Nën moton “pa viza në Europë” me qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë festuan me një koncert madhështor, në Sheshin “Nënë Tereza” vendimin historik të lëvizjes së lirë. Koncerti madhështor, i organizuar nën kujdesin e veçantë t kryeministrit BErisha pati një performancë të pashfaqur ndonjëherë në Shqipëri, pasi iu dedikua të rinjve, burrave, grave, e veçanërisht atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për të qenë të lirë në mbarë Evropën. Skena e dizenjuar me efekte speciale dritash, ndezi atmosferën tek të pranishmit. Para skenës ishin vendosur një grupe të rinjsh që mbanin një flamur gjigant me të gjitha shtetet e zonës Shengen. Nën drejtimin e Anjeza Majës, koncerti festiv u hap nga këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila uroi shqiptarët për këtë ditë të madhe. Të entuziazmuar nga ritmet e muzikës qytetarët e shumtë brohorisnin “të lirë, të lirë”.
Heqja e vizave në 20-vjetorin jubilar të rrëzimit të komunizmit
Ovacione të shumta pati kur në skenë hipën grupi “Burn”, i cili i kërkoi qytetarëve shqiptarë të pajisen me pasaporta biometrike për të shijuar lëvizjen e lirë. Jonida Maliqi, pasoi grupin “Burn” me këngët më hit të saj. Skena u ndez nga grupi i mirënjohur “Elita 5”, të cilët i kanë shoqëruar shqiptarët në çdo arritje madhore me këngët e tyre. Jehonë tek të pranishmit pati edhe kënga pjesëmarrëse në Eurovizion e Juliana Pashës. Për dekorin spektakolar të skenës u kujdesën specialistët më në zë të Shqipërisë. Një grup prej 12 specialistësh, nën tingujt e muzikës, ngritën tribunën madhështore në Sheshin “Nënë Tereza”, para oborrit të Akademisë së Arteve. Skena e koncertit ishte ideuar krejt ndryshe, me një skenografi të veçantë, e cila shoqërohej me 1 ekran gjigant dhe 2 ekrane të mëdhenj si dhe me ndriçim shumëngjyrësh. Pjesa e teknologjisë së lartë kompjuterike, e cila u përdor në këtë koncert, kanë bërë diferencën kësaj here. Para se të fliste arkitekti i “Shqipërisë Evropiane”, Kryeministri Berisha, Sheshi “Nënë Tereza” u pushtua nga fishekzjarrë të shumtë shumëngjyrëshe.
Minifilmi, nga kalvari i kapërcimit të kufijve në dimensionin e lirisë
Një tjetër moment i veçantë, ishte dhe shfaqja e një minifilmi, ku monitorë me drita të fuqishme u drejtuan nga Universiteti Politeknik për të nisur me shfaqjen e një pamjeje simbolike. Një mur gri që nisi të rrëzohej, si simbol i rrëzimit të diktaturës, e më pas pamjet u ravijëzuan në shfaqjen e kalvarit të anijeve, ku qytetarët shqiptarë, të varfër, të etur për liri, u nisën në një gjendje të mjerueshme drejt ëndrrës së tyre Europë. Këto pamje u pasuan nga sekuenca filmike të takimeve të Kryeministrit Berisha me zyrtarë të lartë të BE, ku nënshkruheshin marrëveshje integrimi, Stabilizim-Asocimi, lehtësimi i vizave etj. Dhe, pas kësaj rruge të gjatë, shqiptarët të bashkuar festojnë realizimin e një ëndrre, për të cilën, shumë shqiptarë të tjerë, janë vrarë, persekutuar, torturuar, burgosur e varur në litar nga dora e hekurt e regjimit komunist. Me fillimin e këtij minifilmi, efektet elektronike dhanë imazhin e shembjes së fasadës së korpusit, e ideuar si muri që ndante shqiptarët nga Evropa. Më pas, nën efektet speciale dritaret e korpusit hapën kanatët për të hyrë më pas në Evropë të lirë. Pas mbarimit të minifilmit një shumëllojshmëri fishekzjarrësh u hodhën në Sheshin “Nënë Tereza”, të cilat paraprinë mesazhin e urimit të Kryeministrit Berisha për të gjithë qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë uroi shqiptarët për këtë ditë të madhe. Fundi i fjalës së Kryeministrit shënoi fundin e koncertit, por jo të festimeve, të cilat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Sipër ndërtesës së Akademisë së Arteve u ndezën disa fishekzjarrë statik në mes të së cilëve shkruhej “Pa viza në EU”.
