(Një studim i vogël perballë emrit të madh të ketij institucioni ndër shekuj).
Nga Ndue BACAJ
Pak nga historia e organizimeve shoqërore dhe institucioni i Bajrakut.!
Jeta shoqerore në Malesinë e Madhe (si dhe në trojet e tjera shqiptare) ka njohur organizimet e veta nga më të hershmet e deri te ato më të vonat.. Keto Organizime shoqerore kanë “lindur” si rezultat i nevojave të jetes së perbashket të banoreve brenda treves , por edhe bashkeveprimit me trevat e tjera finje e më tej jashtë saj. Per të arritur ketë njeriu e ka kuptuar se ka nevojë per një “institucion” i cili të kordinoj punet ,veprimet ,mardheniet dhe marrveshjet në mes banoreve dhe në mes fiseve e tjer. Megjithë munngesen e një dokumentacioni të plotë per organizimet e hershme të jetes shoqerore në Malesi të Madhe (dhe në Gegni në pergjithsi) ka qenë “Institucioni” që “bashkonte fshatra e katunde me emertimin Mali , ndersa në jug të Shqiperisë ka qenë e njohur sipas tradites popullore e drejta per vetadministrim quhej Venome (Venomet e Himarës).. Pastaj erdhen emertimet Nahije apo Bashkësi etj… Keto organizime kishin si qellim rregullimin e mardhenieve në mes banoreve ,si dhe mardheniet “institucionale” të një fshati , katundi apo mali me organizimet “shtetrore” të kohes. Keto organizime “institucionale” dallohen qartë të pakten që në kohen sundimit të Stefan Dushanit (1330-1355), kur trevat e Malesisë ishin të pushtuara nga “mbretëria” serbe… Per të vijuar me kohen e Principates së Balshajve Shqiptar ,e më pas (1396) kur trevat e Malesisë bien nën pushtimin e republikes së Venedikut . Regjistri i kadastres së Shkodres (1416-1417), i perpiluar nga Venediku (ndonse per qellime taksah) , tregon per organizimin e jetes shoqerore në mënyrë institucionale të njohur nga ai që sundonte “kalanë”, ku “institucioni” i Vojvodes ishte më i larti në nivel lokal. Vojvoda zgjidhej nga pushteti i kohes dhe me “miratimin” e katundit e malit ,ku ai do të ushtronte pushtetin e tij civil dhe ushtarak . Në nivel katundi , mali apo fisi kishte edhe “institucione” të tjera (shoqerore) që njiheshin me emertimet si krerë , pari , kryeparë , qefali apo pleqësi…Vojvoda si institucion , (por edhe të tjera më të vogla) kanë vijuar të njihen edhe pas pushtimit Turko-Osman , ndonse pas ketij pushtimi u shtuan “hyzmeqar” të tjer të pushtuesve aziatik , qe kishin per qellim vjeljen e taksave dhe mbajtjen nën kontroll të shqiptarëve e veçanarisht të malesorëve të pabindur ndaj pushtuesit e rregullave te tij te “reja”. Malsia pas pushtimit Osman pati edhe disa organizime interesante me emrtimet Nahije që në shqip do të thotë “komunë” . Nga defteret Osman mesojmë se nahije të veçanta kanë qenë Hoti dhe Kelmendi , ndersa malet e tjera kanë qenë të organizuara nen emertimet nahija e bregut ketejmë dhe nahija e bregut pertejmë e tjer.. Pushtuesi Turko-Osman me gjithë masat e tij organizative dhe ushtarake ai po e shihte se nuk po e gjente vehten në pergjithsi në trevat veriore të Shqiperisë , dhe në veçanti në ato të Malesisë Madhe. Ndersa hyzmeqaret e pushtuesit Osman (kryesisht në Shqiperinë e mesme dhe atë të jugut) të pasuruar me toka krijuan feudet e tyre , ndersa ata u bënë feudalet e bejlerët që bënin ligjin dhe sundonin “vegjelinë” në fshatin apo krahinen ku ata tashma ishin pronaret e medhenjë të tokes e tjer, në të cilen punonin fshataret si argat , të keq-paguar e shpesh edhe të keqtrajtuar.. Ka mbetur “proverbiale” thenia e një muzeqari : ”O Zot çfar i kam bërë beut sot që më është hillruar e nuk po më rrahë si perditë..”.. Pushtuesi Osman kishte konstatuar se Malesoret bashkepunonin e bashkoheshin lehtesisht me njeri tjetrin në luften e tyre per mbrojtjen e të drejtave njerzore e pronsore. Një nga keto organizime që filloj të marrë forcë ishte organizimi fisnor i katundeve dhe maleve ,organizim që kishte fituar terren ,pasi Fisi konsiderohej me lidhje të perbashketa gjaku dhe para-ardhesi. Në keto kushte pushtuesi Turko-Osman u mundua të fusin një institucion te ri , “gjithëperfshirës” në organizimin e krahinave dhe maleve të Malesisë Madhe e më gjërë. Ky institucion që do të drejtonte malin apo krahinen do të perfaqesohej nga një flamur i veçant per çdo mal apo krahine . Ky flamur do të kishte flamurtarin e vet , i cili do tu printe malesoreve në jeten e tyre shoqerore dhe “shtetrore”. Në gjuhen turke flamuri quhej bajrak dhe flamurtari –bajraktar. Me krijimin e institucionit të bajrakut ,bajraktari u zgjodhë me pelqimin e autoriteteve Turko-Osmane dhe të vetë banoreve të malit , krahines apo (tani) të bajrakut. Bajraktaret në pergjithsi zgjidheshin nga fisi dhe shtepia më e njohur ,më e fortë por edhe e kamur e treves. Me krijimin e bajrakut nuk u prek institucioni i lashtë i krereve ,dhe vetë bajraktari u zgjodhë në mes të tyre…. Bajraku solli vetem disa elemente të reja administrative dhe ndonjë ndryshim në proceduren pleqnore me teper si një zevendesim i atyre , që rregullonin mardheniet në mes të bashkesive të lira malesore , ( Kahreman Ulqini ,Bajraku ne organizimin e vjeter shoqeror ,fundi shek.XVII deri me 1912 ,fq.19 , Tirane 1991), të cilat “vetqeveriseshin” me kanunin e njohur të Maleve (Lekëve dhe Dukagjinit) ,që ishte detyruar tju a njohë edhe pushtuesi turko-osman… Në ketë organizim të ri vojvoda në Malesi ishte nën bajraktarin , një bajrak kishte disa vojvodë ,sipas katundeve. Megjithse institucioni i Bajrakut (Flamurit) ka funksionuar per shekuj dhe shpesh njihet edhe ne ditet tona , deri me sot ende nuk janë “gjetur” akte zyrtare , që saktesojne kohen e krijimit të bajrakut (flamurit). Megjithë ketë nga burime të terthorta mendojmë se i afrohemi të vertetes . Frang Bardhi në fjalorin e tij (të vitit 1635) i shenon fjalet bajrak e bajraktar me kuptimin flamur e flamurtar…(Kolë Ashta , leksiku i shqipes i nxjerrë nga Dictinarium latino epirotikum i Frang Bradhit-1635. Botua në buletinin shkencor –Shkoder ,viti 1971 ,fq.22). Albanologu i njohur George Hahn në një studim të tij shkruan per një ngjarje të vitit 1696 ,nga e cila citojmë: “ Në perpjekje per mbrojtjen e Ulqinit kunder sulmit venedikas luftuan edhe bajraket e Malesisë së “Shkodres”, ku u shqua per trimeri bajraktari i Hotit , per ketë meritë ai u trajtua si bajrak i parë…” (Johan George von Hahn , Studime Shqiptare..,fq.256). Ndersa me 1690 permenden edhe bajraktari i Kuqit (më vonë i Kuçit N.B.) të Malesise Madhe ..(Selman Riza , Perpjekja e Kosovareve per tu shliruar ne vitet 1689-1690 gjate luftes Austrohungareze – Osmane ,botim ne “Studuime Shqiptare” nr.4 ,1983 ,fq.155).
