Kryeministri Berisha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë. Pas takimit me homologun malazez Igor Luksiç, dy shtetet firmosën marrëveshjen për dy pika te reja të kalimit të përbashkët kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon” dhe “Cerem – Vranicë”. Për dy kryeministrat kjo është një ndër të shumtat marrëveshje me të cilat dy vendet angazhohen për përdorimin efikas të resurseve të përbashkëta dhe zhvillimit turistik, veçanërisht në zonën e Bjeshkëve të Namuna apo në Liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës pas ndërhyrejeve të përbashkëta për rehabilitimin e tyre.
Kryeminsitri malazez Luksiç në fjalën e tij tha se: “Marrëveshja e saponënshkruar ka si qëllim rrugën që do të afrojë Plavën me Podgoricën dhe që do të jetë një simbol i bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Në interesin tonë të përbashkët janë edhe Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna dhe ne jemi marrë vesh, që të investojmë përpjekje gjithnjë e më të mëdha për përdorimin e këtyre resurseve, në të mirë të zhvillimit më të mirë ekonomik mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ndërsa kryeminsitri Berisha u shpreh: “Është kënaqësi e veçantë që qeveria e Malit të Zi po investon në rrugën që afron Plavën me Podgoricën dhe projekti ynë më i madh, i përbashkët, do të jetë përpjekja për t’i servirur Evropës dhe botës kompleksin turistik të Bjeshkëve të Namuna, të cilat janë ndër malet më mahnitëse në mbarë Evropën. Sot ato quhen Bjeshkët e Namuna, por unë jam i sigurt se në një të ardhme jo të largët, do të jenë po turistët, që duket se u kanë dhënë këtë emër në të shkuarën, që do t’i pagëzojnë me Bjeshkët e Bekuara. Qeveritë tona do të shqyrtojnë investime të tjera dhe mundësitë e ndërhyrjes, qoftë edhe të sektorit publik, në organizimin e tureve turistike në Bunë, në Liqenin e Shkodrës”.
Naconalizimi në rajon, sa i gjallë është ai dhe sa mbështetet nga të dy vendet, ishte një tjetër çështje që u prek nga media gjatë konferencës së përbashkët, por për të cilën Mali i Zi dhe Shqipëria kanë pak për të thënë. Integrimi europian është interesi më i madh i rajonit theksuan Berisha dhe Luksiç.
“Ajo që ne po mundohemi që të shohim në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është me të vërtetë një bashkëpunim i mirë, një politikë plotësisht evropiane që mund të shërbejë si shembull edhe më gjerë, dhe kjo amortizon plotësisht çdo lloj qëndrimi që mund të jetë nacionalist apo ekstrem”.-theksoi Luksiç
Kryeministri Berisha tha se: “Çdo njeri i qytetëruar ka për interes të parë, interesin kombëtar. Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Ata të gjithë e dinë se në këtë proces do të japësh copëza, pjesëza të sovranitetit tënd, por votojnë për të si interesi më i mirë i tyre dhe i vendit të tyre”.
Media ka shfrytëzur rastin të pyese kryeministrin shqiptar për idenë e e paradokohëve për ndërtimin e një centrali bërthamor në veri të vendit. Por kryeministri Berisha për të disatën herë ka theksuar se ky qëndrim është pezulluar pas tragjedisë në centralin e Fokushimas në Japoni
Kryeministri Berisha tha : “Unë besoj se energjia më e pastër dhe me kosto më të ulët është ajo nukleare, por Fukushima të imponon të rishqyrtosh qëndrim, sepse, siç dihet, zonat tona janë tektonike. Kështu që ky projekt mbahet ‘on hold’ deri sa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie”.
Më pas gjatë drekës kryeministrat diskutuan për një sërë çështjesh si dhe për projektin e Trans Adriatic Pipeline (TAP). Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Luksiç e cilësuan atë si projektin më feksibël e më me interes për përfshirjen e rajonit në tregun ndërkombëtar të gazit natyror dhe me përfitim nga kjo lloj energjie e rëndësishme.
8 Comments to “Berisha-Luksiç, marrëveshje për 2 pika kalimi kufitar Shqipëri-Mali i Zi”
-
“LAVDI” SALI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????
