Home | Editoriale | Pedagogët pro Pangos: Të kthehet

Pedagogët pro Pangos: Të kthehet

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Rikthimi i ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango në jetën poli tike, por edhe atë akademike si drejtori i një institucioni në varësi të Ministrisë së Arsimit, është gjykuar i drejtë edhe nga kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Karçani, i cili një vit më parë, gjatë periudhës së ashtuquajtur si “skandali Pango”, ka gjykuar të kundërtën. Veç të tjerave, Karçani, si kryetar i Konferencës së Rektorëve, në atë kohë ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës së mësimdhënies.
Por, një ditë më parë ai ka sqaruar për Gazetën se, dhënia e një posti drejtues në një institucion në Ministrinë e Arsimit është një veprim i drejtë dhe jo vetëm kjo, por edhe rikthimi në mësimdhënie i Pangos për të nuk përbën asnjë problem, duke qenë se i është njohur pafajësia nga institucionet e gjyqësorit. “Jam i mendimit se një person që merr pafajësinë ka të drejtë të kthehet në punë. Ndaj, këtë emërim të tij në këtë post e gjykoj si një vendim normal”, - ka theksuar Jorgaq Karçani. Sipas tij, çdokush kur akuzohet për një shkelje në punë pezullohet derisa instanca të tjera të vendosin, ndaj duke qenë se gjyqësori ka dhënë sentencën për të, ai ka të drejtë të rinisë sërish profesionin e tij. “Marrjen e postit nuk e shoh si një gjë të çuditshme, madje pas pafajësisë që ka marrë, jo vetëm i jepet e drejta të kthehet në punë, por edhe në mësimdhënie” thotë Karçani ndërkohë që supozon se nëse do të kërkojë Pango, ai patjetër mund të japë mësim edhe në fakultet, aty ku ka dhënë mësim për shumë vite me rradhë.
Urimet
Për postin e ri të Ylli Pangos, kanë qenë të shumta edhe urimet nga shokët e miqtë e tij. Por, një gjë tjetër kureshtare është se edhe simpatizantët e tij e kanë uruar nëpërmjet internetit, në faqen e tij në Facebook. Kanë qenë të shumta mesazhet e urimit në këtë faqe, duke i dhënë kurajë për punën e re dhe për rikthimin e tij sërish në jetën politike të vendit. Edhe miq pranë zotit Pango kanë theksuar për gazetën se, e kanë uruar këtë të fundit për emërimin në këtë post të ri, ndërkohë që ai u ka konfirmuar vërtetësinë e detyrës së tij të re.
MASH
Por, ata që nuk e pranojnë se ish-ministri i Kulturës ka nisur punë si drejtor në Komitetin e Shkencave pranë Ministrisë së Arsimit, janë drejtuesit e këtij institucioni, edhe pse lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të tjerë të Qeverisë. Zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, ka theksuar se nuk është në dijeni që Pango është kryetar i ndonjë institucioni në varësi të MASH-it. E njëjta gjë është deklaruar edhe nga përfaqësues të tjerë të këtij dikasteri. “Nuk jam në dijeni që zoti Pango të jetë drejtor në ndonjë institucion në varësi të MASH-it. Nuk kam parë asnjë vendim të tillë qeverie”, - ka deklaruar Shamata.

Comments (2 posted):

Zef Kalaj on 17 February, 2010 03:50:11
avatar
...ma ne fund doli qartesia e "skandalit Pango"...! Nje inkubator per prodhimin e produkteve te demokracise...!
Duke pasur parasyshe "kazanin e madh ku zihet politika shqiptare" qartesisht shihen produktet e perziera qe jane hedhur ne te,per te prodhuar demokracine Shqiptare...e cila spo valon kurre,per te marre produktin e shumepritur,ajken e saj-demokracine!
Sic duket Pango,ishte nje nga ata te merziturit qe rrinte prane zjarrit te zierjes se keti "kazani" qe ta provonte i pari "bashin e rakise" se demokracise...!Mirepo,oret e ndrrimit te "kazanit" po afroheshin...e produkti spo dilte...!I bindur ne forcen qe kishin "belsijte" e mbydhur ne "kazan" dhe prushin e zjarrit po e shihte se po e mbulonte hiri i mplakjes,vendosi te hidhej vete ne prush,qe ta ndizte edhe njehere flaken e nevojshme per zierjen e kesaj politike,qe spo i jepet dum!
Pra berja kurban e Pangos,ne prag te zgjedhjeve te qershorit 2009 e ndihmoi PD-ne qe te rrinte ne pushtet.
Ne nje tufe te madhe,sic eshte PD-ja,nuk ndiehet fare humbja e nje koke,aq me teper kur nuk eshte dashi i kumones...,po aq pak ndiehet edhe kur gjindet e kthehet prape ne tufen e vet...!
"Skandali Pango" prodhoi produktin e kerkuar "besimin tek gjygjsori" me te cilen duhej te perbadhej kundershtari i S.Berishes,Edi Rama!
Gjykata i dha te drejte Pangos,te kthehet ne detyre e te mberrtheje kopcat...!!!
Politika vazhdon!
Skandalet skane fund!
Mark Gjonaj on 18 February, 2010 12:52:43
avatar
Interesant, gjykata jone shqiptare eshte kethyer ne parti politike. Ne gjykate gjithmone shkojne fillimisht dokumentat e dy palve, mbrojtesit dhe sulmuesit, pra i akuzuari dhe akuzuesit. Mire shume qe mori pafajsine, po kush u denua si organizatore i gjithe ketij provokimi, aq me teper per nje antare te qeverise?


S'ka ngelur ta keshilloj une, por ai duhet te kerkoje dhe ti jepen te gjitha postet e atributet e cenuara nga organizatoret. Gjykata duhet te denoje shkaktaret e ketij kurthi, ose vendimi saje te pezullohet nga gjykata e shkalles me te larte; si nderhyrje dhe vegel e qeverise, ne bashkpunim me ustallaret e opozites, per ta heq qafet si antare qeverie, por me te drejta te plota ne profesionin e tij.


E cfare i don ato qe po fiton, kur profesorin e diskretituan nga te gjitha anet. Kjo eshte e tmerrshme, te gjitha mediat u muaren dhe zuri vendin kryesore maskarada e organizuar per qellimet e mesiperme dhe nuk i hyne asnje ferre ne kembe. Edhe ne ne mergim, patem rastin dhe u morem me rastin e Ylli Pangos.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0