i bukur i shoqeris se ngushte te Gjonit e te Jonuzit dhe si nje deshmi e dashuris se paster por te pa realizuar Marre nga libri i Isa Alibalit... Ne Shkoder te gjithe kendojne SILLET MOTI PER SE MBARI Ishte viti 1902 Pranvera kishte ardhur dhe lulet shumengjyreshe kishin mbushur oborrine shtepise se Markut te Kranjanes.Por kete pranvere ai nuk mund te ju sherbente atyre,ashtu sic e kishte pasur zakon.Dy pasione i kishin mbushur jeten e tij si artist..kenget e lulet.Asnjeher nuk i kishte ndare ato,sepseshumica e kengeveqe kendonte i kushtoheshin luleve.Megjithate e ndiente se po ndahej prej tyre.Ishte shtrire ne shtrat dhe lengonte nga semundja,duke e ndier se nuk ishte i zoti te kundronte nga afer ardhjen e pranveres Me sill lule i thoshte te shoqes qe i rrinte te te koka ... Marku i shtrengonte fort me dy duart dhe u merrte ere me tere afshin e shpirtit.Mbyllte syte dhe kridhej ne ngjarjet e jetes se tij te kaluar.I ati i kishte vdekur shpejt dhe e kishte lane jetim me vllain Kolen e motren Nine.I kishte rritur e ama me mjaft mundime.Prandaj shoket e thirrshin Marku i Kranjanes ,si Hilen e Files e si Oson e Falltores.Nje fat kishin pasur te tre ,por edhe nje rruge ne jete.Kujtoi se si e ama Mrika kishte pasur deshire qe Marku te behej kepucar por ai nga pasioni i madh per kengen popullore i shmangejme marifet dhe ndiqte ata qe benin aheng.Dhe u dha me mish e me shpirt pas melodivete bukura te ketij ahengu.Kujtoi se si e vlersonin zerin e fort e te embel sa shungullonte dhoma,zerine bukur e melodioz.Iu kujtuan vitet e mergimit ne Sarajeve te Bosnjes,ne Stambolle Izmir e perseri kthimi ne atdhe,gjithnje ne shoqeri te kenges e te zerit te tij te rralle.Si nje vegim i larget iu shfaq takimi me Kasem Xhurrin e me shoket e tjere te grupit te tyre.Ithoshin shpesh qe ka bere ndryshime me vlere ne kengen Shkodrane,duke u hequr te fshamet e duke u dhene nje lekundje te lehte melodive...e pastaj iu kujtua martesa pak e vone por me frute.Dy femij si dy lule Nderkaq i vijne disa shoke per ta pare .Gezimi i ardhjes se tyre ia nderpret perfytyrimin e jetes se vet te trazuar... Kenaqesia e adhjes se shokeve prej te cileve nuk donte te ndahej ,nuk zgjati shume.E trembi nje mendim qe i erdhi papritur Dua te me degjoni te gjithe...I permblodhi forcat dhe filloi te kendoje nje kenge qe nuk ia kishin degjuar asnjehere Sillet moti per se mbari Celin vjollcat e zymbylat Se na erdh perseri behari Bacet mbushen me bylbyla Pak caste heshtje Marku e ndiente se kenga qe sapo filloi ka vlere ka bukuri .Don qe ajo te mbese te jetoje..edhe pse ai vete...Shoket e tij e ndjekin me vemendje kete krijim te ri te tij...Marku shikon perseri lulet e gjithnje u merr ere.Permendet mbas atij casti heshtjedhe fillon perseri Oh mori lule moj burbuqe As na celni na gezoni Sa jeshile sa te kuqe Gjithe dynjane ce zbukuroni Perseri heshtje askush nuk flet,asnje nuk do te prishe bukurinee atij casti dhe te zvogloje ngarkesen emocionaleqe ai krijon.Perpiqen shoket e tij te perpijne cdo gje qe lidhet me kete kenge te re te bukur,fjalet, melodin Kurse Marku mbasi mbledh forcat dhe nje here ato pak forca qe i kishin mbetur vazhdon O mori lule a se shifni Se vera nuk rrin gjithmon A se dini se vjen dimri E ju than si e ka zakon Kete strofe sikur e ka per veten e jo per lulet.E kendon me trishtim zeri sa vjen e i fiket kerkon te perserise dy vargjet e fundit sepse e ndien se zeri nuk i kishte dal i plote,por nuk mundet,vetem sa leviz buzet.Perpiqet ti mledhi edhe nje here forcat shikon femijet,gruan, shoket por m zi i dallon.Afron lulet prane fytyres,perpiqet tu marrin ere.I leshon ata mbi trup,shtrin duart,te cilat i varen pa fuqi dhe ..vdes Kur shoket e tij te ahengut kenduan kete kenge mbas disa kohesh,shtuan edhe nje strof Oh mori lule ca ju gjet simjet Pritet ju boren deri sa u tret Dimnit na iu falni me shendet Se vjen behari ma nuk ju pret Me bukur nuk mund te shprehnin nderimin per ate qe mbeti perjetsisht ne themelet e forta te kenges shkodrane Isa Alibali TAKIMET E TE SHTUNAVE Te dy ishin te moshuar .Rrinin shpesh bashke dhe bisedonin zakonisht per te njejeten teme; ahengun shkodran.Edhe kendonin Ata ishin SAIT HOXHA (1863-1950) dhe KOLE GURASHI (1880-1971) te dy kengetare dhe njohes ne themel te kenges popullore shkodrane Takoheshin shpesh ..zakonisht ne ditet e shtuna .Mblidheshin ,bisedonin,kendonin Me ta edhe Nush Pali , Filip Ceka , Adem Mani ,Haxhi Tahir Kastrati , Paulin Pali Oso Dibra , Ndere Vogli (Naraci) , e te tjere kengetare e instrumentiste te apasionuar pas ahengut shkodran keto takime si te thuash beheshin , festivale te kenges popullore gershetuar me diskutime te gjalla e plot pasion per ata burra qe krijuan dhe lartesuan aq shume keto perla te gjenise popullore Zotni Kole , ti duhet ti shkruash te gjitha keto histori , i thoshte shpesh here Sait Hoxha mikut te tij je me i pershtatshmi per keto pune sepse je edhe me shkolle Kole Gurashi futej ne mendime.Degjonte me vemendje donte te perpinte fjalet qe i thoshte Perqendrohej aq shume ne bisedat qe beheshin ,ne menyre qe te ishte sa me i sakte me vone kur ti hidhte ne leter,pastaj shenonte cdo gje .Sigurishte shtonte edhe ata njohuri te shumta qe kishte edhe ai vete . Ne fillim ashtu si i vinin te pa sistemuara ose si ia kapte veshi , per ti sistemuar me vone Sait age , te kam dhene fjalen , eshte pune e bukur dhe e kendshme . Ne mos une dikush tjeter ka per ta bere i thoshte shpesh here me thjeshtesi Kola . Donte ta siguronte per kete -Degjo zotni Kole , vitet kalojne ne tashme nuk jemi me te rinj , cdo brez e ka per detyre te kujtoje te paret e vet e tu lere brezave te ardhshem kujtimin e bukur te puneve te mira qe kan bere ato , apo jo ? .. foli me me ngut se heret e tjera , duke kerkuar edhe miratimin e tjerve Ashtu eshte ke te drejte thanen disa Kolen e mberthenin ndjenja te trazuara per pergjegjsine e ketij veprimi , te bente historikun e