Disa nga Bajraktarët sipas Bajraqeve, ose shqip Flamurtarët sipas Flamurëve
- Hoti – Në bazë të dokumenteve rezulton se bajraktari (flamurtari) i parë ka qënë nga fisi i Lucgjonajve që sipas gjenealogjisë renditen : Lucë Gjoni –Nikë Luca –Mustaf Nika – Haxhi Mustafa – Mul Haxhia -Çun Mula –Met Çuni –Deli Meta –Mul Deli-Bajraktari. Një gjnealogji kaq të gjatë e shenuam pasi Hoti ishte bajrak (flamur) i parë… Bajraktari i Hotit më famëmadh ka qenë njohur Çun Mula – pjesmarres aktiv në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe në të gjitha aktivitetet diplomatike dhe betejat luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ketë atdhetarizem të flaktë Çun Mula e trashigoi te djali i tij Met Çuni e nipi Deli Meta , si dhe te trashigimtaret e tjer të kesaj dere fisnike e patriotike .. Vlenë të theksohet se ndonse ky bajrak apo mal ishte katolik , ja kishte besuar udhëheqësinë një bajraktari të besimit musliman , por edhe bajrakteret e trashiguar nga dera e “Çun-Mulajve” nuk i zhgënjyen kurr.. Mbasi veprimtaria atdhetare e bajraktarëve të Hotit ndër dekada është e njohur dhe e vlersuar si patriotike, menduam të sjellim në kujtesë edhe një moment të mrekullueshem që tregon respektin , harmoninë dhe bashkjetesen e mrekullueshme të bajraktarit të Hotit me besimtaret katolik që udhëhiqte. Per të “konkretizuar” ketë po sjellim në vemendje një shkrim të poetit kombetar dhe patriotit të madh pendë-artë at Gjergj Fishta nga i cili citojmë : “…Ndodhi në Hot që vjetin 1904 kisha e atij bajraku mbeti pa meshtar per shumë do ditë . Kur qe nji ditë ndër ditë , bajraktari (Deli Meta , nipi bajraktarit famemadh Cun Mula , N.B.) me nji tjeter krye t’atij vendi po ulet në Shkoder fill e te i Pari i Fretneve , e muhamedan tue ken i thotë : “asha Zotin , zotni kisha e jonë ka petë (mbetë) keq pa Frat ! As ska kush flet uratë në kishë , as kush na bekon shpijat per s’gjalli , as vorret per s’dekuni . Rixha kemi me zotnin me na çue fratin sa ma parë të kisha se kemi petë keq!”. Kaq me interesë pra aj bajraktar muhamedan e kishte marrë çeshtjen e të derguemit të meshtarit katolik n’atë kishë ! (Kisha e brigjes N.B.). Pse keto punë mund të ndodhin vetem në Malsi ? Pse atje ka burrni , fisnikri , bujari ; ka karakter kombetar të paprishun , ka moral të shendosht . Qe pra çilci i zhvillimit kombetar tonë…”. (Gjergj Fishta ,”Hylli i Dritës”,prill 1930 , nr.4 , ff.185-195).
- Gruda – Smajl Martini -Ivezaj , bajraktari famëmadh katolik që udhëhiqte bajrakun e Grudes me në krye Dinoshen ,tashma me shumicë muhamedane. Smajl Martini në luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare dha deshmor të shqiptarisë dy djemt e tij dhe u internua ai nga pushtuesit turko-osman në vitin 1886 (per të mos u kthyer kurr më në Grudë..). Bija e tij Tringë Smajlja , një zanë mali e vertet e trojeve të Grudes , Malesisë e Shqiptarisë i zvendesoi baben e vëllezrit e saj denjësisht..Ndersa bajrakun e mbajti me nderë e faqe të bardhë nipi i Smajl Martinit , një nga bashkëluftëtaret e Dedë Gjon Lulit dhe njeri ndër udhëheqësit e kryengritjes kunder perandorisë turko-osmane 1911 , famëmadhi Dedë Nika-Ivezaj… Per Smajl Martinin e deren e tij prijese , bujare e atdhetare është folur , shkruar e kenduar ,por me këtë rast mendova të zgjedhë disa vargje të mrekullueshme të poetit Kelmendeas Gjovalin Lumaj :
…Në fole shqipet rrite Gruda, / S’dinë ç’asht vdekja, s’dinë ç’asht tuta /
Ball-bajraku, ball-kushtrimi, / Kryetrimi Smajl Martini. /
Perjetsisht lidhun me trollin / Nuk duron , nuk dron stambollin /
Zemren mal gjoksin si shkam / Me Cetinen dham per dham /
Per liri , per trojet të parit / Kala kulla e bajraktarit..! /
Smajl Martini djal prej fisi / Asht filiz i fortë prej lisi /
Lis i madh me rranjë të thella / Trungu i tij asht Vuksan Gela…
3.Kelmendi– ,ndonse njihet si një mal , ai ka qenë i ndarë në katër bajraqe:
- Selca – Bajraktaret e Selcës nder vite e shekuj janë shquar per atdhetari , urtësi e trimëri . Ndër bajraktaret më të njohur eshtë trimi atdhetar Ujk Gila. Fama e Ujk Gilës si trim e i urtë me kohë i kishte kaluar kufijtë e Kelmendit , Malesisë , Shkodrës e më gjërë , ndaj ai shpesh në protesta , kerkesa apo memorandume nënshkruan edhe në emër të krejt malit të Kelmendit , siç është rasti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ku Ujkë Gila ishte një ndër perfaqesuesit e njohur të krereve të Kelmendit e Malesisë. Ujkë Gila per trimerinë e tij njihej edhe si “shpata e gjallë” e Kelmendit në mbrojtje të trojeve shqiptare , dhe per ketë populli i kishte “thurë” edhe kengë , ku nga keto menduam të citojmë :
“Ç’janë keto gjamë që vijnë prej bjeshke ,/ Ç’janë vikamat që marrin dhenë ? /
Njaj Ujkë Gila me krahë rrfeje, / Shtatë krenë turkut i pret njiherë. /
I kuq Cemi pse shkon vale-valë , / Gjamë e turkut ç’po i merr me vete /
Njaj Ujkë Gila me shtatë palë krahë / Si drague e si ortek bjeshke…”.
Trashigimia e bajraktarëve të Selcës vijojë me trimat e urtë Cana Lucën ,Turk Shabin , Kaçel Turkun e deri te bajraktari i fundit Mark Tomë Marku –Pëllumbaj. Bajraktari Mark Toma ka mbetur në histori si një ndër pjesmarresit aktiv në takimin e Kalcës të 13 janarit 1945 , kur burrat e Kelmendit vendosen me rezistua me armë në dorë kunder ekspeditave ndeshkimore të brigatave komuniste , dhe ai kishte propozuar një rrugë “paqësore” per t’u perballur me brigadat e ushtrisë komuniste , por propzimi i tij nuk ishte miratuar nga ky kuvend burrash nacionalist… (Luigj Martini ,Prekë Cali ,Kelmendi dhe Kelmendasit ,fq.216-222).