Intelektuali i specijalizuar ne France, kryeministri i shtetit tone ame ne shekullin 21 i quan pjesen e popullit te vete ekstremist, nacionalist ,sepse ata vuajn per te drejtat elementare njerzore ne shteitn qe ai e vizitoi. Due te beje nje analogji me pushtetin sllav ne kohen e komunizmit qe i quente kosovaret iredentiste, nacionalist, sepse kerkoshin te drejtat elementare,autonomine(te drejten ne vetqeverisje), te dreijten ne univerzitet, simbolin kombetar etj..
Pra, Sali berisha shkon ne M.te Z. t’i tregoj Luksicit se sa mire jetojn shqipetaret ne M. te Z.. dhe se ai eshte krenar per mardhenjet ne mes te dy shteteve.
Nuke e shofe nevojen per spjegime te metejshme.
Tyrp i shekullit!“LAVDI” SALI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!???????????????????
-
Per te perforcuar “Agjentin”. Dihet se Ungjilli sips Lukes(Luksic), do te kedohej perseri ne “ritmin e vjeter,” c’ka do te thote se ata jane te vendosur dhe shume te kjarte ne qendrimin antishqiptare, perderisa dhe krahasimin e bejne ne mes nesh e malaziasve me raca e kombesi te pergojuara. Kjo vjene se hibridi eshte ma i forte se primati kur shartohet. Na shkonte neper mend mohimi i plote i te drejtave te malsorve tone autokton ne trojet e tyre te lara me gjak; por kurr nga malsoret, qe ato te varroseshin njehere e mire me gojen e krajlit shqiptare Berisha! E, me te vertete nacionalizmi, sa i gjalle eshte dhe sa mbeshtetet nga dy vendet…, Mali i Zi dhe Shqiperia kane pak per te thene…; sepse, Luksici, nacionalizmin e tij te terbuar e denigrues ndaj pakices shqiptare autoktone e ka ngritur me ndihmen e tyre ne rangun shtet; qe i qedron me shkop te turinjet si gjithnje shqiptarve, nen pretekstin e ngjalljes se “nacionalizmit” shqiptare, por ne fakt si justifikim per te mos zgjidhe kerkesat e ligjshme demokratike te malsorve tane. Pikerisht ketu eshte tradhetia, sepse Ungjillit sipas Luksicit i vjene ne ndihme Ungjilli sipas Berishovicit, duke varrosur nje here e pergjithmone esencen qe e ka mbajtur gjalle ate krahine, jemi krenuar derimesot me patriotizmin e saje dhe qe nuk ja kethyne shpinen asnjhere Nenes se Madhe Shqiperi, duke derdhur gjakun lum tash 100 vjet te pakten.” Vellai” i malsorve Berishovic, edinogllazno me Luksic, u tha atyre qe mos u merrni me me keto “mbeturina” nacionale dhe ashtu sic jeni ne fund te shoqerise malazeze, keni ma interese te beni nje udhtim imagjinare me integrimin evropian. Populli thote se kembana bie per ate qe ka veshe dhe ma tingelluese e zyrtare qe e degjuan malsoret atje dhe ketu ne diaspore, nuk ka se ku te veje; jo se nuk e kishin nuhatur qerndrimin e tij, por qe akoma kane iluzione se Berishes duan t’i prishin biografine. E kam me shume si pyetje per drejtuesit e levizjeve te shumta te trupit te diaspores; a ja vlene me qe t’i bejne demonstratat ne Uashington, mbas perkthimit te fjales se Berishes ne Podgorice; apo ka ardhe koha qe ato te behen tash e tutje ne kryeqytetin e Malit te rrezueme mbi shqiptaret?! Faleminderit!