Heqja e vizave në 20-vjetorin jubilar të rrëzimit të komunizmit
Marrja e vendimit për heqjen e vizave përkon edhe me festat e fundvitit, i cili po i vjen shqiptarëve si dhurata më e bukur që mund të kenë marrë gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Pritet që qytetarët e Shqipërisë t’i festojnë Krishtlindjet në vendet e zonës Shengen, aty ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Ky fakt historik do t’i afrojë njerëzit e thjeshtë më shumë me të afërmit e tyre. Nga viti 2008, kur Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë udhërrëfyesin për liberalizimin e regjimit të vizave, Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm në drejtim të përmbushjes së kritereve të tij, progres që është vlerësuar në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare. Por, ajo që dukshëm bie në sy dhe vlen të theksohet është se, Bashkia e Tiranës s’ka improvizuar asnjë masë dekorative apo nismë për hir të këtij vendimi historik. Pasiviteti i Bashkisë Tiranë pritej nga qytetarët, pasi kontributi i kryetarit të saj, Edi Rama në këtë proces, ishte zero.
“Ne fituam garën!”
“Ne fituam garën!”. Me këto fjali të shkurtër, por domethënëse për rrugën e Shqipërisë drejt liberalizimit të vizave, Kryeministri Berisha nisi përshëndetjen e tij ndaj qindra e mijëra qytetarëve, që kishin mbushur Sheshin “Nënë Tereza”, për t’iu bashkuar festës për lëvizjen e lirë. Dhe, mjaftoi vetëm kjo fjali e shkurtër “Ne fituam garën”, që sheshi i mbushur me flamujt kombëtarë e të Bashkimit Evropian të përshëndeste me ovacione shndërrimin e një ëndrre shekullore në realitet.
Festime tek ish-Blloku deri në orët e para të mëngjesit
Të rinjtë e ardhur nga mbarë vendi kanë festuar dje, vendimin historik për heqjen e vizave deri në orët e para të mëngjesit në stendat e ngritura në zonën e ish-Bllokut. Të mbledhur përbri ish-vilës të diktatorit Enver Hoxha, të rinjtë festuan edhe në formë proteste ndaj atyre që izoluan Shqipërinë dhe shqiptarët për 50 vjet nga Evropa. Gjatë festimeve kanë marrë pjesë edhe këngëtarë të njohur, të cilat i janë bashkuar festimeve nën ritmin e rrymave muzikore më të pëlqyera nga të rinjtë. Kështu, grupi “Kthjellu” ka performuar për të rinjtë këngët më të mëdha të të gjitha kohërave. Festave i janë bashkuar dhe grupe muzikore, që këndojnë në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut. Atmosfera ka qenë spektakolare, pasi të rinjtë kishin mundësi të zgjidhnin vendin ku luhej muzika që pëlqenin. Mbipopullimi i Bllokut nga të rinjtë të kujtonte festat e fund vitit. Organizatorët e këtyre minifestave, për të mos krijuar probleme me rendin dhe qetësinë janë kujdesur që të rinjtë të mos konsumonin shumë alkool. Për festimet gjatë natës ka ndihmuar edhe moti i mirë që i ka lejuar të rinjtë ta kalojnë natën pa probleme.
Sheshi “Nënë Tereza” vishet me flamujt kombëtarë dhe të BE
Dekori festiv veshi rrugët e Tiranës me flamujt blu të BE-së, banderola e tabela me emrat e kryeqyteteve kryesore të Evropës, mbi të cilat janë të shënuara distancat, tashmë vetëm kilometrike, drejt të cilave shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa pengesa pas gati 70 vitesh. Ngjyra blu, ngjyra e BE-së bie në sy në çdo rrugë e kryqëzim të Tiranës, veçanërisht të hënën e 8 nëntorit nëpër çdo shtyllë valëviteshin flamujt blu të Bashkimit Evropian. Në mesin e Sheshit “Nënë Tereza” ishte ndërtuar një skenë gjigante, e veshur edhe kjo me blunë e flamurit evropian si dhe me yjet e verdha mbi të. Por, për shqiptarët, marrja e