II.Vukli – Që nga Gjel Martni , Uc Gjeli , Gjon Uci e deri te Kolë Gjoni , Dedë Gjon e Lucë Gjon Bajraktari…Një ndër bajraktaret e shquar per urti e trimeri është Gjon Uci të cilin e “portretizojnë” në menyrë mjaft domethenese vargjet:
“Ku asht mendja asht Gjon Uci ,
Flet kadalë e me rend ,
Kush se mundi as kush se tuti ,
Trim në luftë e i urtë në kuven”. (Filmi dokumentar i TVSH “Bajraktaret e Vuklit me skenar e realizim nga Ilir Buçpapaj)
Bajraktari i Vuklit Gjon Uci ra heroikisht në kryengritjen e Malesisë Madhe kunder turqëve në vitin 1911. Pranë vorrit tij gjondet tash mbi një shekull varreza e tre ushtarëve turq. Kjo varrezë ruhen e respektohet nga pasardhesit e shtepisë së bajraktarve të Vuklit , duke deshmuar keshtu respektin e nderimin në pafundesi per të vdekurin edhe pse ai ka qenë armik e jo mik… Vlenë të kujtohet se bajraku i Vuklit ka qenë i pari në Kelmend e Malesi që ka marrë një vendim per kufizimin e gjakmarrjes , duke bua vetem familja – familjen . Vendimi i krerëve të Vuklit me në krye bajraktarin dhe parinë është marrë me daten16 shtator 1902. Ku vendim në dokumentet e asaje kohe quhej Usulli per punë t’gacave . Ky usull u perkrah edhe nga bajraku i Selces , Nikçit , Boges e deri nga Bajraku i Hotit e tjer…(Fulvio Kordinjano , Shqiperia permes vepres dhe shkrimeve të misionarit të madh Italian At Domeniko Pazi (1847-1914) , vll.2. fq.369-372 ).
III. Nikçi – “Mëhalla” Smajlaj ka qenë vendi i bajraktarit Nikçit. Pushteti i bajraktarit ketu ka qenë më i zbetë se në dy bajraqet e tjerë ;të Selcës dhe të Vuklit…(Rush Dragu ,Kelmendi…dritë-hije ,fq.21 , Shkodër 2001). Megjithë ketë gjatë kryengritjes kunder perandorisë turko-osmane të vitit 1911 Llesh Gjergji merr pjesë aktive dhe nenënshkruan memorandumin e kuvendit të Greçes si bajraktar i Nikçit. (Gjekë Gjonaj , Prekë Cali –Piramidë e kufijve të Shqiperisë , fq.45 , Tiranë 2005). Vite më pas bajraktarë të njohur të Nikçit kanë qenë Ndue Dushi dhe trashigimtari i tij Prekë Ndue Dushi , ku Bajraktari i “fundit” i Nikçit ka qenë detyruar të largohet per në Guci pas rezistences antikomuniste të Kelmendit (1945). (Trashihimi gojore e marrur nga autori i ketij shhkrimi , në janar 2017 , nga lahutari i Nikçit , Kelmendit , Malësisë e më gjerë z. Jonuz Delaj). Nikçi është një bajrak me vlera “të mbuluara” nën “termin” Kelmendi , por që edhe ky ka një histori atdhetare si dhe bajraket e tjer të Kelmendit. Në bajrakun e Nikçit ka pasur (dhe ka) banorë të besimit musliman , ku ky bajrak është dalluar për një harmoni e bashkejetesë të mrekullueshme vellazërore në mes këtyre dy “komuniteteve” vëllezer të një gjaku… Një ndër kontributet më të “specifikuar” të bajraktarve të Nikçit është ai në luften mbrojtese kunder brigadave ndeshkimore të Partisë Komuniste të Shqiperisë të themeluar e “kolektivizuar” nga armiqt shekullor të shqiptarve –sllavët…
- Boga – Bajraktari më i njohur i Bogës ka qenë ai i fundit të shekullit XIX e fillimit të atij të XX , Losh Sokoli. Boga ka qenë një bajrak i “vogël” i Kelmendit , pasi thuhet se i pari i Bogës ka qenë vëllai i vogel i vellezerve që formuan Selcen , Vuklin dhe Nikçin.. Por megjithë ketë trashigimi gojore interesant më duket perfaqesimi i Bogës në Kuvendit nderballkanik të Kuçit të 15 korrikut 1614 nga vojvoda Sekuli (Gjekë Kuli ose Culi) nga Boga. (Akademia e shkencave të republikes së Shqiperisë ;dok. të shek.XVI-XVII per historinë e Shqiperisë ,vll.III ,fq.289-290 ,perg.Injac Zamputi). Bajraktari i Bogës si institucion ka qenë perherë perkrah bajraqeve të tjera të Kelmendit e Malesisë në mbrojtje të trojeve shqiptare , por me ketë rast po kujtoj një vedim me vlera civilizuese të fillimit të shekullit XX. Konkretisht po kujtoj një usull apo më sakt një vendim të krerëve të Boges të marrur me daten 28 tetor 1907 per ngushtimin e rrethit të gjakmarrjes. Rrethi i atyre që ndiqen në raste vrasjesh behet aq i ngusht me ketë vendim (usull) sa shkonte thuajse vetem te dorasi. Në vendim thuhej : “…Nji njeri çohet e vret nji njeri n’bajrak të Bogës , atë katilin me gjithë mashkulli të shpisë ka me e ndjekë per gjak , demek me kerkua shpija shpinë , por me u nda dy vllazen dje a sot , e me vra tjetri vëlla dikë n’bajrak t’vet , ai vëllau që u nda dje mos me u mshehun per gjak aspak edhe me dasht bile le të shkojnë e le të shtinë atë të vramin në dhe…”. Këtë vendim civilizues e shumë domethenes edhe per sot në shekullin e XXI e firmoste e vuloste së pari bajraktari i Bogës Losh Sokoli e pastaj paria tjeter pas tij…” (Kahreman Ulqini , Struktura e Shoqerisë tradicionale shqiptare , dok.14 , fq.184-185 , Shkoder 2003). Ndersa si trashigimtarët e “fundit” të njohur si bajraktar të Bogës kanë qenë Tomë Gjeri e deri Gjokë Lleshi Olaj…
4.Kastrati – Një ndër bajjaktaret më të hershem të Kastratit njihet Ul Vuka i biri i Vuk Pal Dedlit (dikun shkruhet Detalit apo Dedalit). Ose më sakt sternipi i të parit të banorve të “ri” Kastratit , Dedal Ndrekalit nga Kuqi (sot Kuçi nën Malin e Zi), shqiptar i ardhur në Katund të Kastratit rreth vitit 1550-1575. Siç dihet banorët me “babë” Dedlin janë shumica e shumicës të kastratësve të sotem. Mbasi Ul Vuka është ndoshta edhe bajraktari i “parë” që permendet në Malësi dhe ka një histori interesante në lidhje me “ndarjen” e Malesisë Madhe me Përrua të Thatë , mendova të citoj Johan Georg fon Hahn , që per veprat e tij madhore është konsideruar si dekani i studimeve shqiptare të shekullit të 19-të. :” Njiherë u ba pashë i Shkodrës njifarë Tahir Beu , nga shtepia e madhe e Çaushëve . Ai vendosi me e nënshtrue fisin e krishtenë të Kastratit dhe me e ba njilloj si rajatë e tjerë. Pra ata duhej të paguanin haraç , kur kishin ndonji gjyq të vinin te kadia si të gjithë qytetaret dhe si ata që banonin rreth qytetit dhe me të tjerë të ketij lloji… Prandaj pasha mblodhi nji ushtri të mirë dhe të fortë dhe marshoi deri te fshati i tyre. Por Dedalët e kishin mendue se nuk mund të delshin ballë per ballë fuqisë së madhe të pashës ,prandaj gratë , fëmijët , gjanë dhe plaçkat ma të vlefshme i kishin futë n’atë shpellë ku kishte banue stergjyshi i tyre. Në fshatë kishin mbetë vetem disa pleqë … ndër këta ishte edhe Ul Vuka , i cili per nji kohë të gjatë të kishte qenë bajraktari i fisit . Kur pasha mbërriti në fshat e gjeti bosh , por ndigjoi se banorët ishin ngjitë në mal ,prandaj dhe urdhën me i ndjekë pas , mbasi nuk i njifte