ahengut shkodran Nje dite tjeter pa filluar ahengu Kole Gurashi ,mendueshem por i vendosur i thote Sait Age po te tregoj se kam nisur te shkruaj jeten e kengetarve shkodrane dhe i hedh nje veshtrim kureshtar per te pare se si po e pret kete lajm Sait Hoxhes i ndriti fetyra Tash po ma ban qefin i tha .. dhe pas nje pauze plot ngazellim , shtoi . tash po beke te pa vdekshem zerin e Markut , timin , e te Qorrit , u ngrit ne kembe dhe i shterngoj doren , e lotet i rrodhen neper faqe Ishin lote gezimi e kenaqesie per kete pune te bukur e me vlereqe po bente Kola Ne fytyren e mallengjyer i lexohej shpirti i ndjeshem , ku fshihej nderimi e respekti per kengen popullore shkodrane Ky lajm sikur ia mbushi zemren , mori fryme thelle , fshiu faqet e lagura nga lotet e me ze perseri te mallengjyer kujtoi per te disaten here , krijuesit e ahengut shkodran Kenga shkodrane eshte e vjeter , por mjerisht nuk dime per me te paret e saj por sa bukur eshte te kujtosh Molla Hysen Dobracin , qe ka qene vjershetor i permendur e ka bere disa kenge te bukura qe kendohen tesh 200 vjet . Apo Mehmet Shllakun prej vukatanet qe ka krijuar me shoke grupin me te vjeter qe mbahet mend- vazhdoi Sait Hoxha i zhytur ne kujtime te largeta per ahengxhijte e vjeter shkodran Dhe te tjeret e veshtronin duke u kenaqur me njohurit e thella te mikut te tyre Po Kasem Xhurri , qe ka qene nje sazexhi me nam .. vazhdoi fillimin e mendimeve te Saitit Kole Gurashi ky kishte nje nderim te vecante per Kasemin , per te 60 kenget qe kishte perpunuar , te cilave ne pjesem me te madhe ia kishte bere vete Kola tekstet e bukura e lot frymezim Ke ka pas ne grup Kasem Xhurri ? pyeti njeri prej te pranieshmeve Kengetar ka qene Marku i Kranjanes, violinist Kola i Qorres e dajrexhi Temo Dajrja .. u pergjigj Kola me te njejtin zell edhe ai . Kemi pasur njelloj lidhjeje familjare me te Une e kujtoj me nderim te madh Markun e Kranjanes sepse ai me ka mesuar te kendoj foli mendueshem Saiti Kole Gurashi ne keto caste prekese u hidhte shokeve te vet nje shikim te gezuar e te cilter por gjithsesi zbirues e hetues , ndersa Sait Hoxha ndiqte me mend ecurin e grupeve te ahengut shkodran me nje renditje te qarte e te percaktuar. Donte qe ndonje gje ta saktesonte edhe me tjeret e ne vecanti me Kolen Saiti ngriti pak supet e shkundi krahet , pa nga te tjeret te cilet nuk ja ndanin shikimin kureshtar dhe vazhdoi Mandej vjen virtuozi si i thone tashti Simon Marketa me saze qe ka pasur si kengetar Shtjefen Shahinin , violinist Kole Simonine me dajre Bequk Kavajen Shtjefen Shahini , me sa di une ka qene me i madh se keta e ka pas filluar te kendoje me heret , e nderpreu Kola Ashtu eshte , une kam qene rreth 17 vjec kur ka vdekur , aty nga viti 1880 ate vit kam lindur une .. tha Kola Per te thyer pak biseden e shtruar si monotone, leshoi si pa dashur pyetjen ka pasur grua shume te bukur??? Zotni Kole , mos u merr me grate se je plak tashme , qeshet me te Sait Hoxha dhe e shigjetoi , duke pare nga ai e duke tundur koken . Ky s'po ia ndante veshtrimin kureshtar , dhe duke qeshur shtoi , pse a nuk eshte keshtu a ?? Po , bile ne kohen e vet Drandja , e bija e Leke Rrjollit, ka qene nder me te bukurat dhe zonje grua A e shef se ia ditke edhe ti emrin Sait Age , i tha Kola ... te tjeret qeshen . Saiti , me buze ne gaz e duke e ngulur shikimin e mprehte , vazhdoi me ton te prere E ka dhen zoti qe gjene e mire nuk mund te mos e permendim , sikur i vuri kapak kesaj bisede Nderkohe Koles e te tjervei sollen raki e meze , ndersa Saitit nje gote qumesht . Ai nuk pinte raki e as pije te tjera , vetem qumesht e kishte bere zakon qe kur ishte semure me ulcer. Edhe ne Vjene pat shkuar por nuk e operuan , keshtu i mbushi te 87 vjetet. Bile disa prifterinj miq te tij nder to edhe At Gjergj Fishta , i paten dhuruar nje lope race zviceriane per respektin qe kishin per te Takimi vazhdoi duke pire e duke u zhytur me shume ne biseden e ndezur tashme Edhe grupi i Osos se Fallxhores ka qeni i permendur , ka qene edhe mjeshter i bejtave e i humorit OSJA Ke ka pasur ne grup ??? Ndrek Preluken kengetar , Ndreke Gjon Teneqen me violine, Simon Shporin me dajre E mandej Man Boku ka pasur grupin e vet por shpesh ka kenduar edhe me te tjere, kjo ka ndollur me te gjithe ahengxhijte. Man Boku i ka rene sazes, ne grup me Hilen e Files, Jak Kakarriqin e Simon Shporin por shpesh edhe jane gershetuar ndermjet tyre Edhe Xhoxha i Precit ka qene violinist i zoti , po bile shume , ka pasur grupin e vet me Shtjefen Jakoven kengetar por ai qe ka pas ngrene buk vec si i thojen fjales , ka qene Palok Kurti Mire e ke , ai se bashku me shoke e tjere te (Daulles), e te shoqeris se tyre te ahengut ka merita te vecanta per kengen popullore shkodrane , Paloka si me i pergadituri ne ate kohe mlodhi rreth vetes disa shoke ne kete shoqeri , te gjithe trima e qe nuk kishin frike te krijonin kenge per vajzat e bukura ne kete bisede te fundit e ne vazhdim , nga mendimet qe po i buisnin te gjitheve ku kryesonin Kola e Saiti , u treguan histori te ndryshme se si ishin krijuar nje pjese e ketyre kengeve kaq te bukura Ahengu shkodran ka nje rregull e disipline qe askush nuk ka te drejte ta cenoje .. foli me seriozitet Sait Hoxha , ju kete e dini por nuk eshte keq te perserisim gjithnje e ta kemi parasysh ne e te gjithe te tjeret , sepse vetem keshtu mbahet gjalle gjithe thesari i pa fund i kenges popullore shkodrane Megjithate mire eshte te na e thoni .. foli Paulin Pali Kole Gurashi , qe e njifte me themel renditjen e kengeve popullore ne nje aheng , duke permendur te dymbedhjet melodite (mekamjet , si i tha ai ) , tregoi afersisht se cilat kenge futen ne fillim e pastaj me rradhe sipas melodive, duke permendur sigurisht kryesoret . Paulini sikur kerkonte ti perpinte keto njohuri , ndonese i kishte degjuar edhe here te tjera prej gojes se tyre Per nje cast ra heshtja , duke i pas njohur personalisht nje pjese