këtij vendimi përkon edhe me festat e fundvitit, i cili po i vjen shqiptarëve si dhurata më e bukur që mund të kenë marrë gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Gjithashtu, një grup të rinjsh e të rejash kishte përgatitur një dhuratë për kryeministrin Berisha, një banket simbolik me lule blu në të cilin me disa lule të tjera të verdha shkruhej “Pa Viza”. Pritet, që qytetarët e Shqipërisë t’i festojnë Krishtlindjet në vendet e zonës Shengen, aty ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Ky fakt historik do t’i afrojë njerëzit e thjeshtë më shumë me të afërmit e tyre./BotaSot/
Feste pa kurropsion,pa buke pa drita e me fukaradhek te tejskajshem sikur nuke shkon,une ne parime nuk jame kundra per te festuar kete enderr te shume priturn nga populli shqiptare,sice ishte e nevojshme hapja e kufive ne vitet 90 ashtu ishte e domosdoshme qe te hiqeshin vizat per keto Nena e Baballare qe tju jepej e drejta qe te takoheshin me njerzit e tyre ne vende te ndryshme qe fati i arratise per te kerkuar nje jete ma te mire i vendosi ne shtete te ndryshme te botes,por doja te thoja Politikanve tane,sidomos Z Sali Berisha qe keto fushata per zgjiellje,e festime te behet sa do pake kursime,dhe keto kursime te shkonin ne favore te femijve ne nevoje,pasi jashte qendres te Tiranes jetojne femi te MBYLLUR nga fonomeni i gjake marrjes,ka femi qe skan kushtet ma minimale te jeteses,qe deshirojne edhe buken e gojes sic ishin viktimat e sukthit ne durres qe nga flaka e nje qiriut vdiqen te te 4te dhe kure u kthuye ema ne shtepi ne mengjes nga puna i gjeti te vdekur pra keta femije te moshes 13 deri ne 6 vjec vdiqen me barkun boshe te cilet jeta i denoj pa meshire qe te mos jetonin ma gjat per te shijuar te mirat e saje,keta voglushe ishin pa shtepi,pa makin e pa interrnet,keta vuanin per buken e gojes dhe per librat e shkolles,per keta te mendojne pak Z Sali Berisha se pa viza e me varferi te malle sikur nuk shkon,po ju jap nje shembulle te nderuar bashke komas,gjate regjimit te E Hoxhes ne moske nje mbledhje e pyeti hrushovi Enverin si i ke punet me shqiptaret Enveri thote shume mire,Hrushovi i thot nuke i ke punet mire po si dytyrove me ndejte ne rralle per te marre u shqimet e nevojshme qe novojiten gjate muajit per konsumim,Enveri me tu kthyer nga moska keshtu vendosi dhe u vendos tolloni kushe mban mend cdo gje me tollon kafja e sheqeri djathi mishi e te tjra,due te them me kete raste qe edhe Sali Berisha ne shume familja shqiptare vendosi tollonin ne nje mnyre pa po tjeter,kure qytetari nuke ka kushtet e nevojshme,si energjin elektrike,ujin,policet vriten e shtypen neper rruge si me qen patate mue me duket e teper te festohet festa pa viza po Sala te festojne festen pa fukaradhek,pa krime te perditshme,pa permbytje te perditshme,pa korropsion,ligji te zbatohet per te tane nje soje,besoje edhe festat do jene ma te gzueshme per te ter njesoje besoj.keshtu per mue kryeministri yne vendosi tollonin e varferis ne masen 70/perqinq te popullit,luvigj sterbyci mi.
Te lumte goja, me te vertete i persekutuar, por flet realitetin…Nje nderhyrje te vogel kisha. Ne kohen e Krushovit, per mos ma keq, paskeshim pase qene shume mire, se te pakten kishim mish e bulmet ne treg, kur futeshim ne birrari vinte era mish…! Qe e mori djalli krejt kete ishte mbas vitit 1979, cdo gje mbaroj, mbeshtetja ne forcat e veta pa force e ekonomi, ishte zgjatja e situates se mjeruar pa kufi.
FATKQESIA ESHTE E MADHE, POR LOTET E KESAJE NENE, ME DUKEN SI TE KROKODILIT!