veshtirsitë e vendit. Ai vetë qendroi në shtepinë e Ul Vukës . Sulmuesit hasen në nji kundershtim ,sepse kundra tyre nuk luftonin vetem burrat me dyfek , por edhe grate e femijët tue lëshue gurë teposhtë. Në ketë mënyrë ushtria e pashës pati humbje të renda. Kur po luftohej Ul Vuka dilte shpeshherë nga shtepia per me pa dhe pastaj i tregonte pashës që ishte Brenda. Nga frika se mos e humbnin luften të vetët i premtoi Shen Markut me i ndertua nji kishë dhe me festua diten e tij , në qoftë se fitimin do t’ua jepte njerzëve të vet. Kur pa se lufta po shkonte në favor të tyre , hyni Brenda dhe kur e pyeti pasha mbi gjendjen , iu pergjigj :”Zotni , ushtria jote po fiton sepse asht e pajisun me të gjitha mjetet , kurse të mitë janë lakuriq”. Pasha e dergoi edhe njiherë jashtë per me vrejtë zhvillimin e luftës . Pork y tue pa turqit që po arratiseshin dhe të vetët që po i ndiqnin pas me potere të madhe , hyni perseri në shtepi dhe bertiti :”U ba , u ba”. Pasha u habit dhe e pyeti çfar kishte ndodhë dhe kush po fitonte ? Ul Vuka iu pergjigj :”Ketë do ta shofish tashti” dhe me keto fjalë ia nguli thiken në zemer. Vorri i pashës asht edhe sot. Turqit nuk mujten ma me rezistue dhe Dedalët i ndoqen deri te Përroi i Thatë . Prandaj ky përrua asht deri sot kufini i malit , kështu që ata që banojnë këndej malit paguejnë taksa si gjithë nënshtetasit e tjer dhe i nështrohen gjyqit të kadiut , kurse ata që gjinden pertej malit (gjegjësisht Përroit të Thatë N.B.) jetojnë simbas ligjit të maleve… Kisha të cilën Ul Vuka ia premtoi Shën Markut gjatë luftës , u ndertua dhe Dedalët e festojnë edhe sot diten e tij…( Dr. Jur.Johan Georg fon Hahn ,Studime Shqiptare ,fq.260-261). Gjithnjë edhe pas asaj kohe (fundi shek.XVII e fillimi i shek.XVIII) ,bajraktari i Kastratit është zgjedhur nga Vuk-Palajt , ku njeri nga më të shquarit e ketyre bajraktarëve ka qenë Dodë Preçi Broqaj , i cili u shqua si një burr trim e urtë në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ai është një ndër perfaqesuesit më sinjifikativ të Malesisë e Shqiptarisë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878. Patrioti i madh pendë-artë i kombit shqiptar at Gjergj Fishta në “Iliaden” shqiptare e rendit Dodë Preçin perkrah patrioteve më të medhenjë të Malesisë e Shqiperisë , citojmë:
“…Vjen Çun Mula e vjen Mar Lula,
Njani Hot e tjetri Shalë,
T’ fortë per pushkë e t’ urtë per fjalë;
Si aj Dodë Prëçi prej Kastratit,
Me at Vrijonin e Beratit…”. (Gj. Fishta , “Lidhja e Prizrenit” -Lahuta e Malësisë ,fq.103-104 , botimi Romë 1991).
Trimerisë të Dodë Preçit At Gjergj i kendon edhe në luften kunder shkjeve shoven. Nga kenga e njezetë “Lekët” zgjodhem vargjet :
“….Vjen Dodë Preçi si stuhija,
Ç’a ata krye, Zot, nder duer t’ tija ?
Kryet e t’mjerit mor’ serdár,
Serdár Gavros gazepqár.
Qi, sa falli i pat hecë marë,
Pat vjerrë hoxhë, pat vjerrë haxhí.
pat djegë teqe edhè xhami,
Bullat shitë i pat n’kaurri:
Larg permendë, po zâni i tij;
Por qi, i mjeri, zâ mbas sodit,
Shtangue shyt aj terthuer podit,
S’mund do t’bâjë besa , mor’ shokë,
As me trêmë do cirikokë,
Kur m’skep zêmren t’hijn m’ia çokë…
Qaj Dodë Prêçi bajraktari:
Po i pret Shkjét si pritet bari:
Burrë mâ i fortë s’bâhet Shqyptari !…”. (At Gjergj Fishta …po aty , fq.265).
Dodë Preçi la si trashigimtaret djemt e tij Nikollë Doden dhe më vonë Gjokë Doden – i cili njihet edhe si bajraktari i “fundit” të cilin në vitin 1946 , në moshen mbi 70 vjeçare e pushkatojnë dreqnit e kuq , komunistet e ardhur në pushtet pas luftes dytë botërore…
5.Shkreli– Marash Dashi , Vat Marashi e deri te Pjeter Gjoka.. Urtia dhe trimeria e bajraktarit të Shkrelit ka qenë e njohur që në organizimin më të lartë me trajta shtetrore (Lidhja e Prizrenit 1878) . Bajraktari i Shkrelit ( që Fishta per aresye “rime” në vargëzim e quan Marash Vata) i kushton disa vargje brilante ,por edhe mjaft domethenëse, disa nga të cilat nuk po mund të rri pa i cituar:
“…E njaj tjetri, mâ pertej,
Me ata dy mustakë te mëdhej
Me i prekë m’shoq qi ka brî vedi,
Aj nuk âsht, jo, Dijomedi,
Por âsht Bajraktari i Shkrelit:
Si njaj pyrgu m’ ballë t’ kështjellit,
Qi s’e trandë as topi as shpata,
E i thonë êmnit Marash Vata…”. (At Gjergj Fishta …po aty , fq.102).
Tregojnë se Shkreli ishte mbledhur në kuvend , por bajraktari mungonte. U mor vesh se rrugës ishte ndaluar në një shtepi , i ftuar per të pirë kafe . Kur u paraqit me shumë vonesë njeri nga krerët iu drejtua :”bajraktar , kuvendi e bani gjyqin të ka pre nji dash”. Bajraktari u detyrua t’i nënshtrohet vendimit. (Kahreman Ulqini ,Bajraku në organizimin e vjeter shoqeror- fundi i shek.XVII deri me 1912 , fq.48 ,Tiranë 1991). E citova këtë vendim të një kuvndi të Shkrelit , per të treguar se bajraktari ndonse ishte i pari dhe udhëhiqte bajrakun (flamurin) apo malin ai u nenshtrohej rregullave dhe ligjeve të bajrakut njelloj si çdo banor tjeter i “thjeshtë” , gjë që tregon jo pak , jo vetem per atë kohë , por edhe per “Bajraktaret” e sotëm të partisë…
6.Trieshi– Bajraku i Trieshit ka qenë i njohur si njeri ndër bajraqet themel të Malesisë Madhe etnike. Institucioni i bajraktarve të Trieshit kujton mjaftë emra sinjifikativ që njihen të pakten nga Pepë Prela (1750-1775) , Nikollë Pepa , Hus Ujka , Gjon Maçku , Martin Gjoni , Nishk (Nikë) Gila (1862-1880) e deri te Gjon Nika… bajraktar të Trieshit janë e kanë qenë shtepia e Gilë Maçkut (sot barku Gilmaçkaj) Lucaj të Stjepohit..(Lulash N. Palushaj ,Malësia dhe fiset e saj ,pj.I , fq.384-385 , Lezhë 1996). Të gjithë bajraktaret e Trieshit kanë qenë shquar per atdhetari dhe në luften e tyre me pendë e pushkë në mbrojtje të dokve , zakoneve , trashigimisë shqiptare dhe trojeve të tyre amtare. Ata edhe pas kalimit të dhunshem të bajrakut apo malit të Trieshit nën shtetin e Malit Zi vijuan të jetojnë , punojnë e luftojnë per të drejtat e tyre së bashku me malet apo bajraqet e Malesisë së Madhe të mbetura nën Malin e Zi dhe ato në shtetin amë Shqiperi.. Ketë e tregojnë më së miri luftrat dhe perpjekjet e trieshjanëve së bashku me malesoret e shqiptaret e tjer në luftrat mbrojtese e çlirimtare të drejtuara nga Lidhja e Prizrenit (1878-1881) , në luftën e Lëmajes (1907) , në Kryengritjen kunder perandorisë turko-osmane të vitit 1911 e deri në pjesmarrjen e parisë së bajrakut të Trieshit në protesten e zhvilluar e nëshkruar në Shkoder me 14 nentor 1918 , së bashku me Hotin , Gruden e tjer.