te ketyre figurave qe po kujtonin dhe duke njohur mire repertorin e kengeve popullore , te gjithe treguan detaje te jetes se ketyre njerezve . Saiti e Kola sigurisht qe dinin me shume per te vjetrit por edhe te tjeret shtonin sa dinin , duke u bere keshtu te gjithe kronikane te kenges popullore gjurmues te jetes e te vepres te para ardhesve e te bashke kohesve me te vjeter te tyre (Per fat tone te mire , Kole Gurashi e me vone se bashku me mbledhesin e mirnjohur te folklorit Gjush Sheldia , na e kane lene te shkruar , te botuar apo ne doreshkrim , nje pjese te mire te ketij thesari) Ate te shtune mbrema , si shpesh here , kenga ushtoi deri ne oret e vona te nates Pas disa kohesh , perseri e shtune , por kesaj here eshte organiziuar dicka tjeter . Ne krye te ketij organizimi Kole Gurashi , do te shkojne ne Rragam ne pronat e tij . Dhe do te kenaqen ne mes lulesh te ndryshme shume ngjyreshe e nen hijen e kendeshme te hardhive te mbushura me vile rrushit te pjekur Eshte fillimi i shtatorit Kane ardhur ketu miq , zoterinj te nderuar te Shkodres , Kola ka marre te gjitha masat qe atyre te mos u mungoje asgje Shume prej tyre jane kengetare te mire , te tjere te apasionuar pas ahengut nje feste e vertet e kenges popullore , ku rakia e mishi nuk kane te mbaruare bashke me to nuk ka te sosur ahengu me bukurit e tij te pafund Shpesh here behet pushim midis kengeve , kujtohen bejtat me te njohura te humoristeve shkodrane te Molla Sali Pates, te Tuk Vasise, Kasem Xhurrit, Osos se Fallxhores, Hetit te Molla Sylos Hiles se Files, Man Bokut e vecanerisht te Zef Hilgeges per te cilin u shpreh keqardhja qe nuk ishte i pranishem , nuk munguan as bejtat e krijuara aty per aty nga te pjesmarresit E per te gjitha keto , nje merite te madhe ka Kasem Taipi , vazhdoi nje bisede te nderprere Sait Hoxha une shpesh here kam pat ndenjur me te e i kam dhene shume kenge Biseda rreth ketij mbledhesi te mirenjohur te kengeve popullore u be e gjalle , duke vene ne dukje vlerat e punes se tij te madhe , te nderprerenga vdekja e parakoshme dhe e pa pritur Ahengu rifilloi me veshteresi por me kohe ai u ndezi forte, ne mes te kenaqesise qe u jepnin melodite e embla popukkore . E perseri biseda per kengetaret e vjeter rridhte natyrshem midis kengeve te krijuara prej tyre Qendruan keshtu tri dite e tri nete, duke ngrene pire , duke biseduar e duke bere humor e mbi te gjitha duke kenduar me afshin e adhuruesve te kenges popullore shkodrane Takimet e diteve te shtuna nuk kishin fund , midis miqve te tyre , Sait Hoxha e Kole Gurashi i kthenin keto takime jo vetem ne caste kenaqesie por edhe ne feste te kenges popullore shkodrane Isa Alibali PER MUE PASKA KENE KISMET Fillimi i 80 te shekullit te kaluar.... Palok Kurti , ndonese mjaft i ri , ishte tashme nje nga muzikantat me te njohur te kohes . E merrnin edhe si mesues te pianos ne shtepi te ndryshme pasanikesh Ne nje shtepi te bukur dy kateshe , me mure te larte e me nje lulishte te rralle ne te gjithe qytetin, jetonte nje familje e pasur qe kishte dhe nje vajze shume te bukur Paloka hynte e dilte ne kete shtepi si mesues i pianos . Sa me shume kalonin ditet dhe vajza perparonte ne instrument , aq me i afert behej ai per syte dhe zemren e saj . Edhe ajo per shpirtin e ndjeshem te Palokes , me ndjenjen e padurimit per tu takuar prisnin me kenaqesi oret e mesimit . Dicka kishte lindur thelle ne te gjithe qenien e tyre , sa e sa here Paloka ishte bere gadi t'ia shfaqte ndjenjat e veta . Por druhej , a do ta pranonte valle familja e saj kete mesues te thjeshte . Megjithese syte e vajzes flisnin shume dhe dukeshin mjaft te sinqert ne fisnikerin e veshtrimit te tyre , ai perseri kishte frike . Nuk donte ta prishte ate gjendje ne dukje te qete , por deshironte ti ruante ato ndjenja te pashprehura , nga frika se mos e humbiste vajzen e tij te dashur Por kjo gjendje e turbullt dhe e papercaktuar mbaroi nje dite . Ndjenjat e pastra e te pashfaqura te te dy te rinjve nuk mbeten gjithnje te fshehura Nuk do te zhvilloni me mesim , i tha sherbyesja nje dite , kur aja doli dhe hapi deren e madhe te shtepis Paloka u shtang , nuk e priste keshtu ndarjen me kete shtepi . Sa e sa here kishte enderruar qe kur te vinte ajo dite dhe vajza ti thoshte po e prinderit e saj te detyruar , do ta pranonin si dhenderr e atij ti hapej dera me nderime e respekt . Por nuk qenka thene keshtu Me ciltersi dhe pa e kupruar shkakun , nderhyri vrullshem po perse ?? e pyeti duke e shpuar me nje shikim te rrepte e zbirues. Sherbyesja per nje cast nguroi ,por duke e pare se ai nuk po ia ndante ate veshtrim te syve te ndezur flake .. i tha Keshtu ka urdherua zoteria , dhe e pa me keqardhje djaloshin Paloka u skuq edhe me , desh te belbezonte dicka por nuk mundi . Uli syte dhe heshti . Nuk e mori vesht se kur por porsa u kthye dera u mbyll lehte..... Ishte e pa mundur ta takonte vajzen ditet e mevonshme Muret shume te larta te shtepis te mbuluar me sharmashek , e pengonin krejt cdo dite qe kalonte e bente te pa mundur takimin Edhe pse shpresat po i shuheshin , deshira per ta takuar nuk i venitej , perkundrazi . Sa here i ishte shfaqur ajo para syve , ashtu e bukur dhe e embel . Edhe ne enderr e kishte pare . Te pakten ti merrte vesh ndjenjat e tij ne kete menyre . E ndiente se ajo gje i vlonte ne shpirt , e kishte trazuarte terin dhe vetem nje cast pritej qe te shperthente . Por rruga drejt zemravete tyre ishte nderprere . Shpresa , shpesh here genjeshtare e bente gjithne e me te pa sigurt ardhjen e ketij casti .Edhe te takimit me te. Edhe pse ky mendim e frikesonte , pikerisht kjo pasiguri e nxiste per me tej .I vendosur per ta ndjekur gjer ne fund gjurmen e kesaj ndjenje te paster , ai jetonte dite te mbushura me pasionet e atij qe dashuronte thelle dhe me vegimet e shpresave te pashuara Do te shkojme ne nje dasme , i tha nje ditePalokes nje nga shoket e tij te ahengut .. Martohet nje i njohuri im . Do te shikosh do jete nje dasme e rralle , a po nuk eshte nusja , yll i vertete... Nuk ia prishi shokut te vet ... Veshtrimi i te gjitheve drejtohet nga nje dere e hapur andej nga duket nusja Palokes i bejne syte ag . Turbullohet nga kjo e papritur . Ahengxhijte tjere fillojne te kendojen kengen qe lavderon bukurine e nuses . Te gjithe kendojne pervec Palokes , eshte teper i tronditur nuk e mendonte kurre se do t'i ndollte keshtu . Kjo e papritur e deshperuar e derrmon , atmosfera i behet e rende dhe mbytese , ndersa veshtrimi nervoz dhe disi i eger . Buzet i mbyllen fort , sikur donin te mbanin te mberthyer brenda dhembeve te fshehten e frikshme.. Nuk e kishte menduar kurre se mund te kalohej keshtu kaq shpejt nga gezimi ne dhembje Don te ngrihet te dale jashte e te therase me fuqine e zerit per padrejtsite e kesaj jete por e permban veten , e tremb ndonje ngjarje e pahijshme , per here te pare fillon te urrej moshen e tij te re Ne ate gjendje te veshtir , ne ate kaplim ndjenjash e ashk te jashtzakonshem , vendos te veproj ndryshe e ndien me te forte se asnjeher yshtjen e natyrshme te aftesis se tij krijuese , zjarrin qe e pervelon ne shpirt dhe ngjyrimin tragjik te kesaj te papriture qe i rrit deri ne skaj ngarkesen emocionale dhe shperthen Per mue paska kene kismet me ken ti e tjera kujt mbasi te due ban merhamet edhe mue me duej Zeri po i dilte me zor nga fyti Shoket e vet te ahengut e ndjeknin me vemendje , por nuk kuptojne pse shoku i tyre kendon ashtu , edhe pse ne strofen e dyte ai i shfaq haptas ndjenjat dhe mendimet e veta , ata perseri nuk marrin vesh asgje Sa te vegova me ra te lig humba e s'qeshe insan se e pashe mire qe s'mund te dal acik ty moj zonje e rande Te pranishmit mbeten te habitur , e kane degjuar edhe here te tjera te kendoje , por jo keshtu me trishtim Zeri tashti i del thelle nga shpirti , ndersa ne fjalet dhe melodin e kenges ndihet nje dhembje e thelle Mbasi i hedh nje veshtrim kuptimplote nuses , nje veshtrim depertues , te rrepte por edhe te dhimbshem sikur do ti futej thelle ne shpirt, duke kujtuar edhe nje here lojen me zjarrin me , me guxim i drejtohet asaj Kah te shof syte s'po mund ti ndaj e gojet kurre nuk te leshoj por po m'erren mbushun me vaj ah si s'baroj... Ne vargun e fundit trishtimi i tij arrin kulmin Si eshte e mundur te shpertheje njeriu keshtu , duke kenduar e te shpreh ndjenja kaq te fuqishme? ah si s'mbaroj.... me shume se kenge , me shume se melodi , i del vajtim Askush nuk e kupton kete gjendje , askush nuk merr vesh shkakun e vertet te ketij mallkimi Vetem nusja , syte e saj te bukur prej kohesh kishin marre nje ndricim tjeter ne fillim si mosperfilles , me vone kur kenga filloi te depertoje thelle ne zemren e saj , syte filluan ti ndrisnin me nje shkelqim te ri E magjepsur , por edhe e ngacmuar nga kjo e papritur, filloi te skuqej ne fytyre , duke u bere edhe me e bukur fjalet e kenges dhe djaloshi i njohur qe po e kendonte e ndezen flake po i perseriteshin ndjenjat e pavenitura . Vetem ata te dy po merreshin vesh ne lojen e maskuar per te shfaqur ndjenjat e fshehura thelle ne shpirtat e tyre, papritmas ajo filloi te ndieje veten te ligeshtuar , po dridhej Kur kengetari shqiptoi .... AH SI S'BAROJ... i gjithe gjaku i iku nga fytyra dhe i ra te fiket MARSHALLAH BUKURIS SATE Tek po ecnin neper nje rruge , Palok Kurti dhe Hila i Files e kuptojne se po i ndiqnin ushtaret turq , te cilet nuk dihet sepse po vraponin drejt tyre . Kengetaret , duke nuhatur dica te keqe , largohen me te shpejt duke lene pas jehonen e krismes qe del mga koburja e Palokes . Kjo i egerson me shume te huajt , te cilet behen me te eger ne perpjekjet e tyre per ti kapur , por mr kot . Paloka dhe Hila ndahen ne dy rrugica te ndryshme , duke vrapuar te ndjekur nga ushtaret Palika futet ne nje shtepi , deren e se ciles e gjen gjysme te hapur . E mbyll me ngut, i ve shulin dhe qendron i mbeshtetur me shpine , sikur do te perforcoje edhe me shume mbylljen e saj . Hell veshtrimin nga oborri ne fund te te cilit sheh nje shtepi dy kateshe .Perpara i del nje vajze e re . Per nje cast te dy te rinjte mbesin perball njeri tjetrit pa folur . Vajza sikur e kupton menjehere gjendjen e krijuar . Nuk pret qe i porsa ardhuri te flase e ti shpjegoje perse eshte futur me rrembim ne shtepin e saj . Niset drejt tij ne heshtje per ta ndihmuar te fshihet por ndalohet. Ka frike mos ta shohe kush . ''Cdo ky djale i ri , i panjohur ne shtepin e saj '' . Ne menyre te rrufeshme i shfaqet para sysh i jati duke bertitur , po t'ia merrte vesh se ajo ka fshehur nje djale Po me ndjekin i thote Paloka me ze te lehte Ajo i ben me shenje qe te heshte. I ka degjuar krismat dhe e kupton gjendjen .Nuk do qe te tjeret ta marrin vesh se eshte futur ne shtepin e saj . Niset drejt tij , gadi shtrin doren per ta terhequr per ne kulle , por ndalet .I ben shenje qe ta ndjeke dhe e fut ne kullen e barit , ne fund te oborrit Askush nuk e merr vesh . Per disa dite ajo i con ushqim fshehtas prej njerezve te shtepis Palokes filllojne ti bejne pershtypje syte e sajqe shndrisin sa here qe ajo ndollej prane tij '' Nuk kane thene kot qe syte jane pasqyra e shpirtit'' mendon Paloka . dhe jo vetem ne sy , por edhe ne cdo fjale ne cdo levizje, ne cdo bisede. Paloka pa tek ajo nje natyre te ndjeshme , delikate , te sinqerte e te hapur .Gjithmone e me teper po i bente pershtypjeveshtrimi depertues i saj , fetyra e bute dhe e embel , zeri joshes , shikimi i ngrohte e ledhatues , buzeqeshja e cilter dhe sjellja e komunikimi i pakte me te Ne gjoks iu ndez nje zjarr i fuqishem Po ajo ? Kishte filluar te trembej . Trembej nga dicka e panjohur deri ateher prej saj . Dicka e pakuptueshme qe mund te qendronte midis virtytit dhe turpit . Ndiente ne shpirt peshen e kesaj te panjohure , por qe kishte nje fuqi e kenaqesi terheqese e magjepsese sa here qe e shihte dhe i sherbente djaloshit. Ajo po perjetonte me dhembje