-
emore sali ta theft dreqi qafen po pse pate shkua te homologu yt na malsort en detroit jemken gzua pa mas kur ekem marr vesh sepota then dreqi qafen epo shkon mena nimua dic ejo menaj berrzie punt ma zi. pockat tha nikoll kegoviqi .apo najt tue u dgerlli si kurvat ate ankov noj sen setash duan elle tokat menaj marr en fakt naj kan marr oredi ae dvete sirrin puna e flamurit te gjergj k s .sali jam ken demokrat e me bane socjalit .se kenke burr pa vlera sa na tokon ne shqiptarve nen mal te zi[[[ose ma mir te thom meta plotsua ty qefin na shqiptart malazez.most te paca ma
-
Ky far ministrit si nuk i vjen marre me vizitua malin e zi emos ti pyes zojt e milloshi cka asht en pyetje ci vllaznit e mi ktu ne mal te ziiiiiiii en tok te parve nu i gzojn te drejta ciu takojn .por tash kur te vin rjetren her kamej dvet sedotaket qortua nikola gegoviq.jekshtu kite mena dal zot elle kur tna i vrasin fmit en djepa .sali mos e thaj vetit masor por qinq perqin sllav rama te njohka ma mir sena malsort
-
Visits e Sali Berish be Mal Te Zi ka qen vizita e fundit, Ai ka ardh ne Podgorice me ja than lamtumiren e fundit Milos sic ja perkledh Ai emrin atij.
Te dy diktatoreve komunist u ka ardhur fundi dhe tani mundohen Ta shpetojn Pasurin qe e arriten duke bashkepunuare me tregtin kriminale, duke shitur naften, nji pjes e se Ciles u perdor per vrasjen e popullit shqiptar me Kosov.
Sala ka bashkepuntore njeriun ma te besuare Te Millit ambasadorin Ferhat Dinosha.
Ne vizitat qe I kam ba Tiranes, jam informua nga njerz Te randrsishem se ishin disa ndertesa qe I kishin Milli dhe Sala se bashku.
Duhet Te gjithe ta kuptoni se per Sali Berishen ma randesi ka nje biznis qe ka Ai me Millon, se gjithe shqiptaret Male Te Zi.
Ai kerkesat tona legjitime per Komun, Flamur, dhe identitet , I vleresoje si “klithma” nacjonaliste.
Mu -
kush do tja paguaje Sales gjoben 1000 euro per shpalosjen e flamurit shqiptare ne publik,,,hahaha,,,
-
mesa kam kuptu une sala kur thote ekstremist nacionalist eka fjalen per aleancen kuq e zi dhe vetvendosjen qe bajn thirrje per bashkim kombetar, te gjithve na pelqen bashkimi dhe presim me pa durim por ala nuk esht koha besoni kosova ka dhe pak rrug per tu ber gadi me mir tash te mos cirremi fare per bashkim edhe pak se vec dem i bejm vedit??? sa ti vi koha bashkimi behet shum shpejt me referendum popullor, kurse sala per menimin tim esht neri i komit shqiperia per nje koh te shkurt ka ba nryshime shume te medha dhe vazhdon te ec perpara me salen ne krye,duhet te vlersoni kontributin e sales ne clirimin e kosoves ay qe e din, manej bani rrugen nga prishtina ne tiran me pak se 4 ore mund te pershkosh,letsira dokumentash ne kufi tregti te lir marrveshje arsimi kulture etj, me mal te zi dhe 2 pika kufitare tjera te reja kalim me patent se shpejti rruge te re e shume shpejt dhe tren pra keto i paraprin bashkimit mos u nxitoni me fol pa lidhje thash qe ne fillim ala sesht koha per bashkim po do vi shum shpejt rroft shqiperia etnike rroft sali berisha…












Te nderuar Malsor
E di qe e kini prit pa durim Sali Sadamin i cili duket ju la pershtypje te madhe me ardhjen e tina ne mal te zi une per vehten thom dhe kam than kur nuk punon as vepron per popudhin shqiptar mrena atdheut cka pritni per keta jasht atdheut vec cka i ka quejt malsort nacionalista ma rrisk kishin pas malsort mos tu kite ardh aty se kurr nuk e desht malsin dhe kurr nuk e foli nje fjal te mir per ta .Tash i bashkangjitet edhe Ferhat M…i aj sahan lypirs i sebo malaziasve vet kam shpresen ne SH B A se dote na ndihmojn per te drejtat tona rroft FBI se keta cilin rrug per drejsi edhe sala e ferhati e gjukani kan me pa vet se skan kah me shkua drejtsi vec drejsi posht tradhtart.