7.Koja –Bajraktari më famëmadh i Kojës njihet Pretash Zeka Ulaj. Në librin “Koja ndër Shekuj” cilësohen edhe disa informata të shkruara nga historiani Stevan Duçiq në vitin 1931, si me poshtë : “Preçot Gjeloshin e trashigoi Nikë Preçota i cili u vra…Niken e trashigoi vellai i tij Vatë Preçota , pas tij bajraktar u bë Preç Vata të cilin e vrau dikush para kishes së Kojes . Preç Vaten e trashigoi nipi i tij Mirash Luca ….”, Ndersa pas Mirash Luces bajraktar u bë Pretash Zeka Ulaj ,por në mes të Mirashit dhe Pretashit ka pasur një periulle kohe që nuk ka pasur bajraktar. (Fran Gjeloshaj , “Koja ndër Shekuj” ,fq.149). Prertash Zeka si trashigimtar i bajrakut të Kojes ka qendruar me ndere e faqe të bardhë deri që ja dorzoi djalit tij Gjokë Pretash Ulaj… Pretash Zeka ishte njeri ndër atdhetaret më të flaktë e të kulluar të shqiptarisë. Ai u dallua si në luften me pushkë dhe në atë me pendë per të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta etnike. Pretash Zeka Ulaj ishte udheheqësi i çetes heroike të Kojes e cila me 6 prill 1911 rrezoi per tokë bajrakun (flamurin) e turkut në Deçiq , per ti leshuar vendin flamurit autokton kombetar shqiptar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe , ku kjo çetë dha shtatë deshmoret e flamurit , tashma të perjetsuar në një memorial në Kojë , aty ku ka shtatoren edhe flamurtari i perjetshëm i Kojes Pretash Zeka.. Vlenë të theksohet se Pretash Zeka ndonse një prijes i madh i Kojes , i fjales dhe i vepres , ai kurr sukseset dhe meritat si në kuvende burrash apo në luftë nuk ja dedikonte vehtes , por trimave të Kojes që i besonin , e donin , e degjonin dhe e respektonin. Ka mbetur proverbiale nga një kuvend burrash në Kojë fjala e Pretash Zekes , kur atë e pyeten Bajraktar prej ka vjen gjithë kjo fuqi e jotja ? –“Shumë lehtë , me që jetoj në mesin atyre burrave , sepse secila shtepi kojase mund të japë nga një bajraktar”- u pergjigj Pretashi me buzqeshje”. (Gjekë Gjonaj ,Gjrmëve të kohës ,fq.102-103 ,botim i vitit 2008 –Lezhë).
(Tuzi njihet si bajrak në vehte vonë , per aresye se banoret e tij janë të ardhur nga fiset e Malësisë per-rreth…Gjithsesi institucionin e bajraktarit të “vonë” të Tuzit e ka trashiguar fisi Palaj…).
Bajraktarë e “Rranxave” të Malesisë Madhe..
- Kopliku –Bajraktari i Koplikut deri nga fundi i gjysmës parë të shek.XIX ka qenë nga fisi i Semanajve , ndersa pas kesaj kohe bajraku ka kaluar te fisi që edhe sot mban mbiemrin “Bajraktari” . Bajraktari më famëmadh i Koplikut ka qenë Sokol Mustaf Bajraktari , pjesmarres në nënshkrimin e memorandumeve dhe protestave në mbrojtje të trojeve shqiptare , veçanarisht në mbeshtetje të vendimeve historike të Lidhjes Shqiptare të prizrenit (1878-1881) . Një nga keto protesta të nënshkruara nga Shkodra është edhe ajo e dates 16 qershor 1878… Sokol Mustaf Bajraktari perveçse atdhetar njihet edhe si një burr i urtë që i degjohej fjala , jo vetem në Koplik ,por edhe në bajraqet e tjera. Per këtë tregojnë se ky bajraktar ka rregulluar e pajtuar shumë gjaqe në Malesi të Madhe e më gjërë.
10.Reçi – Një ndër bajraktaret më famëdhenjë të Reçit është padyshim Zyber Selman (Çelaj)-Bajraktari , i cili është një ndër pjesmarresit e njohur nga Malesia në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në nderim të kesaj vepre diplomatike po citojmë (vetëm) emrat e perfaqesuesit të Malesisë , të cilet muaren pjesë aktive në hartimin dhe nënshkrimin e programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të dates 2 korrik 1878 , program që perbehej prej 14 pikash dhe synonte të ruante tërsinë e tokave shqiptare ,duke mos lejuar coptimin e tyre nga shtetet shoviniste fqinjë . Lidhja programon edhe organizimin e ushtrisë dhe dislokimin e saj në rast lufte.. Perfaqesuesit e Malesisë që nënshkruajnë janë : Çun Mula-bajrakatr i Hotit , Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit , Smajl Martini –bajrakatr i Grudes , Baca Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë Preçi – bajraktar i Kastratit ,Gjel (Gil) Vuksani –Vojvod i Kastratit dhe Zyber Selmani – bajraktari i Reçit…( Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 , ASHSH , pergatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha , fq.55-57 ,Tiranë 1978) Vlen të kujtohet se në një protestë të popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer nëshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e drejtuar Kongresit të Berlinit kundër coptimit të Shqiperisë) , dhe bajraktari i Reçit ndodhej në Prizren , protesten së bashku me krerë të tjerë të Malësisë , Shkodres e më gjerë , e nënshkruan per Reçin Pater Mark Loshi (nga Reçi)… (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37), gjë që tregon edhe per një bashkejetesë të mrekullueshme të muslimanëve dhe katolikeve të Reçit , dhe per ketë kishte meritë të padiskutueshme edhe bajraktari i Reçit Zyber Selmani.. Institucioni i bajraktarit të Reçit vijon të perfaqesohet denjesisht edhe gjatë kryengritjes kunder pushtuesve Osman të Malesisë (1911) , ku bajraktari i Reçit Dyl Sokol Bajraktari është njeri ndër nënshkruesit e memorandumit (të 30 marsit 1911) që pershkruhet jo vetem me nota atdhetarie ,por mbi të gjitha edhe me frymen e bashkejetesë e harmonisë të malesorve katolik e musliman që kerkonin të drejtat e tyre , dhe mbi të gjitha sfumonte hilenë e Bedri Pashes së Shkodres që kerkonte ti fuste shqiptaret kryengritës në një luftë fetare..
9.Buzë-Ujit Per ketë bajrak ka të dhëna mjaft të vona dhe të mangëta. Por njeri ndër bajraktaret e permendun të Buzë-Ujit ka qenë Bec Tahiri , i perveçse ka qenë i njohur si burr i urtë që e ka perfaqesua ketë bajrak denjesisht në kuvende dhe në daljen per-zot të trojeve shqiptare , ai u dallua në një moment të nevojshem per pjesmarrjen dhe nënshkrimin e memorandumit të dates 30 mars 1911 në Cetinë , kur kryengritesit kunder-osman perveç luftimeve të sukseshme në terren ,do të shenonte edhe një fitore tjeter historike të shqiptareve kunder valiut të Shkodres Bedri Pasha , i cili kerkonte të fuste shqiptaret në luftë vellavrasese Në kuvendin e memorandumit muaren pjesë burra të urte , trima e atdhetar , perfaqesues të krishterë dhe muhamedan, të cilet formuluan një “memorandum”me pesë kerkesa si : 1.Toka shqiptare të mos preket (ndahet..).. 2. Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare per kater vilajetet me kombësi shqiptare ,si dhe të mesohet kjo gjuhë ndër shkolla.. 3.Të gjithë drejtuesit e kater vilajeteve te jenë me kombesi shqiptare .. 4. Prodhimet dhe të ardhurat nga vilajetet shqiptare të shfrytezohen në dobi të Shqipnisë..5.Ushtaret që merreshin prej Shqipnisë ,ta kryenin sherbimin në keto troje…Në ketë mbledhje historike të Cetines ,perveç prijesve malesor katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani-vojvod i Kastratit , Deli Meta-bajraktari i Hotit , Dyl Sokoli -bajraktari i Reçit , Bec Tahiri i Buzë-Ujit , Ramadan Aga dhe Haxhi Muji të Tuzit e tjer… (Risto Siliqi ,”Pasqyre e diteve te pergjakshme ne te pestin shekull te Shqipnise te robnueme ,fq.56 ,Trieste 1912).