nje drame tronditese te vertete . Ne kete gjendje te tronditur te shpirtit te saj , me te forte dolen frika ndaj asaj te panjohure dhe ndjenja poshteruese e turpit Kaluan keshtu disa dite . Paloka nuk ndiente veten te qete. Vjen koha per te dale prej kesaj kulle, sepse rreziku tashme ka kaluar. Por nuk i behej te ike . Iu kujtua dita e pare e hyrjes ne kete shtepi . Nuk pati frike kur ajo gadi sa se kapi per dore per ta futur aty .Por trembej tashti qe ajo i kishte ''kapur'' shpirtin ate shpirt te lire e rebel , te cilin ajo ia kishte mberthyer me prangat e dashuris , e kesaj mrekullie sa vete jeta ''Sa i forte qenka njeriu -mendon ai -duron gjithfare lloj vuajtjesh, por vuajtja me e rende , me e tmerrshme qenka kjo qe po kaloj tashti . Dhe ai e donte, e donte aq shume sa ishte gadi te ngrinteylbere enderrash ne qiellin e kalter te jetes. Ne kete dallgezim ndjenjash fillon te shkruaje . Krejt natyrshem i del vargu i pare ''Marshalla bukurise sate'' vazhdon me entusiazem hije e rande te paska ra balli yt reze po bate dane se je rrite ne itibar , o ne itibar I perserit keto vargje disa here. Ne labirinthin e ngaterruar te ndjenjave dhe deshirave te tij , shperthen melodia e magjishme, tejet njerezore dhe mjeshterore. I pelqen kjo jare e re . Entuziazmohet shume Rrefrenin sigurisht e mendon te shpejte ''Une te shikoj , ti me goje s'me flet s'me ban zemra me te shikue ti e din mire se hatri me jet kur m'thue djale s'ke hat per mu s'ke hat per mu , jar s'ke hat per mu A nuk e kishte hatruar ajo kur e kishte fshehur ne kulle, tinez te tjereve. Prandaj dhe Paloka shperthen ''Une mire hatrit i kujtohem kur m'xuni ky taksirat kastanile moj s'te afrohem por prej s'larg te baj itad , te baj itad nuri'' Rrefrenin e kendon me ze te larte , si zakonisht kur kendonte ne aheng. Dera e kulles hapet me rrembim c'ben keshtu? Don te na marresh ne qafe? Harrove porosine qe te kam dhene? Po sikur te degjoj baba/ i nxjerr si asnjeher me bresheri fjalet e saj vajza , e skuqur gjer ne veshe. Edhe pse shqetesimi i saj kishte arritur ne kulm, ne zerin e saj nuk ndihej egersi , por vetem butesi dhe embelsi Paloka e veshtron embel dhe ngrohte .Asaj i ka rene nje nur i rralle , qe e ndez me teper ate. Porosia e saj mbetet ne hava dhe nuk arrin qe kenges se tij ti marre zjarrin dhe vrullin. Nga thellesia e shpirtitte tij te trazuar , vazhdon te kendoje , por me ze te lehte, te bute e te embel ''Pashe gjezdine qe m'ke si flutur venia veshin mori drite ti e din mire moj gushe e bukur kangen tande jam tuj qite Ne syte e saj te turbullt shihet nje rreze drite, qe i jep gjithe fetyres se saj ndricim te ri . Don te largohet , por nuk i behet . E josh kenga qe e ka degjuar pas dere e qe tashti po i kendohet aty, brenda ne kulle Do ti hidhet djalit te ri qe ka prane e te behet cfare te behet .Por permbahet. Ve doren mbi zemren qe i rrihte me forc . Ndien mbi supefrymen e tij te ngrohte qe e guduliste. Ben nje hap prapa , don te kthehet e te dale jashte nga frika se edhe me kaq e ka tepruar , por kur degjon ''Je nje xhind qi mke shitue mend e mija mi ke trete m'teret fytyra tuj te shikue e s'po m'pyet se c'hall m'ka gjet se c'hall m'ma gjete'' ajo ndalohet. Kthehet nga ai .V eshtrimet e tyre kryqezohen per nje kohe te gjate , ashtu ne heshtje Paloka i afrohet e veshtron ne bulb te syrit , i kap doren dhe ia shterngon fort .Ajo dore ia ndeh telat e shpirtitvajzes se re Tashme e kuptoi se císhteajo ndjenje qe ia ndizte flake tere trupin. Ajo e veshtron thelle ne sy , plot afsh e agmi Qerpiket e saj i bejnehije syve te zinj si kokrra e qershise , nen vetullat e holla e te drejta si thupra shelgut .Ai e veshtron fytyren e saj ne ngjyre te purpurt e ate goje te embel tamam si lulja kur shperthen . I leshon doren dhe me te dy perciket e vet i rrethon belin e holle , duke i shternguar trupin e saj te brishte. Don ta perqafoje... . por ajo i shkeputet me force dhe del me rrembim nga kulla .Mbyll deren dhe qendron e mbeshtetur fort pas saj duke iu inatosur zemres se vet , qe i gufonte dhe i buburisteme force te jashtzakonshme. I vjenkeq ne qofte se keto rrahjete saj vijne nga frika qe shfaqi para pak castesh. Megjithate arsyeja fitoi mbi ndjenjen Degjon perseri zerin e tij te embel e melodioz qe kendon nga brebda kulles me njefare dritherime ''Vetvedin per ty e bora e s'po di moj se ku jam prej zemret te zemres te hoqa pse je e bukur faj s'te kam o faj s'tekam nuri'' Dua qe kjo kenge te mbese pergjithmon nje kujtim i embel i miresis , embelsise , dashurise , shpirtngrohtesise dhe mbi te gjitha i bukuris se asaj vajze qe per disa dite me fshehu , me mbajti e me ushqeu me nje dashuri e respekte te vecante , -- u thote Paloke Kurti shokeve te vet kur po u mesonte kengen - Por duam te vish edhe ti ne darsem - i thote Hila i Files qe ishte me ne brendesi se te tjeret per ngjarjen qe kishte ndollur .Ky ishte shume vjet me i madh se Paloka , por kjo gje nuk e pengonte qe te kishte respekt per te e per aftesit e tij - Jo , jo , ne asnje menyre nuk mundem , - u thote Paloka ... Ahengu ishte ne kulm , dalja e nuses dhe bukuria e rralle e saj i ndezi edhe me forte ahengxhijte .Ata bene pak pushim per te marre forca te reja . Eshte hera e pare qe do te kendojne nje kenge te re duan qe ajo menjehere te lere mbresa te forta tek degjuesit. Keshtu i kishte porositur edhe Paloka Nusja qendronte pak si e shkujdesur ndaj cdo gjeje per rreth . Kur degjoi tingujt e pare te orkestres , ajo sikur u gjallerua . Dicka e ngacmoi ne zemer. Trupin ia pershkoi nje dritherime e lehte, por u perpoq ta permbaje veten . Fjalet e kenges rrodhen nje pas nje dhe ajo me veshtiresi iu permbajt tundimeve qe po i sillnin ato .Iu kujtuan ditet bukura e plot emocione , Pastaj ndarja e dhimbshme me djaloshin kengetar. Hedh nje veshtrim fluturimthi e vjedhurazi nga kengetari qe po e kendonte , sikur donte ti lutej . Po per cfare? As ajo vete nuk po e kuptonte