Kush eshte moshatare dhe nga ajo zone qe ka ndodhe, do tju tregoj nje ndodhi per nje krim tye shemtuar, qe kishte dore dhe nena e femijeve(nuk mbaje mend, ishin kater, apo gjashte). Ne fillim te viteve 80-te, ne Fier ndodhi nje krim i shemtuar. Nena e femijeve sebashku me dashnorin e saje, vendosen te vrasin bashkshortin dhe te helmojne femijet per te vazhduar” jeten” ne te ardhmen… Babai i femijeve, ishte nje puntore traktorist, burre i urte dhe ropatesh tere diten ne pune sic ishin atehere, per te fituar buken e gojes. Plani i asgjesimit te burrit (i gruse me dashnorin) ishte qe kur ai te vinte ne shtepi, ajo ti nxjerrte uje me sapun dhe kur te shkumzonte fytyren, dashnori prapa deres, ta godiste me supate ne koke dhe ashtu, per mrekulli u be…! E moren e shoqja dhe dashnori, e perthyen kufomen ngadale sic gelltit gjarperi prene, duke e fut ne nje batanie dhe e hodhen ne lumin Seman. Nga rezultati dhe arritja e qellimit kriminal, dashnori pranon se i kierkoi dashnores te kryente mardhenje seksuale, por nuk i ishte ngritur dhe e la pa realizuar! Akti i dyte ishte mbasi tu jepte buke voglusheve, do tu hidhej helmi ne pjate dhe ti linte te vdekur ne vend. Ketu, e jema nuk pati kurajo kriminale dhe i tha stop, prandaj dhe ka..rakurva shpetoj nga pushkatimi, ndersa dashnori u pushkatua. Gruja, me te mbaruar veprimet, hapi lajmin se nuk me ka ardhe burri sonte, por zbulimi dhe kunderzbulimi nuk ishte si tani ne kohen e Berishes, i pari, punetori i policise i tha si me qesendi, mos u merzit ” zonje” se vete ti do ta gjeshe burrin.
Gjurmimi, t’i shikoje mire lotet e kesaje neperke me vetulla te hequra; pushteti vendore, ose nuk ekziston ose duhet te reflektoje ne zbulimin e shkaqeve qe kane sjelle kete pasoje makaber! Do te ishte me mire, dhe e justifikushme te merrte trasten dhe te lypte buk per ato femije, se sa te shkonte dhe te hidhte ballo ne nje pietore te qelbur te nje kapitalisti me bark shekullore gjithnje i pangopshem, duke i shfryer epshet me kengen skandaloze shoqeruese monotone qe eshte or vella mjerimi; e Berisha gezon ne njeren ane fitoren e te mjeruarve qe do te dalin ne bote te behen lypes te perhershem!
Mos u mërzitni ju luvigj dhe Gjonaj! Koha kalon shpejt. Po vijnë zgjedhjet lokale dhe pak më vonë zgjedhjet e pëprgjithshme dhe do të vijë në pushtet idoli i juaj Edvin Hoxha, i cili do t’i rregullojë të gjitha problemet! Është gënjeshtër luvigj se në 70% të popullsisë së Shqipërisë kryeministri paska vendos tollonet!
Ka probleme, papunësi, varfëri, të ngujuar etj. por jo aq sa thoni ju e Edvin Destruktivi i cili ia don të keqen popullit të vet! Sikur PS të kishte futë Shqipërinë në NATO dhe të kishte liberalizuar vizat kishit festuar dhe e kishit lavdëruar, por ja që ndodhi ndryshe. Unë e kisha përgëzuar të majtën për çdogjë që kishte me bërë për të mirën e popullit shqiptar dhe për Shtetin! PS nuk e don as veten prandaj është katandisur kështu që nuk jep asnjë alternativë, vetëm bën obstruksione dhe kritikon vend e pa vend dhe shpif!!!
Duke vene re pakenaqesite e shumta per marrjen e vizave:
1) Propozoj te organizohet nje proteste “masovike” ku te kerkojme urgjentisht rivendosjen e vizave.
2) Te dergojme nje peticion qeverise antikomuniste / korruptuar Berisha ku te kerkohet vendosja e menjehereshme e shtetrrethimit per karakurvat ne te gjitha qytetet ku dukuria e karakurvave eshte e theksuar. Pas ores 10:00 te mbremjes te gjitha karakurvat duhet te jene ne banese duke bere punet e shtepise, dhe te merren me pregatitjen kulturore dhe patriotike te femijeve. (Megjithese ky propozim mund te kete efekte ansore si ph: karakurvat mund te ushtrojne aktivitetet e tyre gjate dites, gje qe do te ishte termet i vertete per ndjenjat tona kombetare.) Duhen marre masa qe femijet e karakurvave te ndjejne perkujdesjen ndaj tyre.
Ne te kundert te jepen femijet e karakurvave ne doren e ngrohte te familjeve pa karakurva.
3) Te organizohen skuadra vezhguese me ish punonjes te forcave te rendit, ata ishat e kane hunden e holle per keto pune, ata shkerdhatat jan per keto pune dhe populli akoma i kujton me siklet metodat e tyre se jo vetem qe ndalojne krimin po edhe kane aftesi propagandistike, dhe kjo ndihmon ne zgjidhjen e problemit ne menyren me efikase.
Ky eshte propozimi, tani duhet organizuar nje “tubim” per diskutime rreth implementimit te tija. Nuk mund te lejojme qe karakurvat te na turperojne kombin, duhen marre masa te menjehershme.
tung
GS