11..Rrjolli – Në histori shenohen emrat e bajraktarëve të Rrjollit , Mehmet Rrjolli , Hajdar Huka të cilet janë nëshkrues të protestes të 16 qershorit 1878 nga Shkodra. Protesta i behej kongresit të Berlinit. Në një dokument më të hershem (Osman) shkruhet se bajraktari i Rrjollit ka qenë nga fisi katolik i Kokajve, por keta duke qenë aleat me Dervishajt e Shkodrës , kryengritës kundër Vezirit Mustafa Pasha , u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt (Giuseppe Valendini Il Diritto delle Comunita , fq. ). Në fakt bajraktari i Rrjollit ka qenë nga fisi Burgaj , ku ndër bajraktaret më të njohur (në fillim të shekullit XX) ka qënë Sylo Kurti (Burgaj)…
- Lohja – Si bajraktar i Lohes në vitin 1878 shenohet Tak Elezi , i cili nënshkruan në emër të Lohes në protestën e popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer nënshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e drejtuar Kongresit të Berlinit kundër coptimit të Shqiperisë). (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37). Ndonse Lohja siç dihet eshtë e “ndarë” në Lohe e Siperme dhe Lohe e Poshtme , ketu nuk specifikohet nëse Tak Elezi perfaqesonte si bajraktar të “dy” Lohet. Mirpo pas një mungese dekumentacioni per bajraktaret e Lohes nga fundi i shek.XIX dhe fillimi i atij të XX , cilësohet si bajraktar i Lohes Siperme Nikë Luli (Brahimaj ) e më vonë djali i tij Gjokë Nikë Luli (Brahimaj) , të cilin komunistet e pushkatojnë me 25 mars të vitit 1945…
13.Grizha – Institucioni i bajrakut të Grizhes thuhet se është i hershem sa vetë historia e këtij institucioni në Malesi të Madhe e më gjerë , por emri i një bajraktari të “mirfilltë” per Grizhen dokumentohet per herë të parë në protestën e popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer të nënshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e drejtuar Kongresit të Berlinit kundër coptimit të Shqiperisë). Në ketë protestë në mes nënshkruesve malësor , shkodranë e tjer gjindet edhe emri Tafil Bisho- Bajraktari i Grizhes. (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37). Në fillim të shekullit XX e deri sa u “sfumua” institucioni i bajraktarit nga shteti komunist , në Grizhe kanë qenë bajraktar ; Dan Selman Bajraktari dhe më pas nipi i tij Sadri Dul Bajraktari . Te dy keta bajraktar janë shquar si burra të urtë e trima kur e ka kerkuar interesi i Grizhes , Malësisë e Shqiperisë. Siç dihet keto vlera atdhetarie së bashku me trashigimin e institucionit të bajraktarit (flamurtarit) ndër shekuj , u “anashkaluan” e shpesh u denigruen gjatë sundimit internacionalist komunist në Shqiperi…
(Është interesant se ndonse Gruemira në histori njihet pa institucionin e veçant të bajraktarit , në protesten e dt.16 qershor 1878 nga Shkodra drejtuar qeverive të Fuqive të Medha në kongres të Berlinit , kunder aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi , shenohet si nënshkrues perkrah parisë tjeter të Malesisë , Shkodres e më gjerë edhe Fasli Gruemira – Bajraktari…).
Bajraqet e Malesisë bashkë edhe në “luftën”, per mbrojtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës së mrekullueshme ndërfetare.
(Një shembull i vogël per ketë histori të madhe)
Bajraqet e maleve dhe të Rranxave të Malesisë e më gjërë i bashkerendonin veprimet e tyre , jo vetem në mbrojtje të drejtave të tyre dhe të troje shqiptare ,por edhe në ruajtjen e bashkëjetesës e harmonisë ndërfetare . Një moment të tillë tregon edhe viti 1897 kur në varret katolike të Kokpapajve (Rrjoll ,Malesi e Madhe ), ishte thyer një Kryq ,per të cilin “hijena” antishqiptare hapen fjalë se e kanë thyer disa Musliman , ndaj duhej që katoliket të hakmerreshin. Per ketë një natë të 27 marsit të vitit 1897 “duar”antishqiptare paguajn disa malsore nga Rrjolli ,të cilet një natë presin një derr në derë të Xhamisë (Shkoder… ).Pas kesaje pritej nga armiqt e malsoreve një konflikt vellavrases ,por perkunder kësaj Krenet ,Bajraktaret dhe Burrat e Urtë në bashkepunim me autoritet shtetrore e menaxhuan shkelqyeshem situaten. Së pari u formua Gjykata e Xhibalit e kryesuar nga Serxhedeja me 25 antarë (12 katolik dhe 13 musliman). Kjo gjykatë kerkoi ndeshkimin e fajtorve që ishin zbuluar (nga vetë populli per ti sherbyer paqes dhe harmonisë). Per të realizuar denimin e fajtoreve u ngritë një ekspedit ndeshkimore me forcat Malsore si me poshtë : Nga Bajraku i Grudes 50 veta,edhe nga Hoti 50 veta me ne krye bajraktarin Met Çuni .Nga Kelmendi 100 veta me në krye bajraktaret Cana Luca e Turk Shabi. Nga Kastrati 50 veta me në krye bajraktarin Nikoll Doda. Nga Shkreli 100 veta me bajraktarin Vat Marashi, gjithashtu nga Reçi e Lohja 50 veta ,nga Kopliku 50 veta dhe nga vet bajraku i Rrjollit 150 veta. Ekspedita ndeshkimore ndeshkoi fajtoret në Rrjoll.. ,duke djegur shtepiat e fajtoreve ,dhe duke arrestuar 17 veta. Duhet theksuar se gjatë ekspedites jo vetem nuk shenohet asnjë kundershtim ,por kishte një mbeshtetje të gjërë, gjë që bëri që të vijojë bashkejetesa e mrekullueshme në mes banorve (musliman e katolik ) si vellezer të një gjaku ,pamvaresisht nga rruget që kishin zgjedhur secili per të besuar te një Zot… Dokumenti i kesaj ekspedite mban shenimin Shkodër , 12 prill 1897… ( Fulvio Kordinjano ,“SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve të misionarit madh italian At Domeniko Pazi (1847-1914) vll.II ,fq.367-369). +Kahreman Ulqini , Bajraku në organizimin e vjeter shoqerorë shek. XVII deri me 1912 ,fq.125)
Në vend të epilogut
Institucioni i bajraktarit thuhej se caktohej nga pushtuesi shekullore turko-osman me dekretin që quhej “shkopi”. Në fakt bajraktari ishte një institucion që zgjidhej edhe “demokratikisht” nga perfaqesuesit dhe pleqesia e malit , krahines apo bajrakut , në pergjithsi duke ruajtur trashigimin.. Historia e zgjedhjes të ketij institucioni na tregon se në keto zgjedhje malesoret gabuan thuajse fare pakë.. Madje po të bëjmë një krahasim me zgjedhjet e kryetarëve të komunave apo bashkive sot , gabimet e “zgjedhjeve” të Institucionit të Bajraktarit apo shqip Flamurtarit kanë qënë të paperfillshme, duke i krahasuar me zgjedhjet e sotmet edhe pse jemi në shekullin e XXI…
Malesi e Madhe , shkurt 2017
Zoti Bacaj,
Shkrimi juaj eshte interesant.
Kur shkrove per bajraqet dhe bajraktaret, ke harruar te shkruash edhe per Bajrakun e Traboinit, njeni nga dy Bajraqet sa kishte Hoti kur u be prej 500 shtepive.