se cfare kerkonte ne kete cast . I dukej se e kishte aty djaloshin. Aq prane dhe aq i huaj . I del perpara vegimi i atij djaloshi aq te embel e aq fisnik , atij djaloshi te zjarrte e te perzemert njekohesisht , por edhe te burrit serioz e te ndershem . Fati po tregohej i pameshirshem . Filloi ta shterngonte nje si lemsh ne gryke...... Dasmoret duke degjuar kengen , hidhnin here pas here veshtrimin nga nusja . Pa qene ne dijeni te se vertetes , u dukej se kjo kenge ishte bere per kete bukuri te rralle te saj Ne fillim u kenaqen me kete pergjasim , por kur vune re ndryshimin ne fytyren e saj , filluan te shqetesohen Kur kenga mbaroi dhe degjohen fjalet e fundit'' Pse je e bukur faj s'te kam '' nusja nuk permbahet me dhe shperthen ne vaj ... Megjithese kan kaluarme shume se njeqind e njezet vjet nga ajo kohe , kenga'' Marshalla bukuris sate'' ka mbetur ne perjetesi , ashtu sic e deshironte autori i saj , nje moment i vertet i pastertise shpirterore dhe bukuris se rralle te vajzes shkodrane , duke u renditur ndermjet perlave me te bukura te kengeve tona popullore '' NE ZAMAN T'NJASAJ FURIE'' Ishte mesi i viteve80 te shekullit te kaluar. Po behej nje dasme . Si ahengxhij ishin ftuar me te miret . Ne mes tyre edhe Hila i Files Pse i thojne keshtu , - pyeti nje djale i ri shokun qe kishte prane - Hila ka lindur ne berdic , por meqe baba e ka lane te vogel e te vorfen , e ema , Filja erdhi ne Shkoder dhe vejnoi ne te C'ze te bukur qe ka . Kam degjuar se eshte fejuar me ne fund -PO , Danushe e ka emrin. - Kam degjuar se i ka bere nje kenge . Nuk e di a do ta kendoje sonte - Te ja kerkojme - thote nje tjeter - Jo , ne jemi te rinj ende , ka te tjere ketu .. Ahengu vazhdon - Si i krijon vjershat ? -pyet perseri djaloshi kureshtar - E kam pare nje dite ne oborrin e shtepise se vet .Kishte marre nje shkop dhe bente disa shenja qe , mesa duket i ka shpikur vete. Me to krijon fjalet , qe i meson permendesh e mandej ia tregon Paloke Kurtit Ai i ben melodite Sikur ti degjonin deshirat e te rinjve, te pranishmit i kerkuan Hiles te kendoje kengn e se fejuares . Hila zihet ngushte Nguron pak por me ne fund e pranon kerkesen e tyre -Une kam bere vetem fjalet- u thote ai - kurse melodin e ka bere Paloke Kurti Pastaj behet gadi te filloj , kendon dy kenge te tjera , si per te ngrohur zerin, pastaj ben pak pushim . Ne dhome ka qetesi te plote . Te gjithe kan drejtuar veshtrimin nga Hila i Files dhe presin me pa durim qe ai te filloje Nje kenge e re asht nje ngjarje e re per qytetin dhe per ndjeksit e shumte te saj . Prandaj te gjithe presin me pa durim . Shoket e ahengut behen gadi te fillojne , ne pritje te nje shenje nga Hila , ky 'kruan' zerin dy -tri here , shikon nga te tjeret , u ben me dore shokeve dhe fillon te kendoje kengen ''Te due mbi gjthkend'' ''Jar te due , mori te due te due mbi gjithkend'' te pranishmit kane ngritur veshet dhe qendrojne te heshtur , me syte e ngulur drejt Hiles, sikur duan te perpijne cdo fjale te kenges cdo tingull te melodis se saj te bukur e te mesojne prej tyre se si e kane krijuar kete kenge cfare i ka shtyre ata per ti kenduar kaq me ndjenje vajzes se bukur. Dhe ndersa Hila me zerin te embel e te ngrohte vazhdon gjithnje e me me afsh te kendoje strofat e kenges nje pas nje . Te gjitheve sikur u del perpara fytyra e bukur e terheqese e vajzes, kur degjojne nga goja e Hiles ''ne faqe t'ban hije qerpiku vetullat sajran ne balle se per ty lutet ashiku qe ban rreze n'nji mahalle'' Tingujt e ngrohte e te embel te kesaj kenge te re pushtojne gjithe qenien e te pranishmeve . ''Sa bukur '' degjohen pershperitje te lehta ne veshet e njeri tjetrit . ''U kenaqem'' Kenges po i vinte fundi '' Te kam zgjedhe nder lule tjera e ne bash t'zamanit je jasemin moj te vjen era ti je lulja e luleve'' - Te lumte , te lumte , degjohen zera entuziaste Hila ndizet edhe me shume . Vazhdon te kendoje kenge te tjera . Kendon me zjarr , si rralle ndonjeher . Nuk di te pushoje, deri ne agim kur zbardhi dita e re Kalon nje muaj, perseri dasme . Kete rralle ne Tepe . Hila i Files se bashku me Ndrek Daine(Topcine) ecin rruges per te shtepia ku behej dasme . U dalin ne prite tre vete , nje nallabn me te vellain e nje shok te tij -Largohu , Hile , nuk e kemi me ty , por me Ndreken Hila e dinte ngjarjen , Ndreka ishte grindur para disa ditesh ne nje kafe me nallbanin. - Per deri sa jemi bashke e keni edhe me mua . Perndryshe na hapni rrugen - u drejtohet Hila dhe menjeher nxjerr koburen Kercet pushka . Vriten dy shoqeruesit e nallbanit , e ky duke mas pasur rruge tjeter , iken . Hila e Ndreka dalin nga vendi ku ishin fshehur dhe vrapojne drejt shtepise me te afert te Tepes . Te maskuar e te veshur ndryshe , Hila me Ndreken arriten te ikin nga Tepja dhe me nje barke te shkonin ne anen tjeter te liqenit te Shkodres .Hila ne fillim qendroi ne Tivar , kurse Ndreka shkoi me larg , pastaj Hila here pas here vinte ne Virpazar , per te qene me afer Shkodres Hila merzitej shume . Ndodhej larg qytetit te tij te dashur te ''ndaluar'' . Larg shokeve e miqve te shumte e larg gezimeve te shpeshta me ta , kur kendonin se bashku kenget e bukura popullore qe ne shumiqen e rasteve ata vete kishin krijuar . Por ndiente dhembje se ndodhej larg vajzes se tij te dashur , me te cilen sapo ishin fejuar Ky realitet i trishte e derrmonte . E ndiente veten krejt te humbur e te braktisur Disa here i kishte ardhur fjala nga i ati i vajzes per te vendosur ne se do te kthehej apo jo , disa here ky i kishte derguar fjale se patjeter do te kthehej ne Shkoder e do te martohej me Danushen, por kushti qe i kishin vene per te mos u kthyer me , e pengonte . Ditet muajt kalonin e megjithate e mbante gjalle shpresa se nje dite do te kthehej . ''Qofte sa me e afert ajo dite'' mendonte Por kaloi nje vit , kaluan dy . Perpjekjet e shokeve e miqve te tij ne Shkoder nuk po arrinin asgje Merzia po i shtohej gjithnje e me teper . Mendjen e kishte vetem te ajo . I conte fjale qe ta priste , por Nga frika se do te mbese pa te , nje dite i lindi nje mendim .Shpirti i tij prej artisti , i nxitur nga fantazia e tij e shqetesuar , nuk mund te rrinte ne qetesi . I zienin pernbrenda ndjenja te fuqishme , i vlonte deshira per ti derguar se fejuares nje kerkese te forte . E kete mund ta bente vetem me kenge... Kerkon , shqetesohet sillet rrotull oborrit te shtepis , merr shkopin dhe ... dicka shenon ne toke . pastaj e fshin . Kujton ngjarjen qe e detyroi te largohet , shkruan perseri e me ze shqipton vargun e pare ''Ne zaman t'njasaj furi dhe menjeher pas ketyre fjaleve vazhdon Deshta me dale me trete fjala jote moj hyri me ndali vete'' Syte i ndriten e gjaku filloi ti rridhte fort neper damare Kjo strofe iu duk se shprehte mire gjendjen e tij . Vertet kishte qene furi ngjarja e asaj nate , kur ai ishte detyruar te largohej e ndoshta duhej te shkonte larg , si shoku i tij, por e kishte ''ndaluar''ajo E kapi nje trishtim i thelle , per nje cast mbeti , nuk mundi te vazhdonte. Megjithate me e forte doli kenaqesia qe po i jepta kjo pune e bukur , e nisur per se mbari . Prandaj goja iu lehtesua fjalet filluan ti delnin me nje lirshmeri te tille qe nuk po e kuptonte as vete ''Ta dijsh ta dijsh ta dijsh hallin qe kam ta dijsh ta dijsh ta dijsh se s'la pa te marre'' E perseriti prej fillimit dhe u kenaq. ''mire , me duket se dicka po del'' - foli me vete . Eshte nje premtim qe e kishte menduar sa e sa here ne heshtjen e padepertueshme , ne dhimbjen e mbyllur e te eger qe kalonte cdo dite . Fjala po i merrte zjarr . E vazhdoi me me afsh e premtim ''Ta dijsh , moj bukuri se prej fjalet nuk te dal ndonese me dole jallanxhi une rashe ne hall'' Dhe perseri flet me vete . ''Ja i premtove se nuk do ti dal fjalet. Po ajo ? Nuk i dihet . Une duhet ti lutem te ma mbaje fjalen e dhene . Prandaj ''Kqyr ku erdh perseri zamani behari vjen tue dal te lutem o moj sulltan te me rrish ne fjale'' Dhe perseri refreni i bukur , por pak i trishtueshem . Fjalen ''ta dijsh, ta dijsh..'' i shprehme ze me te permallshem Perseri bie ne deshperim . Iu duk se koka po i ndizej e po i merrte flake , se gjendja ne te cilen eshte futur nuk ka rrugdalje. E pershkoi ne gjithe qenien e tij nje ndjenje shtypese. Zemra iu mblodh plot dhimbje qe e beri te dridhej te terin . Nderkaq i dolen fjalet e permalleshme Une i mjeri une i ngrati jeremi mu ba kja jete kurre per mue nuk do t'vij fati s'di ka me dale me trete Ju duk per nje cast se po fillonte nje aventure e re mbas asaj qe e kishte nderprere , por jo .Ai e ka vendosur se nuk do te shkoje me larg . Kujton oret e shumta kur rrinte ne maje te shkembit te Virpazarit , atje ku te tjeret me zor hypnin dhe nga ku hidhte veshtrimin sa me thelle , per te pare te pakten malet qe rrethojne qytetin e tij Shkodren, andej nga ndollet ajo E mendon mbylljen me fjalet ''E gjithe dynjaja e mori vesht se une ty maj due me te marre do t'baj rixha tyt et moj sulltan Pa i shkuar aspak nder mend se vitet e gjata te qendrimit te tij larg saj , ne mergim , do ta benin te pamundur bashkimin me te ....... Nje dite vijne shoket per ta pare . Nder ta edhe Paloke Kurti - Me ndigjo nji ket vjershe , Paloke - i thote Hila Paloka e shkruan ashtu sic i tha Hila , ben ndonje ndryshim ne pranine e tij Kur kthehet ne Shkoder , i kushton shume vemendje . E ka te qarte dramen e Hiles , prandaj e shpreh aq bukur ne kengen monument ''Ta dijsh ta dijsh ''ose (''Ne zaman t'njasaj furie'') VAJ SI KENKA BA DYRNJAJA Ndreke Vogli , duke qene tregetar , shpesh here e ka ndier ne shpirt peshen e rende te largimit nga qyteti i lindjes dhe nga atdheu i vet .Megjithate kengen''Vaj si kenka ba dyrnjaja'' dhe ''Edhe nje here du me te kja hallin'' nuk i ka krijuar per veten Kur ishte femije , kishte nje shok te afert . Rrinin gjithnje bashke . Ndreka shpesh dhe e ndihmonte, sepse ai ishte i vobeket . E donin njeri tjetrin si vellezer . Keshtu kur ishin te rinj . Kaluan vite dhe rruget e jetes se tyre u ndae Mbas shume kohesh postieri i sjell Ndrekes nje zarf . Pa emrin e derguesit dhe nje dritherime i pershkoi gjithe trupin . Ne shpirt ndieu thelle mallin per shokun e femijerise e te rinise se vet .Filloi te lexoje letren por duart nisen ti dridhen e djerset i mbuluan ballin .E lexoi me nje fryme deri ne fund dhe e rilexoi edhe nje here te plote. Pastaj u ndal te ajo pjese ku shoku i vet po i tregonte vuajtjet e te qenit ''jabanxhi'' Tere ato dite nuk e ndiente veten te qete . Letra e shokut te vet e mbushur me halle e vuajtje, me mall e brenge, ia prishi qetesin e zakonshme . U mbyll ne vetvete . Donte te shperthente disi . Te shfryente gjithe ate brenge qe e kishte mberthyer te terin . Prandaj u mbyll ne vetvete ne ahrin e shtepise , ku rrinte zakonisht kur donte te ishte ne shoqeri me muziken dhe aty krijoi kengen e bukur plot trishtim ''Vaj si kenka ba dyrnjaja'' Vaj si kenka ba dyrnjaja mos me tu ba me kene gjalle une o i mjeri fukaraja paskam ndollun o pa ikballe gjithe prej hallit , prej sikletit mu ba borxh me dal me trete mora rrugat e gyrbetit selametin per me gjete rrugen mare me lot e lava der sa mrrina jabanxhi zemra m'tha gjithmone se kjava qysh i vogel o der n'pleqni Kenga ka edhe kater strofa te tjera qe shprehin shqetesimin dhe vuajtjet e kurbetit. Keshtu Ndrekes iu duk se e lehtesoi shokun e vet te femijerise e te rinise . Dhe jo vetem ate Kaluan disa vjet .Nje dite Ndreka futet ne nje kafe . Syte i shkojne ne nje tavolin ku rrinte nje i pa njohur Ne menyre te pavetdijshme drejtohet andej . Dicka e terheq . I duket se i njeh ata syte e atij qe eshte i ulur aty Veshtrimet e tyre kryqezohen dhe i panjohuri po ashtu ne menyre te pavetdijshme ngrihet ne kembe . Ndreka afrohet edhe me sikur flasin dhe ashtu ne heshtje , vetem duke u pare , me ato sy ku ndihej gezimi dhe trishtimi bashke , e njoften njeni-tjetrin . Hapen krahet ne nje kohe