Fillimisht Hoti ishte nje bajrak dhe bajraktari ishte nga dera e Lucgjonajve, pastaj Çunmulajve. Por, me kalimin e kohes, per qellime administruese, Hotimnase u rrit pernga numri i shtepive, u nda ne dy bajraqe, ne ate te Rapshes dhe ate te Traboinit.
Bajraktaret e Traboinit ishin nga familja e Mustafë Ucit Gojçaj, nga Helmica, vijues i te ciles ishte i biri Smajl Mustafa. Emri i Smajl Mustafes takohet ne shume shkrime dhe dokumenta historike, si dhe ne fototeken Marubi. Smajl Mustafa, ndonese me emer mysliman, nuk kishte nderruar fene, por vetem emrin. I biri i tij do te quhej Gjon Smajli, perkatesisht Gjon Bajraktari.
Megjithese Hoti u organizua ne dy bajraqe, bajraku i Rapshes ishte njekohesisht edhe bajraku qe reprezentonte tere Malin e Hotit. Nese ne nje tubim te maleve, ne rast te mungeses se bajraktari i Rapshes- Hotit, vendin e tij e mbulonte bajraktari i Traboinit.
Per Kelmendin nuk e di nese edhe ky Mal (sikurse Mali i Hoti), reprezentohej nga bamraktari i Kelmendit. Do te ishte me interes te vecante te dihej nese Kelmendi qe nga fillimi ishte i organizuar ne 4 bajraqe, apo njeheri si teresi, e pastaj ne Selce, Nikç, Vukel e Boge.
Per Hotin e shkrova se ne fillim bajraku perputhej me teresine teritorjale te Malit te Hotit, por qe me vone u riorganizua ne dy njesi administrative, primatin e te cilit gjithnje e ruante Rapsha , jo vetem sikur vella i pare, por edhe sikur bajrak i pare i gjithe Hotit.
Sa i takon Bajrakut te Kojes, mendoj se duhet te shikohet ajo periudhe kur kishte nje nderprerje (sipas teje N. B.), per te kuptuar me mire rikthimin e statusit te bajrakut ne saje te trimerise dhe sakrificave te Kojes ne betejen e Deçiqit, ku sipas kenges “Koja e vogel nje pakicë, muar bajrakun ne Deçiq”, nekuptohet se Koja (nen drejtimin e Pretash Zekes) e konsolidon- rimerr statusin e bajrakut, pas asaj nderprejeje paraprake, per te mbetur prej atehere e tutje, bajrak, sikur bajraqet tjera te Malesise.
shume gabim e ke o FLAMURI. e verteta qendron keshtu: Tfaboini kerkoj te ndahej dhe te krijonte bajrakun e vet ne kphen e Cun Mules dhe Rapsha ra dakord por kur ne konsultim se ne cilin vend do te rrinte Traboni me malet tjera u pa se Traboinit do ti takonte vendi i 8 ata smunden ta kaperdinin ate realitet dhe vendosen te rrine bashke me Rapshen. Duke i njoft Traboinsit mire seshte e cuditshme qe se pranuan vendin e 8 por ndjen ne te parin te cilin vend se paten fituar ata por shpia e Luc Gjonit te fisit Junch. Cun ula ju pat aprovua nji bajraktare ne sat lufte sepse Traboini shume cpesh eshte ndesh koke me koke me kojshite si me agrude e ashtu edhe me Triesh. Ate bajraktarllek e mori fisi Gojcaj sic e dime te gjith.
Brigjia,
Lexoje perseri shkrimin tim qe ta kuptosh me mire! E verteta eshte ashtu sikur e kam shkrua me siper.
Tung!
Bajraktar ose shpi e par ne Malsi vendoset nga Turku pas luftes ne Ulqin Hoti ose Luc gjon i(lucgjonaj) dhe behet Mehmet Gjoni…si luftar i dalluar turku e vend ne vend te par ku ma par ishin apo kalohej prej ni mali ne mal tjeter sipas dallimit ne lufte ….Kjo ishte nje lufte kundar venedikasve me ndihmen e Turqis -siche cekej ma nalt…..
Nuk asht vetim ni gabim por disa , me siguri pa qedhim por ne mungesen e informatave apo njohjes se historis. Sido qoft per Grude …bajraktari i par ishte Prec Vuksani nga barku i precajve-Ivezaj- -mbas vijon babai i Smajl Martinit (Martin Vuksani) – ku ni fjal e vjeter ishte ruona zot Martin Vuksanit dhe Hakshabanit ….mbas vijon Martin Nika ( babai i Zef Martinit) -Martini vdiq i ri ne lufte -vijon Ded Nika -mbas Zef Martini i Grudes …..
Per ju Dreni; Pasi Bajraktarin e Hotit Luc Gjonin-Mehmet Gjonin e vuri Turku pas asaj lufte qe ju po e cekni, Po Bajraktarin e Grudes Prenc Vuksanin kush e vuri? Dhe i cili ashte ky Prenc Vuksan, a ka pas tjere Prenc Vuksana ne Ivezaj? Dren po me dukesh pak konfuz! A nuk ishte Smail Martini Bajraktar?
Per bajraqet tjera nuk e di mire,por meqe edhe une jame nga Hoti,me afer
paseardhes drejt per pdrejt i Luc Gjonit dua te shmangi disa leshime,ose te theme gabime(pa gjykue nga mosedija apo qellimishte)te autorit ose komentueseve qe pretendojne ta dine ceshtjen:Luc Gjoni e ka patur mbiemnin Junçaj,dhe ka patur dy djelmë, Vujin dhe Nikën. Niken e marrin
osmanlit sikur janiçar dhe pastaj i ndrrojne emrin nga Nika në Mehmet gjithnji me mbiemër Lucgjonaj sikurse janë quajtur edhe pasëardhesit e tyre të famshem Çun Mula,Mustaf Çuni,Haxhi Mustafa…Mbiemrin Çunmulaj e marrinë relativishtë vonë.Pasëardhesit e Vujit mbajne mbiemnin Lucgjonaj sikrse edhe fenë katolike.Por due të ceki me shumë
krenari se pa marrë parasysh se jemi katolikë dhe musliman jemi vllazën të vertet si me gjakë ashtu edhe me të gjithë elementet tjera jetësore dhe njerëzore.
Gjok Pjetri Lucgjonaj,profesor i gjuhes dhe literatures Gjermane.
Z.Gjok Pjetri Lucgjonaj , une si autor i ketij shkrimi , nuk te kuptoj pse je kujtuar kaq vone per nje “histori të shkurter te bajraktareve te Malesise Madhe , pasi shkrimi ime i shkurter “historik” ka me shume se nje vite e gjysem qe eshte publikuar (jo vetem ne albdreams.net). Se dyti une nuk e kuptoj perse e bene kete “koment” te vonuar duke shtuar fjalet “jo dashamirese” , shmangi disa leshime,ose te theme gabime (pa gjykue nga mosedija apo qellimishte) te autorit , kur une per bajraktaret e Hotit nuk kam shenuar , deformuar apo shtuar asgje qe nuk eshte e vertet , gje qe nuk e fakton as ti ne “hollesite” e komentit tend . Gjok sic te thash me siper une kam shkruar nje histori te shkkurter te bajraktareve (apo shqip te flamurtareve te M.Madhe ) , dhe jo nje liber qe mund te kishte shume hollsi per secilin bajrak apo bajraktar (flamurtar) te M.alesise Madhe. Megjitheate shkrimi im nuk te pengon as ty dhe ndonje tjeter qe deshiron te shkruaj me gjate dhe me hollsisht per bajraktaret e Hotit , Malesise e tjere. . Mendoj se ti si profesor i gjuhes e letersise gjermane (“titull” qe une nuk po ta vë ne dyshim ,edhe pse ne Malesi (sidomos ne anen e Malesise nen Malin e Zi ja mveshin vehtes edhe kur jane mesues te thjeshte te fillores apo 8-9 vjecares ) , Gjithsesi mendoj se ti qe je kaq i interesuar per historine e bajraktareve te Hotit (pasi ti qenke edhe i kesaje dere) , mund ti beshe nje sherbim te mire ketij institucioni te organizmit te vjeter shoqerore (e shtetror) , pasi punen tende studimore paske mundesi ta shkruajshe jo vetem shqip , por edhe gjermanisht , pra nje nga gjuhet e rendesishme ne themelet e Bashkimit Europian.