dhe u perqafuan pa folur asnje fjale Perqafimi i tyre zgjati aq shume sa qe iu duk se i thane te gjitha . Malli i kishte keputur dhe nuk po dinin te ndaheshin U ulen ne tavolin perball njeri-tjetrit u ktheve me ne fund? tjetri psheretiu thelle . Per nje cast nuk foli , i duhej te kujtonte kushedi per te saten here te gjitha vuajtjet ne rralle te pare shpirterore, ne dhe te huaj e ti tregonte shokut te vet se kishte hequr te zite e ullirit por nuk dinte nga tía fillonte .Ti fliste per vuajtjet e mergimit , apo per hallet e reja qe e kishin mbuluar , kur nuk kishte gjetur asnje nga njerezit e familjes se vet? I KISHIN VDEKUR PRINDERIT NE PRITJE TE PAFUNDME PER TA PARE EDHE NEJ HERE DJALIN E VETEM PASTAJ I KISHTE VDEKUR EDHE MOTRA E RE Vete Ndreka ishte kujdesur per varrimin e tyre . Por nuk kishte si ta pyeste me gjate shokun e vet , ndersa ai nuk i dinte keto hollesi Te faleminderit - i foli ai Kjo i erdhi e papritur Ndrekes . Pere e falenderonte? Kush i kishte folur per qendrimin dhe dashurine qe kishte treguar Ndreka? Nuk mundi pa i thene -Edhe ti do te kishe bere keshtu per mua- i tha si me gjysme zeri Nuk ishin marre vesh -Jo une jo , se nuk di te bej kenge Ndreka per nje caste mbeti i habitur . Po ky ku e ka marre vesh? Askush nuk e dinte se kenga qe kishte krijuar Ndreka per kurbetin i kushtohej atij. As te shoqes nuk i kishte thene prandaj ku e mori vesht ky? Sapo e degjova , e kuptova se e ke bere per mua , e ndjevane fjalet e saj , ne melodin e trishtueshme, bile edhe ne zerin e kengetarit E ndjeva thelle ne shpirt.Ate dite qe e degjova per here te pare qava gjithe kohen Ndreka nuk dinte c'te fliste . As nuk po cmallej me shokun e vet e as nuk po i gezohej ardhjes se tij Por nuk donte as ti shtonte vuajtjet e kujtimeve te zymta e te trishtuara te nje jete ne mergim. Sepse edhe kthimi ne vendin e vet per shokun e tij ishte e zymte. Prandaj c'ti thoshte? Ku e degjove ? E pyeti me ne fund Atje larg , nga nje pllake gramafoni .E kendonte Shtjefen Jakova - sikur u gjallerua me kete pergjigje Me vinte keq qe nuk ishte emri yt . Por une e kuptova . Vetem ti mund te beje nje kenge te tille , se vetem ti mi ke ditur dhe mi din hallet qe per mua s'kante te mbaruar Biseduan gjate . Ndreka e mori ne shtepine e vet . Dhe u c'mallen me ne fund bashke EDHE NJE HERE DU ME TE KJA HALLIN Ndreka donte ta conte deri ne fund historin e dhimbshme te nje jete te trishtuar. Prandaj nuk kaluan shume dite dhe krijoi kengen ''Edhe nje here du me te kja hallin'' Kur ia kendoi shokut te vet , ky sikur u lehtesua . Ne fund te fundit tashti po e degjonte ne qytetin e tij , mes shoqeris se vetdhe vuajtjet i dukeshin si dicka e kaluar Ndersa Ndeka po ia kendonte kur ata ishin vetem ata te dy, ai sikur po lehtesohej sikur iu hoq brenga e vet dhe kaloi ne nje pergjithesim per te gjithe ata qe mbas vuajtjeve te shumta te mergimit , kthehen ne vendin e vet Edhe nje here due me kja hallin prej kurbetit erdha ne shtepi medet s'paskam pase ikballin me kene gjalle vec me hjeke zi Por ishalla me vjen ileri edhe une me u kurtarise medet halli ose i mjeri pergjithmone paskam batise Me kene se mshtoj prej kesi hallit qe s'mund ti kallxoj kerkujt kishe me i shite syte e ballit e me pa me te tjera kujt.... HALA EMRIN S'TA KAM NXANE Ndreka , megjithese me ndryshim moshe, rrinte shpesh me Paulin Palin. Shihte tek ai pasardhesin e denje te krijuesve te kenges popullore dhe njeriunqe do ta conteme tej ahengun shkodran Bilekur Ndrekashkoi me banim ne Tirane, mbas disa vitesh , e terhoqi edhe ate Kur Paulini ishte rreth te njezetave, aty nga viti 1924-1925, kishte dite te tera qe rrinte i merzitur .Kete e ve re edhe Ndreka .Don ta ndihmoje dhe ti lehtesoje brengen , prandaj ky i hapet Sa here shkoj ne kishe , shoh nje vajze te re e te bukur qe mi ka marre krejt mend e krese- i thote Paulini -Kush eshte ajo ? -nderhuri Ndreka , qe e kuptonte gjendjen e djaloshit te ri -Nuk ia di emrin Mbas disa ditesh e pyet perseri se kush eshte ajo vajze -Ende nuk ja kam zene emrin, - i pergjigjet Paulini me pasion dhe buzeqeshja iu nguros . Nje lemsh iu mblodh ne gryke . Ishte krejt i hutuar -Perse si ben nje kenge?- , i thote Ndreka - Nuk kam bere asnje deri tashi e nuk di si me del , por kete gje e kerkoj prej teje Ndreka nuk e zgjati . U fut shpirterisht ne hallin e Paulinit dhe kujtoi rinine e vet . Edhe atij keshtu i kishte ndodhur njehere . Te gjithe para ardhesit dhe koleget e tij kishin nxjerre kenge ne rini kurse ketij po i qellonte tashti ne moshe te thyer . ''Nuk prish pune-thoshte me vete-keto halle i kupton edhe plaku'' dhe iu vu punes . ''Po te me dale e bukur , po ia them Paulinit , perndryshe po hesht'' - thoshte shpesh here me vete U fut ne ahrin e vet dhe ne nje skute te tij , mbasi kishte menduar gjate e gjate , filloi ''Hala emrin s'ta kam nxane e s'po di se si te thone por ne fetyre m'dukesh si zane e keshtu do te thrras gjithmone E kuptoi menjeher se i kishte rene ne te, kishte kapur thelbin e marredhenies se djaloshit me vajzen e panjohur dhe vazhdoi me tej , si refren ''Je nje zane qe m'ke shitue shendet e jete moj mi ke trete m'teret fytyra túj t'shikue e s'po m'vete se c'hall m'ka gjete'' Ndreka megjithese kishte deshire qe dashuria e mikut te vet te ri te realizohet, kishte nje fare dyshimi sepse i kishin thene se vajza qe ai donte, ishte prej nje familjeje te pasure zor se do tía jepnin atij Prandaj iu duk me vend qe strofen e dyte ta fillonte ne kete menyre ''S'jam i denje ndoshta per ty por dashnija n'ty m'ka xane qysh njat dite qi t'pashe me sy mend e krese jane tuj me lane'' Dhe perfundon ''Ore e cast rrij tuj mendue njiket kange moj me ta qite m'dridhen duer moj tu ta shkrue edhe syte nuk po me bajne drite Kenga ''Hala emnin s'ta kam xane'' i pelqeu jo vetem Paulinit , por te gjitheve qe e degjonin Sa here qe Paulini e kendonte me grupin e tij , kujtonte me respekt mjeshtrin e vet Ndreke Vogli