Besoj se me kaq mund te jemi marre vesht ti si komentues dhe une si si aturor , ndersa me komentuesit , ato jane punet e tua…
Ashte shume e dhimshme kur degjon keso pallavrash dhe sidomos tek ju malcort qe jeni edhe te besimit katolik .Une jam shkodrane dhe gjyshin e kam pasun nje turko-fil te vertet por kemi pas miq ne malci .Koha e Osmanlive ka perfundu tash 100 e sa vjet Fjala Bajrkatar do te thot tyrqisht Flamurtar , dhe keta prijesa muhamedan i ka vu pushtuesi Osman sepse i kane sherby sikur ky malcori qe ka luftu ushtar i turkut kunder ushtris venedikase me ja marr Ulqini dhe dhane pernedoris osmane kjo nuk ashte shpikje e historianit Bacaj por nje e vertet historike..Prandaj e falenderoj zotnin Bacaj per shkrimet brilante dhe te verteta Ne qofte se ndonje turko-fil nuk i pelqen kjo ashte puna e tij por ne duhet te jemi shqiptar te vertet dhe fjala mbaron. Kam nigju nga gjyshi qe ka qene ushtar i turkut se nuk ka vend apo katund ne gjith shqiptarin qe ka luftu per atdhe dhe vrar ne lufte per flamur si ne traboinin legjendar shqiptar te ndershem dhe patriot si ne ate treve nuk ka pas ne trojet shqiptare por fatkeqesisht ne nje pjese te historis e kemi te mbushur me rrena Kushdo qofte ai qe ndrron fene dhe emerin per nje cop stol ashte tradhetar . Nuk e kuptoj se perse ju malcort zihi ne mes vetit qe ne qofte se doni per vend te par si ne kohen e turkut adhte familja Cunmulaj dhe ju te tjert jeni ne stol te huaj sepse po erdhi nje nga ata ju duhet te coheni dhe te shkoni tek grat dhe femija . Dhe kush ndoshta nje patriot nga gruga Triepshi Kelmendi apo Kastrati qe jane 24 karat shqiptar te vertete kjo ashte e padrejte . Prandaj vllazen malcor hiqeni nga mendja pikpamjet turko-anadollake se ja u kem par sherrin boll ……..
Asht ba nje masaker deri sot me historine e fiseve malcore. te tane jane ngit ne kame tu I perdor vend e [a vend dhe due u vesh metitat e njanit atij tjterit. Aq ma teper kur kta te malcise nga ana e shqipnise kane nje mosnjohje dhe u duket vetja ma te mecem. Shrujane er historoine e mlacise ne Mal te Zi dhe kurr nuk iu refehen ndonje deshmije te gjalle te historianeve, meshtareve dhe intelektualeve te zones. kurr keta te mencun ne cukurina nuk dalin ne Hot, Gurude Trie Koje… po marrin si base cka kane thane e shkru disa te huaj
te pakten kur I kopjojne ti shkruajne taman. ne referencat e tyne nuk gjen nje paragraph nga revista Leka, kumona e se Dieles, Shejzat. Deshmite historike qe jane aty I veshin vetes. Shkoni I pridhuni me keto brockulla dhe mos e perdhosni historine e vertete te fiseve te Malesise ne Mal te Zi.
Nje çukuline , nga ata qe kane lindur ne prehrin e sherbtoreve serbo-malazez (sot me siguri “boshnjak” ose “gjukanoviç), qenka kaq i mencur sa as me shkrua shqip nuk paska mesua akoma . Te pakten te kishte mesuar me shkruar si duhet emrat e maleve , per te cilat qenka “gjykates” i madh i historise se tyre te gabueme qe shkruakan ata te Malesise se Shqiperise. Nejse kjo nuk ka rendesi para asaj qe ai ka harruar apo nuk guxon te shkruaj as emrin e vet te vertet…. Ne fakt nje çukuline e till nuk duhet lejuar te shkruajne (glicojne) anonim ne revisten prestigjoze Albdreams … Nejse mua si lexues i apasionuar , por edhe si malesore i shkolluar me beri te lexoi edhe njehere historine e bajraktareve te Malesise , te shkruar nga historiani i njohur e respektuar z.Ndue Bacaj dhe nuk me rezultoi asgje e pasakt . Ndersa referencat e revistave “Leka” dhe “Hylli i Drites” e tjere nuk kan pasur si merren pasi ato revista jane botuar shekuj e vite pas historise se bajrakut (flamurit) , ndersa studiuesit e historianet e huaj , ne pergjithsi kane shkruar shume me perpara se me u botua apo edhe degjuar emrat e revistave ne fjale. Gjithashtu ne kete shkrim nuk ka anje fjale e jo ma fjali te vjedhura nga revistat ne fjale , duke ja veshur vehtes autori. sic pretendon çukulina.. Me vjen keq qe humba kohe me nje çukuline , qe kur nuk dine me shkrua nuk din as me lexua e jo ma me kuptua…Nejse Ndueja nese ka kohe me humbe ka me ja kthye pergjigjen “mire” kesaj çukuline…që glicon nga furriku qe eshte strukur…
Duke mos dashur te humbi kohe shume me nje njeri qe shtihet si “analfabet” dhe duket inatcor duke i ardhur turp te tregoj se kush eshte… Gjithsesi dua ti kujtoj ketij “kryetarit te fisit” se me siguri nuk e ka lexuar fare shkrimin tim , sepse. po ta kishte lexuar nuk do te thoshte se historine e shkruar te bajraktareve e keni te referuar te studiues te huaj e jo tek ata shqiptar , si dhe te veprat e tyre dhe jo te klerikeve katolik , pasi nga 17 referenca qe une kam perdorur , 15 jane shqiptar , ku dy nder keta jane prifterinje , ndersa vetem dy jane te huaj , madje njeri eshte prift katolik. Sa per korrektese si Referecë jane marre :
1.Kahreman Ulqini ,2.Kolë Ashta ,3.At Gjergj Fishta nga “Hylli i Drites” , 4.Gjovalin Lumaj , 5.Luigj Martini , 6.Ilir Bucpapaj ,7.. Fulvio Kordinjano -At Domeniko Pazi (italian) , 8.Rush Dragu , 9.Gjek Gjonaj , 10.Jonuz Delaj , 11.Injac Zmaputi , 12.Georg Hahn (austriak) , 13.At Gjergj Fishta (Lahuta e Malesise) , 14.Fran Gjeloshi , 15.Selami Pulaha-Stefanaq Pollo 16.Risto Siliqi , 17.At Zef Valentini. Sa per a kam qene ndonjehre ne Malesin nen Malin e Zi , po te kujtoj o kryetar i fisit , se kam qene dhjetra here ne evenimente te ndryshme , si dhe kam mbajtur dhjetra kumtesa e referate te publikuara , madje edhe mjaft te vlersuara nga intelektual malesor . Sa per kujtese une jam nga Kastrati , jam nip nga Gruda dhe sternip nga Hoti . Nese je vertet “kryetar fisi” , me trego cilen referenc kam deformuar , apo cilin shkrim apo fjali , kam marr nga prifterinjet dhe botimet e tyre dhe e kam shkruar sikur eshte e imja.. Une asnje fjale te kujt nuk e shkruaj po treguar me reference se e kujt eshte dhe ku e kam cituar, jo me kete rast , por kurre ne shkrimet e botimet e mia prej mijera faqesh… Ne fund ne se je burr e jo bur , me kthe pergjigje , me emrin tend te vertet , e kunderta me lind e drejta te mos “therras” me pseudonimin “kryetar Fisi” , por “kryetar pisi”. Pa respekt per “kryetarin e fisit” nga Ndue Bacaj.